Mbarojnė fjalėt, flet DERBI
26 Prill Futbolli ėshtė i pashtershėm, ai asnjėherė nuk hesht, pėrkundrazi, me magjinė e tij ėshtė gati tė ngacmojė e tė shkaktojė emocione, sa herė qė mbledh njerėzit nė stadium, apo para ekraneve. Aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr ndeshje derbi, qė aq shumė ndezin pasionet e adhuruesve tė kėsaj loje pafundėsisht tė pakufishme pėr nga ato ēka dhurojnė protagonistėt e saj nė fushė. Jeta futbollistike, nė stadium e jashtė tij, nuk njeh pushim, por ajo gjallohet ca mė tepėr nė prag tė sfidave tė tilla, si ajo e sotmja mes Partizanit e Tiranės, derbi autentik i kryeqytetit e i kampionatit shqiptar. Njė ndeshje derbi asnjėherė nuk tė mėrzit, madje edhe atėherė kur atė nuk e fiton skuadra e zemrės. Pasi kalon dėshpėrimi i parė i fundit tė padėshiruar, me sytė e mendjes tifozi edhe mė fanatik pėrjeton momentet drithėruese qė ai dhuroi, shanset e humbura nga beniaminėt, por edhe gjithēka tė bukur qė ata bėnė nė fushė, edhe pse nuk ia dolėn tė fitojnė. Sepse, nė fund tė fundit, gjithēka qė prodhohet nė ndeshje, qoftė dhe nė njė derbi, ėshtė vetėm njė lojė dhe, si e tillė, ajo jo vetėm tė intrigon, por edhe tė fal kėnaqėsinė estetike nė pėrmasat e njė spektakli... Pėrtej zhurmės, brohoritjeve e duartrokitjeve, thirrjeve inkurajuese, hera?herės edhe tė hedhjes e pritjes sė batutave mes fansave kundėrshtarė, gjithnjė brenda normave tė etikės, nė fund, si nė ēdo lojė, do tė ketė fitues e tė humbur. I fituari nuk kap qiellin me dorė, ndėrsa pėr tė humburin nuk ėshtė fundi i botės. Sepse, pas njė jave, pėrsėri do tė takohemi nė stadium, pėrsėri do tė mbėshtesim skuadrėn e zemrės, pėrsėri do tė mrekullohemi nga bėmat e ēunave, pėrsėri do tė debatojmė me tifozėt rivalė, duke i treguar njėri?tjetrit epėrsitė e skuadrės sė zemrės. Sepse loja e futbollit nuk ėshtė e nuk mund tė jetė luftė, ajo i afron njerėzit, ajo nuk mund tė nxisė urrejtje, as mes atyre qė janė nė fushė, dhe as tė atyre qė kanė shkuar pėr tu kėnaqur nė tribuna. Nė stadium shkohet pėr tu argėtuar e jo pėr tė shfryrė inatet e mėritė, pėr mė tepėr ato qė nuk kanė tė bėjnė me lojėn e futbollit. Le ta shijojmė derbin e sotėm, ku spektakli duket i siguruar, me protagonistė Partizanin, qė mė nė fund e ndjen kaq afėr aromėn e titullit, dhe Tiranėn, finalisten taze tė Kupės sė Shqipėrisė.
Shėnim: Nė tė 72, Klodian Duro humb njė penallti tė fituar nga Daniel Xhafa (top i devijuar nga Shehi)
Partizani fiton sėrish, nė njė derbi, ndoshta mė I nxehti i njė sezoni kaq emocionues tė kampionatit shqiptar. Njė histori e tėrė tani duket se ėshtė kthyer nė anėn e demave tė kuq, tė cilėt kanė lėnė pas 10 vitet e fundit dhe i janė kthyer lavdisė sė tyre nė pėrballjet me bardheblutė. Njė derbi qė i kishte tė gjitha, koret e tifozėve, golat, penalltinė dhe kartonin e kuq. Njė Partizani Tirana ndoshta si asnjėherė tjetėr, qė ka prodhuar jo pak. Dikush mund tė thotė qė njė ndeshje e tillė do tė ishte mė mirė qė tė zhvillohej nė mbrėmje, por kjo pėr Partizanin pak rėndėsi ka tani. Ai ka fituar, edhe pse me vuajtje, edhe pse me shpirt nėpėr dhėmbė ndaj rivalit historik, Tiranės. Njė Partizan, i dalė nė fushėn e lojės me njė mungesė kryesore, atė tė Devollit ? i cili ka vuajtur si tifoz pėr 90 minuta nga tribuna tė kuqtė kanė mbajtur ritmin e njė ndeshjeje spektakolare. Me Shehin (hero nė pritjen e penalltisė)nė portė, Beqirin (grintoz), Osmanin (njė mur), Pinarin e Hallaēin nė mbrojtje, Shkėmbin (regjizor perfekt manovre), Muzakėn (tė palodhur), Babamustėn (mė mirė se ēdo herė tjetėr) dhe Gjylėn nė mesfushė, qė shėrbenin pėr dyshen Bakaj?Dhėmbi (vulosėsit e fitores), Lika ka hedhur tė gjitha kartat e tij nė fushė. Nga ana tjetėr, Tirana me dy mungesa kryesore (Vrapi dhe Kcira) ka dalė nė fushė me formacionin mė tė mirė,edhe pse ska mundur dot tė mposhtė njė Partizan super tė motivuar. Minuta e 19 e takimit do tė shėnonte edhe golin e parė tė Partizanit, Dhėmbi dėrgon me kokė topin nė cepin mė tė largėt tė portės sė Osmanit. Nė tė 40, Tirana do tė mbesė me 10 lojtarė, pas ndėshkimit tė Sinės me karton direkt tė kuq, pėr njė ndėrhyrje nga pas nė dėm tė Bakajt. Pjesa e parė mbyllet me shifrat 1?0. Nė tė dytėn duket Tirana mė kėmbėngulėse dhe kėrkon shumė herė rrugėn e rrjetės, madje arrin ta gjejė edhe pse 10 vetė, me anė tė Xhafės. 10minuta mė vonė Bakaj ēon nė 2?1 shifrat. Ekzaltohet tifozėria e kuqe. Njė ndalje fryme pėr pak minuta pėr njė penallti tė dyshimtė tė Tiranės, por qė Duro e humb, falė edhe Shehit. Vėrshėllima e fundit e Jaecit heq ankthin e tė kuqve dhe u jep atyre fitoren e merituar qė i mban demat pėrsėri 2 pikė larg Dinamos.
Pas ndeshjes
H. Lika (Partizani)? Mė duhet tė them se jam i kėnaqur nga rezultati, por edhe nga loja nė pėrgjithėsi. Nuk jam i kėnaqur me disa lojtarė tė mitė pėr njė moment, kur Tirana na barazoi, por edhe mund tė na barazonte sėrish me anė tė penalltisė. Megjithatė, ne fituam njė ndeshje tė drejtė, ndėrsa tė tjerėt jo
S. Mema (Tirana)? Partizani e meritoi fitoren. Mė vjen keq pėr kėtė Tiranė sepse pėrsėri bėmė gabime nė mbulim. Nuk luajtėm keq, por disa episodet nga ndėshkuan. Dalja e Sinės me tė kuqe dhe penalltia e humbur. Ne do tė vazhdojmė tė luajmė drejt, edhe ndaj Dinamos
Opinion Specialisti
Mirel Josa? Partizani duhet tė fitonte dhe ia arriti qėllimit. Tirana edhe pse njė derbi, nuk diti qė ta luante si tė tillė, ndoshta, edhe sepse pati pėrballė njė skuadėr me shumė dėshirė, po edhe dy mungesa kryesore si Kcira dhe Vrapi. Megjithatė, tė kuqtė e merituan fitoren. Titulli? Unė mendoj se nuk do tė ndahet nė ndeshje finale, pse jo edhe javėn qė vjen.
Partizani_One
Vllaznia, mendjen te kupa. Kavajasit ruajnė tė tretin
27 Prill Vllaznia 2
? Numėr shumė i pakėt tifozėsh nė stadiumin Loro Boriēi. Bilateshitėsit kanė prerė vetėm 306 bileta!
? Nė tribunėn VIP, krahas presidentit tė Vllaznisė, Valter Fushaj, ka qenė edhe presidenti i Besės, Nexhat Bizhdili, si dhe krytari i Bashkisė sė Kavajės, Refik Rukia, dhe deputeti Engjėll Cara.
Ndeshja e djeshme ka filluar krejt pa emocione, pėr mė tepėr qė ėshtė luajtur nė praninė e njė publiku shumė tė pakėt, ndoshta reord pėr nga numri i vogėl. Rtimi i ulėt nė dhjetė minutat e para krijoi pėrshtypjen sikur skuadrat ishin nė stėrvitje. Por kėtė situatė e prish njė gol i shėnuar nė portėn shkodrane, qė anulohet pėr pozicion jashtė loje, ndėrsa pasohet nga njė tjetėr i rregullt, i shėnuar nga Mancaku. Me kėtė gol Vllaznia ka marrė goditje tė dyfishtė, pasi ėshtė dėmtuar rėndė nė fytyrė portieri Grima, kur ka tentuar tė pengojė Mancakun. Pasi ka marrė mjekimin, atij i ėshtė drejtuar edhe kartoni i verdhė. Megjithatė, Grima e ka vazhduar ndeshjen deri nė fund tė ojesės sė parė, ndėrsa pas pushimit vendin e tij e ka zėnė i riu Olti Bishani. Gjatė minutave tė pjesės parė ka tėrhequr vėmendjen reagimi i tifozerisė shkodrane, e cila ka pretenduar se futbollistėt kuqeblu nuk po impenjohen sa duhet, madje kanė kėrcėnuar pėr tė lėnė stadiumin, veprim qė disa edhe e kanė kryer nė mėnyrė demostrative. Duket se kjo i shkundi paksa kuqeblutė, tė cilėt pas pėsimit tė golit tė parė e kanė rritur ndjeshėm nivelin e lojės, duke gjetur nė tė njėjtėn kohė edhe mbėshtetjen e atyre pak tifozėve nė stadium. Por pikėrisht atėherė, kur Vllaznia kėrkon barazimin, miqtė e kanė thelluar avantazhin. Por Sinani dhe i riu Rraboshta, me dy golat e tyre kanė ngrohur klimėn me tifozerinė, qė e ka mbėshtetur nė kėrkim tė fitores, qė dukej sikur po vinte. Por kanė qenė kavajasit, qė me anė tė Mancakut, mė i miri pėr ta nė fushė, kanė shėnuar golin e tretė nė tė 80'. Kėnaqėsia e fitores sė miqve edhe mund tė prishej, nėse nuk do tė ishte siguria e Zendelit nė pritjen e dy gjuajtjeve radhazi tė Likės nė fund tė ndeshjes, tė cilat mund ta mbyllnin lojėn nė barazim. Sidoqoftė, sikurse u komntua pas ndeshjes, duket se Vllaznia nuk ishte futur nė fushė pėr jetė a vdekje nė kėrkim tė fitores dhe tė synimit tė vendit tė tretė nė kampionat, pasi qė tani po mendohet pėr finalen e Kupės. Ndėrsa kavajasit janė treguar mė tė vendosur dhe tepėr tė motivuar, pėr tė ruajtur vendin e tretė qė kanė nė renditje.
Pas ndeshjes
D. Haxhiosmanoviē (Trajner i Vllaznisė): Besa e kėrkoi mė tepėr fitoren dhe e arriti atė. Ne jemi adresuar te disa synime tė tjera dhe, nė qoftė se do tė arrijmė ti bėjmė realitet ato, pra tė fitojmė kupėn e Shqipėrisė, atėherė do tė ishte shumė mirė. Deri nė finalen e 7 majit do tė pėrgatitemi me kujdes. Futbollistėt kanė menduar mė shumė pėr kėtė finale. Mund tė aktivizoj mė shumė lojtarė tė rinj, siē ėshtė rasti i Rraboshtės, qė po prezantohet mirė, por lojtarėt titullarė duhet tė jenė nė fushė pėr tė qenė nė formė pėr finalen. Nė lidhje me reagimin e publikut, mund tė pėrsėris atė qė thashė mė pėrpara, se ne tė gjithė, prej rreth njė muaji, e kemi mendjen vetėm te finalja e kupės, sepse aty kemi rrugėn mė tė mundshme pėr nė Europė.
I. Haxhiaj (Trajner i Besės): Skuadra jonė vinte pas njė periudhe relativisht tė mirė, kur kishim realizuar dy fitore radhazi, ndaj ana morale ishte shumė e lartė nė kėtė ndeshje. Kėshtu, ne doemos kėrkonim tė merrnim njė rezultat pozitiv, por nga mėnyra si u zhvillua loja, jam i pakėnaqur nga njė pjesė e lojtarėve, pasi kur ishim nė avantazh 2?0 toleruam jashtė, mase duke rrezikuar. Megjithatė, tri pikėt e fituara na japin mundėsi pėr tė kėrkuar seriozisht vendin e tretė nė klasifikim dhe do tė bėjmė ēmos pėr ta realizuar. Ndėrsa pėr Vllazninė do tė thoja se, duke qenė finaliste e kupės dhe jashtė objektivit pėr kampionat, kam pėrshtypjen se mė shumė i kishte dhėnė pėrparėsi finales sė 7 majit. Lojtarėt e saj nuk ishin tė motivuar qind pėr qind. Merita gjithmonė ėshtė e fituesit, por Vllaznia nuk ishte ajo qė pritej.
Partizani_One
DERGO KOMENTO PRINT
Dergoja kete lajm nje shoku
Emaili shokut
Emaili juaj
Koment
Dergo nje koment per kete lajm
KomentJo me shume
se 200 karaktere Koment
Emri
Emaili
Futboll
Blutė kthehen te suksesi. Kreu ruhet me fanatizėm
27 Prill
Dinamovitėt janė kthyer te suksesi nė kampionat, i cili u mungonte qė nga 12 prilli, kur nė Selman Stėrmasi kishin mundur thellėsisht 6?0 Flamurtarin. Shuplakat e Vllaznisė nė Kupėn e Shqipėrisė kanė qenė shkundėse pėr dinamovitėt, tė cilėt dje kanė bėrė njė ndeshje shumė tė mirė. Aq sa dhe trajneri Ilir Daja, nė deklarimin e pas ndeshjes, do ta cilėsonte si ndeshjen mė tė mirė tė Dinamos, qė nga momenti qė ai ėshtė nė krye tė kėsaj skuadre. Sa pėr Elbasanin, formacioni i Alimehmetit e ka patur tė vėshtirė tė bėjė njė tjetėr ndeshje cilėsore si ajo e sė mėrkurės, ndaj Tiranės, pėr Kupėn e Shqipėrisė. Mungesat e Bejzades dhe tė Bokatolės, pėr arsye dėmtimi, por dhe e Memetajt, pėr shkak skualifikimi me kartona, jo vetėm qė i kanė pakėsuar alternativat nė formacion trajnerit Alimehmeti, por e kanė paraqitur Elbasanin tė pafuqishėm. Edhe fundi i lojės, atėherė kur u zgjua skuadra verdheblu, ishte si njė flakė kashte, sepse Dinamo kishte kohė qė administronte avantazhin e saj.
Formacionet ? Blutė nuk i janė ndarė skemės taktike 4?4?2, kur pėrpara Kotorrit, nė mbrojtje, ishin rreshtuar Bodrusiē nė tė djathtė, Graniē e Pisha nė qendėr dhe Abraham nė tė majtė; nė mesfushė, anash Poēit e Allmuēės, qė ishin nė qendėr, vepronin Kuli nė tė majtė dhe Vincetiē nė tė djathtė, ndėrsa nė nė sulm luanin Pollozhani e Pejiē. Verdheblutė ishin vendosur nė fushė me skemėn 4?4?1?1, me kėtė pėrbėrje: nė portė Toēi, para tij nė mbrojtje, Lako nė tė djathtė, Karēev e Sheta nė qendėr e Ahmataj nė tė majtė; nė mesfushė, Nenaj nė tė djathtė, Mengleski e Sakaj nė qendėr dhe Dalipi nė tė majtė; nė vijėn e parė, Fjodor Xhafa, si sulmues i deklaruar, ndihmohej nga Arben Nuhiji
Ndeshja ? Dinamovitėt e kanė zgjidhur shpejt ndeshjen, kur nė tė 22', pas golave tė Poēit e tė Pejiēit, e kanė parė veten nė avantazh 2?0. Bluve u kanė funksionuar tė gjitha gjėrat nė mėnyrė fantastike: njė harmoni e plotė mes reparteve, por dhe njė lojė nga krahėt, qė rrallė ėshtė parė kėtė sezon. Sepse, krahas Vincetiēit e Kulit, nė ndihmė tė sulmit, pėr tė shėrbyer pėr Pejiē e Pollozhanin, hera?herės kanė ardhur dhe Abraham e Bodrusiē. Rastet janė tė shumta, kurse Pollozhani ka qenė i pafat, teksa nuk ka dalė te goli. Nė pjesėn e dytė, nė njė moment Vincetiē ka patur njė tension nervash me Pejiēin, sepse disa herė e ka nxjerrė shtatlartin e sulmit blu nė pozicion shėnimi. Dhe Pejiē dje duhet tė kishte shėnuar mė tepėr se njė gol. Te Elbasani, pas penalltisė sė Ahmatajt, Fjodor Xhafa mund ta ēonte rezultatin nė 2?3. Megjithatė, krahasuar me dy ndeshjet e para, dje ėshtė shfaqur njė Elbasan qė nuk e kanė mbajtur shumė kėllqet.
Pas ndeshjes
I.Daja (trajneri i Dinamos) ? Nė planin personal ishte njė ndeshje me emocione, sepse luaja pėrballė ish?skuadrės sime, e cila mė ka dhėnė njė kėnaqėsi maksimale. Pra, kundėr Elbasanit, qė ishte sot pa tifozėt e tij zjarrtė, por qė janė pjesė e kėnaqėsisė sime maksimale nė karrierėn sportive. Kemi bėrė njė lojė tė mirė, ku do tė veēoja qė i gjithė ekipi ka qenė nė ekuilibėr. Kemi krijuar shumė, ndoshta jopozitive ka qenė zgjidhja e situatave pėrpara portės kundėrshtare. Ndoshta i tepruar dhe njė lėshim qė kemi bėrė nė pjesėn e dytė, pėr rreth 20 minuta, sepse e kemi patur ndeshjen nėn kontroll dhe nuk kishte pse tė ndodhte kėshtu. Po ta shihni nga stoli, asnjėherė njė ndeshje nuk ėshtė e lehtė. Sepse nė avantazhin 3?0, pas golit qė shėnoi Elbasani, kemi patur tension tė madh. Nuk do tė thoja qė e kemi patur tė lehtė, por ekipi ka bėrė njė perfomancė shumė tė mirė. Do tė thoja qė, pėr aq kohė sa kam nė krye tė kėsaj skuadre, kjo ėshtė ndeshja mė e bukur e saj. Ne duhet tė bėjmė punėn tonė mirė. Nėse e bėjmė atė, nuk do tė kemi nevojė pėr hapat fals tė Partizanit.
K.Alimehmeti (trajneri i Elbasanit) ? Sigurisht, nė paraqitjen ndaj Dinamos mund tė ketė ndikuar dhe lodhja e ndeshjes gjysmėfinale nė Kupėn e Shqipėrisė. Mendoj se ne u goditėm psikollogjikisht nė pėsimin e golit tė parė, i cili erdhi shumė shpejt. Dhe, pas golit tė parė, erdhi dhe i dyti dhe ekipi nuk gjeti forcat pėr tė reflektuar. U munduam tė reagojmė nė pjesėn e dytė, por ishte e pamjaftueshme. I uroj suksese Dinamos.
Fokus
? Mė tepėr se te ndeshja Dinamo?Elbasani, drejtuesit e klubit blu e kanė patur mendjen te derbi nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa, Partizani?Tirana. Njė monitor i vogėl, i vendosur nė rreshtin e parė tė tribunės VIP, u ka krijuar mundėsinė presidentit Sulaj, zėvėndėsit tė tij Braēe, drejtorit tė klubit tė futbollit, Ruli, dhe zėdhėnėsit Zekaj e tė tjerėve qė tė shohin direkt ndeshjen Partizani?Tirana. Janė gėzuar, kur ka barazuar Xhafaj, por janė hidhėruar kur Duro ka humbur penalltinė, qė do ta ēonte ndeshjen nė 2?2. Ndaj, nė fund tė ndeshjes, Ruli ėshtė shprehur: Ah Duro, sot do ta kishim mbyllur kampionatin me diferencėn prej katėr pikėsh me Partizanin...
? Derbin Partizani ? Tirana e kanė ndjekur pėrmes radiove dhe tifozėt blu, tė cilėt kanė thirrur fort pėr skuadrėn e tyre tė zemrės, kur Xhafaj ka barazuar. Madje, kur ėshtė dhėnė penalltia pėr Tiranėn, kanė thirrur aq fort sa i kanė tėrhequr vėmendjen edhe Ishkės, qė bėhej gati tė hynte nė fushė.
Partizani_One
Lezhjanėt, syri i keq. Mustafai, ekzekutor
27 Prill
Besėlidhja 0
Shkumbini 2
Shėnues: /Mustafai 60', 75'
E shtunė, 26 prill 2008, ora 16:30, nė stadiumin Besėlidhja tė Lezhės
Skuadra lezhjane ka humbur keqas dje nė Lezhė, 0?2 ndaj Shkumbinit. Duket se kjo humbje, qė pakkush e kishte menduar, ka qenė goditja pėrfundimtare pėr ta kthyer Besėlidhjen atje nga ka ardhur. Paraqitjes sė lezhjanėve nė kėtė ndeshje nuk mund ti vėsh emėr, veēse ajo ėshtė dukur njė skuadėr e tjetėrsuar, sė cilės i ka munguar gjithēka. Kjo, nė mėnyrė tė pėrmbledhur, ka qenė dhe deklarata e Gjylės pas ndeshjes, kur ka thėnė se Besėlidhja humbi prej atyre, qė e quajnė veten futbollistė tė mėdhenj, prej atyre qė nuk patėn impenjim dhe nga njė mbrojtje e shthurrur e njė sulm inekzistent. Dhe vėrtet, sikur syri i keq ta kishte prishur skuadrėn lezhjane, nuk mund tė luhej aq keq. Jo pėr faktin se ata humbėn, por mėnyra e tė luajturit tė Besėlidhjes na ka kujtuar njė skuadėr, qė vetėm me kategorinė superiore nuk mund tė ketė gjė tė pėrbashkėt. Mė sė paku impenjimi, shpirti i garės dhe sakrifica i kanė munguar skuadrės lezhjane dhe ēdo futbollisti nė kėtė ndeshje tejet vendimtare. Por, nga ana tjetėr, fare mirė mund tė thuhet se kjo ndeshje ėshtė gjykuar e fituar para kohe, madje gjatė ditėve tė javės mė shumė ėshtė folur pėr ndeshjet qė vinin pas saj. Kjo mbase ka krijuar shkrehje tė skuadrės, tė cilėn e kanė manifestuar gjatė gjithė lojės sė djeshme. Duke u kthyer te kronika, duhet thėnė se Besėlidhja e ka filluar me vrull ndeshjen dhe nė pesė minutat e para ka krijuar tre raste tė pastra shėnimi, kur mund tė kishte gjetur dhe avantazhin. Por mė pas loja e saj ėshtė dobėsuar dhe peqinasit, pasi kanė tentuar prapavijėn lezhjane, kanė kuptuar se aty mund tė kalohet lehtė. Edhe pse ata vetėm nė mesin e pjesės sė parė kanė tentuar dy herė portėn e Koēit, siē duket llogaritė i kanė lėnė pėr pjesėn e dytė. Epėrsia lezhjane nė kėtė fraksion loje ka qenė evidente, por forma jo e mirė e Ngjelės, qė nė Lezhė nuk e kuptojnė se ēfarė e ka gjetur, dhe e sulmuesit spekulant Petrevski, nuk kanė mundėsuar gjetjen e golit pėr Besėlidhjen. Tentativat e brazilianit Paulinjo, njėri prej mė tė mirėve pėr lezhjanėt, kanė qenė tė pamjaftueshme teksa atij i ėshtė dashur tė kryejė dhe detyra mbrojtėse. Pėr miqtė, aktivizimi i Mustafait ka rezultuar i suksesshėm pėr Maganin, teksa jo vetėm ka shėnuar dy herė, por qė nė fillim ai ka ēoroditur mbrojtjen lezhjane dhe i ka dhėnė epėrsi skuadrės sė tij. Skuadra lezhjane ka kapitulluar pėrballė presionit peqinas dhe, me gjithė pėrpjekjet e levizjet e futbollistėve nga mbrojtja nė sulm, siē ishte rasti i Tomės dhe Likės nė minutat e fundit, nuk kanė dhėnė asnjė rezultat, pėrveēse kanė dėmtuar prapavijėn, e cila ėshtė vėnė nė vėshtirėsi disa herė. Ndėrsa tė gjithė kanė pritur njė lojė sulmuese nga skuadra lezhjane, vendasit nuk kanė arritur tė shėnojnė as golin e nderit, ndėrsa kanė pėsuar humbjen e turpit, qė ka tė ngjarė ti kthejė nė kategorinė e parė.
Fokus
? Pas pėsimit tė golit tė dytė, njė pjesė e mirė e tifozerisė lezhjane ka braktisur stadiumin, teksa pjesa tjetėr ka mbėshtetur skuadrėn peqinase.
? Asjėherė nuk ka qenė kaq i qetė stadiumi Besėlidhja, edhe pse skuadra lezhjane ka humbur dhe ka marrė rrugėn pėr njė kategori mė poshtė.
Spikati
Mustafai ? I shpejtė, teknik dhe i saktė, cilėsi tė cilat i ka manifestuar mė sė miri nė 45 minutat e aktivizimit tė tij. Ka shėnuar dy herė, duke i dhėn tri pikė skuadrės peqinase, e cila duhet konsideruar mė ndershmja e kampionatit.
Pas ndeshjes
I.Gjyla (trajner i Besėlidhjes): Mė vjen mirė pėr organizimin qė bėn FSHF pėr tė tilla ndeshje. I deleguari i federatės ka bėrė mbledhje me gjyqtarėt gjysmė ore para ndeshjes, ka dhėnė porosi dhe mendoj se efekti ėshtė parė nė gjykimin e ndershėm tė lojės. Uroj qė kėshtu tė vazhdohet. Ndėrsa lidhur me ndeshjen mendoj se zhvilluam njė pjesė tė parė tė mirė, por nuk u treguam kėmbėngulės nė finalizimin e rasteve qė krijuam. U munduam qė tė riparonim nė pjesėn e dytė, tė paktėn nė pushim insistuam, por ndodhi e kundėrta. Nuk e di pse. Me futjen nė lojė tė sulmuesit peqinas kam porositur Likėn tė bėjė kujdes, sepse ai ėshtė shumė i shpejtė, por nė pėrgjithėsi mbrojtja nuk reagoi. Besėlidhja humbi nga ata qė e quajnė veten futbollistė tė mėdhenj dhe prej tyre nuk pati impenjim. Mbrojtja gaboi disa herė, me Likėn nė krye dhe me Krujėn nė krah. Gaboi Lika dhe ne dėshtuam. Mendoj se kjo ndeshje na mbante nė lojė nėse nuk do ta humbisnim, por tani me keqardhje e them se Besėlidhjes i kanė humbur shpresat. Ne do tė respektojmė kampionatin, por pa kėrkuar mė objektiv. Futbollistėt e Besėlidhjes duhet tė mėsojnė se nuk luhet me emėr. Nė tė ardhmen ata duhet ti pėrvishen punės, pasi pėrsa paguhen nuk justifikojnė as ēerekun. Ka mė shumė llafe.
G.Magani (Trajneri i Shkumbinit): E dinim se kishim njė ndeshje shumė tė vėshtirė me Besėlidhjen, prandaj e kishim vlerėsuar. Bėmė maksimumin dhe morėm tri pikė tė ēmuara. Kjo ėshtė nė kuadrin e strategjisė qė kemi, pėr tė respektuar kampionatin duke luajtur ndershmėrisht. Kėtė e bėmė sot, kėtė do ta bėjmė edhe javėn tjetėr e deri nė fund. Unė kam respekt pėr Besėlidhjen dhe publikun lezhjan tė kulturuar, por ja qė kėshtu e ka futbolli.
Partizani_One
Durrsakėt, gjysmė hapi. Rreziku sillet nė ajėr
27 Prill Teuta 1
Flamurtari 1
Shėnues: Mile 58'(p) / Mema 54'
E shtunė, 26 prill 2008, ora 16:30, nė stadiumin Niko Dovana tė Durrėsit
Teuta: Vashaku, Likmeta, Stafa, Pashaj, Dushku, Buna (Vila 75'), Gjondeda, Ēaushaj, Hodo, Mile, Hysa (Gega 70') Tr. K.Mile
Flamurtari e arrin objektivin, teksa merr njė barazim tė vlefshėm nė Niko Dovana, duke ruajtur diferencėn me Teutėn, qė vazhdon tė jetė nėn rrezikun e rėnies nga kategoria. Durrsakėt kishin zbritur nė fushė me formacionin mė tė mirė, ndryshe nga vlonjatėt qė kishin katėr mungesa. Loja nis mjaft e qetė, ndėrsa tė dy skuadrat vėrtiten mė shumė nė mesfushė. Madje, do tė duhen 15 minuta qė tė shėnohet rasti i parė i ndeshjes, kur Ēaushaj kėrkon tė gjejė portėn me njė gjuajtje nga distanca. Nėse vlonjatėve njė lojė e tilė u shėrben mjaft, teksa ata e kishin shprehur gjatė gjithė javės se do tė luftonin pėr njė pikė, Teuta nuk ka ritmin e duhur pėr tiu afruar golit tė avantazhit. Mesfusha durrsake ėshtė e zbehtė, ndėrsa Buna dhe Gjondeda, qė luajnė nė qendėr tė saj, janė nėn kontroll nga lojtarėt kundėrshtarė. Hendeku midis mesfushės dhe sulmit durrsak ndikon qė Teuta vetėm tė kontrollojė lojėn, por pa mundur tė jetė e rrezikshme para katėrkėndorit, qė ruhet nga portieri Moēka. I vetmi, qė lėviz mė shumė tek durrsakėt, ėshtė Hysa, i cili me shpejtėsinė dhe veprimet e tij teknike pėrpiqet tė vėrė nė vėshtirėsi mbrojtjen e ngjeshur vlonjate. Pjesa e parė mbyllet e bardhė pa gola, ndėrsa rastet pėr shėnim ishin mjaft tė pakta. Me nisjen e fraksionit tė dytė tė ndeshjes, durrsakėt janė mė aktivė dhe e zhvendosin lojėn mė shumė drejt zonės kundėrshtare. Ndėrsa Teuta sulmon mė shumė drejt portės sė Moēkės, Flamurtari luan i ngjeshur nė mbrojtje dhe ėshtė mjaft i rrezikshėm nė kundėrsulm. Madje, nė njė rast tė tillė vlonjatėt do tė gjejnė dhe golin e avantazhit, i realizuar nga sulmuesi Mema. Ky gol e detyron Teutėn tė hidhet e tėra nė sulm dhe vetėm pas pesė minutash djemtė e detit barazojnė rezultatin me anė tė Vangjel Miles, qė kthen nė gol njė penallti tė fituar nga vetė ai. Ky gol u jep mė shumė besim durrsakėve, qė sulmojnė dhe i afrohen golit tė avantazhit. Ndėrpreja e ndeshjes pėr disa minuta, pėr shkak tė dėmtimit tė Memės, ul ritmin qė kishte marrė loja nė fillim tė pjesės sė dytė. Kovaēiē ėshtė i detyruar tė bėj ndryshim nė sulm, ku nė vend tė Memės sė dėmtuar hyn shkodrani Cani. Por, nga ana tjetėr, dhe Mile mendon ti japė mė shumė impulse sulmit, kur nxjerr nė fushė sulmuesin Gega dhe mesfushorin Vila, i cili me inkursionet nga e djathta bėhet mjaft i rrezikshėm. Nė minutat e fundit Teuta e kėrkon me ngulm golin, por dėshira e madhe pėr tė shėnuar ndikon qė lojtarėt e saj tė mos jenė tė qetė dhe tė gabojnė para portės. Kėshtu, ndeshja pėrfundoi me rezultatin e barabartė, qė u pėlqeu vlonjatėve, kurse Teutės i duhet tė luftojė shumė nė kėto katėr javė tė mbetura tė kampionatit, pėr ti shpėtuar zonės qė tė nxjerr direkt nga kategoria.
Pas ndeshjes
K.Mile (Trajner i Teutės): Ishte njė ndeshje emocionale, kjo dhe pėr rėndėsinė qė kishte. Me rastet qė na u paraqitėn duhet ta kishim fituar ndeshjen, duke ditur qė luanim ndaj njė skuadre, qė pretendonim ta kapnim nė renditje. Nėse do tė fitonim, rruga jonė do tė bėhej mė e lehtė dhe mund ti largoheshim edhe zonės sė plejautit. Kemi njė ekip tė ri, qė kryen volum loje, por nė njė rast tė vetėm u ndėshkuam. Duhet vlerėsim maksimal pėr ndeshjet e mbetura, pasi me kėtė barazim e kemi vėshtirėsuar ecurinė tonė.
S.Kovaēiē (Trajner i Flamurtarit): (Kroati nuk u paraqit nė konferencėn pėr shtyp, pasi i mungonte pėrkthyesi).
ikati
Deis Mema ? Pėr aq minuta sa ka luajtur, sulmuesi korēar i Flamurtarit ka qenė njė nga mė tė mirėt. Me shpejtėsinė e tij disa herė i kapte nė befasi mbrojtėsit durrsakė. Ka pėrfituar nė rastin e golit, duke qenė i saktė. Falė golit tė tij vlonjatėt morėn njė pikė me mjaft vlera nė transfertėn durrsake.
Tronditet nė kokė Mema, gjithēka mbyllet mirė
Nė tė 60', sulmuesi i Flamurtarit, Denis Mema, nė pėrpjekje pėr tė larguar topin nga zona e rreptėsisė, pėsoi njė dėmtim nė kokė. Nė fillim ėshtė dukur si njė dėmtim i zakonshėm, por mosreagimi i tij pėr disa minuta i ka trembur mjaft lojtarėt nė fushė, ndėrsa kanė ndėrhyrė me urgjencė mjekėt e tė dy skuadrave. Nė momentin qė autoambulanca ka lėvizuar pėr ta dėrguar menjėherė lojtarin nė spital, tė gjithė tė pranishmit nė Niko Dovana ka mbajtur frymėn, me frikėn se mund tė ndodhte ndonjė tragjedi. Pėr fat tė mirė, lojtari ėshtė pėrmendur shpejt. Ndėrsa po shkonte nė kėmbė drejt pankinės, Mema ėshtė duartrokitur nga tė gjithė tė pranishmit nė stadium. Ka ndenjur disa minuta nėn kujdesin e mjekut tė skuadrės, mė pas ėshtė dėrguar pėr njė kontroll nė spitalin e Durrėsit. Pasi gjendja e tij ėshtė pėrmirėsuar. mbrėmė Mema ėshtė kthyer nė Vlorė bashkė me skuadrėn.
Partizani_One
Korēarėt bėjnė adetin. Krutanėt kryejnė detyrėn
27 Prill
Skėnderbeu 0
Kastrioti 2
Shėnues: /Turdiu 48'(p), Rizvanolli 57'
E shtunė, 26 prill 2008, ora 16:30, nė stadiumin Ruzhdi Bizhuta tė Elbasanit
(Shėnim: Nė tė 71' portieri i Kastriotit, Tafaj, ka grushtuar topin, tė gjuajtur nga pika e penalltisė prej Shtupinės)
Ndonėse vetėm njė natė pėrpara ėshtė njoftuar klubi elbasanas, pėr organizimin e ndeshjes Skėnderbeu?Kastrioti nė stadiumin Ruzhdi Bizhuta, tė dy skuadrat i kanė patur kushtet optimale pėr tė luajtur njė ndeshje tė qetė dhe pa kurrfarė problemi. Pėr rezultatin e saj mė shumė ishin tė interesuar futbollistėt e Kastriotit se sa ata tė Skėnderbeut, pėr vetė pozitat qė mbanin nė renditjen e kamspionatit. Nė kampin korēar po mendohet pėr tė ardhmen e skuadrės, duke i shtyrė ndeshjet e fundit nė superiore mė shumė pėr tė njohur kontigjentin e futbollistėve tė rinj, qė do tė pėrfaqėsojnė Skėnderbeun nė sezonin e ardhshėm njė kategori mė poshtė. Para ndeshjes, ndihmėstrajneri i kėsaj skuadre, ish?futbollisti i shquar Teodor Vaso, tha se nė kėtė grup futbollistėsh, qė janė afruar kohėt e fundit, bėjnė pjesė dhe tre?katėr 17?vjeēarė, qė duhet tė piqen sa mė shpejt pėr tė merituar fanellėn kuqebardhė tė Skėnderbeut. Duke u kthyer te ndeshja, epėrsia e Kastriotit u bė e dukshme sidomos nė pjesėn e dytė. Nė tė parėn, krutanėt ndonėse u panė shpesh para portės sė Peleshit nuk arritėn tė konkretizonin nė portė, sa pėr pafuqinė e goditjeve tė tyre, por edhe pėr lojėn e organizuar nė mbrojtje tė korēarėve. Disa herė mbrojtėsi Brahja kėrcėnoi me gjuajtjet e tij me kokė, ndėrsa Rizvanolli duhej tė kishte shėnuar nė njė rast tė favorshėm, qė pati qysh nė tė 11'. Nga ana e tyre, korēarėt i pėrballuan me sukses sulmet konfuze tė Kastriotit dhe rrezikuan nė dy raste me Shtupinėn e Vukajn. Ndėrsa shėnimi i golit tė parė nga krutanėt, me anė tė Turdiut, prishi balancėn nė nivel mes tė dy skuadrave. Skėnderbeut rinor i ranė bateritė, kurse Kastrioti fitoi besimin dhe u ēlirua plotėsisht nga ngėrēi i 45 minutave tė para. Merxha e Bulku nė mesfushė punuan nė ndihmė tė sulmit dhe gjithēka foli mė pas krutanshe. Goli i dytė i Rizvanollit ishte model pėr nga organizimi i aksionit, ku morėn pjesė katėr futbollistė, ndėrsa vulosi epėrsinė e Kastriotit. Skėnderbeu pati njė mundėsi tė artė pėr tė shkurtuar diferencėn e golave, kur Shtupina ekzekutoi pa sukses njė penallti, pasi topi u ndalua nga porieri i dalluar nė kėtė ndeshje, Glendi Tafaj. Me kėtė fitore, Kastrioti i forcoi pozitat, tė paktėn pėr tė luajtur ndeshjen plejaut pėr mbijetesėn nė superiore, nisur dhe nga ngecjet qė pėsuat rivalėt e tij mė tė afėrt, Besėlidhja e Teuta.
Opinioni i specialistit
Muharrem Dosti: Niveli i kėsaj ndeshje ishte i ulėt, pavarėsisht se Kastrioti e meritoi fitoren. Pjesa e parė ishte deri diku e ekuilibruar, pasi korēarėt rezistuan mirė, duke pėrfituar edhe nga niveli i lojės sė sulmuesve krutanė. Me aktivizimin e Turdiut, Rustamit e Brahos, gjithēka ndryshoi pėr mirė pėr Kastriotin. Shėnimi i dy golave, ku veēohet i dyti pėr aksionin me njė takim tė topit, qė organizuan disa futbollistė, qartėsoi se cila skuadėr do tė dilte e fituar nga ky ballafaqim.
Spikati
Glendi Tafaj ? Portieri tiranas i Kastriotit luajti pa gabime gjatė gjithė lojės. Ai i shmangi me aft?_ato raste qė mund tė rrezikonin seriozisht portėn krutane. Pritja e penalltisė i vuri kapak lojės sė kujdesshme tė tij.
Fokus
? Ndeshja u luajt nė njė stadium pothuajse tė zbrazėt, ku dallohej njė grup fansash krutanė si dhe uniformat e shumta tė ruajtėsve tė rendit.
? Baballarėt e futbollistėve tiranas tė Kastriotit, Erjon Rizvanolli dhe Erald Turdiu, e kanė ndjekur ndeshjen sė bashku. Merret me mend gėzimi i tyre, pasi tė dy golat e Kastriotit i shėnuan pikėrisht djemtė e tyre.
? Nė pjesėn e dytė, skuadra korēare e ka nisur lojėn me 10 futbollistė, pasi Thana ka hyrė nė fushė pėr tė zėvendėsuar Vukajn dy minuta pas fillimit tė saj.
? Katėr futbollistė tė Kastriotit, Merxha, Brahja, Bulku e Rizvanolli luajtėn si nė shtėpinė e tyre, pasi kanė qenė mė parė pjesė e skuadrės elbasanase.