Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Futboll - Vendimet e Komisionit te Disiplines


I mbajtur sot me date 24.09.2008 ne Komisionin e Disiplines te FSHF-se. Me materialet e paraqitura nga Sektori I Garave te FSHF-se Komisioni u ndal me problemet e ndodhura te aktivitetit futbollistik ku pasi I analizoi problemet ne teresi dhe ne vecanti arriti ne perfundim dhe

Vendosi:

1. Futbollisti Cvete Deliovski eshte lejuar te aktivizohet me K.F Shkumbinin pasi eshte lejuar me mirekuptim nga K.F Apolonia.

2. Nuk pranohet kerkesa e futbollistit Nevian Cani, ai mbetet ne kontrate me K.F Vllaznine.

3. Trainieri I KF Burreli Vladimir Gjoni per ofendim te arbitrit pezullohet 2 (dy) ndeshje dhe gjobitet me 30.000 leke ne baze te nenit 25/5 te K.D.S.

4. Zyrtari I KF Vllaznia Kujtim Shaba per proteste te vazhdueshme ndaj arbitrit pezullohet 2 (dy) ndeshje nga aktiviteti futbollistik dhe gjobitet me 30.000 leke ne baze te nenit 25/5 te K.D.S.

5. Futbollistet:

a) Djibril Cissokho – i KF Lushnja

b) Marenglen Kapaj – i KF Bylis

c) Gersi Arberi – i KF Lushnja

per loje te ashper por pa krijuar pasoja per shendetin gjobiten me 5000 leke secili, ne baze te nenit 26/8 te K.D.S

6. Per ndeshjen ndermjet Shkumbinit e Beses do te shqyrtohet ne javen e ardhshme pas materialeve qe do te sjellin ne Komisionin e Disiplines Inspektoret e Disiplines se FSHF-se.

7. Reklamimi I bere nga KF Bilisht Sport per ndeshjen ndaj Turbines nuk ka baza reklamimi.

8. Futbollisti I KF Egnatia Edison Memolla per ushtrim dhune ndaj kundershtarit pezullohet 5 (pese) ndeshje nga aktivitetit futbollistik ne baze te neni 26/1,b te K.D.S.

9. KF Korabi e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0 ndaj ekipit te KF Adriatiku per mos paraqitje te dokumentacioneve te ndeshjes. Ne rast perseritje te mosplotesimit te dokumentacioneve ne baze te rregollores te FSHF-se do te perjashtohet nga aktiviteti ne baze te nenit 24/30 te K.D.S.

10. Futbollisti I KF Kelcyra Eraldo Meshini per goditje me grusht te kundershtarit dhe me shkelm te  arbitrit te ndeshjes pezullohet 1 (nje) vit dhe gjobitet me 200.000 leke ne baze te nenit 26/3 te K.D.S.

11. Futbollistet U-19 te Beslidhjes Armir Meksi dhe futbollisti U-19 I KF Lacit Flogert Rrushi per goditje me grushta me kundershtaret pezullohen 8 (tete) ndeshje nga aktiviteti futbollistik ne baze te nenit 26/1,b.

12. Ekipet:

1) U-17; U-19 te K.F Bylisit

2) U-17 te KF.Ada

3) U-17 , U-19 te KF Terbuni

per mosparaqitje ne ndeshjet e futbollit dhe me raste te perseritura perjashtohen nga aktiviteti futbollistik dhe zbresin nje kategori me poshte ne baze te nenit 24/34 te K.D.S.

13. Ekipet U-17; U-19 te KF Turbina per mosparaqitje ne ndeshje me ekipet U-17 e U-19 te K.F Burrelit e humbasin ndeshjen me rezultatin 2:0 ne favor te ekipeve U-17. U-19 te Burrelit ne baze te nenit 23/3 te K.D.S

14. Ekipi U-19 I KF Beslidhja dhe ekipi U-19 te KF Lacit per zenke masive ne baze te nenit 24/22 te K.D,S  vleresohen me 0 (zero) pike secili ekip.

Shkruaj Koment



FSHF

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum