Futbolli Shqiptar :: BAYERN MUNCHEN
RapturePHP
index.php profile.php?mode=register faq.php memberlist.php search.php  

BAYERN MUNCHEN

 
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Kampionate te tjera
View previous topic :: View next topic  
Author Message
K.F. LAĒI
Pak Aktiv
Pak Aktiv


Joined: 27 Feb 2008
Posts: 127


Status:
Location: LAĒ-KURBIN, ALBANIA

PostPosted: Mon Apr 21, 2008 8:06 pm    Post subject: BAYERN MUNCHEN Reply with quote

"Kaizer" Toni: Berlini mė sjell fat!





Sporti Shqiptar
21-04-2008
Mail   Print  




 
Muzikė, gjithmonė muzikė nė vesh dhe njė kupė mė shumė nė "palmaresin" e tij. Teksa qyteti afrohej, Toni nuk po arrinte ta dallonte, sepse, kur kishte ardhur pėr herėn e parė mendja i fluturonte diku gjektė. Kudam 27, qendra e Berlin, autubusi mori disa kthesa dhe shkoi nė "Olimpiastadium". Atje italiani e njohu mirė vendin mė tė bukur tė jetės sė tij dhe u kujtua se ėshtė kampion i botės, duke shėnuar dy golat e fitores pėr Bajernin ndaj Borusias sė Dortmundit nė finalen e Kupės sė Gjermanisė. 35 gola nė 41 ndeshje tė kėtij sezoni, bavarezėt po ēmenden pas "Kaizer" Tonit. Ja cila ka qenė intervista e tij:

- Ju ishit i pari nga kampionėt e botės qė u kthyet nė arnenėn berlineze. A u drodhėt nga emocionet?

- Ishte njė emocion i jashtėzakonshėm, sepse nė kėtė stadium kam pėrjetuar njė moment magjik.

- Kujtimi qė qėndron i vulosur mbi lėkurėn tuaj, me tatuazhin ku shkruhet Berlin.

- Ky qytet mė sjell fat. Kur e pashė trofeun e Kupės sė Gjermanisė mora njė shtysė speciale. Kjo ndodhi edhe dy vjet mė parė. Kur e sheh Kupėn e Botės nga pranė motivohesh 200% pėr ta fituar atė.

- Bajerni "ėshtė abonuar" me kupat. Kjo ishte e 14-ta nė 16 finale, por do tė mbajė pėrgjithmonė firmėn tuaj.

- Dortmundi ishte njė kundėrshtar i vėshtirė pėr t'u mundur, edhe pse kishim fituar 5-0 ndaj tyre nė kampionat. Nuk ishte e lehtė, sepse kupa ėshtė trofe qė vlerėsohet shumė nė Gjermani. Mė vjen mirė pėr dy golat e shėnuar, por nuk do tė bėja asgjė pa ndihmėn e skuadrės.

- Ju keni shėnuar tetė gola nė tetė ditė, 35 nė 41 ndeshjes. As Gerd Myler nuk shėnoi mė mirė nė sezonin e tij tė parė nė Bundesligė.

- Kam arritur numra qė nuk i mendoja nė fund tė sezonit, por ndaj Borusias kuptova se ka ardhur momenti i sė vėrtetės. Tani golat vlejnė dyfish, sepse tė japin trofeun. Edhe pse pėr tė marrė trofe, jam gati tė heq dorė nga lavdia personale.

- Oliver Kahn ka thėnė se nė 15 vitet e tij te Bajerni nuk ka parė asnjėherė ndonjė sulmues mė efikas se ju. Shtypi ju ka ngritur nė "qiellin e shtatė", ndėrsa ju vazhdoni tė ankoheni se nuk jeni pėrshtatur plotėsisht pėr shkak tė gjuhės. Si kuptoheni me shokėt e skuadrės?

- Dy fjalė gjermanisht, disa tė tjera nė anglish, shumė gjeste dhe buzėqeshje. Rivalėt mendojnė se nuk kuptohem mirė me Klosen, Riberinė ose Podolskin, por fusha ka treguar tė kundėrtėn.

- Drejtuesit thonė se trajneri Hitcfeld mendon t'ju lėrė pushim, ndėrsa ju i pėrgjigjeni: "Gol, Gol, Gol!". E vėrtetė apo legjendė?

- Ndonjėherė, Hitcfeld bėn biseda shumė tė gjata, tė cilat unė nuk i kuptoj. Por kur e kuptoj qė do tė mė lėrė nė stol, ngaqė mendon se jam i lodhur, atėherė i pėrgjigjem: "spiele, stop!" (do tė luaj, dhe pikė!). Unė jam egoist dhe dua gjithmonė tė jem nė fushėn e lojės. Derisa ėshtė nė dorėn time, unė luaj, kur tė mė detyrojė qė tė zėvendėsohem, do tė zbatoj urdhrin.

- Ē'do tė bėnit, po t'ju vinte nė dorė njė ofertė e mirė nga Italia?

- Flitet gjithmonė pėr Milanin, por prej disa vitesh unė nuk di asgjė. Ata kanė shumė sulmues tė aftė dhe unė jam mirė kėtu ku ndodhem.

- Finalja e Kupės UEFA, Bajern-Fiorentina?

- Kemi gjysmėfinale tė vėshtira, por shpresoj me shpirt qė tė ndodhė. Mė pas, nėse arrijmė nė Manēester, do tė jem i lumtur pėr tė dyja skuadrat, por do tė kėrkoj me ēdo kusht fitoren.

Ergi LUBANI


 Laughing





_________________
Oleee Oleee Oleeee Oleee kush esht me Industrialin te vije ketu me ne!!!!!!!!
Back to top
View user's profile Send private message MSN Messenger
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Mon Apr 21, 2008 10:29 pm    Post subject: Reply with quote

dihej qe ne fillim se kush do e fitonte Bundesligen  Very Happy

shyqyr qe e ulen pak ritmin se ne fillim u duk sikur do e fitonin qe ne dhjetor bayern
_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Tue Apr 22, 2008 3:05 pm    Post subject: Reply with quote

kete vit bene goxha ekip
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
K.F. LAĒI
Pak Aktiv
Pak Aktiv


Joined: 27 Feb 2008
Posts: 127


Status:
Location: LAĒ-KURBIN, ALBANIA

PostPosted: Mon Apr 28, 2008 12:14 pm    Post subject: Bajerni, njė pikė larg titullit Reply with quote

Bajerni, njė pikė larg titullit





Sporti Shqiptar
28-04-2008
Mail   Print  




 
Frank Riberi hyri nga stoli dhe shėnoi dy gola nė dy minuta, duke i bėrė tifozėt e Bajernit tė Mynihut qė tė bėjnė gati fytin dhe stomakun pėr lumenjtė e birrės, qė do tė konsumojnė sapo skuadra e tyre e zemrės tė fitojė edhe njė tjetėr pikė nė kampionat. Gjigandėt e futbollit gjerman fituan 4‑1, dje, ndaj kampionėve nė fuqi tė Shtutgartit dhe, tashmė, kryesojnė me 12 pikė ndaj Verder Bremenit dhe Shalkes, kur mbeten edhe katėr javė kampionat. Nuk duhet harruar qė, edhe diferenca e golave flet dukshėm, nė favor tė djemve tė Otmar Hicfeldit. Nė kuadėr tė gjysmėfinales sė kthimit pėr Kupėn UEFA, qė do tė luhet tė enjten nė Rusi, "Gjenerali" la pushim gjashtė prej titullarėve tė tij, pėrfshi edhe Riberinė, por mbajti nė krye tė sulmit italianin, Luka Toni. Shtatlarti nuk u vonua shumė pėr tė shėnuar golin e tij tė 21‑tė nė Bundesligė. Ai pėrfitoi nga njė dhuratė e Delpierr tė Shtutgartit, sepse mbrojtėsi shvab nuk bllokoi dot njė krosim tė Van Bomelit, nė minutėn e tetė, dhe topi mbėrriti nė kėmbėt e Tonit, qė shėnoi pa probleme. Kampionėt ende nė fuqi barazuan 11 minuta mė vonė, kur goditja e lirė e Antonio Da Silvės u devijua nga koka e Van Bomelit dhe mposhti Mikael Rensingun, portierin qė zėvendėsoi tė dėmtuarin Oliver Kan. Gjithsesi, hollandezi bėri autokritikė, duke shėnuar me goditje tė lirė, 10 minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė. Mė pas skena ishte e gjitha pėr Riberinė, qė hyri nė minutėn e 57‑tė. Francezi goditi bukur nė minutėn e 75‑tė dhe gjeti trekėndėshin e sipėrm majtas, duke ekzaltuar tifozėt nė "Alianc Arena", qė nuk patėn kohė tė uleshin nė ndenjėse, sepse Riberi shėnoi edhe golin e tij tė dytė e tė katėrtin pėr Bajernin, pas vetėm 90 sekondash, kur dribloi dy mbrojtės tė Shtutgartit dhe shėnoi me gjakftohtėsi. Njė problem pėr bavarezėt ėshtė se mbrojtėsit, Filip Lahm dhe Lusio, iu bashkua portieri Kahn, nė infermieri, megjithatė, Miroslav Kloze, qė theu hundėn pėrballė Zenitit, tė enjten e kaluar, luajti nga minuta e parė, derisa u zėvendėsua nga Lukas Podolski. Riberi zėvendėsoi bashkatdhetarin Vili Sanjol, ndėrsa braziliani Ze Roberto, qė, fillimisht, u la pushim, hyri mė pas nė vend tė Van Bomelit. Ky zėvendėsim i dyfishtė ishte ēelsi i fitores sė bukur tė Bajernit, ditėn e djeshme. Ndėrkohė, shpresat e Bajer Leverkusenit, pėr t'u kualifikuar nė Ligėn e ardhshme tė Kampionėve, morėn njė goditje tė rėndė pas barazimit 2‑2, nė shtėpi pėrballė Volfsburgut. Klubi i aspirinave mbetet, kėshtu, gjashtė pikė prapa Verderit dhe Shalkes. Edin Dzeko i kaloi "Ujqėrit" nė epėrsi, nė minutėn e 13‑tė, kur shtyu nė rrjetė, goditjen e pėrfunduar nė shtyllė nga sulmuesi brazilian, Grafite. Theofanis Gekas barazoi pėr Leverkusenin, nė minutėn e 33‑tė, por mesfushori japonez, Makoto Hasebe, e dėrgoi topin pas vijės fatale nė minutėn e 44‑t, falė punės sė mirė tė Grafites, duke e ēuar Volfsburgun nė dhomat e zhveshjes, nė epėrsi tė njė goli. Bajeri arriti tė siguronte tė paktėn njė pikė, kur Rikardo Kosta shėnoi njė autogol, nė minutėn e 73‑tė.

G.PUTO




_________________
Oleee Oleee Oleeee Oleee kush esht me Industrialin te vije ketu me ne!!!!!!!!
Back to top
View user's profile Send private message MSN Messenger
K.F. LAĒI
Pak Aktiv
Pak Aktiv


Joined: 27 Feb 2008
Posts: 127


Status:
Location: LAĒ-KURBIN, ALBANIA

PostPosted: Sat May 10, 2008 11:20 am    Post subject: BAYERN MUNCHEN Reply with quote

Kahn: Tė respektojmė kampionatin!





Sporti Shqiptar
10-05-2008
Mail   Print  




 
Kapiteni i Bajernit tė Mynihut, Oliver Kahn, nguli kėmbė se skuadra e tij nuk do t'i lėshojė asgjė askujt kur tė ndeshet sot me Duisburgun nė pikė tė hallit. Bavarezėt u kurorėzuan kampionė tė Bundesligės fundjavėn e kaluar, pas njė barazimi pa gola kundėr Volfsburgut, ndėrsa "Zebrat" po pėrpėliten nė anėn e kundėrt tė renditjes, tė dytėt nga fundi me tri pikė diferencė nga vendi i fundit pėr mbijetesė, kur mbeten edhe dy javė kampionat. Ata do ta mirėprisnin njė fitore kundėr kampionėve, por Kahn pretendoi se Bajerni ka ende dėshirė pėr ta mbyllur bukur vitin futbollistik. "Nuk ėshtė e lehtė, kur nuk ke ndonjė gjė pėr tė fituar dhe tė bie pėr tė luajtur kundėr njė skuadre qė lufton pėr tė mos rėnė nga kategoria, - u shpreh veterani, i cili pritet t'i varė kėpucėt nė gozhdė, nė fund tė kėtij sezoni. - Na duhet ta mbledhim veten pas festės. Edhe grimcat e fundit tė nxitjes na kanė ikur, por nuk duam tė na kritikojnė pėr shtrembėrim tė konkurrencės, prandaj do ta ruajmė seriozitetin deri nė ndeshjen e fundit tė sezonit."

38‑vjeēari po planifikon qė tė marrė ca pushime larg futbollit, kur pas njė jave t'i japė fund karrierės. "Mė duhet tė largohem pėr ca kohė nga loja, - u shpreh Kahn pėr "Süddeutsche Zeitung". - U kam premtuar fėmijėve tė mi se do tė kaloj vėrtet shumė kohė me ta, ndėrsa mė duhet edhe tė pėrmirėsohem shumė nė tė luajturit e golfit." Kahni, ama, nuk do tė largohet nga futbolli profesionist pa asnjė peng, pavarėsisht se ka fituar shumė kėto vite. Portieri nuk mundi tė luante kurrė jashtė Gjermanisė dhe tani e pranon se njė pėrvojė jashtė vendit mund ta kishte bėrė njė lojtar edhe mė tė mirė. "Ishte shumė e vėshtirė tė mos i pranoje ofertat e Barcelonės dhe Manēester Junajtidit dhe, ndonjėherė mendoj se njė pėrvojė e tillė nuk do tė kishte qenė keq, - shtoi biondi. - Kam dashur gjithmonė tė jem portieri mė i mirė nė botė."

Duisburgu pritet tė aktivizojė tė njėjtėn skuadėr, qė u mposht 2‑0 nga Nyrembergu nė mesjavė, dhe do tė kėrkojė patjetėr trepikėshin, sepse vetėm kėshtu mund tė luftohet pėr mbijetesė. Njė fitore javėn e kaluar mund t'ia kishte lehtėsuar punėt, por pėr shkak tė humbjes "Zebrave" u duhet ta djerdhin djersėn ēurk pėrballė kampionėve tė saposhpallur. Takimin kundėr Bajernit do ta pasojė udhėtimi drejt fushės sė Ajntrahtit tė Frankfurtit, njė tjetėr skuadėr qė nuk ka mė asnjė arsye pėr tė luajtur. Lusio nuk do tė jetė i gatshėm pėr bavarezėt pėr shkak tė dėmtimit nė kofshė, prandaj Daniel van Bujten do tė marrė vendin e tij nė qendėr tė mbrojtjes mynihase.

Bundesliga, java e parafundit

Sot

(15:30) Arminia ‑ Dortmund

(15:30) Kotbus ‑ Hamburg

(15:30) Duizburg ‑ Bajern M

(15:30) Hansa ‑ Leverkusen

(15:30) Herta B ‑ Nuremberg

(15:30) Karlsruhe ‑ Bokum

(15:30) Shalke ‑ Frankfurt

(15:30) Verder B ‑ Hanover

(15:30) Volfsburg ‑ Shtutgart

Renditja

1.Bajern M2010261-1870

2.Verder B186868-4460

3.Shalke1610652-3258

4.Hamburg1312740-2451

5.Shtutgart1631355-5151

6.Leverkusen1461255-3848

7.Volfsburg1391050-4448

8.Hanover12101049-5046

9.Karlsruhe11101137-4343

10.Frankfurt11101139-4743

11.Herta1181337-4041

12.Dortmund1091346-5639

13.Bokum9111244-5138

14.Kotbus891533-5233

15.Arminia881631-5632

16.Nuremberg7101535-4831

17.Duizburg851932-4829

18.Hansa R761927-4927



_________________
Oleee Oleee Oleeee Oleee kush esht me Industrialin te vije ketu me ne!!!!!!!!
Back to top
View user's profile Send private message MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Kampionate te tjera All times are GMT + 1 Hour
Page 1 of 1

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum