Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Legjionaret
admin

Jahmir Hyka


Kliko pėr foton e plotė

Pozicioni: Mesfushor
Datelindja: 08/03/1988
Vendlindja: Tirane
Gjatesia: 1.67 m
Vlera: 1.200.000 €
Skuadra:  FSV Mainz 05

Karriera:
2008/09 - FSV Mainz 05 (2[0] nd, 0 gola)
2007/08 - KF Tirana (30[27] nd, 2 gola, 1 as)
2006/07 - Olipmiakos U21
2005/06 - Rosenborg
2004/05 - Rosenborg
2003/04 - Rosenborg
2002/03 - Rosenborg
2001/02 - Dinamo
Partizani_One

se njoha fare nga foto Very Happy
Partizani_One

Hyka vendos Zagreb, por “Flirton” nė Gjermani
31 Maj  

“Ky ka ardhur pėr ty?!”. Por ky ėshtė njeriu mė i pasur i Kroacisė. Bledi Shkėmbi i ka thėnė Hykės nė dhomat e zhveshjes sė Reutlingerit, disa minuta pas ndeshjes me Poloninė. “Tė jem unė nė vendin tėnd, 20 vjeē, shkoj me njė kėmbė nė Zagreb”. Dhe Hyka ka filluar tė bindet se e ardhmja e tij ėshtė Dinamo. Sigurisht jo ajo e Tiranės. Pavarėsisht se edhe kėta e kanė telefonuar dhjetė herė. Dinamo e Zagrebit. Kėta tė fundit e kanė ēuar deri nė fund fiksimin pėr “xhuxhin” shqiptar. 25 mijė dollarė nė dorė ēdo muaj. Kontratė katėrvjeēare. Jo keq

Tė tjerėt – Hyka sigurisht qė kėrkon tė luajė “disi”. Dhe ta lerė ndoshta ditė pezull Dinamon e Zagrebit. Dje nė mesditė ka marrė avionin dhe ėshtė nisur sė bashku me menaxherin e tij, Haxhiaj, nė Gjermani. Takim special me Mainz dhe Mynih 1860. Ofertat nuk janė shumė bindėse, megjithatė pse tė mos flasim. Mynih 1860 nėnshkruan njė kontratė pėr 500 mijė euro nė tre vite, por duke filluar nga viti tjetėr. E papranueshme pėr momentin.

Komplikimi – Situata nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Hyka pikė sė pari ėshtė njė lojtar nėn kontratė. Shkurtin e shkuar ka firmosur pėr 5 vite me Olimpik, skuadėr e kategorisė sė dytė nė Tiranė. Nėpėrmjet kėsaj skuadre qėndroi 6 muaj te Olimpiakos. Normalisht transferimi i Hykės nuk mund tė bėhet nė parametra zero, pasi klubi qė posedon tė drejtat e tij kėrkon njė shumė, tė pėrafėrt me 120 mijė euro. Njėkohėsisht menaxheri i Hykės, Haxhiaj, ėshtė duke hasur shumė pengesa pasi menaxherė tė tjerė kėrkojnė tė bindin futbollistin pėr tė nėnshkruar diku tjetėr. Pak a shumė pėrkthehet kėshtu: tė gjithė duan tė pėrfitojnė ndonjė “thelė”. Dhe qė tė ndodhė kjo duhet tė rritet vlera e kartonit.

Han ? Trajneri i pėrfaqėsueses Ari Han nuk qėndron kaq indiferent nė kėtė histori. Me idenė se “nėse Hyka luan jashtė bėhet lojtar mė i mirė pėr Shqipėrinė” i ka sugjeruar talentit shqiptar dy tri skuadra. Dhe madje i ka kėrkuar takim nė Vjenė. Tė gjithė kanė rėnė nė dashuri me fintet e Hykės
admin

Mainz konfirmon zyrtarisht Hykėn

Nė faqen zyrtare tė Mainz 05 konfirmohet transferta e fantazistit shqiptar Jahmir Hyka. Sipas kesaj faqe Mainz 05 ka arritur te fitojė garėn pėr marrjen e talentit shqiptar qė kėrkohej nga shumė skuadra europiane.

Megjithėse Hyka vjen nga KF Tirana, sipas faqes zyrtare te Mainz 05, tė drejtat e tij ishin pronė e Olimpik Tirana. Shuma e paguar nga gjermanėt pėr kėtė transfertė nuk ėshtė bėrė publike.

Menaxheri i Mainz 05 Christian Heidel tha "E kemi vėzhguar Hykėn nė ndeshjen e Shqipėrisė kundėr Polonisė dhe padyshim qė Hyka ėshtė njė talent i madh. Tani ai ėshtė nė njė ligė mė tė fortė dhe do ti japim kohėn e duhur pėr tė treguar talentin e tij".

Edhe trajneri Jörn Andersen kishte fjale tė mira per 20-vjeēarin shqiptar. "E di qė Hyka ishte nė listėn e disa skuadrave gjermane dhe europiane. Me kėtė transfertė kemi arritur ti shtojmė teknike dhe shpejtėsi mesfushės dhe kemi pėrmirsuar repartin ofensiv".



FutbolliShqiptar.net
Partizani_One

Hyka: Dua Milanin
16 Qershor   Italia ėshtė njė ėndėrr reale pėr futbollistėt shqiptarė. Igli Tare e Erion Bogdani janė njė realitet. Ashtu si mė parė Riza Lushta e Naim Kryeziu, por edhe Valon Behrami e Ervin Skela. “Milani ėshtė ėndrra ime. Ndoshta ia arrij njė ditė tė luaj pėr tė”. Hyka e konsideron njė trampolinė Maincin. Tė qenit pjesė e njė ekipi tė Bundesligės 2 dhe pranė njė media tė fuqishme gjermane, nė fakt do tė ndikonte mė shumė te njė transferim i tij te Bajerni. Futbolli shqiptar ėshtė i respektuar nė Gjermani. Altin Lala, Fatmir Vata, Ervin Skela, Edmond Kapllani, apo mė parė edhe Igli Tare, Altin Rraklli, kanė krijuar modelin e futbollistit shqiptar. “Bajerni ėshtė ekip i madh. Nė jetė nuk i dihet, por filimisht dua tė jem me kėmbė nė tokė. Dua tė zė sa mė shpejt njė vend titullari te Mainc”, tha Hyka.
admin

Hyka mahnit Mainz, e nis me gol

Sikur tė ishte pjesė e ndonjė pėrfaqėsueseje nė Evropian, me siguri qė Jahmir Hyka do tė ishte njė nga zbulimet e Euro 2008-s. Magjistari shqiptar realizoi gol qė nė ndeshjen e parė tė tij me Maincin e Bundesligės 2, edhe pse kundėr njė ekipi inferior si FC Schvabsburg, duke mahnitur shikuesit me elegancėn e tij. Trajneri i ri Jorn Anderson mbeti i kėnaqur nga loja e ish-lojtarit tė Tiranės, dhe u shpreh pėr mediat gjermane se objektivi sezonal ėshtė ngjitja nė Bundesligėn 1. Mainc zhvilloi dy ndeshje me nga 30 minuta, sė pari kundėr ekipit lokal HNK Croatia Mainz (fitoi 4-0)dhe mė pas me kampionin e kampionatit lokal FC Schvabsburg (8-0). Hyka shėnoi pikėrisht nė ndeshjen e dytė. Fantazisti i kombėtares shqiptare, me njė kontratė prej 3.5 milionė (1.7 milionė euro neto) ishte edhe transferta mė e shtrenjtė pėr merkaton shqiptare. 8000 fansa ishin tė pranishėm nė prezantimin e gjashtė blerjeve tė reja tė Maincit, midis tyre dhe Hyka. Mė 25 korrik, Mainc do tė luajė edhe njė ndeshje miqėsore kundėr Rasing Santander. Ekipi spanjoll u rendit nė vendin e gjashtė nė Primera Divizion dhe merr pjesė nė Kupėn UEFA.

Gazeta Sot
Partizani_One

e paska nis mbar Very Happy
admin

Mainci shton minutat pėr Hykėn
Pas njė aktivizimi thuajse qesharak, mė nė fund trajneri i Maincit, Jorn Andersen i ka besuar mesfushorit tė kombėtares, Jahmir Hyka, 33 minuta lojė. 20-vjeēari u fut nė fillimin e pjesės sė dytė tė ndeshjes me Alemania Ahen, por nuk arriti tė kthente gjėrat pėr Maincin, qė humbi 2-0. Pas kalimit me bujė te klubi gjerman i Bundesligės 2, disa probleme pėr klauzolat e kontratės e kthyen tė riun nė njė lojtar stoli. Edhe mediat gjermane pranė Maincit kanė bėrė tė ditur se shqiptari duhet tė luajė mė shumė.



Sporti Shqiptar

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Legjionaret
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum