|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.
Status:
|
Posted: Post subject: |
|
|
|
|
|
| Back to top |
|
 |
admin Administrator


Joined: 10 Jan 2008 Posts: 1870
Status:
|
Posted: Fri Jan 11, 2008 12:16 am Post subject: FK Partizani Tirane |
|
|
| Tema e Partizanit |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Jan 16, 2008 9:47 am Post subject: |
|
|
atehere ketu ndihem si i shpis  |
|
| Back to top |
|
 |
admin Administrator


Joined: 10 Jan 2008 Posts: 1870
Status:
|
Posted: Wed Jan 16, 2008 1:43 pm Post subject: |
|
|
| Partizani_One wrote: | atehere ketu ndihem si i shpis  |
 _________________ FutbolliShqiptar.net |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Jan 16, 2008 2:04 pm Post subject: |
|
|
| admin wrote: | | Partizani_One wrote: | atehere ketu ndihem si i shpis  |
 |
meqe je dhe ti kemi dominimin  |
|
| Back to top |
|
 |
admin Administrator


Joined: 10 Jan 2008 Posts: 1870
Status:
|
Posted: Wed Jan 16, 2008 2:29 pm Post subject: |
|
|
po po, jena shumic _________________ FutbolliShqiptar.net |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Jan 16, 2008 2:29 pm Post subject: |
|
|
Turp, nėse shpėrbėhej Partizani
16 Janar Portieri, Orges Shehi, ndihet i kėnaqur qė gjithēka u zgjidh nė mėnyrėn e duhur; e dinim qė do shlyheshim, por realisht, dy ditėt e fundit, morėm parasysh edhe mė tė keqen
Pas zgjidhjes, me njė fund tė lumtur, tė krizės sė kuqe, i pari qė ka reaguar, ėshtė edhe numri 1 i skuadrės sė kuqe, gardiani i portės sė demave, Orges Shehi. Kėshtu, nė intervistėn pėr Sport Ekspres ai ėshtė shpehur i kėnaqur me atė qė ndodhi, teksa pranon se nuk mund ta imagjinonte dot mė tė keqen.
? Mė nė fund gjithēka u mbyll me njė happy?end pėr ju dhe tė gjithė skuadrėn...
? Po, mund ta thoni me plot gojėn njė gjė tė tillė. Presidenti na i dha tė gjithėve, ato qė u takonin. Tani jemi edhe mė tė qetė dhe mė tė kėnaqur dhe mendoj se, edhe puna nė fazėn pėrgatitore do tė vijojė tė jetė mė inensive. Jo se nuk ka qenė, sepse nėse e keni vėnė re, pavarėsisht pagesave, ne nuk i jemi shmangur asnjė ditė stėrvitjes.
? Realisht, a menduat se gjithēka do tė pėrfundonte mirė, apo mendja ju shkoi edhe tek mė e keqja?
? Tė them tė vėrtetėn, nė fillim nuk e kisha shumė problem, sepse pagesat vonohen dhe unė nuk fillova tė luaja dje nė Shqipėri, ēka do tė thotė se e di qė gjėra tė tilla ndodhin. Por, nė dy ditėt e fundit, sidomos edhe kur lexonim shtypin, apo na kėrkonin skuadrat e tjera, menduam se edhe e keqja e madhe mund tė ndodhte. Dhe atė ditė tė hėne, tė gjithė e kemi pritur me frikėn mė tė madhe, sepse nėse nuk do tė merrnim paratė, ne do tė largoheshim dhe do tė kishe qenė turp, nėse Partizani do tė shpėrbėhej. Nuk dua ta imagjinoj tani aspak njė gjė tė tillė.
? Ju ku do tė shkonit?
? Nuk kam pėrse ta them. Tani unė jam kėtu dhe do tė qėndroj.
? A mendoni se njė gjė e tillė mund tė ndodhė pėrsėri?
? Vonesa edhe mund tė ketė. Por, nėse presidenti Xhani arriti tė zgjidhte kėtė situatė, unė mendoj se ai mund tė zgjidhė ēdo gjė tjetėr.
? Deri dje, ishte gjendja e Partizanit, qė formonte 80 pėr qind tė zėrave, nė merkaton e superiores. Po ani, a mendoni se jeni ju, ata qė mund tė kėrkoni pėrforcime?
? Njė gjė e tillė nuk mė takon ta them unė, por drejtuesit e klubit, si edhe trajneri. Nėse do jetė nevoja, sigurisht edhe mundėsia, atėherė pėrse jo, pėrforcimet gjithmonė janė tė mirėpritura. Pastaj edhe fakti qė lojtarėt e Partizanit kėrkoheshin nė merkato, do tė thotė se ne kemi potencial, apo jo.
? E fundit, por jo mė pak e rėndėsishmja; Besoni ende nė ėndrrėn titull?
? Sigurisht qė po. Eshtė objektivi ynė primar dhe mesa di unė, jemi ende nė lojė. |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Jan 16, 2008 2:32 pm Post subject: |
|
|
Demat, nė tokėn e Abramoviē
16 Janar Ashtu siē ishte planifikuar Partizani do tė niset sot, nė drejtim tė Ulqinit, nė Malin e Zi, pėr tė zhvilluar fazėn pėrgatitore. Kėshtu, nė orėn 8:00, tė kuqtė do tė jenė tė pranishėm nė klubin e kuq, teksa pas njė ore, pra nė 9:00 ata do tė nisen nė drejtim tė vendit fqinj, pėr tė vijuar pėgatitoren e dimrit. Vendi ku ata do tė grumbullohen do tė jetė pikėrisht Hotel Olimpiku, nė dalje tė Ulqinit, nė vendin e quajtur Velika Plaza (ose plazhi i madh), njė pjesė e sė cilės, ėshtė blerė nga manjati i famshėm rus, presidenti i Ēelsit, Roman Abramoviē, pak kohė mė parė, pėr tė ndėrtuar njė fshat turistik pėr bashkėkombasit e tij rus, tė cilėt, deri tani kanė preferuar Turqinė pėr tė kaluar pushimet. |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Jan 16, 2008 2:55 pm Post subject: |
|
|
Partizani i 2007-ės nė "skanerin" e Likės
Ilir CARA
16-01-2008
Mail Print
Trajneri i Partizanit ėshtė i kėnaqur nga ecuria e skuadrės sė tij nė periudhėn janar-dhjetor 2007
Pjesėn e parė tė kampionatit tė 69-tė kombėtar tė kategorisė superiore Partizani i drejtuar nga trajneri Hasan Lika e ka mbyllur nė vendin e dytė, nė kuotėn e 31 pikėve. Tė kuqtė e nisėn vrullshėm sezonin e ri, pasi fituan pesė takime radhazi dhe humbjen e parė e regjistruan vetėm nė javėn e tetė, nė pėrballjen me Besėn. Pas transfertės sė Kavajės, tė kuqtė e ndryshuan ritmin, pasi ecuria e tyre e humbi njėtrajtshmėrinė, sepse oshilacionet ishin tė dukshme. Gjithsesi, rezultantja e 17 javėve tė para tė kėtij sezoni ėshtė pozitive pėr skuadrėn e trajnerit Lika, i cili ėshtė i bindur se me pak kujdes Partizani mund tė kishte grumbulluar mė shumė pikė. Sipas "skanerit" tė njėshit tė pankinės sė kuqe, viti 2007 duhet konsiderur i mirė, pasi nga janari deri nė dhjetor Partizani ka grumbullur 64 pikė, duke u renditur i treti, pas Tiranės sė vendit tė parė me 68 pikė, ndėrsa nė tė dytin ėshtė Vllaznia me 65 pikė.
Pjesėn e dytė tė sezonit tė kaluar tė kuqtė e nisėn vrullshėm, por nuk mund tė rikuperonin pikėt e lėna nė start. Ndryshimi i Partizanit aktual me atė tė sezonit tė shkuar u pa qė nė fillim, pasi si rrallėherė nė kėto vitet e fundit "demat e kuq" e nisin kampionatin me pikė tė plota. "Viti 2007 duhet konsideruar njė vit i mbarė pėr Partizanin, pasi skuadra ka treguar rritje nė lojėn e saj dhe, falė kėtij zhvillimi, jemi rreshtuar nė kėtė sezon nė grupin e skuadrave pretendente. Megjithėse vjet nuk i realizuam objektivat, e kam thėnė se sezoni nuk ishte i dėshtuar, pasi u fitua njė grup nga i cili u nis puna qė po vazhdojmė tani. Pėrpara fillimit tė kėtij kampionati kam kėrkuar nga skuadra qė tė ruajė gjėrat pozitive qė arritėm nė sezonin e shkuar, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė shkojmė drejt progresit dhe realizimit tė objektivave. Nė kėtė pjesė tė parė tė kampionatit aktual kemi ecur mirė, por sigurisht duhej tė ishte edhe mė mirė, pasi nė krahasim me sezonin e kaluar skuadra ishte me e plotė, sepse u ruajt grupi dhe patėm disa pėrforcime. Prandaj puna qė u bė nė periudhėn e verės e rriti forcėn e Partizanit, por nė kėtė pjesė tė parė kemi pėrfituar edhe nga ndonjė gabim i kundėrshtarėve tanė. Statistikat e vitit tė shkuar flasin vetė, pasi Partizani ėshtė nė grupin e skuadrave qė kanė grumbulluar mė shumė pikė. Kjo gjė tregon forcėn e Partizanit, i cili po punon pėr tė realizuar objektivat qė ka nė ēdo fillim sezoni,"- ėshtė shprehur pėr "Sportin shqiptar" trajneri i tė kuqve, Hasan Lika.
"Ndeshja me Dinamon, mė e dobėta nė 17 javė"
Trajneri Lika, me "mikroskopin" e tij, tregohet realist, pasi shfaq tė mirat dhe tė kėqijat e skuadrės gjatė kėtyre 17 javėve tė para tė kėtij sezoni. Me sinqeritet njėshi i pankinės sė kuqe tregon se Partizani diku ka marrė mė pak sesa meritonte apo diku ka marrė mė shumė sesa ka dhėnė. Pra, tė kuqtė i ka ndihmuar dhe dėnuar fati gjatė kėsaj pjese tė parė, por nė asnjė mėnyrė trajneri Lika nuk pajtohet me rezultatin e ndeshjes me Dinamon, tė cilėn e konsideron si pikėn mė tė dobėt tė Partizanit nė kėto 17 javė. "Gjatė kėsaj pjese tė parė kemi humbur me Besėn dhe Dinamon, dy skuadra qė ishin mė nė formė dhe qė sė bashku drejtonim kampionatin. Pėr tė ardhur keq ėshtė humbja me Dinamon, pasi ishte njė disfatė e pa justifikueshme jo vetėm nė rezultat, por edhe nė lojė. Nė harkun e 17 javėve tė para, derbi me Dinamon ėshtė ndeshja mė e dobėt qė ka zhvilluar Partizani, ku nuk u shoqėrua me rezultat, pasi ka takime qė luan dobėt, por mund tė marrėsh edhe pikė,"- ka vijuar mė tej trajneri Lika.
"Nuk kemi nuhatės goli, por rritje tė grupit"
Nė 17 javėt e para Partizani ka treguar njė mesatare tė mirė shėnimi, pasi futbollistėt e kuq kanė realizuar 24 gola, duke u renditur tė dytėt pas Dinamos qė ka shėnuar 30. Tė gjithė faktorėt e kuq e pranojnė se sulmi i skuadrės nuk e ka potencėn e duhur, pasi kėtė gjė e pranon edhe vete trajneri Lika, sepse e ndien mungesėn e njė nuhatėsi goli. Gjithsesi, stafi trajnues ėshtė i kėnaqur me rritjen qė ka treguar grupi gjatė kėsaj pjese tė parė.
"Nė kėto 17 javė kampionat kemi kryer lojėra tė mira dhe falė kėsaj kemi arritur tė shėnojmė 24 gola dhe jemi tė dytėt si pėr pikė tė grumbulluara, por edhe pėr gola tė shėnuar. Nėse do tė ishim mė tė kujdesshėm mund tė kishim shėnuar mė shumė, pasi mundėsitė i kemi pasur, por kemi shpėrdoruar nė fazėn pėrmbyllėse tė aksioneve. Kjo vjen pėr faktin se nė ekip mungon njė nuhatės i mirėfilltė i golit, pasi reparti sulmues ėshtė disi i brishtė. Megjithatė, pozitive ėshte se kemi disa lojtarė qė e kanė rritur forcėn goditėse, gjė tė cilėn e tregojnė shpėrndarja e golave tė realizuar. Pėr pjesėn nė vazhdim shpresojmė tek lojtarėt qė kemi aktualisht si dhe tek ndonjė sulmues qė mund ta gjejmė, apo mund tė na ofrohet gjatė kėsaj pjese tė mbetur tė merkatos, megjithėse duhet pranuar se ėshtė e vėshtirė, pasi nuk ka lojtarė tė lirė nė qarkullim,"- u shpreh trajneri i tė kuqve Hasan Lika.
"Lufta pėr titull kampion ėshtė akoma e hapur"
Nė krahasim me pjesėn e parė tė sezonit tė shkuar, statistikat e Partizanit tė tanishėm tregojnė rritje. Gjatė kėtyre 17 javėve Partizani ka "notuar" gjithmonė nė krye dhe asnjėherė nuk ka qenė poshtė vendit tė tretė. Gjithsesi, nėse skuadra e trajnerit Lika do tė ishte mė e kujdesshme diferenca me Dinamon e vendit tė parė do tė ishte mė e shkurtėr, pse jo edhe para bluve. Por trajnerin Lika nuk e frikėson diferenca midis Partizanit dhe Dinamos, pasi e shikon tė hapur luftėn pėr titull, nė tė cilėn pėrfshin gjashtė skuadrat e para. "Me kalimin e javėve kampionati hyri nė rrjedhėn e tij, gjė nė tė cilėn noton, por asgjė nuk ėshtė pėrcaktuar. Mendoj se deri tani ėshtė konturuar grupi i skuadrave pretendente, nė tė cilėn shikoj tė pėrfshirė gjashtė ekipet e para nė renditje. Pas 17 javėsh, Partizani renditet i dyti, me gjashtė pikė diferencė nga Dinamo e vendit tė parė. Kjo diferencė nuk mė dekurajon, pasi tė merresh me sport do tė thotė qė tė jesh optimist, prandaj do tė vijė edhe momenti qė Dinamo tė ketė probleme me vetveten. Kampionati ėshtė nė gjysmėn e tij dhe ka akoma shumė punė pėr tė bėrė dhe uroj qė Partizani tė mos ketė probleme me vetveten, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė arrihen objektivat qė i kemi vėnė vetes,"- kėshtu e ka pėrfunduar skanerin e Partizanit tė 17 javėve tė para trajneri Hasan Lika.
Edvan Bakaj ribashkohet me Partizanin
Pėrpara nisjes sė sezonit Partizani kishte njė grup tė madh lojtarėsh, kėshtu qė drejtuesit menduan tė huazojnė disa pjesėtarė nė skuadra tė ndryshe. Njė nga kėta ishte edhe portieri i ri Edvan Bakaj, i cili nė kampionatin e shkuar ishte rezervė e durrsakut Orges Shehi. "Gardiani" Bakaj e ka kaluar pesėn e parė tė sezonit nė Gjirokastėr, duke qenė titullar i portės sė Luftėtarit. Por duke filluar nga dita e sotme portieri Bakaj i shkėput marrėdhėniet me gjirokastritėt, pasi do tė bashkohet me tė kuqtė nė pėrgatitoret e Malit tė Zi. Mėsohet se Edvan Bakaj ėshtė kthyer te Partizani me kėrkesėn e presidentit tė skuadrės Albert Xhani, i cili e ka ndėrprerė huazimin e portierit tek Luftėtari. Me ardhjen e Bakajt shkon nė pesė numri i portierėve qė do tė stėrviten me tė kuqtė, pasi deri dje trajneri Dash Gėzdari ka punuar me Shehin, Xhikėn, Selacin dhe Lilėn qė ka dalė nga akademia e kuqe, por momentalisht ėshtė pjesė e skuadrės sė Gramshit.
Tė kuqtė, nė mėngjes drejt Malit tė Zi
Duke nisur nga dita e sotme, faza e ndėrmjetme pėrgatitore e tė kuqve do tė zhvendoset nė Mal tė Zi. Delegacioni partizanas do tė lėrė nė mėngjesin e sotėm (rreth orės 08:30) ambientet e klubit dhe deri nė kufi do tė udhėtojė me autobusin e skuadrės. Pjesa tjetėr e udhėtimit do tė kryhet me mjete tė pronotuar, qė do t'i dėrgojnė tė kuqtė nė Ulqin. Nė varėsi tė kohės sė udhėtimit do tė pėrcaktohet edhe plani stėrvitor pėr ditėn e sotme. Pas akomodimit pritet qė nė orėt e pasdites skuadra tė bėjė njė sencė shkrydhėse. Ndėrsa ngarkesa pritet tė nisė nga enjte deri nė ditėn e kthimit, e cila ėshtė planifikur pėr fundjavėn e ardhshme.
Pėrgatitjet e djeshme u kryen paradite
Pas normalizimit tė situatės financiare, pėr tė kuqtė po merr rrugė edhe kompletimi i minifazės pėrgatitore tė janarit. Dje, trajneri Lika me lojtarėt qė kishte nė dispozicion ka kryer njė seancė stėrvitore, e cila ėshtė mbajtur paradite. Spostimi i pėrgatitjeve ėshtė bėrė pėr asyen qė lojtarėt tė kenė pak kohė qė tė pėrgatitin valixhet pėr udhėtimin e sotėm drejt Malit tė Zi. Ashtu si tė hėnėn, edhe dje grupi ka qenė i cunguar, pasi mungojnė Dhėmbi, Shkėmbi, Muzaka, Osmani, Abilaliaj dhe Bakaj, qė bėjnė pjesė nė "zborin" e kombėtares nė Turqi. Edhe dje mesfushori Dritan Babamusta i ka vijuar pėrgatitjet e diferencuara, por stafi mjekėsor ėshtė optimist se durrsaku do tė jetė i gatshėm pėr skuadrėn me fillimin e pjesės sė dytė tė sezonit. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Sat Jan 19, 2008 12:29 pm Post subject: |
|
|
te dielen miqesore me shkumbinin _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue Jan 22, 2008 10:49 am Post subject: |
|
|
Dėmtimet shtojnė frikėn e Likės
21 Janar Asnjė ditė nė pėrgatitoren e Ulqinit nuk i ngjan tjetrės. Kėshtu, nė stėrvitjen e sė shtunės pasdite, kampi i kuq ėshtė tronditur paksa nga dėmtimi i kapitenit Ardit Beqiri. Gjithēka ka ndodhur gjatė seancės sė pasdites, kur mbrojtėsi po zhvillonte stėrvitjen me skuadrėn. Megjithatė, sipas stafit mjekėsor tė demave, duket se Beqiri nuk ka ndonjė traumė shqetėsuese, por vetėm tėrheqje. Ai ka vetėm njė tėrheqje, megjithatė i duhet tė qėndrojė disa ditė jashtė fushe, ka thėnė mjeku Pertef Rusi. Por, pa u riaftėsuar mirė kapiteni, dje, nė triangolaren miqėsore, qė Partizani ka zhvilluar me Besėn dhe Shkumbinin (e pėrfunduar me fitoren e kavajasve), janė dėmtuar edhe dy lojtarė tė tjerė. Fjala ėshtė pėr dyshen e re tė skuadrės, Doda dhe Capo, tė cilėt Lika i ka marrė me vete nė Mal tė Zi, pėr tė plotėsuar grupin (parė mungesat e Dhėmbit, Bakajt, Shkėmbit, Osmanit, Muzakės dhe Abilaliajt). Ata janė dėmtuar nė ndeshjen e dytė, me Besėn, e cila ka pėrfunduar me rezultatin e bardhė, 0-0. Ajo qė ėshtė mėsuar dje ėshtė se, pas ekzaminimit nga ana e stafit mjekėsor, tė dy lojtarėt, duhet tė qėndrojnė minimalisht pesė ditė jashtė fushe aq sa edhe kapiteni. Dhe dihet qė pesė ditė nė njė minifazė pėrgatitore janė shumė. Mė mirė se kushdo kėtė e ndien vetė trajneri Lika, i cili duket se ka nisur ti trėmbet ndonjė dėmtimi tjetėr.
E, megjithatė, Lika nuk e humb besimin
Dėmtimet? Sigurisht qė nuk janė aspak pozitive, pasi nė njė minifazė pėrgatitore, edhe orėt janė tė ēmuara, e jo mė ditėt, ka thėnė ai, i pyetur pas miqėsores, pėr tre dėmtimet e pėsuara nga lojtarėt e tij. Megjithatė, - ka vijuar Lika, - unė shpresoj qė gjithēka tė jetė gati me rinisjen e kampionatit dhe tė mos kemi probleme tė kėtij lloji, pra dėmtime. Kjo, pasi na duhet tė rekuperojmė pikėt e humbura. Ndėrkohė, pėrsa i pėrket gjendjes sė skuadrės, trajneri mendon se ajo ka marrė njė fizionomi shumė tė mirė, edhe pse, sigurisht ai do tė kishte dashur qė tė kishte nė ekip edhe gjashtė zboristėt e grumbulluar me pėrfaqėsuesen nė Turqi. Pėrgjithėsisht kjo periudhė pėrgatitjesh po shkon mirė. Skuadra po djersin dhe mė duket nė formė. Mė duhet tė shoh edhe lojtarėt qė janė me kombėtaren se ēformė kanė qė tė jap njė koment mė tė skatė pėr gjėndjen. Sepse, nė fund tė fundit, nuk mund tė japėsh njė shpjegim pėr gjendjen e skuadrės, kur tė mungojnė gjashtė titullarė dhe nuk e di nė ēformė janė, ka pėrfunduar Lika.
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|