Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga
admin

KF Vllaznia Shkoder

Tema e Vllaznise
Partizani_One

Josa fiton qetėsinė, kuqeblutė plotėsohen
17 Janar   “Alarmi”, i dhėnė fundjavėn e kaluar pėr Vioresin Sinanin, nuk ka zgjatur shumė. Bomberi shkodran alarmoi kampin kuqeblu, kur shfaqi shqetėsime pėr njė tėrheqje muskulare nė kofshėn e majtė, ēka e detyroi, jo vetėm qė tė mos ishte nė dispozicion tė kombėtares shqiptare pėr grumbullimin nė Turqi, por as edhe pėr Vllazninė, e cila kaloi nė Mal tė Zi pėr fazėn pėrgatitore. Dhe Sinani, si pėr koiēidencė, zė vendin e Licit, i cili mbylli ciklin e terapisė nė klinikėn e Podgoricės dhe u bashkua me skuadrėn nė Ulqin, ndėrkohė qė pacienti i radhės pėr mjekun specialist Filipoviē bėhet njė tjetėr shkodran. Megjithatė, Sinani tė martėn ėshtė bashkuar me skuadrėn nė Ulqin, ndėrsa dje ka qenė nė stėrvitje, nėn urdhėrat e Josės, duke pėrballuar ngarkesėn e plotė.

Kotrri?Delain ? Kotrrit e Delainit, dje paradite, nė Shkodėr u kanė uruar mirėseardhjen nė anglisht jo pa ironi, teksa janė parė nė mjediset e hotel Kolosseu, nė pritje tė nisjes pėr nė Ulqin. Sikurse u mėsua, ndėrsa tė dy futbollistėt ishin nė shoqėrinė e presidentit Fushaj dhe tė drejtorit ekzekutiv Zaganjori, vonesa e tyre kishte qenė me arsye. Mė pas ata i janė drejtuar Ulqinit, pėr t’u bashkuar me kuqeblutė.

Atmosferė e ngrohtė ? Ora 14:30 e ditės sė djeshme e ka gjetur skuadrėn tė rreshtuar pėrpara teknikut Josa dhe kolegėve tė tij, Cungu e Dani. Bashkimi me skuadrėn i Sinanit, njė ditė mė parė, dhe sidomos dje e dyshes Kotrri?Delain, i ka dhėnė skuadrės njė pamje krejt tjetėr, me njė fizionomi tė plotė. Tekniku shkodran ka “marrė frymė lirshėm”, veēanėrisht kur ka parė Sasha Delain tė futej nė hotel “Llolla”, ku ėshtė sistemuar Vllaznia. Themi kėshtu, sepse, kur ai u largua drejt Gjermanisė pėr tė kaluar pushimet nė gjirin e familjes, kishte jo pak qė dyshonin nė rikthimin e tij. Ndaj, kur ai ka shkelur nė hotel, nuk ka kanė munguar edhe batutat e humorit, tė cilave Sasha u ėshtė pėrgjigjur po me humor: “Ēfarė keni me mua? Unė ju kam thėnė se nuk jam ēun i keq!”.
Partizani_One

Nallbani: Sikur jam prej kohėsh te Vllaznia





Gjergj KOLA
16-01-2008
Mail   Print  




 
Kosovari i blerė nė merkaton e janarit shprehet shumė entuziast pėr kalimin te kuqeblutė

Prej disa ditėsh ėshtė pjesė e Vllaznisė, por i duket se ėshtė prej kohėsh aty. Ndoshta ngaqė ėshtė pėrshtatur shumė shpejt, mbase edhe ngaqė ka gjetur njė ambient tė mirė. Gjithsesi, Ilir Nallbani duket tepėr i kėnaqur pėr zgjedhjen qė ka bėrė. Kosovari qė ka luajtur pėr njė sezon e gjysmė nė Elbasan, ėshtė pritur mirė nė kampin kuqeblu. Njohja me Cungun, Grimėn, Kaēin dhe ndonjė tjetėr e ka ndihmuar tė mos jetė i mbyllur. Trajneri Mirel Josa e vlerėson sė tepėrmi ardhjen e kėtij lojtari dhe mendon se me tė ėshtė zgjidhur problemi i qendrės sė mesfushės. Vetė lojtari, nga Ulqini, ku ėshtė duke u stėrvitur me skuadrėn e tij tė re, shprehet: "Ndihem mirė, pėr tė mos thėnė se mė duket se ka disa kohė qė jam pjesė e kėsaj skuadre. Tė gjithė lojtarėt mė respektojnė, po ashtu trajneri mė ka ofruar besimin e tij dhe pėr mua kėto mjaftojnė. Jam shumė i kėnaqur qė kam bėrė kėtė zgjedhje dhe besoj se Vllaznia ka pėr tė qenė, pse jo, kulmi i karrierės sime. Kjo ėshtė njė skuadėr shumė e njohur, nga mė tė mirat e Shqipėrisė dhe, si e tillė, ia vlen tė japėsh mė tė mirėn pėr tė." Sakaq, edhe vetė stafi kuqeblu duket i kėnaqur me goditjen e parė qė ka bėrė nė merkato. Njė gjetje e mirė, qė pritet ta justifikojė kėtė besim nė ndeshjet e ardhshme, duke filluar nga ajo me Kastriotin mė 2 shkurt.

25-vjeēari nga Peja duket se mezi e pret kėtė ballafaqim dhe ėshtė i bindur se skuadra e tij e re do tė jetė ndėr pretendentet pėr titull, prandaj shton: "Dėshira ime ėshtė tė paraqitem sa mė mirė me fanellėn e Vllaznisė, prandaj mezi e pres ndeshjen me Kastriotin. Jam i bindur se kemi njė skuadėr tė mirė. Kėtė e them nga ajo ēfarė kam konstatuar kėto ditė dhe mendoj se do tė jemi ndėr pretendentėt kryesorė pėr fitimin e trofeve." Ilir Nallbani luan nė qendėr tė mesfushės dhe pėr mė tepėr ėshtė njė lojtar qė markon mjaft mirė. Pikėrisht kėto karakteristika bėnė qė trajneri Josa tė mos hezitonte pėr dhėnien e "OK" it. Bashkė me Osjen nė qendėr tė kėtij reparti, duket se kanė pėr tė formuar njė dyshe vėrtet pėr t'u pasur zili. Kosovari premton maksimumin edhe pėr njė shkak tjetėr: evidentimi dhe mundėsia pėr "t'u peshkuar" nga ndonjė klub europian. Dėshira e tij kjo ėshtė, prandaj nuk ngurron ta bėjė publike as pėr gazetėn tonė. "Me presidentin Fushaj kam arritur njė marrėveshje fillimisht 6-mujore dhe, nėse gjėrat shkojnė mirė, mund ta shtyjmė atė. Njėkohėsisht, nė fund tė kėtij sezoni, duke shpresuar edhe te dalja e Vllaznisė nė kupat e Europės, shpresoj shumė tė mė jepet edhe ndonjė mundėsi pėr tė luajtur nė klube tė ndryshme tė huaja, ēka ėshtė dhe ėndrra e ēdo futbollisti,"ka thėnė nė pėrfundim tė prononcimit blerja e parė e Vllaznisė nė merkaton e janarit, kosovari Ilir Nallbani.
Partizani_One

Nallbani, njė “Duro” tek Vllaznia
23 Janar   Pejani i Kosovės, dita-ditės, ngjan me mesfushorin e kombėtares shqiptare, kur luante pėr kuqeblutė



Nė fakt, kjo qė po vėrtetohet nė ditėt nė vazhdim, pėr kosovarin Ilir Nallbani ėshtė dukur bukur mirė, siē i thonė vetė kosovarėt qė prej ditės sė parė kur ai mbėrriti nė qytetin verior tė Shkodrės, kur, qė nė kontaktet e para me sportistė, tifozė e gazetarė sportivė, ai tė dukej krejt i normalizuar me destinacionin e ri qė i solli merkatoja e janarit. Dhe, pėrpos natyrės sė tij krejt tė hapur, i lirshėm dhe pa probleme emocionale (siē ndodh rėndomė nė tė tilla raste kur debutohet nė njė skuadėr tjetėr tė re, tek pejani i Kosovės, qė nė Shkodėr vinte “tranzit” nga Elbasani) ndikonte, jo pak, edhe mjedisi kuqeblu, me njė pjesė tė tė cilėve ka patur rastin tė bashkėjetonte tek verdheblutė, si Osja, Sukaj e Kaēi. Por, nė tė njėjtėn kohė edhe dyshja Cungu-Grima, si ish pjesėtarė tė Flamurtarit tė Prishtinės - kohė nė tė cilėn luante me kėtė skuadėr edhe vetė Nallbani - kanė qenė tė njohurit e tij tė vjetėr. Por, pėr hir tė sė vėrtetės, nga tė gjithė kėto, “muhabeteti i hahet” mė tepėr me Albert Kaēin, me tė cilin, qė prej momentit kur shkeli nė Shkodėr, nuk ėshtė ndarė asnjėherė, jo vetėm nė fushėn e stėrvitjes, por edhe jashtė saj.



Mesfushės i vjen “ustai”

Kishte kohė qė Vllaznia e kėrkonte njė futbollist tė tillė, pasi “plaga” e mesfushės e pati shqetėsuar kampin shkodran prej disa vitesh. Madje, specialistėt e futbollit shkodran bėjnė edhe krahasime tė tilla kur thonė se, qė prej kohės sė njė Klodian Duroje, kur e pati marrė nė skuadėr “baca Myftar”, Vllaznia nuk ka patur njė mesfushor organizator tė “hajrit”. Ēėshtė e vėrteta, presidenti Fushaj bėri disa pėrpjekje pėr tė gjetur njeriun e duhur nė kėtė rol, por, ata qė erdhėn, edhe pse emrat i kishin tė njohur, nuk mbėrritėn atje ku kėrkohej. E, mesa duket, me veshjen kuqeblu tė kosovarit Ilir Nallbani, Vllaznisė duket se tashmė i ka ardhur “ustai” i mesfushės. Njė gjė tė tillė janė duke e thėnė pa ndrojtje tė gjithė nė skuadrėn shkodrane, sepse ėshtė vetė paraqitja mjaft e mirė qė po bėn Nallbani qė i nxit ata tė japin kėto vlerėsime.



Josa pėr Nallbanin

Paraqitja e mirė e Nallbanit nuk ka kaluar pa u vėnė re edhe nga tekniku Josa, i cili (edhe pse njihet pėr fjalėt e kursyera qė pėrdor nė drejtim tė vlerėsimit tė futbollistėve), pėr kosovarin e mesfushės nuk ėshtė treguar i kursyer. Qė prej pjesėmarrjes nė seancėn e parė, tekniku i shkodranėve ėshtė shprehur pozitivisht pėr kėtė futbollit, duke vlerėsuar, jo vetėm teknikėn, por edhe inteligjencėn, e cila e favorizon nė cilėsinė e lojės. Njė gjė tė tillė Josa e ka treguar edhe pas miqėsores me Veleēikun, ku, pavarėsisht se ishte i mėrzitur nga rezultati, nuk i kurseu “elozhet” pėr Nallbanin.



Trioja kosovare

Ilir Nallbani, Alban Jusufi dhe Muhamed Shehu, janė trioja kosovare e Vllaznisė, duke shėnuar pėr herė tė parė nė historinė e futbollit shkodran, tre futbollistė nga Kosova. Mė parė, pronė e Vllaznisė kanė qenė edhe Sulejmani e Miroci, por, pėr hir tė sė vėrtetės, pėrvoja e tyre me Vllazninė nuk shkoi ashtu si duhet, duke mos ia plotėsuar kėrkesat, jo vetėm stafit, por edhe publikut shkodran nė pėrgjithėsi. Ndėrsa tani duket atmosferė krejt tjetėr. Niveli i kėsaj tresheje po vlerėsohet nga specialistėt. Natyrisht qė Nallbani, jo vetėm se ka firmosur menjėherė sapo ka mbėrritur nė Shkodėr, por edhe nga niveli, deri tani, duket mė lart se dy tė tjerėt. Por, pjesėtarė tė stafit teknik, me nė kryer Josėn, kanė dhėnė nota vlerėsuese edhe pėr prishtinasin Jusufi, i cili, nė fakt, erdhi nga Suedia. Fatkeqėsia e tij ėshtė se, prej dy ditėsh, ėshtė “i mbėrthyer” nga njė grip i fortė, por qė gjasat janė qė tė jetė shpejt nė stėrvitje me grupin. Ndėrsa, kosovari mė “fringo”, ėshtė 20 vjeēari Shehu, i cili dje ka bėrė prezantimin e parė me skuadrėn.



Sot, miqėsorja Mornar-Vllaznia

Kuqeblutė do tė zhvillojnė sot miqėsoren e dytė tė fazės pėrgatitore dimėrore. Pėrballė Vllaznisė do tė jetė skudra e Tivarit, Mornar, ndeshje kjo qė do tė luhet nė orėn 14:30, dhe, ashtu si nė ndeshjen e sė shtunės sė kaluar, edhe sot interesimi i sportdashėsve shkodranė pėr ta ndjekur nga afėr takimin ėshtė i madh. Pėrmes njė bisede telefonike, tė zhvilluar nė mbrėmjen e djeshme me pjesėtarė tė stafit teknik tė Vllaznisė, u mėsua se Josa do tė nxjerrė nė fushė formacionin e tij mė tė mirė, jo vetėm se i parapėlqen tė dalė fitues, por edhe pėr atė qė kėrkon tė testojė nė masėn e duhur titullarėt e tij, njė pjesė e mirė e tė tė cilėve nuk u aktivizuan tė shtunėn e kaluar.
admin

Thash se e kishin fjalen per Nallbanin portierin  Very Happy

thash cne Vllaznia me Nallbanin
Partizani_One

Josa dyfish i kėnaqur, fiton miqėsoren e dytė
24 Janar   Mbaditja e djeshme ka regjistruar fitoren e parė nė miqėsoret, tė luajtura nga Vllaznia nė ditėt pėrgatitore dimėrore nė Malin e Zi. Pėrballė kuqebluve ka qenė skuadra Mornar e Tivarit. Ballafaqimi me kėtė skuadėr vinte katėr ditė pasi kuqeblutė ishin mundur nga modestėt e Veleēikut nė miqėsoren e parė, tė luajtur tė shtunėn e kaluar nė Ulqin. Kėsisoj, jo vetėm dėshira, por edhe objektivi i kampit shkodran ka qenė pėr njė fitore, e cila mund t’u kthenete kuqebluve humorin. Sipas informacioneve, qė na vijnė nga matanė kufirit, thuhet se, ndryshe nga ndeshja e parė, formacioni i Vllaznisė ka qenė mė i plotė me titullarė. Nė portė ishte vendosur kapiteni Grima, ndėrsa pėrpara tij ishin rreshtuar nė prapavijė: Delain nė qendėr, Kraja djathtas dhe Kapaj majtas. Mesfusha ka qenė e mbipopulluar, me Ahin djathtas, Hotin, Nallbanin e Kotrrin nė qendėr dhe Doēin majtas. Ndėrsa nė vijėn e parė kanė luajtur Sinani e Kaēi. Me gjithė mobilizimin maksimal tė skuadrės Mornar, nė formacionin e sė cilės bėnin pjesė edhe disa futbollistė rusė, Vllaznia ka dominuar, jo vetėm me rezuultatin final, por edhe me njė lojė mė cilėsore. Pas njė pjese tė parė pa gola, nė tė dytėn Arsen Beqiri ka shėnuar nė minutėn e 65-tė, qė ėshtė pasuar nga njė gol tjetėr, nga Albert Kaēi, tri minuta pėrpara pėrfundimit.

Josa, i kėnaqur - “Ajo qė duhet theksuar, - thotė Josa pėrmes telefonit, - ėshtė se ndeshja u zhvillua nė kushte shumė tė vėshtira atmosferike, nė njė mot tė ftohtė dhe me erė mjaft tė fortė, qė i ka penguar jo pak futbollistėt nė fushė, por ka shqetėsuar dhe ata qė e ndiqnin ndeshjen”. Megjithatė, tekniku shkodran ka mbetur i kėnaqur kėtė radhė nga skuadra e tij. Pėrveē rezultatit pozitiv, Josa vlerėson funksionimin e reparteve, sidomos fjalė tė mira thotė pėr kosovarin Nallbani. Nė kėtė ndeshje janė aktivizuar si zėvendėsues edhe dy kosovarėt e tjerė, qė janė nė provė te Vllaznia, Muhamed Shehu dhe Alban Jusufi, ky i dyti vazhdon tė vuajė gjendjen gripale.Vverdikti pėr kėta dy futbollistė pritet tė jepet nė fundin e kėsaj jave.
Partizani_One

admin wrote:
Thash se e kishin fjalen per Nallbanin portierin  Very Happy

thash cne Vllaznia me Nallbanin


jo portierin se i behen 2 gjysha ne port Laughing
Partizani_One

admin wrote:
Thash se e kishin fjalen per Nallbanin portierin  Very Happy

thash cne Vllaznia me Nallbanin


ka dy dite qe del ne intervista si me qen maradona Sad
Partizani_One

Asambleja e klubit, E ardhmja kuqeblu
25 Janar   Priten tė merren vendime tė rėndėsishme pėr ndryshimet statutore, Akademinė e futbollit, buxhetin, etj.



Shkodranėt e futbollit duket se e kanė marrė shumė seriozisht vitin 2008, kur pa mbaruar muaji janar do t’i gjejė me vendime tė reja pėr tė ardhmen e aktivitetit tė klubit tė tyre. Nesėr do tė mblidhet Asambleja e Klubit tė Futbollit Vllaznia, punimet e sė cilės do tė zhvillohen nė sallėn e konferencave tė hotel “Colosseo” tė Shkodrės, duke filluar nga ora 18:00. Gjatė gjithė kėtyre ditėve, pjesėtarė tė administratės sė klubit janė marrė seriozisht me organizmin e kėtij evenimenti tė rėndėsishėm. Sekretari i Klubit Vllaznia, Agim Medja, thotė pėr “Sport Ekspres” se gjithēka ėshtė gati, ftesat janė shpėrndarė dhe pritet vetėm ora e fillimit tė Asamblesė, e cila duket se kėsaj here do tė zhvillohet me mė shumė seriozitet se ato paraardhėset.

Rendi i ditės - Pėrmes zėdhėnėsit tė klubit, gazetarit sportiv Gjegj Kola, jemi njohur edhe me pikat e rendit tė ditės, duke filluar me miratimin e ndryshimeve statutore tė shoqatės sė klubit tė futbollit Vllaznia. Njė pikė tjetėr po aq e rėndėsishme, do tė jetė ajo pėr nismėn mė tė fundit qė ka marrė klubi shkodran, pėr ngritjen e Akademisė sė Futbollit, e cila, ndonėse ėshtė pritur mjaft mirė, po has nė jo pak vėshtirėsi organizative, kryesisht nė lidhje me kuadrin specialist qė ėshtė vėnė nė krye, por edhe pėr anėn financiare. Do tė kėrkohen mendime pėr strategjinė e re tė klubit nėpėrmjet krijimit tė kėsaj akademie, e cila pėrfshinė ekipet e moshave nė funksion tė rritjes sė tė ardhurave dhe plotėsimit tė Vllaznisė me lojtarė tė rinj, tė dalė nga fidanishtja e klubit. Njė tjetėr moment i rėndėsishėm pritet tė jetė diskutimi pėr buxhetin, qė pėr momentin ėshtė “Thembra e Akilit” pėr kėtė klub, kur kemi parasysh situatat konfliktuale tė shfaqura ditėt e fundit ndėrmjet klubit Vllaznia dhe bashkisė sė Shkodrės. Kėrkesa ėshtė qė, krahas krahas sponsorizimit tė presidentit, tė ketė mbėshtetje financiare edhe nga Bashkia, por edhe plotėsimin e nevojave pėr terrene. Si zakonisht, nė fund do tė miratohet kryesia si dhe do tė ngrihen bordet, duke marrė si shembull pėrvojėn e klubeve tė njohura nė arenėn ndėrkombėtare. Gjithsesi, tė gjithė presin qė nė Asamble tė piketohet nė mėnyrė ligjore e ardhmja nė funksionimin e klubit mė tė vjetėr nė vendin tone.



Kuqeblutė, nesėr kthimi nė shtėpi

Skuadra shkodrane nesėr do tė kthehet nė “shtėpi”, duke i mbyllur pėrgatitjet nė Ulqin, edhe pse mė parė kishte patur mendime qė zbori mund tė vazhdonte deri njė ditė pėrpara ndeshjes me Kastriotin. Por, pas konsultave edhe me titullarėt, Josa ka vendosur tė kthehen nesėr. Thuhet se nė kėtė ka ndikuar edhe pėrkeqėsimi i kushteve tė motit ditėt e fundit nė Ulqin. Kėshtu, sipas futbollistėve, nė ndeshen e sė mėrkurės, ata kanė vuajtur mjaft nė fushėn e lojės. Edhe dje moti ka qenė i ftohtė, megjithatė Josa ka zhvilluar dy seanca stėrvitore, ndėrkohė qė sot do tė kryhet vetėm njė, pasi nesėr do tė luhet miqėsorja e tretė, kur pėrballė do tė jetė skuadra e Budvės, Mogren. Menjėherė pas pėrfundimit tė saj, skuadra kuqeblu do tė udhėtojė pėr nė Shkodėr.
Partizani_One

Gilman Lika: Ta nisim ku e lamė
28 Janar   E kishte ėndėrr Gilman Lika tė bėhej pjesė e kombėtares kuqezi dhe ajo iu realizua, kur u grumbullua nė zborin me trajnerin holandez Han, nė Kemer tė Turqisė, pasi kishte luajtur mė parė me pėrfaqėsueset e moshave, deri te U-21. Pas kthimit nga Kemeri, pėr “Sport Ekspres” Lika ėshtė shprehur se “ishte njė pėrvojė e re, qė do tė mė vlejė pa tjetėr pėr tė ardhmen e karrierės sime sportive”. Futbollisti ka treguar pėr impenjimin e tij nė seancat stėrvitore dhe zbatimin me fanatizėm tė detyrave tė dhėna nga stafi teknik. Nė kėtė grumbullim, Lika ka qenė bashkė me dy kuqeblu tė tjerė, Admir Telin dhe Xhehahir Sukajn, por nė dhomė thotė se ka qėndruar me kavajasin Lila, ndėrsaė dy shkodranėt ishin akomoduar sė bashku. Nė miqėsoren e zhvilluar nė Kemer, ai ka luajtur 90 minuta, ndaj vlerėson besimin e teknikut Han ndaj tij. Por e veēanta ėshtė se Han e vendosi Likėn nė rolin e organizatorit. “Mendoj se e bėra mirė detyrėn”, vijon Lika, duke shprehur edhe kėnaqėsinė qė Han e kishte vendosur nė atė pozicion. Lika ka vlerėsuar edhe mėnyrėn e komunikimit me tė nga ana e trajnerit holandez, sidomos pas asaj ndeshjeje.

Me optimizėm ndaj Kastriotit

Teksa flet pėr ditėt e zborit tė Kemerit, Gilman Lika shumė shpejt kalon tek atmosfera nė skuadrėn kuqeblu, me tė cilėn ėshtė bashkuar sapo ėshtė kthyer nga Turqia. Ai ėshtė stėrvitur nėn komandėn e Josės nė seancat stėrvitore tė dy ditėve tė fundit, tė premten dhe tė shtunėn e kaluar. “Tė hėnėn (sot) do tė fillojmė pėrgatitjet direkt pėr ndeshjen e parė tė rifillimit tė betejės sė kampionatit”, thotė Lika, duke pasur ndėrmend ndeshjen me Kastriotin. “Do tė luajmė nė transfertė, por akoma nuk e dimė se nė ēfarė fushe, pasi stadiumi i Krujės ende nuk ėshtė gati” kujton Lika. Ai ėshtė tepėr optimist se do ta kalojnė me sukses kėtė ndeshje. “Ta nisim aty ku e lamė” thotė Lika, duke e sqaruar atė qė ka dashur tė shprehė: “E kam fjalėn pėr ndeshjen e fundit tė vitit tė kaluar, me Tiranėn. Pra, e kemi lėnė me njė fitore spektakolare dhe me tė tillė duhet ta rinisim kampionatin. Edhe pse do tė jetė patjetėr e vėshtirė, tė gjithė nė skuadėr jemi optimistė pėr fitoren e trepikėshit nė kėtė ndeshje”.

Merkato, 90 pėr qind kuqeblu

Nė ditėt e para tė janarit, Lika lakohej si futbollisti mė i kėrkuar i merkatos dimėrore, kur, sipas mediave, ofertat vinin nga Sllavia e Sofjes, nga Zvicra, ndėrkohė qė Tirana ishte mė e interesuara, madje duke hedhur edhe hapa konkretė, duke i dėrguar ofertėn nė Shkodėr. Megjithatė, asnjėra prej tyre nuk avancoi mė tej, tė paktėn deri mbrėmė, rreth orės 18:00, kur bashkėbiseduam me tė. “Eshtė e vėrtetė qė kam qenė shumė pranė njė transferte” thotė Lika pėr gazetėn tonė, ndėrsa sqaron se pengesė ėshtė bėrė klubi Vllaznia, kontrata me tė cilin e lidh edhe pėr dy vite tė tjera. Lika falėnderon menaxherin Rudi Vata pėr interesimin e tij, duke theksuar se nuk ka pėr t’i shkėputur marrėdhėniet me tė. “Me 90 pėr qind jam pjesė e Vllaznisė dhe pėr vazhdimėsinė time nė kėtė skuadėr, sidomos pėr anėn financiare, do tė bisedojė nė ditėt e para tė javės me presidentin Fushaj”, thotė Lika, qė tashmė duket se e ka mendjen tėrėsisht te skuadra kuqeblu, pėr t’i shėrbyer sa mė mirė asaj, ashtu si edhe gjatė fazės sė parė, ku u dallua pėr formėn sportive, mė e mira pėr tė deri tani.
Partizani_One

Josa: Jemi nė rrugė tė mbarė
29 Janar   Vllaznia ėshtė e gatshme pėr tė rifilluar betejėn e kampionatit, ēka e ka pohuar me gojėn plot dje pasdite, pas pėrfundimit tė seancės stėrvitore, trajneri i kuqebluve, Mirel Josa. Sipas tij, skuadra ka kryer njė fazė pėrgatitore mjaft cilėsore nė Ulqin, falė dhe kushteve nė tė cilėn u zhvillua, edhe pse moti nuk ka qenė aq “bujar” sa mendohej, teksa i ka shoqėruar me reshje tė dėndura shiu, hera herės dhe me temperatura tė ulėta e me erė shumė tė fortė.

Pėrgatitja fizike, “OK” - Ajo, ēka e ka kėnaqur mė tepėr se gjithška teknikun Josa, pėr periudhėn e fazės pėrgatitore, ėshtė se nė bregdetin ulqinak skuadra e tij ka arritur tė marrė mė tė mirėn nė aspektin fizik. “Mė gėzon fakti qė gjatė kėsaj faze pėrgatitore nuk kemi patur asnjė dėmtim nė radhėt e futbollistėve”, shprehet Josa, teksa kujtohen dėmtimi i Norės dhe i Dibrės nė pėrgatitoren verore, tė zhvilluar nė Nikshiq, qė ndikuan aq shumė nė paraqitjen e mėtejshme tė tyre. Ndaj, Josa ėshtė i kėnaqur qė nė Ulqin nuk pati raste tė ngjashme. Nga ana tjetėr, tekniku nuk e fsheh kėnaqėsinė, qė edhe dy tė dėmtuarit, Lici e Osja, kanė bėrė hapa pėrpara nė drejtim tė rehabilitimit, kur kishin kohė larg skuadrės. Madje, gjithnjė nė kėtė aspekt, pra tė ruajtjes sė gjendjes tė plotė fizike, Josa zbardh edhe shkakun e anulimit tė miqėsores sė fundit, qė ishte planifikuar tė luhej nė Ulqin tė shtunėn e kaluar, me ekipin e Budvės. “Isha unė, qė dhashė mendimin pėr tė mos e zhvilluar kėtė miqėsore dhe them se bėra shumė mirė, pasi rreziku i dėmtimeve, kur luajmė ndeshje tė tilla me skuadrat malazeze, ėshtė gjithmonė prezentö”, ka shpjeguar Josa.

Shqetėsimi: vonohet Jusufi - Sipas asaj, qė u tha nė momentin e nėnshkrimit tė kontratės me Fushajn, kosovari Alban Jusufi duhej tė ishte prezent dje nė seancėn stėrvitore tė pasdites. Bileta e fluturimit pėr tė ka qenė e prerė nga klubi Vllaznia pėr vajtje dhe pėr kthim nė Tiranė, qė duhet tė kishte ndodhur dje nė mesditė. Informacionet, qė dalin nga klubi shkodran, thonė qė dy drejtues tė lartė tė klubit kuqeblu kanė preferuar tė jenė korrektė me Jusufin dhe e kanė pritur nė aeroportin “Nėnė Tereza” tė Rinasit, por nė fakt ai nuk ka zbritur nga avioni nė orarin e caktuar. Megjithatė, ata kanė shpresuar se mund tė vinte me ndonjė linjė tjetėr tė mėvonshme, por edhe ajo ka mbetur thjesht njė dėshirė. Ndėr tė tjera, arsyeja e pritjes nė aeroport tė drejtuesve shkodranė ka qėnė edhe fakti, se Jusufi do tė mbėrrinte sė bashku me kartonin e tij, qė do ta merrte nė klubin italian ku kishte luajtur mė sė fundi, nė kthim nga Suedia ku kish vajtur pas nėnshkrimit tė kontratės. Plani ishte qė, me tė nbėrritur Jusufi me kartonin, tė niseshin nė zyrat e FSHF-sė pėr tė bėrė federimin. Sidoqoftė, edhe pse pėrgjigjet qė vijnė nga pjesėtarė tė klubit Vllaznia, nė lidhje me fatin e kosovarit Alban Jusufi, nuk janė shumė konkrete, pasi nė Shkodėr, tė paktėn deri mbrėmė nė orėn 20:00 nuk ka mbėrritur, nuk e vėnė nė dyshim kthimin e tij. Nė kėtė rast, ata hedhin edhe variantin tjetėr, qė udhėtimin ai mund ta ketė bėrė nė linjė automobilistike, duke shpresuar se mund tė futet nė Pikėn e Kalimit Kufitar tė Hanit tė Hotit.
Partizani_One

Josa: Kastrioti nuk duhet nėnvlerėsuar





Gjergj KOLA
29-01-2008
Mail   Print  




Trajneri i Vllaznisė, Mirel Josa, kėrkon tė tėrheqė vėmendjen qė tė mos bėhet asnjė tolerim ndaj krutanėve
Ndeshja e rinisjes sė kampionatit pėr Vllazninė do tė jetė ajo kundėr Kastriotit tė shtunėn qė vjen. Nė pamje tė parė shkodranėt duken tė favorizuar, sepse kundėrshtarėt e tyre kanė kaluar jo pak probleme gjatė kėsaj periudhe tė ndėrprerjes sė kampionatit. Janė larguar lojtarė, ka pasur pakėnaqėsi nė lidhje me financat dhe si rrjedhojė krutanėt nuk kanė zhvilluar fazė pėrgatitore jashtė vendit, siē kanė bėrė skuadrat e tjera. Duke qenė kėshtu, krijohet pėrshtypja se kuqeblutė do ta kenė tė lehtė ndaj tyre, megjithatė Mirel Josa nuk mendon kėshtu. Sipas tij, Kastrioti duhet vlerėsuar maksimalisht dhe jo tė shkohet me idenė se kjo skuadėr ka pasur probleme. "Unė e konsideroj shumė tė rėndėsishme kėtė ndeshje, sepse edhe kundėrshtari do tė kėrkojė ta nisė sa mė mbarė kampionatin. Nuk jam aspak i mendimit se skuadra e Kastriotit ka probleme, sepse nga informacionet qė kam, lojtarėt janė shlyer financiarisht. Duke qenė kėshtu, ata do tė jenė tė motivuar nė maksimum pėr tė bėrė mė tė mirėn e mundshme, nė mėnyrė qė tė arrijnė edhe ata te fitorja. Pikėrisht pėr kėtė aspekt duhet tė mendojmė edhe ne, dhe kėtė gjė ua kam bėrė tė qartė edhe lojtarėve. Tani e tutje nuk do tė ketė mė ndeshje tė lehta," ka thėnė "timonieri" i kuqebluve. Vllaznia dje pasdite, nė orėn 14:30 ka zhvilluar seancėn e parė stėrvitore nė Shkodėr, pas periudhės dyjavore qė ka kaluar nė Ulqin.

Njė periudhė qė ėshtė shfrytėzuar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme nga ana e stafit drejtues pėr tė rritur parametrat fizikė tė lojtarėve. Josa ėshtė i kėnaqur me kėtė gjė, prandaj shton: "Periudha e stėrvitjes nė Ulqin i ka shėrbyer pėr mirė ekipit, sepse lojtarėt kanė marrė ngarkesat e duhura dhe pėrveē kėsaj, nuk kemi pasur asnjė problem dėmtimi tė lojtarėve gjatė kėsaj periudhe. Madje edhe lojtarėt qė kemi pasur me dėmtime, si Lici dhe Osja, kanė ardhur duke u rikuperuar. Ndėrkohė edhe lojtarėt qė kanė ardhur janė ambientuar pėrgjithėsisht me skuadrėn dhe shpresojmė t'i shėrbejnė asaj ashtu siē duhet." Sakaq ėshtė duke afruar edhe afati i fundit i lėvizjeve nė merkato dhe si rrjedhojė tė gjithė pyesnin nėse Vllaznia pret edhe ndonjė lojtar tjetėr apo jo. Vetė Josa ėshtė shprehur shumė i ftohtė nė lidhje me kėtė ēėshtje, kėshtu qė ka lėnė tė kuptojė se planet ėshtė duke i bėrė me kontigjentin e lojtarėve qė ka aktualisht nė dispozicion. Kjo ndoshta edhe pėr njė lloj mėnyre pune qė ky trajner ka aplikuar gjithnjė nė skuadrat ku ka punuar, teksa nė janar gjithnjė ka qenė i mendimit pėr shumė pak lėvizje nė ekip. Duke qenė kėshtu, vetė trajneri i skuadrės shkodrane thotė se ajo qė mund tė na bėjė tė ndėrrojmė mendje, mund tė jetė ardhja nė fund e ndonjė lojtari qė nuk do tė ketė nevojė pėr provė, por shpresat janė shumė tė pakta qė tė jetė kėshtu nė kėtė rast. Nė kėtė mėnyrė, dje pasdite ekipi ka nisur stėrvitjet pėr ndeshjen me Kastriotin, tė cilėn e konsideron shumė tė rėndėsishme pėr fatin e mėtejshėm nė pretendimet e tij nė kampionat.
Partizani_One

Trajneri vendos: Heshtja e shtypit mbaroi!



Shekulli
29-01-2008
Mail   Print  




Javėn e shkuar trajneri Josa u kishte bėrė tė qartė lojtarėve tė vet se nuk do tė kishin kontakte me mediat. Njė gjė e tillė kishte ardhur si rrjedhojė e disa keqinterpretimeve tė disa komenteve tė bėra nė media, por dje, vetė trajneri i Vllaznisė ka sqaruar ēdo gjė nė lidhje me kėtė fakt dhe njėkohėsisht i ka dhėnė fund kėsaj heshtjeje. "Po, ėshtė mėse e vėrtetė qė u thashė lojtarėve tė mos flisnin deri sa tė ktheheshin nga Ulqini, sepse kishte disa komente tė cilat prishnin harmoninė ne skuadėr. Mbase mund tė kenė ardhur nga njerėz qė nuk ia duan tė mirėn skuadrės, megjithatė e rėndėsishme pėr mua si trajner ėshtė tė mbajnė raporte tė mira, si me gazetarėt, ashtu edhe me publikun. Pikėrisht pėr kėtė arsye,lojtarėt nuk janė lejuar tė flasin, ashtu si edhe pėr faktin tjetėr se asnjėri prej futbollistėve nuk ka tė drejtė tė deklarojė nėpėr media se duhen apo nuk duhen pėrforcime. Kėtė gjė e di vetėm unė si trajner dhe klubi. Futbollistėt kanė pėr detyrė tė bėjnė sa mė mirė punėn e tyre pėr t'u stėrvitur mirė dhe pėr tė luajtur sa mė mirė. Megjithatė, tani e tutje lojtarėt janė tė lirė tė flasin pėr gazetarėt, sepse siē e thashė, mes nesh gjithnjė ka pasur raporte tė mira," ka thėnė trajneri i kuqebluve.

Jusufi, kosovari ende nuk ka ardhur

Nė stėrvitjen e djeshme pritej tė ishte prezent edhe blerja e fundit e Vllaznisė, kosovari Alban Jusufi. Siē ishte bėrė e ditur, ai pas hedhjes sė firmės nė kontratė me presidentin Fushaj ishte nisur drejt Suedisė pėr tė marrė me vete nė Shkodėr edhe leje kalimin pėrkatės qė do t'i mundėsonte atij federimin me kuqeblutė. Vetė lojtari kishte premtuar se dje do tė ishte nė stėrvitje me ekipin, por kjo nuk ka ndodhur. Nė seancėn e zhvilluar pasditen e djeshme nė kompleksin "Zmijani", sulmuesi 26-vjeēar nuk ka qenė prezent, por pritej tė mbėrrinte nė mbrėmje, ēka do tė thotė se ai nė seancėn e sotme duhet tė jetė i pranishėm.
Partizani_One

Me Josėn, s’i trėmbemi asgjėje”
30 Janar   Armir Grima, kapiteni i kuqebluve ėshtė i bindur se skuadra do tė marrė shpėrblimin e punės sė kryer, falė edhe trajnerit tė mirėnjohur tiranas



Kuqeblutė duket se janė nė “top-formė”. Njė mendim i tillė ekziston tek tė gjithė pjesėtarėt e skuadrės, madje nė njė farė mase kėtė nuk nguroi ta pėrcjellė kėtė edhe vetė trajneri i Vllaznisė, tiranasi Mirel Josa. E nė vazhdimėsi, ai qė e pėrforcon edhe mė tepėr idenė se shkodranėt do tė startojnė nė kampionat nė fundjavėn e 2 shkurtit, me sukses tė plotė ėshtė edhe kapiteni i skuadrės Armir Grima. Nė njė prononcim pėr gazetėn tonė, portieri veteran i Vllaznisė - i cili, pėr hir tė sė vertetės, nė dy sezonet e fundit ka qenė futbollisti mė stabėl pėrsa i pėrket shėrbimit cilėsor qė i ka bėrė skuadrės sė tij nė fushėn e lojės - shprehet i bindur se Vllaznia gjatė ditėve tė pėrgatitjes dimėrore ka bėrė mė tė mirėn e saj.
Partizani_One

Vjen Jusufi, s’ka alarm
30 Janar   E reja e ditės sė djeshme ka qenė prezenca e kosovarit Alban Jusufi nė seancėn stėrvitore tė pasdites, mungesa e tė cilit njė ditė mė parė, e paralajmėruar nga ana e tij se do tė ishte nė Shkodėr, alarmoi paksa kampin kuqeblu. E, megjithatė, gjithēka ėshtė sqaruar dhe se vonesa e tij ėshtė konsideruar e arsyeshme si rezultat i impenjimeve tė shumta qė ai ka patur gjatė rrugės pėr nė kthim. Madje, Jusufi dje, ka dhėnė nota optimiste edhe nė drejtim tė anės fizike, kur dihet se largimi i tij nga Shkodra nė fundjavėn e kaluar ėshtė shoqėruar me njė gjendje tė rėndė gripale. Ndaj, edhe pėrfshirja me grupin e parė, dhe nė tė njėjtėn kohė pėrballimi i ngarkesės sė plotė me grupin e parė ėshtė konsideruar shumė pozitiv pėr stafin teknik. Nė tė njėjtėn kohė, edhe dyshja tjetėr Lici-Osja, e cila ka qėnė larg fushės sė lojės prej mė shumė se njė muaji, vazhdon tė ketė pėrmirėsime nė treguesit fizik. “Na gėzoi fakti i rikthimit tė sulmuesit Jusufi, pas atij “alarmi” mediatik qė u dha nė lidhje me mungesėn e tij, por e njėjta gjė ėshtė edhe me dyshen titullare Lici-Osja”, thekson Grima.
Partizani_One

Josa: Do tė luajnė mė tė pėrgatiturit

Sport Ekspres
Partizani_One

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6053
Partizani_One

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6234
Partizani_One

Gilman Lika: Arbitri na pengoi te fitonim
19 Shkurt  

Shkodranet jane kthyer nga transferta vlonjate vetem me nje pike, qe gjithsesi nuk i ka kenaqur dhe aq. Kete e pohon edhe njeri prej titullareve te Vllaznise, mesfushori mengjerash Gilman Lika, i cili, duke folur per “Sport Ekspres”, ben nje fare menyre edhe komentin e asaj ndeshjeje, qe ne ditet para saj eshte perfolur jo pak. Nje acarim, ku akuzat u percollen me tone te larta, por qe ne te vertete u mbyllen me shpejt nga sa u hapen. Duke iu kthyer ndeshjes ne Vlore, mesfushori kuqeblu thote se ka skuadra e tij ka zhvilluar nje loje te pelqyeshme dhe te nivelit mbi mesatar. Sipas tij, Vllaznia kishte udhetuar me synimin pr te marre trepikeshin, i cili do te ishte nje nxitje per ecurine e skuadres ne realizimin e objektivave te ketij sezoni. “Duhet ta fitonim kete ndeshje, pasi luajtem me mire se kundershtari”, thekson mesfushori shkodran, te cilit i ka mbetur jo pak peng qe nuk ia arriten qellimit.

“Arbitri na ndeshkoi me dy gola”

Nese Vllaznia nuk i mori tri piket e plota ne ndeshjen ndaj Flamurtarit, sipas shkodraneve eshte penguar nga arbitri Latifi. Nje gje te tille thuajse e pohojne te gjithe lojtaret kuqeblu, duke e ngarkuar me pergjegjesi bilbilin gjirokastrit, qe u tregua i pameshirshem me vendimet e tij ndaj skuadres se tyre. I revoltuar nga vershellimat e Latifit, ne dem te Vllaznise, ka qene edhe mesfushori Lika, i cili shprehet: “Arbitri na ka ndeshkuar rende. Pa u zgjatur ne episode te tjera, qe edhe mund te jene pjese e kesaj analize, duhet te permend tre raste flagrante. Dy kane qene ne porten tone, kur ai ka lejuar shenimin e dy golave te Flamurtarit me faulle te dukshme te sulmuesve vendas, dhe rasti i trete ka qene ne zonen e rreptesise vlonjate, kur Lici ka qene fare prane golit pas nje depertimi dhe eshte penguar ne menyre te parregullt nga mbrojtesit. Por per arbitrin nuk ishte asgje. Kaq mjafton per te thene demet qe na solli ai ne kete ndeshje”.

Ari Han vlereson mengjerashin

Ndeshjen ne stadiumin e Vlores e ka ndjekur edhe trajneri holandez i kombetares shqiptare, Ari Han, i cili ka vezhguar disa lojtare, kandidate per te bere pjese ne skuadren kuqezi. Nga sa mesohet prej njerezve, qe kane qene prane tij ne tribune, njeri prej atyre, per te cilet Han ka dhene vleresime pozitive, ka qene edhe mengjerashi Gilman Lika, i cili pas dy ndeshjeve te fundit jo shume bindese, me Kastriotin dhe Teuten, ne trasferten vlonjate e ka rritur se tepermi nivelin e lojes se tij. Ka shenuar nje gol mjeshtror, ate te dytin, qe ka patur vleren e barazimit, por eshte dalluar edhe per lojen e tij. Duket se Lika kaedhe shans kur luan ndaj Flamurtarit, pasi ne tri ndeshjet e fundit ai u ka shenuar plot kater gola vlonjateve. Gjithsesi, vleresimet pozitive te Han vijne pas atyre te dhena edhe ne zborin stervitor te kombetares sone, ne Turqi. Perve Likes, mesohet se trajneri i kombetares kuqezi, Ari Han, ka percjelle opinione mjaft te mira edhe per lojtare te tjere te Vllaznise, si Telin, Sinanin e Bishanin, perfshire edhe kosovarin Nallbani.

Kuqelute humben 5 mije dollare

Pese mije dollare u kane ikur nga duart futbollisteve shkodrane, ne perballjen me Flamurtarin. Kete e konfirmon mesfushori Gilman Lika, sipas te cilit kaq ka qene premio e presidentit Valter Fushaj, ne rast se fitohej ndeshja. “Kete na e ka thene pak caste perpara nisjes se autobusit per ne Vlore, por na e ka peseritur edhe pak minuta perpara se te dilnim ne fushe, kur hyri ne dhomen e zhveshjes”, pohon Lika.
Partizani_One

Han pėlqen Ilir Nallbanin, kosovari duhet tė zgjedhė
20 Shkurt   Vendimi pėr ta marrė nė skuadėr Ilir Nallbanin ka rezultuar i suksesshėm. Ata qė e kanė rekomanduar afrimin e tij te kuqeblutė kanė goditur me tė vertetė nė shenjė. Njė gjė tė tillė e pėrligj paraqitja e tij, pėrfshirė edhe 90 minutėshin e fundit tė luajtur nė stadiumin “Flamurtari” tė Vlorės. Sipas specialistėve qė e ndoqėn nga afėr ndeshjen, ka spikatur si ndėr mė tė mirėt nė fushė. Njė formė tė tillė, edhe nė mesjavėn e kaluar nė stadiumin “Beslidhja” tė Lezhės, ku jo vetėm goli spektakolar i tij, por dhe loja plot rendiment morėn vlerėsime pozitive. “Nallbani po luan mjaft mirė, duke e justifikuar plotėsisht besimin qė patėm tek ai nė merkaton e janarit”, thotė pėr tė, presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj.

Vetė Nallbani, i pyetur pėr ndeshjen e sė dielės sė kaluar nė Vlorė, vlerėson luftėn e fortė sportive: “Kemi qenė shumė pranė fitores, por edhe ata patėn mundėsi ta bėnin njė gjė tė tillė nė fund tė ndeshjes, kėshtu qė them se barazimi ka qėnė rezultati mė i drejtė”, thotė Nallbani, qė gjithsesi, nuk lė pa pėrmendur edhe gjykimin e ndeshjes. “Pėr hir tė sė vėrtetės, ato qė ka shprehur Lika njė ditė mė parė nė “Sport Ekspres” janė mė se tė vėrteta”, shton Nallbani duke konfirmuar edhe njė herė se dy rastet e golave tė shėnuar nga Flamurtari nė portėn e Vllaznisė janė shoqėruar me faulla tė sulmuesve vlonjatė, ndėrkohė njė faull flagrant ka qenė edhe ndėrhyrja ndaj Licit, nė momentin e goditjes sė topit nė drejtim tė portės vlonjate.

Emocionet e Pavarėsisė

Iliri ka qenė nė fushė tė dielėn, kur po nėnshkruhej Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės. “Nė Vlorė kemi mbėrritur qė prej sė shtunės nė darkė, dhe sapo jemi futur nė dhomė, sė bashku me Ilirin, jemi “gozhduar” pranė ekranit tė televizorit pėr tė ndjekur zhvillimet nė Prishtinė”, thotė Alban Jusufi, kosovari tjetėr i Vllaznisė. Dhe, kėto emocione i kanė shoqėruar dy kosovarėt e Vllaznisė edhe gjatė paradites tė sė dielės. U ka bėrė pėrshtypje edhe pėrgatitja pėr festė e vlonjatėve, qė kanė shpalosur njė flamur gjigant nė tapetin e stadiumit. “Pse me ju rrejtė, aty e kam psur mendjen gjatė tė gjithė kohės. Edhe nė pushim, nė dhomat e zhveshjes, pyeta shokėt qė ishin me radio nė vesh”, shton Iliri, qė nuk lė pa pėrmendur thirrjet dashamirėse nga tribunat e tifozėve vlonjatė, qė nė disa raste kur ai ishte nė zotėrim tė topit brohoritnin pėr Kosovėn.
Partizani_One

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6400
Partizani_One

http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6425
KS_Besa

Futboll 2

u dhame nje leksion te vogel futbolli
Partizani_One

Josa: Ndeshjet me Besėn vlejnė sezonin





Gjergj KOLA
29-02-2008
Mail   Print  




Brenda 4 ditėsh shkodranėt janė tė detyruar tė jenė dy herė radhazi mysafirė nė Kavajė. Tė shtunėn dhe tė mėrkurėn, fillimisht pėr kampionat dhe pastaj pėr kupė. Dy ndeshje shumė decizive pėr tė ardhmen e tė dyja skuadrave, tė cilat kanė pretendime tė njėjta: daljen nė Kupat e Europės. Drejtuesit e Vllaznisė tė paktėn e kanė tė qartė se do tė jenė dy sfida qė do pėrcaktojnė shumė gjėra. Mbi tė gjitha atė tė arritjes apo jo tė objektivit tė tyre. Kėtė e thotė edhe vetė trajneri Josa, i cili i pyetur nė lidhje me to, shprehet: "Ndeshjet me Besėn janė shumė tė rėndėsishme pėr Vllazninė. Do tė vihen shumė gjėra nė balancė, sidomos pas ndeshjes sė kupės, ku skuadra do t'i ketė tė qarta objektivat e saj." Duke qenė kėshtu, tė paktėn pėrshtypja tė krijohet se shkodranėt do tė luajnė pėr "jetė a vdekje" nė kėta ballafaqime. Kjo do tė ishte mė se e natyrshme, sepse fati i gjithė sezonit varet te kėto sfida. Megjithatė, Josa, pavarėsisht kėsaj rėndėsie, kėrkon tė mos i jap vlerat e njė ndeshjeje ku skuadra e tij duhet tė sakrifikojė. "Ndeshja e kampionatit ėshtė shumė e rėndėsishme edhe pėr atė tė vazhdimit pėr kupė, por ne do tė shkojmė nė Kavajė tė luajmė futbollin tonė. Mė intereson freskia e skuadrės dhe ky komponent nė dy ndeshjet e fundit nuk ka qenė nė lartėsinė e duhur. Sepse kur nuk ke freski fizike, nuk ke as forcė pėr tė pasuar dhe kėrkuar topin,"ka shtuar mė tej numri njė i stolit shkodran. Dhe vėrtet, dy ndeshjet e fundit me Skėnderbeun dhe Besėlidhjen i kanė dėshpėruar tė gjithė. Megjithėse skuadra nuk ka ngelur nė "klasė" sa i takon realizimit tė objektivave, sėrish ajo ēfarė ka lėnė pėr tė dėshiruar ka qenė loja e zhvilluar. Nė sfidėn ndaj korēarėve ka pasur shumė raste pėr shėnim, por qė nuk u shfrytėzuan, ndėrsa nė ndeshjen e kthimit tė kupės me Besėlidhjen munguan edhe rastet. I rėndėsishėm pėr trajnerin Josa ishte vetėm kualifikimi dhe asgjė tjetėr. Ndoshta ngaqė lojtarėt e kanė pasur mendjen te ndeshja e Kavajės, por kjo nuk ishte shumė e rėndėsishme, sepse njė grup futbollistėsh profesionistė duhet tė dinė t'i vlerėsojnė si duhet tė gjitha ndeshjet. Pėr ndeshjen me Besėn, trajneri Josa do tė ketė nė dispozicion mė tepėr forca. Bėhet fjalė pėr rikthimin e portierit Grima dhe mesfushorit Kotrri, tė cilėt me ndeshjen ndaj Besėlidhjes mbaruan dėnimin pesėjavor tė dhėnė nga disiplina. Po ashtu, rikthehet nė ndeshjet e kampionatit edhe sulmuesi Sukaj, i cili ka munguar nė dy ndeshjet e kaluara si pasojė e kartonėve tė verdhė. Nė kėtė mėnyrė, stafi drejtues nuk e ka mė "pishman" mungesėn e njėrit apo tjetrit lojtar, sepse do ta ketė nė dispozicion tė gjithė kontigjentin e lojtarėve. Vllaznia kėsisoj ėshtė e qartė nė objektivat e saj: tė shtunėn pėr tė mos humbur dhe tė mėrkurėn pėr tė marrė njė rezultat sa mė tė mirė pėr ndeshjen e kthimit.
Formacioni, kthehet skema me tre sulmues

Nė Kavajė, pavarėsisht se mund tė duket njė ndeshje shumė e vėshtirė dhe si e tillė mund tė mendohej pėr t'u mbrojtur, Josa mendon tė kundėrtėn. Ai ka thėnė se do tė kėrkojė qė Vllaznia tė bėjė lojėn e saj dhe kjo lojė do tė thotė kuqeblutė tė luajnė me skemėn e tyre tė zakonshme. Ajo ėshtė e qartė pėr tė gjithė, 3 4 3. Aq mė tepėr qė i gatshėm pėr kėtė sfidė ėshtė edhe Sukaj tashmė, prandaj nė sulm, krahas tij, do tė jetė edhe Kaēi, ndėrkohė qė nė majė si zakonisht vendoset sulmuesi kryesor Sinani. Pėr vendet e tjera nė fushė mund tė ketė ndonjė lėvizje tė vogėl, por gjėrat duken tė vendosura prej kohėsh. Njė dyshim i vogėl ėshtė edhe pėr portėn, ku kthehet Grima, por nisur nga paraqitja e mirė e Bishanit nė ndeshjet e fundit, nuk pėrjashtohet mundėsia qė ai tė mbetet sėrish nė formacion. Megjithatė, kjo ėshtė kompetencė e stafit drejtues qė vendos pėr kėtė gjė.
Partizani_One

Vllaznia/ “10 mijė dollarė pėrkualifikimin”
5 Mars   Dje mbasdreke, nė orėn 16:30, kuqeblutė kanė lėnė qytetin e Shkodrės duke u stacionuar nė njė nga hotelet e bregdetit durrsak, ku do tė qėndrojnė deri pak orė pėrpara ndeshjes sė sotme nė stadiumin e Kavajės, pėrballė Besės vendase. Por, pėrpara nisjes, nė orėt e paradrekes, skuadra ka zhvilluar seancėn e fundit stėrvitore, qė pėr nga mėnyra e organizimit ka qenė e veēantė. Jo vetėm pėr seriozitetin e futbollistėve nė tapetin e "Loro Boriēi"-t, por edhe nė pistėn e tij, ku ishte i pranishėm i gjithė stafi administrativ i klubit: tė dukej sikur kuqeblutė ishin pėrpara njė finaleje tė madhe ndėrkombėtare. Nė fakt, sipas asaj qė po diskutohet nė kampin shkodran, kalimi i turit ēerekfinal tė Kupės ėshtė konsideruar "i rėndėsisė sė veēantė", ngaqė dalja nė Europė duket mė e mundshme nė kėtė kompeticion. Presidenti Fushaj ka kėrkuar tė dijė pėr gjendjen e secilit futbollist, jo vetėm ata tė konsideruar titullarė, por edhe tė tjerėve qė do tė jenė tė gatshėm pėr kėtė ndeshje. Nuk ka mjaftuar ky interesim nė distancė: Fushaj ka preferuar tė "lėvizė", duke u futur direkt e nė qilimin e blertė, duke bashkėbiseduar gjatė me Josėn.



Jo Nallbani

Po Grima

Pėr ndeshjen e sotme, Vllaznia nuk do tė ketė shėrbimin e kosovarit Ilir Nallbani, i cili gjatė seancės sė djeshme ėshtė parė tė qėndronte gjatė tė gjithė kohės nė pankinė, duke "u strukur pėrballė disa rrezeve diellore", qė ishin lėshuar mbi stadium nė atė orė ta paradrekes. Nė fakt, edhe nė seancėn e sė hėnės, Nallbani nuk ėshtė stėrvitur me shokėt, madje me lejen e Josės ai ėshtė larguar tė pushojė nė banesėn e tij. Mungesėn e njė dite mė parė, mjeku Ēoba nuk e konsideroi shumė serioze, por gjendja e tij nuk ėshtė pėrmirėsuar, kėshtu qė nuk ka udhėtuar me skuadrėn.





Premio e presidentit dhe...

Pasi ka ndjekur ē'bėnin lojtarėt nė fushė, presidenti Fushaj ėshtė tėrhequr nė pistė, aty ku nuk ka ngurruar tė shfaqė publikisht angazhimin e tij maksimal nė shėrbim tė kėsaj ndeshjeje. "Jemi shumė tė motivuar pėr ta kaluar patjetėr kėtė tur, pasi kupa ėshtė nė objektivat primarė tė klubit tonė", tha njėshi i kuqebluve. Pyetjes, nėse do tė ketė premio nga ana e tij, ai i ėshtė pėrgjigjur menjėherė: "Po, kemi vendosur 10 mijė dollarė nė dispozicion pėr kualifikimin e turit". Njė shumė jo e vogėl nė motivimin e skuadrės pėr tė bėrė mė tė mirėn nė kėtė ndeshje. Megjithatė, edhe nėse nuk do tė ishte nė lojė njė shumė e tillė, vetė futbollistėt tė thonė se janė tė ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė e saj, duke e parė dhe si njė mundėsi pėr tė bėrė autokritikėn e duhur pėrpara drejtuesve tė klubit.

... tre autobusė gratis pėr tifozėt

Presidenti Fushaj ka bėrė tė ditur edhe prenotimin e tre autobuzėve falas nė dispozicion tė tifozėrisė, pėr tė ndjekur Vllazninė nė Kavajė. Njė grup i madh tifozėsh pati deklaruar pas humbjes sė tė shtunės sė kaluar se, nuk do ta ndiqte mė Vllazninė jashtė Shkodre, madje as edhe nė ndeshjet brenda, por thirrja qė u ka bėrė Fushaj pėr ta mbėshtetur skuadrėn nė kėtė ndeshje, duket se i ka "thyer". Menjėherė ka filluar organizimi pėr udhėtim nė grup. Nisja do tė bėhet sot nė orėn 11.00, nė sheshin pėrpara Radio Shkodrės. "Eshtė shansi i fundit i pajtimit me skuadrėn, nga e cila kėrkojmė kalimin patjetėr tė kėtij turi dhe trofeun e kupės", thanė fansat kuqeblu.
Partizani_One

Vllaznia, rikthehet Haxhiosmanoviē
10 Mars   Nuk ka zgjatur shumė dhe, pa kaluar 24 orė nga largimi i tiranasit Mirel Josa, vendin e tij nė pankinė e ka zėnė tekniku i njohur malazias, Dervish Haxhiosmanoviē. "Deda", sikurse e kanė thirrur mė par shkodranėt, ishte njė nga kandidaturat e lakuara qė nė mbrėmjen e sė shtunės, sė bashku me atė tė ish-dinamovitit Agim Canaj. Madje, nė garėn mes tyre, Canaj, i cili nuk ka shumė ditė qė ka lėnė stolin e Dinanos, ishte favoriti kryesor pėr tė marrė drejtimin e Vllaznisė. Madje, sipas burimeve, nė bisedėn kokė mė kokė, qė presidenti Valter Fushaj ka zhvilluar me Canajn nė mesditėn e djeshme nė kryeqytet, palėt kishin avancuar jo pak nė mirėkuptimin pėr tė marrė detyrėn e trajnerit tė Vllaznisė. Por, pėr tė vendosur pėrfundimisht pėr kryepankinėn e skuadrės shkodrane, presidenca e Vllaznisė, me nė krye Valter Fushajn, kishte lėnė edhe njė konsultė pėr kandidatin tjetėr, Dervish Haxhiosmanoviē, i cili dje ka udhėtuar vetė pėr nė Shkodėr. Burimet pranė klubit Vllaznia bėjnė tė ditur se Fushaj dhe Haxhiosmanoviē pėr tė qėnė mė tė qetė, kanė lėnė mjediset e hotel Colosseo dhe janė spostuar nė periferi tė qytetit, ku kanė qėndruar mbi dy orė, duke diskutuar rreth mundėsisė sė rikthimit tė tij nė krye tė Vllaznisė. Dhe nuk ka qenė kohė e humbur kot, sepse pėrfundimi ka rezultuar tė jetė konkret pėr fatin e pankinės kuqeblu. Lajmin, pėr pėrzgjedhjen e trajneri tė ri tė Vllaznisė, atė qė do tė zėvendėsojė tiranasin Josa, e ka dhėnė mbrėmė vonė vetė presidenti i skuadrės shkodrane, Valter Fushaj. "Vendosėm tė zgjedhim "Dedėn", pasi na u duk mė bindės nė ato ēfarė mori pėrsipėr", ka thėnė pėr "Sport Ekspres" Fushaj, i cili ndėr tė tjera, duke dashur tė argumentojė votėn pro Haxhiosmanoviēit, shtoi se "Deda ėshtė mė afėr ambientit tė Vllaznisė, pasi e ka drejtuar edhe mė parė atė, madje, nė krye tė kėsaj skuadre ka arritur tė fitojė edhe njė titull kampion, ndėrkohė qė edhe njė pjesė tė mirė tė futbollistėve i njeh nga afėr". Ndėrsa vetė "Deda", i cili zyrtarisht do tė prezantohet sot nė mesditė pėrmes njė konference shtypi, qė do tė organizojė klubi Vllaznia, nė njė kontakt tė shkurtėr me tė shpreh kėnaqėsinė e rikthimit nė Shkodėr. "Gjithmonė kam besuar se njė ditė do tė kthehesha nė krye tė kėsaj skuadre", thotė Haxhiosmanoviē, duke nėnvizuar nostalgjinė pėr kohėn kur e ka drejtuar Vllazninė. Rikthimin nė krye tė kuqebluve, nė kėtė periudhė delikate tė fundit tė sezonit, ai e konsideron jo pak tė vėshtirė, megjithatė, shprehu besim tė plotė se do t'ia dalė mbanė duke punuar sė bashku me futbollistėt. Dhe, pa humbur kohė, qė mbrėmė, kur sapo ka marrė miratimin si drejtues i pankinės sė Vllaznisė, ka nisur punėn pėr pėrgatitjet e ndeshjes tė sė mėrkurės, me Besėn, e cila do tė luhet nė "Loro Boriēi". Pėr kėtė, "Deda" i ka kėrkuar presidentit Fushaj qė t'i vėrė nė dispozicion kasetat e fundit tė ndeshjeve tė Vllaznisė, kryesisht atė tė ballafaqimit tė parė tė turit ēerekfinal, tė luajtur nė Kavajė me Besėn. Ndėrsa sot, menjėherė pas prezantimit zyrtar, do tė vrapojė nė fushėn sportive tė Shtojit, pėr tė zhvilluar seancėn e parė stėrvitore me kuqeblutė shkodranė, nė pėrgatitje pėr ndeshjen shumė tė rėndėsishme tė sė mėrkurės, ku Vllaznisė i kėrkohet patjetėr kualifikimi.
Partizani_One

Fushaj, pesė minuta e ndanė nga “ferri”
16 Mars   Ka qenė duke udhėtuar drejt Durrėsit presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, pėr t’u bashkuar me skuadrėn, e cila njė natė mė parė ishte sistemuar nė njė nga hotelet e plazhit nė prag tė ndeshjes me Kastriotin nė Kavajė, dhe kaluar pranė vendit tė ngjarjes tragjike nė Vorė vetėm pesė minuta para se ajo tė ndodhte. “Ishim me shoferin nė makinė dhe tronditja qė ndjemė na dha tė kuptonim se diēka e madhe kishte ndodhur”, thotė presidenti Fushaj, i cili fatmirėsisht ka shpėtuar vetėm pėr pak minuta nga ndonjė aksident i rėndė qė mund tė kishte pėsuar krejt papritur. Mė tej, nė emėr tė klubit dhe tė tijin, ai shpreh keqardhjen dhe ngushėllimet pėr familjet qė humbėn njerėzit e tyre si dhe pėr ata qė u plagosėn. Ndėrkohė, duke iu referuar ndeshjes qė duhej tė luhej dje, Fushaj thotė se skuadra e tij, pasi kishte lėnė hotelin nė bregun e detit, kishte mbėrritur nė stadiumin e Kavajės. Por vendimi i drejtė i FSHF?sė pėr pezullimin e ndeshjes bėri qė ata tė kthehen. “Pasi mora informacionin e duhur lidhur, me akset rrugore tė disponueshme pėr qarkullim, orientova qė autobusi i Vllaznisė tė kthehej nė Shkodėr nė njė rrugė tjetėr, pėrmes Ndroqitm. Deuke ndjekur kėtė itinerar, skuadra mbėrriti pa probleme nė Shkodėr” tregon presidenti Fushaj duke theksuar se ėshtė nė pritje tė vazhdimėsisė sė aktivitetit nga njė vendim i dytė qė gjithsesi pėr to do tė ketė njė vazhdimėsi tė proēesit stėrvitor qė prej ditės sė sotme.
Partizani_One

Elvin Beqiri, rikthimi i dyfishtė i mbrojtėsit
18 Mars  

Largimi nga fusha e lojės pėr plot dhjetė muaj nga kampionati ukrainas, pėr shkak tė dėmtimit tė rėndė, gati?gati e bėnė tė harruar emrin e Elvin Beqirit. Madje, edhe kur firmosi nė fund tė janarit pėr Vllazninė, nė opinion kishte zėra qė flisnin hapur me mosbesim pėr rikthimin e tij nė fushėn e lojės, madje as pėr kampionatin e ardhshėm.

Emocionet e rikthimit

Nė fakt, pėr tė qenė tė saktė, duhet tė pohojmė se vetė Beqiri, nė momentet e bashkimit me Vllazninė, ndėrsa pranonte se nuk ishte i gatshėm qė tė shėrbente pėr kuqeblutė qė nė ato momente, parashikonte fillimin e marsit si kohėn mė tė mundshme tė rikthimit nė fushėn e lojės. Kėsisoj, aktivizimi nė ndeshjen e javės sė kaluar me Besėn, nė kuadrin e turit ēerekfinal tė kupės sė Shqipėrisė, pėrkonte me afatin qė ai pati parashikuar. Nė minutat e pjesės sė dytė, trajneri malazias e ka nxjerrė nė nxemje Beqirin dhe kėto momente janė pėrcjellė me entuaziazėm nga publiku shkodran nė tribunat e stadiumit “Loro Boriēi”. “Vetėm kur jam futur nė fushė e kam kuptuar sa shumė mė kishte munguar qenia nė formacion”, thotė Elvini, teksa kujton momentet e kontaktit tė parė me topin, pas njė kombinimi me Kotrrin. Nė njė farė mase, Beqiri e ka krahasuar kėtė aktivizim me atė qė ka patur nė ndeshjen ndėrkombėtare Shqipėri?Rusi, kur po nė kėtė stadium debutoi me uniformėn kuqezi.

Objektivi, sa mė shpejt nė kombėtare

Njė nga objektivat e shfaqur nga Elvin Beqiri, kur mori vendimin tė firmosė me Vllazninė, pėrveē dėshirės pėr tė kontribuar pėr skuadrėn e qytetit tė tij, ishte dhe synimi qė tė rikthehej nė kombėtare. “Nuk do tė jetė e largėt, dita kur unė tė jem krejt gati pėr kombėtaren”, thotė Beqiri, teksa bėn tė ditur se gjendja e tij fizike po shkon drejt njė progresi tė dukshėm, falė stėrvitjeve sistematike dhe sakrificave jo tė vogėla, madje duke iu nėnshtruar terapisė kuruese edhe nė Gjermani. Mbrojtėsi ia dedikon kėtė gjendje stafit teknik, por edhe atij mjekėsor, me nė krye doktor Ēobėn e njohur. “Ndeshja me Besėn, tė mėrkurėn e kaluar, ishte njė test mjaft pozitiv pėr mua. Besoj se shumė shpejt do tė jem nė qindpėrqindėshin tim, pėr t’i shėrbyes sė pari Vllaznisė, me tė cilėn kam firmosur deri nė fund tė sezonit, por edhe kombėtares, qė ėshtė njė objektiv madhor i imi” pranon Elvini.

Kuqeblutė rinisin pėrgatitjet

Dy ditė pushim kanė bėrė lojtarėt e Vllaznisė. I kishin ndėrprerė pėrgatitjet nė paraditen e sė premtes, pėr t’u nisur dejt Kavajės ku do tė ndesheshin me Kastriotin, por ngjarjet tronditėse tė Vorės i detyruan qė tė shtunėn pasdite tė kthehen nė shtėpi. Dje pasdite kuqeblutė kanė bėrė njė seancė tė fortė stėrvitore 120?minutėshe nė fushėn sportive tė Shtojit. Pėrveē veteranit Kotrri, i cili, duke pėrfituar edhe nga skualifikimi pėr ndeshjen e radhės, ka udhėtuar drejt Gjermanisė, tė tjerėt kanė qenė tė githė tė pranishėm. Njė sinjal i dhėnė nga Tirana, se ndeshjet e kampionatit do tė luhen nė fundjavė, e ka vėnė nė pozita pune teknikun Haxhiosmanoviē, i cili edhe dje e ka pėrqendruar punėn stėrvitore tėrėsisht pėr ndeshjen e radhės me Kastriotin, ku synohet trepikėshi.
Partizani_One

Rebelohen kuqeblutė S’kanė marrė premion
20 Mars   Eshtė prishur paksa klima nė kampin kuqeblu. Shkak pėr kėtė janė bėrė njė pjesė e titullarėve tė formacionit tė Vllaznisė, tė cilėt dje janė shfaqur ekspresivė nė deklarimet e tyre. Teksa po ndiqnim seancėn stėrvitore tė ditės sė djeshme, e zhvilluar nga Haxhiosmanoviē nė pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, shumė prej titullarėve janė shkėputur nga ushtrimet qė po kryenin me trajnerin e tyre nė parket, dhe na janė afruar, pėr tė na shfaqur nė njė farė mėnyre pakėnaqėsinė, qė nė faqet e gazetės sonė nuk kemi pasqyruar njė shqetėsim tė fundit tė tyre. “Pėrse nuk shkruani nė gazetė qė ne nuk kemi marrė akoma premiot, tė premtuara nga klubi pėr kualifikimin nė turin gjysėmfinal tė kupės sė Shqipėrisė? Ashtu siē e keni bėrė publicitetin pėrpara ndeshjes, kur njoftoni lexuesit pėr shumat qė na premtohen, thuajeni edhe kėtė” ishte kėrkesa e shumicės sė titullarėve kuqeblu. Njė reagim tė tillė kishim kohė qė nuk e hasnim nė radhėt e futbollistėve tė skuadrės shkodrane. Jo se nuk ka pasur edhe herė tė tjera reagime tė tilla, sidomos nė rastet e vonesės sė marrjes tė pagave mujore, por gjithmonė si “nėn zė”, madje, edhe duke porositur disa herė “tė lutemi, mos ma pėrmend emrin”. Ndėrkohė, kjo e djeshmja ishte vėrtet pėr t’u habitur, sepse probleme tė tilla serioze, tė paktėn nė periudhėn e fundit, nuk ka patur nė gjirin e skuadrės. Madje, pėr njė ēast edhe e anashkaluam njė gjė tė tillė, me mendimin se ata, ashtu si edhe herėt e tjera, do tė tregoheshin “tutca”(frikacakė) pėr tė folur kaq hapur nė media. Por, nė vazhdim, kėrkesa nga ana e tyre u bė shumė mė tepėr serioze, aq sa tėrhoqi edhe vėmendjen e teknikut malazias Dervish Haxhiosmanoviē, i cili, duke kuptuar mjaft mirė shqip, nė njė farė mase sikur e mbėshteste njė gjė tė tillė. Megjithatė, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet pranuar se nuk ishte “Deda” iniciatori pėr ta hapur kėtė temė, ndonėse edhe nuk kėrkoi fort pėr ta mbyllur, duke mbetur si “figurant” nė kėtė skenė
Partizani_One

Fushaj mban fjalen: “Bojkot kampionatit”
21 Mars   Pas kercenimeve te diteve te meparshme, drejtuesit e Vllaznise kerkojne te bejne realitet bojkotimin e kampionatit. “Nese nuk zgjidhen problemet, qe kemi kerkuar ne mbledhjen e zhvilluar te henen me presidentet e klubeve te tjera, Vllaznia do te bojkotoje kampionatin”, eshte shprehur Valter Fushaj permes linjes telefonike nga Italia, ku gjendet prej disa ditesh per nje sherbim pune. Sipas presidentit te Vllaznise, nje vendim i tille eshte arritur ne mirekuptim me te gjithe koleget e atyre klubeve, qe kane marre pjese ne ate mbledhje. Fushaj ka konfirmuar se ne nje komunikim te fresket, te realizuar mbreme me koleget e tij, ka mesuar prej tyre se marreveshja vazhdon te jete ne fuqi. Madje, gjithnje sipas tij, numri i presidenteve, qe do te mbeshtesin bojkotimin e kampionatit, do te jete edhe me i madh. Sipas asaj qe konfirmon permes telefonit, njeshi i klubit ka bere me dije se Vllaznia, jo vetem qe nuk do te pranoje te luaje ndeshjen e radhes me Kastriotin, por ka pergatitur edhe nje proteste perpara zyrave te Federates Shqiptare te Futbollit, ne te cilen do te jene te pranishme ekipet zinxhir te klubit, skuadra e pare si dhe nje grup tifozesh shkodrane. Me kete rast, presidenti shkodran u ben thirrje edhe klubeve te tjera, per t’u bashkuar me protesten e shkodraneve. Nga sa shikohet, klubi Vllaznia e ka seriozisht ate qe ka paralajmeruar dite me pare, duke theksuar se vendimi do te zbatohet, gjithnje ne rast se deri te shtunen, diten kur duhet te zhvillohet ndeshja, nuk arrihet te zgjidhen mosmarreveshjet mes FSHF?se dhe MTRKS, ne menyre qe te shmanget denimi nga FIFA dhe UEFA per penalizimin e futbollit shqiptar ne aktivitetet nderkombetare

Anti-Kastrioti gati, por...

Perpos asaj, cka eshte duke u pergatitur nga zyrtaret e klubit Vllaznia, qe do te thote se, nese nuk gjehet gjuha e mirekuptimit do te zbatohet vendimi i presidenteve per te bojkotuar kampionatin, skuadra ka vijuar seriozisht pergatitjet. Futbollistet dhe stafi teknik, edhe pse jane duke i ndjekur me shume vemendje zhvillimet e diteve te fundit, qe mund te cojne ne nje veprim ekstrem, i shoqeruar me siguri edhe me pasoja (humbje e ndeshjes ne tavoline dhe zbritje e pikeve), kane kryer rregullisht seancat stervitore. Seanca e djeshme, fale edhe permiresimit te motit, eshte zhvilluar ne fushen sportive te Shtojit. Pervec nje mungese te deklaruar, asaj te Uliks Kotrrit, i cili do te vuaje skualifikimin prej plotesimit te numrit te kartonave te verdhe, te tjeret jane te gjithete gatshem. Per kuqeblute kjo ndeshje eshte shume e rendesishme, pasi marrja e tri pikeve do t’u krijonte atyre mundesine e perfshirjes ne grupin e skuadrave te kreut te kampionatit. Ndaj, ata jane shume te vendosur qe te mos dalin pa trepikeshin e plote nga kjo ndeshje, per te cilen thone se eshte edhe objektivi i tyre. Tekniku malazias, Dervish Haxhiosmanovic, ka te planifikuar edhe nje seance tjeter stervitore me skuadren e tij, e cila do te zhvillohet si zakonisht ne oret e paradites se sotme ne stadiumin “Loro Borici”, nderkohe qe me pas gjithcka do te jete pezull. Futbollistet dhe stafi teknik thane dje per “Sport Ekspres” se nuk dijne akoma asgje, nese do te nisen per ne Kavaje, ku duhet te luajne me Kastriotin, apo per ne Tirane, per te protestuar perpara godines se Federates Shqiptare te Futbollit, duke bojkotuar kampionatin. Gjithsesi, deri te shtunen gjithcka duket se eshte pezull, sespe mund te kete edhe zhvillime te tjera mes zyrtareve te FSHF?se dhe MRKRS?se, per t’i hapur rruge vazhdimesise normale te kampionatit.
Partizani_One

Admir Teli: Kaluam provėn e vėshtirė
25 Mars   Njė fitore e vėshtirė ėshtė quajtur ajo e sė dielės, qė realizoi Vllaznia pėrballė Kastriotit, nė fushėn e stadiumit “Besa” tė Kavajės. Sipas shtatlartit tė mbrojtjes shkodrane, Admir Teli, transferta e kėsaj radhe ka qenė jo pak e lehtė. Sė pari, pa shkuar deri te ndeshja, skuadra ka kaluar pėrmes njė situate aspak normale. “Edhe pse, nė njė farė mėnyre, situata konfliktuale e futbollit shqiptar ka qenė prezente nė opinion publik, deri nė ditėn e fundit tė javės, kur po pėrgatiteshim pėr t’u nisur drejt Kavajės, ajo nuk ėshtė ndjerė edhe fort nga ne”, thotė mbrojtėsi Teli. Por futbollistėve u ka krijuar shqetėsim jo tė vogėl momenti, kur nisėn tė qarkullonin fjalėt, herė se do tė luhej e herė jo. Sipas Telit, njė situatė e tillė e nderė ka ndikuar jo pak nė anėn emocionale tė skuadrės, qė gjithsesi ėshtė munduar tė bėjė mė tė mirėn.

Kėnaqėsia e trepikėshit

Kuqeblutė janė gėzuar, kur vėrshėllima pėrfundimtare e gjyqtarit i ka gjetur ata tė fituar ndaj skuadrės krutane. Ata e kanė vlerėsuar fitoren, sepse i ka mbajtur nė pretendimet pėr tė lapur njė vend nė Europė edhe pėrmes kampionatit, ndėrkohė qė e synojnė kėtė edhe nė Kupė. “Tė kesh nė skuadėr njė lojtar si Sinani, do tė thotė ta fillosh lojėn me gol”, thotė Teli, duke vlerėsuar sulmuesin, qė i dha trepikėshin Vllaznisė. “Ne jemi tė ndėrgjegjėshėm se nuk kemi bėrė mė tė mirėn nė fushėn e lojės, pasi mundėsitė tona janė pėr mė tepėr, megjithatė, dolėm tė kėnaqur nga fusha me trepikėshin e ēmuar” vijon Teli prononcimin e tij pėr “Sport Ekspres”.

“Nuk ishte Bici, fituam mė lehtė!”

Ka qenė interesant edhe njė pohim i mbrojtėsit Admir Teli, i cili vazhdimisht shquhet mes grupit kuqeblu pėr humorin e tij. “Nuk ishte Bici, prandaj fituam disi mė lehtė”, ka qenė thėnia e radhės e Telit, e cila, e pėrfshirė me njė notė humori, kishte brenda edhe njė tė vėrtetė. “T’ju them tė drejtėn, sa herė jemi ndeshur me skuadra, qė ka drejtuar trajneri Vasil Bici, e kemi pasur gjithnjė shumė tė vėshtirė. Kėshtu ka ndodhur kur ai ka drejtuar Shkumbinin, Dinamon, Besėn, por edhe Kastriotin, ballafaqimet me tė cilat i kemi humbur”, thekson Teli, duke kujtuar atė tė fundit, nė fillimin e shkurtit, kur u mundėn nė Shijak nga Kastrioti, qė kishte nė pankinė Bicin. Dhe duke vazhduar me pak humor, por jo krejt, fitoren ndaj Kastriotit, tė dielėn e kaluar, ia faturoi nė njė farė mase edhe mungesės sė Bicit nė pankinė.

Sot, anti?Flamurtari

Sipas kalendarit, Vllaznia do tė presė nė “Loro Boriēi”Flamurtarin. “Njė tjetėr ndeshje e vėshtirė”, pranon Teli, i cili vlerėson pėrvojėn e skuadrės vlonjate, qė sidomos nė “Loro Boriēi” ka luajtur vazhdimisht mirė, siē ka ndodhur edhe nė ndeshjet e kėtij sezoni, tė cilat janė zhvilluar nė barazpeshė. Ndėrkohė, pėr Telin, njė fakt, qė duhet patur nė konsideratė, ėshtė ulja nė pankinėn e Flamurtari tė kroatit Kovaēiē, vlerat e tė cilit dihen, aq mė tepėr kur tė dielėn ka marrė urimet e para pėr fitoren bindėse ndaj skuadrės kavajase. Teli nuk anashkalon edhe faktin se nė formacionin e Flamurtarit bėjnė pjesė djem tė rinj tė talentuar, pėrfshi dhe shkodranin teknik Nevian Cani. “Pėr Flamurtarin do tė fillojmė tė mendojmė qė nesėr (sot)”, thotė Teli. Seanca e parė stėrvitore e kuqebluve do tė jetė sot nė orėn, 14:00. G.M
Partizani_One

Deda”, skaner kuqeblu: “Lojtarėt, tė lodhur”
27 Mars   I ėshtė gėzuar marrjes sė trepikėshit ndaj Kastriotit, por nė krahun tjetėr, trajneri Dervish Haxhiosmanoviē ėshtė parė tė jetė shumė i mėrzitur pėr atė qė skuadra e tij dha nė fushėn e lojės. Pakėnaqėsinė pėr lojėn e Vllaznisė ai e ka shfaqur nė pankinė gjatė ndeshjes, por edhe nė konferencėn e shtypit menjėherė pas pėrfundimit tė saj. Gjithēka ka qėnė e lidhur me mėnyrėn se si e ka interpretuar skuadra e tij ndeshjen nė transfertė me krutanėt, nė stadiumin e Kavajės. Njė lojė monotone, e cila, nėse nuk do tė kishte patur golin e shėnuar nga njė sulmues i spikatur si Sinani, mund tė ishte mbyllur me tjetėr rezultat. Pakėnaqėsinė pėr lojėn e tė tijve “Deda” e ka shprehur edhe tė martėn, nė seancėn e parė stėrvitore tė kėsaj jave, pasi kuqeblutė kishin pushuar tė hėnėn. Nė njė farė mėnyre, ai e kishte paralajmėruar njė qėndrim tė tillė, kur menjėherė pas ndeshjes nė Kavajė pati thėnė se “kur tė kthehemi nė shtėpi do ta analizojmė kėtė ndeshje me njė sy shumė krititk”.



Meraku, pėrgatitja fizike

Ajo, ēka duket se e shqetėson mė tepėr “Dedėn”, ėshtė ana fizike, qė sipas tij ka qenė nga dobėsitė mė tė spikatura tė skuadrės nė ndeshjen e fundit. “Futbollistėt m’u dukėn shumė tė lodhur, ēka patjetėr ndikon nė lėvizshmėrinė e pakėt nė fushė dhe nė mungesėn e frekisė nė zbatimin e detyrave tė dhėna nga stafi teknik” ėshtė shprehur Deda pas seancės stėrvitore tė ditės sė djeshme, gjė qė ua kishte thėnė edhe futbollistėve mė parė. Edhe pse teknikut nuk i pėlqejnė shumė analizat, kėtė herė e ka ndierė tė domosdoshme qė pėr disa minuta t’i ngacmojė futbollistėt e tij sidomos nė kėtė pikė. “Deda” ka pasur edhe kritika tė tjera nė adresė tė futbollistėve tė veēantė, por gjendja fizike nė tėrėsi e skuadrės ka qenė preokupimi kryesor i tij. Trajneri u ka kėrkuar futbollistėve qė, krahas pėrgatitjes tekniko?taktike, t’i kushtojnė mė tepėr vėmendje gjėndjes sė tyre, duke u pėrpjekur tė pėrfitojnė gjatė seancave stėrvitore tė kėsaj jave. “Nėse nuk ndryshojmė edhe nė kėtė aspekt, krahas mėnyrės sė tė luajturit, ne nuk do tė jemi tė aftė tė pretendojmė pėr vend nderi nė kampionat dhe as pėr fitimin e kupės sė Shqipėrisė”, ėshtė shprehur Deda, krejt i pakėnaqur nga loja e skuadrės sė tij nė ndeshjen e fundit, ndaj Kastriotit.



Flamurtari? Fitorja e tretė radhazi!

Trajneri i Vllaznisė dallohet pėr optimizmin dhe entuziazmin e tij nė prag tė ēdo ndeshjeje, duke e karikuar skuadrėn e tij pėr njė rezultat pozitiv, pavarėsisht se ndaj cili kundėrshtar luan. Nė prag tė pėrballjes me Flamurtarin, Haxhiosmanoviē ka njė arsye mė tepėr tė besojė nė suksesin, sepse deri tani, nė dy ndeshje qė ka drejtuar Vllazninė, ajo ka fituar: nė fillim ndaj Besės, pėr ēerekfinalen e dytė tė kupės, duke u kualifikuar pėr nė turin tjetėr, pastaj tė shtunėn e kaluar, ndaj Kastriotit. “Kampionati do tė bėhet edhe mė i vėshtirė nė fundin e tij. Kemi pėrballė njė Flamurtar tė fortė, qė mundi Besėn nė javėn e kaluar, por do tė bėjmė gjithēka qė ta fitojmė edhe kėtė ndeshje, pėr t’iu bashkuar dy tė parave”, ka thėnė Haxhiosmanoviē.
Partizani_One

Deda: Tė tretin? Nuk duhet ta lėshojmė mė!
31 Mars   Tri ndeshje, po aq fitore, nuk janė pak pėr njė trajner. Njė bilanc tė tillė do ta dėshironte kushdo, qė ėshtė nė krye tė njė skuadre tė superiores. Suksesi bėhet edhe mė i dukshėm, kur dihet qė ky ėshtė edhe starti i teknikut malazias tė pankinės shkodrane, Dervish Haxhiosmanoviē, nė rikthimin e tij tė katėrt nė krye tė Vllaznisė. Megjithatė, teksa bisedon me tė 24 orė pas pėrfundimit tė ndeshjes tė sė shtunės tė kaluar, e treta e tij nė krye tė Vllaznisė, “Deda”, si e thėrrasin shkodranėt, tregohet modest. Nė prononcimin e tij pėr “Sport Ekspresö”, Haxhiosmanoviē, edhe pse merr njė lum me urime nga drejtuesit e klubit dhe pėrfaqėsues tė tifozerisė shkodrane, pėrpiqet tė tregohet paksa diplomat nė qėndrimin e tij. “Ndoshta kishim edhe pak fat nė kėto tri ndeshje qė fituam”, thotė Deda, qė pėrveē pėrgėzimit dhe evidentimit tė vlerave tė paraqitura nga skuadra e tij, nuk nguron tė nxjerrė nė pah edhe ndonjė tė metė qė shfaqi Vllaznia nė kėtė ndeshje. Megjithatė, pavarėsisht nga kritikat qė mund tė ketė, sipas Dedės skuadra e tij po paraqet njė rritje nė drejtim tė nivelit tė lojės. “E kamė thėnė edhe mė parė, se ajo qė mė ka shqetėsuar mė tepėr ka qenė pėrgatitja fizike, por nė kėtė ndeshje ky element ka patur njė farė pėrmirėsimi. Kjo tregon se te fubollistėt mund tė ketė ndikuar edhe ngarkesa e madhe qė ata kanė patur, duke zhvilluar nga dy ndeshje nė javė”, thotė Haxhiosmanovi, i cili nė kėtė mes fut edhe oshilacionet jo tė vogėla qė pati skuadra nė ditėt e konfuzionit prej bojkotit.

“Vendi i tretė? Nuk duhet ta lėshojmė”

Fitorja ndaj Flamurtarit e ka rikthyer Vllazninė nė vendin e tretė tė tabelės sė renditjes. Njė pozicion, qė edhe pse nė fakt fillimisht nuk ka qenė i preferuar, sepse kėrkohej i dyti e lart, pėr si erdhėn punėt, nėse mbahet deri nė fund do t’i kėnaqte shkodranėt. “Nuk duhet ta lėshojmė mė”, shprehet Deda, duke patur besim te skuadra e tij se do tė arrijė ta mbajė. Teksa llogarit se pėr kėtė vend janė nė luftė edhe disa skuadra tė tjera, Haxhiosmanoviē, duke e llogaritur Vllazninė si favorite kryesore, shton: “E di se do tė jetė e vėshtirė jo pak pėr ta mbajtur kėtė vend, sepse pėrpara na presin edhe shumė ndeshje tė tjera, ndoshta dhe mė tė forta, por mendoj se kur e ke nė dorė, ėshtė mė lehtė qė ta mbashė atė, se sa kur duhet t’ia marrėsh dikujt tjetėr”. Duke mos iu ndarė njė llogjike tė tillė opimiste pėr tė dhe skuadrėn e tij, Deda vijon duke u angazhuar se “tashmė, qė e kemi nė dorė vendin e tretė, do ta mbajmė, sepse kjo varet varet prej nesh.

Shqetėsimi pėrkartonin e Kaēit

Edhe pse nga stafi teknik nuk dihet me siguri, nėse i ka plotėsuar apo jo tre kartonat e verdhė, qė e skualifikojnė pėr ndeshjen e radhės, e cila do tė luhet tė shtunėn nė stadiumin e Peqinit kundėr Shkumbinit, tekniku shpreh shqetėsimin pėr kartonin e marrė nga Albert Kaēi nė pėrballjen e fundit. “Ai po depėrtonte nė zonė dhe nė pėrpalsje me mbrojtėsit u pengua, por arbitri e ndėshkoi me tė verdhėö, thotė Deda, i shqetėsuar pėr gatishmėrinė e arbitrit pėr ta ndėshkuar si njė simulim, qė pėr tė nuk ishte i tillė. “Nuk e dha faull, nuk ka problem, po pėrse ta dėnojė aq rreptė me karton, sepse edhe futbollisti ynė nuk ėshtė se reagoi duke kėrkuar penallti patjetėr” thotė Deda, qė nuk harron tė nėnvizojė faktin se, nėse ky ėshtė kartoni i tretė, do ta dėmtojė jo pak skuadrėn nė Peqin.
Partizani_One

Sinani: Nuk i kam harxhuar ende golat
1 Prill  



Dopieta, e realizuar tė shtunėn e kaluar, e ka ngritur Vioresin Sinanin nė kuotėn e 17 golave, duke qenė i vetėm nė krye tė golashėnuesve tė kampionatit tė Superiores. Kur kanė mbetur edhe tetė ndeshje deri nė fund tė kampionati, ai ka besim se do tė shėnojė edhe gola tė tjerė. Gjatė bisedės qė patėm me tė mbrėmė, menjėherė pas seancės stėrvitore, ai shprehet mjaft i kėnaqur me kaq sa ka arritur, sidomos pėr tre golat e shėnuar nė dy ndeshjet e fundit, tė cilėt i dhanė Vllaznisė gjashtė pikė dhe frymėmarrjen nė pretendimet pėr tė kapur treshen e katit tė parė tė tabelės sė renditjes.

? Viori, sė pari e fillojmė me skuadrėn: u rikthye nė vend tė tretė...

? Nė fakt, nė fillim tė sezonit, edhe pse kemi deklaruar se do tė jemi nė tri skuadrat mė tė mira, kishim parashikuar qė tė jemi mė lart, pra, tė kapnim tė paktėn vendin e dytė. Megjithatė, edhe vendi i tretė nuk ėshtė i keq, i cili tė krijon mundėsitė tė ballafaqohesh nė kompeticionet europiane. Megjithatė, duhet pranuar se nuk do tė jetė e lehtė pėr ta mbajtur, sepse njėherėsh po e synojnė edhe skuadra tė tjera. Rivaliteti do tė jetė i madh, megjithatė kemi besim se nuk do tė zbresim mė poshtė.

? Po kupa, ēfarė vendi zė nė objektivat e Vllaznisė?

? Pa diskutim, synojmė ta fitojmė atė. Ky objektiv bėhet edhe mė emergjent, kur nė kampionat duket se nuk do tė shkojmė mė tepėr se vendi i tretė. Dinamo, Tirana e Elbasani janė tre gjysmėfinaliste tė forta dhe pėr asnjėrėn prej tyre nuk kam ndonjė preferencė pėr shortin. Detyra ime ėshtė t’i shėrbej Vllaznisė, qė ajo tė zotėrojė trofeun.

? Tre golat nė dy ndeshjet e fundit ju kanė ngritur nė kuotėn 17, ndėrsa nė total, nė karrierėn tuaj keni shėnuar 173 “rrjeta”. Deri ku synoni tė mbėrrini?

? Nuk kam bėrė ndonjė pėrllogaritje, por qė do tė shėnoj sėrish nė tetė javėt e mbetura tė kampionatit kjo as qė diskutohet. Edhe shifra totale do tė rritet, sepse shpresoj tė luaj sa mė gjatė.

? Tri ndeshje, po aq fitore me Dedėn; dikush, por edhe trajneri e kanė quajtur fat...

? Nuk besoj se ėshtė krejt fat, sepse skuadra ka luajtur me pėrkushtim nė tė tri ndeshjet. Edhe pse ka patur ndonjė oshilacion, ajo ka prodhuar lojė, e cila besoj se nė vazhdim do tė jetė edhe mė e mirė. Kėtė ua garantoj edhe sportdashėsve tanė, qė pėr momentin janė ftohur pak, por me siguri nė ndeshjet vendimtare tė mbetura do tė na mbėshtesin pėrsėri.

? Ndėrrimi i trajnerėve, si ėshtė pėrjetuar nga Sinani?

? Nė pėrgjithėsi, unė kam pasur marrėdhėnie shumė tė mira me tė gjithė trajner`t, kjo edhe pėr faktin se jam pėrpjekur tė bėj punėn nė mėnyrėn mė korrekte. Ndaj, nuk e kam shumė pėr qejf tė jap komente tė tilla. Di tė them vetėm se Mirel Josėn e respektoj pėr punėn qė ka bėrė tek Vllaznia. Nė tė njėjtėn kohė, edhe me Dedėn kam njohje tė vjetėr, qė po pėrforcohet tani, aq mė tepėr qė puna po na ecėn pėr sė mbari.

? “Kėpuca e Artė” ėshtė afruar shumė; a do ta fitoni?

? Nė njė prononcim tė mėparshėm pėr “Sport Ekspres”, juve u kam thėnė se tė gjithė duhet ta dinė qė unė jam kandidat serioz pėr ta fituar atė. Dhe, pėrderisa e kam fituar dy herė, pėrse tė mos e marr prapė. Do tė ishte njė tjetėr kėnaqėsi nė karrierėn time sportive.

? Nė fundjavė, mysafirė nė Peqin; ndeshje e vėshtirė?

? Pa diskutim. Megjithatė, ne po pėrgatitemi seriozisht pėr tė mos u kthyer pa pikė nga kjo ndeshje.

? Do tė mungojė Kaēi, me tre kartona tė verdhė...

? Pėr mendimin tim, Kaēi ka treguar njė formė shumė tė mirė sportive nė kėtė kampionat. Pa dyshim qė mungesa e tij do tė ndihet, por shpresoj qė stafi tė bėjė zgjedhjen e duhur nė ndėrtimin e formacionit.
Partizani_One

Sasha Delain: Unė, “truproja” e Grimės
2 Prill   Ndodh edhe kėshtu. Kongolezi me pasaportė gjermane, Sasha Delain, nė fundin e vitit tė kaluar ishte ndėr ata qė duhej tė largoheshin nga Vllaznia, pėrfshirė edhe dy tė huajt e tjerė Leandro dhe Simo, si dhe tė ndonjė tjetri mė vonė, siē ishte dyshja Ahi?Kraja. Madje, njė gjė tė tillė ai e kishte nuhatur fort mirė, dhe pėr kėtė arsye kishte filluar tė bėnte planet e kalimit tek ndonjė skuadėr tjetėr e kampionatit shqiptar, apo edhe jashtė. Interesante ishte fakti, qė ndėr ato skuadra qė ai mendonte tė transferohej ishte edhe ish?skuadra e tij, Flamurtari, edhe pse ndarja me tė nuk kishte qenė e kėndshme.

Kthesa...

Ishin dy ndeshjet e fundit tė vitit 2007, ato qė tjetėrsuan gjithēka nė situatėn e Sasha Delainit. Njė dėmtim i veteranit Lici, mungesa e tė cilit shkatoi alarm tek kuqeblutė, e “detyroi” stafin teknik tė atėhershėm me krye tiranasin Josa t’i besonte atij vendin e titullarit. Njė aventurė e guximshme, qė edhe mund tė sillte dėshtim tė tijin, dhe mė keq, tė Vllaznisė, qė ishte nė pikėn mė kritike tė saj. Por, Sasha e justifikoi plotėsisht atė qė iu besua. Si njė profesionist i vertetė e kuptoi se ky ishte momenti i tij. Dhe e ka shfrytėzuar nė mėnyrėn mė tė mirė, sidomos nė 90 minutėshin e fundit pėrballė bardhebluve tė Tiranės kur tėrhoqi vėmendjen e tė gjithėve. Por, sėrish “krrak”. Nė pushimet e ndėrrimit tė viteve, Sasha udhėtoi nė Gjermani pranė familjes. Nisur edhe nga njė vonesė dy ditėshe nė kthim, pati interpretime se po i kthehej “zakonit tė vjetėr”, siē kishte bėrė edhe nė Vlorė. Pėrkundrazi, jo vetėm qė u kthye, duke u bashkuar nė kohė me skuadrėn nė pėrgatitoren e Ulqinit, por nė sajė tė njė stėrvitjeje korrekte arriti qė, atė formė tė mirė qė shpalosi nė fundin e vitit tė kaluar, ta prezantonte sėrishmi, madje edhe me nota mė tė larta vlerėsuese. Thuajse nė ēdo ndeshje tė Vllaznisė, emri i tij nuk ka munguar tė radhitet ndėr mė tė dalluarit. i tillė ka qenė edhe nė ndeshjen e fundit, atė pėrballė Flamurtarit, tė luajtur tė shtunėn e kaluar nė “Loro Boriēi”. Krahas Sinanit, merita e tė cilit qėndron nė pėrcjelljen dy herė tė topit nė rrjetėn Moēkės, Delain ka qėnė pa dyshim mė i spikaturi nė fushėn e lojės. Specialistėt e pranishėm, shumė tė kėnaqur nga loja e tij, theksuan se nuk ka gabuar as edhe njė herė, duke qenė i saktė dhe vendimtar nė ndalimin e sulmuesve vlonjatė e duke shpėtuar kėsisoj ekipin e tij nga disa raste shėnimi nė portėn e Grimės.

Befasohet Gjika, kryebashkiaku vlonjat

Njė lojė, por edhe njė pėrshtypje shumė e mirė nė lidhje me krrektesėn e marrėdhėnieve me klubin, sidomos pas dhjetorit ka befasuar jo pak edhe kryebashkiakun vlonjat Shpėtim Gjika. Nisur nga prapėsirat qė Sasha kishte bėrė nė Vlorė, Gjika e pati konsideruar si “tė pandreqshėm”. Tė gjitha kėto kanė bėrė qė Sasha ta ndiejė veten mirė nė qytetin verior, aq sa ka filluar tė mendojė qė tani pėr vijueshmėrinė e bashkėjetesės me Vllazninė.
Partizani_One

Mariglen Kapaj: Jo si nė fazėn e dytė!
4 Prill   Kuqeblutė janė nė mbyllje tė pėrgatitjeve pėr ndeshjen ndaj Shkumbinit, kur sot paradite do tė zhvillojnė seancėn e fundit stėrvitore ndėrsa pasdite do ta lėnė Shkodrėn, pėr ta kaluar natėn nė njė nga hotelet e plazhit tė Durrėsit. Pas stėrvitjes sė djeshme, i kemi kėrkuar njė prononcim tiranasit Mareglen Kapaj pėr ndeshjen e nesėrme nė Peqin. Edhe pse Haxhiosmanoviē akoma nuk e ka deklaruar zyrtarisht formacionin, gjasat janė qė Kapaj tė jetė nė fushėn e lojės si titullar, madje nė njė rol tė ri, atė tė mesfushorit tė qendrės, ku mendohet tė luajė me Nallbanin e Hotin. Njė lėvizje e tillė bėhet edhe pėr faktin se Vllaznisė, pėrveē Kaēit tė pezulluar me tre kartona tė verdhė, do t’i mungojė edhe Lika, me njė tėrheqje muskulare. “Po, ėshtė e vėrtetė qė do tė jem nė formacion”, thotė Kapaj, i cili pranon tė ketė marrė edhe konfirmimin e Dedės pėr kėtė, duke u rikthyer si titullar. Nė fakt, Kapaj ka qenė ka qenė ndėr titullarėt mė tė besuar tė Vllaznisė nė kėtė sezon, por pas mbėrritjes nė pankinė tė teknikut malazias ai mbeti jashtė, qoftė dhe pėr momentin. Nė prononcimin e tij pėr “Sport Ekspres” Kapaj tregon se nesėr do tė jetė nė fushė dhe do tė bėjė mė tė mirėn, duke u vlerėsuar njėlloj si edhe mė parė, pra, pėr tė qenė titullar nė formacion.



Besim tek fitorja

Gjatė bisedės, Kapaj tregohet optimist pėr njė rezultat pozitiv nė transfertėn me Shkumbinin. Madje, pėrtej barazimit, Kapaj kėrkon edhe trepikėshin, kur thotė se “vetėm ky rezultat na bėn qė tė jemi tė qetė nė objektivin pėr tė marrė vendin e tretė”. Duke iu referuar skuadrės kundėrshtare, por edhe mjedisit ku do tė luhet, Kapaj nuk nguron tė pėrcjellė vlerėsimet e tij. “Peqini ka ndryshuar tėrėsisht, jo vetėm si skuadėr, por edhe si qytet. Nė pėrbėrje tė skuadrės janė lojtarė cilėsorė e me pėrvojė. Kam bindjen se edhe atmosfera nė stadiumin e Peqinit tashmė ėshtė krejt tjetėr, ēka ėshtė parė edhe nė ndeshjet e kėtij kampionati”, thotė Kapaj, i cili e parashikon ndeshjen shumė tė hapur nga tė dyja skuadrat dhe mė i fituari do tė jetė publiku. Kapaj e ka kėtė bindje, sepse Vllaznia e ka ndėrtuar lojėn me theks sulmues, nė kėrkim tė golit sa mė tė shpejtė, pėr tė mos u pėrsėritur ndeshja e fazės sė dytė, e cila u humb thellė. Megjithatė, tiranasi kėrkon tė mos marrė pėrgjegjėsitė e asaj humbjeje, pasi ka qenė i skualifikuar pas tre kartonave tė verdhė. Ndėrsa tani, qė ėshtė nė formacion, beson se do tė bėjė mė tė mirėn pėr skuadrėn, nė mėnyrė qė ajo tė dalė me sukses.



Lika, nė Podgoricė pėr kurim

Gilman Lika, pasi ka pėrfunduar seancėn e djeshme stėrvitore, menjėherė ėshtė nisur drejt Podgoricės pėr t’u mjekuar. I pyetur nga “Sport Ekspres”, ai ka pranuar tė jetė i dėmtuar, por jo nė atė masė sa pėr tė mos luajtur fare. “Do tė bėj tė gjitha pėrpjekjet pėr t’u riaftėsuar pėr lojė”, ka thėnė Lika, por, nė krahun tjetėr, mjeku sportiv Ēoba, pasi ėshtė konsultuar edhe me teknikun Haxhiosmanoviē, ka pohuar se futbollisti me 99 pėr qind nuk do tė jetė pjesė e skuadrės nė Peqin. Stafi ka lėnė tė kuptohet se u interson mė tepėr ta kenė tė gatshėm tė mėrkurėn e ardhshme, nė ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Kupės sė Shqipėrisė, me Dinamon, qė do tė luhet nė “Loro Boriēi”
Partizani_One

Kuqeblutė nė “alarm”, por Deda s’dorėzohet
5 Prill   Mungojnė katėr titullarė, Kaēi, Lika, Teli e Sukaj, megjithatė nė Peqin do tė kėrkohet tė mos dalin pa pikė





Kaēi, Lika, Teli e Sukaj janė katėr lojtarėt, qė nuk do tė jenė sot nė transfertėn e vėshtirė tė Vllaznisė nė fushėn e Peqinit. Nuk mjaftuan problemet e Kaēit, i deklaruar qė nuk do tė ishte i gatshėm menjėherė pas ndeshjes me Flamurtarin, javėn e kaluar, kur kartoni i “idhėt” qė mori ishte i treti dhe e la pushim pėr kėtė javė. Mė pas, nė mesjavė, telashet vazhduan me Gilman Likėn, i cili pėsoi njė tėrheqje muskulare, ndėrsa numri i mungesave ėshtė shtuar, duke e bėrė situatėn shumė alarmante. Admir Teli ishte “dhembja e kokės” e radhės pėr shkodranėt nė fillimin e seancės stėrvitore tė djeshme, qė u zhvillua paradite nė stadiumin “Loro Boriēi”, ndėrsa aty nga fundi i saj vjen edhe goditja tjetėr po aq e rėndė, kur dėmtohet Xhevahir Sukaj. Shtatlarti Teli, edhe pse ishte stėrvitur rregullisht gjatė ditėve tė javės, dje nuk ėshtė paraqitur fare nė stėrvitje. Stafi teknik ėshtė vėnė nė dijeni pėr gjendjen aspak tė mirė shėndetėsore tė mbrojtėsit shkodran, pėr tė cilin thuhet se po kalon njė grip tė rėndė, ndėrkohė qė ka dhe njė shqetėsim jo tė vogėl me njė dhėmballė, qė ia ka enjtur nofullėn. Sapo ėshtė informuar pėr gjendjen, mjeku Ēoba ka nxituar menjėherė tek banesa e Telit, nė pėrpjekje pėr tė dhėnė ndihmėn nė mundėsinė e riaftėsimit. E, ndėrsa ėshtė kthyer nė stadium, Ēoba ėshtė ballafaquar me dėmtimin e Xhevahir Sukajt, qė e ka rėnduar sė tepėrmi situatėn nė kampin kuqeblu.



Karikimi i skuadrės

Nė tė tilla kushte, kur problemet shfaqeshin zinxhir njėra pas tjetrės, trajneri Haxhiosmanoviē ėshtė pėrpjekur tė marrė frenat e situatės nė dorė. Kėsisoj, pasi ka mbledhur skuadrėn nė pėrfundim tė seancės, Deda u ka folur jo pak futbollistėve pėr rėndėsinė qė ka kjo ndeshje pėr Vllazninė, sepse njė rezultat pozitiv u jep kuqebluve njė garanci mė tepėr, pėr tė vijuar tė komandojnė vendin e tretė. Nė rast tė kundėrt, nėse ata humbasin dhe rivalėt i kapėrcejnė nė tabelė, atėherė vėshtirėsitė e realizimit tė objektivit shtohen sė tepėrmi. Ndaj, Deda i ka kėrkuar skuadrės tė mobilizohet maksimalisht pėr kėtė ndeshje e ta kalojnė atė me sukses. Edhe pse nė tė tilla kushte, malaziasi i pankinės shkodrane nuk dorėzohet, kur thotė se “do tė luftojmė fort pėr tė marrė njė fitore, por, edhe nėse ndeshja pėrfundon nė barazim, sėrish duhet tė jemi tė kėnaqur, nisur nga situatat me tė cilat po pėrballet skuadra”. Dhe, mesa thuhet nga burime brenda skuadrės, Deda ka marrė nga futbollistėt premtimin se do tė japin gjithēka nė fushėn e lojės, pėr ta kapėrcyer me sukses kėtė ndeshje delikate.



Nė mes dy “zjarreve”

Fati qė tė mėrkurėn e ardhshme Vllaznisė do t’i duhet tė luajė ndoshta njė nga ndeshjet mė vendimtare tė kėtij sezoni, atė me Dinamon nė “Loro Boriēi”, nė kuadrin e gjysmėfinales sė parė tė Kupės sė Shqipėrisė, i ka vėnė kuqeblutė nėn njė trysni tė madhe. Pikėt duhen nė Peqin pėr tė mbajtur vendin e tretė, por nė krahun tjetėr, 90?minutėshi i sė mėrkurės ėshtė tejet ngacmues pėr ta. Burimet nga brenda klubit shkodran bėjnė tė ditur se, nė raport me dėmtimet dhe gjendjen aktuale tė skuadrės, projektet pėr lojtarėt, qė do tė dalin nė fushė nga minuta e parė, janė duke u analizuar me tepėr seriozitet dhe profesionalizėm. Gjithsesi, synohet qė tė krijohet njė situatė sa mė normale nė ballafaqimin e sotėm, ndėrkohė qė informacionet janė qė vemendja dhe pėrqendrimi kryesor do tė jenė patjetėr te krijimi i klimės sa mė tė shėndoshė pėr ndeshjen e sė mėrkurės nė kupė, aty ku Vllaznia duhet tė jetė mė e kompletuar se kurrė.
Partizani_One

Sukaj: Do tė sakrifikoj
8 Prill   Sot do tė bėjė njė vizitė te specialisti nė Podgoricė, me dėshirėn qė tė luajė, pasi kupėn e quan si shansin e vetėm pėr “biletėn europiane”



Kuqeblutė kanė lėnė mėnjanė ndeshjen e humbur tė shtunėn, ndaj Shkumbinit, dhe totalisht janė pėrqendruar te gjysmėfinalja e kupės sė Shqipėrisė. Nesėr, nė “Loro Boriēi”, shorti ka vendosur qė Vllaznia tė presė Dinamon, skuadrėn kryesuese tė kampionatit, ēka ka bėrė qė interesimi tė jetė kulmet e tij. Emocionet e njė ndeshjeje “luksi” ndihen nė stėrvitjet e skuadrės, por edhe te fansat shkodranė, qė pritet tė mbushin tribunat e sdtadiumit.



“Infermieria”, sėrish probleme

E, megjithatė, ndonėse nė kampin shkodran ka ditė qė janė fokusuar te kjo ndeshje, shqetėsimi pėr gjendjen shėndetėsore tė futbollistėve del nė plan tė parė, me dėshirėn qė tė gjithė tė jenė nė dispozicion tė Dedės. “Infermieria” nė prag tė ndeshjes me Shkumbinin kishte qenė jo pak e mbushur. Seanca e djeshme stėrvitore, e zhvilluar nė fushėn sportive tė Shtojit, ėshtė ndjekur me shumė kujdes nga mjeku sportiv Ēoba, i cili nė drejtim tė gjendjes shėndetėsore tė mbrojtėsit Teli ka folur me optimizėm, madje ka garantuar se deri ditėn e ndeshjes ai do tė jetė i gatshėm pėr t’i shėrbyer skuadrės nė fushėn e lojės. Po kėshtu, pėrmirėsime tė ndjeshme janė vėnė re edhe te Lika e Sukaj, qė tė dy me probleme tė dėmtimit tė kaviljeve, tė pėsuara nė pragndeshjen e javės sė kaluar me Shkumbinin. Megjithatė, pėr aktivizimin e tyre nė pėrballjen e nesėrme me Dinamon nuk ka asnjė garanci. Madje, edhe gjatė seancės sė djeshme stervitore, qė tė dy, si Lika edhe Sukaj kanė punuar nė mėnyrė individuale jashtė grupit, duke kryer mė tepėr vrapime rrethė fushės. Por, nė krahun tjetėr, “infermierisė” i ėshtė shtuar edhe njė emėr tjetėr, tiranasi Marenglen Kapaj, i cili nė dy ditėt e fundit ėshtė pėrfshirė nga njė gjendje e rėnduar gripale. Sipas mjekut shkodran, nėse gjendja e tij nuk ndryshon pėr mirė nė dy ditėt nė vazhdim, ai do ta ketė krejt tė pamundur tė aktivizohet.



Optimizmi i Xhevahir Sukajt

Nė tė vėrtetė gjendja e tij nuk ėshtė normalizuar akoma, por, teksa bisedon me tė pėr ndeshjen e nesėrme, ai shfaq dėshirėn e madhe tė tij pėr tė qenė nė fushėn e lojės. “Jam i dėmtuar nė pjesėn e poshtme tė kaviljes sė kėmbės tė djathtė, ku kam njė zgjatje ligamentesh, e cila vazhdon tė mė shqetėsojė akoma. Megjithatė, unė do tė bėj tė pamundurėn pėr tė qėnė pjesė e skuadrs sime nė kėtė ndeshje”, thotė Sukaj pėr “Sport Ekspres”. Nė vazhdim, Sukaj e gjykon se do tė jetė jo pak e lehtė pėr tė pėr tė sfiduar dėmtimin, por sidoqoftė, ai ėshtė i gatshėm edhe tė sakrifikojė pėr tė qenė nė kėtė ndeshje. “Nuk kemi se ēfarė tė presim mė, kjo ėshtė finalja pėr ne, sepse duhet tė eliminojnė patjetėr Dinamon, pėr tė menduar mė pas pėr trofeun. Kjo ėshtė e vetmja mundėsi qė kemi nė dorė pėr tė marrė njė “biletė europiane”, ndaj duhet ta shfrytėzojmė nė maksimum atė”, thotė Sukaj. Ndėrsa nė lidhje me rezultatin, Sukaj pranon se pėrballė kanė skuadrėn mė tė fortė tė kampionatit, qė me meritė ėshtė nė krye tė klasifikimit, megjithatė, ai ėshtė optimist se nė kėtė ndeshje kuqeblutė tė jenė fitues. “Duke shpresuar nė njė mbėshtetje maksimale, qė do tė na japė publiku ynė i zjarrtė, kam besim se do tė dalim fitues ndaj Dinamos, duke hedhur njė hap drejt kualifikimit nė finale, qė sigurisht do tė vendoset nė ndeshjen e kthimit. Prandaj kėrkohet qė nė “shtėpi” tė arrijmė njė rezultat premtues”, thotė Sukaj, i cili rithekson dėshirėn e tij pėr tė qenė nė fushėn e lojės, me angazhimin se do tė japė gjithēka pėr tė kontribuar nė suksesin e skuadrės.
Partizani_One

Sinani: “Njė gol nė Kupė vlen mė shumė”
9 Prill   Tė gjithė i kanė sytė tek Sinani. Nga sulmuesi shkodran pritet shėnimi i golit, qė nė fakt nė kėto javėt e fundit nuk ka munguar. Madje, ka ardhur mė shumė se asnjėherė trjetėr. Por, a do tė shėnojė sėrish Sinani nė kėtė ndeshje? Pyetjes, ai iu pėrgjigj me shumė qetėsi, por edhe me modesti. “Shpresoj qė goli tė mos ndalet edhe nė kėtė ndeshje, dhe kėtė nė fakt e dėshiroj shumė edhe unė, sepse njė gol nė ndeshje kupe vlen shumė mė tepėr se nė kampionat”, thotė Sinani. Ndėrsa, nė pėrgjithėsi pėr ndeshjen, ai thekson se, “skuadra ėshtė shumė e mobilizuar, pasi e dimė shumė mirė se ēfarė kemi pėrballė, ndaj edhe pėrgatitjet tona kanė qėnė tepėr serioze kėto ditė”. Edhe pse problemet nė lidhje me dėmtimet janė tė shumta, goleadori shkodran ka besim se kjo sfidė, “do tė kalohet me sukses”.
admin

Vllaznia - Elbasani 0-0 ( 12 Prill 2008 )

Partizani_One

Fushaj kėrcėnon kuqeblutė: Kupėn ose vendin e tretė
15 Prill   Pėr hirė tė sė vėrtetės, duhet pranuar se, pas ndeshjes sė barazuar me Elbasanin, tė luajtur nė stadiumin “Loro Boriēi”, presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, ėshtė parė shumė i shqetėsuar. Ai, sikurse edhe sportdashėsit shkodranė, ishte pėrgatitur tė shijonte fitoren, e cila automatikisht do ta ngrinte skuadrėn e tij nė vendin e tretė nė klasifikim. Por kjo nuk ka ndodhur, ndaj dhe mėrzitja ishte e dukshme. Megjithatė, pas ndeshjes nuk foli, duke e mbajtur gjithēka pėrbrenda. I ka hipur makinės sė tij dhe ėshtė larguar nga stadiumi. Ndėrsa dje, gjatė njė bisede qė patėm me tė lidhur me ndeshjen e kaluar, por edhe pėr ato qė do tė vijnė mė pas, Fushaj bėri tė ditur njė vendim, qė kishte marrė pas paraqitjes sė dobėt tė skuadrės ndaj Elbasanit. “30 pėr qind tė kontratės vjetore, qė ka tė lidhur secili futbollist me klubin Vllaznia, do t’i zbriten nė rast se, nė pėrfundim tė sezonit, skuadra nuk do tė realizojė njėrin nga objektivat: fitoren e kupės sė Shqipėrisė, ose vendin e tretė nė kampionat”, ka thėnė ai nė prezencė tė dejtorit ekzekutiv Ardian Zaganjori, duke u shprehur se kjo ėshtė masa mė e lehtė qė ėshtė duke marrė, nė rast se nuk realizohen objektivat. Paralajmėrimi i dhėnė nga Fushaj ka lidhje me financat qė ai ka vėnė nė dispozicion tė skuadrės nė kėtė sezon, qė janė nė parametrat e njė ekipi qė pretendohet tė marrė pjesė nė kompeticionet europiane.

Mbledhja me skuadrėn

Deklaratat e mėsipėrme Fushaj i ka dhėnė paradite, ndėrkohė qė pasdite ka kėrkuar njė takim me skuadrėn, qė ėshtė realizuar nė mjediset e stadiumit “Loro Boriēi”. Tė pranishėm kanė qėnė tė gjithė futbollistėt dhe stafi teknik, tė cilėt u pėrballėn me kritika tė shumta, qė presidenti Fushaj ka lėshuar nė adresė tė tyre. “Nuk jam aspak i kėnaqur nga loja qė keni bėrė me Elbasanin. Me humbjen e atyre dy pikėve keni vėnė nė diskutim objektivat tona nė kampionat, prandaj, nėse nuk doni tė ndėshkoheni me sanksione, duhet tė lėvizni seriozisht nga vendi” i ėshtė drejtuar Fushaj skuadrės. Presidenti ka kėrkuar rezultate mė tė mira, duke filluar qė nga ndeshja e radhės me Tiranėn, nė kryeqytet. I rreptė dhe aspak toleruses ėshtė treguar ai ndaj tė dėmtuarve, pėr tė cilėt ka pranuar se njė gjė e tillė ėshtė pjesė e lojės, apo edhe e stėrvitjes, por nė tė njėjtėn kohė ka tėrhequr vemendjen qė ata duhet tė jenė mė tė kujdesshėm, pėr tė mos mbėrritur nė pikėn ekstreme, duke mos qenė fare tė gatshėm pėr skuadrėn. Kėsaj kategorie, Fushaj u ka kėrkuar qė nė ditėt nė vazhdim, sidomos nė finalen e kupės sė Shqipėrisė, pasi gjysėmfinalen e dytė me Dinamon e quan punė tė kryer, tė jenė patjetėr tė gjithė tė gatshėm pėr skuadrėn Kapaj, vazhdojnė problemet shėndetėsore

Seanca e djeshme stėrvitore, e zhvilluar nė stadiumin “Loro Boriēi”, ka ekspozuar edhe emrat e atyre, qė janė ende jo nė gjendjen e duhur fizike e shėndetėsore, problemi numėr njė shqetėsues i Vllaznisė nė ditėt e fundi, kur nė listė kanė qenė disa futbollistė, si Kapaj, Lici, LIka, Sukaj, Grima, etj. Ndėrsa seanca e djeshme, nga gjithė kėto emra ka paraqitur vetėm njėrin prej tyre, tiranasin Marenglen Kapaj, gjendja e tė cilit duket mė shqetėsuese se e tė tjerėve. Dje, ai ėshtė parė tė jetė mė nė fund nė stervitje, por duke bėrė vetėm disa vrapimė rreth fushės. Mė pas ai ėshtė veshur, sepse gjendja e tij nuk pėrballonte mė tepėr ngarkesėr. “Do ta provoj edhe tė martėn (sot), ? tha Kapaj pėr “Sport Ekspres” sepse dėshira ėshtė mjaft e madhe qė unė tė rikuperohem pėr kėtė javė, aq mė tepėr kur pėrballė do tė kemi bardheblutė e Tiranės. Eshtė njė preferencė e kahershme e imja pėr tė luajtur kundėr tyre”.
Partizani_One

Deda “lėviz gurėt”
16 Prill   Pėrballė Tiranės, tekniku malazias ka ndėrmend tė spostojė mjaft titullarė nė rolet e tyre. Njė Vllazni fituese? Kjo nuk ėshtė e sigurt, por qė do tė jetė njė Vllazni tjetėr, ėshtė e prekshme



Kėrkesa ultimative pėr Europėn, dhėnė nga presidenti Valter Fushaj, ka “shkundur” kuqeblutė, tė cilėt menjėherė kanė filluar nga puna pėr ndryshimin e situatės. Pėrveē njė ndryshimi tė dukshėm nė mobilizimin e tė gjithėve pėr tė kryer nė masėn mė tė mirė detyrat e dhėna nga stafi teknik, ajo qė vihet re ėshtė tendenca e malaziasit tė pankinės shkodrane pėr tė lėvizur diēka edhe nė aspektin taktik, si dhe tė vendosjes sė lojtarėve nė fushėn e lojės. Seanca e djeshme ka zbuluar disa prej projekteve qė Deda ka menduar t’i zbatojė nė ditėt nė vazhdim. Tekniku ka eksperimentuar nė njė minutazh tė shkurtėr, pėrmes ballafaqimit tė tė dy formacioneve nė fushė. Pavarėsisht se nuk ka ndryshim nė emra, spostimet nė role janė tė prekshme. Kėshtu, Lici, nga e majta e mesfushės, ka kaluar nė anėn tjetėr, nė tė djathtė, edhe pse nė fakt shquhet si mėngjėrash. Nė vend tė tij mendohet tė luajė Kotrri, qė do tė ketė mė prapa Elvin Beqirin. Ndėrkohė, veterani Osja, pasi ka kaluar eksperimentimin nė disa ndeshje radhazi nė krahun e djathtė, tani i ėshtė rikthyer pozicionit tė tij dikurshėm nė qėndėr tė mesfushės, zonė tė cilėn do ta administrojė sė bashku me Hotin djathtas dhe Kapajn majtas. Ky i fundit, befasisht dje, i ėshtė rikthyer normalitetit, duke kryer nj- seancė tė plotė me grupin. Vija e parė nuk duket tė jetė prekur nga projekti i ri i Haxhiosmanoviēit: nė tė janė parė Sinani?Kaēi.

Nga e gjithė kjo, Deda kėrkon qė nė kryeqytet, pėrballė bardhebluve tė Tiranės, tė prezantohet ndryshe, pse jo tė marrė rezultatin e dėshiruar nė kampionat. Njėherėsh t’i japė njė “mesazh tė drejtpėrdrejtė” kėsaj skuadre, qė nė pėrqindjen mė tė madhe pritet tė jetė pėrballė saj nė finalen e Kupės sė Shqipėrisė.

Edhe pse njė vendosje e tillė ėshtė eksperimentuar me tepėr seriozitet nė njė tip ndeshjeje kontrolli, qė Deda e ka pėr zakon ta zhvillojė shpesh nė pjesėn e fundit tė seancės, ajo nuk mund tė merret krejt e mirėqenė, pasi deri nė ditėn e pėrballjes tė sė shtunės, mund tė ketė edhe surpriza tė tjera. Eksperimenti sapo ka filluar.



Lika ? Sukaj, dyshja qė s’premton tė jetė



Pritej qė edhe dje shqetėsimi kryesor tė ishte tiranasi Kapaj, por krejt papritur Marengleni ka lėnė krevatin dhe ka marrė pėrsipėr tė jetė “i barabartė” me tė tjerėt nė fushėn e stervitjes. Madje, jo vetėm aq, por duke e bindur Haxhiosmanoviēin ta projektojė nė njėmbėdhjetėshen e parė, gjė e cila, edhe kur ka qenė nė rregull me shėndetin i ka munguar nė periudhėn e ardhjes sė Dedės nė krye tė skuadrės. Por, shqetėsimi ka dalė diku tjetėr: dyshja Lika?Sukaj i rikthehet problemeve qė kishin shfaqur edhe njė javė mė parė. Pėr t’u theksuar ėshtė fakti se qė tė dy kanė qėnė prezent nė ditėn e parė stėrvitore tė javės, ndėrkohė qė dje janė evidentuar si tė pa gatshėm pėr transfertėn e kėsaj jave me bardheblutė kryeqytetas. Lika, nė pamundėsi pėr tė pėrballuar ngarkesėn e grupit, ka kėrkuar mirėkuptimin e stafit teknik pėr tė qenė i veēuar, duke kryer vetėm vrapime tė lehta rreth fushės sė stėrvitjes. Ndėrsa Sukaj nuk ėshtė paraqitur fare nė stėrvitje. Madje, u tha se mund tė ketė udhėtuar drejt Podgoricės pėr t’i bėrė njė kontroll kaviljes sė dėmtuar ditė mė parė. Nė tė tilla situata, Deda duket se ia ka vėnė “vizėn” qė tė dyve (tė paktėn pėr momentin) pėr t’i pasur nė dispozicion tė ballafaqimit tė fundjavės.
Partizani_One

Suad Lici: Bardheblu, tani ėshtė radha jonė
17 Prill   Futbollisti universal i kuqebluve ka besim se pėr skuadrėn e tij ka ardhur momenti i suksesit, jo vetėm pėr tė marrė vendin e tretė nė kampionat, por edhe pėr tė kthyer Kupėn e Shqipėrisė nė Shkodėr, pas 21 vite pritjeje



Sfida Tirana?Vllaznia ka nisur tė futet nė njė rrugė interesante. Dy pėrballjet mes tyre, nė harkun e njė muaji, po komentohen gjatė nė opinionin publik, sidomos nga tifozeritė pėrkatėse. Pjesė e kėsaj atmosfere tė ndezur janė patjetėr edhe protagonistėt e fushės, tė cilėt kanė filluar tė ngacmohen nga emocionet e kėtij fundsezoni. Njėri prej tyre ėshtė edhe veterani i skuadrės, Suad Lici, i cili vazhdon tė pėrligjė epitetin “universal”, pasi ėshtė aktivizuar nė role e reparte tė ndryshme, nga njėri nė krah nė tjetrin, shumė herė edhe nė qendėr, ndėrkohė qė pėr ndeshjen e fundjavės, ndaj bardhebluve nė kryeqytet, pritet tė kalojė nga e majta e mesfushės nė tė djathtėn.



Mesazhi drejtuar bardhebluve

Nė karrierėn e tij tė pasur sportive, Suad Lici ka njė pjesė edhe me “aromė Tirane”. Me bardheblutė ai ka kujtime mjaft tė kėndshme, si planin e marrėdhėnieve njerėzore e deri te kėnaqėsia e fitimit tė dy titujve kampionė dhe e dy superkupave. Megjithatė, gjithēka i takon sė kaluarės dhe aktualisht Lici mban tė veshur fanellėn e skuadrės sė qytetit tė tij, sė cilės i shėrben me mė tė mirėn e mundėsive, ēka do tė vazhdojė ta bėjė deri nė fund, pėr tė arritur qė Vllaznia tė marrė pjesė nė njė kompeticion europian. “Nuk kam pse ta mohoj, ? thotė Lici pėr gazetėn tonė, ? se kujtimet eperiudhės kur luaja pėr Tiranėn janė tė mrekullueshme. Megjithatė, tani qė jam pėrballė bardhebluve, do t’u pėrcjell njė mesazh: E kemi radhėn ne!”. Mesazhi, sipas Licit, ėshtė jo vetėm pėr ndeshjen e kėsaj fundjave, ku do tė kėrkojnė vendin e tretė nė kampionat, por mė sė shumti edhe pėr atė mė tė rėndėsishmen, qė do tė luhet mė 7 maj, pėr finalen e Kupės sė Shqipėrisė. “Natyrisht, kujdesi ynė do tė jetė i madh edhe nė ndeshjen e kėsaj fundjave, por ajo e 7 majit ka angazhimin tonė mė tė madh. 21 vjet pa kupė nė Shkodėr janė shumė, prandaj kemi marrė angazhim qė t’ia sjellim tifozerisė trofeun nė mbrėmjen e 7 majit”, ėshtė shprehur Lici, me njė optimizėm pėr ta pasur zili.
Partizani_One

Kapiteni Grima: Do tė luhet pėr fitore
18 Prill   Kuqeblutė do tė udhėtojnė nė kryeqytet pėr tė marrė rezultatin maksimal, njė objektiv i deklaruar qė nė fillim tė javės, edhe pse pėrballė do tė jetė njė skuadėr si Tirana. Nė fakt, kėtė sezon Vllaznia ka qenė autoritare karshi bardhebluve, kur nė dy ndeshje tė kėtij kampionati ka fituar thellėsisht njėrėn, nė “Loro Boriēi”, e tjetrėn e ka barazuar nė transfertė. Ndoshta janė kėto rezultate, qė e bėjnė Vllazninė sėrish optimiste edhe nė kėtė pėrballje tė tretė, qė do tė luajė jo pak rol nė pozicionimin e skuadrave nė renditje. “Nė skuadėr prej ditėsh kemi patur probleme me dėmtimet, megjithatė tė gjithė janė tė mobilizuar pėr ndeshjen me bardheblutė” thotė portieri Grima, i cili nė cilėsinė e kapitenit pėrcjell edhe mendimin e grupit, lidhur me objektivin pėr tė fituar trepikėshin. Sipas kapitenit shkodran, fitorja ėshtė alternativa e vetme, qė mund tė krijojė premisat pėr tė rimarrė vendin e tretė, tė cilin e patėn nė dorė, por qė e lėshuan pas humbjes nė Peqin.

Vlerėsimi pėr kudėrshtarin

Edhe pse pėrcjell njė frymė optimiste, qė vazhdon tė shfaqet nė radhėt e kuqebluve nė lidhje me fitoren e pretenduar nė kėtė ndeshje, kapiteni shkodran ndalet jo pak edhe te kundėrshtari. “Tirana ėshtė Tiranė dhe gjithmonė ka vlerat e saja. Edhe kėtė radhė ajo e tillė do tė pėrpiqet tė paraqitet”, thotė Grima, i cili pėrfiton nga rasti qė tė paralajmėrojė shokėt e skuadrės pėr kujdesin, qė duhet treguar ndaj bardhebluve, pasi nė gjirin e tyre ka individialitete tė spikatura, qė nuk tė falin po iu dha rati. Pėr kėtė, Grima kujton ndeshjen e disa ditėve mė parė, kur Tirana shpartalloi Elbasanin, njė skuadėr pretendente sidomos pėr kupėn. Gjithsesi, Grima mendon se e fituar nė kėtė rast do tė jetė edhe tifozeria, e cila pritet tė jetė e madhe nė numėr nė kėtė ndeshje, duke patur rastin tė shijojė njė nivel tė pėlqyeshėm loje. GASPER MARKU

Kampionati e Kupa, dy tė ndryshme

Duke komentuar faktin se, brenda harkut kohor tė mė pak se njė muaji, kėto dy skuadra do tė ndeshen dy herė me njėra?tjetrėn, nesėr pėr kampionat dhe me 7 maj (gjithnjė nėse tė dyja do ta kalojnė me sukses turin gjysmėfinal) nė finalen e Kupės sė Shqipėrisė, kapiteni shkodran i ndan tė dy pėrballjet. “E pėrbashkėta ėshtė se nė tė dyja ne do tė luftojmė maksimalisht pėr tė marrė fitoren, por e veēanta ėshtė ndeshja e kupės, pasi aty do tė pėrqendrohet i tėrė potenciali i Vllaznisė, me synimin pėr ta zotėruar trofeun”, thotė Grima. Sipas kėsaj llogjike, Grima kėrkon tė thotė qė, edhe nėse nėse dėshtohet nė kampionat, kur fjala ėshtė pėr vendin e tretė, por fitohet kupa, objektivi ėshtė i realizuar plotėsisht.

Mungesat, sėrish problem

Nuk ka patur ndonjė tė veēantė pėr situatėn e “infermierisė”, kur lojtarėt e dėmtuar vazhdojnė tė jenė nė tė njėjtat pozita. Shqetėsuese paraqitet situata pėr dyshen Lika?Sukaj, tė cilėt nuk po bėjnė hapa pėrpara nė drejtim tė rikuperimit. Kujdesi ndaj tyre vazhdon tė jetė maksimal, ēka ėshtė parė edhe dje, kur menjėherė pas pėrfundimit tė seancės stėrvitore tė pasdites, e cila ėshtė zhvilluar nė stadiumin “Loro Boriēi”, janė nisur pėrsėri pėr nė Podgoricė, ku janė duke bėrė terapinė rikuperuese. Me sa shikohet, tekniku haxhiosamnoviē nuk e ka asnjėrin prej tyre nė planet e aktivizimit nė kėtė ndeshje. Por pėrveē tyre do tė mungojė edhe kosovari Ilir Nallbami, i skualifikuar me tre kartona tė verdhė, ndėrkohė qė probleme dėmtimi ka edhe Uliks Kotrri, ndonėse gjendja e tij mund ta lejojė tė luajė nė ndeshjen e nesėrme nė kryeqytet, ndaj Tiranės.
Partizani_One

Kuqeblutė, lamtumirė vendit tė tretė!
21 Prill  

Sikurse ndodh rėndom nė rastet e paraqitjeve zhgėnjyese, qė nė fakt nė kėtė sezon nuk kanė qenė tė pakta pėr Vllazninė, opinioni sportiv shkodran ka reaguar me shqetėsim. Njė pjesė e tifozėve e kanė ndjekur ndeshjen “live”, disa tė tjerė pėrmes ekranit tė televizorit apo transmetimit nė radio, ndėrsa nė pėrfundim tė saj e gjatė ditės sė djeshme kanė diskutuar jo thjesht pėr humbjen aq tė thellė, e cila automatikisht i ka larguar nga pretendimet pėr vendin e tretė nė kampionat, por me frikėn edhe pėr finalen e Kupės sė Shqipėrisė. Eshtė trofeu, qė shpėton njė sezon tė tėrė, por edhe i siguron Vllaznisė “biletėn europiane”.

Kontaktet, krejt e pamundur ? Pėr tė mėsuar diēka mė konkrete, rreth asaj paraqitje tė Vllaznisė nbė ndeshjen e humbur tė shtunėn ndaj Tiranės, deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme jemi pėrpjekur tė kontaktonim me ndonjė nga pjesėtarėt e stafit teknik, apo edhe nga futbollistėt, por ka qenė krejt e pamundur. Pas rezultateteve tė tilla zhgėnjyese, futbollistėt, sidomos ata titullarė, nuk bėhen “tė gjallė” nė qytet, duke evituar ēdo mundėsi kontakti me publikun, por edhe me pėrfaqėsuesit e medias. Sidoqoftė, pėrmes telefonit, edhe pse ndonjėri prej tyre jep ndonjė sqarim me detaje pėr ndeshjen, apo dhe probleme nė radhėt e formacionit, nuk vonon tė thotė: “Tė lutem, nuk mund tė flas mė gjatė, mė mirė merrni kontakt me drejtuesit e skuadrės apo tė klubit, tė cilėt e njohin mė mirė se ne situatėn”.

Pakėnaqėsia e presidentit

Duke e parė skuadrėn e tij tė luante aq dobėt gjatė pjesės sė parė, mėsohet se presidenti i Vllaznisė ka lėnė tribunėn VIP tė “Selman Stermasit” dhe ka zbritur nė dhomėn e zhveshjes tė kuqebluve. Pasi u ka tėrhequr vėmendjen pėr paraqitjen e dobėt, ai u ėshtė drejtuar me tone kritike me emėr edhe lojtarėve tė veēantė, duke i ngarkuar me pėrgjegjėsi. Madje, Fushaj nuk ka lėnė pa prekur edhe stafin teknik, tė cilėve u ka tėrhequr seriozisht “veshin”. E gjitha kjo nuk ka kaluar pa ndonjė replikė nė radhėt e grupit, megjithatė asnjė nga tė besuarit e formacionit nuk ėshtė lėvizur. Megjithatė, edhe zėvendėsimet pas pushimit, jo vetėm qė nuk dhanė ndonjė ndryshim pėr mirė nė lojėn e kuqebluve, pėrkundrazi, golat nė portėn e Grimės ranė si breshėr. Madje, po tė kishte akoma lojė, kėmbėt Duros me shokė do t’i ndėshkonin edhe me mė tpėr se pesė gola. Gjithsesi, edhe pse thuhet se Tirana i ktheu “reston” Vllaznisė, pas atij shkatėrrimi nė fundvitin e kaluar, duhet pranuar se skuadrės shkodrane i janė shuajtur shpresat pėr vendin e tretė, pėr tė mos thėnė qė mund tė shkojė edhe mė keq. Shkodranėve u “djeg” mė tepėr nė kėtė mes atmosfera nė prag tė finales sė Kupės tė Shqipėrisė, pasi kanė marrė njė goditje psikollogjike nga bardheblutė. Tifozeria shkodrane mund tė “pajtohet” me skuadrėn e saj, vetėm atėherė, nėse ajo arrin tė bėhet fituese e Kupės.
Partizani_One

Xhevahir Sukaj: Finalja? Le t’i marrim me radhė!
22 Prill  

Humbja e thellė nė transfertėn ndaj Tiranės, tė shtunėn e kaluar, ka krijuar njė klimė aspak tė mirė nė mjedisin sportiv tė qytetit verior. E njėjta situatė shfaqet edhe nė kampin kuqeblu, si nė skuadėr, ashtu dhe te drejtuesit e klubit Vllaznia, tė cilėve mesa duket akoma nuk u ka kaluar goditja e rėndė, qė morėn nga Tirana. Edhe nė seancėn e djeshme stėrvitore ėshtė ndjerė jo pak pesha e humbjes, kur futbollistėt janė rreshtuar tė zymtė pėrpara stafit teknik, nė fushėn sportive tė Shtojit. Siē ndodh zakonisht nė tė tilla raste, asnjėri nuk e ka pėr qejf tė flasė me gazetarėt, megjithatė kemi mundur tė shkėpusim njė prononcim prej sulmuesit Xhehahir Sukaj.

“Ishte njė turp!”

Xhevoja ėshtė futur drejtpėrdrejt e nė temė, duke bėrė njė analizė tė asaj, qė skuadra shkodrane paraqiti nė pėrballjen me Tiranėn. “Nuk di ē’tė them, vetėm se ishte njė turp pėr tė gjithė ne, qė ishim nė fushėn e lojės”, thotė Sukaj, duke pėrfshirė edhe veten, megjithėse ai ishte autor i tė vetmit gol, qė shėnoi Vllaznia nė kėtė ndeshje. Sipas sulmuesit shkodran, i cili nė fakt ka sakrifikuar jo pak pėr tė qenė pjesėtar i formacionit nė kėtė ndeshje, pasi ishte i dėmtuar nė kavilje, lojtarėt titullarė ishin jashtė forme dhe gjatė ndeshjes nuk bėnė asnjė gjė tė mirė pėr skuadrėn. “Nė kėto kushte, Tirana pėrfitoi dhe dominoi nė tė gjitha drejtimet, pasi ne ishim nė ditė tė zezė”. Pa dashur t’i japė shumė vend, sepse sipas tij kjo humbje nuk ka asnjė justifikim, Sukaj thotė se edhe fati, nė njė farė mėnyre, nuk ka qenė me Vllazninė. Sipas tij, nėse do tė ishin realizuar rastet dhe topi do tė kishte pėrfunduar gol, kur ėshtė goditur shtylla, ndėrsa Tirana udhėhiqte vetėm me njė gol, rezultati mund tė barazohej dhe Vllaznia nuk do tė ishte aq konfuze nė fushėn e lojės. “Megjithatė, futbolli i njeh edhe kėto rezultate”, thotė Sukaj, i cili kujton se njė fat i tillė i ndoqi tiranasit tre muaj mė parė nė Shkodėr, kur Vllaznia fitoi thellėsisht 4?1.

Vendi i tretė, pėrsėri nė fuqi

Xhevahir Sukaj, 21?vjeēari i cilėsuar si njė ndėr lojtarėt mė tė rėndėsiėshėm tė formacionit kuqeblu, shprehet optimist pėr vendin e tretė. Edhe pse raportet nė renditje kanė ndryshuar nė disfavor tė Vllaznisė, pėr Sukajn asgjė nuk ka mbaruar nė lidhje me pretendimet pėr tė marrė vendin e tretė nė kampionat. “Mos harroni se kemi dy ndeshje radhazi brenda, njėra me rivalen direkte, Besėn, dhe tjetrėn me Skenderbeun modest, nė tė cilat ne do tė pėrpiqemi tė marrim gjashtė pikė, qė mund tė na ngrejnė sėrish nė atė pozicion”, thotė Sukaj.

Dinamo, vlerėsim maksimal

Pėr Sukajn, por edhe pėr tė gjithė skuadrėn, ndeshja e nesėrme pėrballė Dinamos, nė gjysmėfinalen e kupės, nuk do tė jetė thjesht njė shėtitje. Nė vazhdim tė prononcimit tė tij pėr “Sport Ekspres”, sulmuesi shkodran thekson seriozitetin qė do tė tregojė Vllaznia nė kėtė ndeshje. “Pavarėsisht se ēfarė planesh do tė ketė Dinamo, skuadra e jonė e ka vlerėsuar edhe kėtė ndeshje, qė duhet kaluar me sukses. Kemi fituar thellėsisht (4?0) nė ndeshjen e parė dhe normalisht qė duhet tė jemi mė tė qetė pėr kalimin nė finale. Megjithatė, futbollit nuk i dihet, mjafton tė kujtojmė humbjen tonė tė fundit me Tiranėn. Pasi ta kalojmė kėtė ndeshje e tė sigurojmė kualifikimin, atėherė do tė mendojmė pėr finalen, qė do tė kėrkojė njė trajtim krejt tjetėr nė tė gjitha drejtimet. Finalja luhet vetėm me njė ndeshje dhe ajo ka sekretet e veta nė fushėn e lojės”, ka pėrfunduar prononcimin Sukaj.
Partizani_One

Vllaznia: “Penalitetet janė ende nė fuqi”
23 Prill   Dėshtimet, si ai me Tiranėn, zakonisht janė shoqėruar me masa tė rrepta nga ana e drejtuesve tė klubit. Por, kėtė radhė nuk ėshtė ndierė njė gjė e tillė, aq sa njė pjesė e opinionit e mori kėtė si njė lėshim qė presidenti shkodran po i bėnte skuadrės sė tij. Nuk ėshtė krejt ashtu: “Mesa di unė, javėn e kaluar e kam theksuar veēanėrisht pėr gazetėn tuaj se, nga ana e kryesisė sė klubit Vllaznia ėshtė marrė njė vendim, qė u ėshtė komunikuar futbollistėve. Ky vendim shpreh qartė nė detaje gjithēka ne u kemi pėrcjellė atyre: nėse nuk bėjnė realitet fitoren e kupės sė Shqipėrisė, ose vendin e tretė nė kampionat, do t’u ndalen nga shifrat e kontratės vjetore shuma prej 20?30 pėrqind. Kėsisoj, nuk kemi pėrse tė mblidhemi mė pėr kėtė punė; ata e dinė mjaft mirė dhe janė tė qartė nė kėtė drejtim. Po pres fundin e sezonit pėr tė parė se si duhet vepruar”, thotė zoti Fushaj, qė duket se nuk parapėlqen tė bėjė “xhelatin”: “Kam qenė jashtėzakonisht korrekt, duke ua plotėsuar njė pėr njė tė gjithė detyrimet e mia, gjė pėr tė cilėn janė tė gjithė koshient. Paratė qė u kam premtuar nuk kam dėshirė aspak t’ua mbaj, por ata duhet tė bėjnė realitet njėrin prej objektivave”, vijon Fushaj, me bindjen se, pėrveē Kupės sė Shqipėrisė, matematikisht “ėshtė nė lojė” edhe pėr vendin e tretė nė kampionat, tė cilit do t’i bėjnė shėrbimin deri nė fund.



“Paratė janė, duhet t’i fitoni me Kupėn!”

E kishte menduar krejt ndryshe, por si po vijnė punėt, pritet tė ketė njė mbyllje jo shumė miqėsore tė njėshit tė kuqebluve me skuadrėn e tij. Pa llogaritur disa oshilacione nė periudha tė ndryshme tė sezonit, ajo qė e ka mėrzitur mė shumė se tė gjithė ka qėnė humbja e thellė e pėsuar nė kryeqytet me Tiranėn, qė ka bėrė tė ndihet tė keq, pėr vetė shifrat e thella tė regjistrura.

Ka qenė kjo arsyeja qė prej ditės sė shtunė, ai nuk ka patur dėshirė tė komunikojė me shtypin, edhe pse nė publik qarkullonin opinione pėr ashpėrsimin e marrėdhėnieve tė tij me skuadrėn nė tėrėsi.

Megjithatė, pasi kanė kaluar ditė nga zhgėnjimi qė mori nė “Selman Stermasi”, presidenti Fushaj pranon tė flasė pėr “Sport Ekspres”. Gjithsesi, nuk duket se thotė ndonjė gjė tė re. “Humbja edhe mund tė pėsohet, sepse ajo ėshtė pjesė e lojės, por t’ju them tė drejtėn k?__zultat nuk e kisha menduar nė asnjė mėnyrė”, thotė Fushaj qė mė sė shumti ia vė fajin mungesės sė pėrgjegjėsisė sė shfaqur nė fushė. Sipas tij, pėrveē problemeve tė tjera teknike e taktike qė ka pasur skuadra nė pėrbėrje tė saj, si dhe disa oshilacioneve me traumat e disa titullarėve, mė tepėr se gjithēka ishte mosvlerėsimi i bėnė Tiranės, duke e matur atė me rezultatin e fazės sė dytė kur Vllaznia e mundi po thellė nė “Loro Boriēi”.
Partizani_One

Lika: Kupa dhe vend nderi nė kampionat
25 Prill  

Ashtu sikurse ishte parashikuar, edhe ndeshja e kthimit gjysmėfinale e kupės sė Shqipėrisė ka kaluar pa asnjė problem pėr kuqeblutė. Duke i fituar tė dy ndeshjet ndaj Dinamos, me bilancin 7?0, Vllaznia ėshtė finaliste dhe mė 7 maj do tė pėrballet me Tiranėn. Gilman Lika, njėri prej titullarėve tė formacionit kuqeblu, qė luajti pėrballė Dinamos tė mėrkurėn e kaluar, thotė se “pavarėsisht avantazhit tė thellė nė ndeshjen e parė, skuadra jonė ishte orientuar nga stafi teknik pėr tė luajtur me disiplinė taktike e tė mos toleronte pėr asnjė moment, jo vetėm pėr tė mos vėnė nė diskutim kualifikimin nė finale, por kryesisht pėr t’i shėrbyer harmonizimit tė skuadrės pėr pjesėn e mbetur tė kampionatit dhe sidomos pėr finalen e madhe tė 7 majit”.

Angazhimi, nė dy fronte

Duke folur pėr javėt e mbetura tė sezonit, Lika thotė se Vllaznia vazhdon tė jetė e angazhuar nė dy fronte, pėr kupė dhe kampionat. “Nė fakt, 90 pėr qind e pėrqendrimit tonė ėshtė te finalja e kupės, pasi fitorja e trofeut na shpėton sezonin dhe na garanton pjesėmarrjen nė Kupėn UEFA e Europės. Megjithatė, edhe pse kemi lėshuar jo pak nė kampionat, njė sy e kemi edhe aty, duke synuar vendin e tretė”, thotė Lika. Futbollisti nuk e quan krejt tė pamundur arritjen e objektivit tė kampionatit, kur nė vazhdim kanė dy ndeshje nė “shtėpi”: “Po kaluam me sukses Besėn kėtė tė shtunė, ēka nuk e vėmė nė dyshim, atėherė do tė flasim ndryshe, sepse edhe rivalėt tanė pėr vendin e tretė mund tė lėnė pikė”. Lika flet edhe pėr seancėn e djeshme stėrvitore, tė zhvilluar nė fushėn sportive tė Shtojit, e cila sipas tij ka kaluar normalisht, pėrveē faktit tė shqetėsimeve qė kanė ndjerė titullarėt Sukaj e Kaēi, tė cilėt nuk janė nė gjendjen mė tė mirė. Ndėrsa nė lidhje me gjendjen e tij, Lika thotė se duket qė e ka kaluar dėmtimin. “Kanė qenė 20 ditė tė mundimshme, qė mė kanė penguar nė angazhimin tim nė procesin stėrvitor, por fatmirėsisht tani kam lėnė gjithēka prapa, ēka e provova edhe me gjendjen e mirė qė pata nė ndeshjen e sė mėrkurės pėrballė Dinamos. Megjithatė, pėr tė ardhur aty ku isha, duhet tė shtoj pėrpjekjet nė procesin stėrvitor, pėr tė kompensuar deficitin e krijuar gjatė periudhės qė isha i dėmtuar. Sidoqoftė, finalja e 7 majit do tė mė gjejė “top”, pėr tė bėrė mė tė mirėn pėr skuadrėn time, nė kėrkim tė fitores sė kėtij trofeu kaq tė rėndėsishėm pėr ne”, ka pėrfunduar Gilman Lika.

Rraboshta, talenti i radhės

Siguria, qė i ofronte ndeshje e sė mėrkurės me Dinamon, kur kualifikimi nė finalen e kupės ishte thuajse i garantuar, ėshtė shfrytėzur nga trajneri Haxhiosmanoviē pėr tė testuar ndonjė nga futbollistėt e pankinės, sidomos ata tė rinj, vlerat e tė cilėve janė evidentuar edhe nga specialistėt shkodranė. Tė tillė kanė qenė Hasani nė mesfushė, i cili ishte provuar edhe mė parė, por sidomos shtatlarti Rraboshta, tė cilit iu besua tė jetė nė lojė gjatė 90 minutave. Pėr 16?vjeēarin Jasmin Rraboshta kjo ishte ndeshja premierė me fanellėn kuqeblu tė Vllaznisė. I riu ėshtė “prodhim” nga ekipet zinxhir me trajner Ferit Borshin, mė pas te Akademia e Futbollit e tė rinjve tė Sabah Bizit, pėr tė mbėrritur nė ekipin e parė kuqeblu. Opinioni i pėrgjithshėm, edhe pas ndeshjes nė Shijak, ėshtė pėr njė tė ardhme shumė premtuese, falė tė dhėnave qė ai disponon. G.M

VLLAZNIA ? BESA

Bilanci ndėrmjet tyre: 126 ndeshje; 56 fitore Vllaznia (e fundit 25.11.2006 1?0), 34 barazime (i fundit 10.11.2007 1?1), 36 fitore Besa (e fundit 01.03.2008 1?0), gol. 183?122 (f.e)

(Tė shtunėn, ora 16:30, nė stadiumin “Loro Boriēi”)
Partizani_One

Sinani: fitorja na fut nė valle pėr tė tretin
26 Prill  

Pas “pushimit” nė ndeshjen pėr kupė me Dinamon, goleadori rikthehet nė majė tė sulmit kuqeblu



Vllaznia ka sot njė shans jo tė vogėl qė, duke fituar trepikėshin ndaj Besės dhe duke pėrfituar nga “karambolet” e kundėrshtarėve, tė mund tė jetė e treta nė klasifikim nė mbyllje tė kampionatit. Madje, sipas pėrllogaritjeve qė bėhen nė kampin shkodran, ky ėshtė shansi i fundit matematikor pėr ta arritur kėtė objketiv. Njė gjė tė tillė e pohon edhe Vioresin Sinani, goleadori kuqeblu, qė njėkohėsisht ėshtė dhe nė garėn pėr trofeun “Kėpuca e Artė”. “Ky diskutim ka ditė qė bėhet nė grupin e skuadrės. Pėr gjithsecilin ėshtė e qartė qė asnjė rezultat tjetėr, pėrveē fitores ndaj Besės, nuk do tė na e jepte mundėsinė e pretendimit pėr mė tej, ndaj tė gjithė janė tė mobilizuar pėr tė bėrė mė tė mirėn nė kėtė ndeshje” thotė Viori.



Mė parė Besa, pastaj kupa

Duke bėrė tė ditur angazhimin e tij maksimal pėr kėtė ndeshje, ndonėse nuk e ka pėr zakon tė deklarojė garancinė e tė shėnuarit, duket se shėnjestra kėtė radhė ėshtė kolauduar qė topi tė shkojė nė rrjetė nga kėmbėt e tij. “E rėndėsishmė ėshtė qė tė fitojmė dhe pėr kėtė do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet tona, edhe pse pėrballė kemi njė kundėrshtar qė mund tė jetė mė i motivuar se ne, ngaqė tė gjitha bateritė do t’i lėshojė pėr tė mbajtur vendin e tretė, qė i jep mundėsinė tė luajė nė Europės”, nėnvizon Sinani. Ndėrsa pyetjes sė bėrė, rreth finales sė kupės sė Shqipėrisė, Viori i pėrgjigjet shkurt: “Ajo pa diskutim ėshtė ndeshja mė e rėndėsishme e kėtij sezoni, megjithatė, pėr atė mund tė flasim nga java tjetėr, kur tė kemi siguruar trepikėshin ndaj Besės”.

Gaper Marku



Mungon Osja

E reja mė e fundit, kur deri dje asnjė nuk e kishte bėrė tė ditur kėtė fakt, ėshtė se skuadrės do t’i mungojė Safet Osja, i pezulluar pas plotėsimit tė numrit tė tre kartonave tė verdhė. Mungesa e veteranit mund tė krijojė probleme nė mesfushėn e kuqebluve, edhe pse nė pankinė “Deda” ka lojtarė tė aftė. Situatėn e teknikut mund ta vėshtirėsojė edhe gjendja e Kaēit. Nėse ky i fundit mund tė bėhet pėr lojė, atėherė gjėrat do tė jenė mė tė lehta. Gjithsesi, deri dje Haxhiosmanoviē akoma nuk kishte vendosur se me kė do ta zėvendėsonte
Partizani_One

Dede mendjen te Kupa, por pa lėshuar me korēarėt
1 Maj   Skuadra shkodrane ėshtė “zhytur” nė pėrgatitjet pėr ndeshjen finale tė kupės sė Shqipėrisė, e cila, ashtu si edhe pėr finalisten tjetėr, Tiranėn, ėshtė shansi pėr tė shpėtuar njė sezon tė tėrė nga dėshtimi. Kėtė e dinė mirė tė dy kampet rivale, ndaj edhe pėrgjegjėsitė pėr njė ndeshje tė tillė janė mjaft tė mėdha, ndėrsa po merren tė gjitha masat, qė nė atė sfidė tė jenė nė fushė formacionet mė tė mira. Kjo duket qartė nė skuadrėn shkodrane, e cila, edhe pse nė fakt mendjen te kjo finale e ka pasur prej shumė javės, realisht ka filluar tė preokupohet qė prej ditės sė parė tė kėsaj jave, kur edhe vetė stafi teknik e deklaroi njė gjė tė tillė. Tekniku Haxhiosmanoviē, edhe gjatė ditės sė djeshme, ėshtė parė tė merret nė pjesėn mė tė madhe tė seancės stėrvitore me kontigjentin e lojtarėve, qė do tė jenė nė fushė nga minuta e parė nė ndeshjen kundėr Tiranės, tė cilėt, pėr aq sa duket, ai tashmė i ka tė fiksuar. Ndėrkohė, ndihmėsi i tij, Cungu, ka qenė i angazhuar me pjesėn tjetėr tė skuadrės. Megjithatė, tė gjithėve u ėshtė dhėnė mundėsia tė paraqesin vlerat e tyre nė fushė, falė minutave tė bollshme qė Deda rezervon thuajse ēdo ditė pėr lojė me dy porta. Megjithatė, edhe pse gjithēka ėshtė fokusuar tek e mėrkura e ardhshme, kuqeblutė nuk do ta anashkalojnė pėrballjen e kėsaj fundjave pėr kampionat, me Skėnderbeun. Kėtė e ka pohuar dje edhe tekniku Haxhiosmanoviē, kur ka thėnė: “Nė asnjė mėnyrė nuk do lėshojmė. Edhe ndeshja me Skėnderbeun ka rėndėsinė e vet. Ne duhet tė marrim patjetėr tri pikėt nė kėtė ndeshje, pasi, nėse nuk e bėjmė kėtė pėrballė njė skuadre modeste dhe pa motive, atėherė kur do t’i marrim ato tė plota? Tri ndeshjet e tjera tė fundit tė kampionatit janė mjaft tė vėshtira, pasi Partizani, Dinamo e Besėlidhja, me tė cilėt do tė ndeshemi, janė nė kulmin e motivimit pėr tė marrė pikėt e nevojshme, qoftė pėr katin e sipėrm tė tabelės ashtu dhe pėr atė tė fundit”. Sidoqoftė, edhe pse rezultati ėshtė shumė i nevojshėm, sipas Dedės, nga minuta e parė nė fushė pritet tė dalė njė Vllazni e re, ndėrsa shumė titullarė tė formacionit pritet tė lihen pushim, pėr sfidėn e sė mėrkurės me Tiranėn. Me kėtė rast, stafi teknik i kuqebluve ka rastin t’u krijojė hapėsirė “tė pakėnaqurve” tė pankinės, tė cilėt, pėr njė arsye apo tjetėr, kanė qėndruar nė hije gjatė ndeshjeve tė kėtij kampionati. Janė lojtarė si Arsen Beqiri, Edmond Doēi, kosovari Alban Jusufi, Ilir Dibra, por edhe Elvin Beqiri, i cili ėshtė aktivizuar jo si titullar nga minuta e parė, por vėetėm si zėvendėsues. Kėtyre u shtohen edhe tė rinjtė Hasani, Goca, Bala e Rraboshta, tė cilėt vlerėsohen si lojtarė tė perspektivės. Nė njė farė mėnyre, i gjithė ky grup lojtarėsh mund tė paraqesė tė shtunėn nė fushė, pėrballė Skėnderbeut, Vllazninė B, jo larg nė nivel me njėmbėdhjetėshin e parė, duke patur rastin mė tė mirė pėr tė treguar secili vlerat reale. Pėr ta ėshtė njė shans i mirė, qė stafi teknik dhe drejtuesit e klubit kuqeblu t’i kenė nė vėmendje nė vazhdimėsi.
Partizani_One

Festa e Shkodrės kalon nga zyrat e Parlamentit
8 Maj  

Skuadra e Vllaznisė ka pasur njė rrugė tė gjatė pėr tė bėrė. Tė paktėn deri nė kryeqytet. Dhjetėra autobuza dhe makina qė e shoqėronin nuk e linin qė tė ishte nė kohėn e duhur pėr tė takuar kryeparlamentaren shqiptare, Topalli. Kjo e fundit kishte bėrė gjithēka gati. Sikur ta parandjente fitoren kishte programuar njė koktej nė zyrat e Kuvendit dhe ka dalė e para nė kthesėn pėr tek ish blloku qė e ndan me bulevardin pėr tė pritur heronjtė e saj dhe tė Shkodrės.

Takimi – ka qenė i tėri sportiv. Numri 1 i Kuvendit tė Shqipėrisė ka kaluar testin e saj. Ka folur me kaq imtėsi pėr ndeshjen kundėr Tiranės sa dukej qartė qė nė ato 90 minuta kishte lėnė ēdo ligj tė “kalonte”. Madje edhe ajo nė njė farė mėnyre bėn atė qė bėjnė gjithė shqiptarėt. “Gjqytari i shitur qė nuk ju dha penalltinė”, ka qeshur me shaka. Nė formėn e batutave ka pėrshėndetur gjithė lojtarėt dhe pas ritualit tė fotove, ka filluar nga bisedat private. Ėshtė ndjerė e tėra e gėzuar. “E kam parė ndeshjen me familjen dhe pėr herė tė parė kam ndjerė kėnaqėsi nga futbolli”. Tė gjithė i premtuan se nuk do ishte hera e fundit.

Dueli – ka pasur nė thelb njė duel interesant. Njė luftė sportive nė distancė. Brenda tė njėjtit kah politik. Bamir Topi shkon vetė nė Elbasan pėr t’i dhuruar trofeun Tiranės sė tij. Por Topalli i punon rreng nga Tirana. “Kupa ėshtė shkodrane Bamir”, i thotė duke e pritur skuadrėn nė kryeqytet.

Atmosfera – pėr shumicėn e lojtarėve tė qėnurit nė Parlament ka qenė pėr herė tė parė. “Ne ju premtojmė se do tė jemi nė tė njėjtin vend pėr tė festuar titullin edicionin e ardhshėm – i kan thėnė ata nė ikje rreth orės 21:15 kryeparlamentares – dhe do tė gėzojmė tė gjithė bashkė edicionin e ardhshėm”. Topalli, e cila sigurisht sipas mandatit do tė jetė nė njė tė njėjtin post edicionin e ardhshėm futbollistik buzėqesh: “Ju dua me kampionat”.

Rruga – deri nė Shkodėr ka qenė e tėra festė. Tė gjithė nga i pari tek i fundit tregojnė atė qė ka ndodhur nė fushė. Sukaj megjithėse me grip nuk fshin emocionet. Sipas tij ka qenė e bukur. Dhe nuk ėshtė rastėsi qė nė kėtė finale kanė shėnuar Sukaj dhe Lika. Dy talentet e fundit qė nxjerr Shkodra. Si pėr tė demostruar qė nuk rresht kurrė sė bėri njė gjė tė tillė si qytet. Nė fund tė gjithė kanė njė mendje. “Shkojmė te Sinani, kjo kupė ėshtė edhe pėr tė”. A nuk pyeti edhe Topalli: “Ku ėshtė Vioresini”. Ky i fundit gėzon, megjithėse me paterica. Kjo Kupa ėshtė sigurisht edhe e tij.

Festa nė Shkodėr

Qyteti i Shkodrės ka qenė i mbushur me njerėz gjatė gjithė mbrėmjes qė prisnin skuadrėn tė vinte nga Elbasani, pas ndalesės qė kjo e fundit ka bėrė nė Tiranė

Njė numėr i madh kėngėtarėsh kanė qenė tė pranishėm menjėherė sapo skuadra k zbritur nė qytet dhe ka filluar njė festė e jashtėzakonshme

Atmosfera dje nė qytetin mė tė madh verior ka qenė e ngjashme me natėn e fitores sė Shqipėrisė kundėr Rusisė nė vitin 2003

Ditėn e dielė pėr hir tė fitores sė Kupės Bashkia e qytetit do tė organizojė njė banket
Partizani_One

Duka Vllaznia e meritoi
8 Maj   “Kjo finale, nuk diskutohet qė kishte bukurinė e saj. Nuk mund tė pritej ndonjė ngritje niveli nė njė ndeshje me pėrgjegjėsi tė tillė, por ajo ishte korrekte. Vllaznia e meritoi tė fitonte, sepse luajti mė mirė”.
Partizani_One

Grima: Kupėn, pėr vajzat e mia
8 Maj   Kapiteni i Vllaznisė, portieri veteran Armir Grima ishte nė “qiellin e shtatė”. Edhe pse nuk pati shumė punė nė njė takim tė dominuar plotėsisht nga formacioni shkodran, ish?portieri i Partizanit, tregoi se ėshtė ende njė ndėr lojtarėt mė tė mirė tė kampionatit shqiptar. Pėr Televizonin Publik Shqiptar, TVSH, Grima tha: “Nuk i di si tė shprehem, por ėshtė njė emocion i bukur tė fitosh kupėn. Kupa pėr tė gjithė ata qė vijnė nė stadium, ėshtė pėr tė dyja vajzat e mia, pėr prindėrit e mi e bashkėshorten. Kjo Kupė ėshtė pėr tė tėrė Shkodrėn”.
LuAnIBarDhEKalTer

URIMET MA TE PERZEMERTA PER VLLAZNINE....
admin

Dinamo nuk paska aktivizuar fare Pejic ne ndeshjen e djeshme ne Shkoder qe mos kaloje Sinanin me gola, meqe Vllaznia po i linte ndeshjen.  Laughing
Partizani_One

Deda, “kafja e nostalgjisė”
31 Maj  



Ndonėse ka replikuar nė distancė me drejtuesit e kampit kuqeblu, lidhur me mosarritjen e marrėveshjes qė tė vazhdonte tė drejtonte Vllazninė, tekniku malazias, Dervish Haxhiosmanoviē, dje ėshtė bėrė i “gjallė”, kur i shoqėruar nga miqtė e tij tė shumtė qė ka nė Shkodėr, ka mbėrritur nė “zemėr” tė qytetit dhe ka pirė njė “kafe nostalgjie”, sikurse e quajti vetė. Me ftesė tė tij dhe tė miqve patėm rastin tė ishim edhe ne nė atė tavolinė miqėsore. “Nuk kam asgjė me trajnerin e ri, Agim Canaj, madje i uroj suksese, megjithatė, me ju thėnė tė drejtėn, mė ka mbetur jo pak peng largimi nga Vllaznia” thotė Deda, i cili nuk pėrton tė tregojė edhe projektet qė kishte, nėse do tė qėndronte nė krye tė skuadrės. “Pėr gjithēka mund tė flasim rreth meje dhe Vllaznisė, por vetėm ajo qė ėshtė thėnė, se unė nuk e njoh futbollin shqiptar, nuk mė duket aspak normale”. Duke pėrfituar nga mundėsia qė i krijohet pėr tė komunikuar pėrmes gazetės “Sport Ekspres”, Deda komenton edhe kritikat qė i janė bėrė nė Shkodėr, pėr mospėrdorimin e bilbilit e tė kronometrit nė stėrvitje. “Kėto ditė kam qenė nė njė seminar pėr futbollin nė Podgoricė, dhe gjatė diskutimit tė tyre, trajneri i pėrfaqėsueses sė Malit tė Zi dhe ai i Partizanit tė Beogradit e kanė hedhur poshtė idenė se pėrdorimi i kronometrit jep vlerėsimin pėr trajnerin” thotė Deda i lehtėsuar.

Dashuria pėr Shkodrėn

Pjesė e bisedės me Dedėn, qė u bė nė njė takim krejt tė rastėsishėm, ishte dhe nostalgjia qė ai tregoi pėr Shkodrėn. “E kam thėnė edhe herė tė tjera, por po e pėrsėris: Shkodra pėr mua ėshtė bėrė njė qytet i dytė i imi, ku, falė miqve qė kam dhe dashurisė qė kam pėr tė, mė duket vetja si nė shtėpinė time. Shkurt, unė jam shumė i dashuruar me kėtė qytet, qė mė duket se ka shumė gjėra tė pėrbashkėta me Podgoricėn”, thotė Deda. Pėr kėtė arsye, sipas tij, ai ėshtė i gatshėm tė vijė nė ēdo kohė, po t’i bėhet thirrje qė tė jetė pjesė e Vllaznisė. Por Deda tregon gatishmėrinė edhe pėr tė drejtuar ndonjė skuadėr tjetėr, pasi tani e njeh mirė kampionatin dhe skuadrat shqiptare. “T’ju them tė drejtėn, nga skuadrat e kryeqytetit kam patur disa sinjale kohė mė parė, por do tė thoja qė mė mirė do ta ndieja veten tek Besėlidhja e Laēi, qė janė pak mė afėr Veriut, por edhe me Teutėn e Durrėsit, qytet ku mė pėlqen tė punojė”, thotė Deda, i cili duket se pėrcjell njė mesazh tė drejtpėrdrejtė pėr drejtuesit e kėtyre skuadrave, pėr ta pasur nė konsideratė preferencėn e tij.

“Largimet? Gabuan me Grim-n!”

Pak minuta i ka kushtuar Deda edhe vendimit mė tė fundit, atij tė largimit tė shtatė futbollistėve kuqeblu nga skuadra. Nė fakt, ai nuk ka qenė kundėr njė reformimi tė skuadrės, sepse edhe koha kishte ardhur pėr tė bėrė disa lėvizje, megjithatė, me listėn e publikuar ai nuk ka qenė krejt dakord. “Pėr mendimin tim, Vllaznia ka gabuar rėndė, sidomos me largimin e portierit Grima. Pėrveēse ai ka qenė njė portier i zoti, me shumė pėrvojė dhe ndėr mė tė mirėt e kampionatit shqiptar, Grima ka pasur peshė dhe autoritet tė padiskutueshėm nė skuadėr, thuajse si njė trajner i dytė. Ndaj, them se nė kėtė pikė janė nxituar dhe do tė kėshilloja qė ta rishikonin vendimin. Grima si portier e ka derėn e hapur kudo qė tė preferojė tė luajė, pasi ka dhėnė prova se ėshtė i vlefshėm edhe pėr disa vite nė ruajtje tė portės”, ka pėrfunduar ish?tekniku i Vllaznisė, malaziasi Dervish Haxhiosmanoviē, qė me kėtė rast i ka pėrcjellė pėrshėndetje, jo vetėm gazetės “Sport Ekspres”, por edhe tė gjitha mediave sportive shqiptare, pėr bashkėpunimin qė ka pasur nė pjesėn e fundit tė sezonit, kur Vllaznia dhe ai fituan kupėn e Shqipėrisė.

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum