Posted: Wed Apr 16, 2008 1:21 pm Post subject: Legjenda Romario var kepucet ne gozhde
Ka varur kepucet ne gozhde, ka futur pantallonat e shkurtra dhe getat ne dollap, u ka thene stervitjeve lamtumire. Sulmuesi brazilian, Romario, ka deklaruar ne sajtin e tij zyrtar terheqjen nga fushat e futbollit ne moshen 42-vjecare, me nje karriere qe ka regjistruar nje Kupe Bote, shume kunderfitore dhe pretendimin se ka shenuar me shume se 1000 gola. "Zyrtarisht nuk luaj me, e kam lene futbollin, koha ime ka skaduar. Jam argetuar shume". Romario ka qene nje nga yjet e Brazilit te viteve '90. Ne Boterorin e vitit 1994 ne SHBA, ka shenuar 5 gola qe e udhehoqen skuadren drejt fitores. Nuk eshte hera e pare qe "Biaxhino" deklaron nje lajm te tille: "Jo, kesaj here e kam vendosur. Do te ndalem". Dhe i besojme. Gjithcka mes viteve 1985 dhe 2005. Ka zhvilluar 73 ndeshje me Selecaon, duke shenuar 56 gola. Ka veshur kater here fanellen e Vasko De Gamas, ku ka nisur dhe perfunduar karrieren e tij.
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum