Futbolli Shqiptar :: Kombetarja - Barazim pa gola kunder Suedise
RapturePHP
index.php profile.php?mode=register faq.php memberlist.php search.php  

Kombetarja - Barazim pa gola kunder Suedise

 
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.





Status:

Posted:     Post subject:

Back to top
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Mon Sep 08, 2008 5:20 pm    Post subject: Kombetarja - Barazim pa gola kunder Suedise Reply with quote


|Video| Nje ndeshje per te mbajtur mend. Nje ndeshje nga ato te paktat ku ne kemi luajtur me arme te barabarta deri ne fund. Nje ndeshje, ku per hir te se vertetes, asnje prej mijerave tifozeve kuqezinj te pranishem ne "Qemal Stafa" nuk ndjente rrezikun e minutave te fundit. Taktikisht, ishim te persosur dhe kjo date duhet shenuar ne kalendar pasi te tilla nuk kemi shume.

Ari Han ne ndeshjen e pare zyrtare te Shqiperise, 17 dite pas shemtise me emrin Lihtenshtejn, na dhuroi nje Kombetare krejt tjeter. Nje fytyre tjeter dhe nje skuader te afte per te frenuar nje super talent si Zllatan Ibrahimovic dhe kolegun e tij te sulmit, dhelparakun Henrik Larson. Ne disa raste menyrat kane qene paksa te ashpra, here te topi e here te kembet apo ijet, por nje makine e tille golash vetem ashtu mund te ndalej, madje as duke kursyer tre elemente, te gjithe per te futur Ibren ne kllapa. Shqeipria ka luajtur dje nje ndeshje perfekte, e te njejtit nivel si ajo kunder Bullgarise se Berbatovit, kur kuqezinjte i drejtonte Baric. Ambienti ne "Qemal Stafa" ishte dicka me ndryshe sesa ai kaosi i paralajmeruar nga mediat suedeze, ishte nje festival me ngjyrat kuqezi dhe brohoritjesh ne drejtim te djemve tane, cka ndoshta pataksi edhe kundershtarin. Ibra pati dy raste te verteta: ne te paren na nderoi shtylla, ndersa ne te dyten Arjan Beqaj qe dje ka qenne zot i zones se tij dhe i sigurt ne cdo dalje, pavaresisht se kundershtari kishte nje shtatlartesi per t'u pasur zili. Curri dhe Beqiri i dhane siguri qendres se mbrojtjes, ndersa Dallku e Vangjeli mbuluan me fanatizem krahet. Cana ishte i vetmi ne mesin e fushes qe hahej dhemb per dhemb me kundershtarin ne topat ne ajer, ndersa Lala ishte gjithmone aty rrotull per t'iu bere rrodhe suedezeve. Skela, ah Skela qe ngadalesoi disa aksione, mund te kishte bere me mire, por ne fund te fundit ishte Duro (45 minutat e para) dhe Hyka (45 minutat e dyta), qe mbajten peshe aksionet kuqezi drejt Salihit te lene vetem mes gardhit te larte suedez. Megjithate Shqiperia mbahet dhe kerkon te kundersulmoje. Duro spostohet me ne mbrojtje ndersa gjithe manovra ofensive mbetet ne kembet e Hykes, por picirruku ia del mbane thuajse ne te gjitha dyluftimet te lere pas shpine nje apo dy mbrojtes kundershtare. Me pas hyn Berisha, surpriza e radhes e trajnerit Ari Han, i cili gjate prononcimeve te javes e sulmoi jo pak kosovarin per menyren e tij te lojes. Berisha kthehet aty ku e la para se te demtohej, te driblimi dhe alarmi i mbrojtjes kundershtare. Gjykimi i treshes spanjolle ishte per t'u vene ne kornize. Sidoqofte, gjithcka perfundon ne barazim dhe ne marrim piken e pare ndaj nje prej pretendenteve kryesore per te kaluar grupin. Tani te mundim Malten!

Shkruaj Koment

Shqiperi-Suedi 0-0

SHQIPERIA (4-3-2-1): Beqaj, Dallku, Curri, Beqiri, Vangjeli, Cana, Lala, Duro, Skela (Teli 83'), Hyka, Salihi (Berisha 75') Trajner: Ari Han

SUEDIA (3-5-2): Isakson, Nilson, Majstorovic, Melberg, Hanson, Linderoth (S.Larson 6'), Elm, Anderson, Kallstrom, Ibrahimovic, H.Larson. Trajner: Lars Lagerbak.



Koha Jone


Link










_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore All times are GMT + 1 Hour
Page 1 of 1

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum