
admin
|
Kategoria I - Java 2712 Prill - 16:30
Tomori - Dajti 1-1
Tepelena - Erzeni 0-2
Gramshi - Pogradeci 1-0
Lushnja - Sopoti 1-0
Laci - Bilisht S 3-0
Bylis - Skrapari 3-0
Luftetari - Apolonia 4-1
Turbina - Naftetari 1-1
Ada - Burreli 2-1
|
Partizani_One
|
Luftėtari rilind, leksion Apolonisė
13 Prill Luftėtari Apolonia 4?1
Shėnues: K. Brahimi 13 (11 m), Taēe 42, Perfati 60, Stoja 67/ Roshi 62
Tė shtunėn, mė 12 prill 2008, nė orėn 16,30, nė stadiumin Gjirokastra tė Gjirokastrės
Luftėtari: Bakaj, Aliu, Shalari, Sinani, Bistri (27 Zholi), Gaxhaj, Kola, K. Brahimi, Taēe, Stoja (82 Kėndella), Perfati (69 Zhupa) Tr. P. Bifsha
Apolonia: Dine, Shoshi, Spaho, Ēerēizaj, Elmazi (61 Nikolla), Guna, Meto, Delioski (36 Dhrami), Gėrxho, Roshi, Junior (74 Ribaj) Tr. G. Haxhiu
Gjyqtarė: P. Lapi (Shkodėr), E. Miho (Durrės), F. Elezi (Durrės)
Kartona tė verdhė: Stoja, Zholi, Kėndella / Meto, Ēerēizaj, Gėrxho
*89 Gėrxho pėr miqtė gjuan njė 11m, por Bakaj pret
Takimi mes Luftėtarit dhe Apolonisė u prt me interes nga shikuesit vendas, tė cilėt nė fund tė kėsaj pėrballje ngelėn shumė tė kėnaqur dhe duartrokitėn gjatė lojėn dhe fitoren impresionuese tė ekipit tė tyre. Themi impresionuese, sepse kemi kohė qė nuk e shikojmė Luftėtarin nė kėtė formė sportive dhe loja e tij na kujtoi Luftėtarin e traditės, kur matej i barabartė edhe nė Superiore. Dhe kur shikon se ekipi i futbollit tė qytetit tė gurtė ndodhet nė mesin e artė tė renditjes tė kampionatit tė kategorisė sė parė, tė vjen vėrtet keq, sepse me pėrbėrjen aktuale, gjirokastritėt duhej tė ishin njė nga ekipet qė tė pretendonin rikthimin nė Superiore Gjithsesi, le tė jetė loja dhe rezultati i pėrfituar kundėr ekipit pretendent pėr Superiore, Apolonisė, njė pedanė pėr njė riorgainizim mė tė mirė pėr sezonin qė vjen Pėrsa i pėrket 90 tė ballafaqimit nė stadiumin Gjirokastra, do tė thoshim se Luftėtari e dominoi ndeshjen. Luajti shumė i mobilizuar, me njė shpirt gare tė admirueshme, lojė grupi, i karrikuar 100 %, duke sulmuar gjatė gjithė lojės edhe kur kryesonte 4?1 dhe me njė shfrytėzim tė kėnaqshėm tė rasteve qė krijoi pėr tė shėnuar. Tė gjithė futbollistėt dhanė mė tė mirėn e tyre, por do tė veēonim kapitenin Stoja, i cili ndoshta zhvilloi ndeshjen mė tė mirė tė sezonit. Duket se bėri autokritikė pėr ndeshjen jo tė mirė kundėr Adės, javėn qė shkoi. Nuk mund tė lėmė pa pėrmendur edhe stafin teknik dhe trajnerin Bifsha, i cili diti tė ndėrtojė njė formacion konkurues dhe tė drejtojė ekipin gjatė lojės me kompetencė. Duket sikur po i bėjmė shumė elozhe Luftėtarit, por pas dhe rezultati tė tillė, ata meritojnė fjalėt mė tė mira. Nga ana tjetėr, bluzinjtė tė ulin kokėn dhe tė mos kujtojnė se gjithshka ėshtė Ok. Rruga deri nė pėrfundim tė sezonit, ka dhe pėrballje tė tjera dhe duhet tė vazhdojnė paraqitje si kjo kundėr Apolonisė. Ndrėsa ekipi mik, kishte dėshirė tė dilte fitues kundėr ekipit vendas, por e vėrteta ėshtė se nuk ishte nė gjendje tė pėrballej sy mė sy. Loja e tij sulmuese nuk ishte e fuqishme. Vetėm kur hyri nė fushė vlonjati i ri Dhrami, filluan tė vizitojnė mė shumė zonėn e rreptėsisė vendase, por mbrojtėsit gjirokastrit i mbulonin saktė dhe nga afėr lojtarėt e sulmit fierak. Ndėrsa mesfushorėt nuk arritėn qė nė shumicėn e rasteve tė dilnin fituese. Duke mbyllur komentin, do tė thoshim se Luftėtari e merritoi fitoren 100 %. Nė kėtė pėrballje, pėr mbarvajtjen ndikoi edhe gjykimi profesional i treshes, me kryesor P. Lapin.
Thanė pas ndeshjes:
P. Bifsha (Trajneri i Luftėtarit): Skuadra e kaloi krizėn e rezultateve. Dėshira, entusiazmi, si dhe karrakteri sportiv, na nxorri fitues.
G. Haxhiu (Trajneri i Apolonisė): Nuk merrem me gjykimin, por kemi dyshime pėr penalltinė dhe golin e dytė tė vendasve, qė mendojmė se ishte nė pozicion jashtė loje. Ndryshuan rrjedhėn e lojės. Rrallė kemi kthyer njė disavantazh me dy gola. Pėsuam shok psikologjik. Ndeshja mė e dobėt e jona. Ne si trajner, nė tė tilla rezultate, nuk do tė dėshironim tė ishim nė pankinė. Gjithsesi jemi skuadėr me futbollistė tė rinj dhe nuk heqim dorė nga objektivi.
|
Partizani_One
|
Guerrilje nė Berat, tifozėt kundėr policisė
13 Prill Tomori 1
Dajti 1
Shėnues: Droboniku 47, Malluta 79
Tomori: Xibraka, Fani, Karamani (Malevi 28), Lala, Kuci, Agalliu, Caco, Bejleri, Zeqo, Cobo, Droboniku Tr.G.Lako
Dajti: Zendo, Melani, Ranxa, Begaj, Bylyku, Sula (Metani 55), Malluta, Kryemadhi (Xhaferraj 76), Koci, Tafaj (Guri 52), Malo Tr.S.Bardhi
Gjyqtarė: M.Metohia(Lezhė), L.Alla(Lushnjė), K.Cjapi(Fier)
Vėzhgues: M.Haxhiu(Vlorė)
Kartona tė verdhė: Kuēi, Lala, Agalliu
Ngjarja
Ka pėrfunduar me dhunė e gjak takimi nė Berat me Tomorit e Dajtit. Ngjarja i ka kaluar pėrmasat e njė skandali tė vėrtetė, i cili ka irrituar tifozerinė vendase qė ka protestuar me njė reagim tė dhunshėm ndaj forcave tė rendit. Stolat e tribunės qėndrore, bidona dhe gjithcka tjetėr rrethanore kanė fluturuar nė pistėn e stadiumit pa harruar edhe xhamat e thyer nė hyrjen kryesore. Fakti mė shqetėsues ėshtė qė futbollisti rezervė i Tomorit, S.Dule ka pėrfunduar me njė tė ēarė nė kokė dhe ėshtė shtruar nė spitalin rajonal tė Beratit. Pasi ėshtė qepur po mbahet nė kujdes tė mjekėve nga tronditja e pėsuar. Lojtari ka humbur shumė gjak dhe ėshtė nė njė gjėndje tė rėnduar shėndetėsore. Gjurmėt e gjakut ndodheshin deri vonė nė hollin e stadiumit. Gjithēka ngjau pas vėrshėllimės sė fundit tė Metohias, i cili ka zėvendėsuar nė momentet e fundit kryeqyteatasin A. Taullahu, i padėshiruar nga beratasit. Mbrojtėsi i Dajtit, Bylyku ka pasur njė pėrplasje me tifozerinė vendase qė e ka ofenduar nė kor. Lojtari nė fjalė, por edhe shumė tė tjerė, janė pėrfshirė nė fund tė takimit pa dalė nga fusha nė njė sherr masiv me grushtat. Por ndėrsa forcat e rendit hyjnė nė fushė pėr tė shuar sherrin dhe bėhet fjalė pėr policinė e Beratit, dy grupe tė gatshme tė ardhura nga Tirana, futen nė fushė dhe godasin me shkopinj gome tė gjithė futbollistėt me fanela tė kuqe tė Tomorit. Ky veprim acaroi nė kulm tifozerinė beratase, teksa ka vėrejtur mesfushorin rezervė nė kėtė takim Santiliano Dulen, qė goditet egėrsisht nė kokė dhe bie pa ndenja i gjakosur nga njė special kryeqytetas. Kjo goditje, nė sytė e publikut dhe tensioni kalon ēdo kufi. Tashmė tifozeria jo vetėm me sharje nė kor por dhe me hedhjen e ēdo lloj sendi qė kishin nė dorė, nė drejtim tė specialeve tė ardhur nga Tirana. Kryesisht e kanė pėsuar stolat e stadiumit. Vetėm ndėrhyrja e drejtorit tė policisė sė qarkut Berat, Shemsi Premēi, bėri qė situata tė vihej nė kontroll. Ai ka ēmobilizuar specialėt dhe ka urdhėruar policinė vendase tė boshatiste stadiumin. Tifozėt janė sulur drejt hyrjes kryesore duke thyer xhamat e saj. Ata kanė protestuar gjata para stadiumit dhe pėr mė shumė se 30 minuta kanė vazhduar protestėn e tyre tė dhunshme. Gjatė gjithė kėsaj kohe, gjyqtarėt dhe skuadra e Dajtit qėndruan nė mesin e fushės. Rreth orės 19.20 me forca tė shumta policie kanė lėnė beratin bashkė me Dajtin, tė fshehur pas autobusit tė tyre edhe specialet nga Tirana, qė lanė pas dhunė dhe gjak si dhe irritimn e beratasve, tė cilėt deri nė orėt e mbrėmjes vijuan protestėn e tyre tė ashpėr ndaj specialėve tashmė tė larguar. Por tifozeria e larguar nga stadiumi, ėshtė mbledhur nė njė turmė prej 100?150 veta dhe kanė pritur pranė urės sė Goricės tek bar Palma dhe kanė gjuajtur me gurė karvanin e makinave tė policisė mes tė cilėve dhe specialėt, por edhe autobuzin e Dajtit, xhamat e tė cilit rezultojnė tė thyer.
Thanė pėr ngjarjen
Shemsi Premci (rejtor i policisė Berat): Pėr shkak tė shpėrndarjes sė forcave tona pėr njė ngjarje tė ndodhur njė ditė mė parė, kemi kėrkuar forca ndihmėse. Mendoj se veprimi i carjes nė kokė i lojtarit Dule, acaroi situatėn. Njė veprim i shėmtuar, por siē i kam sqaruar edhe tifozerinė dhe prindėrit e futbollistėve, ai polic qė e ka kryer atė veprim nuk do tė jetė mė nė radhėt e policisė shqiptare dhe jo vetėm kaq, por do tė ketė edhe veprime tė mėtejshme.
Fadil Nasufi (kryebashkiak i Beratit): Unė pėr arsye shėndetėsore kam qenė nė shtėpi dhe jam informuar me telefon pėr ngjarjen. Unė dua tė di, kush i solli kėto forca dhe pse nga Tirana dhe jo nga Fieri qė ėshtė mė afėr, siē ėshtė bėrė edhe mė parė. Mos kanė ardhur qėllimisht? Besoj se njė ditė mė pas do tė analizojmė situatėn dhe do tė dalim me njė deklaratė zyrtare pėr kėtė rast. Por ky veprim ėshtė i shėmtuar.
M.Muzhai (zv.trajner i Tomorit): Askush nuk ka tė drejtė tė dhunojė futbollistėt nė fund tė takimit. Ėshtė njė turp qė duhet analizuar dhe tė dalė pėrgjegjėsia. Unė mendoj se mė parė se tė bėjmė sport, na duhet tė sigurohet jeta dhe dua tė vlerėsoj qėndrimin shėmbullor tė forcave tė Beratit, tė cilėt u sollėn me mjaft kulturė. Ndėrsa veprimi huligan i forcave tė Tiranės, ėshtė njė turp i madh.
Sinan Bardhi: Duke ditur kalendarin e vėshtirė qė kemi pėrpara erdhėm nė Berat pėr pikė. Dolėm barazim, por me pak kujdes nga fundi mund tė kishim fituar. Kam pretendime pėr golin e shėnuar nga Tomori, qė sipas meje ishte nė pozicion jashtė loje. Ndėrsa ngjarja e pas takimit mė zhgėnjeu plotėsisht.
Ndeshja
Pėrgjithėsisht takimi ėshtė zhvilluar i ekuilibruar. Tomori me mungesa por rastet mė tė pastra pėr shėnim janė pėr ta, me anė tė Kucit, Zeqos, Lalės, Cacės dhe Drobonikut ndėrsa miqtė me Malon dhe Kryemadhin zbresin rrezikshėm dhe nė hyrje tė zonės godasin portėn e Tomorit. Pas njė pjese tė parė 0?0, e dyta nis bukur pėr beratasit kur vetėm pas dy minutave lojė, Droboniku pėrballė portierit Pendo pas krosit tė Cacos, nga e djathta shėnon. Miqtė protestojnė te vijėrojtėsi pėr pozicion jashtė loje, por nuk heqin dorė nga sulmi. Tomori mbrohet dhe nga pakujdesia nė mbulimin e sulmuesve miq nė tė 79 ndėshkohet, kur te vija ballore godet fort. Mesfushori i Dajtit, shėnon. Beratasit janė shtangur por njėkohėsisht nė 11 minutat e fundit krijojnė raste pėr tė shėnuar, por u mungon qetėsia e duhur pėrpara portės. Ndėrsa miqtė kanė zgjedhur kundėrsulmin dhe mund ta kishin ndėshkuar Tomorin, e hedhur nė sulm pėr golin e fitores. Barazimi dėshpėrues kalon nė plan tė dytė pas dhunės sė ushtruar nga specialet e kryeqytetit.
|
|
|
|