|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.
Status:
|
Posted: Post subject: |
|
|
|
|
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Jan 17, 2008 12:53 pm Post subject: Zbori ne Turqi |
|
|
Turqia, jo vetėm...futboll
17 Janar Prej kėtu, deri nė Siri, mund tė pushosh i lirė nė mėnyrė tė organizuar dhe pa stresin se, pėr gjithēka qė bėn, duhet tė paguash. Dakord, mungon fantazia, mungon befasia e tė pushuarit, por nė fund tė fundit, dhimbjet e kokės janė njė term i panjohur pėr tė gjithė. Nė tė shkuarėn njė nga perandoritė mė tė sofistikuara dhe mė uzurpatore tė kontinentit, turqit e sotėm jetojnė mes ėndrrės pėr tu konsideruar pjesė e rėndėsishme e Europės, dhe sė shkuarės qė i mban gjithnjė peng: xhamive pa fund dhe veshjes e sjelljes karakteristike. Nė aeroportin e Stambollit, njė nga mė tė mėdhenjtė e kontientit mė tė vjetėr nė Botė, i sheh nga tė gjitha. Mund tė hasėsh djem tė rinj, qė mbajnė mjekėr tė gjatė dhe... celular Nokia tė tipit tė fundit, por dhe femra qė, poshtė ferexhesė, kanė aplikuar aktualitetin e modės nė gjithė Europėn. Mos u habisni, kjo ėshtė Turqia, vendi ku feja ėshtė njė mit dhe ta kundėrshtosh atė ėshtė njė ēmenduri. Gjithnjė ajo muslimane. Shqiptarėt, pėr hir tė sė vėrtetės, shihen me njė sy ndryshe. Pėr njė qė ka qenė disa herė nė Greqi e di mirė kėtė gjė. Provoni tė thoni Albania nė fiqnjėt jugorė: do tė ndeshni pėrjetime nga tė tė ndryshmet, qė fillojnė me njė shprehje skpeticizmi dhe me njė shtrembėrim aspak tė kėndshėm tė fytyrės. Kėtu ėshtė ndryshe. Qė nė pikėn kufitare, ku pėrfitohen miliona euro vetėm nga ato 10 tė vizės. Ah, arvanit! Ju jeni vėllezėrit tanė. Tė duket vetja i privilegjuar, por kur sheh qė turqit sillen kėshtu me tė gjithė, madje edhe me helenėt, e kupton qė kjo ėshtė njė strategji pėr tė mos ia prishur askujt qė kalon vijėn e kufirit. Me pak fjalė, bėjmė gjithēka pėr ju, turistė. Edhe nė futboll, mbi tė gjitha, nė futboll, qė po kthehet dalėngadalė nė njė mit. Si edhe feja. Njė fe mė vete praktikisht. Rrugėt e Stambollit janė tė ndara, edhe sportivisht. Njė madje ka njė flamur gjigant mbi kokė, qė ka ngjyrat verdheblu. Fenerbahēe. Kėta janė mė tė ēmendurit, pastaj vijnė tifozėt e Gallatės, thotė njė turk nė aeroportin e Stambollit. Por edhe ju keni lojtarė tė mirė. Bushi, gjithnjė Bushi? Jo ėshtė edhe Duro. Tani Shqipėria nuk eksporton mė lojtarė nė tokėn turke. Bushi, dikur e ka spjeguar: me rritjen e madhe tė futbollit turk, nė gjashtė skuadrat kryesore nuk ka mė lojtarė nėn 1 milionė euro kontratė nė vit. Shqiptarėt janė vite larg. Sepse, lojtari mė i paguar nė tokėn kuqezi ėshtė 150 mijė euro...
....
Tė gjithė thonė, po shkojmė nė Antalia, por nė tė vėrtetė, nė Antalia nuk ka pothuaj asgjė. Tė paktėn pėrsa i pėrket qėllimit tė vizitės. Pushimit. Ėshtė vetėm njė objekt lidhės, jo kaq i parėndėsishėm, aeroporti, nga i cili nisen atubouzė pafund drejt distancash qė shkojnė maksimumi tre orė nga pika e nisjes. Nuk ėhtė e vėrtetė qė mund tė lahesh lirisht nė det, sepse temperaturat janė tė atilla qė nuk e lejojnė kėtė luks. Por, qė mund tė bėsh pushime tė ngjashme me ato veroret, kjo ėshtė njė gjė absolutisht e vėrtetė. Tė paktėn deri nė orėn 17:00 ka njė diell tė ėmbėl qė tė krijon mundėsinė ta shijosh. Edhe nėse ka ndonjė qė nuk e preferon erėn me lagėshtirė, pishinat e mbyllura, saunat dhe banjot turke janė gjithnjė njė komoditet. Turqit kanė bindje qė, nėse kėrkon tė organizosh si duhet diēka, gjen gjithnjė forma pėr ti kėnaqur tė gjithė. Edhe nė futboll. Skuadra pėrfaqėsuese shqiptare, pėr shembull, nė resortin gjigant Limra, ka njė detaj interesant, ashtu sikundėr tė gjitha skuadrat qė pushojnė dhe stėrviten nė kėtė periudhė nė kėtė ambient: shiritat qė mbajnė nėpėr duar, pėrmes tė cilėve mund tė akitvizojnė ofertėn pėr tė cilėn kanė paguar, janė me ngjyrė tė kuqe. Pėrkthimi: jo alkol, as ditėn, as natėn. Njė masė jo pėr tu nėnvlerėsuar. Sepse, nėse mban njė shirit tė tillė, lojtarėt frenohen tė shkojnė edhe nė diskon e natės, spjegon njė nga drejtuesit e ekuipazhit kuqezi. Ėshtė vetėm njė detaj, qė nuk e repsekton gjithsesi trajneri i pėrfaqėsueses sonė, Han. Me njė birrė pėrpara, qė nė ndonjė rast shumėfishohet, tekniku kuqezi e tregon qartė raportin e mirė qė ka me alkolin e lehtė. Dėshmitarėt tė thonė se, edhe paraardhėsit kanė pasur njė raport po kaq interesant me pijet e ndaluara. Madje ka nga ata qė vėnė bast se, Han, kurrsesi nuk mund tė thyejė rekordet e Brigelit pėr sasinė e verės sė pirė. Han ėshtė njė prerje tjetėr, preferon birrėn.
...
Fushat stėrvitore janė tė ngjashme me atė qė klubi i Tiranės e ka realizuar nė Skėnder Halili. Janė jo mė shumė se pesė minuta nė kėmbė larg hotelit. Kur mendon se si Tirana e propagandoi aq bukur atė fushė nė perfieri tė Tiranės, e kupton se klubi dhe futbolli shqiptar kanė bėrė shumė pak. Milje larg Stambollit ka dhjetra fusha tė sė njėjtės cilėsi me atė tė skuadrės kampione shqiptare. Ndryshimi ėshtė qė kampionėt tanė kėnaqen me njė. Stambolli ka qindra tė tilla. Duhet tė ketė qenė njė arsye pėrse turqit arritėn vendin e tretė nė Kupėn e Botės nė vitin 2002. Ėshtė kaq dėshpėruese pėr ne, kur mendon qė nė vitin 1982, tė paktėn nė infrastrukturė dhe nė rezultate ishin kundėrshtarė tė denjė tė fanellės kuqezi.
...
Hoteli nuk ėshtė njė i tillė sportiv, po pėrdoret edhe pėr futboll. Sidomos nė janar, kur fluksi i pushuesve ėshtė jo vetėm me njė numėr tė vogėl, por dhe i kufizuar nė mosha relativisht tė mėdha dhe familjarė. Aq mė mirė, tė thotė i njėjti drejtues i FSHF?sė, Ēela, sa mė pak ruse, sa mė shumė punė, sa mė shumė stėrvitje, aq mė shumė arritje. E thėnė kėshtu, duket si njė frazė produkt i 50 viteve komunizėm, por a kemi thėnė gjithnjė ne tė gjithė se, ajo epokė ka pasur tė mirat e saj?... Kėtu, nė njė nga resortet e ngjashme si pika e ujit me ato qė ka bregdeti i Egjeut, bashkėjetojnė nė mėnyrė krejtėsisht sportive, njė skuadėr shqiptare, kampiona Tirana, njė kazake dhe njė turke. Nė mes tė tyre, nė katin e tretė, gjendet njė skuadėr e improvizuar kuqezi. Me ndonjė ndryshim tė vogėl ėshtė praktikisht skuadra e kampionatit.
....
Kombėtarja e improvizuar sillet si njė e madhe. Mbėritja nė hotel nė mbrėmje nė orėn e vonė nuk i huton lojtarėt qė tė pėrfitojnė pėr njė ndonjė tavolinė tė zgjatur. E rėndėsishme apo jo, pas orės 22:00 nuk gjen asnjėri nėpėr shkallė, apo nė holl. Shumica janė tė Partizanit, me siguri kanė fjetur duke parė ėndrra me gjellė pasanikėsh pasi nėpėrmjet sms?ve kanė konstatuar qė shokėt e skuadrės kanė dorėzuar, nė mėnyrė tė devotshme, tre rrogat dhe premiot e shpėrndara nga Xhani, nė shtėpitė e tyre. Pyesni Muzakėn pėr kėtė: Bekami i futbollit shqiptar (preferon mė mirė tė quash Kristiano Ronaldo), nė udhėtim e sipėr mori njė sms nga familja: Beqiri solli paratė nė shtėpi. U ndie aq i lumtur, sa preferoi ta quante ofertėn e para disa ditėve nga Dinamo njė aventurė, apo shumė?shumė njė shaka. Partizani nuk u shpėrbė, njė aryse mė shumė pėr tė mundur Tiranėn nė miqėsore.
...
Mbrėmja ėshtė njė ritual i zakonshėm shqiptar. Kafe, mes ngjyrave kuqezi dhe bardheblu. Asnjėherė se kam kuptuar se si njė skuadėr nuk vjen kėtu pėr tė bėrė njė fazė pėrgaittore. Kushton gjithsej vetėm 20 mijė euro dhe kushtet janė tė shkėlqyera. Tirana duhet marrė si shembull, ndėrsa Kombėtarja nuk arrihet dot pėr nga organizimi. Ēela, ish shefi i skuadrave pėrfaqėsuese, qė praktikisht po bėn tė njėjtin rol si nė tė shkuarėn, ėshtė entuziast ngaqė gjithė punėt shkojnė mirė. Pėr hir tė sė vėrtetės, qėllimi i tij nė orėt qė e mbajnė tė mbėrthyer pincė ėshtė gjithnjė i njėjtė: maksimumi. Si Bariē.
...
Futbolli ėshtė gjithnjė pjesa serioze. Sepse, tej temperaturave tė larta ditės dhe tė ulta nė mbrėmje, pishinave, saunave, hamameve, birrave nė ndonjė rast, topkėmba mbetet i vetmi qė i bashkon gjithė kėta njerėz nė njė kompleks tė tillė. Dhe sa pėr futboll, pavarėsisht ndonjė pjese tė komunitetit qė mendon se relaski shoqėron pėrfaqėsuesen dhe Tiranėn, luhet e luhet fort. Deri nė mėrzi, madje. Kėtu ėshtė si kazermė. Lojtarė tė bindur qė ato dy seanca tė ngarkuara, kafenetė e panumėrta ku diskutohet gjithnjė pėr futboll, qė i zhvlerėsojnė tė gjitha. Ju jeni ndryshe, tė drejtohen, fundja edhe pushoni pak, po eja na thoni neve. Dhe tė mendosh qė nuk ėshtė verė, kur faza pėrgatitore ėshtė me fortė.
...
Nė tokėn e futbollit, ka edhe njė segment kuqezi. I rėndėsishėm pėr kuqezinjtė dhe intrigues pėr vendasit. Sepse ata, njerėzit qė po japin leksione turizmi dhe organizimi janė tė interesuar pėr gjithēka qė ka tė bėjė me lirėn, dollarin dhe euron. Qofshin nga Shqipėria, apo Kazakistani. Nė Turqi ndihesh gjithnjė i respektuar. Nėse luan mirė futboll, edhe tė duan. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Jan 17, 2008 12:54 pm Post subject: |
|
|
vijon tė jetė i kėnaqur
17 Janar Han han gjatė kėtyre ditėve ka deklaruar mė shumė se njė herė qė Shqipėria nuk i ka kualitetet e duhura pėr tė luajtur njė sistem holandez, 4?3?3, duke e bazuar kėtė nė faktin qė, ky ekip nuk ka njė forcė dominuese nė futbollin e kontinentit. Megjithatė, tė paktėn nė kėto dy seanca stėrvitore, lojtarėt kanė filluar tė ndiejnė aromėn e tė luajturit nė mėnyrė tulipane. Nė mėnyrė ndoshta edhe tė pavetėdijshme, ritmi spostohet gjithnjė te loja me top, te vertikalizimet dhe te pasimet. Modifikimi, sigurisht qė mund tė vijė nė tė ardhmen, por hė pėr hė, trajneri ėshtė duke kėrkkuar gjithnjė e mė shumė, njė gol me 10 takime. Kur thashė qė nuk do luanim si Holanda, nuk thashė se do tė bėnim njė lojė frikacake, pranon vetė trajneri, ne gjithnjė do tė mundohemi qė tė luajmė me topin dhe tė prodhojmė njė futboll tė bukur. Eshtė shumė shpejt pėr mua pėr tė zgjedhur midis futbollit dhe pikėve. Nė kėto 6 muaj do tė punojmė qė tė dyja tė vijnė njėsoj. Pėr ta bėrė njė gjė tė tillė i duhen 4 mbrojtės tė shkėlqyer dhe tre mesfushorė tė jashtėzakonshėm. Shtoji edhe tre sulmues rezultativė. Han ėshtė duke kėrkuar... tė pamundurėn. Nė Shqipėri! _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Jan 17, 2008 1:10 pm Post subject: |
|
|
"Zboristėt", nga sot dy seanca nė ditė
Dje, ekipi kuqezi ka zhvilluar seancėn e dytė stėrvitore, nėn drejtimin e trajnerit Ari Han dhe ndihmėsve tė tij. Pėr mė tepėr se 90 minuta, lojtarėt shqiptarė kanė qenė nėn vėzhgimin e trajnerit tė pėrfaqėsueses, duke zbatuar programin stėrvitor tė pėrgatitur nga stafi kuqezi. Seanca ka filluar nė orėn 11.00. Ndėrkohė, duke nisur qė sot, ekipi pėrfaqėsues do tė zhvillojė nga dy seanca stėrvitore. Nė programin e pasdites sė djeshme, trajneri Ari Han ka ndjekur sė bashku me "zboristėt" kuqezinj njė miqėsore qė Tirana ka zhvilluar kundėr njė skuadre turke. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Jan 23, 2008 9:16 am Post subject: |
|
|
Han: Tani po, skuadra qė dua
22 Janar
Ari Han nuk ėshtė njė nga ata qė e ka tė vėshtirė ta thotė fjalėn e mirė. E di shumė mirė qė, grupi qė ka pėrballė nuk ėshtė skuadra A, por do tė ishte mungesė respekti nėse do ti trajtonte si njė skuadėr B apo C. Derisa kanė veshur fanellėn e pėrfaqėsueses, ata janė skuadra shqiptare. Ky diskutim nuk vlen. Mė tė mirėt si kam parė ende, por kėta qė kam nė dispozicion po japin sinjale pozitive. Njė javė e mbushur me seanca stėrvitore, lojra taktike dhe njė ndeshje miqėsore i kanė vlejtur teknikut pėr tė pasur njė ide tė qartė. Ėshtė shumė thelbėsore tė nėnvizohet qė jam shumė i kėnaqur nga rritja e skuadrės brenda kėtyre shtatė ditėve. Kam parė futbollistė me njė ritėm tė ulėt nė fillim tė javės, por qė tani janė nė nivelin e duhur. Pėr ta nuk ėshtė e thjeshtė; unė kėrkoj njė stil tė veēantė tė tė luajturit dhe tė qėndruarit nė fushė. Kėtė besoj e patė edhe nė miqėsoren qė organizova. Dua njė skuadėr qė tė luajė nė 35 metra largėsi, nė mėnyrė qė rikuperimi tė jetė i shpejtė, por kjo nuk ėshtė e lehtė tė aplikohet kur ke kaq pak ditė me lojtarėt. Pėrveē kėsaj kemi qenė tė kushtėzuar nga fakti qė jemi nė janar, ndaj na ėshtė dashur tė merremi edhe me rendimentin fizik me futbollistėt, nė mėnyrė qė ata ta konsiderojnė kėtė grumbullim jo vetėm si stejxh, por edhe si fazė pėrgatitore nga ana fizike.
Krahasimet me tė shkuarėn vlejnė shumė pėr tė. Nė grumbullimin e parė tė kėsaj natyre qė pata me Kinėn u zhgėnjeva. Nuk ishin lojtarėt mė tė mirė dhe ata aktualėt nuk mė bėnė pėr vete nė shumė drejtime. Ndėrsa shqiptarėt kanė treguar se jo vetėm gėzojnė njė kondicion tė mirė takltiko-teknik, por dhe dinė tė dėgjojnė e tė pėrshtaten. Kjo ėshtė njė gjė e mirė. Diferenca mund tė ketė, por nuk mendoj se hendeku me lojtarėt qė luajnė jashtė Shqipėrisė tė jetė kaq i madh.
Disiplina pėr tė ėshtė thelbėsore. E kam thėnė edhe mė parė, nė grumbullimet e mia me Holandėn, kur isha futbollist, ndodhnin nga tė gjitha. Askush nuk mund tė ma hedhė mua. Normal qė ndonjė gjė e toleroj edhe vetė, por thelbėsoret jo. Mė vjen mirė tė konstatoj qė nė kėtė javė nuk kam pasur ētė toleroj. Shoh lojtarė qė nuk frekuentojnė kurrė barin e natės, nuk pinė duhan, nuk pinė alkol, janė tė sjellshėm dhe nuk zihen me njėri-tjetrin. Pėrkundrazi, shoh qė tė gjithė janė miq. Kjo ėshtė thelbėsore. Ka pasur vende ku mė ėshtė dashur tė punoj edhe pėr disiplinėn, por kjo ka kosto taktike. Nė Shqipėri shpresoj tė merrem vetėm me kėtė tė fundit.
Organizimi ėshtė gjithnjė ēėshtje e rėndėsishme. Praktiksht, stejxhi ėshtė organizuar nė mėnyrė perfekte. Ndoshta ndonjė miqėsore mė shumė do tė na bėnte mirė, por nuk mund tė udhėtojmė dy orė pėr tė luajtur futboll. Ne jemi skuadėr kombėtare, nuk mund tė shkojmė si udhėtuese nė skuadra tė nivelit tė ulėt. Pjesa tjetėr ėshtė e tėra Ok: ka bashkėpunim me drejtuesit e federatės dhe shoh qė ata nuk ndėrhyjnė fare nė punėt tona. Shqipėria ime po fillon tė marrė jetė.
Paradite, stėrvitje me vrapime
Lojtarėt e skuadrės pėrfaqėsuese, gjatė paradites i janė nėnshtruar njė stėrvitjeje intensive vrapimesh nė pjesėn e parė, ndėrsa nė tė dytėn tė njėjtat vrapime me topin nė zotėrim. Ka zgjatur rreth 60 minuta, ku kanė dominuar vrapime nė formė sprintesh tė shkurtėra.
Anulohet miqėsorja e sotme
Nuk do tė ketė mė asnjė ndeshje miqėsore pėr Shqipėrinė. Stafi ishte nė tratativa me njė ekip tė huaj, megjithatė njė udhėtim prej 120 minutash qė duhet tė bėnte skuadra i ka bindur drejtuesit qė kjo ndeshje tė mos zhvillohet. Ajo do tė zėvendėsohet me njė ndeshje brenda grupit.
Ismaili mund tė luajė nė Europian
Ismaili ka marrė njė notė pozitive nga ana e stafit dhe drejtuesve kquezinj pėr kualitetin e tij. Ende pa mbushur 19 vjeē, lojtari i tė rinjve tė Shtutgartit, sidomos nė ndeshjen miqėsore, ka treguar aftėsi si sulmues krahu dhe zv/presidenti Kasmi, nė vija tė pėrgjithshme, ėshtė shprehur pozitiv, nė lidhje me marrjen e pasaportės shqiptare pėr tė. Madje, nė maj, ai mund tė luajė nė Europianin U-19, ku Shqipėria ėshtė nė turin e dytė. Vetė Ismaili ėshtė i kėnaqur nga kjo ide.
Han kėrkon shtyrje tė kampionatit
Han ka kėrkuar shtyrjen e njė jave tė kampionatit shqiptar, nėse FSHF do qė tė realizohet miqėsorja me skuadrėn e Arabisė Saudite. Normalisht kjo ėshtė njė ndeshje ku do shihen lojtarėt e kampionatit, thanė drejtuesit e FSHF-sė, dhe i bie qė tė luhet nė datėn 21 mars. Duke qenė se edhe nė datė 26 mars ka ndeshje, atėherė kampionati atė fundjavė duhet tė bėjė pushim. Kjo mund tė bėhet me vendim tė Komitetit Ekzekutiv, por pasi tė konsultohemi edhe me klubet. Nė 26 mars, nė skenė pėr njė ndeshje miqėsore ka dalė skuadra moldave. Ndeshja mund tė luhet nė Kishinjev. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
admin Administrator


Joined: 10 Jan 2008 Posts: 1870
Status:
|
Posted: Wed Jan 23, 2008 1:55 pm Post subject: |
|
|
Han pezullon Kulin, u grind me Bakajn
Bekim Kuli dhe Elis Bakaj kanė debatuar dje gjatė ndeshjes 40-minutėshe, pėr shkak tė njė goli, nėse ishte apo jo i rregullt. Grindja midis dy lojtarėve ka qenė thjesht verbale dhe qė tė dy janė ulur sė bashku mė pas e kanė pirė kafe nė hollin e hotelit. Pėr lojtarėt ka qenė thjesht njė grindje e zakonshme fushe, por nuk ka menduar kėshtu trajneri Ari Han. Holandezi ka ndėrhyrė, duke ndėrprerė debatin e lojtarėve, ndėrkohė qė mė pas ėshtė mėsuar se ai i ka thėnė Kulit qė tė mos paraqitet nė stėrvitjen e sotme. Kuli dso tė humbasė nė kėtė mėnyrė stėrvitjen e ditės sė fundit nė Kemer, duke shėnuar incidentin e vetėm tė gjithė kėtyre ditėve tė grumbullimit. Nuk ka pasur komente nga ana e stafit teknik, ndėrkohė qė masa pėr Kulin do tė jetė vetėm pezullimi nga stėrvitja e sotme, por jo pėrjashtim i pėrhershėm i tij nga grupi i kandidatėve kuqezi.
Panorama Sport _________________ FutbolliShqiptar.net |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Jan 24, 2008 9:27 am Post subject: |
|
|
po s'lane nam kudo qe shkojne nuk u rrihet  _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Jan 25, 2008 1:44 pm Post subject: |
|
|
Han: E pėrgjithshmja OK!
24 Janar Trajneri i pėrfaqėsueses ka preferuar tė flasė nė mėnyrė tė pėrgjithshme pėr zborin turk nė ditėn e fundit tė tij. Kam pėrshytpjen se misioni u pėrmbush. Unė i njoh tani pothuaj tė gjithė lojtarėt qė pata kėtu nė dispozicion. Mė pėlqeu impenjimi dhe cilėsia e tyre. Tė gjithė kėta, po tė punojnė edhe mė, me siguri do tė kenė shanse tė tjera nė ndeshje tė vėrteta tė Shqipėrisė. E pėrgjithshmja pozitive, qė nga akomodimi, te kushtet, e deri te puna e lojtarėve.
Stėrvitja e fundit mes
penalltive dhe humorit
Nė stėrvitjen e fundit, Han, pas pjesės sė parė atletike tė seancės, ka vendosur ta ndajė skuadrėn nė dy pjesė. Pas njė ndeshjeje tė shkurtėr, trajneri vendosi ti provonte futbollistėt nga pika e bardhė. Spikati Muzaka qė, megjithėse kishte qenė i pasaktė nė miqėsore, goditi perfekt dy herė nga pika e bardhė. Ngjela u pėrpoq tė imitonte Totin nė kukiaio, por e nxorri jashtė, ndėrkohė qė Memelli i humbi tė dy 11-metėrshat, ashtu si edhe Dhėmbi. Spikati portieri Llani me pritjet e tij. Abilaliaj gjithashtu u tregua i ftohtė pėrpara goditjes sė penalltive. Nė fund, skuadra fituese e 11-metėrshave, me kėrkesė tė trajnerit Han, bėri njė foto fitimtare.
Kuli-Bakaj, Han
stimulon paqen...
Trajneri Han vendosi qė, pėrpara se tė zhvillonte ndeshjen e djeshme brenda grupit, tė caktonte jo pa shkak kapitenė tė skuadrave, Kulin dhe Bakajn. Duke qenė se dy lojtarėt kanė pasur konflikt njė ditė mė parė nė fushėn e lojės, trajneri i la ata tė lirė tė zgjidhnin futbollistėt e skuadrave respektive. Tė dy lojtarėt pranuan se ajo qė ngjau njė ditė mė parė ishte nerva loje, qė nuk ndikonte nė miqėsinė e tyre.
Memellin e pret sėrish faza pėrgatitore
Memelli u largua dje drejt Goteborgut, ku do tė qėndrojė disa ditė me skuadrėn e tij, Gais, e mė pas do tė shkojė sėrish pėr njė tjetėr fazė tė pėrgatitjeve pėrpara fillimit tė kampionatit nė Portugali.
Shkėmbi, stėrvitje diferencuar
Njė problem fizik e ka detyruar Shkėmbin qė stėrvitjen e fundit mos ta kryejė tė plotė, por tė diferencuar. Asgjė pėr tu shqetėsuar, tha mesfushori, mė mirė kėshtu, aė tė mos rėndohem.
Osmani drejt rikuperimit tė plotė
Osmani ka vrapuar njėsoj si tė tjerėt dje, pa ndierė dhembje nė gju. Po shkoj drejt rikuperimit, ka thėnė vetė mbrojtėsi. Dhe ta shihje tek vraponte, i besoje.
Sukaj nxjerr kaviljen, 10 ditė jashtė
Xhevahir Sukaj mund tė mungojė nė ndeshjen e parė tė kampionatit, pasi ka nxjerrė kaviljen nė stėrvitjen e djeshme. Nuk ėshtė pėr tu alarmuar, por pushimi ėshtė i detyruar pėr tė.
Agolli, i pari qė ikėn nga Turqia
Ansi Agolli ishte i pari qė u largua nga grumbullimi, paraditen e djeshme. Mbrojtėsi u nis direkt pėr nė Finlandė, pėr tju bashkuar klubit tė tij.
Llani niset pėr provė nė Greqi
Llani do tė udhėtojė sot drejt Greqisė, me qėllim pėr tu provuar disa ditė me skuadrėn Panseraikos. Dua tė lė pėrshtypje sa mė tė mira, tha ai.
Salihi viziton skuadrėn
Parmbrėmė, Hamdi Salihi ka vizituar skuadrėn pėrfaqėsuese dhe ka qėndruar pėr disa minuta nė hollin hotelit kuqezi. Xeka, pėrkthyesi i Hanit, e ka vėnė nė dijeni qė trajneri do tė jetė nė Austri pėr ta ndjekur pėr dy ndeshje nė muajin shkurt.
Kthimi, ja itinerari pėr kryeqytet
Skuadra pėrfaqėsuese, sot nė orėn 9:30 (me orėn shqiptare) do tė prekė tokė nė aeroportin Nėnė Tereza tė Rinasit. Nisja nga Antalia u bė nė 5 tė mėngjesit dhe mė pas, nga Stambolli, direkt pėr nė Tiranė.
Tė gjithė tė kėnaqur nga Mihali
Nuk ėshtė njė risi nė skuadrėn pėrfaqėsuese. Megjithatė, lojtarėt dje nuk kanė ngurruar sėrish tė evidentojnė profesionalizmin e masazhatorit Ylli Mihali. Unė dua tė them qė, me ne ka qenė i duruar pa kufi. I jashtėzakonshėm, tha Memelli. Kaq shumė masazhe dhe kaq shumė rikuperime qė na ka bėrė. Eshtė vėrtet njė njeri i madh dhe njė profesionist i mirė
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|