Ervin Skela krijoi golin e parė tė realizuar nga serbi Branko Jeliē nė fitoren 2-0 tė Energi Kotbusit kundėr rekordmenėve gjermanė, pėr tu zėvendėsuar nė minutėn e 92-tė nėn duartrokitjet frenetike tė fansave nė Stadiumin e miqėsisė. Pėr Kotbusin kjo ishte dhe fitorja e parė pėr vitin 2008.
Riviē ishte nė zotėrim tė topit, kaloi me finesė nė krahun e djathtė Filip Lahmin pėr tė kaluar topin te Skela. Shvajnshtajger nuk ishtė i aftė tė bllokonte shqiptarin, i cili shėrbeu bukur pėr Jeliē, i cili nga ana e tij nuk e pati tė vėshtirė tė shėnonte nė minutėn e 18-tė. Ky ishte goli i parė pas 229 minutash lojė pėr Kotbusin.
Goli na stimuloi mė shumė,- tha trajneri Bojan Prasnikar pėr faqen gjermane faz.net. Goli i dytė u shėnua sėrish nga Jeliē nė minutėn e 38-tė (asist i Riviē).
Duke folur pėr faqen zyrtare tė Bajernit, Skela tha: Ne fituam dyluftimet dhe patėm njė kontroll mė tė mirė tė topit nė pjesėn e parė tė fituar 2-0. Qė ne nė pjesėn e dytė tė ishim nė presion, kjo ėshtė normale kundėr njė ekipi tė tillė si Bajerni.
u be me 5 gola ket sezon ne Bundesliga. Po ua kalo te gjithve
Partizani_One
EDHE KAPLLANIT QE DO BENTE NAMIN
KS_Besa
nje me ence nje me penallti paska bere. Kujtova se i kishte bere me loje
Partizani_One
me ence hajde de por me penallti i bej dhe une
Partizani_One
Skela: Njė ditė para ndeshjes, bėra vetėm 1 gol nė 30 goditje dėnimi
1 Prill
Pėrpara se tė ekzekutoj penalltinė, nuk mendoj pėr asgjė tjetėr. Pra nuk mendoj pėr rėnien, apo pėr Championsin. Unė pėrqėndrohem vetėm tek topi, portieri kundėrshtar dhe pika e bardhė. Ēdo penallti ėshtė njė pėrgjegjėsi shumė e madhe dhe duhet vlerėsuar si njė e tillė.
? E kishit vendosur qė pėrpara ndeshjes qė, nė rast penalltie do ta ekzekutonit ju vetė?
Nė fakt nuk duhet ta ekzekutoja unė atė penallti. Trajneri mė vendosi mua si njeriun e dytė, pas Sorensenit, pėr tė ekzekutuar, nė rast penalltie. Por, kur pashė qė Sorenseni nuk ishte psikologjikisht i qetė, dhe unė isha mė shumė se ai, atėherė fola me tė dhe e godita unė 11?metėrshin.
? A e menduat qoftė edhe pėr njė moment sesi u ndien tifozėt nė stadium nė momentin kur ju u bėtė gati tė ekzekutonit 11?metėrshin?
? Unė sapo e thashė qė nuk mendoj pėr asgjė tjetėr, pėrveē penalltisė nė atė moment. Pra, nuk duhet tė hutohesh, qoftė nga brohoritjet, apo nė rast tė kundėrt vėrshėllimat e publikut. i thua vetes: Ky moment nuk tė vjen mė. Ke vetėm kėtė shans pėr tė shėnuar dhe nuk duhet ta humbasėsh.
? Keni qenė nė shumė skuadra tė cilat kanė rrezikuar rėnien nga Bundesliga, duke e nisur me Frankfurtin dhe aktualisht me Kotbus. Si ndihesh pėrballė njė lufte tė tillė pėr qėndrim?
? Merrni ndeshjen me Hertėn. Berlinezėt ishin nė mesin e tabelės. Pra, nėse ata do tė humbisnin, nuk do ishte problem, sepse do ta riprovonin sėrish fitoren javėn e ardhshme. Kurse ne luftojmė kundėr rėnies. Pėr ne ēdo ndeshje ėshtė finale. Pra, ne e dimė se duhet tė marrim maksimumin nė ēdo pėrballje.
? Pėr shembull?
Unė kam qenė nė Frankfurt, Bilefeld dhe Kaizerslautern dhe atje lufta pėr mbijetesė sikur nuk kishte fund. Sa mė shumė pikė tė bėje, akoma nuk mjaftonin. Fituam me Bajernin, me Hertėn, por pėrsėri ska mbaruar. Imagjinoni se ēmund tė bėjė njė skuadėr qė do tė mbijetojė.
? Sigurisht. Nėse rezultatet nuk vijnė, atėherė edhe psikologjikisht skuadra bllokohet. Unė e di tashmė. Kur humbet, edhe tifozėt tė vėrshėllejnė dhe kėtu lojtarėt e humbasin vetėkontrollin. Aq sa ndonjėherė tė duket sikur do tė humbasėsh sėrish dhe sdo tė mund tė fitosh kurrė.
? Ju si njė lojtar eksperience, i lini emocionet kur lini fushėn, apo i merrni me vete nė shtėpi?
Asnjėherė nuk i shpėton kėsaj ndjenje. Sapo hyn nė shtėpi shikon teletekstin me tabelėn e kampionatit dhe trishtohesh. Pra, pas njė lojės dhe tensionit nė tė, kur shkon nė shtėpi fillon tė mendosh pėr realitetin dhe sesa mundėsi ke pėr tė qėndruar nė Bundesligė. Megjithatė pėr momentin i them vetes. Jam akoma nė Bundesligė dhe luaj me Kotbusin.
Si ėshtė kur bie nga Bundesliga?
? Ju lutem mos ma kujtoni. Ėshtė njė ndjenjė shumė e keqe, sepse tė duhet tė largohesh, por ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė kontratė tė re. Askush nuk tė beson mė, pasi je njė i rėnė nga kategoria. Pėr kėtė ne duhet tė luftojmė fort dhe tė mos biem. Pėr tė gjithė skuadrėn, veten tonė dhe klubin.
? Me Hertėn ju nuk keni shėnuar vetėm njė penallti, po edhe njė gol nga goditje standarte, qė i dha fitoren Kotbusit. Fat, apo mundėsi reale?
E vėshtirė pėr tu ndarė. Megjithatė, goditjet standarte janė tė domosdoshme nė futboll. Unė pėrgatitem pėr to nė ēdo stėrvitje pėr tI perfeksionuar. Nė stėrvitjen e fundit pėrpara ndeshjes me Hertėn kam zhvilluar plot 20 ose 30 tė tilla dhe e dini sesa nga ato kanė pėrfunduar nė rrjetė?
? Na e thoni?
? Vetėm njė. Pra, siē e thashė nė lojė ėshtė akoma mė e vėshtirė tė bėsh njė gol, aq mė tepėr kur tė jepen jo 30, por shumė mė pak shanse. Pra, edhe goditjet standarte janė me fat nganjėherė.
Partizani_One
Njė ditė nė familjen Skela
4 Prill Lufta pėr mbijetesė nė Bundesligė ėshtė stresuese, shumė e mundimshme. Mirėpo, Ervin Skela ēdo mbrėmje harron stresin e luftės pėr mbijetesė dhe lodhjen me njė shikim tė vetėm: teksa sheh Krisin e vogėl (tetė muajsh) duke i buzėqeshur sa herė qė kthehet nga stėrvitja me klubin Kotbus. Mesfushori shqiptar nė fundjavė ka shėnuar dy gola pėr tė udhėhequr Cottbusin drejt fitores ndaj Herthas me shifrat 2:1. Me kėta gola Skela ka larguar Kotbusin nga zona e rrezikshme. Pėr kėtė kemi vendosur ta vizitojmė heroin e Cottbusit. Banon me bashkėshorten Mariolan jashtė Cottbusit. Nė qetėsi e shijojnė jetėn e tyre me tė birin Krist. Skela luan me tė birin dhe kjo ėshtė kėnaqėsia mė e madhe pėr tė. I vogli sot ka ditėlindjen. Ai ka mbushur tetė muaj. Pas lindjes sė Kristit jam bėrė shumė mė i qetė. i marr shumė gjėra shtruar dhe nuk kam mė stres. Djali im mė jep fuqi pėr ti pėrballuar tė gjitha, thotė Skela.
Si babai, ashtu edhe Kristi nė tė ardhmen do tė bėhet futbollist. Atletet pėrkatėse tani i ka. Ai bart atlete tė markės Adidas. Kam njė kontratė personale pėr furnizim me firmėn _Adidas. Menjėherė firma e ka pajisur tė birin me veshje sportive, tregon mesfushori Skela. Fat me familje, fat edhe nė fushė. Goli i Skelės i shėnuar nga gjuajtje e lirė nė ndeshjen kundėr Herthas ėshtė nominuar nga kanali televiziv gjerman ARD pėr gol tė javės. Skela shėnon zakonisht gola spektakular. Sa isha nė Kaiserslautern, pata pėrfunduar i dyti nė zgjedhjet pėr golin e muajit. Por, golat pėr Kotbusin janė mė me peshė se ndonjė trofe individual, thotė Skela. Skela nė Cottbus gjendet qė nga janari i vitit 2007. Ai nė kėtė skuadėr kaloi nga Ascoli. Pėr Kotbusin, kėtė stinor 31?vjeēari ka shėnuar pesė gola, ndėrsa ka dhėnė edhe 5 asistime. Kotbus, pas 26 javėve tė zhvilluara nė Bundesligėn gjermane pozicionohet i 15?ti me 23 pikė. Ligėn e kryeson Bajerni i Mynihut, me 54 pikė.
E kishte menduar qė do tė ishte njė lider nė skuadrėn e Kotbusit, por deri nė pikėn qė tė arrinte deri atje sa ekzistenca e skuadrės nė Bundesligė, ta varej nga ai, kjo ndoshta nuk i ka shkuar ndėr mend. Pas dopietės me Hertėn e Berlinit, jo mė larg se gjashtė ditė mė parė, mbrėmė fantazisti shqiptar, Ervin Skela, ka shėnuar sėrish, edhe kėtė herė golin e fitores, mė tė rėndin ndaj njė kundėrshtari direkt pėr qėndrimin, siē ėshtė Duisburgu. Ka qenė minuta e katėrt, kur Skela, nė kundėrsulmin e parė tė miqve nga Kotbusi, shėnon me kokė nė portėn e Duisburgut. Mė pas e gjithė ndeshja do tė pėrfundonte 0?1 pėr Energi, ēka do tė thotė se pėrsėri Skela ka qenė gjenerali i fitores sė skuadrės sė tij. Pas kėtij goli, Skela ka shkuar nė kuotėn e 5 golave nė Bundesligė, ndėrsa Kotbusi, nga vendi i 16?tė shkon nė tė 14?in, me 26 pikė, ndėrsa ėshtė Duisburgu qė zbret nė vendin e 16?tė, me 22 pikė. Pra, teknikisht, Kotbusi pa u luajtur ende ndeshjet e tjera tė javės, ėshtė sipėr vijės sė rėnies. Dhe gjithēka, falė Skelės.
Partizani_One
Skela kalon Rakllin
7 Prill Nė ndeshjen kundėr Hertha BSC 2:1, me dy golat e tij Skela theu rekordin shqiptar e Altin Rrakllit qe nė Bundesliga ka shėnuar 16 gola (nė 111 ndeshje). Skela kėtė e arriti pėr 129 ndeshje dhe pėr momentin ka 18 gola. Vendin e trete e mban Fatmir Vata me 8 gola nė 88 ndeshje. Me keto gola Skela u ka mbyllur gojėn edhe kritikėve tė vet, qė parashikonin se karriera e tij do vazhdoj nė Bundesliga 2. Por, mbase edhe nė futbollin amator tė Gjermanisė. Nė 7 ndeshjet e fundit, Ervin Skela do luftoj pėr mbijetesėn e Energi Kotbus edhe mbase do tė pėrfundojė nė ndonjė ekip tjetėr me ambicie pėr Kupat Evropiane. Kurse, rekordi pėr golat e shqiptareve ne Bundesligė do zgjasė edhe disa vite...
Partizani_One
Skela golashėnuesi me i mirė nė Kotbus
15 Prill Tashmė ėshtė shndėrruar nė njė goleador. Ervin Skela ka shėnuar 7 gola nė kėtė sezon me Energie Cottbus dhe aktualisht ėshtė golashėnuesi mė i mirė i skuadrės sė tij. Futbollisti shqiptar renditet i 23?ti nė listėn e pėrgjithshme tė golashėnuesve tė Bundesligės, dhe kjo nuk ėshtė njė gjė e vogėl pėr njė futbollist qė luan nė pozitėn e mesfushorit. Pikėrisht nė kėtė kategori fantazisti i kombėtares shqiptare aktualisht renditet ndėr mė tė mirėt e Bundesligės, pasi nga radhėt e mesfushorėve ai ėshtė golashėnuesi i pestė i Bundesligės, duke pasur pėrpara disa nga emrat mė tė mėdhenj tė futbollit gjerman. Janė vetėm Mladen Petriē, Diego, Van der Vaart dhe Zvjezdan Misimoviē ata qė kanė shėnuar mė shumė se Skela nė kėtė sezon, ndėrkohė qė Franck Ribery i Bayern Munich ka shėnuar aq sa edhe Skela nė kėtė sezon.Edhe nga radhėt e futbollistėve shqiptarė qė aktivizohen nė kampionatet evropiane pėrsėri Skela ėshtė ndėr mė tė suksesshmit. Vetėm Hamdi Salihi qė luan me Ried ka shėnuar mė shumė (12 gola nė kampionatin austriak), ndėrkohė qė sulmuesit si Bogdani, Kapllani, Tare apo ndonjė tjetėr janė shumė larg kėtyre shifrave.Njė Ervin Skela i ripėrtėrirė ėshtė lajmi mė i mirė pėr tifozėt e kombėtares shqiptare. Njė Skela si nė kohėn kur luante me Eintracht Frankfurt (apo ndoshta edhe mė i mirė) ėshtė njė armė mė shumė pėr trajnerin Ari Han, ndėrsa pėrfundimi i kėtij sezoni mund ti sjellė edhe oferta nga skuadra mė tė mėdha se Energie Cottbus.
Partizani_One
Lala vs Skela, derbi alla-shqiptarēe
13 Maj Edhe pse asnjėra nga tė dy skuadrat nuk ka interes pikėsh nė ndeshjen e fundit tė kampionatit, nė Bundesligė, pėrballja qė do tė zhvillohet nė AOL Arena tė Hanoverit, ndėrmjet Hanover 96 dhe Energi Kotbus, do tė ketė njė lloj rėndėsie pėr dy lojtarėt e kombėtares shqiptare, tė cilėt kėtė radhė do tė jenė pėrballė njėri?tjetrit. Tė dyja skuadrat kanė arritur objektivat e tyre dhe asnjėra nuk rrezikon, ēka do tė thotė se, mė shumė se pėr ēdo gjė tjetėr, kjo ndeshje do tė luhet pėr publik nga Hanoveri dhe pėr prestigj nga Kotbus. Por, shkėndijat e para tė njė dueli brenda llojit, kanė ardhur nga dy lojtarėt e kombėtares kuqezi, tė cilėt nuk kanė pėrtuar tė thumbojnė njėri?tjetrin, nė mėnyrė shoqėrore. Kėtė ndeshje e fitojmė ne dhe Skela do tė humbasė. Do tė luajmė ndeshjen e fundit nė fushėn tonė dhe duam tė kėnaqim tifozėrite, ka thėnė Altin Lala. Nga ana tjetėr, Skela ėshtė treguar mė i drejtpėrdrejtė. Ne do tė fitojmė dhe unė do tė shėnoj gol, atė tė fundit tė sezonit. Madje, nėse e bėj do tia dedikoj Lalės. Kėshtu, tė shtunėn, nė Bundesligė do tė ketė njė derbi tė vėrtetė Alla?shqiptarēe.