Posted: Mon Feb 11, 2008 1:53 pm Post subject: KS Tepelena
Sherri nė stadium, Tepelena rrezikon rėnien
Klubi i Tepelenės rrezikon rėnien nga kategoria, pas dhunės sė ushtruar dy ditė mė parė ndaj arbitrave, nė fund tė ndeshjes ndaj Pogradecit. Nė bazė tė rregullores, sanksioni nė kėtė rast ėshtė tepėr i rėndė, ndonėse shefi i Garave Ilir Shulku nuk dėshiron tė japė njė version pa parė mė parė procesverbalin e ndeshjes. "Ka disa pika pėr kėtė rast, ku kryesorja ėshtė rėnia. Sa i pėrket rezultatit, duhet ta dimė se dhuna ka ndodhur pas ndeshjes. Megjithatė, do tė priten pamjet dhe raporti i ndeshjes e mė pas mund tė jepet njė version i qartė", tha shefi i Garave nė FSHF. Dy ditė mė parė, nė fund tė takimit Tepelena-Pogradeci (1-1), lojtarėt dhe ndihmės trajneri i Tepelenės masakruan arbitrin kryesor Shkėlqim Balliu dhe anėsorin Erald Deraj. _________________ FutbolliShqiptar.net
Disiplina dhunon Tepelenėn
14 Shkurt Ka luajtur me zgjarrin, thuajse ēdo ndeshje nė fushėn e saj, por nė fund e ka pėsuar. Tepelena, e gjithėpranuar nė kategorinė e parė si fusha mė e vėshtirė, nuk do tė njohė mė fjalėn futboll, tė paktėn zyrtarisht, pėr pjesėn e mbetur tė sezonit. E ka vendosur Komisioni i Disiplinės nė FSHF, pasi ka analizuar ngjarjet e rėnda tė takimit kundėr Pogradecit, fundjavėn e kaluar. Vendimi sjell automatikisht rėnien e klubit nė kategorinė e dytė. Gjithashtu, dy trajnerėt Selimi e Kasneci, tė cilėt sipas raporteve tė gjyqtarėve, kanė marrė pjesė nė kasaphanėn e fund?ndeshjes janė dėnuar respektivisht me nga njė dhe dy vite. Edhe disa lojtarė morėn dėnime shembullore. Gaba, Merja dhe Guga, pėr rrahje publike tė gjyqtarėve u pėrjashtuan pėr njė vit nga aktivitet sportive nė Shqipėri.
Dėnimi i Tepelenės, ishte lehtėsisht i parashikueshėm, duke qenė se ngjarjet, fatmirėsisht tė filmuara nga disa kamera tė pranishme nė stadium, skandalizuan tė gjithė opinionin sportiv nė Shqipėri. Anulimi i njė goli, qė pėr standartin e Tepelenės ishte i rregullt (disa lojtarė ndėrhynė dhunshėm ndaj portierit, duke ia hequr topin nga duart, e mė pas shėnuan) i ka dhėnė jetė njė gjuetie tė vėrtetė shtrigash, kundėr gjyqtarėve dhe lojtarėve kundėrshtarė. Grushtat, shkelmat nga trajnerėt dhe disa lojtarė tė Tepelenės kundėr treshes sė gjyqtarėve e lojtarė tė Pogradecit, shihen qartėsisht nė pamje. Faji i vetėm i viktimave, ishte oponenca ndaj Tepelenės qė dėshironte tė fitonte me ēdo kusht e me ēdo ēmim. Vetėm ndėrhyrja e policisė me tė shtėna nė ajėr, ka mundur tė vėrė rregullin dhe tė shpėtojė jetėn e gjyqtarėve, por edhe lojtarėve tė Tepelenės.
Fusha e tmerrshme? Pas Tepelenės, janė ankuar thuajse tė gjithė. nė fakt ankesat janė kaq tė zakonshme nė kategorinė e parė, por nė rastin e klubit jugor, tė gjitha rakordojnė nė disa pika tė veēanta. Gjė qė e bėn kauzėn e tyre mė tė besueshme. Duke qenė, njė skuadėr teknikisht inferiore (Tepelena, ska marrė asnjė pikė jashtė fushės), tė besuarit e Selimit, sipas pretendimeve tė kundėrshtarėve, kanė pėrdorur forma tė tjera. Fillimisht frikėsim i gjyqtarėve e mė pas lojė e dhunshme ndaj kundėrshtarit. Nė fund shėnimi i golit pas goditjeve standarte, duke mos lejuar portierin tė reagojė. Nė fillim ėshtė ankuar Ada e Velipojės, qė e quajti vizitėn e saj nė Tepelenė si njė vizitė nė Afganistan. Kanė vazhduar mė pas skuadra si Apolonia, e cila pretendoi se rrezikoi jetėn e lojtarėve nė kėtė fushė. Po kėshtu edhe disa klube tė tjera
Nėse Apeli nuk do tė ndryshojė kėtė vendim, Tepelena, do ti japė fund njė sezoni tė dėshpėruar nė kategorinė e parė. Duke mos pasur financat e mjaftueshme, pėr tė konkurruar, skuadra e drejtuar nga njerėz qė ishin vetė protagonistė tė sherreve kryesore ė fushė, do tI japė fund njė sezoni tė trishtuar. Ajo ēka ėshtė mė kryesore, shumė lojtarė nuk do tė rrezikojnė shėndetin e tyre atje. Gjithnjė nėse ndonjė klub tjetėr nuk do tė ngrejė flamurin e rėnė tė Tepelenės _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum