K.F. LAĒI
|
Kategoria e parė rezultatet e ndeshjeve tė prapambeturaNga Tirana, Altin Ngjela
Pas pezullimit te disa takimeve te javes se 23-te te kategorise se pare, pas tragjedise qe ndodhi ne Gerdec javen e kaluar, sot u zhvilluan 5 ndeshjet e prapambetura. Ajo qe spikati me teper ishte fitorja e Luftetarit ne Cerrik duke permbysur disavantazhin e pesuar ne pjesen e pare dhe shenoje tre here ne porten e Turbines, kur te dyja skuadrat luajten me dhjete lojtare pas daljes me karton te kuq te dy lojtareve, nga nje per cdo ekip pas barazimit te gjirokastriteve. Lojtari Besmir Sinani i skuadres se Luftetarit pati edhe disa konfrontime me tifozat e skuadres se Turbines. Miqte golin e dyte e shenuan me penallti pas ekzekutimit te Brahimit nderkohe qe deri ne fund te ndeshjes, te dyja skuadrat shenuan edhe nga nje gol. Nderkohe, pas perfundimit te takimit, Presidenti i skuadres Cerrikase, tentoi te godiste edhe gjyqtarin e takimit.
Dy gola te Justin bespalles i siguruan fitoren skuadres shijakase Erzeni qe mundi ne « Tofik Jashari » Gramshin me rezultatin 2-0
Fitore bindese arriti edhe Laci me Pogradecin, ku te dyja skuadrat fituan 3-1 ne fushat e tyre. Futbollisti Ahi i siguroi fitoren skuadres se tij me dygoleshin e shenuar ndaj Sopotit te Librazhdit.
Apolonia e Fierit nuk mundi te merrte me shume se nje pike ne Kamez ku patin je barazim pa gola me dajtin, duke mos patur mundesi ti afrohet akoma me shume dy kryesueseve Bylis dhe Lushnja qe ndodhen ne krye me nga 52 pike
Rezultatet e prapambetura
Java 23-te
U luajten sot
Laēi 3 - 1 Sopoti
Erzeni 2 - 0 Gramshi
Dajti 0 - 0 Apolonia
Pogradeci 3 - 1 Naftėtari
Turbina 2 - 3 Luftėtari
Te luajtura
Tomori 0-1 Bylis
[Klodian Asllani 49]
Bilisht 2-1 Ada
[Erlis Frasheri 1, Dejan Kostovski 44; Fathbard Damo 89]
Lushnja 1-0 Skrapari
[Erjon Xhafa 38]
Tepelena 0-4 Burreli [in Memaliaj]
[Saimir Xhetani 15, Anton Uka 30, Denis Mellani 53og,
Argjend Kalemaj 70]
|