Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Kategoria I - Turbina vė nė diskutim vazhdimin e kampionatit


Futbollistėt e Turbinės kanė bojkotuar seancat stėrvitore qė prej ditės sė hėnė dhe, sipas tė gjitha gjasave, rrezikon tė luhet ndeshja me Laēin. Pas fitores me bilishtarėt, skuadra cėrrikase ka vėnė nė jetė atė qė kishte paralajmėruar nė fund tė javės sė shkuar. Shkak i bojkotit ėshtė rroga e shtatorit, qė nuk ėshtė paguar pėr futbollistėt. Kapiteni Rigers Turtulli sqaron se futbollistėt nuk duan t’ia dinė pėr mosmarrėveshjet mes drejtuesve tė Turbinės, pasi atyre u intereson korrektėsia nga ana financiare. “Nuk e kuptoj pretendimin e drejtuesve tė Turbinės, kur ne ende nuk kemi marrė rrogat e para, edhe pse kemi gati dy muaj qė stėrvitemi. Nuk na interesojnė mosmarrėveshjet e krerėve tė skuadrės, por respektimi i kontratave dhe mundi e djersa jonė. Nėse nuk paguhemi deri ditėn e premte, askush tė mos presė qė tė shkojmė nė Laē,” - tha pėr “Sportin shqiptar” Turtulli.

Me grupin e futbollistėve bojkotues janė solidarizuar edhe elbasanasit Sadiku, Suta dhe portieri Toēi. Nga ana tjetėr, asnjė nga krerėt e Turbinės nuk u pėrgjigjet futbollistėve. Burime konfidenciale bėjnė me dije se shkak pėr vonesat e pagesave tė futbollistėve ėshtė bėrė bashkia. Sipas kėtij burimi, fondi i akorduar pėr muajin shtator ėshtė pėrgjysmuar nga bashkia, me pretekstin se nuk mund tė paguajė njė pjesė tė stafit teknik me 50.000 mijė lekė nė muaj.

Turbina ndodhet nė vend tė 4-t dhe po has vėshtirėsitė e para. “Jo vetėm unė, por ēdo futbollist, kur nėnshkroi kontratėn, besonte qė krerėt i kishin rregulluar punėt, por situata qenka njėsoj. Probleme kanė edhe skuadrat e tjera, por ato i zgjidhin shpejt. Po tė vazhdohet kėshtu, Turbina do tė shpėrbėhet dhe ėshtė vėrtet pėr tė ardhur keq pėr tifozėrinė cėrrikase,” - ka pėrfunduar kapiteni Turtulli. Ndoshta paralajmėrimi i futbollistėve ishte parė si njė presion, por tashmė ėshtė bėrė realitet. Bojkoti i ndeshjes me Laēin mund tė bėjė qė FSHF-ja ta fshijė nga lista skuadrėn e Turbinės.

Shkruaj Koment



Sporti Shqiptar

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum