Posted: Wed Sep 10, 2008 7:42 pm Post subject: Kombetarja - Shqiperia fiton 3-0 dhe kryeson Grupin 1
|Video|Sot ne stadiumin "Qemal Stafa" Shqiperia ka luajtur ndeshjen e dyte eleminatore kunder Maltes dhe ka arritur ate qe pritej duke fituar 3-0 edhe pse nuk e ka nisur shume mire ndeshjen.
Ky rezultat, i kombinuar edhe me fitoren suprize te danezeve ne Portugali, i rendit kuqezinjte ne vend te pare ne Grupin 1. Shqiperia ka 4 pike, po aq sa Danimarka dhe Suedia, por ka nje golavarazh me te mire, +3.
Arie Haan e filloi ndeshjen me ndryshimet e paralameruara, duke vendosur Bogdanin ne sulm dhe Canen ne mbrojtje. Curri ishte qendermbrojtesi tjeter, ndersa nga anet ne mbrojtje jane Agolli dhe Dallku. Bulku dhe Lala rreshtohen perpara mbrojtjes, ndersa Hyka, Skela dhe Duro mbeshtesin sulmin ashtu si kunder Suedise.
Shqiperia e fillon ndeshjen ndeshjen duke mbajtur topin por e ka te veshtire te organizoje sulme dhe te furnizoje Bogdanin qe nuk ka suport. Rastet jane te pakta dhe nuk mungojne edhe ato te maltezeve. Pjesa e pare vazhdon keshtu dhe Shqiperia luan me topa te gjate drejt Bogdanit qe jane te veshtira per tu shfrytezuar.
Ne 10 minutat e fundit te kesaj pjese Shqiperia e ngre nivelin e lojes dhe kerkon te shkoje ne pushim ne avantazh. Sulmet fillojne te behen me te shpeshta dhe me ne fund eshte Bogdani qe shenon pas nje krosi nga e djatha nga Klodian Duro.
Pjesa e dyte fillon me vrull per miqte qe sulmojne me shume lojtare dhe bejne presion. Ata krijojne disa raste por pas 10 minutave te para Shqiperia merr perseri lojen ne dore. Shqiperia kerkon te siguroje fitoren dhe shton sulmet. Berisha eshte i rezikshem ne disa raste dhe duket se eshte kthyer plotesisht ne formen e tij me te mire. Siguria vjen 7 minuta nga fundi kur Duro shenon golin e dyte per Shqiperine. Eshte Hyka me nje nga depertimet e tij qe kroson ne zone, mbrojtesi gabon dhe Duro i vemendshem shenon nga afer. Me pas eshte Armend Dallku qe fikson rezultatin 3-0 duke shenuar me koke pas nje goditje nga kendi te Hykes.
Keshtu Shqiperia ben punen e saj duke marre 4 pike nga dy ndeshjet e para. Fale rezultateve te tjera ne grup kuqezinjte e gjejne veten ne vend te pare se bashku me Suedine dhe Danimarken me 4 pike, por me golavarazh me te mire se nordiket.
Arie Haan behet keshtu trajneri i par shqiptar qe del i pamundur nga dy ndeshjet e para ne nje faze eleminatore. "Duhet te kenaqemi me kete qe arritem dhe duhet te shikojme perpara. Le te shpresojme se do te vazhdojme te permiresohemi" tha trajneri pas ndeshjes.
Tani Shqiperia ka dy ndeshje jashte fushe ne tetor. Ne date 11 te ketij muaji, kuqezinjte do te luajne ne Hungari, nje ndeshje ku mund te pretendohet edhe fitorja dhe duhet te synohet te pakten barazimi. Kater dite me vone Shqiperia do te udhetoje ne Portugali ku do te lauj ndeshjen me te veshtire te ketyre eleminatoreve.
Pjesa e dyte
90' + 3' - Mbaron ndeshja. Shqiperia fiton 3-0 me gola nga Bogdani, Duro dhe Dallku.
89' - 3-0, Dallku shenon pas nje krosimi nga Hyka.
83' - Pas nje gabimi te miqve shenon Klodian Duro me nje gjuajtje nga 5 metra, 2-0.
79' - Karton i verdhe per Bajada te Maltes
72' - Demtohet Bogdani dhe detyrohet te lere fushen e lojes. Loje shume e mire sot per sulmuesin e Chievo Verona. Ne vend te tij futet sulmuesi i SV Ried, Hamdi Salihi.
67' - Dallku ndeshkohet me karton te verdhe
65' - Cana ndeshkohet me karton te verdhe
65' - Beqiri ndeshkohet me karton te verdhe
62' - Rast i mirė pėr Bogdanin qė i ikėn bukur mbrojtėsit, por gjuan jashtė, ngjitur me shtyllėn.
56' - Rrezikon Shqipėria. Dallku kroson tokazi, Bogdani lė topin tė kalojė duke nxjerrė Hykėn tė pambuluar por gjuan jashtė.
54' - Rrezikojnė maltezėt . Topi largohet nė ēastin e fundit nga Curri.
53' - Futet Elvin Beqiri pėr Ervin Bulkun.
52' - rast i mirė pėr Shqipėrinė me kundėrsulm. Krosi pėrfundon nė duart e portierit mik.
50' - Malta e fillon mė mirė pjesėn e dytė.
46' - Fillon pjesa e dytė. Asnjė ndryshim pėr Shqipėrinė, njė pėr Maltėn.
Pjesa e parė
45' + 2' - Mbaron pjesa e parė 1-0 me gol tė Bogdanit. Ndeshje nėn nivelin e pritur pėr Shqipėrinė. Megjithatė nė 10 minutat e fundit u panė shenja pozitive.
45' - Shėnon Bogdani me kokė pas njė krosi tė Klodian Duros nga e djathta.
44' - Gjuajtje nga jashtė zone e miqve qė devijohet nga mbrojtja. Pritje e bukur e Beqajt.
43' - Krosim i Bulkut nga e djathta qė kalon pėrpara portės. Minuta tė mira pėr Shqipėrinė.
41' - Goditje kėndi pėr Shqipėrinė. Topin largohet nga maltezėt dhe pėrfundon te Duro jashtė zone qė gjuan lart.
36' - Nuk arrijnė tė depėrtojnė shqiptarėt. Shumė sulme pėrfundojnė me krose tė pashfrytėzueshme qė vijnė nga prapavija.
34' - Gjuajtje e bukur e Skelės nga 22 metra pas njė asisti tė Bogdanit me kokė, pret portieri.
29' - Kros nė zonė pėr Bogdanin, por portieri arrin mė shpejt dhe grushton topin. Goditje dėnimi nė favor tė miqve pėr faull tė Bogdanit ndaj portierit maltez.
26' - Bogdani merr njė top nė zonė por pengohet nga mbrojtėsi. Ēdo gjė e rregullt pėr gjyqtarin.
15' - Fillim jo shumė i mirė pėr Shqipėrinė. Loja pothuaj e barabartė nė 15 minutat e para.
10' - Gjuan Bulku nga jashtė zone, shumė lart.
07' - Malta rrezikon pasi shqiptarėt humbasin topin nė mesfushė. Mbrojtja largon ne goditje dėnimi.
05' - Rast i mirė pėr Shqipėrinė
01' - Arie Haan e fillon ndeshjen me formacionin e paralajmeruar 4-5-1. Bogdani i vetėm nė sulm. Cana kthehet nė mbrojtje, ndėrsa vendin e tij nė mesfushė e zė Ervin Bulku. Luan Agolli nė vend tė Vangjelit.
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum