Te skuadra italiane e Parma-s, qe kete sezon ra ne Seria B, po behen shume ndryshime persa i perket lojtareve qe kjo skuader do te kete ne dispozicion sezonin e ardhshem ne kategorine e dyte italiane.
Mes shume emrave qe perfliten per tu afruar te Parma eshte futur edhe emri i nje prej mbrojtesave me me prespektive ne kampionatin shqiptar, Andi Lila. Lila eshte ne Itali per arsye personale, por nuk perjashtohet mundesia e kontakteve me skuadra italiane.
Kavajasi 22-vjecar ka luajtur edhe me pare jashte shtetit, ku ne sezonin 2006/07 eshte aktivizuar me Iraklis FC ne kategorine e pare greke. Pervec Iraklis-it Lila ka luajtur vetem me skuadren e vendlindjes ku tani eshte dhe kapiten.
Andi Lila ka qene nje nga lojtaret kryesore te Kombetares U21, gjithashtu edhe kapiteni i saj. Lila qe mund te aktivizohet si ne krah ashtu edhe ne qender te mbrojtjes, eshte thirrur se fundi edhe ne Kombetare ku deri tani eshte aktivizuar ne tre ndeshje.
Sipas faqes transfermarkt.de vlera e kartonit te Liles eshte 1.000.000 €.