Futbolli Shqiptar :: Lajme nga futbolli shqiptar
RapturePHP
index.php profile.php?mode=register faq.php memberlist.php search.php  

Lajme nga futbolli shqiptar
Page 1, 2  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Futbolli Shqiptar
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.





Status:

Posted:     Post subject:

Back to top
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Wed Apr 02, 2008 1:15 pm    Post subject: Lajme nga futbolli shqiptar Reply with quote

Sqarimi i FSHF-sė: Superiorja, dy ekipe nė "play-out"

Sektori i Garave nė FSHF u ka kujtuar tė gjitha skuadrave tė Kategorisė Superiore dhe Kategorisė sė Parė ndryshimet e kalendarit tė aktiviteteve tė miratuara pėr sezonin aktual 2007-2008. Nė vendimin e miratuar nga Komiteti Ekzekutiv mė 11 korrik tė vitit 2007 dhe mė pas edhe nga klubet pjesėmarrėse nė aktivitet, figurojnė dy skuadra pjesėmarrėse nė "play-out" dhe jo vetėm njė, siē mendohej deri tani. "Pėr sezonin 2007-2008, kampionati i Kategorisė Superiore do tė zhvillohet me 12 skuadra dhe 3 faza. Ndryshon vetėm zbritja nga Kategoria Superiore nė Kategorinė e Parė. Nė pėrfundim tė kampionatit tė Kategorisė Superiore, ekipet qė renditen nė vendin e 11-tė dhe 12-tė nė klasifikimin e pėrgjithshėm, zbresin nė Kategorinė e Parė, ndėrsa ekipet qė renditen nė vendin e 9-tė dhe 10-tė, pėr tė siguruar qėndrimin nė Kategorinė Superiore, zhvillojnė "play-out" me ekipet qė renditen nė kampionatin e Kategorisė sė Parė nė vendet 3 dhe 4. Pėr sezonin 2007-2008, kampionati i Kategorisė sė Parė do tė zhvillohet me 18 skuadra. Nė pėrfundim tė kampionatit nga Kategoria e Parė zbresin 4 skuadra nė Kategorinė e Dytė dhe nga Kategoria e Dytė ngjiten 2 skuadra", shkruhet nė sqarimin e FSHF-sė.
_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 02, 2008 3:29 pm    Post subject: Reply with quote

PSE NUK DIHEJ KJO QE E SQARUN KTA? Shocked
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Wed Apr 02, 2008 4:42 pm    Post subject: Reply with quote

Partizani_One wrote:
PSE NUK DIHEJ KJO QE E SQARUN KTA? Shocked


se paskan dit klubet ka mundsi  Very Happy
_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 02, 2008 8:27 pm    Post subject: Reply with quote

e dinim ne se dimim klubet?!?! Shocked  Laughing
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Fri Apr 04, 2008 8:18 pm    Post subject: Reply with quote

Kam temperaturė”, mė pas shqiptari humb jetėn
4 Prill   Geri Shatku ishte njė portier. Tė martėn kishte temperaturė dhe trajneri i kishte dhėnė leje pėr tė shkuar nė shtėpi dhe pėr t’u qetėsuar. Ai ka ndaluar pak pėr tė parė futbollistėt e tjerė qė stėrviteshin, ndėrkohė qė gjendja e tij keqėsohej dita ditės. Por aksush nuk e imagjinonte dot atė qė mund tė ndodhte nė ditėt nė vijim. Ka vdekur pėr shkak tė njė virusi meningjiti, portieri titullar i skuadrės sė Ivrea?s, pėr U?17 dhe portieri i tretė i skuadrės sė parė qė luan nė C2. Tani, pėrveē familjarėve dhe shokėt e skuadrės i janė pėrfshirė njė kontrolli mjekėsor pėr tė ndaluar pėrhapjen e virusit.

Geri ishte praktikisht njė premtim pėr futbollin. Nga Shqipėria kishte mbėrritur nė moshėn 11 vjeēare dhe menjėherė kishte insistuar tė luante nė qytetin e Juventusit, skuadrės sė tij tė zemrės dhe pėr kėtė arsye zgjedh Torinon dhe Ivrean. Bėnte stėrvitje me U?17 dhe dy herė nė javė paraqitej edhe me skuadrėn e madhe. Dhe nuk e fshihte kurrė qė donte tė bėhej njė portier i madh i futbollit evropian. E ėma, Rukije, dhe i ati, Burhan, janė me lot nė sy: “Kishim dy fėmijė tė shkėlqyer, tani kemi vetėm njė”. Geri luante futboll, ndėrkohė qė Sidi qė ėshtė tre vite mė i madh studion pėr ekonomik nė Milano dhe ka fituar njė bursė studimi pėr nė Amerikė. Por ėndėrra e kėsaj familjeje perfekte tani ėshtė shuar. Njė dhimbje koke shumė e fortė, temperaturė e lartė, vėshtėrėsi nė tė folur dhe nė tė lėvizur. Gjithēka nė harkun e pak orėve. Nė 23:30 Geri ka shkur nė spital, nė orėn 7 tė mėngjesit mjekėt kanė dhėnė lajmin e keq.

Ajo qė mbetet ėshtė shija e hidhur dhe humbja tragjike. Atje nė Itali kanė filluar hetimet mjekėsore. Ndshta programi stėrvitor mund tė ketė ndikuar dhe pėr kėtė arsye janė marrė nė pyetje shokėt e skuadrės. Por familjes, prindėrve dhe vėllait ka shumė pak pėr t’i thėnė. Atyre u ka humbur “portieri” i shtėpisė.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 09, 2008 8:59 am    Post subject: Reply with quote

Rrėfimi i kamerunasit: Si mė pėshtynė e mė goditėn nė Kukės
8 Prill   “Kam luajtur nė shumė ekipe kėtu nė Shqipėri, e megjithatė nuk kam parė kurrė vende si Kukėsi, ku rrezikuam edhe jetėn, pasi shkelmat e grushtat kanė qenė tė shumta, duke filluar qė nga lojtarėt vendas e deri te civilėt, qė nuk na linim tė dilnim pa na qėlluar e pėshtyrė”. Me kėto fjalė, kamerunasi Akamba, ka shpjeguar dje ngjarjen e pas Kukėsi?Tėrbuni, ku ai ishte i dhunuari kryesor. Sipas tij lojtarėt vendas e kanė qėlluar disa herė kur ai merrte topin, tifozėt e kanė fishkėllyer gjatė lojės dhe e kanė qėlluar me grushta pėrpara se tė dilte nga stadiumi, apo edhe nė dhomat e zhveshjes, kur ėshtė goditur nga policia bashkiake e Kukėsit. Lojtari ka hematoma tė rėnda nė tė gjithė trupin. Edhe disa lojtarė tė tjerė pukjanė, kanė mbetur tė dėmtuar, nga dhuna e drejtuesve, lojtarėve apo edhe disa civilėve qė gjendeshin brenda rrethimit tė stadiumit. Hajdari, Duka dhe Male, ishin futbollistėt e tjerė tė dėmtuar. Ky i fundit ėshtė ēarė nė faqe nga njė gur, ndėrsa lojtari ka pėrfunduar nė spital me dy tė qepura. Flet futbollisti, Akamba: “Kudo kam luajtur nė Shqipėri, por nė Kukės nuk mė kanė zėnė sytė diēka tė tillė. Nuk e kuptoj se ē’donin tė na bėnin, pasi na kanė gjuajtur me shkopinj e gurė pa hesap, pa harruar tė them se ofendimet ishin nga mė tė ndryshmet. Sidoms kur ne kemi shėnuar ata janė egėrsuar dhe me sa kuptova nga shokėt, kuksjanėt luanin pėr Albpetrolin, ndaj edhe donin tė fitonin me cdo kusht. Gjithsesi jo vetėm nė fushė por edhe kur dolėm nga stadiumi, publiku i irrituar na ka gjuajtur tė gjithėve, kur ne po drejtoheshim nė autobuzin tone. Kemi dalė nga dhomat e zhveshjes kemi dalė pas dy orėve nga fundi i ndeshjes, e megjithatė prapė na kanė gjuajtur” ?mbylli prononcimin e tij njėri nga lojtarėt e Tėrbunit, kamerunasi Akamba, i cili dje ka qenė nė njė klinikė nė Tiranė, pėr t’u kuruar.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Wed Apr 09, 2008 12:42 pm    Post subject: Reply with quote

Partizani_One wrote:
Rrėfimi i kamerunasit: Si mė pėshtynė e mė goditėn nė Kukės
8 Prill   “Kam luajtur nė shumė ekipe kėtu nė Shqipėri, e megjithatė nuk kam parė kurrė vende si Kukėsi, ku rrezikuam edhe jetėn, pasi shkelmat e grushtat kanė qenė tė shumta, duke filluar qė nga lojtarėt vendas e deri te civilėt, qė nuk na linim tė dilnim pa na qėlluar e pėshtyrė”. Me kėto fjalė, kamerunasi Akamba, ka shpjeguar dje ngjarjen e pas Kukėsi?Tėrbuni, ku ai ishte i dhunuari kryesor. Sipas tij lojtarėt vendas e kanė qėlluar disa herė kur ai merrte topin, tifozėt e kanė fishkėllyer gjatė lojės dhe e kanė qėlluar me grushta pėrpara se tė dilte nga stadiumi, apo edhe nė dhomat e zhveshjes, kur ėshtė goditur nga policia bashkiake e Kukėsit. Lojtari ka hematoma tė rėnda nė tė gjithė trupin. Edhe disa lojtarė tė tjerė pukjanė, kanė mbetur tė dėmtuar, nga dhuna e drejtuesve, lojtarėve apo edhe disa civilėve qė gjendeshin brenda rrethimit tė stadiumit. Hajdari, Duka dhe Male, ishin futbollistėt e tjerė tė dėmtuar. Ky i fundit ėshtė ēarė nė faqe nga njė gur, ndėrsa lojtari ka pėrfunduar nė spital me dy tė qepura. Flet futbollisti, Akamba: “Kudo kam luajtur nė Shqipėri, por nė Kukės nuk mė kanė zėnė sytė diēka tė tillė. Nuk e kuptoj se ē’donin tė na bėnin, pasi na kanė gjuajtur me shkopinj e gurė pa hesap, pa harruar tė them se ofendimet ishin nga mė tė ndryshmet. Sidoms kur ne kemi shėnuar ata janė egėrsuar dhe me sa kuptova nga shokėt, kuksjanėt luanin pėr Albpetrolin, ndaj edhe donin tė fitonin me cdo kusht. Gjithsesi jo vetėm nė fushė por edhe kur dolėm nga stadiumi, publiku i irrituar na ka gjuajtur tė gjithėve, kur ne po drejtoheshim nė autobuzin tone. Kemi dalė nga dhomat e zhveshjes kemi dalė pas dy orėve nga fundi i ndeshjes, e megjithatė prapė na kanė gjuajtur” ?mbylli prononcimin e tij njėri nga lojtarėt e Tėrbunit, kamerunasi Akamba, i cili dje ka qenė nė njė klinikė nė Tiranė, pėr t’u kuruar.


Aty kan ngren dru shqiptaret, jo me ky qe e kane dyfish inat se eshte kundershtar dhe zezak.
_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 09, 2008 1:27 pm    Post subject: Reply with quote

ka dhe pretendime pale Laughing
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Thu Apr 17, 2008 5:08 pm    Post subject: Reply with quote

Jeta pa futboll e Patushit: “Tė vėrtetat e Tiranės”
17 Prill   Nė kompleksin stėrvitor “Dajti” luhet njė tjetėr ndeshje. E tėra jashtė fushe. Agustin Kola me njė ēantė nė shpinė pėrshėndetet me Saimir Patushin. Tė dy nuk luajnė mė futboll dhe madje kanė zgjedhur dy mėnyra krejt tė ndryshme pėr tė jetuar jetėn e ēuditshme pas futbollit. Agustini nė luftė tė vazhdueshme me kohėn ngjan ende si tė paktėn 28 vjeē. Jo vetėm pėr energjinė qė transmeton, por edhe pėr stėrvitjen qė nuk e ndėrpret pėr asnjė moment. Tjetri njė nga ata qė tė gjitha e kanė konsideruar njė gladiator, dy tri kile mė shumė i ka vėnė, por si thotė edhe ai vetė: “Rreth barkut, ėshtė njė torturė”. Sporti nuk e josh mė, biznesi ėshtė njė “intrigė”. Ish futbollisti i Tiranės, po jo vetėm i saj, ka zgjedhur njė mėnyrė origjinale pėr tė qenė larg futbollit. Punė paradite, familje, ndonjė kalēeto tek tuk. Ndonjėherė i thėrret mendjes dhe thotė: tė kthehem. Por mė pas pendohet pėr kėto mendime. Ėshtė mėkat tė luash nė kėtė futboll.



Futbolli i Patushit nuk ka filluar me Tiranėn?

Nė mėnyrė ironike, po. Qė fėmijė kam qenė tifoz i kėsaj skuadre. Nuk diskutohet qė nė provincė e ke tė vėshtirė tė mos bėhesh tifoz me njė skuadėr tė madhe. Kisha dy shokė tė ngushtė nė klasė, njėri ishte me Partizanin, tjetri me Vllazninė. Unė isha ndryshe dhe shpesh nuk e pėlqenin kėtė simpati timen.

Megjithatė futbollist u bėtė nė Bosnjė?

Bosnjė dhe Serbi. Pėr 5 vite me radhė luajta jashtė Shqipėrisė derisa u ktheva te Vllaznia. Te Zelje nė Bosnjė kam kaluar vitet mė tė mira sportive, ndėrsa Obiliē ishte njė presion i jashtėzakonshėm, njė skuadėr shumė e fortė.

Ēfarė kujton nga ajo kohė?

Ndoėnjėrit mund t’i vijė keq por ne jemi 50 vite mbrapa. Dhe duam tė paktėn edhe 30 vite qė t’I afrohemi Bosnjės sė sotme. Ēdo gjė ku funksiononte si nė perėndim. Nuk kam dėgjuar ndonjėherė nė 5 vite tė mė akuzojė kush ėr shitje ndeshjesh. Asnjėrin madje nga skuadra ime. Gjithēka parashikohej nė kontratė. Nuk kishte asnjė aryse qė presidenti tė vinte tė mė takonte, pėrkundrazi ai nuk dukej fare nė klub. Nėse respektonim kontratėn ishim OK, nė tė kundėrt kishim sanksione. Madje mund tė them qė edhe me mediat ishte ndryshe.

Si ishte?

Nuk lexoja ndonjėherė shkrime qė flisnin nė ajėr, pėr lojtarė tė shitur e tė blerė. Nuk kishte kurrė shkrime pa regjistrim, nuk kishte rast qė nėse shkruhej ndonjė budallallėk tė mos pėrgėnjeshtrohej tė nesėrmen.

Ka pasur ndonjė moment interesant sportiv?

Po kur luaja me Obiliē u ndeshėm me Zeljen nė turin e dytė tė Kupės UEFA. Nė atė periudhė Serbia dhe Bosnja vijonin tė kishin shumė konflikte. Kur hyja nė stadium mė rrėnqethej mishi. Ka qenė e jashtėzakonshme. Megjithatė ndeshje tė mėdha bėnim plot, si nga Partizani i Beogradit, Crvenva Zvezda, etj.

Pse u rikthyet nė Shqipėri?

Nė fillimin e viteve 2000 Myftar Ēela mė kėrkoi, madje me insistim. Tė them tė vėrtetėn kisha 5 vite qė nuk shkelja pėr arsye tė miat nė tokė shqiptare. Doja patjetėr tė vija. Oferta edhe nga ana financiare ishte e lartė. Pėr 10 mijė marka mė pak do flutoroja vetėm tė isha nė shtėpinė time. Me Vllazninė ruaj kujtime tė shkėlqyera, ka qenė njė dy vjeēar i jashtėzakonshėm ku morėm edhe titullin nė njėrin vit. Por mė pas filloi Tirana?

Dhe u bėtė pjesė e historisė bardheblu?

Ndeshjet e para nuk luaja dot sepse ende nuk kishte mbėrritur kartoni nga Vllaznia. Kishte njė rivalitet tė jashtėzakonshėm. Bulku pėrshembull nė 2002 nuk luante shpesh si titullarė, ishte edhe Jupi, ishte edhe Muka, ishte dhe Fortuzi dhe Merkoēi, dhe Rudi Vata. Njė nuėmr i madh lojtarėsh tė mėdhenj. Nė krah tė majtė erdhi Lici, njė lojtar i shkėlqyer. Nuk kishte se si tė mos fitonim. Mendo kishim edhe Fjodor Xhafėn nė sulm. Stoli ishte i mbushur me kampionė. Nallbani pėrshembull nė atė periudhė nuk luante dot te Tirana se ishte Egbo dhe Hidi. Ēfarė skuadre nuk e harroj dot kurrė.

Por merita ishte e El Sajed?

Po tė them tė vėrtetėn, po, krijoi njė sistem tė shkėlqyer dhe pėrveē kėsaj na kėnaqte tė gjithėve ne financiarisht. Skuadra nuk kishte shumė thashetheme dhe intriga, luanim tė tėrė pėr fanelėn. Nuk diskutonim asgjė, madje kampionatin e fituam kushedi se sa pikė pėrpara. Dy vitet e para ishin tė shkėlqyera.

Kur e kuptuat qė ishit i rėndėsishėm?

Qė nė ndeshjen e parė kundėr Nacionalit tė Bukureshtit nė Kupė. Luajta 70 minuta shumė tė mira dhe kur dola me barrelė i dėmtuar pashė njė stadium tė tėrė qė mė duartokiste. Njėsoj si pėr Fortuzin. Thashė me vete: i Fitova.

Nė 2004 El Sajedi iku?

Po, erdhėn donatorėt. Katėr vetė, katėr mendje, shtoji edhe nga katėr fėmijė e kushėrinj dalin 122 mendje. Mendoj se kėtu filloi kriza e Tiranės. Tė kuptohemi, jetojmė nė Shqipėri, donatorėt kishin tė preferuarit e tyre, brenda dhe jashtė fushe. U krijua njė klimė e vėshtirė. Pastaj roli i sekretarit tė klubit Muēa u bė shumė pėrcaktues nė njė moment tė tillė. Ishte e padurueshme, secili ankohej, qahej dhe pėrfitonte te donatori i preferuar. Sepse nė Shqipėri asnjė herė nuk firmos me stilolaps, bėhen gjithnjė biseda dhe jepen fjalė pa nėnshkruar.

Po ju lojtarėt nuk kishit asnjė faj?

Po ne po kishin faj sepse fundja nė shumė raste ishim ne qė shkonim te donatorėt dhe jo donatorėt te ne. Por un- besoj se futbollisti ėshtė padyshim mė i pėrvuajturi nė kėtė histori. Nė fund tė fundit ne duam tė marrim paratė dhe sigurisht qė do krijojmė aleancat tona pėrderisa nė sistem asnjėherė nuk respektohen kontratat. Krijuam edhe ne ndoshta klanet tona, por qė pėr hir tė sė vėrtetės nuk ndikonin fare nė fushėn e lojės.

Ēfarė do tė thotė kjo?

Po unė s’mbaj mend tė humbisnim ndeshje vetėm sepse ishim tė zėnė ose nuk shkonim mirė. Nė fushė tė thyenim kėmbėt, ju siguroj se asnjėherė nuk kemi lėnė ndeshje pėr inat tė njėri tjetrit. Luanim futboll, si ne nuk kishte askush. Dhe nė ato tre vite duke pėrfshirė edhe vitin e parė tė donatorėve ju siguroj se Tirana ishte skuadra mė e mirė pas viteve _90 nė Shqipėri. Merrnim kėdo na dilte pėrpara.

Pse u prish gjithė kjo histori?

2005?06 ishte sezon pėrcaktues. Donatorėve u rrėshkiti situata nga duart dhe nuk arritėn kurrė ta menaxhonin si duhet. Tirana ngeli pa lojtarė. Erdhi Menikini po ai nuk kishte shumė se ēfarė tė bėnte. Mendo pėrpara ndeshjes me Korēėn mė morėn mua nga Vllaznia dhe paguan 75 mijė euro pėr tė mė marrė. Ndėrkohė mė kishin aty dhe mė larguan nė verė. Mezi bėheshin 11 vetė nuk dilnin dot nė fushė. Megjithatė ne ishim dinjitozė deri nė fund, dhe madje arritėm vendin e dytė dhe ndoshta me pak fat mund tė shkonim sėrish nė krye.

Nė kėto katėr vite nuk ishte gjithēka kaq e thjeshtė, janė ndėrruar shumė trajnerė dhe ka pasur shumė probleme brenda jush lojtarėve?

Po ju thashė qė nė Shqipėri asnjėherė nuk firmoset pėr asgjė dhe futbolli shqiptar nuk luhet sipas rregullave. Prandaj ndodhin tė tilla gjėra. Kemi pasur, pėrshembull trajner Haxhiabdiēin. E hoqėn, megjithėse unė them qė trajner si ai vėshtirė tė kem parė nė kampionatin shqiptar. Arsyet e klubit nuk mund t’i paragjykoj.

I marrim me radhė trajnerėt. Mema?

Sula nėnqesh. Teoria e tij ėshtė e dalė jashtė mode. Thotė qė Tirana bėhet me tironca por e ka gabim. Dhe e mban mend shumė mirė njė rast. Nė ndeshjen me Tbilisin shkuam me penallti. i afrohet Fortuzit dhe i thotė: Fortuz gjuaj ti penalltinė e parė, jo i thotė Fortuzi. Mė pas i shkon Dedes dhe edhe ai nuk pranon. Tė tretit mė tha mua: i thashė e gjuaj unė. Por tirona bėhet me tironca, o Sul.

Josa?

Njeriut qė nuk ia fal kurrė atė qė ka bėrė. Ju nuk e dini se sa shumė kanė bėrė disa lojtarė tė Tiranės pėr ta pasur Josėn trajner. E kemi mbėshtetur nė ēdo moment madje nė ndonjė rast ua kemi punuar pas shpinės edhe trajnerėve tė tjerė pėr ta rikthyer. Dhe nė fund ky Josė na hodhi nė rrugė tė madhe. Na largoi, megjithėse mė pas e pa edhe vetė se si pėrfundon te Tirana e donatorėve. Nuk ia fal kurrė.

Ende nuk keni folur me tė?

Jo as kam pėr ta bėrė kurrė. E kemi konsideruar shumė mik, jo vetėm unė por edhe disa tė tjerė e nė fund na braktisi.

Starova?

Bob i vėrtetė.

Ēdomethėnė kjo, ju gjithnjė jeni ankuar nga ai?

Ai trajner ha bukė veē, dhe unė shpesh ia kam thėnė nė sy mbrapa qė tė kam rėnė nė qafė kot. Tjetėr punė qė ne shumė gjėra i bėnim pėr inat. Na ishte mbushur mendja se ishim futbollistėt mė tė mirė nė vend dhe mund tė bėnim ē’tė donim. Pastaj Starova kishte njė cilėsi tė madhe, nuk mbante kurrė inat, mbaronte ndeshja, mbaronte konflikti. Mė shumė e kemi pasur ne fajin pėr sherret se sa ai. Si trajner ka qen` i shkėlqyer pėr nvielin e futbollit shqiptar, vėrtet njė Bob edhe nė sjellje. Nuk jam kėtu pėr t’i bėrė lajka askujt, po ju them tė vėrtetėn.

Menikini?

Ndenji shumė pak, por mund tė konstatoj se ato katėr javė qė kam punuar me tė kam parė njė skuadėr dhe njė stėrvitje tėrheqėse, ndryshe nga tė tjerėt. Pėrtej kėsaj kishte shumė autoritet edhe te donatorėt. Ndoshta sepse ishte i huaj. Tė kuptohemi nuk ishte Trapatoni gjithsesi

Dhe Alimehmeti?

Ja kam thėnė edhe nė Elbasan nuk ka lidhje me futbollin, fare.

Ēfarė nuk funksionte te ajo Tiranė?

Unė kam pasur gjithnjė bindjen se nuk funksiononte drejtimi. Mė kujtohet Fatmir Frashėri qė thonte se nėse njė pakėnaqėsi qė do kenė lojtarėt do shkojnė te donatorėt pa ardhur mė parė tė presidenti, atėherė do iki. Dhe Fatmiri iku menjėherė sepse e kuptoi qė nė atė ambjent nuk mund tė bėnte mė asgjė.

Ka pasur gjithsesi edhe momente tė bukura?

Pse vetėm njė. Unė do ju kujtoj njė histori nė Budapest, njė ndeshje qė e fituam edhe ku mund tė ishim futur nė histori.

Nė tė njėjtėn ndeshje ku u akuzuat pėr trukim?

Zoti ėshstė i madh dhe i sheh tė gjitha. Ndeshjen e parė e kishim humbur 2?3, megjithatė kishim luajtur shkėlqyeshėm. Njė futboll i madh. Nė ndeshjen e dytė donatori Nuri ka qenė nė dhomėn tonė edhe na ka thėnė: kemi sinjale qė po shisni ndeshjen, si ėshtė e vėrteta. Unė i pari kam dalė edhe kam thėnė, na kėto mijėra euro dhe vėri bast pėr Tiranėn. Pas meje u ngrit gjithė skuadra. U bė njė shumė e madhe parash. i thamė donatorit qė ne po rrezikojmė paratė tona vetėm qė tė mos njollosemi dhe ju tė bindeni se nuk kemi shitur asgjė. i vumė dhe me vete qanim nga inati. Askush nė kėtė futboll nuk tė beson mė. Madje as trajneri nuk besonte. Nė fushė ishte njė mrekulli. Muka shėnoi njė gol dhe na duhej edhe njė tjetėr dhe shkonim nė turin e tretė. Ēdo tė thonin tė gjithė ata qė mendonin se do humbisnim 4?0. Ne po fitonim. Muka fitoi edhe penallti. Shkova dhe i thashė: Dev ma lėr mua kėtė gjuajte. Ma lėr mua tha se jam mirė. Dhe nuk shėnuam. Por nuk ishte faji i Mukės. Ishim tė pafat. Nė fund edhe Lici ka bėrė shtyllė. Kemi qarė si fėmijė. Pėrzihej brenda inati qė nuk u kualifikuam dhe kėnaqėsia qė i hodhėm poshtė gjithė fjalėt. Por pastaj menduam: qė kėshtu zgjidhen gjėrat, sepse nė futboll edhe mund tė humbasėsh. Ka qenė njė ditė e jashtėzakonshme. Ne ishim afėr turit tė tretė kur shoh Tiranėn tani mė duket njė skuadėr pa identitet.

Kthehemi te trajnerėt. Pse gjithė ky mllef?

Uroj zotin qė brezi i ri tė mos trajnohet nga trajnerėt qė na kanė stėrvitur ne. Nuk e njoh Ilir Dajėn por pėr kėta qė janė nė qarkullim nuk kam asnjė konsideratė profesionale. Trajnerė qė nuk fitojnė dot njė ndeshje taktike. Trajnerė qė shumė rallė bėjnė ndonjė zėvendėsim dhe qė nuk dinė tė organizojnė njė stėrvitje tė kėndshme. Kta nuk janė trajnerė mė vjen keq qė po e them.

Megjithatė ky futboll ėshtė?

Po nga njėra anė nuk kanė faj as ata, jemi nė njė futboll balte. Salihi kur shkoi nė Austri mė tha: ne paskemi qenė mes kafshėve dhe prandaj jemi sjellė si kafshė. Mė kujtohet qė i thoja Bulkut dhe Hidit qė para katėr viteve: Ikni, firmosni pėr mė pak para, vetėm ikni nga balta. Ky futboll s’ka pėr t’u bėrė kurrė. Ėshtė njė teatėr i madh.

Kthehemi pak te irana, kush ishte shkaktari kryesor?

Pėr mua dhe kėtė e them me plot gojė e keqja mė e madhe e Tiranės ka qenė Shkėlqim Muēa. Pa asnjė diskutim. Vetėm njė gjė qė po ju them, si ka mundėsi qė nga Tirana nė dhjetor tė vitit 2004 iku Fortuzi, emblema e kėsaj skuadre.

Por Fortuzi nė atė vit dukej si lėnė pas dore edhe nga lojtarėt?

Fortuzi ėshtė gjėja mė e bukur e Tiranės, ėshtė pasioni dhe sporti i kėsaj skuadre nė 29 vitet e fundit. Njė kapiten dhe flamur i vėrtetė, mė falni por mos duhet ta respektonte klubi mė shumė se sa ne.

Kapiten tani ėshtė Muka, keni qenė shumė miq bashkė?

Eh Devi unė vijoj tė besoj se Devi e do atė skuadėr, bėn gjithēka pėr atė ekip. Ndoshta po tė kishte menduar mė shumė pėr veten nuk do ishte kthyer nė Shqipėri. Do vijonte tė luante nė nivele tė larta edhe jashtė.

Dabulla plotėsonte treshen e lumtur?

Pėr Dabin nuk kam asnjė fjalė. Ėshtė miku im mė i mirė nė kėtė ambjent futbollistik.

Ka pasur ndonjė te ajo Tiranė qė nuk merrej me intriga?

Mos ta ekzagjerojmė ndonjėherė gjėrat edhe fryhen. Nuk merreshim gjithė ditėn me intriga, luanim edhe futboll tė mirė madje megjithatė, nėse mė kėrkoni emėr ky ėshtė Salihi. Djali i mirė i hap vetė rrugė vetes. Ka qenė ama gjithnjė i ndrojtur nuk guxonte ti thonte diēka. E mbaj mend ndeshjen e parė me Nova Goricėn shėnoi gol. i eci gjithēka mbarė.

Me gjithė kėto probleme si ka mundėsi qė nė fushė futeshit gjithnjė?

Sepse ne luanim pėr fanelė. Ne e donim Tiranėn, ndėrsa kam dyshime qė asnjėri nga lojtarėt qė luajnė tani nuk pėrkushtohet kaq shumė. Nėse do tu vinte ndopak keq do tė linin kėmbėt nė ndeshjen e fundit me Partizanin. E ēfarė bėnė, humbėn 1?4. Unė nuk do kisha dalė njė muaj nga shtėpia nėse do na mundte Partizani ashtu.

Le tė themi qė ėshtė njė Partizan mė i mirė?

Nuk ka se si. E dini ju sa vite kishte Partizani pa fituar me 4 gola, 44 vite. Kjo Tiranė nuk ka mė sedėr. Ėshtė e pabesueshme. Mė kujtohet njė herė nė 2004 Xhani doli dhe tha kam gjetur njė portier tė madh. Ishte njė afrikan. E pashė kur filloi ndeshja dhe i thashė Devit: tė dy nga njė gol. Gjuajta dhe shėnova. Pesė pėsoi ai portier atė ditė.

Ēfarė do bėnte Patushi nėse do tė ishte nė fushėn e lojės nė derbin e fundit?

Kam qenė duke e ndjekur ndeshjen me disa miq tė mi qė janė tifozė tė Partizanit. U ndjeva keq, nė pjesėn e dytė isha gati tė luaja me xhinse. Ju them tė drejtėn do kisha bėrė shumė mė mirė se ata. Ata lojtarėt qė humbėn ashtu ndeshjen e dytė as nė TV nuk duhet ta shohin mė, jo mė tė luajnė.

Jeta pas Tiranės?

E komplikuar. Shkova nė Elbasan ku u nisa pėr njė qėllim tė mirė, kampionati mbaroi keq. Nė tetė ndeshjet e fundit nuk u luajt futboll dhe normalisht ne ramė nga forma fizike. Nuk dija ē’tė bėja. Me presidentin Laze kisha dhe kam marėdhėnie tė shkėlqyera. Mė pas shkova nė Peqin, si shkova ashtu edhe erdha. Mė vjen keq ta them po futbollin sot e drejtojnė njerėzit qė se njohin fare. Mė akuzuan qė shita ndeshjen me Tiranėn ndėrkohė qė unė isha nė tribunė duke e ndjekur si tifoz. Ēfarė t’ju them mė shumė. Mė jepni njė arsye se pėrse duhet ende tė luaj futboll kėtu
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
K.F. LAĒI
Pak Aktiv
Pak Aktiv


Joined: 27 Feb 2008
Posts: 127


Status:
Location: LAĒ-KURBIN, ALBANIA

PostPosted: Thu Apr 17, 2008 8:05 pm    Post subject: Reply with quote

Nanen ku ta kete! Lojtar legen.



_________________
Oleee Oleee Oleeee Oleee kush esht me Industrialin te vije ketu me ne!!!!!!!!
Back to top
View user's profile Send private message MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Futbolli Shqiptar All times are GMT + 1 Hour
Page 1, 2  Next
Page 1 of 2

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum