|Video|Klodian Duro ka qėnė ndėr mė tė mirėt nė fushė pėr skuadrėn qipriote Omonia Nicosia dhe shėnoi golin e vetėm pėr ta nė humbjen 1-2 kundėr anglezėve tė Manchester City.
Ndeshja filloi e barabartė dhe tė dyja skuadrat kėerkonin golin megjithėse Manchester City ishte mė i rrezikshėm me brazilianėt Jo, Robinho dhe Elano. Pak nga pak anglezet marrin lojėn nė dorė po nuk arrijnė tė gjejnė rrjetėn nė pjesėn e parė. Pėr Omonia Duro ėshtė ndėr mė tė mirėt nė mesfushė duke nisur shpesh sulmet pėr skuadrėn e tij. Elbasanasi ndėshkohet nė minutėn e 43' me karton tė verdhė.
Vetėm katėr minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė, Klodian Duro i jep avantazhin skuadres sė tij. Kompany ndėrhy ndaj tij nė mėnyrė tė gabuar dhe Duro vetė gjuan goditjen e dėnimit duke e dėrguar topin nė cepin e portės sė mbrojtur nga Hart.
Anglezėt shtojnė sulmet e tyre. Nė minutėn e 59' Jo barazon rezultatin pasi mė parė kishte humbur disa raste shėnimi. 11 minuta mė vonė ėshtė pėrsėri braziliani Jo qė shėnon dhe i jep avantazhin miqve.
Pas avantazhit tė Manchester City ėshtė Omonia qė kėrkon gol dhe DUro i afrohet dy herė duke goditur traversėn nė minutėn e 76' dhe duke rrezikuar pėrsėri tre minuta mė vonė. Mesfushori shqiptar krijon dhe njė rast tė mirė pėr shokėt e skuadrės nė minutat e fundit qė nuk shfrytėzohet siē duhet.
Ky ishte goli i tretė i Klodian Duros pėr Omonia Nicosia nė Kupėn UEFA. Qipriotėt do tė udhėtojnė pėr nė Angli pas dy javėsh pėr ndeshjen e kthimit.