Futbolli Shqiptar :: KF Tirana
RapturePHP
index.php profile.php?mode=register faq.php memberlist.php search.php  

KF Tirana
Page 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.





Status:

Posted:     Post subject:

Back to top
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Fri Jan 11, 2008 12:17 am    Post subject: KF Tirana Reply with quote

Tema e Tiranes

Last edited by admin on Wed Jan 23, 2008 1:40 pm; edited 1 time in total
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Jan 16, 2008 2:37 pm    Post subject: Reply with quote

Tirana pa intriga e Hafizit
16 Janar   Disa vite larg fushave dhe pėrgjithėsisht i angazhuar nėpėr studio televizive e kanė pėrforcuar bindjen e Astrit Hafizit se, futbolli nuk ėshtė njė lojė qė luhet “bardh e zi”. E mbi tė gjitha, nuk ėshtė njė lojė qė luhet vetėm nė fushė. Ja Hafizi nė versionin “bardheblu”

? Gjithnjė keni thėnė qė tė trajnuarit nuk ishte mė pėr ju. Pse ndėrruat mendje dhe zgjodhėt Tiranėn?

? Sepse vitet po kalonin. Ok, bėja njė jetė komode, i angazhuar edhe nė studio Tv, por brenda meje nuk e mohoja kurrė qė tutat mė mungonin. Fundja, kėshtu jemi gatuar, pėr tė drejtuar. Mora Tiranėn nė njė moment shumė delikat. Mė besoni nėse ju them qė kaq shumė reagime nuk kam patur as kur kisha marrė skuadrėn pėrfaqėsuese. Telefonata pa fund, njė opinion qė gumėzhinte, njerėz qė kėrkonin vetėm fitore. Skuadra ishte praktikisht nė pikėn e saj tė fundit. Nuk e kisha aspak tė lehtė...

? Sidomos kur dhe e fillon me njė humbje nė Kavajė...

? Nė atė moment pata disa mendime negative. Doja ta lija skuadrėn, nuk e mohoj. Ekipi nė fushė pati njė shturrje, nuk e kuptoja nga vinte dhe nuk isha i bindur nėse vėrtet do ta kisha mundėsin ta riktheja kėtė skuadėr nė nivelet e saj. M’u pėrforcua kjo bindje, pasi humbėm edhe njė miqėsore me Shkumbinin.

? Si ndėrruat mendje?

? Ka qėnė njė bast me veten. U ula dhe thashė: nėse ky ėshtė momenti qė duhet tė lėsh njė shenjė tė rėndėsishme nė karrierė, bėje! Sepse, nėse e merr skuadrėn nė vend tė parė dhe e lė nė vend tė parė ke merita, por nuk je shpėtimari. Fundja, ky ishte basti im. Duhet ta realizoja. Sigurisht qė mė duhej kohė dhe donatorėt ma dhanė kėtė. Ishte pėr t’u pėrgėzuar se si ata arritėn tė mė besonin, megjithėse nė ndeshjen pasardhėse barazuam edhe me Kastriotin. Jetojmė nė Shqipėri dhe dihet se ēdo rezultat tė vė nėn presion.

? Nė kėto vite shkėputje, ju keni qenė nga ata qė keni thėnė se, Tirana ka probleme brenda grupit. Eshtė e vėrtetė edhe tani?

? Mendoj se deri diku kam pasur tė drejtė. Por, ndoshta kur futesh brenda e kupton se gjėrat janė tė ekzagjeruara...

? Flisni sikur jeni jashtė...

? Dėgjo, kjo ėshtė njė skuadėr qė ka lojtarė cilėsorė dhe nė 17 vite ka pasur lojtarėt mė tė mirė tė kampionatit. Ėshtė normale qė nė njė ekip ka teka, kapriēio e ndonjė klan dhe ėshtė po aq normale qė kėto gjėra tė vijnė nga lojtarėt mė tė mirė. Mos mendoni se Brazili nuk ka... Por, te Tirana, ndėr vite, mendoj se gjėra tė tilla janė toleruar disi, qoftė nga trajnerėt, qoftė nga drejtuesit, sepse skuadra fitonte. A mund t’i thoje njė grupi lojtarėsh kur ata fitonin titullin: pse rrini bashkė? Kėshtu qė unė besojse kjo ka qenė njė klimė e akumuluar, ndoshta edhe nė mėnyrė indirekte, nga rezultatet. Unė kam pasur njė bisedė tė gjatė dhe tė rėndėsishme me tre lojtarėt e pėrfaqėsueses kur erdha, sepse u takonte atyre dhe mua tė rikrijonim vizionin e duhur pėr tė ecur pėrpara dhe pėr ta shpėtuar Tiranėn. Ata m’u pėrgjigjėn.

? Nė ēfarė sensi?

? Ata ia dolėn tė kthejnė qetėsinė brenda grupit, tė shuanin polemikat dhe tė jepnin edhe nė fushė. Unė gjithnjė kam besuar se, nėse skuadra ecėn dobėt nė fushėn e lojės, duhet tė ketė patur edhe njė shkak nga disiplina. Nuka ka mundėsi tė mos ndikojė. Muka ka qenė i dėmtuar, por Dede e sidomos Duro e kanė marrė kėtė skuadėr pėrpara. Dikush mund tė thotė qė kanė bėrė detyrėn dhe kaq, por pėr mua kanė qenė vėrtet tė rėndėsishėm. Mė kanė ndihmuar. Pa harruar edhe pjesėn tjetėr tė grupit. Ka nga ta qė kanė menduar se Tirana mund tė ecte mė mirė sikur tė mos ishin kėta tė tre. Unė gjithnjė kam qenė kundėr nė parim. Sepse ėshtė absurde tė largosh lojtarėt e mirė. Puna e njė trajneri ėshtė qė t’i lidhė ata e jo t’i heqė, duke kėrkuar shpėtim nga fakti qė nuk do t’i ketė nėpėr kėmbė. Unė prandaj jam kėtu, qė tė menaxhoj tekat, kapriēiot, klasin, cilėsinė, eksperiencėn, nė njė ditė tė keqe.

? Gjithēka pėr tė shkuar te titulli...

? Tirana ėshtė njė skuadėr e ēuditshme pėr atė qė prodhon opinion dhe kėtė mė duhet ta pranoj. Unė kisha gjithė kėto kohė trajner i Tiranės dhe megjithėse ishim nė vend tė dhjetė e shkonim nė vend tė nėntė, njerėzit nėpėr media thėrrisnin: Po vjen Tirana! Nė klub nuk habiteshin, sepse ishin mėsuar me njė gjendje tė tillė, po eja mė thoni mua, qė nuk kisha punuar kurrė te skuadra e Tiranės.

? Mos u shmangni: A beson Hafizi te titulli kampion?

? Unė e di shumė mirė qė tifozėt e Tiranės e duan. Madje nuk pajtohen me asgjė tjetėr pėrveē kėtij rezultati. Por ne duhet tė jemi me kėmbė nė tokė. Rrugės ka edhe aksidente, ka edhe humbje, dhe ne nuk jemi nė krye. Ndoshta e pazakontė ėshtė pėr kėtė skuadėr, por fati i saj nuk varet vetėm nga ajo. Duhet tė gabojnė edhe tė tjerėt dhe ne duhet tė fitojmė gjithēka.

? Kombėtarja, apo Tirana?

? Dy gjėra tė ndryshme. Kombėtarja ka mė shumė pėrgjegjėsi, por njė klub ėshtė mė i natyrshėm pėr njė trajner. Pastaj ua thashė edhe mė sipėr: as kur mora pėrfaqėsuesen, nuk kam pasur kaq shumė reagime.

? Sa e sheh veten Hafizi, pjesė tė Tiranės sė tė ardhmes?

? Unė dua qė Tirana vetė tė ketė ide tė qarta pėr tė ardhmen dhe tė gjejė format, me ndihmėn edhe tė shtetit, tė rrisė veten nga ana administrative.

? Mos ėshtė njė apel ky?

? Po ēfarė apeli! Ne jemi trajnerė dhe do tė vijojmė tė punojmė dhe tė marrim para edhe sikur tė mos ketė fare fusha stėrvitore. Por nėse flasim pėr klubin, Tirana i ka mundėsitė tė bėjė hapa pėrpara, ashtu si pėr hir tė sė vėrtetės ka bėrė. Eshtė e lehtė tė vėresh se nga ana organizative jemi mė lart se tė gjithė klubet e tjerė. Ja pėr shembull: po bėjmė njė fazė pėrgatitore qė kushton 50 mijė euro, tani nė dimėr, ndėrkohė qė ka shumė klube qė urojnė t’i kenė kėto para pėr tė shlyer lojtarėt pėr rrogat e prapambetura. Ne ama, kėtu kemi njė problem. Ky regjim stėrvitor nuk pėrshtatet dot nė Tiranė, ku uk mund tė kryesh dy herė stėrvitje nė ditė, sepse mungojnė prozhektorėt dhe errėsohet shpejt. Pastaj, kėtu lojtarėt janė mė tė kontrollaur dhe e kanė mė tė vėshtirė pėr tė devijuar, ndėrkohė qė nė shtėpitė e tyre sigurisht qė njė gjė tė tillė e bėjnė nė mėnyra tė ndryshme. Unė shpresoj qė do tė vijė ajo ditė qė Tirana tė ketė njė kompleks tė sajin, njė sallė force dhe njė pishinė si kjo kėtu. E di shumė mirė qė donatorėt e duan diēka tė tillė, por nuk ua lejon statusi pėr ta bėrė. Nėse do tė realizohet forma ligjore pėr t’u bėrė ndryshimi, edhe ata qė japin paratė do tė jenė mė tė kėnaqur.

? Merkato?

? Personalisht nuk jam nga ata qė dal nėpėr gazeta dhe shprehem, “dua kėtė, apo dua atė”. E para, klubi ka njė strategji qė lojtarėt e mirė qė luajnė me klubet e tjera nuk pėrpiqet t’i marrė nė kėtė moment, pasi janė nėn kontratė, kėshtu qė nuk mendoj se ia vlen. Po studiojmė tregjet e huaja. Kanė ardhur disa lojtarė pėr provė, por vetėm kur tė kthehemi nga Turqia mund tė dalim nė pėrfundime.

? A ėshtė kjo Tirana mė e qetė e tė gjithė kohrave? Dikush mendon se, kjo skuadėr, kur tė fillojė tė jetė nė vend tė parė, atėherė do tė ketė sėrish probleme.

? Fatura mbetet gjithnjė mbi mua. Nėse lojtarėt shprehin hapur pakėnaqėsira, nėse do tė ketė klane tė fuqishme, nėse do ketė xhelozi, qė do ndikojnė nė rezultat, atėherė unė nuk e kam bėrė si duhet punėn. Pėr momentin jetojmė nė njė grup tė qetė, me njė qėllim kryesor: tė rritemi sa mė shumė nė rendijte. Fjalėt le t’i bėjmė kur tė mbarojė kampionati.



I zhgėnjyer nga shkodranėt - “Unė jam pjejė e rėndėsishme e qytetit dhe e futbollit shkdoran. Kam qėnė futbollist dhe trajner, kam fituar tituj nė tė dyja pozicionet. Por nė ndeshjen e fundit qė luaja atje u zhgėnjeva. Prisja njė reagim mė tė mirė. Ka pasur njė pjesė tė tifozėrisė qė mė ka ofenduar. Unė nuk mendoj se njė ndeshje si kudnėrshtar i ul meritat dhe vlerat e mia pėr atė qytet”.

Pse nuk e kėrkoi Sukajn - “Unė vetė nuk kam bėrė asnjė bisedė me Xhevahir Sukajn. Lojtari ėshtė cilėsor, por duke qenė shkodran kam menduar tė jem i kujdesshėm nė raport me atė ambient”.

Sot, miqėsore me turqit - Sot, Tirana do tė luajė njė ndeshje miqėsore me njė skuadėr tė kategorisė sė tretė turke, qė gjendet pėr fazė pėrgatitore kėtu nė Kemer tė Antalias.

Nė provė, nipi i Kolės - Nipi i Agustin Kolės, qė luan nė skuadėr tė rinjsh nė Greqi, ka mbėrritur nė provė te Tirana dhe do tė testoeht nė ndeshjet miqėsore gjatė kėtyre ditėve. Thonė qė i ngjan Agustinit...

Xhafaj? Ta vlerėsojė vetė tė ardhmen - Trajneri Hafizi ėshtė i qartė nė idetė e tij. Nuk ėshtė sekret qė rendimenti i Danielit nuk pėrputhet me kėrkesat e mia dhe tė klubit. Ka shėnuar pak nė javėt e para, megjithatė unė gjithnjė kam besuar dhe do besoj te ai, sepse fundja ėshtė investimi ynė dhe i klubit. Unė personalisht nuk dua tė largohet, sepse, sa mė shumė cilėsorė, aq mė mirė. Megjithatė po ia lė nė dorė ta vlerėsojė vetė tė ardhmen. Ndėrsa, problemet qė ka pėr lirimin e kontratės, mund t’i konsumojė me drejtuesit e klubit. E pėrsėris: mua m- duhet. Sa mė shumė, aq mė mirė”.

Kombetarja - Astrit Hafizi ka qenė njė trajner i pėrfaqėsueses, por qė tani mendon dhe punon vetėm pėr Tiranėn. Nė thelb ėshtė profesionist, e thėnė turqisht, i bėn “hyzmetin” asaj qė i jep para. E megjithatė, nė takimin e parė tė thotė hapur: “Pėrse keni ardhur? Kombėtare ėshtė kjo? Pėrkthimi: shihni mė mirė Tiranėn; ka mė shumė lajme te ne. Ndoshta sepse kjo Tiranė po kėrkon tė ndryshojė. Skuadra konservatore qė priste gjithnjė tė merrte lojtarėt mė tė mirė tė kampionatit shqiptar pėr tė fituar titullin e radhės i ka hyrė njė aventure interesante tė njė bashkėkombėsi, por sėrish me bazė shqiptare. Njė shqiptar nga Kroacia dhe njė shqiptar Maqedonie, qė nuk di asnjė fjalė shqip, janė duke u provuar. Nė provė nuk ėshtė Stefano Neri, njė pėrgatitės atletik qė nė shoqėrinė e Erion Xhafės ėshtė gjithnjė aty pėrpara lap topit dhe internetit duke shkarkuar muzikė dhe lojra pėr celularin e tij. Alban Tafaj ėshtė nė qendėr tė vėmendjes pėr batutat e personalitetin, ndėrkohė qė Nallbanit, njė kapiten i momentit, i lejon tė qėndrojė ndonjė orė mė shumė se tė tjerėt nė bar. Fundja, pėrveēse kapiten, ėshtė dhe portier. Ngarkesa fizike nuk ėshtė e njėjtė.
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Jan 16, 2008 2:37 pm    Post subject: Reply with quote

ketu po shkruaj me dhimbje por nejse
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Thu Jan 17, 2008 12:52 pm    Post subject: Reply with quote

Tata” si Shiltoni: Do ta lė 42 vjeē!
17 Janar   Njė portier mund tė luajė deri nė 40 vjeē. Provoni t’i thoni tė kundėrtėn Blendi Nallbanit, portierit dhe kapitent aktual tė Tiranės (nė mungesė tė Mukės). Me njė fizik qė nuk i tregon tė 36 vitet, gardiani bardheblu ėshtė gjithnjė nė formė, nė fushėn e lojės dhe jashtė saj. Nė hollin e hotel “Limra”, aty ku “bashkėjeton” pėrfaqėsuesja dhe Tirana ėshtė gjithnjė nė qendėr tė vėmendjes. Pak e vėshtirė pėr njė portier, po ai ia del.



? E fillojmė nga fundi: 36 vjeē, mos ėshtė koha pėr tė thėnė stop?

? Ashtu ėshtė... (duket qartė qė njė pyetje e tillė e acaron), por Piter Shilton ka luajtur deri nė 42. Pse tė mos e lė atėherė edhe unė? Pastaj, unė shoh edhe portierė tė tjerė nė botė qė luajnė nė njė moshė tė madhe. Ky pozicion nuk ka moshė, portieri ėshtė si puna e verės: sa mė e vjetėr, aq mė e mirė.

? E megjithatė njė ditė duhet tė thuash “mjaft”...

? Unė, modestin s’e kam bėrė kurrė, edhe kur kam pasur rivalitet. Nėse dikush ėshtė mė i mirė se unė, bujrum! Pėr sa kohė trajneri ma beson mua portėn, do ta mbroj; nėse gaboj, rri edhe nė stol. Gjatė kėtyre viteve kam qėndruar shpesh edhe nė stol.

? Polemika e famshme me Islin?

? Me Hidin s’kam asgjė, pėrkundrazi, mendoj se ruajmė respekt pėr njėri?tjetrin. Por, ndonjėherė kur dy vetė pėrplasen pėr njė post, vetvetiu krijohet rivaliteti. Po ju tregoj njė rast: Kur u kthye Mirel Josa te Tirana, kam qenė me tė nė tavolinė dhe me Mukėn nė hotel “Adriatik” nė Durrės. Mbaj mend qė Mireli kishte bėrė formacionin, por nuk kishte vėnė emrin e portierit. Mė tha qė ta vija unė. Dhe unė kam vėnė emrin e Islit nė atė formacion. Kjo tregon qė unė s’jam i lig, por modest nuk bėhem dot. Kam luajtur futboll qė nė vitin 1986, kam 21 vjet nė fushėn e lojės.

? 17 vjeē nė Uembli, si ishte?

? Nė 12 minutat e para kam pritur 6 topa. Ishte tmerrshme, u hutuam nga madhėshtia e atij stadiumi. Imagjinoni: 60 mijė vetė nė stadium, e ēfarė stadiumi! Pastaj, pėsova 5 gola he dola mė i miri i ndeshjes. Duket sa s’ka luajtur pjesa tjetėr e skuadrės (qesh).

? Patėt oferta pas ndeshjes?

? Disa, madje edhe shumė tė mira, por nuk kisha nga ta dija qė shpejt do tė pėrmbysej sistemi. Mendoja se do tė internonin familjen... kėshtu ishte ajo kohė.

? Nga _90?ta e mbrapa, futbolli ka folur gjithnjė bardheblu. Tani duket se jo?

? Tirana ėshtė gjithnjė Tiranė, njė fanellė qė duhet respektuar dhe qė tė gjithė e kanė frikė. Kėtė vit kemi pasur problemet tona, por kjo nuk do tė thotė gjė. Ne mund tė ngjitemi, megjithėse, tė them tė drejtėn, e shoh tė vėshtirė qė tė bėjmė njė gjė tė tillė pėr titullin, pasi Dinamon e vlerėsoj shumė. Ka njė grup tė plotė lojtarėsh. Por unė, ndoshta jam velur me trofe dhe tani mė shqetėson diēka tjetėr.

? E tipit...?

? Futbolli nė pėrgjithėsi. Ai shqiptar, sigurisht. Kemi njė sistem tė paprecedent pėr mėnyrėn se si e menaxhojmė futbollin. Unė jam shumė dakord qė presidentėt dhe donatorėt nė Shqipėri shpesh i kalojnė kompetencat, duke ndėrhyrė nė punėt e skuadrės. Kjo ėshtė shumė e vėrtetė, por ėshtė po aq e vėrtetė qė, kėta njerėz qė hedhin para nė kėtė sport, duhet patjetėr qė tė marrin njė status. Tė gjehet njė formė privatizimi, qė futbolli tė fillojnė tė funksionojė si biznes. Unė jam i bindur se, nėse edhe vetė do ta shohin futbollin si njė mjet pėr tė fituar para, do tė ketė mė pak ndėrhyrje.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Thu Jan 17, 2008 1:07 pm    Post subject: Reply with quote

Refik Halili: Larg duart nga Tirana!







 
Donatori bardheblu u jep pėrgjigje disa problemeve tė fundit nė skuadėr, madje tregohet i ashpėr

Ekskluzivisht pėr "Sportin shqiptar", dje donatori Refik Halili ka folur nė lidhje me disa ēėshtje qė janė bėrė publike nė media tė ndryshme, qė sigurisht kanė tė bėjnė me skuadrėn e Tiranės. Pasi ėshtė njohur me njė lajm nė njė gazetė politike, se kompania e telefonisė celulare AMC ėshtė gati tė bėjė reklamėn e saj nė logon e fanellės, qė aktualisht mbahet nga "Wolksvagen", Halili u shpreh: "S'ka asgjė tė vėrtetė nė lidhje me kėtė lajm qė ėshtė botuar nė njė tė pėrditshme politike. Gjithēka ėshtė mashtrim, madje dashakeqės, pėr tė prishur disi ambientin tonė. E para, qė kompania e AMC-sė nuk ka paraqitur asnjė kėrkesė nė klub, dhe e dyta, me atė shifėr qė pėrflitet prej 15 milionėsh lekė tė rinj, ėshtė me tė vėrtetė qesharake. Fanella e Tiranės nuk vlen kaq pak, sepse ajo pėr momentin financohet nga njė prej kolegėve tanė donatorė, i cili shpenzon mė shumė se kaq pėr ekipin, kėshtu qė ne nuk kemi arsye pse t'ua japim bizneseve tė tjera. Mė vjen ēudi se si kjo kompani, apo ēdokush tjetėr, nuk i shpenzojnė lekėt nėpėr skuadra tė tjera tė Shqipėrisė, nė mėnyrė qė tė rritet edhe niveli i futbollit tonė, por duan ta bėjnė njė gjė tė tillė me mėnyra tė ndryshme mediatike te Tirana. Mos harroni se unė personalisht, pėrveē kuotės qė mė takon tė derdh te Tirana ēdo vit, e cila tashmė dihet, kam filluar tė paguaj ēdo muaj nga 7 milion lekė tė rinj rroga, si president i volejbollit tė femrave tė Tiranės. Kėtė nuk e them pėr t'u mburrur, por vetėm pėr ta ditur i gjithė opinioni, se ne donatorėt e Tiranės jemi tė vendosur pėr tė financuar dhe pėr ta ēuar ekipin pėrpara, sigurisht, duke pritur qė sa mė shpejt tė bėhet edhe privatizimi i klubit,"- shprehet Refik Halili.

Nė lidhje me lajmin tjetėr, qė donatorėt janė tė gatshėm t'i shtojnė rrogėn Klodian Duros, bosi i bardhebluve shton: "Edhe ky ėshtė mashtrim. Ai ka qenė tri ditė mė parė nė restorantin tim, hėngrėm dhe darkė, ndėrkohė qė kurrsesi nuk ėshtė diskutuar njė gjė e tillė. Rroga e Duros ėshtė e pėrcaktuar nė kontratė qė nė fillim, kėshtu qė nuk ndryshon prej faktin se ai po luan mirė nė kėtė periudhė. Ne ia njohim vlerat Duros, ndaj e mbajmė edhe nė skuadėr,"- deklaron prerazi Refik Halili.

Nė fund tė fjalėve tė tij, biznesmeni i njohur nė fushėn e ndėrtimeve, lėshoi njė mesazh pėr tė gjithė menaxherėt e ndryshėm, qė kėrkojnė tė marrin lojtarė te Tirana. "Dua t'u jap njė mesazh tė gjithė menaxherėve tė ndryshėm qė afrohen te skuadra jonė, se qė kėtej e tutje, nuk do tė marrin mė asnjė lojtar, pa paguar dėmshpėrblimin pėr prishjen e kontratės. Rasti i Dedes ishte i fundit, kėshtu qė kushdo qė kėrkon tė largohet, do tė paguajė gjobėn. Boll kemi bėrė sevap deri tani, sepse pata rastin qė tė shkoja te klubi i Rabotniēkit nė Maqedoni dhe pėr lojtarin rezervė, duhej qė tė derdhje mijėra euro nė arkėn e tyre, teksa mė pas t'i pronėsoje kartonin. E thėnė ndryshe, tė gjithė ata qė kėrkojnė tė pėrfitojnė nė kurrizin tonė, duhet tė qėndrojnė njė orė e mė parė larg dhe vetėm larg."
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Tue Jan 22, 2008 10:50 am    Post subject: Reply with quote

Tirana, 5-0 kundėr kampiones sė Sirisė
21 Janar   Tirana ka fituar dje, 5-0, kundėr kampiones sė Sirisė, nė njė miqėsore qė ėshtė zhvilluar 90 minuta larg kampingut bardheblu, nė Belek. Katėr gola u shėnuan nė pjesėn e parė nga, Duro (2), Fortuzi dhe Xhafaj. Nė pjesėn e dytė, francezi Mohelebi ka shėnuar golin e pestė. Drejtuesit e skuadrės kanė mbetur tė kėnaqur nga paraqitja e dy francezėve, Mohelebi dhe Frederik, tė cilėt kanė luajtur nė pjesėn e dytė.

Formacioni fillestar: Nallbani; Sina, Xhafa, Kcira, Gjorevski; Fagu

Arapi, Hyka, Duro; Fortuzi, Xhafaj

Firmosin dy lojtarė

Kcira e Gjerovski, pėr 6 muaj bardheblu

Kcira dhe Gjerovski kanė firmosur pėr 6 muaj me skuadrėn e Tiranės, ndėrkohė qė, nė kontratat e tyre ka njė opsion qė futbollsitėt do tė luajnė edhe nė Kupat e Europės, nėse skuadra arrin deri aty.

Braziliani nė mėdyshje

Oskar Uashingon ka futur nė mėdyshje stafin bardheblu nėse duhet, apo jo, tė qėndrojė me skuadrėn e Tiranės. “Nuk duhet tė nxitohemi nė vlerėsim, por tė presim fundin e fazės”, deklaron trajneri Hafizi.

Endri Vrapi drejt rekuperimit

Endri Vrapi duket se e ka lėnė mbrapa gjendjen gripale dhe ėshtė drejt rikuperimit. Dje nuk ėshtė aktivizuar nė ndeshjen miqėsore, por pritet tė dalė nė fushė si zakonisht pėr seancėn e radhės.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Jan 23, 2008 9:12 am    Post subject: Reply with quote

Tirana na kujton Marsejėn”
22 Janar   Lorent Mohelebi i ka idetė e qarta. Futbolli ėshtė profesioni i tij, njė mėnyrė pėr tė fituar para, dhe tė thuash nė Shqipėri, Turqi, Itali apo gjetkė, ka gjithnjė tė njėjtin qėllim: njė kontratė e mirė nė skuadėr profesioniste e mė pas, ku i dihet”. Vetėm 24 vjeē, ėndrra e tij sigurisht nuk ėshtė lideri i Superiores. Sepse vetė e thotė qė, nėse i jepet mundėsia, nė shtator do tė lėvizė. “E rėndėsishme ėshtė qė tė bėj detyrėn time kėto 6 muaj dhe mė pas tė luaj nė Kupat e Europės, pse jo, nė Champions! Atje po, ėshtė njė vitrinė”. Familja e tij gjendet nė Francė. Zėrat se bashkėshortja nuk dėshironte qė Mohelebi tė firomoste si bardheblu, francezi i konfirmon nė mėnyrė tė ndrojtur. “Ėshtė fakt qė familja nuk mund tė mė shoqėrojė, pasi vajzat janė tė vogla. Megjithatė e kemi zgjidhur kėtė problem”. Kontakti i parė bardheblu ka qenė dy javė mė parė, kur nė fushėn e “Skėnder Halilit” kishte bindur mbi tė gjithė, njeriun me tė cilin do tė punojė kėto muaj, trajnerin Hafizi. Por, Tirana pėr tė ėshtė diēka mė shumė. “Ėshtė si Marseja. Baret, lokalet, restorantet nė zonėn e qendrės (blloku), mė kujtuan qytetin tim. Besoj se do tė integrohem shumė mirė nė kryeqytetin shqiptar. Pastaj, Shqipėrinė e njoh, Lorik Cana ėshtė njė mit nė Marsejė, atje tė gjithė e dashurojnė”. Po te Tirana, kush bie mė shumė nė sy? “Mė kuptoni, kam vetėm njė stėrvitje aty dhe njė gjysmė ndeshje, po sigurisht qė Duro bėn diferencėn”.

Frederik - “Jam 30 vjeē, ngjaj mė i ri?!”. Frederik, njė francez me ngjyrė, i gjatė dhe me flokė “alla Gulit”, ende nuk ka firmosur. Ka luajtur kundėr kampionėve tė Sirisė rreth 45 minuta dhe stafi ka qėnė i kėnaqur me tė nė krahun e majtė tė mesfushės dhe mė pas, disa fragmente nė qendėr. Ai vetė, jo, nga vetja. “Mund tė bėj mė shumė, jam i bindur se mund tė bėj mė shumė”. Anglishten e flet perfekt, sepse ka ardhur pikėrisht nga kampionatet angleze. Asnjė iluzion, nuk vjen nga Premier Liga, por nga Konferenca, praktikisht kategoria e pestė. “Pėr Shqipėrinė kisha dėgjuar mė parė. Osman Dabo, ish-lojtar i Lacios ka qenė shoku im dhe mė ka thėnė shpesh qė, njė nga miqtė e tij mė tė mirė atje ishte Igli Tare, kapiteni i Shqipėrisė. Pastaj, nė nivelet ulta tė futbollit anglez, ka njė trajner shqiptar qė mė ka trajnuar dhe ai u bė urė lidhėse ndėrmjet meje dhe menaxherit Sokol Murati, i cili mė pas na solli te Tirana. Shpresoj tė hedh njė firmė, megjithatė pėr terma financiarė nuk mund tė flas, pasi duhet ta bėj mė parė me drejtuesit e skuadrės”.

Franca - Tė lėsh Francėn pėr Shqipėrinė mund ta bėsh vetėm pėr tė luajtur futboll. “Nuk ėshtė e vėrtetė”, thotė Mohelebi, “ka shumė profesionistė nė shumė fusha, qė e lėnė vendin e tyre pėr eksperiencė, para e pėr shumė arsye. Ok, nė futboll transferimet janė mė tė shpeshta, por nuk ka asgjė tė tmerrshme. Tirana ėshtė qytet i kėndshėm, jetohet mirė dhe njerėzit tė respektojnė. Mos mendoni se Marseja tė ofron mė shumė”. Ndėrsa Frederik ka njė lloj kurioziteti: “Nuk e kam parė akoma Tiranėn; pyes veten se si mund tė jetė. Njė gjė tė tillė e diskutoj edhe me tė dashurėn time qė punon nė Paris. Fatkeqėsisht ajo nuk mund tė mė ndjekė nė kėė aventurė”. Tė dy bashkė do tė sjellin pak nga aroma e futbollit tė madh europian. Mohelebi shtyn edhe mė tej nė “krahun” e tij: “Do ishte mirė tė na pėrdornin edhe pėr marketing: a jemi ne, francezėt e parė?”. Ēfarė ideje...!
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Jan 23, 2008 9:13 am    Post subject: Reply with quote

cja fut kot dhe ky
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Thu Jan 24, 2008 9:54 am    Post subject: Reply with quote

Hyka nė versionin kuqezi
23 Janar   Jahmir Hyka ėshtė ndoshta nė udhėkryqin mė tė madh tė karrierės sė tij. Sepse, ndonjėherė tė kesh shumė oferta ėshtė mė keq, se sa tė kesh njė tė vetme. Sidomos kur je kaq i ri dhe kur tė vendosėsh nuk ėshtė e lehtė. “Tė them tė drejtėn e kam tė vėshtirė tė zgjedh. Nuk dua tė bėj si lloji i lojtarit qė bėn “tė vėshtirin”, por vėrtet nė kėtė moment jam i trullosur. Kjo nuk ka ndikuar aspak nė performancėn time me Tiranėn, pėrkundrazi mė ka motivuar tė jap edhe mė shumė”. Mė pas, Hyka shprehet: “Dėshira ime ėshtė Italia dhe kjo nuk diskutohet. Por, nuk ėshtė e lehtė. Kam njė mori gjėrash, duke filluar nga fakti qė jam ekstrakomunitar. Pastaj, them se edhe ndonjė treg tjetėr nuk do tė ishte keq. Nė Lindje mund tė firmos pa problem nė Rusi apo Ukrainė. Por nuk dua tė shoh paratė si njė prioritet. Unė mendoj se karriera ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėr njė lojtar”. Hyka mendon se skuadra pėrfaqėsuese ėshtė e vetmja qė nuk e shqetėson: “Po, pėrfaqėsuesja ėshtė e vetmja gjė qė nuk kam dilema. Do tė jem i lumtur sa herė do grumbullohem nė skuadėr dhe do tė bėj mė tė mirėn”. Mbi tė gjitha ėshtė kuqezi, pastaj bardheblu e kėshtu me radhė...
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Fri Jan 25, 2008 1:34 pm    Post subject: Reply with quote

Fortuzi, “foleja” e golit
24 Janar   Njė bisedė me Indrit Fortuzin ėshtė gjithnjė e kėndshme. Jo thjesht se ke pėrballė njė futbollist qė e ka “shtėpinė” te goli, jo thjesht se ka bėrė pėr vete mijra shikues me finesėn e veprimeve tė tij, jo thjesht se mund tė konsiderohet si njė flamur i Tiranės. “Zogu”, siē e thėrrasin tė gjithė, ėshtė njė eksperiencė e gjallė dhe jo vetėm nė fushėn e lojės...

- Cilėt kanė qenė hapat e parė tė Fortuzit nė futboll?

- Kam filluar tė luaj me skuadrėn e parė tė Dinamos nė vitin 1990. Ka qenė njė finale kupe me Flamurtarin qė e fituam me 11-metėrsha. Ka qenė e pabesueshme: isha gati njė fėmijė, 15-16 vjeē! Dinamo, atėherė ishte njė superskuadėr, ende nuk kishte filluar eksodi dhe kishim fituar edhe kampionatin. Atėherė te Dinamo, trajner ishte Bejkush Birēe dhe luanin futbollistė si Demollari e Abazi. Nuk ishte e lehtė tė hyje. Mė pas, nė vitin 1991, fillova tė luaja rregullisht. Nuk e mohoj qė, ndoshta njė aryse ka qenė edhe eksodi i lojtarėve, por tė them tė drejtėn, e ndieja veten tė talentuar dhe besoj se kam pasur edhe shumė merita sportive qė kam luajtur futboll nė atė kohė. Isha ende nė gjimnaz dhe jeta ime ishte shumė e bukur. Dakord, njerėzit atėherė nuk i kushtonin shumė rėndėsi kėtij sporti, sepse kishin halle tė tjera, por unė fitoja 12 mijė lekė tė vjetra nė muaj, qė ishte njė rrogė shumė e mirė edhe pėr njerėz me 40 vite eksperiencė pune. Isha edhe nė “bordero” ndėr lojtarėt mė tė paguar tė skuadrės. Luajta pėr dy edicione nė nivele tė larta me Dinamon, derisa filluan kėrkesat e para nė merkato. Partizani ka pasur shumė kontakte dhe mund tė kisha shkuar atje, sepse pėr hir tė sė vėrtetės, ajo skuadėr ishte nė njė gjendje financiare shumė tė mirė. Por, nuk vajta. Zgjodha Tiranėn pėr dy arsye. E para, sepse isha qė fėmijė tifoz i ēmendur i 17 Nėntorit dhe e dyta, sepse prania e Fatmir Frashėrit nė atė skuadėr mė bindi tė bėja kėtė zgjedhje. Mos gaboj, ka qenė vera e viti 1993. Isha nė njė grmbullim me pėrfaqėsuesen nė Lezhė, kur erdhi vetė Fatmir Frashėri dhe fola me tė. Pas bisedės, i kam thėnė po. Sigurisht qė ka ndikuar edhe Metush Seferi, presidenti i atėhershėm, me ofertėn e tij financiare.

- Deri nė vitin 1998, Tirana dhe ju arritėt kulmet e futbollit shqiptar. Ēfarė kujtoni nga ajo kohė?

- Nuk ka qenė e lehtė. Po ju them qė, sezoni 1993-94 ka qenė shumė i vėshtirė. Fituam Kupėn kundėr Teutės, por kampionatin e morėn durrsakėt dhe ne dolėm tė dytėt. Ka pasur njė moment qė Flamurtari kryesonte dhe do tė luante me ne nė Tiranė. Humba 11-metėrsh nė minutėn e 80-tė dhe 10 minuta mė vonė shėnova golin e fitores. Nė atė moment u binda se, mund tė isha njė njeri rėndėsishėm pėr skuadrėn dhe nė tė ardhmen. E ndieja kėtė gjė edhe tek tifozėt. Mė pas, ne bėmė njė cikėl tė vėrtetė. Luanim dhe mundim pothuajse kėdo. Kanė qenė vite tė bukur.

- Nė Kupat e Europės jeni i vemti qė keni shėnuar tre gola nė njė ndeshje!

- Ka qenė viti 1994, kur dolėm nė Kupėn e Kupave kundėr bjellorusėve tė Fandokut. Nė ndeshjen e parė kishim humbur 1-4, por humbja ka qenė aksidentale. Unė i pari kam humbur raste pa fund, atje nė Minsk. Nė ndeshjen e kthimit, presidenti Metushi ka lėnė njė “shuk” parash, qė mund tė shkonin deri nė 5 milionė tė vjetra, nė dhomat e zhveshjes dhe ka thėnė: Kualifikohuni dhe janė tuajat! E imagjinoni dot, 5 mln pėr skuadrėn nė vitin 1994! Nė pjesėn e parė miqtė na dėrrmuan, kishin shumė raste dhe njė zot e di se si nuk shėnuan. Mė pas, nė minutėn e 45-tė, unė shėnoj njė gol me roveshiatė dhe shėnova edhe dy tė tjerė nė fund tė ndeshjes. Nuk mund ta harroj kurrė atė ndeshje. Pas takimit, presidenti Seferi mė ka marrė veē dhe mė ka dhėnė premio ekstra. U bėra i pasur! (qesh).

- Gjatė asaj periudhe ke luajtur 4 vite rregullisht nė pėrfaqėsuese, por asnjė gol!

- Jo, nė atė periudhė nuk shėnova. Ndeshjen e parė me Kombėtaren e kam luajtur kundėr Lituanisė, nė vitin 1992, kur u futa si zėvendėsues. Sapo kisha mbushur 18 vjeē. Tė them tė drejtėn, asnjėherė raporti im me skuadrėn pėrfaqėsuese nuk ka qenė i mirė. Normalisht pėr fajin tim, sepse nuk shėnoja. Dhe njė sulmues duhet tė shėnojė. Por, ndonjėherė mua mė thėrrisnin nė pėrfaqėsuese thjesht se duhej njė nga kampionati dhe unė isha lojtari mė i mirė i kampionatit. Pėr kėtė arsye, shpesh nuk luaja si sulmues, por si mesfushor. Megjithatė nuk dua tė gjej alibi: le tė htemi se, asnjėherė Kombėtarja nuk ka qenė si shtėpia ime, nuk ka qenė si Tirana. Nuk e kam njė peng tė madh, por ėshtė njė minus nė karrierėn time. Eshtė njėsoj sikur tė thuash pėr njė lojtar qė ka fituar Kupėn e Botės, por qė nuk ka fituar Ligėn e Kampioneve dhe ka njė farė meraku. Kaq.

- Tirana ėshtė shquar gjithnjė si njė skuadėr me probleme jashtė fushe. A ka pasur kaq shumė probleme nė vitet 1993-98?

- Mendoj se problemet duhen parė me njė tjetėr sy. Shikoni ēfarė ndodh, bota evoluon dhe normalisht edhe shoqėria evoluon. Nė tėrėsi, jo vetėm nė futboll. Koha jonė ka qenė ndryshe. Lojtarėt pėrgjithėsisht ishin tė pėrqendruar nė skuadra tė caktuara dhe nuk lėviznin shpesh. Kjo e shtonte dhe e forconte miqėsinė. Unė rrija gjithė kohėn, le tė themi me Gallon dhe me Milotin dhe qėndroja me ta edhe jashtė fushe. Ndėrsa tani ėshtė e vėshtirė tė gjesh dy lojtarė bashkė jashtė fushe. Dhe nuk ndodhi vetėm te ne, apo vetėm te Tirana. Kolektiviteti qė kėrkoni ju ėshtė njė gjė ideale. Lojtari luan pėr interesa personale, kėrkon tė luajė pėr ato 3 lek qė fiton kudo qė shkon, nė mėnyrė qė, ndoshta tė shkojė nė njė skuadėr mė tė mirė, qė t’i japė mė shumė para nė tė ardhmen. Sot nuk mund t’i thuash futbollistit, luaj pėr Tiranėn. Eshtė naivitet. Mund t’i thuash pėr lojėn, pėr atė qė paguhet, por kurrsesi nuk mund tė presėsh qė tė gjithė lojtarėt tė jenė miq me njėri-tjetrin. Ne, nė kohėn tonė, kur vinte njė shef klubi nė dhomat e zhveshjes, ngriheshim tė gjithė nė kėmbė; tani ėshtė ndryshe me tė rinjtė e sotėm. Nuk po i gjykoj, as nuk po them bėjnė mirė, apo bėjnė keq. Ne luanim me letra, tani ėshtė plejstejshėni, laptopi, mesenxheri. Bota ka evoluar.

- Gjatė atyre viteve, si ka mundėsi qė nuk ke tentuar tė largohesh jashtė?

- Ka pasur shumė arsye dhe kjo hyn prapė tė evoluimi i tregut tė futbollit. Nė atė periudhė nuk kishte menaxherė tė duhur nė treg, informacioni pėr tregjet ndėrkombėtare ishte i vogėl. Ndoshta vinin e na shihnin, por nuk arrinim akorde.

- Si kanė qenė ndeshjet me Partizanin nė atė periudhė?

- Gjithnjė tė veēanta. Janė gjithnjė derbi. Edhe kur isha fėmijė dhe isha tifoz i Tiranės, nuk doja qė tė fitonim titullin pėrpara kėsaj ndeshjeje. Ke mundur Partizanin, ke mundur botėn! Tė gjithė trajnerėt qė kanė qenė te Tirana, e dinė mirė se nuk ka nevojė fare ta motivosh njė lojtar bardheblu javėn e derbit. Fute nė fushė dhe luan vetė.

- Greqia, dopingu, problemet...?

- Nga viti 1998, deri nė vitin 2000, luajta nė Greqi. Tė them tė vėrtetėn, nuk doja kurrė tė shkoja nė Greqi, asnjėherė s’mė ka pėlqyer ai ambient, pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Athina kishte shumė presion, ishte njė qytet qė i kishte brenda racizmin, diskriminin dhe pėrēmimin. Luaja nė njė skuadėr si Apolloni, qė kėrkonte tė mos binte nga kategoria. Unė nuk kisha mėsuar tė luaja ashtu, nė njė ekip ku rrinin tetė vetė mbrapa. Presidenti nuk shpenzonte para. E mbante skuadrėn nė nivele tė ulta financiare. Shėnova vetėm 3-4 gola dhe nuk isha nė momentet e mia mė tė mira. Madje, mė duhet t’ju them se, nga Tirana u largova, jo se doja tė ikja jashtė, por sepse kisha probleme me drejtuesit e Tiranės. Ka qenė njė zgjedhje e momentit, e pastudiuar. Pas njė viti, grekėt kėrkonin qė tė mė rinovonin kontratėn, por unė nuk desha. Dhe mendoj se, nė njė formė presioni, ata shpikėn historinė e dopingut. Ka qenė periudhė e vėshtirė: deri nė atė moment, karriera ime ishte e mbushur me lavdi, gola dhe shumė pak oshilacione. Mirė gola qė nuk po shėnoja, mirė skuadra ishte e dobėt, por edhe dopingu mė duhej! Kushdo do tė ishte thyer nė atė moment. Familja nuk e pėrjetoi mirė. Por mė pas, u ndieva i lumtur, sepse ajo histori u mbyll pėrnjėherė. Unė fitova gjyqin me klubin dhe federata greke nuk mė dėnoi dot asnjė ndeshje.

- Derisa u kthyet te Tirana.

- Te Tirana kishte mbėrritur El Sajedi. Nė verėn e vitit 2000, Sulejman Mema, qė ishte sekretar klubi, ia kishte sugjeruar emrin tim egjiptianit. Ai mė mori nė formė huazimi pėr dy ndeshje tė Ligės sė Kampioneve, duke mė dhėnė mua dhe Apollonit njė shifėr shumė tė majme. Luajta shumė mirė nė ndeshjen e parė dhe shėnova edhe gol. Me sa di unė, ka pasur shumė lojtarė tė Tiranės qė u bėnė xhelozė nė atė kohė dhe e lanė ndeshjen, nė 3-2 pėr Zimbrunė e Moldavisė. Nuk u ndieva mirė. Pas dy ndeshjesh, El Sajedi mė ka thėnė qė, do tė qėndroja dhe ka paguar paratė e kartonit tim nė klubin grek. Imagjinoni pak, njė president i huaj qė paguan njė klub grek pėr njė lojtar shqiptar. Njė situatė tė tillė, askush s’e kishte pėrjetuar mė parė.

- A ėshtė e vėrtetė qė Fortuzi ka ngritur nivelin e pagesave nė futbollin shqiptar?

- (qesh) Pėrtej modestisė, do t’ju spjegoj pse. Kur firmosa me Tiranėn nė vitin 2000, e bėra kėtė pėr njė shumė tė madhe. Ka pasur shumė tė pakėnaqur nė skuadėr, sepse diferencat ishin tė mėdha. Unė shėnova 30 gola atė vit, skuadra doli e dyta, por lojtarėt filluan tė merrnin para nga premiot. Unė gjithnjė i bėj diskutimet hapur me presidentėt dhe vija ēmimin tim, nė momentin tim mė tė mirė. Kėshtu filluan tė pėriftonin edhe tė tjerėt, ndoshta mėsuan nga mėnyrat se i bėja unė tratativat. Pagesat filluan tė rriteshin pėr tė gjithė, bllok. Lojtarėt filluan tė kuptonin se, po tė luanin mirė nė pozicionet e tyre, u shpėrblekan.

- Sa e vėrtetė ėshtė qė El Sajedi ju konsideronte si birin tuaj?

- S’e kam mohuar ndonjėherė, as unė, as ai. Pasi bėra vitin e parė tė kontratės me tė, nė tri vitet e tjerė nuk nėnshkruaja fare, dhe fitoja mė shumė se tė jgithė. Madje, ajo qė fitoja unė, pėr futbollin shqiptar, por edhe pėr mua vetė, ka qenė e ekzagjeruar, ndoshta e pamerituar. Por kjo nuk duhet tė bezdiste askėnd, fundja ato ishin paratė e El Sajedit dhe ai i shpenzonte si tė donte. Mos kujtoni se unė kam abuzuar nga miqėsia me tė, ose nga simpatia e tij, apo anasjelltas. Le tė dalė njė trajner e tė thotė qė Fortuzi ka luajtur prej El Sajedit. Megjithatė, unė insistoj nė atė qė: sa mė shumė paguhesha unė, aq mė shumė pėrfitonion dhe tė tjerėt.

- Kujtojnė qė ju kanė parė shumė tė mėrzitur kur ėshtė larguar El Sajedi...

- Normalisht qė kisha shumė afrimitet me tė. Kėtė s’e kam mohuar. Nuk jam kundėr ndėrrimit tė sponsorėve. Unė thjesht isha kundėr mėnyrės se si ai iku. Ne shqiptarėt kemi njė problem, nuk i respektojmė ata qė nė tė shkuarėn kanė kontribuar pėr skuadrėn e futbollit. Nė asnjė festė nuk shoh Metush Seferin, apo njerėz qė nė tė shkuarėn kanė dhėnė pėr Tiranėn. Nejse kjo ėshtė njė ēėshtje mė vete. Kur erdhėn donatorėt e rinj, pagesat u prekėn, sidomos pėr disa nga futbollistėt mė kryesorė tė skuadrės. Edhe unė isha nė kėtė mes. Ok, kjo nuk mė bezdiste shumė; e nuhata qė nė fillim qė ishte e pamundur tė paguheshim si nė kohėn e El Sajedit.

- Ikėt ngaqė ju hoqėn shiritin?

- Jo, pėr ēfarė shiriti thoni?! Unė nuk ėshtė se pėr 15 vite e kam mabjtur shiritin e kapitenit tė Tiranės, madje rrallė e kam pasur nė krah. Kujtoj qė, Devi Muka, kur e mori shiritin mė tha: Merre Indrit ti, se e meriton. Por, unė nuk pranova. Nuk ishte kjo arsyeja. Mua s’mė pėlqente mėnyra se si atėherė mė trajtonin donatorėt. Pėr shembull, bėnin mbledhje intime me lotjarėt, me 4-5 prej tyre, dhe merrnin, bie fjala, Mukėn, Ēipin, Rakllin, apo ndonjė tjetėr. Ok, nuk kam asgjė me kėta lojtarė, por asnjėherė nuk mė thėrrisnin mua. U krijua ideja sikur Fortuzi kishte mbaruar, Fortuzi ishte skarco, ndėrkohė qė unė vazhdoja tė isha golashėnuesi mė i mirė. Nuk po e suportoja dot kėtė situatė. Nuk kam nevojė dhe nuk kam pasur nevojė tė isha unė lideri, sepse golat flisnin mė mirė, por qė mua si Fortuz, qė kisha gjithė kėto vite, tė mos mė merrej njė kėshillė, tė mos mė flitej si njė lotjar me eksperiencė, kjo isha e patolerueshme.

- Dhe, Greqia II. Kishit thėnė qė nuk do shkonit mė kurrė.

- Nė janar tė vitit 2005 shkoj nė Greqi, sėrish nė njė zgjidhje tė momentit. Nuk doja mė tė qėndroja te Tirana dhe ika te Iraklis nė Selanik. Ndryshova komplet mendim pėr Greqinė. Nuk ishte Greqia e Athinės; Selaniku ndoshta ėshtė mė i kulturuar e mė i emancipuar. Tė jesh shqiptar aty, ėshtė mė e thjeshtė. Edhe skuadra ku vajta ishte mė e mirė se Apolloni. Menjėherė u ambientova. Fillova tė shėnoj dhe u tregova edhe atyre nė Shqipėri qė nuk kisha mbaruar.

- Rikthimi pėr herė tė fundit te Tirana. Ka pasur nga ata qė thonin se, Tirana do tė ishte mė mirė tė mbante Sinanin.

- Po, e di. Ka pasur edhe nga ata qė mendojnė se unė kam bėrė “ankand” tani qė jam kthyer. Unė mund tė them vetėm kaq: nėse do tė kthehesha nė Shqipėri, do ta bėjė vetėm pėr Tiranėn. Sigurisht nėse drejtuesit e Tiranės do ta pranonin diēka tė tillė. Nėse pėr ndonjė aryse madhore do tė prishesha me klubin bardheblu, atėherė ndoshta do tė kėrkoja njė tjetėr skuadėr. Por, nuk ishte e nevojshme, sepse me donatorėt e gjeta menjėherė akordin dhe gjuhėn e pėrbashkėt. Sa pėr Sinanin: a e dini qė unė kam qenė kundėr largimit tė tij? Ka pasur njė moment qė klubi e la tė lirė Sinanin, ndėrkohė qė Xhafaj do tė vinte pas ndeshjeve tė Kupave tė Europės. Dhe ne mbetėm pa sulmues kryesor. Iu thashė drejtuesve: Jepeni Sinanin mė vonė, ose merrni Xhafajn mė shpejt, sepse kėshtu nuk shkon. Sa pėr “rokadėn” tonė, nuk mendoj se ishte e tillė; ata nuk zėvendėsuan Sinanin me Fortuzin, sepse mė pas morėn edhe Danielin, sėrish nė sulm. Unė vetė them qė, Sinani mund tė jepte mė shumė se sa unė dhe xhafaj nė kėtė periudhė te Tirana.

- A mendon Fortuzi se nuk ėshtė mė i pari?

- Askush nuk ėshtė mė ai i pari, qoftė nė rritje, qoftė nė zbritje. Unė e pranoj qė, pėr moshėn qė kam, pėr dėmtimet qė kam kaluar, pėr tė gjitha bashkė, nuk jam mė Fortuzi i 1995-s. Do tė ishte anormale nga ana natyrore tė isha i njėjti. Por nuk mund tė pranoj ndokėnd qė thotė se, Fortuzi po qėndron me hatėr te Tirana. Nuk po vjedh askėnd dhe as nuk po penalizoj askėnd. Bėj gjithnjė maksimumin tim. Ju nuk e dini, por ndonjėherė mund tė jesh shumė i rėndėsishėm pėr skuadrėn edhe jashtė fushės.

- Fortuzi pas futbollit?

- E para, dua ta mbyll si kampion. Shumė do tė donin qė Tirana tė kalojė nė turin e tretė tė njė kupe europiane, por mua kjo mė duket diēka e pamundur, kėshtu qė as e ėndėrroj. Dėshira ime ėshtė ta mbyll karrierėn duke ngritur trofe. Kam fituar pothuaj gjithēka me Tiranėn dhe njė tjetėr kupė s’do tė mė bėnte keq. Pas futbollit? Asnjėherė i nuk dihhet, megjithatė kam dėshirė qė tė merrem me menaxhimin e ndonjė klubi, apo tė bėj edhe drejtoirn e klubit nga ana administrative. Mė duket diēka interesante.

Momente “greke”

1 - “Kishim njė ndeshje derbi me skuadrėn e Arisit dhe njė natė pėrpara ndeshjes, disa tifozė erdhėn dhe thyen xhamat e shtėpisė sime. Nuk u ndieva, ishte njė derbi i rėndėsishėm dhe atė natė vajta nė hotel. Nuk u thashė gjė drejtuesve dhe shokėve tė skuadrės, sepse nuk doja ta fryja situatėn edhe nė media. Kur vajtėm nė stadium, provuam tė dilnim pėr nxjemje, por qe e pamundur. Stadiumi shfrynte i tėri, tifozė qė ziheshin dhe policia me gaz lotsjellės deri tek dhomat e zhveshjes. Ndeshja u ndėrpre tre herė. Unė shėnova golin e 2-1-shit dhe nė atė moment filloi rrėmuja e madhe. Shkova pranė tifozėve tanė, duke festuar dhe ata e acaruan edhe mė keq situatėn. Atė ditė kemi dalė nga stadiumi rreth orės dy tė natės. Mė pas, unė u tregova drejtuesve tė skuadrės atė qė mė ndodhi njė natė mė parė dhe mė thanė qė ta merrja familjen nė hotel. Shkuan dhe evakuan familjen, pasi unė isha me prindėrit, njė fėmijė tė vogėl dhe me nusen shtatzėnė”.

2 - “Goli kundėr Larisės, ai qė driblova gjithė skuadrėn kundėrshtare dhe mė pas bėri xhiron e botė nė intnernet. Unė kisha shumė nevojė pėr atė gol, edhe skuadra gjithashtu. Ka ende nga ata qė mendojnė se ne shpėtuam atė edicion vetėm nga ai gol, sepse ishte fitorja e parė pas 11 javėsh. Madje, ka qenė minuta e 94-t. Ishte njė revansh edhe kundrejt trajnerit qė nuk mė aktivizonte rregullisht. Pak ditė mė parė shkova dhe pashė njė ndeshje derbi nė Greqi dhe nė stadium shumė vetėm mė thanė qė e kujtonin ende atė gol, duke mė dhėnė kėnaqėsi



_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga All times are GMT + 1 Hour
Page 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10  Next
Page 1 of 10

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum