Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Kategoria II - Arrestohen katėr tifozė nga Pėrmeti


Ndeshja e futbollit pėr kategorinė e dytė ndėrmjet Pėrmetit dhe Tepelenės, zhvilluar pasditen e sė dielės, ėshtė shoqėruar me incidente mes tifozėve dhe policisė. Nė pėrfundim, katėr tifozė pėrmetarė janė arrestuar, ndėrsa dy mbėshtetės tepelenas kanė mbetur tė plagosur dhe disa policė tė dhunuar. Burimet zyrtare nga Policia e Pėrmetit pohuan se pėrplasjet filluan pas ndeshjes sė fituar nga vendasit me rezultatin minimal 1-0. Katėr tifozė vendas janė pėrleshur me dy tifozė tepelenas, tė cilėt kanė pėsuar dėmtime fizike jo tė konsiderueshme, si pasojė e grushteve dhe shqelmave tė marra.

Konfliktet fizike mes tifozerisė janė ndjekur me vėmendje nga uniformat blu, tė cilat, ndonėse kanė ndėrhyrė, gjykuan qė nė fund tė takimit tė ndėrmerrnin hapa tė mėtejshėm pėr tė penalizuar protagonistėt e dhunės. Julijan Vaka, Jorgji Coni tė dy 26-vjeēarė, si dhe Arnold Telaj, 23 vjeē dhe Vladimir Shpata, 27 vjeē, janė ndaluar fillimisht nga blutė pėr tė sqaruar rrethanat e ngjarjes. Katėr tė rinjtė, kur u ėshtė komunikuar se do tė shoqėroheshin nė Komisariatin e Policisė pėr tė sqaruar episodin, kanė reaguar dhunshėm ndaj policėve.

Nė orėt e vona tė pasdites sė tė dielės, ėshtė dashur ndėrhyrja e Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė, pėr tė vėnė nėn kontroll grupin e tė rinjve tė tėrbuar. Ata u shoqėruan me forcė nė Komisariatin e Policisė, ku mė pas janė arrestuar pėr veprėn penale tė kundėrshtimit tė punonjėsve tė rendit dhe goditjen pėr shkak tė detyrės. Materialet pėr kėtė ēėshtje i ka marrė nė shqyrtim Prokuroria e Gjirokastrės. Ky ėshtė rasti i parė i dhunės sė ushtruar nė ambientet sportive nė Pėrmet.

Shkruaj Koment



Gazeta Shqip

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum