Young Boys, nė prag akordi me Partizanin pėr tė blerė Bakajn
31 Maj Eshtė mbyllur pa sukses, ende pa nisur mirė, tratativa ndėrmjet Partizanit dhe klubit qipriot, Ethnikos Aknas, pėr transferimin e sulmuesit 21?vjeēar, Elis Bakaj, nė kampionatin qipriot. Kėshtu, nga sa mėsohet nga burime, si pranė lojtarit, ashtu edhe pranė presidentit tė demave, Albert Xhani, pavarėsisht se skuadra e Ethnikos e dėshironte Bakajn, nėpėrmjet formulės sė huazimit, duket se palėt nuk kanė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt pėrsa i pėrket rrogės mujore tė lojtarit, e cila, ėshtė mėsuar se ishte mė pas se ajo qė ai merr tek Partizani. Por, njė tjetėr ofertė, kėtė herė mė serioze ėshtė bėrė e ditur dje nga burime pranė menaxherit tė Elis Bakajt, Sokol Haxhiaj, i cili po merret me merkaton e 21?vjeēarit qė prej janarit. Kėshtu, ėshtė klubi zvicerian i ligės superiore (AXPO Super League) Young Boys i Bernės, i cili ka kėrkuar qė tė blejė Elis Bakajn. Kėshtu, po sipas burimeve pranė lojtarit, mėsohet se menaxheri Haxhiaj e ka gjetur gjuhėn e pėrbashkėt me klubin zvicerian pėr Bakajn.
Kontrata me demat, problemi kryesor
Megjithatė, pavarėsisht se lojtari dhe menaxheri i tij kanė rėnė dakord me klubin zvicerian, problemi i vetėm pėr mundėsinė e transferimit ėshtė kontrata qė Bakaj ka me Partizanin. Megjithatė, nga sa mėsohet duket se klubi zvicerian ėshtė i bindur pėr lojtarin dhe pritet qė, nėpėrmjet menaxherit Haxhiaj tė hyjė nė bisedime me drejtuesit e klubit tė Partizanit pėr tė blerė kartonin e sulmuesit. Njė rast i tillė ėshtė ai qė presidenti Xhani pret prej kohėsh, teksa dihet qė ku flitet pėr Bakajn, apo lojtarė tė kalibrit tė tij, kėrkesa e njėshit tė demave ėshtė shumė e lartė.
Mund tė blehet gjysma e kartonit
Nėse klubi zvicerian i Young Boys do tė hasė vėshtirėsi financiare, gjithēka varet nga kėrkesa e Xhanit, atėherė mund tė dalė edhe nė njė akord tjetėr, thuajse i njėjtė me atė qė u arrit nga Sllavia e Sofjes pėr Enco Malindin. Pra, qė skuadra e Bernės tė blejė ndoshta vetėm gjysmėn e kartonit tė Bakajt dhe ta transferojė atė nė kryeqytetin zvicerian. Me njė 50 me 50 dhe disa euro mė tepėr nė arkėn e klubit, ndoshta Xhani do tė ishte i kėnaqur dhe do ta linte Bakajn qė tė gjente rrugėn e tij. Aq mė tepėr kur Young Boys, kėtė sezon luan edhe nė kupėn UEFA.
Xhani nė Qipro, vjen tė hėnėn
Pritet tė jetė e hėna, dita kur presidenti i Partizanit, Albert Xhani, tė mbėrrijė sėrish nė Shqipėri, pėr tė pėrfunduar edhe tratativat e mbetura ende pezull me lojtarėt, tė cilėt pritet tė vishen tė kuq. Aktualisht Xhani, siē ka pohuar vetė dje, ndodhet nė Larnaka tė Qipros, pėr arsye personale, teksa prej disa ditėsh ai ka lėnė Athinėn dhe tė hėnėn pritet tė mbėrrijė nė Tiranė, nga ku do tė nisė punėn me merkaton e demave.
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum