|Video|Anorthosis Famagusta e portierit shqiptar Arjan Beqaj arriti fitoren e pare ne Champions League ne historine e vet, pasi mundi greket e Panathinaikos me rezultatin 3-1, ne raundin e dyte te ndeshjeve ne grupe. Tre piket e marra e rendisin tani Anorthosis ne vend te pare ne Grupin B, me 4 pike dhe me golavarazh 3-1, po aq sa Inter.
Anorthosis e filloi shume mire ndeshjen duke kaluar ne avantazh heret, fale nje autogoli nga mbrojtesi Sarriegi. Kater minuta me vone Sávio kroson dhe Siniša Dobrasinović shenon me koke dhe e con ne 2-0 avantazhin per qipriotet.
Ne minuten e 28' Panathianikos shenon me Salpingidis nga pika e penalltise pasi Jeffrey Leiwakabessy kishte prekur topin me dore ne zone. Taher i futur ne pjesen e dyte siguron fitoren me minuten e 64' te ndeshjes, duke shenuar golin e trete per Anorthosis qe u jep shanse shume te mira tashme per te kaluar grupin ne paraqitjen e tyre te pare ne CHampions League.