
admin
|
Java e 31 - 10 Maj - 17:00Dinamo - Besa 2-0 (Kuli p15', Pollozhani 60')
Partizani - Vllaznia 2-0 (Dhembi 43' 69')
Beselidhja - Tirana 1-0 (Hashani 4')
Teuta - Elbasani 1-1 (hodo p16' / Xhafa 14')
Kastrioti - Shkumbini 1-0 (Rizvanolli 65')
Skenderbeu - Flamurtari 1-4 (Shtubina p14' / Brajkovic 2', 69', Mema 22', Arifaj 64')
|
SPORTI_DARDAN
|
SUPERLIGA
Java e 31-te 10.05.2008
Dinamo - Besa 2 : 0
Partizani - Vllaznia 2 : 0
Skėnderbeu - Flamurtari 1 : 4
Kastrioti - Shkumbini 1 : 0
Teuta - Elbasani 1 : 1
Besėlidhja - Tirana 1 : 0
Nr TABELA N F B H Golat P-M Piket
1. Dinama 31 19 7 5 51:13 38 64
2. Partizani 31 17 11 3 43:19 24 62
3. Besa 31 15 5 11 38:33 5 50
4. Elbasani 31 12 12 7 33:20 13 48
5. Tirana 31 13 7 11 43:33 10 46
6. Vllaznia 31 12 9 10 44:39 5 45
7. Shkumbini 31 12 8 11 31:27 4 44
8. Flamurtari 31 10 13 8 33:34 -1 43
9. Kastrioti 31 10 5 16 20:35 -15 35
10. Teuta 31 8 8 15 27:39 -12 32
11. Beslidhja 31 8 7 16 27:48 -21 31
12. Skenderbeu 31 3 2 26 25:75 -51 11
|
Partizani_One
|
Korēarėt e vlonjatėt, nė fushė si nė letėr
11 Maj Flamurtari e ka dominuar totalisht situatėn nė kėtė ndeshje, duke shėnuar katėr gola, pa e vėnė nė diskutim fitoren. Nė kėtė ndeshje, ku nė tė dy formacionet mbizotėronin futbollistė me moshė tė re, vlonjatėt u treguan mė burra, pasi janė pjekur mė herėt se kundėrshtarėt e tyre tė djeshėm nė kategorinė superiore. Loja filloi me gol, kur Brajkoviē, mė i dalluari nė fushė, ka shėnuar njė gol pas asaj gjuajtjeje tė bukur qė nė tė 3'. Pas kėtij momenti, qė i goditi nga ana morale korēarėt, loja nuk pati ndonjė histori tė veēantė, pasi situata u zotėrua krejtėsisht nga Flamurtari, qė organizoi njė seri sulmesh tė menduara drejt portės kundėrshtare. Skėnderbeu, gjithsesi, nuk i hodhi armėt, por u mundua tė kundėrvepronte nė ndonjė rast, ndonėse binte nė sy pafuqia pėr ti pėrfunduar aksione. Skuadra e Rrapos nuk mund tė dilte nga natyra e vet, ndėrsa ka kohė qė i ėshtė nėnshtruar fatit dhe ka synime tė tjera, qė skanė tė bėjnė me kategorinė superiore. Edhe nė kėtė ndeshje, ashtu si edhe nė atė tė luajtur kundėr Kastriotit po nė Ruzhdi Bizhuta, dy javė mė parė, loja e korēarėve ėshtė pėrballuar lehtė nga vlonjatėt, mė tė organizuar dhe mė tė motivuar. Flamurtari, pavarėsisht se e kishte siguruar fitoren mbase qė nė letėr, bėri detyrėn dhe tregoi se vetėm mungesa e pėrvojės e ka bėrė qė tė diskutohej deri para pak javėsh, nėse do tė rrinte rehat deri nė fund tė kampionatit. Vlonjatėt po bėjnė llogaritė e tyre dhe, si pa u ndjerė, shpresojnė tė ngjiten nė renditje nė dy ndeshjet e mbetura tė kampionatit.
|
Partizani_One
|
Rizvanolli, shpėtimtar; Krutanėt blindohen
11 Maj Nė ndeshjen e luajtur nė stadiumin e Shijakut, dy skuadrat qė ishin pėrballė, Kastrioti e Shkumbini, kishtin motive krejt tė ndryshme. Fubollistėve krutanė u duhej fitorja, pėr tu larguar nga sa mė tepėr nga vendi i parafundit, qė do ti rrėzonte njė kategori mė poshtė, ndėrsa Shkumbini vinte me autoritetin tashmė tė konsoliduar, me synimin pėr njė vend sa mė tė mirė nė tabelėn e renditjes. Loja ka nisur mjaft e qetė pėr tė dyja skuadrat dhe dhjet minutat e para kanė kaluar kryesisht nė mesfushė, pa ngacmime pėr portierėt. Trajneri Ndreu me formacionin e paraqitur kishte si pikėsynim sigurimin e portės dhe tė kundėrsulmonte pėr tė gjetur nė befasi mbrojtjen peqinase. Kjo, edhe pėr shkak se nė skuadėr mungonin futbollistė, tė aksidentuar disa ditė mė parė, pa pėrmendur Abazajn. Kėshtu, rolin kryesor e kishte marrė Rizvanolli, tek i cili mbėshteteshin tė gjitha sulmet e skuadrės krutane. Nga ana e saj, skuadra peqinase vinte me njė formacion tė kompletuar, por ndoshta pa impenjimin e duhur, ēka dukej dhe nė faktin se ngacmimet nė drejtim tė portės krutane ishin episodike, nė kontrast tė plotė me grintėn karakteristike saj. Pjesa e parė nė pėrgjithėsi ka qenė njė lojė e mėrzitshme, ku rastet pikante kanė munguar pėr portierėt respektivė, tė cilėt mė shumė mbetėn nė rolin e spektatorėve. Ndėrsa nė tė dytėn, skuadra krutane, duke menduar se e kishte tė domosdoshme fitoren, u hodh e tėra nė sulm, teksa ka gjetur edhe zona tė lira para portės peqinase. Rizvanolli u paraqit si sulmuesi mė i rrezikshėm dhe mjaft problematik pėr mbrojtjen e Shkumbinit. Madje, ishte ky qė shėnoi golin e vetėm nė kėtė ndeshje, falė dhe mjeshtėrisė e pėrvojės sė tij. Pas shėnimit tė golit, Shkumbini reagoi pėr tė barazuar, por loja e peqinasve nuk ishte e qartė. Me gjithė pėpjekjet e shumta, sidomos nė 15 minutat e fundit, Nora, Dalipi apo Bizhyti nuk arritėn dot tė ēanin nė mbrojtjen mjaft tė ngjeshur tė Kastriotit, qė ruajti me fanatizėm rezultatin deri nė fund tė ndeshjes. Nė kėtė mėnyrė, krutanėt arritėn njė fitore tė ēmuar nė fushėn shijakase, e cila ka rezultuar me fat pėr kėtė skuadėr, sepse tė njėjtėn gjė ata e kanė bėrė edhe me Vllazninė. Ndėrsa Shkumbini nuk u paraqit nė nivelin e zakonisht, nė tė cilin ėshtė parė gjatė kampionatit. Ndoshta mungesa e motivimi bėri qė skuadra peqinase tė mos japė mė tė mirėn e saj
|
Partizani_One
|
Tirana, nė rėnie tė lirė
11 Maj Ka filluar e shpejtė ndeshja midis Besėlidhjes dhe Tiranės, e cila ka dhėnė rezultat mjaft tė shpejtė, teksa nė tė 4', vendasit kanė shėnuar golin e vetėm, qė u ka dhėnė fitoren e shumėdėshiruar. Lezhjanėt kanė luajtur me rreshtimin taktik 4?3?3, ndėrkohė qė edhe miqtė kishin preferuar tė njėjtėn vendosje tė lojtarėve nė fushė. Tekniku Gjyla e kishte orientuar skuadrėn tė organizohej qė nga mesfusha e saj, teksa lojtarėt e tij kanė realizuar me sukses detyrat e dhėna, duke neutralizuar qė nė mesin e fushės aksionet e Tiranės dhe prej andej janė nisur nė sulme tė shpejta. Ndryshe nga herėt e tjera, Besėlidhja ka luajtur me dy sulmues tė maskuar, ndėrsa janė mbėshtetur nga mesfushorėt e tjerė. Nė pjesėn e parė vendasit e kanė thuajse e kanė dominuar lojėn, ndėrsa Tirana ka qenė vetėm hija e vetvetes, njė skuadėr pa nerv, qė tė paktėn nė Lezhė prej vitesh nuk ėshtė parė kėshtu. Pjesa e dytė ka filluar me tė njėjtin ritėm pėr vendasit, por shpejt bardheblutė, pėr afėr 20 minuta u duk sikur e ekuilibrojnė lojėn, madje dhe rrezikojnė disa herė, por pa mundur tė barazojnė. Duhet thėnė se mesfusha ka qenė reparti mė i mirė i skuadrės vendase, ku ka spikatur Dragan Miēiē, i cili ishte nė ditėn e tij mė tė mirė, duke u bėrė arkitekti i lojės sė Besėlidhjes. Fundi i pjesės sė dytė ka dhėnė dy?tre momente emocionuese, por nuk ka mundur tė ndryshojė rezultatin 1?0 pėr vendasit. Njė fitore, qė rrit shpresat e lezhjanėve pėr mbijetesė.
|
Partizani_One
|
Dhėmbi kafshon dy herė Vllazninė
11 Maj Nerva, gola, kartona, tė verdhė, e tė kuq. Kjo ishte tablloja e ndeshjes sė djeshme, ndėrmjet Partizanit dhe Vllaznisė, e zhvilluar nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa. Edhe njėherė Partizani del i fituar nga arena e tij, sėrish me kontestime, por, kėtė radhė jo nga Dinamo, por nga vetė Vllaznia, e cila, gjatė gjithė ndeshjes, ka markuar vetėm gjyqtarin e takimit, Mentor Sopjanin. Njė ndeshje agresive nga ana e shkodranėve, tė cilėt kanė tentuar tė gjejnė portėn e tė kuqve qė nė minutat e para tė ndeshjes, ashtu si edhe Partizani ka bėrė tė njėjtėn gjė, edhe pse nė minutat e para skuadra e Likės ishte paksa e ēorientuar. Mungonte Muzaka dhe Abilaliaj kishte zėnė vendin e tij, teksa, nuk ishte mė njė sulmues i mirėfilltė, por njė alė e djathtė. E gjithė pjesa tjetėr e skuadrės ishte e njėjtė si nė Kavajė. Nga ana tjetėr, Deda, kishte hedhur nė fushė formacionin fitues tė kupės sė Shqipėrisė. Njė Vllazni, e cila nuk ka lėshuar pėr asnjė moment, deri tek goli. Njė vjedhje e topit nė gjysmėfushėn skodrane nga ana e Abilaliajt nis njė kundėrsulm sporadik tė demave, ku Bakaj kroson dhe Dhėmbi zhyt me kokė topin nė rrjetė. Pjesa e parė pėrfundon me rezultatin 1?0 pėr Partizanin. Pjesa e dytė do tė nisė me shumė indinjata nga ana e shkodranėve nė adresė tė arbitrave. Pėr kėtė, ndihmėstrajneri i Vllaznisė, Cungu, dėbohet nga pankina nga ana e Sopjanit. Eshtė dashur ndėrhyrja e policisė pėr ta nxjerrė atė jashtė. Nuk vonon shumė dhe ėshtė Kapaj, ai qė merr tė verdhėn e dytė dhe automatikisht tė kuqen. Ndizen gjakrat. Kapiteni Lici nuk lė gjė pa thėnė, nga fusha, nė adresė tė presidentit tė Partizanit, Xhani, i cili vetėm e shikon nga tribuna. Haxhiosmanoviē dėshiron mė shumė grintė dhe bėn dy zėvendėsime njėherėsh. Jashtė fushe Lici dhe Kotrri dhe nė fushė hyjnė Doēi e Hoti. Lika duket i shqetėsuar dhe vendos tė bėjė lėvizjen qė mund tI kushtojė. Aktivizon Muzakėn (me pesė kartona tė verdhė), pėr tė qenė i sigurtė dhe 23?vjeēari nis tė marrė nė dorė frenat e krahut tė djathtė. Abilalaliaj kalon pykė kryesore. Nuk vonon shumė dhe Partizani shėnon golin e dytė pas njė sėrė tentativash. Sėrish Dhėmbi, tė cilit i mjafton njė prekje me kokė dhe gol. 2?0. i njėjti skenar, i njėjti kafshim. Partizani arrin tė fitojė me rezultatin e pastėr, 2?0, ndaj njė Vllaznie, e cila, gjatė gjithė ndeshjes vetėm ka protestuar pėr vendimet e gjykimit.
|
Partizani_One
|
Durrsakėt, sinjal SOS
11 Maj Nė pėrballjen e djeshme, Teuta dhe Elbasani kanė ndarė nga njė pikė, qė pak u ka vlejtur pėr objektivat qė kanė nė kampionat. Trajneri Mile kishte bėrė disa ndryshime nė formacion, kur Pashaj ishte zhvendosur nė tė djathtė tė mbrojtjes dhe Ahmeti aktivizohej nga minuta e parė nė tė majtė. Nė mesfushė kanė luajtur Gjondeda, Hodo, ndėrsa si zakonisht Ēaushaj ėshtė pozicionuar nė tė majtė, kurse nė tė djathtė tė mesfushės ishte vendosur njė mbrojtės, sikurse ėshtė Stafa. Nė sulm, Vangjel Mile nuk ka patur pranė tij Hysėn, por ėshtė preferuar qė ndeshjen ta nisė nga fillimi Ēota. Verdheblutė janė pėrgjigjur me njė formacion pa mungesa tė dukshme, ku mbrojtja ėshtė pėrbėrė nga Lako, Sheta, Karēev e Memetaj; nė mesfushė kanė luajtur Ahmataj, Menglevski, Dalipi, kurse Bejzade dhe Ardian Nuhiji mbėshtesnin sulmuesin kryesor tė tyre, Fjodor Xhafa. Ndeshja ka nisur mjaft e vrullshme pėr durrsakėt, tė cilėt qė nė minutat e para janė pėrpjekur ta spostojnė lojėn drejt portės elbasanase. Kur dukej qė Teuta po i afrohej golit, verdheblutė kundėrpėrgjigjen me efikasitet, madje shėnojnė nė rastin e tyre tė parė me anė tė Xhafės. Skuadra e Miles nuk mund tė pajtohet me kėtė rezultat, qė i komprometon shumė pozitat e saj, ndaj hidhet nė sulm dhe vetėm pas pesė minutash barazon me njė gol tė shėnuar me 11? metėrsh. Nė fakt, penalltia u kontestua shumė nga elbasanasit, aq sa trajneri Alimehmeti, pėr shkak tė protestave ndaj gjyqtarit, u largua nga pankina prej Velēanit. Pas barazimit tė rezultatit, loja ėshtė mė e qetė, ndėrsa tė dy ekipet sulmojnė, duke u treguar mė tė kujdesshme nė mbrojtje. Me nisjen e pjesės sė dytė, Teuta kėrkon mė me ngulm fitoren, ndaj hidhet dhe mė shumė nė kėrkim tė golit. Durrsakėt lėvizin jo pak nė fushė, por pa mundur tė gjejnė hapėsira nė mbrojtjen e ngjeshur elbasanase. Tekniku Mile kėrkon mė shumė shpejtėsi nė aksionet sulmuese, ndaj nxjerr nė fushė Hysėn, qė zėvendėson Ēotėn. Gjithsesi, gjėrat nuk ndryshojnė, durrsakėt kanė epėrsi territoriale, por nuk janė efikasė pėrballė portės. Verdheblutė mendojnė mė shumė ta presin Teutėn nė fushėn e tyre, me synimin pėr ta zėnė nė befasi me kundėrsulme dhe nė tė 75' ata janė pranė golit tė dytė. Trajneri durrsak fut nė fushė Kotjen, duke besuar tek pėrvoja e tij, qė ėshtė mėse e nevojshme nė ndeshje tė tilla kaq delikate. Teuta hidhet e tėra nė sulm nė kėrkim tė golit tė fitores, por pa mundur ta gjejė dot. Nė 10 minutat e fundit elbasanaist janė nė inferioritet numerik, pėr shkak tė daljes me karton tė kuq tė maqedonasit Karēev. Pankina elbasanase ndėrhyn me dy zėvendėsime, mė shumė me qėllimin pėr tė ulur ritmin e durrsakėve, qė kėrkojnė me ēdo kusht golin e fitores. Pavarėsisht nga kėmbėngulja, durrsakėt nuk arritėn te fitorja, duke i vėshtirėsuar mė shumė gjėrat nė fund tė renditjes, ndėrsa Elbasan merr njė pikė nė transfertė, por qė nuk e ndihmon pėr tė arritur vendin e tretė nė renditje.
|
Partizani_One
|
Blutė ecin e marshojnė
11 Maj Dinamo e ka mbajtur kreun e renditjes sė kategorisė superiore edhe pas javės sė 31?tė. Dje, viktima e radhės e bluve tė Ilir Dajės ka qenė Besa, tė cilėn dinamovitėt kishin mė tepėr se njė vit qė nuk e mundnin nė Tiranė. Madje, e kanė mundur skuadrėn kavajase nė Selman Stėrmasi, atje ku Besa, njė vit mė parė, ua kishte prishur sezonin duke i eliminuar nga Kupa e Shqipėrisė. Edhe dje, kavajasit, pavarėsisht se ishin me mungesa, kanė tentuar tė bėjnė surprizėn, sepse Haxhiaj e ndien qė vendi i tretė, i cili do ta ēojė Besėn nė Evropė, ėshtė nė rrezik.
Formacionet ? Dinamovitėt sėrish janė vendosur nė fushė me skemėn 4?4?2. Nė mbrojtje, Bodrusiē i djathtė, Graniē e Pisha nė qendėr dhe Abraham nė tė djathtė; nė mesfushė, vendin e Allmuēės sė dėmtuar e ka zėnė Ishka, qė ishte pėrkrah Poēit nė qendėr, kurse Vincetiē nė tė djathtė dhe Kuli nė tė majtė ishin fashot anėsorė. Nė sulm, dyshja Pollozhani e Pejiē. Te Besa, vendosja taktike ishte me 4?4?1?1. Pėrpara Zendelit rreshtoheshin, nė tė djathtė Krasniqi, Lila e Mėrtiri nė qendėr dhe Leci nė tė majtė; nė mesfushė, Mihani nė tė djathtė, Progri (nė rolin e shkatėrruesit) dhe Alikaj si organizator nė qendėr e Veliaj nė tė majtė. Mancaku ishte nė shėrbim tė Xhihanit, qė luante si sulmues i deklaruar.
Loja ? Dinamovitėt e kanė nisur shpejt, duke e gozhduar Besėn nė zonėn e saj tė rreptėsisė. Krijohen raste pas rastesh dhe vjen goli i avantazhit me Kulin, qė ka realizuar nga pika e bardhė e penalltisė. Pas golit, dinamovitėt kanė ulur ritmin e Besa nis tė ndihet, por vetėm nė njė moment me Mancakun ėshtė shfaqur rrezikshėm. Nė pjesėn e dytė, sėrisht dinamovitėt startin e kanė tė shpejtė, derisa vjen goli i Pollozhanit. Hyrja e Fortunat, por mė pas dhe e Abdulla Ishakah, duket sikur ka ndryshuar diēka nė lojėn e kavajasve, tė cilėt kanė rrezikuar. Madje Mancaku nuk ka shėnuar dot me kokė te vija fatale e portės dinamovite, ashtu sikurse Progri, qė duket se ėshtė hipnotizuar nga Kotorri. Vjen njė dėmtim i Graniēit, pas ndėrhyrjes sė rėndė tė Fortunatit, ēka e detyron Dajėn qė tė bėjė lėvizje nė mbrojtje. Dinamovitėt kėrkojnė golin e tretė, por Pejiē nuk e ka patur ditėn pėr tė shėnuar.
|
|
|
|