admin
|
Futboll - Milani konformon zyrtarisht ardhjen ne Tirane
Tani eshte zyrtare, Milani do te jete ne Shqiperi ne daten 14 tetor per te luajtur kunder KF Tirana ne nje ndeshje miqesore per UNICEF, te organizuar nga kompania shqiptare Taci Oil.
Ndeshja do te luhet ne oren 19:00 ne stadiumin kombetare "Qemal Stafa" dhe konfirmimi per pjesemarrjen e skuadres italiane ne kete turne te quajtur "Taci Oil Albania Reads" konfirmohet nga vete faqja zyrtare e AC Milan. Sipas kesaj faqeje pritet qe ne Tirane te vije skuadra e pare e kuqezinjve.
Qellimi i kesaj ndeshje eshte mbledja e fondeve per nje projekt te UNICEFit qe synon te ndertoje biblioteka moderne ne te gjithe vendin ne menyre qe te edukoje femijet nepermjet librave.
Taci Oil synon qe ta beje kete turne te pervitshem duke u munduar te sjelle edhe skuadra te tjera pervec Milanit ne Tirane. Per kete ndeshje Rezart Taci, presidenti i kesaj kompanie ka siguruar se Kaka dhe Shevnchenko do te jene me skuadren.
Shkruaj Koment
FutbolliShqiptar.net
|