Posted: Mon Oct 06, 2008 12:57 pm Post subject: Kombetarja - Demtohet Lika, thirret Ujkani
Portieri kosovar i Palermos, Samir Ujkani, ėshtė ftuar nė Kombėtaren A tė Shqipėrisė pėr dy ndeshjet e ardhshme eliminatore kundėr Hungarisė dhe Portugalisė. Kjo ėshtė bėrė e ditur tė dielėn nga shefi i ekipeve kombėtare nė FSHF, Ermal Kuka, ndėrsa ėshtė konfirmuar nga vetė Ujkani. Sipas Kukės, Ujkani ėshtė ftuar nė vend tė Ilion Likės, i cili ka thėnė se ėshtė dėmtuar nė ndeshjen e djeshme kundėr Amkarit (0-0). Kjo ėshtė hera e parė qė 20-vjeēari Ujkani ėshtė ftuar nė Pėrfaqėsuesen A tė Shqipėrisė.
Jam shumė i lumtur qė mė kanė ftuar nė Pėrfaqėsuesen A tė Shqipėrisė. Nuk besoja se do tė merrja ftesė kaq shpejt, - ka thėnė Ujkani tė dielėn pėr Koha Ditore. - Ftesa e FSHF-sė ka arritur nė klub, por me vonesė. Pėr kėtė arsye klubi ka mundėsi qė mos tė mė lirojė tė bashkohem me kombėtaren. Nesėr do tė pyes zyrtarėt e klubit dhe nuk besoj se do tė mė krijojnė probleme, edhe pse kėtu afatet i respektojnė nė maksimum, ka shtuar Ujkani. Samir Ujkani qė nga vera e vitit tė kaluar luan pėr Shpresat (U-21) tė Shqipėrisė. Deri tani ka regjistruar pesė paraqitje.
Pėrveē ftesės mė gėzon shumė edhe fakti qė do tė kam rastin tė stėrvitem pėr dhjetė ditė me Arjan Beqajn. Sigurisht do tė mėsoj shumė nga ai. Beqaj ėshtė portier shumė i mirė dhe me pėrvojė tė madhe, ka shtuar Ujkani. Ai ėshtė njėri prej gjashtė futbollistėve kosovarė qė ka ftuar Arie Han pėr ndeshjet eliminatore tė Botėrorit Afrika e Jugut 2010. Shqipėria mė 11 tetor i shkon nė konak Hungarisė, ndėrsa katėr ditė mė vonė Portugalisė. Han ka ftuar edhe portierin Arian Beqaj, mbrojtėsit Armend Dallku e Debatik Curri, mesfushorin Lorik Cana dhe sulmuesin Besart Berisha. Han ka ftuar tre portierė pėr dy ndeshjet e ardhshme. Pėrveē Beqajt e Ujkanit do tė grumbullohet edhe Isli Hidi.
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum