
admin
|
Java 27 - 12 Prill16:30
Dinamo - Flamurtari 6-0 (Pollozhani 17', 48', Kuli p27', Pejic 42', Pema 74', 82')
Partizani - Shkumbini 2-0 (Dhembi 45', Bakaj 90')
Vllaznia - Elbasani 0-0
Besa - Tirana 2-1 (Mancaku 72', 90' / Deliallisi 49')
Beselidhja - Kastrioti 1-1 (Smajli 3' / Rizvanolli 35')
Skenderbeu - Teuta 0-2 (Mile 16', Hysa 32')
|
SPORTI_DARDAN
|
Dinamo - Flamurtari drejtperdrejt ne
televizionin publik Shqiptare.
|
Partizani_One
|
Partizani - Shkumbini te vizion +
|
SPORTI_DARDAN
|
Dinamo vetem 3 pik po i ik Partizanin a po
se partizani e humbi hapin kur u mposhte
ne Vlore kunder Flamurtarit 3:0
|
admin
|
| SPORTI_DARDAN wrote: | Dinamo vetem 3 pik po i ik Partizanin a po
se partizani e humbi hapin kur u mposhte
ne Vlore kunder Flamurtarit 3:0 |
Humbi dhe Dinamo 1-0 me Kastriotin. Kshuqe nuk u largua
|
SPORTI_DARDAN
|
Besa - Tirana ne supersport 4 ne ora 16:30
|
SPORTI_DARDAN
|
Vllaaznia - Elbasani supersport 5 ora 16;30
|
K.F. LAĒI
|
| SPORTI_DARDAN wrote: | Dinamo vetem 3 pik po i ik Partizanin a po
se partizani e humbi hapin kur u mposhte
ne Vlore kunder Flamurtarit 3:0 |
S'ka shanset me iu ik demave. Partizani kampion i padiskutushem sivjet.
|
SPORTI_DARDAN
|
SUPERLIGA
Java e 27-te 12.04.2008
Vllaznia - Elbasani 0 : 0
Partizani - Shkumbini 2 : 0
Dinamo - Flamurtari 6 : 0
Besa - Tirana 2 : 1
Besėlidhja - Kastrioti 1 : 1
Skėnderbeu - Teuta 0 : 2
Nr TABELA N F B H Golat P-M Piket
1. Dinama 27 16 6 5 44:11 33 54
2. Partizani 27 14 10 3 38:18 20 52
3. Besa 27 13 5 9 34:28 6 44
4. Tirana 27 12 7 8 36:27 9 43
5. Elbasani 27 11 10 6 28:16 12 43
6. Vllaznia 27 11 9 7 39:28 11 42
7. Shkumbini 27 10 7 10 26:26 0 37
8. Flamurtari 27 8 11 8 27:32 -5 35
9. Teuta 27 8 5 14 25:34 -9 29
10. Kastrioti 27 8 4 15 17:34 -17 28
11. Beslidhja 27 7 6 14 26:43 -17 27
12. Skenderbeu 27 3 2 22 23:66 -44 11
|
Partizani_One
|
Partizani, dy tė shtėna pėr tre pikėt e shpresės
13 Prill
Partizani 2
Shkumbini 0
Shėnues: Dhėmbi 45+1, Bakaj 90+1
E shtunė, 12 prill 2008, ora 16:30 nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa, Tiranė
Nga Gjergj Cicani
Partizani: Shehi, Beqiri, Pinari, Tafaj, Gjyla, Muzaka (84 Hallaēi), Shkėmbi (90+2 Capo), Babamusta, Dhėmbi, Bakaj, Abilaliaj (66 Karapici) Tr: H. Lika
Shkumbini: Llani, Pashja, Dabulla, Ndoni, Xhyra, Nora, Shenaj, Byzhyti (63 Kacollja), Qorri (46 Jakimovski), Kuēi (56 Mustafaj), Dalipi Tr: G. Magani
Gjyqtarė: A. Janku (Tiranė), A. Lamēe (Patos), S. Zeka (Shkodėr)
Vėzhgues: P. Pjetrushi (Lezhė)
Kartona tė verdhė: Gjyla / Nora, Kacollja
Partizani arrin tė fitojė, edhe pse pėrmes vuajtjeve, njė ndeshje shumė tė rėndėsishme pėr luftėn e kreut me Dinamon. Kėshtu, demat e kuq, tė cilėt vinin nga dy rezultate negative radhazi (barazim me Kastriotin dhe humbje me Flamurtarin), nuk kanė dashur t_i lejojnė vetes njė tjetėr hap fals, sidomos nė kushtet kur Dinamo, rivali kryesor po fitonte 6?0 me Flamurtarin. Edhe pse me dy mungesa kryesore nė formacionin bazė tė skuadrės (Hallaēi kishte probleme familjare dhe nuk mundi tė luante nga fillimi i ndeshjes ėshtė aktivizuar nė tė 84 ?, si edhe Osmani i dėmtuar, edhe pse ka qenė nė stol), tė kuqtė e Likės kanė arritur tė krijojnė shumė nė pjesėn e parė, kur kanė marrė tėrė iniciatvėn, madje nė dy raste edhe kanė rrezikuar kundėrsulmin e egėr peqinas, me Qorrin dhe Dalipin. Megjithatė, pavarėsisht kėsaj, demat arrijnė tė shėnojnė vetėm nė minutėn e parė shtesė tė pjesės sė parė dhe tė kalojnė nė avantazh. Tė gjithė nė dhomat e zhveshjes, ndėrsa nė pjesėn e dytė, gjithēka do tė ndryshonte. Kjo, sepse Partizani, ndoshta i frikėsuar, ka dashur tė administronte rezultatin. Kjo ka sjellė edhe njė avancim tė Shkumbinit, teksa skuadra peqinase, sikur po luante nė shtėpi, ka vėnė pėrpara Partizanin, i cili nė ndryshim nga pjesa e parė, dukej mė i ēoroditur. Magani bėn zėvendėsimet e tij, kur nxjerr nga loja Qorrin (ndėr tė tjera tė dėmtuar qė nė pjesėn e parė) dhe fut nė tė maqedonasin Jakimovski. Po kėshtu nxjerr Kuēin dhe fut Mustafajn, teksa Byzhyti i lė vendin Kacolljes. Shkumbini tenton, ndėrton, godet, por nuk arrin tė gjejė golin. Nga ana e tij edhe Lika bėn zėvendėsimet qė mundet. Nė fushė Karapici nė vend tė Abilaliajt dhe Hallaēi nė vend tė Muzakės. Partizani tėrhiqet i tėri mbrapa, ēka i hap rrugėn miqve tė godasin, ose tė mendojnė se mund ta bėjnė kėtė. Njė episod i dyshimtė, kur topi preket me dorė nė zonėn e tė kuqve, ka sjellė njė lloj kontestimi tė Shkumbinit, por kjo ka zgjatur vetėm pėr pak sekonda. Pasi, sapo ka ndodhur kjo, nė njė aksion tė peqinasve, ku tė gjithė ishin pėrpara, Karapici i rrėmben topin nga kėmbėt Dabullės dhe pason pėr Bakajn, i cili i ka dhėnė goditjen e knock?out?it skuadrės sė Maganit. I harruar nė mesin e fushės ai niset drejt portierit Llani, i vetėm, e driblon edhe atė dhe shėnon. 2?0 dhe Shkumbini dorėzohet. Nuk ka mė kohė, ndėrkombėtari Janku vėrshėllen pėr pėrfundimin e 3 minutave shtesė. Partizani arrin tė fitojė dhe tė qėndrojė sėrish 2 pikė nga Dinamoe vendit tė parė. Lufta vazhdon.
Pas ndeshjes:
H. Lika (trajneri i Partizanit): Ishin 3 pikė qė na duheshin nė kėtė moment dhe ne arritėm tI merrnim. Mund tė them se nė pjesėn e parė zhvilluam njė lojė shumė tė mirė dhe patėm shumė raste pėr tė shėnuar. Megjithatė, golin e gjetėm nė fund tė pjesės sė parė. Pėrsa i pėrket pjesės sė dytė, mund tė them se skuadra pati njė vetėtėrheqje, pėr tė administruar rezultatin dhe kjo mund tė rezultonte ndoshta shumė fatale pėr ne. Shkumbini na vuri shumė nė vėshtirėsi dhe tensioni sa vinte e rritej nė radhėt tona. Por, falė mbrojtjes dhe portierit Shehi, ne nuk u ndėshkuam nė disa raste. Mė pas goli i Bakajt i dha fund vuajtjeve. Mendoj se e rėndėsishme ėshtė qė fituam. Fitorja 6?0 e Dinamos me Flamurtarin? Ska ēmė duhet ajo. Ashtu si u ēuditėt nga humbja e Partizanit nė Vlorė, ēudituni edhe nga kjo
G. Magani (trajneri i Shkumbinit): Mund tė them se zhvilluam njė ndeshje shumė tė mirė dhe e meritonim tė paktėn njė pikė. Partizani e nisi shumė vrullshėm takimin dhe ne u munduam qė tė zgjidhnim situatat pėrmes kundėrsulmit. Patėm disa raste, por edhe Partizani pati shumė raste nė pjesėn e parė pėr tė na shėnuar. Goli erdhi si pasojė e gabimit nė rreshtim tė mbrojtjes, ndėrsa i dyti nga njė gabim i Dabullės qė humbi topin nė mesfushė. Pati disa gabime nga tre lojtarė qė nuk iu pėrgjigjėn detyrave taktike, megjithatė kjo nuk ka mė vlerė tani.
Pėrtej kėsaj, mė duhet tė them se mė pėlqeu loja e skuadrės. Tani, nė ndeshjen e ardhshme, nė Peqin, do tė japim maksimumin qė tė arrijmė ta fitojmė dhe tė vazhdojmė me rezultatet pozitive.
|
Partizani_One
|
Blutė, tė pamėshirshėm vlonjatėt hije nė fushė
13 Prill Dinamo 6
Flamurtari 0
Shėnues: Pollozhani 16', 48', Kuli 27'(p), Pejiē 41', Pema 75', 83'
E shtunė, 12 prill 2008, ora 16:30 nė stadiumin Selman Stėrmasi, Tiranė
Nga Gjergj Vyshka
Dinamo: Kotorri, Poēi, Abraham, Vincetiē (80' Bejtaj), Allmuēa, Bodrusiē, Pollozhani, Graniē, Diob, Kuli (56' Ferraj), Pejiē (64' Pema) Tr. I.Daja
Flamurtari: Moēka, Paniē, Brajkoviē, Guga, Kuqi, Begaj, Dedaj (34' Arifaj), Alvizh Roberto, Cani (66' Shehaj), Beqiri, Veliu (34' Strati) Tr. Z.Kovaēiē
Gjyqtarė: S.Ēekaj (Laē), E.Pjetrushi (Lezhė), F.Lamaj (Durrės)
Vėzhgues: M.Shkėmbi (Shkodėr)
Kartona tė verdhė: Vincetiē, Pejiē/Paniē, Begaj, Alvizh, Beqiri
Dinamovitėt e kanė shfryrė dufin e tyre, tė cilėn kishin javė qė e kishin grumbulluar. Fakti ėshtė qė blutė e Dajės, nė tri javėt e fundit, kishin zhvilluar lojėra tė dobėta, kur dhe kishin pėsuar dy humbje, tė cilat ua kishin prishur qetėsinė. Dje ka qenė njė tjetėr Dinamo, perfekte nė tė gjitha drejtimet, por, mbi tė gjitha, rezultative, duke shėnuar gjashtė gola. Vlonjatėt janė pėrpjekur nė 15 minutat e para tė ēdo pjesė loje, por mė pas kanė qenė hije e vetvetes. Nėshkimi i rėndė duket se e ka dėshpėruar trajnerin Kovaēiē, i cili nuk ėshtė prononcuar pėr mediat sportive. Tė njėjtėn gjė ka bėrė dhe Daja, kur ka urdhėruar ndihmėsin e tij Mėrgjyshi pėr tė komunikuar me gazetarėt.
Formacionet ? Dinamovitėt kanė luajtur me skemėn 4?4?2, ndėrkohė qė kapiteni Pisha pėrsėri ka qėndruar nė stolin e rezervave. Dhe rezultati 6?0, nuk e ka bėrė tė nevojshėm aktivizimin e elbasanasit nė mbrojtjen dinamovite. Pėrpara Kotorrit, nė mbrojtje ishin Bodrusiē nė tė djathtė, Graniē e Diob nė qendėr dhe Abraham nė tė majtė. Nė mesfushė, Vincetiē nė tė djathtė, Allmuēa e Poēi nė qendėr dhe Kuli nė tė majtė. Kurse nė sulm, Pollozhani e Pejiē. Vlonjatėt janė kundėrpėrgjigjur me 4?4?1?1, kur nė mbrojtje rreshtoheshin Beqiri nė tė djathtė, Guga e Paniē nė qendėr e Begaj nė tė majtė. Nė mesfushė, Dedaj nė tė djathtė, Alvizh e Kuqi nė qendėr dhe Veliu nė tė majtė. I vetmi sulmues i deklaruar, shkodrani Cani, mbėshtetej nga kroati Brajkoviē.
Ndeshja ? Janė dashur plot nėntė minuta, qė tė vinte gjuajtja e parė pėr tė dy skuadrat. Nė fakt, deri nė momentin e golit tė Pollozhanit, vlonjatėt e ekuilibrojnė lojėn, madje me anė tė kroatit Brajkoviē dhe kanė rrezikuar. Dinamovitėt kalojnė nė avantazh me njė gjuajtje tė bukur me kokė tė Pollozhanit e shpejt gjejnė dhe golin e dytė, me penallti, me anė tė Kulit. Vlonjatėt nuk shihen mė nė fushėn e lojės, kurse vendasit e mbyllin pjesėn e parė 3?0. Si pėr tė vėrtetuar qė dinamovitėt janė tė etur pėr gola, ka ardhur dhe eurogoli i Pollozhanit. Mundohen vlonjatėt, por ndeshja me Flamurtarin duket se ka qenė dhe dita e Pemės, i cili ka realizuar dopietėn nė fundin e lojės. 6?0, njė rezultat qė ka qetėsuar tė gjithė tė zemėruarit me lojėn e Dinamos, qė dje ka kėnaqur me lojė dhe gola.
Pas ndeshjes
A.Mėrgjyshi (ndihmėstrajner i Dinamos) ? Fitorja me Flamurtarin tregoi qė skuadra ėshtė nė rrugėn e duhur pėr tė shkuar drejt titullit kampion. Pėr ne, kjo ndeshje ishte e rėndėsishme, sepse varej ecuria e skuadrės drejt trofeut. Ia bėmė hyzmetin dhe u shpėrblyem. Sigurisht, ne e kishim si objektiv fitoren e ndeshjes, por nuk mund ta mendonim qė do tė ishte nė kėto shifra tenistike. Situata qė po kalonim ne, por dhe fitorja e vlonjatėve me Partizanin, na bėnte qė nė letėr ta mendonim njė ndeshje mė tė vėshtirė. Pavarėsisht nga fitorja me gjashtė gola, pėr mendimin tim loja e zhvilluar nuk ishte pėr kėto shifra. Vlonjatėt janė me djem tė rinj, tė cilėt guxuan tė luanin hapur, edhe pse u ndėshkuan rėndė. I goditi mungesa e eksperiencės, ndėrsa lojtarėt tanė finalizuan mundėsitė qė na u paraqitėn pėrpara portės.
Z.Kovaēiē (trajneri i Flamurtarit) ? (Nuk u prononcua pėr mediat)
|
Partizani_One
|
Mancaku, kėmbėarti i trepikėshit kavajas
13 Prill
Besa 2
Tirana 1
Shėnues: Mancaku 72'(p), 88'(p) / Deliallisi 49'
E shtunė, 12 prill 2008, ora 16:30, nė stadiumin Besa tė Kavajės
Nga Fatmir EFICA
Besa: Zendeli, Hoxha, Ramadani, Leci, Krasniqi, Belisha, Mancaku, Alikaj, Abdulla (77' Fortunat)(89' Mėrtiri), Xhihani, Progni (70' Mihani) Tr. I.Haxhiaj
Tirana: Osmani, Sina, Kēira, Hyka, Mohelebi (85' Ēapja), Fagu, Arapi (75' Fortuzi), Deliallisi, Duro, Xhafaj, Vrapi. Tr. S.Mema
Gjyqtarė: B.Pashaj, L.Mustafaraj (Tiranė), R.Zhuli (Gjirokastėr)
Vėzhgues: A.Canaj (Durrės)
Kartona tė verdhė: Krasniqi, Abdulla / Kēira, Deliallisi, K.Duro
Premiera e dyshes sė trajnerėve, Ilijaz Haxhia dhe Ilirjan Berati, ka qenė fatlume pėr skuadrėn kavajase. Pa diskutim, Besa, e lėnė nė gjendje pune nga ish?teknkiku Starova, thjesht dje vuri nė veprim shpirtin e lartė dhe disiplinėn taktike. Falė kėmbėnguljes, ajo ėshtė shpėrblyer. Tirana ka bėrė njė paraqitje mjaft tė mirė. Si gjithnjė autoritarė, miqtė janė treguar shumė agresivė nė fillim tė lojės, kur kėrkuan me ngulm tė shėnonin, por pa sukses. Mė pas erdhėn disa ēaste tė tjera tė qeta pėr ta, me bindjen se Besėn do ta godisnin nė befasi. Dyshja K.Duro?D.Xhafaj nuk pushoi sė godituri portėn kavajase, por portieri Zendeli i ka neutralizuar me shumė sukses gjuatjet nga pozicione tė ndryshme tė bardhebluve. Falė intuitės sė Alikajt dhe zjarrit qė i ka dhėnė sulmit Mancaku, me njė paraqitje shumė tė mirė, nė detyrėn e sulmuesit tė maskuar, sulmi i Besės bėhet problematik pėr miqtė nga Tirana. Siguria prapa te verdhezinjtė ka ardhur edhe nga fakti se kapiteni mė i ri, kosovari Driton Krasniqi, ka arritur nė ēdo moment tė bėnte zap Hykėn tepėr tė rrezikshėm. Por edhe nė pozicione tė tjera dyluftimet kanė qenė po aq interesante. Dyluftimet e forta dhe ambicia nga tė dy skuadrat pėr tė fituar ndeshjen, ishin pamja mė e bukur qė dhuroi ndeshja. Kalimi nė avantazh i Tiranės, sapo nisi pjesa e dytė, e nxiti Besėn tė reagonte fuqishėm, duke shtuar presionin drejt portės sė Osmanit. Me ndėrrimet e bėra nė tė dy skuadrat, loja mori mė shumė gjallėri e freski. Te Besa, Fortunat, qė dihet se ka hije tė rėndė, fitoi njė 11?metėrsh sakrifice, i cili ka rezultuar aq deēiziv pėr Besėn, e cila fitoi me meritė tri pikėt. Kavajasit derdhėn mė tepėr energji, tė mbėshtetur dhe nga entuziazmi i madh i tifozerisė, ndėrsa Tirana mallkon dy gjėra pėrse humbi: mungesėn e finalizmit nė rastet e krijuara si dhe gabimet naive tė mbrojtėsve tė saj nė shkaktimin e dy penalltive. Megjithatė, trajneri Mema nėnvizon se penalltitė pėr Besėn qenė tė drejta, duke dėshmuar se tiranasit ditė tė pranojnė me dinjitet edhe humbjen.
Pas ndeshjes
Iliaz Haxhiaj (Trajner i Besės): I trefishtė gėzimi im pėr kėtė fitore. Sė pari, sepse ia shkaktuam njė skuadre si Tirana, kampione nė fuqi; sė dyti, sepse ajo na duhej pėr tė vijuar luftėn pėr objektivin e vendit tė tretė; sė treti, me shpirt tė lartė kolektiv pėrmbysėm dizavantazhin me dy penallti tė merituara. Dua ti falėnderoj futbollistėt, qė treguan impenjim maksimal, dhe sportdashėsit tanė, qė na mbėshtetėn fuqishėm me entuziazmin e tyre. Deri nė fund do tė luftojmė denjėsisht, pėr tė bėrė realitet objektivin pėr tė zėnė vendin e tretė.
Sulejman Mema (Trajner i Tiranės): Humbėm pėr dy gabime krejt tė pavullnetshmė nė mbrojtje. Dua tė sqaroj, megjithatė, se fitorja e Besės erdhi nga dy penalltitė, qė ishin mjaft tė rregullta. Nė kėtė ndeshje Tirana ka luajtur vėrtet mirė, por kemi humbur shumė raste. Mė vjen keq se na u pre disi rruga pėr vendin e tretė. Jemi sigurisht nė lojė nė frontin pėr kupėn. Megjithatė, nėse do tė kishim shėnuar golin edytė para se Besa tė barazonte, them se ndeshja do tė kishte shkuar drejt fitores sonė. Humbėm, megjithatė, nga gabimet tona.
|
Partizani_One
|
Besėlidhja, defiēit me rivalėt
13 Prill Besėlidhja 1
Kastrioti 1
Shėnues: Smajli 5' / Rizvanolli 35'
E shtunė, 12 prill 2008, ora 16:30, nė stadiumin Besėlidhja tė Lezhės
Besėlidhja: Koēi, Hashani, Lika, Malota, Gruda (Kruja 61'), Da Silva (Pėrlleshi 65'), Miēiē, Smajli, Ngjela, Petrevski, Ivanaj (Paulinjo 46'). Tr. I. Gjyla
Kastrioti: Mustafa, Caca, Gallo, Grami, Brahja, Rustami (Osui 75'), Kalari, Merxha (Hyka 70'), Turdiu, Rizvanolli, Abazaj (Braho 46'). Tr. R. Ndreu
Gjyqtarė: S Jareci (Tiranė), A.Mali, G.Maloku(Tiranė)
Vėzhgues: B.Kaimi (Tiranė)
Kartona tė verdhė: Hashani, Lika, Smajli/ Grami, Kalari, Rizvanolli
Lezhjanėt dje kanė hedhur edhe njė hap tjetėr fals me rivalen direkt tė tyre, Kastriotin e Krujės. Ashtu si Teuta para njė jave, qė me fitoren e saj i ka rrėmbyer Besėlidhjes 7 pikė nė kėtė kampionat, edhe krutanėt me barazimin e djeshėm 1?1 nė Lezhė kanė seleksionuar nga Besėlidhje 7 pikė, ēka do tė thotė se forca e kėtyre dy skuadrave tė paktėn nė pėrballjet direkte ka qenė mė e madhe.
Gjatė gjithė javės ėshtė folur shumė pėr kėtė ndeshje. Futbollistėt e kanė pėrjetuar emocionalisht dhe, ashtu siē u shpreh nė fund tė takimit tekniku Gjyla, ngarkesa psikologjike e skuadrės ka qenė prezente gjatė gjithė ndeshjes, madje lezhjanėt nuk janė ēliruar edhe pse golin e kanė shėnuar shumė shpejt. Kjo mendohet tė ketė qenė edhe arsyeja qė skuadra e Besėlidhjes nuk arriti ta administrojė atė gol dhuratė, sikur tia dėrgonte Zoti me dorėn e tij. Edhe pse lezhjanėt janė gjendur nė avantazh nuk kanė mundur tė pėrballojnė manovrėn sulmuese krutane. Tė ardhurit, pasi janė ndėshkuar, kanė reaguar fuqishėm.
Nė repartin e prapavijės ėshtė ndierė shumė mungesa e Tomės, pasi pėrveē Hashanit, pėr tė tjerėt, rolet qė iu caktuan nuk ishin ato tė zakonshmet, ndaj dhe gabimet kanė qenė evidente. Skuadra lezhjane mund tė ndėshkohej edhe mė keq, ndėrsa vija sulmuese ka qenė thuajse inekzistente. Sulmuesi Ngjela u paraqit krejt larg formės sė tij, aq sa pėr 90 minuta asnjėherė nuk i ėshtė afruar portės. Besėlidhja, presionin qė ushtroi e ka realizuar me mbrojtėsit shtatlartė Malota e Lika, ku ky i fundit nė fund tė ndeshjes ka avancuar nė ndihmė tė Petrevskit, Pėrlleshit e Ngjelės. Ndėrsa skuadra krutane tregoi se e kishte vlerėsuar seriozisht kėtė ndeshje dhe ia arriti qėllimit qė tė mos mundej. Barazimi i arritur ka qenė produkt i kualiteteve qė ka kjo skuadėr. Nė mbrojtje Gallo, Hasa e Grami kanė funskionuar mjaft mirė, teksa mesfushorėt Kalari e Turdiu kanė mbėshtetur mjaft mirė dyshen e sulmit, Rizvanolli ? Abazaj, tė cilėt kanė meritėn e pikės sė krutanėve.
Rezultati i kėsaj ndeshje mund tė ishte edhe ndryshe, nėse do tė shfrytėzoheshin rastet e humbura nga tė dyja palėt. Sidoqoftė, Besėlidhja nė minutat e fundit ėshtė shpėrngulur thuajse e tėra nė zonėn krutane. Ka krijuar raste dhe duhet thėnė se as fati nuk ishte me tė, pasi rastet ideale tė Malotės e Paulinjės mund tė ktheheshin nė gola. Lezhjanėt, me kėtė barazim kanė vėshtirėsuar mundėsinė e qėndrimit nė superiore, pavarėsisht se tekniku Gjyla nė fund tė ndeshjes ka thėnė se, nuk u bė hataja. Ka ndeshje plot dhe ne do tė luftojmė deri nė fund.
Pas ndeshjes
I. Gjyla (trajner i Besėlidhjes): Ishte njė ndeshje derbi, pasi luanin dy skuadra rivale. Ndoshta ngarkesa emocionale nė pjesėn e parė ndikoi shumė, saqė as goli i avantazhit nuk bėri efekt. Ndėrsa nė pjesėn e dytė mendoj se zhvilluam shumė volum. Krijuam shumė raste, e kėrkuam goli, por... nuk na doli. Megjithatė nuk kam ndonjė gjė me skuadrėn. Ajo luajti mirė. Uė kam sqaruar edhe nga ana profesionale se ēdo skuadėr ka njė kurbė nė lojėn e saj, por ajo, jo gjithnjė do tė jetė nė ngritje. Duket se skuadra ka arritur njė farė maksimumi e tani po zbret, gjė pėr tė cilėn u kam folur lojtarėve gjatė javės. Nuk u bė hataja, nuk them se kemi larė duart. Ndeshje ka. Kampionati ėshtė i hapur ka pėrplasje tė tjera siē ėshtė Kastrioti?Teuta tė presim ndonjė gabim tė tyre. Nuk do tė dorėzohemi deri nė fund.
R. Ndreu (trajner i Kastriotit): Jam i kėnaqur me barazimin, por ashtu siē erdhi loja, mund ta fitonim ndeshjen. Falenderoj gjithė futbollistėt e mi qė nė njė farė mėnyre zbatuan detyrat. Patėm dy faza loje: nė tė parėn zotėruam lojėn, kurse nė tė dytėn lėshuam shumė terren dhe mund tė ndėshkoheshim. Falėnderoj tifozerinė lezhjane qė u tregua e kulturuar.
Mendimi i specialistit
Bujar Haxhia: Mendoj se Besėlidhja nė kėtė takim duhet tė merrte mė shumė. Pra, e thėnė mė qartė, duhej ta fitonte ndeshjen duke marrė parasysh lojėn nė tėrėsi tė saj. Ajo e gjeti golin shumė shpejt, por mė habiti fakti qė lėshoi pas shėnimit tė golit. Nuk mė ka pėlqyer mėnyra se si u kėrkua golin, ndėrsa mbrojtja gaboi nė 2?3 raste, sidomos nė pjesėn e parė, ku dhe mund tė ndėshkohej. Lezhjanėt mund tė shėnonin nė fund tė takimit ku pėr 5 minuta ata e kanė mbyllur Kastriotin nė zonėn e tij. Lika, Malota e Paulinjo kanė qenė pa fat. Pėrsėri pyes: pse ajo nuk luajti si nė minutat e fundit? Besėlidhjen e shikoj si njė skuadėr qė ka rezerva dhe qė nuk meriton tė zbresė njė kategori mė poshtė. Fjalė shumė tė mira mund tė them edhe pėr Kastriotin qė nuk u godit nga pėsimi i golit dhe deri nė fund u mbrojt mjaft mirė, duke e merituar pikėn qė mori dje nė Lezhė.
|
Partizani_One
|
Barazimi nuk kėnaq asnjė. Humbasin vendin e tretė
13 Prill Vlaznia 0
Elbasani 0
E shtunė, 12 prill 2008, ora 16:30, nė stadiumin Loro Boriēi tė Shkodrės
Vllaznia: Grima, Teli, Delain, E.Beqiri, Osja, Kotrri (Lika 74'), Hoti, Nallbani, Lici (A.Beqiri 82'), Kaēi (Jusufi 79'), Sinani. Tr: D. Haxhiosmanoviē
Elbasani: Toēi, Memetaj, Sheta, Karēev, Menglevski, Sakaj, Ard.Nuhiji, Ahmataj, E.Dalipi, Bejzade, F.Xhafa (Arb.Nuhiji 79') Tr: K. Alimehmeti
Gjyqtarė: E.Dobi (Durrės), E.Doda, A.Pregja (Tiranė)
Vėzhgues: U.Zajmi (Tiranė)
Karton i verdhė: Kaēi, Nallbani, Jusufi / Sakaj, Bejzade, Ahmataj
Tė pakėnaqur futbollistėt, trajnerėt, presidentėt dhe tifozeria, kjo ka qenė panorama nė fund tė ndeshjes Vllaznia?Elbasani. Dhe kishin tė drejtė, qoftė njėra palė, ashtu dhe nga tjetra, pasi, nisur nga zhvillimet nė stadiumin e Kavajės, ku bardheblutė e vendit tė tretė ndėshkoheshin, kanė humbur shansin mė tė mirė pėr tu ngjitur nė vend tė Tiranės nė renditje. Edhe pse ishin dy skuadra jo pak tė paragjykuara nga ndeshjet gjysėmfinale tė Kupės sė Shqipėrisė, fusha e lojės ka paraqitur njė ndeshje tė fortė, pa asnjė shenjė kompromisi. Dhe, siē e tha edhe presidenti Laze nė fund tė ndeshjes, nėse do tė kishte njė plan tė tillė nga drejtuesit, mund tė ishte arritur, duke nxjerrė njėrėn prej skuadrave mė tė fituar. Kėsisoj, barazimi pa gola nuk ka bėrė gjė tjetėr, veēse i ka prishur punė secilės skuadėr. Sidoqoftė, edhe pse rrjetat nuk u tundėn asnjėherė, fusha e lojės dhuroi emocione jo tė vogėla, qė, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se ato kanė qenė prezente nė tė dyja portat. Tė tilla kanė qenė, pėr shembull, dy rastet mė tė rrezikshme tė pjesės sė parė, ku protagonist ishin Karēev i Elbasanit dhe Delain i Vllaznisė, por gjuajtjen e tė parit me kokė e ka neutralizuar mjeshtėrisht portieri Grima, ndėrsa topi i goditur nga i dyti, po me kokė, ka kaluar ngjitur me shtyllėn e portės sė Toēit. Pėrgjithėsisht, loja ėshtė zhvilluar e fortė, sidomos ajo e 45 minutate tė dyta, kur tė dyja skuadrat lėshuan gjithēka kishin pėr tė realizuar objektivin. Kuqeblutė kanė patur epėrsi mė tė madhe, duke e kėrkuar mė me ngulm golin e fitores, ku edhe rastet pėr ta bėrė njė gjė tė tillė nuk munguan. Por kėtė radhė duket se u mungoi njeriu gol. Edhe pse Sinani ishte pjesė e formacionit kuqeblu, shėnjestra e tij nuk ishte e kolauduar si duhet. Nė tė njėjtėn kohė, kuqeblutė janė dėmtuar edhe nga mungesat e titullarėve tė saj, Sukaj, Kapaj dhe Lika. Aktivizimi i kėtij tė fundit nė minutat e pjesės sė dytė ia shtoi vlerat lojės sė skuadrės, por jo deri nė atė masė sa rezultati tė ndryshonte. Pjesė e lojės ka qenė nė jo pak raste edhe nervozismi, i cili vinte me sa duket nga tensionimi qė kishin tė dy palėt pėr tė shėnuar, ēka mė tepėr u vu re te Bejzade dhe Kaēi, tė cilėt mė parė kishin qenė pjesė e skuadrave qė kishin pėrballė. Sidoqoftė, edhe pse me njė epėrsi mė tė dukshme tė vendasve, ndarja e pikėve, ndonėse nuk i ka interesuar asnjėrės,ėshtė komentuar si pėrfundim i drejtė nė kėtė ndeshje.
Pas ndeshjes
D.Haxhiosmanoviē (Trajner i Vllaznisė): Ju e patė vetė qė ndeshja ka qenė shumė e vėshtirė. Kemi bėrė shumė gabime nė mesin e fushės. Mundėsitė kanė qenė tė shėnonim tė paktėn njė gol, qė do tė na jepte tri pikėt shumė tė ēmuara. Elbasani ėshtė mbrojtur mjaft mirė, megjithatė ne kemi patur jo pak raste, por nuk kishim njė lojtar qė tė finalizonte me sukses aksionet. Sigurisht qė kemi humbur shumė me kėtė barazim, megjithatė ka edhe shumė ndeshje deri nė fund tė kampionatit. Mendoj se kanė patur peshėn e tyre nė lojėn tonė ata lojtarė cilėsorė, qė munguan pėr arsye dėmtimesh. Shpresojmė nė pėrmirėsimin e gjendjes shėndetėsore tė kėtyre lojtarėve dhe tė jenė sa mė shpejt nė dispozicionin tonė.
K.Alimehmeti (Trajner i Elbasanit): Nė Shkodėr vinim pas njė humbjeje tė turpshme mund tė themi, si ajo e sė mėrkurės me Tiranėn, e cila u reflektua edhe nė ndeshjen e sotme. Megjithatė, kampionati ėshtė i ndarė nga kupa dhe, nė pėrgjithėsi, mund tė flas fjalė tė mira pėr skuadrėn. Gjatė lojės patėm momente pėr tė shėnuar nė portėn e Vllaznisė, por nė tė njėjtėn kohė kaluam edhe momente kur mund tė pėsonim ndonjė gol. Kėshtu qė mendoj se rezultati i ndeshjes ishte i drejtė. Shikoj njė ngjeshje tė ekipeve, megjithatė, shpresojmė qė vendi i tretė tė jetė i yni. Ndėrsa nė lidhje me ndeshjen e kupės, vetėm ndonjė mrekulli mund tė na kualifikojė. Sidoqoftė, ne do tė bėjmė mė tė mirėn tonė.
Arben Laze: Duhej tė fitonte njėra skuadėr
Nė njė prononcim tė dhėnė menjėherė pas ndeshjes, presidenti i skuadrės elbasanase, Arben Laze, u shpreh i pakėnaqur nga rezultati. Ishte njė ndeshje e barabartė, ku edhe mund tė pėsonim, por edhe mund tė shėnonim. Mė vjen keq qė pėrfundoi nė barazim. Ose tė fitonte Vllaznia, ose tė fitonim ne. Pa diskutim qė ne kishim ardhur pėr fitore dhe atė duhej ta kishim marrė, ka theksuar Laze. Megjithatė, ne do tė vijojmė ta respektojmė kampionatin ndershmėrisht deri nė fund ka thėnė Laze, ndėrsa ka folur edhe pėr fjalėt qė qarkullojnė pėr ndeshjet gjysmėfinale tė kupės sė Shqipėrisė: Mė vjen keq qė disa skuadra bėjnė bashkėpunime me njėra?tjetrėn. Po tė ishte pėr kompromis, atė mund ta bėnim edhe ne (Vllaznia e Elbasani), pasi unė me presidentin Valter Fushaj kam marrėdhėnie shumė tė mira. Megjithatė, mė vjen shumė mirė qė ndeshja u luajt shumė pastėr. Duke folur pėr Kupėn e Shqipqėrisė, Laze premton se skuadra e tij do tė bėjė surpriza nė ndeshjen e kthimit. Do tė luftojmė fort edhe nė kupė, pasi nuk ėshtė hera e parė qė ne i kemi pėrmbysur rezultatet negative. Nė tė tre turet e kėsaj kupe ne kemi b-rė surpriza nė rezultate, ndaj edhe pėr ndeshjen e kthimit me Tiranėn synojmė tė njėjtėn gjė.
|
Partizani_One
|
Korēarėt tė nėnshtruar, me ta fitojnė tė gjithė.
13 Prill Skėnderbeu 0
Teuta 2
Shėnues: / Mile 17', Hysa 33'
E shtunė, 12 prill 2008, ora 16:30, nė stadiumin Skėnderbeu tė Korēės
Skėnderbeu: Llapanji, Kepi, Guri, Pashaj (61' Kreka), Kote, Rrapo, Ēipi, Tiko, Shtupina (75' Xhoga), Thana, Vukaj (52' Kokona) Tr. R.Rrapo
Teuta: Vashaku, Likmeta, Pashaj, Stafa (56' Vieros), Ahmeti, Buna, Gjondeda, Hodo, Ēaushaj (50' Shkoza), Hysa (55' Gega), Mile Tr. K.Mile.
Gjyqtarė: E.Peza, E.Biēaku (Tiranė), E.Bodeci (Elbasan)
Vėzhgues: E.Suvaria (Elbasan)
Kartona tė verdhė: Kote, Rrapo/ Stafa
Pas ndeshjes
R.Rrapo (Trajner i Skėnderbeut): Jam shumė i kėnaqur me atė ēfarė treguan lojtarėt e rinj, tė aktivizuar nė kėtė ndeshje. Kjo tregon se kanė pėr tė qenė njė kontigjent i mirė pėr tė luajtur nė kategorinė e parė. Uroj Teutėn pėr fitoren dhe do tė mė vinte mirė tė mos ishte njėra nga skuadrat, qė do tė largohet nga kategoria superiore, sepse, me atė ēfarė pashė nė kėtė ndeshje, nuk e meriton rėnien.
K.Mile (Trajner i Teutės): Ka qenė njė fitore me mjaftė vlerė. Por mė duhet tė pranoj se nuk na mjafton pėr tė qėndruar nė kategorinė superiore. Mė kėtė dua tė them se tė gjitha ndeshjet e mbetura janė finale pėr ne, nėse duma tė mbetemi nė kėtė kategori. Skuadrat e tjera mė interesojnė, pak pasi kemi punė pėr tė bėrė me veten tonė.
Opinioni i specialistit
Aleko Pilika: Nuk mund tė them asgjė pėr pjesėn e parė, madje as pėr Teutėn, edhe nė kushte kur ka shėnuar dy herė. Golat e durrsakve, pėr mendimin tim, mė tepėr se pėr gjithēka tjetėr kanė ardhur pėr gabime tė korēarėve, se sa pėr mendim llogjik tė lojės sė skuadrės tė Miles. Pjesa e dytė ka qenė mė e bukur pėr korēarėt, qė duhet tė kishin shenuar nė mė shumė se dy raste. Ajo, ēka nuk mund ta lė pa e pėrmendur pėr kėtė pjesė, ka tė bėjė me reagimin e lojtarėve korēarė, edhe duke e parė veten nė dizavantazh me dy gola. Kėtė gjė duhet ta kishin bėrė mė parė, sapo nisi ndeshja. Megjithatė, mė vjen vėrtet keq pėr gjendjen e skuadrės korēare.
|
|
|
|