Partizani_One
|
Shqipėria do miqėsore me Iranin
1 Maj
Federata Shqiptare e Futbollit kėrkon njė tjetėr skuadėr pėrfaqėsuese si kundėrshtar pėr njė ndeshje miqėore gjatė kohės qė ekipi kuqezi do tė jetė i grumbulluar nė fund tė muajit maj nė Gjermani. Pas konfirmimit tė ndeshjes kundėr Polonisė presidenti Duka personalisht ka filluar kontaktet me krerėt e federatės homologe iraniane pėr tė arritur gjuhėn e pėrbashkėt pėr njė ndeshje. Ne duam qė tė zhvillojmė njė ndeshje me Iranin dhe kemi disa sinjale pozitive prej tyre tha Duka nė Koha TV ? megjithatė tė shohim se si do tė rrjedhin ngjarjet. Ne kemi tanimė nė dorė njė miqėsore me skuadrėn zviceriane Shafahauzen, por duam njė pėrfaqėsuese pėr tė testuar ekipin.
Koha qė ka nė dispozicon trajneri i pėrfaqėsueses deri nė eliminatoret e ardhshme nuk mund tė konsiderohet mė e shumta e mundshme. Tekniku Han kishte planifikuar ndeshje miqėsore kundėr Arabisė Saudite dhe Moldavisė por tė dy kėto takime dėshtuan pėr shkak tė pezullimit. Pėr kėtė arsye duhet tė rifitojmė kohėn e humbur tha Duka unė mendoj se nėse luhen dy ndeshje miqėsore nė Gjermani dhe nėse shfrytėzohet me njė kundėrshtar serioz data 20 gusht trajneri do tė ketė njė panoramė tė qartė dhe do ti hedhė idetė e tij nė fushė nė takimin e parė eliminator kundėr Suedisė.
Fushata ? eliminatore e Shqipėrisė do tė fillojė nė 4 shtator nė Tiranė kundėr Suedisė dhe do tė pasohet nga njė tjetėr nė Tiranė 4 ditė mė vonė kundėr Maltės. Synimet tona janė tė arrijmė vendin e katėrt tha Duka duke lėnė mbrapa Hungarinė dhe Maltėn, megjithatė gjatė rrugės mund tė bėjmė edhe surpriza tė pakėndshme pėr skuadrat e mėdha.
|