Posted: Thu Oct 23, 2008 1:24 pm Post subject: C.L. - Humbje per Beqajn dhe Canen
Beqaj ndal sėrish Ibrėn, por jo Adrianon
Arjan Beqaj, portieri i Kombėtares shqiptare, ka bėrė sėrish njė paraqitje tė mirė dje nė ndeshjen kundėr Interit, por ndonėse ia ka dalė mbanė tė mposhtė Ibrahimoviēin, nuk ka mundur tė ndalė sulmuesin tjetėr tė zikaltėrve, Adrianon, i cili shėnoi golin e vetėm tė takimit qė u luajt nė San Siro tė Milanos, ēka i dha fitoren minimale 1-0 Interit. Beqaj ėshtė treguar disa herrė shpėtimtar pėr portėn e tij, por nuk ka mundur tė ndalė gjuajtjen me kokė tė brazilianit nė minutėn e 44-t tė pjesės sė parė. Pavarėsisht humbjes sė djeshme, Anorthosis Famgusta vazhdon tė jetė nė lojė pėr kualifikimin e mėtejshėm nė Ligėn e Kampioneve, pasi skuadra e tij ka katėr pikė dhe renditet nė vendin e dytė, duke lėnė pas Verderin me tri pikė dhe Panathinaikosin me njė pikė.
Cana dhe Marseja, thuajse tė eliminuar nga Championsi
Lorik Cana dhe Marseja e tij janė praktikisht jashtė luftės pėr tu kualifikuar pėr nė turin e ardhshėm tė Ligės sė Kampioneve. Skuadra franceze, me kapiten mesfushorin shqiptar u mund dje nė transfertė nga PSV Eindhoven, me rezultatin 2-0 dhe pas kėsaj disfate, Marseja renditet e fundit nė Grupin D, pasi nuk ka mundur tė grumbullojė asnjė pikė deri tani. Cana luajti titullar gjatė gjithė ndeshjes dje dhe megjithėse ka bėrė njė paraqitje tė kėnaqshme, nuk ka mundur tė evitojė humbjen e Marsejės sė tij. Mesfushori i pėrfaqėsueses shqiptare humbi pėr tė dytėn herė radhazi brenda pak ditėsh duelin me hungarezin Dzudzak tė PSVsė, pasi ky i fundit dhe pėrfaqėsuesja e tij mundėn nė Budapest mė 11 tetor Shqipėrinė me rezultatin 2-0.
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum