| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.
Status:
|
Posted: Post subject: |
|
|
|
|
|
| Back to top |
|
 |
admin Administrator


Joined: 10 Jan 2008 Posts: 1870
Status:
|
Posted: Fri Jan 11, 2008 12:17 am Post subject: KF Vllaznia Shkoder |
|
|
| Tema e Vllaznise |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Jan 17, 2008 12:51 pm Post subject: |
|
|
Josa fiton qetėsinė, kuqeblutė plotėsohen
17 Janar Alarmi, i dhėnė fundjavėn e kaluar pėr Vioresin Sinanin, nuk ka zgjatur shumė. Bomberi shkodran alarmoi kampin kuqeblu, kur shfaqi shqetėsime pėr njė tėrheqje muskulare nė kofshėn e majtė, ēka e detyroi, jo vetėm qė tė mos ishte nė dispozicion tė kombėtares shqiptare pėr grumbullimin nė Turqi, por as edhe pėr Vllazninė, e cila kaloi nė Mal tė Zi pėr fazėn pėrgatitore. Dhe Sinani, si pėr koiēidencė, zė vendin e Licit, i cili mbylli ciklin e terapisė nė klinikėn e Podgoricės dhe u bashkua me skuadrėn nė Ulqin, ndėrkohė qė pacienti i radhės pėr mjekun specialist Filipoviē bėhet njė tjetėr shkodran. Megjithatė, Sinani tė martėn ėshtė bashkuar me skuadrėn nė Ulqin, ndėrsa dje ka qenė nė stėrvitje, nėn urdhėrat e Josės, duke pėrballuar ngarkesėn e plotė.
Kotrri?Delain ? Kotrrit e Delainit, dje paradite, nė Shkodėr u kanė uruar mirėseardhjen nė anglisht jo pa ironi, teksa janė parė nė mjediset e hotel Kolosseu, nė pritje tė nisjes pėr nė Ulqin. Sikurse u mėsua, ndėrsa tė dy futbollistėt ishin nė shoqėrinė e presidentit Fushaj dhe tė drejtorit ekzekutiv Zaganjori, vonesa e tyre kishte qenė me arsye. Mė pas ata i janė drejtuar Ulqinit, pėr tu bashkuar me kuqeblutė.
Atmosferė e ngrohtė ? Ora 14:30 e ditės sė djeshme e ka gjetur skuadrėn tė rreshtuar pėrpara teknikut Josa dhe kolegėve tė tij, Cungu e Dani. Bashkimi me skuadrėn i Sinanit, njė ditė mė parė, dhe sidomos dje e dyshes Kotrri?Delain, i ka dhėnė skuadrės njė pamje krejt tjetėr, me njė fizionomi tė plotė. Tekniku shkodran ka marrė frymė lirshėm, veēanėrisht kur ka parė Sasha Delain tė futej nė hotel Llolla, ku ėshtė sistemuar Vllaznia. Themi kėshtu, sepse, kur ai u largua drejt Gjermanisė pėr tė kaluar pushimet nė gjirin e familjes, kishte jo pak qė dyshonin nė rikthimin e tij. Ndaj, kur ai ka shkelur nė hotel, nuk ka kanė munguar edhe batutat e humorit, tė cilave Sasha u ėshtė pėrgjigjur po me humor: Ēfarė keni me mua? Unė ju kam thėnė se nuk jam ēun i keq!. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Jan 17, 2008 1:03 pm Post subject: |
|
|
Nallbani: Sikur jam prej kohėsh te Vllaznia
Gjergj KOLA
16-01-2008
Mail Print
Kosovari i blerė nė merkaton e janarit shprehet shumė entuziast pėr kalimin te kuqeblutė
Prej disa ditėsh ėshtė pjesė e Vllaznisė, por i duket se ėshtė prej kohėsh aty. Ndoshta ngaqė ėshtė pėrshtatur shumė shpejt, mbase edhe ngaqė ka gjetur njė ambient tė mirė. Gjithsesi, Ilir Nallbani duket tepėr i kėnaqur pėr zgjedhjen qė ka bėrė. Kosovari qė ka luajtur pėr njė sezon e gjysmė nė Elbasan, ėshtė pritur mirė nė kampin kuqeblu. Njohja me Cungun, Grimėn, Kaēin dhe ndonjė tjetėr e ka ndihmuar tė mos jetė i mbyllur. Trajneri Mirel Josa e vlerėson sė tepėrmi ardhjen e kėtij lojtari dhe mendon se me tė ėshtė zgjidhur problemi i qendrės sė mesfushės. Vetė lojtari, nga Ulqini, ku ėshtė duke u stėrvitur me skuadrėn e tij tė re, shprehet: "Ndihem mirė, pėr tė mos thėnė se mė duket se ka disa kohė qė jam pjesė e kėsaj skuadre. Tė gjithė lojtarėt mė respektojnė, po ashtu trajneri mė ka ofruar besimin e tij dhe pėr mua kėto mjaftojnė. Jam shumė i kėnaqur qė kam bėrė kėtė zgjedhje dhe besoj se Vllaznia ka pėr tė qenė, pse jo, kulmi i karrierės sime. Kjo ėshtė njė skuadėr shumė e njohur, nga mė tė mirat e Shqipėrisė dhe, si e tillė, ia vlen tė japėsh mė tė mirėn pėr tė." Sakaq, edhe vetė stafi kuqeblu duket i kėnaqur me goditjen e parė qė ka bėrė nė merkato. Njė gjetje e mirė, qė pritet ta justifikojė kėtė besim nė ndeshjet e ardhshme, duke filluar nga ajo me Kastriotin mė 2 shkurt.
25-vjeēari nga Peja duket se mezi e pret kėtė ballafaqim dhe ėshtė i bindur se skuadra e tij e re do tė jetė ndėr pretendentet pėr titull, prandaj shton: "Dėshira ime ėshtė tė paraqitem sa mė mirė me fanellėn e Vllaznisė, prandaj mezi e pres ndeshjen me Kastriotin. Jam i bindur se kemi njė skuadėr tė mirė. Kėtė e them nga ajo ēfarė kam konstatuar kėto ditė dhe mendoj se do tė jemi ndėr pretendentėt kryesorė pėr fitimin e trofeve." Ilir Nallbani luan nė qendėr tė mesfushės dhe pėr mė tepėr ėshtė njė lojtar qė markon mjaft mirė. Pikėrisht kėto karakteristika bėnė qė trajneri Josa tė mos hezitonte pėr dhėnien e "OK" it. Bashkė me Osjen nė qendėr tė kėtij reparti, duket se kanė pėr tė formuar njė dyshe vėrtet pėr t'u pasur zili. Kosovari premton maksimumin edhe pėr njė shkak tjetėr: evidentimi dhe mundėsia pėr "t'u peshkuar" nga ndonjė klub europian. Dėshira e tij kjo ėshtė, prandaj nuk ngurron ta bėjė publike as pėr gazetėn tonė. "Me presidentin Fushaj kam arritur njė marrėveshje fillimisht 6-mujore dhe, nėse gjėrat shkojnė mirė, mund ta shtyjmė atė. Njėkohėsisht, nė fund tė kėtij sezoni, duke shpresuar edhe te dalja e Vllaznisė nė kupat e Europės, shpresoj shumė tė mė jepet edhe ndonjė mundėsi pėr tė luajtur nė klube tė ndryshme tė huaja, ēka ėshtė dhe ėndrra e ēdo futbollisti,"ka thėnė nė pėrfundim tė prononcimit blerja e parė e Vllaznisė nė merkaton e janarit, kosovari Ilir Nallbani. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Jan 24, 2008 9:59 am Post subject: |
|
|
Nallbani, njė Duro tek Vllaznia
23 Janar Pejani i Kosovės, dita-ditės, ngjan me mesfushorin e kombėtares shqiptare, kur luante pėr kuqeblutė
Nė fakt, kjo qė po vėrtetohet nė ditėt nė vazhdim, pėr kosovarin Ilir Nallbani ėshtė dukur bukur mirė, siē i thonė vetė kosovarėt qė prej ditės sė parė kur ai mbėrriti nė qytetin verior tė Shkodrės, kur, qė nė kontaktet e para me sportistė, tifozė e gazetarė sportivė, ai tė dukej krejt i normalizuar me destinacionin e ri qė i solli merkatoja e janarit. Dhe, pėrpos natyrės sė tij krejt tė hapur, i lirshėm dhe pa probleme emocionale (siē ndodh rėndomė nė tė tilla raste kur debutohet nė njė skuadėr tjetėr tė re, tek pejani i Kosovės, qė nė Shkodėr vinte tranzit nga Elbasani) ndikonte, jo pak, edhe mjedisi kuqeblu, me njė pjesė tė tė cilėve ka patur rastin tė bashkėjetonte tek verdheblutė, si Osja, Sukaj e Kaēi. Por, nė tė njėjtėn kohė edhe dyshja Cungu-Grima, si ish pjesėtarė tė Flamurtarit tė Prishtinės - kohė nė tė cilėn luante me kėtė skuadėr edhe vetė Nallbani - kanė qenė tė njohurit e tij tė vjetėr. Por, pėr hir tė sė vėrtetės, nga tė gjithė kėto, muhabeteti i hahet mė tepėr me Albert Kaēin, me tė cilin, qė prej momentit kur shkeli nė Shkodėr, nuk ėshtė ndarė asnjėherė, jo vetėm nė fushėn e stėrvitjes, por edhe jashtė saj.
Mesfushės i vjen ustai
Kishte kohė qė Vllaznia e kėrkonte njė futbollist tė tillė, pasi plaga e mesfushės e pati shqetėsuar kampin shkodran prej disa vitesh. Madje, specialistėt e futbollit shkodran bėjnė edhe krahasime tė tilla kur thonė se, qė prej kohės sė njė Klodian Duroje, kur e pati marrė nė skuadėr baca Myftar, Vllaznia nuk ka patur njė mesfushor organizator tė hajrit. Ēėshtė e vėrteta, presidenti Fushaj bėri disa pėrpjekje pėr tė gjetur njeriun e duhur nė kėtė rol, por, ata qė erdhėn, edhe pse emrat i kishin tė njohur, nuk mbėrritėn atje ku kėrkohej. E, mesa duket, me veshjen kuqeblu tė kosovarit Ilir Nallbani, Vllaznisė duket se tashmė i ka ardhur ustai i mesfushės. Njė gjė tė tillė janė duke e thėnė pa ndrojtje tė gjithė nė skuadrėn shkodrane, sepse ėshtė vetė paraqitja mjaft e mirė qė po bėn Nallbani qė i nxit ata tė japin kėto vlerėsime.
Josa pėr Nallbanin
Paraqitja e mirė e Nallbanit nuk ka kaluar pa u vėnė re edhe nga tekniku Josa, i cili (edhe pse njihet pėr fjalėt e kursyera qė pėrdor nė drejtim tė vlerėsimit tė futbollistėve), pėr kosovarin e mesfushės nuk ėshtė treguar i kursyer. Qė prej pjesėmarrjes nė seancėn e parė, tekniku i shkodranėve ėshtė shprehur pozitivisht pėr kėtė futbollit, duke vlerėsuar, jo vetėm teknikėn, por edhe inteligjencėn, e cila e favorizon nė cilėsinė e lojės. Njė gjė tė tillė Josa e ka treguar edhe pas miqėsores me Veleēikun, ku, pavarėsisht se ishte i mėrzitur nga rezultati, nuk i kurseu elozhet pėr Nallbanin.
Trioja kosovare
Ilir Nallbani, Alban Jusufi dhe Muhamed Shehu, janė trioja kosovare e Vllaznisė, duke shėnuar pėr herė tė parė nė historinė e futbollit shkodran, tre futbollistė nga Kosova. Mė parė, pronė e Vllaznisė kanė qenė edhe Sulejmani e Miroci, por, pėr hir tė sė vėrtetės, pėrvoja e tyre me Vllazninė nuk shkoi ashtu si duhet, duke mos ia plotėsuar kėrkesat, jo vetėm stafit, por edhe publikut shkodran nė pėrgjithėsi. Ndėrsa tani duket atmosferė krejt tjetėr. Niveli i kėsaj tresheje po vlerėsohet nga specialistėt. Natyrisht qė Nallbani, jo vetėm se ka firmosur menjėherė sapo ka mbėrritur nė Shkodėr, por edhe nga niveli, deri tani, duket mė lart se dy tė tjerėt. Por, pjesėtarė tė stafit teknik, me nė kryer Josėn, kanė dhėnė nota vlerėsuese edhe pėr prishtinasin Jusufi, i cili, nė fakt, erdhi nga Suedia. Fatkeqėsia e tij ėshtė se, prej dy ditėsh, ėshtė i mbėrthyer nga njė grip i fortė, por qė gjasat janė qė tė jetė shpejt nė stėrvitje me grupin. Ndėrsa, kosovari mė fringo, ėshtė 20 vjeēari Shehu, i cili dje ka bėrė prezantimin e parė me skuadrėn.
Sot, miqėsorja Mornar-Vllaznia
Kuqeblutė do tė zhvillojnė sot miqėsoren e dytė tė fazės pėrgatitore dimėrore. Pėrballė Vllaznisė do tė jetė skudra e Tivarit, Mornar, ndeshje kjo qė do tė luhet nė orėn 14:30, dhe, ashtu si nė ndeshjen e sė shtunės sė kaluar, edhe sot interesimi i sportdashėsve shkodranė pėr ta ndjekur nga afėr takimin ėshtė i madh. Pėrmes njė bisede telefonike, tė zhvilluar nė mbrėmjen e djeshme me pjesėtarė tė stafit teknik tė Vllaznisė, u mėsua se Josa do tė nxjerrė nė fushė formacionin e tij mė tė mirė, jo vetėm se i parapėlqen tė dalė fitues, por edhe pėr atė qė kėrkon tė testojė nė masėn e duhur titullarėt e tij, njė pjesė e mirė e tė tė cilėve nuk u aktivizuan tė shtunėn e kaluar. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
admin Administrator


Joined: 10 Jan 2008 Posts: 1870
Status:
|
Posted: Thu Jan 24, 2008 2:06 pm Post subject: |
|
|
Thash se e kishin fjalen per Nallbanin portierin
thash cne Vllaznia me Nallbanin _________________ FutbolliShqiptar.net |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Jan 25, 2008 1:36 pm Post subject: |
|
|
Josa dyfish i kėnaqur, fiton miqėsoren e dytė
24 Janar Mbaditja e djeshme ka regjistruar fitoren e parė nė miqėsoret, tė luajtura nga Vllaznia nė ditėt pėrgatitore dimėrore nė Malin e Zi. Pėrballė kuqebluve ka qenė skuadra Mornar e Tivarit. Ballafaqimi me kėtė skuadėr vinte katėr ditė pasi kuqeblutė ishin mundur nga modestėt e Veleēikut nė miqėsoren e parė, tė luajtur tė shtunėn e kaluar nė Ulqin. Kėsisoj, jo vetėm dėshira, por edhe objektivi i kampit shkodran ka qenė pėr njė fitore, e cila mund tu kthenete kuqebluve humorin. Sipas informacioneve, qė na vijnė nga matanė kufirit, thuhet se, ndryshe nga ndeshja e parė, formacioni i Vllaznisė ka qenė mė i plotė me titullarė. Nė portė ishte vendosur kapiteni Grima, ndėrsa pėrpara tij ishin rreshtuar nė prapavijė: Delain nė qendėr, Kraja djathtas dhe Kapaj majtas. Mesfusha ka qenė e mbipopulluar, me Ahin djathtas, Hotin, Nallbanin e Kotrrin nė qendėr dhe Doēin majtas. Ndėrsa nė vijėn e parė kanė luajtur Sinani e Kaēi. Me gjithė mobilizimin maksimal tė skuadrės Mornar, nė formacionin e sė cilės bėnin pjesė edhe disa futbollistė rusė, Vllaznia ka dominuar, jo vetėm me rezuultatin final, por edhe me njė lojė mė cilėsore. Pas njė pjese tė parė pa gola, nė tė dytėn Arsen Beqiri ka shėnuar nė minutėn e 65-tė, qė ėshtė pasuar nga njė gol tjetėr, nga Albert Kaēi, tri minuta pėrpara pėrfundimit.
Josa, i kėnaqur - Ajo qė duhet theksuar, - thotė Josa pėrmes telefonit, - ėshtė se ndeshja u zhvillua nė kushte shumė tė vėshtira atmosferike, nė njė mot tė ftohtė dhe me erė mjaft tė fortė, qė i ka penguar jo pak futbollistėt nė fushė, por ka shqetėsuar dhe ata qė e ndiqnin ndeshjen. Megjithatė, tekniku shkodran ka mbetur i kėnaqur kėtė radhė nga skuadra e tij. Pėrveē rezultatit pozitiv, Josa vlerėson funksionimin e reparteve, sidomos fjalė tė mira thotė pėr kosovarin Nallbani. Nė kėtė ndeshje janė aktivizuar si zėvendėsues edhe dy kosovarėt e tjerė, qė janė nė provė te Vllaznia, Muhamed Shehu dhe Alban Jusufi, ky i dyti vazhdon tė vuajė gjendjen gripale.Vverdikti pėr kėta dy futbollistė pritet tė jepet nė fundin e kėsaj jave. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Jan 25, 2008 1:37 pm Post subject: |
|
|
| admin wrote: | Thash se e kishin fjalen per Nallbanin portierin
thash cne Vllaznia me Nallbanin |
jo portierin se i behen 2 gjysha ne port  _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Jan 25, 2008 1:39 pm Post subject: |
|
|
| admin wrote: | Thash se e kishin fjalen per Nallbanin portierin
thash cne Vllaznia me Nallbanin |
ka dy dite qe del ne intervista si me qen maradona  _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Sat Jan 26, 2008 12:19 pm Post subject: |
|
|
Asambleja e klubit, E ardhmja kuqeblu
25 Janar Priten tė merren vendime tė rėndėsishme pėr ndryshimet statutore, Akademinė e futbollit, buxhetin, etj.
Shkodranėt e futbollit duket se e kanė marrė shumė seriozisht vitin 2008, kur pa mbaruar muaji janar do ti gjejė me vendime tė reja pėr tė ardhmen e aktivitetit tė klubit tė tyre. Nesėr do tė mblidhet Asambleja e Klubit tė Futbollit Vllaznia, punimet e sė cilės do tė zhvillohen nė sallėn e konferencave tė hotel Colosseo tė Shkodrės, duke filluar nga ora 18:00. Gjatė gjithė kėtyre ditėve, pjesėtarė tė administratės sė klubit janė marrė seriozisht me organizmin e kėtij evenimenti tė rėndėsishėm. Sekretari i Klubit Vllaznia, Agim Medja, thotė pėr Sport Ekspres se gjithēka ėshtė gati, ftesat janė shpėrndarė dhe pritet vetėm ora e fillimit tė Asamblesė, e cila duket se kėsaj here do tė zhvillohet me mė shumė seriozitet se ato paraardhėset.
Rendi i ditės - Pėrmes zėdhėnėsit tė klubit, gazetarit sportiv Gjegj Kola, jemi njohur edhe me pikat e rendit tė ditės, duke filluar me miratimin e ndryshimeve statutore tė shoqatės sė klubit tė futbollit Vllaznia. Njė pikė tjetėr po aq e rėndėsishme, do tė jetė ajo pėr nismėn mė tė fundit qė ka marrė klubi shkodran, pėr ngritjen e Akademisė sė Futbollit, e cila, ndonėse ėshtė pritur mjaft mirė, po has nė jo pak vėshtirėsi organizative, kryesisht nė lidhje me kuadrin specialist qė ėshtė vėnė nė krye, por edhe pėr anėn financiare. Do tė kėrkohen mendime pėr strategjinė e re tė klubit nėpėrmjet krijimit tė kėsaj akademie, e cila pėrfshinė ekipet e moshave nė funksion tė rritjes sė tė ardhurave dhe plotėsimit tė Vllaznisė me lojtarė tė rinj, tė dalė nga fidanishtja e klubit. Njė tjetėr moment i rėndėsishėm pritet tė jetė diskutimi pėr buxhetin, qė pėr momentin ėshtė Thembra e Akilit pėr kėtė klub, kur kemi parasysh situatat konfliktuale tė shfaqura ditėt e fundit ndėrmjet klubit Vllaznia dhe bashkisė sė Shkodrės. Kėrkesa ėshtė qė, krahas krahas sponsorizimit tė presidentit, tė ketė mbėshtetje financiare edhe nga Bashkia, por edhe plotėsimin e nevojave pėr terrene. Si zakonisht, nė fund do tė miratohet kryesia si dhe do tė ngrihen bordet, duke marrė si shembull pėrvojėn e klubeve tė njohura nė arenėn ndėrkombėtare. Gjithsesi, tė gjithė presin qė nė Asamble tė piketohet nė mėnyrė ligjore e ardhmja nė funksionimin e klubit mė tė vjetėr nė vendin tone.
Kuqeblutė, nesėr kthimi nė shtėpi
Skuadra shkodrane nesėr do tė kthehet nė shtėpi, duke i mbyllur pėrgatitjet nė Ulqin, edhe pse mė parė kishte patur mendime qė zbori mund tė vazhdonte deri njė ditė pėrpara ndeshjes me Kastriotin. Por, pas konsultave edhe me titullarėt, Josa ka vendosur tė kthehen nesėr. Thuhet se nė kėtė ka ndikuar edhe pėrkeqėsimi i kushteve tė motit ditėt e fundit nė Ulqin. Kėshtu, sipas futbollistėve, nė ndeshen e sė mėrkurės, ata kanė vuajtur mjaft nė fushėn e lojės. Edhe dje moti ka qenė i ftohtė, megjithatė Josa ka zhvilluar dy seanca stėrvitore, ndėrkohė qė sot do tė kryhet vetėm njė, pasi nesėr do tė luhet miqėsorja e tretė, kur pėrballė do tė jetė skuadra e Budvės, Mogren. Menjėherė pas pėrfundimit tė saj, skuadra kuqeblu do tė udhėtojė pėr nė Shkodėr. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue Jan 29, 2008 1:11 pm Post subject: |
|
|
Gilman Lika: Ta nisim ku e lamė
28 Janar E kishte ėndėrr Gilman Lika tė bėhej pjesė e kombėtares kuqezi dhe ajo iu realizua, kur u grumbullua nė zborin me trajnerin holandez Han, nė Kemer tė Turqisė, pasi kishte luajtur mė parė me pėrfaqėsueset e moshave, deri te U-21. Pas kthimit nga Kemeri, pėr Sport Ekspres Lika ėshtė shprehur se ishte njė pėrvojė e re, qė do tė mė vlejė pa tjetėr pėr tė ardhmen e karrierės sime sportive. Futbollisti ka treguar pėr impenjimin e tij nė seancat stėrvitore dhe zbatimin me fanatizėm tė detyrave tė dhėna nga stafi teknik. Nė kėtė grumbullim, Lika ka qenė bashkė me dy kuqeblu tė tjerė, Admir Telin dhe Xhehahir Sukajn, por nė dhomė thotė se ka qėndruar me kavajasin Lila, ndėrsaė dy shkodranėt ishin akomoduar sė bashku. Nė miqėsoren e zhvilluar nė Kemer, ai ka luajtur 90 minuta, ndaj vlerėson besimin e teknikut Han ndaj tij. Por e veēanta ėshtė se Han e vendosi Likėn nė rolin e organizatorit. Mendoj se e bėra mirė detyrėn, vijon Lika, duke shprehur edhe kėnaqėsinė qė Han e kishte vendosur nė atė pozicion. Lika ka vlerėsuar edhe mėnyrėn e komunikimit me tė nga ana e trajnerit holandez, sidomos pas asaj ndeshjeje.
Me optimizėm ndaj Kastriotit
Teksa flet pėr ditėt e zborit tė Kemerit, Gilman Lika shumė shpejt kalon tek atmosfera nė skuadrėn kuqeblu, me tė cilėn ėshtė bashkuar sapo ėshtė kthyer nga Turqia. Ai ėshtė stėrvitur nėn komandėn e Josės nė seancat stėrvitore tė dy ditėve tė fundit, tė premten dhe tė shtunėn e kaluar. Tė hėnėn (sot) do tė fillojmė pėrgatitjet direkt pėr ndeshjen e parė tė rifillimit tė betejės sė kampionatit, thotė Lika, duke pasur ndėrmend ndeshjen me Kastriotin. Do tė luajmė nė transfertė, por akoma nuk e dimė se nė ēfarė fushe, pasi stadiumi i Krujės ende nuk ėshtė gati kujton Lika. Ai ėshtė tepėr optimist se do ta kalojnė me sukses kėtė ndeshje. Ta nisim aty ku e lamė thotė Lika, duke e sqaruar atė qė ka dashur tė shprehė: E kam fjalėn pėr ndeshjen e fundit tė vitit tė kaluar, me Tiranėn. Pra, e kemi lėnė me njė fitore spektakolare dhe me tė tillė duhet ta rinisim kampionatin. Edhe pse do tė jetė patjetėr e vėshtirė, tė gjithė nė skuadėr jemi optimistė pėr fitoren e trepikėshit nė kėtė ndeshje.
Merkato, 90 pėr qind kuqeblu
Nė ditėt e para tė janarit, Lika lakohej si futbollisti mė i kėrkuar i merkatos dimėrore, kur, sipas mediave, ofertat vinin nga Sllavia e Sofjes, nga Zvicra, ndėrkohė qė Tirana ishte mė e interesuara, madje duke hedhur edhe hapa konkretė, duke i dėrguar ofertėn nė Shkodėr. Megjithatė, asnjėra prej tyre nuk avancoi mė tej, tė paktėn deri mbrėmė, rreth orės 18:00, kur bashkėbiseduam me tė. Eshtė e vėrtetė qė kam qenė shumė pranė njė transferte thotė Lika pėr gazetėn tonė, ndėrsa sqaron se pengesė ėshtė bėrė klubi Vllaznia, kontrata me tė cilin e lidh edhe pėr dy vite tė tjera. Lika falėnderon menaxherin Rudi Vata pėr interesimin e tij, duke theksuar se nuk ka pėr ti shkėputur marrėdhėniet me tė. Me 90 pėr qind jam pjesė e Vllaznisė dhe pėr vazhdimėsinė time nė kėtė skuadėr, sidomos pėr anėn financiare, do tė bisedojė nė ditėt e para tė javės me presidentin Fushaj, thotė Lika, qė tashmė duket se e ka mendjen tėrėsisht te skuadra kuqeblu, pėr ti shėrbyer sa mė mirė asaj, ashtu si edhe gjatė fazės sė parė, ku u dallua pėr formėn sportive, mė e mira pėr tė deri tani.
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|