
admin
|
Java 18 - RezultatetTirana - Elbasani 2-2 (Duro p49', 70' / Ahmataj 14', Bejzade 64')
Besa - Dinamo 0-2 (Allmuca 49', 86')
Skenderbeu - Partizani 1-2 (Shtupina 16' / Dhembi 26', Bakaj 49')
Flamurtari - Shkumbini 0-0
Teuta - Beselidhja 2-0 (Mile 65', Haliti 90')
Kastrioti - Vllaznia 3-1 (Abazaj 11', Rizvanolli 67', 85' / Sinani p51')
Renditja dhe Golashenuesit
|
Partizani_One
|
ishalla po fitojme ne se skenderbeu eshte cop-cop
|
admin
|
kushedi ca ka marr skenderbeu, ndonji super afrikan
|
LuAnIBarDhEKalTer
|
Re: Java 18 - 2 ShkurtTirana - Elbasani 1
Besa - Dinamo 1
Skenderbeu - Partizani X
Flamurtari - Shkumbini X
Teuta - Beselidhja 1
Kastrioti - Vllaznia 2
|
Partizani_One
|
persa i perket rezultatit te PARTIZONIT kam dicka kunder.......
|
LuAnIBarDhEKalTer
|
| Partizani_One wrote: | persa i perket rezultatit te PARTIZONIT kam dicka kunder.......  |
e di sepse je me partizonin por une menoj qe X ka me dal ngaqe xhani juaj po e shkaterron ate skuader....
|
Partizani_One
|
ate e di dhe une por edhe skenderbeu spo ben hatane
|
admin
|
| LuAnIBarDhEKalTer wrote: | | Partizani_One wrote: | persa i perket rezultatit te PARTIZONIT kam dicka kunder.......  |
e di sepse je me partizonin por une menoj qe X ka me dal ngaqe xhani juaj po e shkaterron ate skuader.... |
thuaj nuk e rregulloi se per shkatrrim nuk beri ndonje gje te madhe
|
admin
|
megjithate fitoren e kapen ne Korce.
nuk kishin lojtar fare ne stol. Vetem 1 ndrrim kishte ber Lika, kishte fut Karapicin
|
Partizani_One
|
, rul qė shtyp. Allmuēa vrastar
3 Shkurt Besa 0
Dinamo 2
Shėnues: / I.Allmuēa 49', 87'
E shtunė, 2 shkurt 2008, ora 14:30, nė stadiumin Besa tė Kavajės
Nga Fatmir EFICA
Besa: Zendeli, Lila, Nana (Mėrtiri 89'), Ramadani (Krasniqi 60'), Leci, Xhihani (Veliaj 67'), Belisha, Alikaj, Progri, Mancaku, Fortunat Tr. S.Starova
Dinamo: Kotorri, Pisha, Graniē, Bodrusiē (Ishka 46'), Abraham, Vincentiē (Pema 90'), Allmuēa, Diob, Pollozhani, Poēi (Ferraj 88'), Pejiē Tr. A.Canaj.
Gjyqtarė: A.Janku, D.Rexha, E.Biēaku (Tiranė)
Kartona tė verdhė: Nana, Ramadani / Pollozhani
Vėzhgues: F.Tare (Tiranė)
Njė Dinamo e blinduar nė prapavijėn e saj nė 45 minutat e para, i ka rezistuar dėshirės sė kavajasve pėr tė gjetur me ēdo kusht golin. Kotorri bėhet shpėtimtar me pritjet e grushtimet e tij, por edhe mbrojtėsit miq janė tė vėmendshėm. Kur kanė menduar se dhe pjesa e dytė do tė ruante fizionominė e sė parės, blutė kanė nxjerrė dajakun ndėshkues. Merita i takon shpejtėsisė dhe befasisė nė manovėr, qė tregojnė Pollozhani, Poēi e Allmuēa, teksa vendasit janė mė inferiorė nė luftėn e fortė nė ajėr dhe nė dyluftime. Gabimi i Ramadanit, qė i dhuron topin Allmuēės, ėshtė dukur si njė vrasje me paramendim. Kavajasit janė shokuar ndėrsa reagimi ka qenė mė tepėr dėshpėrues, se sa pėrmes manovrės sė organizuar pėr tė shkuar te goli. Repartet mbetėn tė shkėputura nga njėri ? tjetri. Besohet vetėm te gjuajtjet standarde, ndėrsa disa prej futbollistėve nuk janė nė gjendjen mė tė mirė fizike, pėr tė pėrballuar njė ndeshje kaq tė vėshtirė. Madje, kur Dinamo ka dhėnė sinjalin se ndėrrimet mund tė sjellin freski, te Besa alternativat e pėrdorura sollėn pak ndryshim. Kontraktimi ka qenė njė defekt pėr shumicėn e futbollistėve kavajas, edhe pse ndonjėri prej tyre injektonte nė mėnyrė fragmentare ndonjė shkėndijė shpresėdhėnėse, qė Besa tė mos dilte kokulur nga kjo ndeshje. Dinamo, pas golit tė avantazhit, dirigjoi me qetėsi e maturi fatet e lojės. Disiplina taktike ishte njė nga drejtimet, ku Besa pranoi dorėzimin pa kushte. Pavarėsisht dėshirės pėr ta nisur ndryshe gjysmėn e dytė tė kampionatit, braktisja e stadiumit nga tifozeria, disa minuta para finishit tė lojės, ėshtė njė sinjal se gjėrat nė ekipin verdhezi nuk po lėvizin me ritmin e kėrkuar. Nuk ėshtė se Besa ka humbur shumė nga organika e titullarėve, qė kishte nė gjysmėn e parė tė kampionatit. Por, nga ana tjetėr, nuk ėshtė se dhe pėrforcimet janė tė tilla, qė ti japin impulse skuadrės. Ndoshta tani, kur humbja e djeshme i largoi duket pėrfundimisht pretendimet e Besės pėr titullin, mbase do tė kryhen tė tjera adaptime, me synimin qė squadra tė pėrballojė me dinjitet garėn deri nė fund. Dinamo u dha njė leksion kavajasve. Pėrpos autoritetit tė padiskutueshėm, si kryesues tė paepur nė marshimin drejt titullit kampion, skuadra blu u dallua edhe pėr lojėn e thjeshtė, tė bukur dhe me efikasitet.
Pas ndeshjes
Sulejman Starova (Trainer i Besės): E dinim qė do tė kishim pėrballė njė kundėrshtar, i cili do tė luante i organizuar mirė nė mbrojtje dhe do tė kėrkonte tė na ndėshkonte me anė tė kundėrsulmeve. Nė pjesėn e parė kemi zotėruar gjithēka. Humbėm shumė raste. Nėse do tė shėnonim, loja mund tė shkonte ndryshe. Nė pjesėn e dytė kemi dhuruar njė gol nga ai gabim i Ramadanit, por mė tej kemi humbur qetėsinė. Dinamo u mbrojt me shumė forca. Disa nga lojtarėt tanė ishin nė formėn e tyre mė tė mirė, edhe pėr shkak se i janė bashkuar ekipit vetėm ditėt e fundit. Humbėm me kryesuesen e kjo sigurisht nuk quhet fatkeqėsi, pėr mė tepėr qė ishte njė verdikt sportiv. Tani duhet tė rikuperojmė si duhet forcat tona, pas kėsaj humbjeje qė kurrsesi nuk e dėshironim nė kėto momente.
Agim Canaj (Trajner i Dinamos): Skuadra luajti i supermotivuar. U vumė nė vėshtirėsi nė pjesėn e parė nga loja mė e mirė e Besės, ndonėse nė limit tė saj humbėm njė rast ideal. Fillimi me gol ishte njė avantazh pėr pjesėn e dytė, pasi na dha qetėsinė e nevojshme. Nuk ėshtė se pamė vetėm prapa pėr ė ruajtur fitoren, por zhvilluam edhe aksione tė tjera tė rrezikshme dhe goli i dytė ishte vula e meritės sė fitores sonė. Dygolėshi i Allmuēės, loja e dyshes Pollozhani ? Poēi, si dhe pritjet e Kotorrit nė pjesėn e parė, u bėnė pjesė e rėndėsishme e fitores. Ne kemi filozofinė qė, duke qėndruar me kėmbė nė tokė e duke i kaluar njė e nga njė ndeshjet e kundėrshtarėt tepėr tė fortė, si Besa, tė mos biem nė eufori, me synimin qė finish tė kampionatit tė marrim si shpėrblim trofeun e kampiones.
FOKUS
* Inkadeshente atmosfera para ndeshjes, me fishekzjarre, parrulla, flamuj, veshje me uniforma e pėrdorim tė simboleve (kapele e shallė) tė ultrasve verdhezi, por nė fund, teksa kanė parė skuadrėn e zemrės qė tė humbte, tifozeria kavajase e ka braktisur stadiumin akoma pa rėnė vėrshėllima pėrfundimtare e gjyqtarit.
* Sulmuesi Arben Nuhiji vetėm nė ditėn e fundit tė merkatos dimėrore ka zgjedhur tė shkojė te elbasani, qė po e kėrkonte vazhdimisht.
* Tė organizuar, tė vendosur nė tribunėn B qendrore, fansat dinamovitė kanė shpalosur gjithė entuziazmin nė mbėshtetje tė skuadrės sė tyre. Shpesh ata kanė bėrė tifo, duke thirrur nė emėr lojtarė tė spikatur nė ndeshje.
* Nė mjediset e brendshme tė stadiumit, trajneri Agim Canaj, qė ka drejtuar Besėn tri vite mė parė, dhe futbollisti kavajas i Dinamos, Bekim Kuli (qė nuk ka luajtur pėr shkak skualifikimi me kartona) janė rrethuar nga njė ngrohtėsi karakteristike e vendasve.
|
Partizani_One
|
Korēarėt festuan pak. Demat nxjerrin brirėt
3 Shkurt Skėnderbeu 1
Partizani 2
Shėnues: Shtupina 16'/ Dhėmbi 27', Bakaj 54'
E shtunė, 2 shkurt 2008, ora 14:30, nė stadiumin Skėnderbeu tė Korēės
Skėnderbeu: Llapanji, Drabaj, Kepi, Guri, Thana (22' Rrapo), Kote, Ēajku, Pashaj, Shtupina (65' Kotomelo), Ismail, Tafxhafa Tr. R.Rrapo
Partizani: Shehi, Tafaj, Pinari, Osmani, Hallaēi, Gjyla (84' Karapici), Devolli, Shkėmbi, Bakaj, Abilaliaj, Dhėmbi Tr. H.Lika
Gjyqtarė: E.Dobi, E.Miho (Durrės), L.Mustafaraj (Tiranė)
Vėzhgues: P.Alikaj (Vlorė)
Kartona tė verdhė: Ēajku, Kotomelo
Askush prej jush nuk ka arsye tė mos ketė besim te vetja, edhe duke luajtur nė kėto kushte. Kjo ka qenė porosia e fundit e Rrapos pėr lojtarėt e tij. Nuk duhet tė harroni se pėr Skėnderbeun nuk ka mbaruar asgjė, ndaj nuk keni pėrse e mendoni tė lehtė kėtė ndeshje, kanė qenė fjalėt e fundit tė Likės, vetėm pak para fillimit tė ndeshjes. Mė pas ka nisur njė lojė, qė pritej ndryshe, nisur nga ajo se ekipi korēar, siē tha njė tifoz i kėsaj skuadre, ishte zėnė vetėm njė ditė mė parė. Por duket se Rrapo, edhe nė kushte kur nuk kishte mė shumė se 24 orė qė njihej me skuadrėn, nuk ka lėnė gurė pa lėvizur, pėr tė dalė nė pėrfundimin se duhej populluar sė tepėrmi mesfusha kor'_, edhe pėr tė ulur sado pak ritmin e tė kuqve. Perpara Llapanjit ka vendosur tė luajė me Drabajn nga e djathta e Kepin nga krahu tjetėr, ndėrkohė qė nė qendėr luante Guri, shkodrani qė ēdo gjė ka kėrkuar ta zgjidhė thjesht. Diku mes Drabajt e Gurit ishte Kote, qė ka pasur punė tė luajė sa mė Dhėmbin e Bakajn, vendosje qė duket se i ka hapur rrugė mė shumė korēarit tė demave sesa ka shėrbyer pėr vendasit. Rrapo ka qenė i detyruar tė heqė dorė nga kjo vendosje, kur ka kaluar Koten nė krahun e djathtė, duke treguar se do tė luante mė katėr mbrojtės nė vijė. Nė mesfushė, Thana vetėm ditėn e ndeshjes ka kaluar djathtas, por ėshtė larguar shpejt nga loja, pėr shkak dėmtimi, nderkohė qė Ēajku, ndryshe nga herėt e tjera, ėshtė parė brenda mesfushės, ashtu siē ka qenė ndoshta jo nė vendin e vet edhe Shtupina, por duhet pranuar se ka funksionuar, ashtu siē nuk ka ecur keq dhe Pashaj nga e majta. Nėse kavajasi Tafxhafa ka treguar se tėrhiqte edhe njė mbrojtje si e Partizanit, Ismail, tė paktėn nė kėtė ndeshje, ėshtė paraqitur njė lojtar i lehtė. Nga ana tjetėr Lika ka treguar se me Osmanin e Pinarin ndiehej mirė brenda mbrojtjes, po aq sa ndiente siguri dhe me Tafajn, edhe kur shtyhej jo pak pėrpara, e me Hallaēin majtas. Mesfusha, ndoshta edhe pėr atė sepse kishte nė pėrbėrje kualitete, ka treguar se nė ēdo moment ishte nė gjendje tė bėnte diferencen. Dhėmbi luante sa majtas aq dhe diku mė brenda, ndėrsa Devolli i Shkėmbi nuk janė lodhur sė vrapuari gjatė gjithė lojes, ashtu siē ka treguar vlerat dhe Gjyla i spostuar pak mė djathtas. Pėr tė ardhur tek Abilaliaj, qė luante thjesht e Bakaj, i cili, nėse do tė luante pėr tė tjerėt mė shumė se pėr vete, do tė ishte mė ndryshe. Gjithsesi, ka fituar Partizani edhe pėr atė se ka nė pėrbėrje lojtarė tė njohur. Por duhet pranuar se njė lojė e tillė, si kjo me Skėnderbeun, nuk ka lėnė shijen e njė ekipi qė kėrkon titullin kampion, megjithėse Lika nė fund ka thėnė se ka mbetur i kėnaqur edhe me lojėn e lojtarėve tė tij. Gjithsesi, Partizani me tri pikėt qė ka marrė nė Korēė ruan ritmin, ndėrsa Skėnderbeu duhet ti shikoj ndeshjet e tjera ndryshe.
Renato Rrapo (trajner i Skėnderbeut): Nuk e teproj po tė them se kam mbetur shumė i kėnaqur me lojėn e lojtarėve tė skuadrės. Edhe nė kushte, kur nuk duhet tė harrojmė se ky grup ėshtė ndėrtuar vetėm njė ditė mė parė. Nisur dhe nga loja, nuk kemi pėrse tė mos shpresojmė se kemi pėr tė parė njė ekip ndryshe nė ndeshjet e tjera. Jashtė natyrės sime, mė duhet tė them se kam rezerva jo tė vogėla pėr gjykimin, nė veēanti nė rastin e mosdhėnies sė 11?metėrshit.
Hasan Lika (trajner i Partizanit): Mė shumė se nga rezultati, kam mbetur i kėnaqur me mėnyren sesi ka reaguar grupi nė kėtė takim. Lojtarėt kanė arritur tė ruajnė ritmin e njė ndeshjeje, qė edhe pse ėshtė luajtur me njė ekip si Skėnderbeu, ka qenė nė lartėsinė e duhur. Nėse do tė veēoja pjesėt e kėsaj ndeshjeje, do tė thoja se e para ka qenė mė e bukur pėr ne. Me atė ēfarė kemi parė nė kėtė takim, duhet thėnė se Skėnderbeu ka pėr tė qenė njė skuadėr, qė ka pėr ta respektuar kampionatin nė mėnyrėn mė tė mirė.
|
Partizani_One
|
Bardheblutė, frena nė rrugėn e ngjitjes!
3 Shkurt Tirana 2
Elbasani 2
Shėnues: Duro 48'(p), 72'/ Ahmataj 14', Bejzade 61'
E shtunė, 2 shkurt 2008, ora 17:00, nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa
Nga Bedri Alimehmeti
Tirana: Nallbani, Fagu, Kēira, Vrapi, Hajdari (46' Fortuzi), Arapi, Ēapja (70' Hyseni), Mohelebi, Hyka, Duro, D.Xhafaj Tr. A.Hafizi
Elbasani: Toēi, Mehmetaj, Sheta, Karēev, Ahmataj, Ad.Nuhiji (75' Arb.Nuhiji), E.Dalipi, Bokatola (77' Lako), Tetova, F.Xhafa, Bejzade Tr. K.Alimehmeti
Gjyqtarė: S.Ve]ēani (Patos), B.Mesi (Tiranė), F.Elezi (Durrės)
Vėzhgues: P.Kotherja (Tiranė)
Kartona tė verdhė: Nallbani, Mohelebi, Ēapja, Vrapi / Bokatola
Natyrisht, pritej njė Tiranė tjetėr mbrėmė, nė Qemal Stafa. Kėtė e pati deklaruar edhe tekniku Hafizi, vetėm pak orė pas kthimit nga Kemeri. E mundėsonin atė prurjet e reja nė merkaton e janarit si edhe koha e mjaftueshme nė dispozicion, pėr tė punuar me grupin nė tė gjitha drejtimet. E pikėrisht pėr kėtė edhe interesimi i futbolldashėsve ka qenė mė i madh. Por, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se ai revolucion, qė do ta ngjiste skuadrėn bardheblu aty ku jemi mėsuar ta shohim, nuk ka ndodhur, pa thėnė se arsyet nė kėtė drejtim mund tė jenė edhe objektive (dy tė sapoardhurit, francezi Moche e maqedonasi Gjorevski tė dėmtuar). Me dy pikėt e lėna mbrėmė, bardheblutė e shohin vetėn edhe mė larg synimeve tė tyre pėr kreun e renditjes. Por, pavarėsisht nga shifrat e barabarta, duhet pranuar se skuadra kampione mbrėmė ka qenė shumė mė kėrkuese se Elbasani. Madje, e ka synuar gjetjen e rrjetės qė nė minutat e para, kur edhe ka arritur tė ushtrojė presion nė portėn e miqve. Rastet nuk kanė munguar, pa thėnė qė disa prej tyre edhe janė shpėrdoruar pėr shkak tė mungesė sė pėrqendrimit tė duhur nė ēastet e finalizimit. Ndėrkohė, miqtė, tė vendosur me kujdes nė fushė, kanė qenė mė racionalė nė veprimet e tyre. Dhe, teksa pritej qė ta gjente Tirana e para rrugėn e rrjetės, ishte Ahmataj, kapiteni i Elbasanit, qė ka zhbllokuar rezultatin, pas ekzekutimit tė njė goditjeje nga distanca. Njė ndėshkim disi i papritur, qė i ka ēoroditur nė planin psikollogjik bardheblutė. Madje, pas pushimit, tekniku Hafizi ka kaluar gati nė aventurė, kur pėr njė sulmues mė shumė nė fushė (Fortuzi), largon nga loja njė mbrojtės. Rrėzon variantin me katėr mbrojtės nė vijė, me njė qendėrmbrojtės e dy stoper. Fagu, nga mbrojtės i djathtė krahu, kalon stoper i majtė, Vrapi nė qendėr, Kēira stoper i djathtė. Tre sulmues tė deklaruar (Xhafaj, Fortuzi, Hyka) dhe katėr mesfushorė: Duro, Mohelebi, Arapi e Ēapja (Hyseni). Skuadra ėshtė shtyrė shumė mė pėrpara, po rreziku i ndėshkimit ėshtė rritur. Si edhe ndodhi. Gjithsesi, skuadra ka rikuperuar, por kohė dhe forcė, pėr tė bėrė mė shumė, nuk ka patur. Pėrfundimisht, rruga e ngjitjes vijon tė jetė ende shumė mundishme pėr bardheblutė, qė janė frenuar nė startin e gjysmės sė dytė tė kampionatit.
Astrit Hafizi (trajneri i Tiranės) ? Me rastet e krijuara qė nė fillim i kemi patur mundėsitė pėr tė kaluar tė parėt nė avantazh, por nuk ka ndodhur kėshtu. Kemi gabuar nė dy momente nė veprimet mbrojtėse, qė na kushtuan. Gjithsesi, kemi punuar mė shumė se kundėrshtari e pėr rrjedhojė jemi shfaqur mė tepėr se ata pėrpara portės. Por Elbasani u tregua mė racional, nė vetėm pak raste qė pati arriti tė na ndėshkojė dy herė. Ndėrkohė, duke u gjendur dy herė nė dizavantazh, puna e grupit tonė u vėshtirėsua shumė, sidomos nė planin psikollogjik.
Krenar Alimehmeti (trajneri i Elbasanit) ? Me barazimin, skuadra jonė tregoi nivelin e lojės sė saj nė rritje, qė ėshtė mundėsuar falė gjithēkaje kemi bėrė gjatė kėsaj periudhe pėrgatitore. Gjasat i patėm pėr tė marrė edhe mė shumė, por, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se kishim pėrballė njė Tiranė shumė tė fortė, ndaj them se edhe me barazimin jemi tė kėnaqur. Ndėrkohė, mė vjen mirė qė skuadra tregoi se ėshtė konsoliduar, ēka na rrit ambiciet pėr tu ngjitur edhe mė lart nė renditje.
|
Partizani_One
|
Vlonjatėt lėnė dy pikė. Fajėsohet arbitri Peza
3 Shkurt Flamurtari 0
Shkumbini 0
E shtunė, 2 shkurt 2008, ora 14:30, nė stadiumin Flamurtari tė Vlorės
Flamurtari: Moēka, Beqiri, Guga, Paniē, Begaj, Dedaj, Zeqiri (80' Veliu ), Alvish, Mema, Cani (70' Brajoviē), Shehaj (60' Rustemi) Tr. E.Memushi
Shkumbini: Llani, Ndoni, Xhyra, Dabulla, Pashaj, Bizhyti, Nora (83' Kuēi), Shenaj (60' Gjata), Qorri (75' Mustafai), R.Dervishi,
Stojku Tr. G.Magani
Gjyqtarė: E.Peza, G.Qirici (Tiranė) R.Zhuli (Gjirokastėr)
Vėzhgues: A.Mema (Gjirokastėr)
Kartona tė verdhė: Begaj, Alvish
Vėrshėllima pėrfundimtare e gjyqtarit tiranas, Ervis Peza, ka fiksuar barazimin me shifrat 0?0 nė ndeshjen e djeshme, por ai nuk u ka shpėtuar kontestimeve tė shumėta tė tifozerisė dhe drejtuesve tė Flamurtarit. Tė shumtė ishin ata qė kėtė barazim tė vlonjatėve nė fushėn e tyre e vlerėsuan si njė shfrim tė inatit nga gjyqtari Peza, pėr shkak tė reagimit qė kishin bėrė drejtuesit e Flamurtarit ditė mė parė, pėr tė mos e gjykuar ai kėtė ndeshje. Zemėrimi i vlonjatėve nuk lidhet vetėm me rastet e penalltive tė mohuara, por dhe pėr mosndėshkimin e ndėrhyrjeve tė rėnda peqinasve, apo dhe pėr vonesėn e qėllimshme tė lojės nga miqtė, tė cilat Peza i kalont me shumė indiferentizėm. Gjithsesi, kronika qė prodhoi kjo ndeshje nė tė dy pjesėt e saj, kishte brenda dėshirėn e madhe tė vlonjatėve pėr tė fituar dhe mobilizimin me tė gjitha mėnyrat tė peqinasve pėr tė marrė njė pikė me vlerė. Pjesa e parė ruan pak ekuilibėr, kur miqėt kanė goditur dhe traversėn e portės, kurse vlonjatėt nuk shfrytėzojnė rastet e krijuara pėr gol. Nė pjesėn e dytė, Flamurtari luan mė mirė nga krahėt, i afrohet portės, por pėrsėri nuk shijon golin e shumėpritur. Ndoshta nė kėtė drejtim vendasit frenohen edhe nga vėrshėllimat me dhe pa vend tė gjyqtarit Peza, qė ėshtė i pranishėm me bilbilin e tij nė ēdo aksion tė vendasve. Veprime tė tilla, jo vetėm qė sjellin pasiguri nė lojėn e Flamurtarit, por edhe i demoralizojnė lojtarėt vlonjatė pėr tė shkuar te goli, qė aq shumė e kėrkuan. Peqinasit, nga ana e tyre, e parapėlqejnė njė lojė dhe gjykim tė tillė, ndaj ndihen tė sigurt deri nė fund tė ndeshjes, se njė pikė e kanė tė marrė nė kėtė ballafaqim tė vėshtirė jashtė fushės sė tyre. Ndoshta qė kėtu duhet parė dhe ai pozicionim i drejtuesve tė Flamurtarit, qė kėtė ndeshje tė mos e arbitronte Ervis Peza.
Eqerem Memushi (trajner i Flamurtarit): Nė kėtė ndeshje kemi lėnė dy pikė me shumė vlerė. E prisnim qė kundėshtari tė zhvillonte njė lojė tė tillė, pėr tė marrė njė barazim, ndaj u mobilizuam shumė gjatė gjithė ndeshjes. Nė pjesėn e dytė ishin shumė superiorė, por nuk mundėm tė shėnojmė qoftė edhe njė gol, pėr ta fituar kėtė ndeshje. Me zėvendėsimet e kryera nė pjesėn e dytė kėrkuam tė shėnonim, por pėrsėri nuk ia dolėm mbanė. Kemi lėnė dy pikė nė kėtė ndeshje, por nuk e kemi humbur optimizmin pėr tė pretenduar pėr mė lartė nė renditje.
Gugash Magani (trajner i Shkumbinit): Me pikėn qė morėm, ne ia arritėm qėllimit. Nė pjesėn e dytė u mbrojtėm fort e kundėrsulmuam dhe, po tė ishin treguar mė tė qetė e mė tė kujdesshėm, mund tė shėnonim. Pėr dy rastet qė pretendojnė vlonjatėt pėr penallti, mė duhet ti shikoj pastaj tė jap mendimin tim. Nė rastin e acarimit midis lojtarėve, nė minutat e fudit tė ndeshjes, ishte gabimi i asistentit, qė nuk dha goditje dėnimi pėr skuadrėn tonė.
|
Partizani_One
|
Abazaj e Rizvanolli, artileria e Bicit
3 Shkurt Kastrioti 3
Vllaznia 1
Shėnues: Abazaj 2', Rizvanolli 58', 83'/ Sinani 51'(p)
E shtunė, 2 shkurt 2008, ora 14:30, nė stadiumin Tofik Jashari tė Shijakut
Kastrioti: Mustafa, Caca, Gallo, Grami, Hoxha, Rustami (Osusi 73'), Kalari, Abazaj, Bulku, Merxha, Braho (Rizvanolli 55') Tr. V.Bici
Vllaznia: Grima, Kraja (Lici 46'), Delain, Kapaj, Hoti, Kotrri, Nallbani (Osja 74'), Lika (Jusufi 76'), Kaēi, Sukaj, Sinani Tr. M.Josa
Kartona tė verdhė: Gallo, Hoxha, Kalari/ Grima
Gjyqtarė: B.Pashai, S.Avdo (Tiranė), D.Koreshi (Lushnjė)
Vėzhgues: Y.Zajmi (Tiranė)
Tribuna e stadiumit tė Shijakut ka qenė dje pasdite e pushtuar nga tifozeritė shkodrane dhe krutane, qė kishin ardhur pėr tė ndjekur skuadrat e tyre, ndėrkohė qė tapeti i blertė, ku zhvillon ndeshjet Erzeni vendas, ka qenė me fat pėr kastriotasit. Skuadra e Bicit ka fituar me meritė ndaj Vllaznisė, e cila duhet pranuar se nė kėtė ndeshje ka qenė hija e asaj, ēka pritej prej saj. Sinani e mbajti premtimin, duke shėnuar golin e tij, por qė mbeti vetėm pėr ta ngjitur nė krye tė listės sė goleadorėve, ku ėshtė barazuar me kroatin Pejiē. Kuqeblutė duket se e kishin marrė disi lehtė pėrballjen nė Shijak me Kastriotin, i cili, nga ana e vet, e kishte vlerėsuar maksimalisht kundėrshtarin e tij tė njohur. Tė dy skuadrat e filluan lojėn me tė njėjtėn vendosje taktike, 4?4?2, por qė u aplikua mė mirė dhe mė qartė nė tė gjithė komponentėt nga krutanėt e Bicit. Kastrioti, nė pėrgjithėsi, zhvilloi njė lojė harmonike nė tė gjitha repartet, ku spikati njė mbrojtje e sigurt dhe e pagabueshme me Gramin dhe Gallon nė krye, njė mesfushė mjaft punėtore, ku spikatėn Bulku dhe Rustami, si dhe njė sulm i zhdėrvjellėt, ku Abazaj, i rikthyer te Kastrioti nga Tirana, dhe Rizvanolli, u bėnė mė problematikėt pėr mbrojtjen shkodrane. Nga ana e tyre, kuqeblutė e Josės u shfaqėn ēuditėrisht tė paorganizuar, shpesh tė shthurrur nė pėrpjekjet pėr organizimin e lojės, sulmet ishin sporadike dhe vetėm Sinani e kishte tė vėshtirė tė tėrhiqte skuadrėn. Mbrojtja shkodrane u duk e pasigurt, sidomos nė krahun e djathtė, aty ku krutanėt goditėn vazhdimisht, sidomos nė pjesėn e dytė. Kastrioti shėnoi shpejt, qė nė tė 2', pas njė kundėrsulmi nga e majta, ku Rustami lėshoi njė top pėr Abazajn, i cili i befasoi shkodranėt me golin e tij, duke dhėnė alarmin qė mbrojtja kuqeblu do tė kishte shumė punė. Nė fakt, reagimi ka qenė i menjėhershėm, por kryesisht pėrmes veprimeve individuale tė Sinanit apo tė Kaēit, ndėrsa skuadra krutane ėshtė tėrhequr prapa, duke u kujdesur pėr tė ruajtur avantazhin e golit tė parė. Nga ana tjetėr, shkodranėt janė frenuar edhe nga pritjet e portierit Mustafa, qė e mbrojti me siguri portėn. Nė pjesėn e dytė, tekniku Josa e orientoi skuadrėn drejt njė loje mė sulmuese, por ajo ka qenė vetėm pėr pak minuta, derisa Sinani me an?_?_?metėrshit ka arritur tė barazojė. Mė vonė, gjithēka foli pėr skuadrėn krutane, e cila, pėrmes aksioneve sulmuese dhe kėmbėnguljes sė lojtarėve tė saj ka kaluar nė avantazh me anė tė Rizvanollit, i cili kishte vetėm pak minuta qė kishte hyrė nė fushė si zėvendėsues. Shkodranėt bėhen nervozė, madje portieri me pėrvojė, Grima, nė njė grindje me Kalarin e ka goditur krutanin, por gjuyqtari ėshtė mjaftuar me nga njė karton tė vertdhė pėr tė dy. Ndėrsa nė tė 83', po Rizvanolli ka vulosur pėrfundimisht fitoren e skuadrės sė tij. Natyrisht, mė tė gėzuarit kanė qenė tifozėt e shumtė krutanė, qė e kishin ndjekur skuadrėn e tyre nė Shijak, edhe pse nė kalendar Kastrioti ishte pritės. Skuadra e Bicit ka arritur tė marrė njė trepikėsh tė ēmuar, duke i konsoliduar pozitat nė tabelėn e renditjes. Ndėrsa Vllaznia, me kėtė humbje tregoi se do ti duhet mjaft punė, pėr tė hyrė nė binarėt e objektivave dhe ambicieve qė ka pėr kėtė sezon.
Pas ndeshjes
Vasil Bici (trajner i Kastriotit): Eshtė njė fillim i bukur i skuadrės sonė nė kėtė pjesė tė dytė tė kampionatit. Jam mėse i kėnaqur nga loja qė zhvilluan sot futbollistėt e mi, duke filluar qė nga portieri e deri te lojtari mė i fundit i skuadrės. Gjej rastin ti pėrgėzoj tė gjithė lojtarėt pėr lojėn qė zhvilluan, tė cilėn e shoqruan me njė fitore bindėse. E kishim vlerėsuar maksimalisht ndeshjen me Vllazninė, nj- skuadėr mjaft e njohur e vendit tonė, dhe tani mendojmė pėr pėrballjen e radhės, me Tiranėn. Kjo fitore na bėn mė tė sigurt, pėr tė zėnė nė tabelėn e renditjes njė vend mė afėr skuadrave tė kreut.
Mirel Josa (trajner i Vllaznisė): Loja filloi mjaft keq pėr ne, sepse u goditėm shpejt, dhe pėr kėtė na u desh shumė punė pėr tė rimarrė veten. Duhej tė kishim shėnuar nė pjesėn e parė, sepse rastet nuk na munguan. Gjithsesi, nuk jam i kėnaqur nga mėnyra e organizimit tė lojės nga ekipi ynė. Humbja e kėsaj ndeshjeje na vė pėrpara detyrave mė tė mėdha, pėr tė riparuar shumė gjėra nė lojėn tonė nė vazhdimėsi.
|
Partizani_One
|
Milen e kėnaq trepikėshi. Loja e mirė do tė vijė
3 Shkurt Teuta 2
Besėlidhja 0
Shėnues: Mile 63', Haliti 90'+2
E shtunė, 2 shkurt 2008, ora 14:30, nė stadiumin Niko Dovana tė Durrėsit
Teuta: Kapllani, Dushku, Ahmeti, Stafa, Likmeta, Buna (Haliti 57') Ēaushaj, Gjondeda, Shkoza (Vila 46'), Gega (Hamzai 67'), V.Mile Tr. K.Mile
Besėlidhja: Koci, Stoiēevski, Smajli, Ivanaj, Gruda, Da Silva (R.Malota 70'), Baliēi, Petrevski (Miliē 62'), Tolevski, Ngjela, E.Malota Tr. N.Bajko
Gjyqtarė: K.Meta, A.Pregja (Tiranė) A.Mali (Patos)
Vėzhgues: S.Papa (Fier)
Kartona tė verdhė: Ahmeti, Ēaushaj/ Smajli, Baliēi, Petrevski, Ivanaj (2)
Karton i kuq: Ivanaj
Teuta e rifillon mbarė kampionatin, teksa ka fituar dje sfidėn ndaj njė rivali direkt nė renditje, sikurse ėshtė Besėlidhja. Formacioni durrsak paraqitej nė kėtė ndeshje me mjaft ndryshime, ku, veē mbrojtjes, qė ishin tė njėjtėt lojtarė qė mbyllėn pjesėn e parė tė sezonit, nė mesfushė dhe sulm aktivizoheshin tė ardhurit nga merkato e janarit. Bunės, nė qendėr tė mesfushės, i bashkohej dhe Gjondeda, tashmė plotėsisht i rekuperua; krahėt pėrbėheshin nga Ēaushaj nė tė majtė dhe Shkoza nė tė djathtė, kurse dyshja e sulmit ishte Mile dhe Gega. Por dhe kundėrshtari i durrsakėve kishte bėrė lėvizje, duke afruar nga merkato e dimrit disa lojtarė tė huaj, ndėrsa goditja mė e madhe ishte afrimi i golshėnuesit korēar Marjus Ngjela. Nė minutat e para skuadrat luajnė mjaft tė kujdesshme, me frikėn pėr tė mos bėrė gabime, si rrjedhojė dhe emocionet mungojnė. Ndonėse durrsakėt janė ata qė marrin gjithnjė iniciativėn, atyre u mungon fantazia nė aksionet sulmuese, pa harruar qė dhe lezhjanėt luajnė mjaft tė ngjeshur nė mbrojtje dhe i besojnė mė shumė kundėrsulmit, duke shpresuar tė pėrfitojnė nga njė lojtar i shpejtė qė kanė nė formacion, siē ėshtė Ngjela. Rrezikshmėria e durrsakėve vjen mė shumė nga krahu i majtė i mesfushės, ku Ēaushaj punon shumė dukė u bėrė gjithnjė mjaft i rrezikshėm pėr lezhjanėt. Loja ėshtė kryesisht nė mesfushė dhe rastet pėr gol thuajse mungojnė. Nė pjesėn e parė, e vetmja gjė qė mund tė veēohet ėshtė goditja me kokė e Likmetės, kur topi godet traversėn. Me fillimin e pjesės sė dytė, Mile kėrkon tė ndryshojė diēka nė krahun e djathtė, qė nuk shkon aq mirė, teksa largon Shkozėn pėr Vilėn. Nė fraksionin e dytė tė ndeshjes loja ka mė tepėr ritėm, ndėrsa Teuta tregohet mė shumė kėmbėngulėse pėr gjetjen e golit tė fitores. Lezhjanėt kėrkojnė tė mbyllin gjithēka mirė nė prapavijė dhe shumė pak shohin nga sulmi, duke treguar se objektivi tyre ėshtė marrja e njė pike. Ndėrsa nuk kishte shumė minuta qė kishte filluar pjesa e dytė, Teuta humbet njė lojtar kyē tė formacionit, Bunėn, i cili pėr shkak tė njė tėrheqje muskulare e la ndeshjen nė mes. Por Mile e ka njė alternativė dhe hedh nė fushė Halitin, i cili i jep mė shumė fantazi aksioneve durrsake. Nuk kalojnė shumė minuta dhe Teuta e gjen golin me anė tė Miles, qė e gėzon shumė tė atin nė pankinė. Besėlidhja provon tė reagojė, por nuk ka fuqinė e duhur tė godasė Teutėn, tė ēliruar nga presioni dhe qė ėshtė mė kompakte nė fushėn. Dalja e Ivanajt nga fusha, me karton tė kuq, e bėn mė tė vėshtirė punėn e djemve tė Bajkos pėr tė gjetur golin e barazimit. Kur duheshin disa sekonda tė mbyllej ndeshja, Teuta shėnon sėrish, falė njė aksioni mjaft tė bukur personal tė Labinot Halitit.
Pas ndeshjes
K.Mile (Trajner i Teutės): I falėnderoj tė gjithė lojtarėt, nė radhė tė parė pėr fitoren, pasi ajo ishte mjaft e rėndėsishme, kurse loja do tė vijė duke u rritur gradualisht nė javėt e ardhshme. Nuk ishte e lehtė pėr ne, kur dihet qė disa nga futbollistėt, qė luajtėn nė formacion, nuk kishin shumė ditė qė ishin me skuadrėn. Pavarėsisht nga kjo, ata dhanė mė tė mirėn. Para ndeshjes ekipi ka qenė mjaft i tensionuar, ndaj dhe mbingarkesa emaocionale ndikoi qė nė pjesėn e parė lojtarėt tė mos dalin nė lojėn mė tė mirė. Nė pjesėn e dytė, djemtė u ēliruan nė aspektin psikollogjik dhe filluan tė tregojnė vlerat individuale e kolektive.
N.Bajko (Trajner i Besėlidhjes): (Nuk u prononcua pėr mediat)
|
admin
|
| Quote: | Fortunat i dėnuar, por nė fushė ndaj Dinamos
Nė Shqipėri ndodhin nga tė gjitha. Herbi Fortunat pėr tė gjithė ka qenė njė futbollist i pezulluar, por haitiani dje ka qenė nė fushė nė ndeshjen qė Besa luajti nė shtėpinė e saj kundėr Dinamos. Pėr sulmuesin me ngjyrė ekziston njė vendim i Komisionit tė Disiplinės qė e ndalon tė luajė dhe nė tė vėrtetė, FSHF nuk pati bėrė asnjė njoftim deri dje pėr faljen e tij. "Ju sqaroj tė hėnėn", ishte pėrgjigja e pakuptueshme e shefit tė Garava Ilir Shulku.
Balkanweb |
ka mundsi ta marri 0-3 Dinamo
|
admin
|
| Quote: | Nė Vlorė, ndeshja mbyllet me sherr masiv
Duhet tė ishte njė sfidė tepėr interesante, mes dy skuadrave qė kėtė vit nuk luftojnė mė pėr rėnien nga kategoria, por nė tė vėrtetė gjithēka ka degjeneruar nė njė sherr masiv. Nė sekondat shtesė, njė dorė ndaj sulmuesit tė Shkumbinit Roland Dervishi, ka bėrė qė ky i fundit tė shtrihet duke simuluar, gjė qė ka shkaktuar irritimin e ashpėr tė vendasve. Ndaj tij ėshtė lėshuar njė goditje e lehtė, ndėrsa mė pas kanė hyrė nė fushė stafet e dy skuadrave. I pari trajneri Memushi e pas tij, shefi i peqinasve Astrit Isaj. Nė fushė nuk ka pasur grushta, por vetėm shtyrje e sharje reciproke. Vetėm ndėrhyrja e policisė ka shmangur problemet e mėtejshme, teksa probleme ka pasur dhe nė dhomat e zhveshjes, ku sėrish nuk kanė munguar nervat e tepėrta.
Balkanweb |
|
|
|
|