Kombėtarja - Haan provon 4-5-1 me Bogdanin nė sulm
|Video|Gjate stervitjes se djeshme te zhvilluar ne Qemal Stafa, traineri Ari Han ka provuar edhe skemen me te cilen do te luaje ne ndeshjen ndaj Maltes. Traineri holandez mbetet fanatik i skemes 4-5-1 dhe mesa duket edhe ne sfiden ndaj Maltes do te luaje me te njejtin sistem loje.
Ne porte pritet te jete serish Beqaj, i padiskutueshem ne kete pozicion pas asaj paraqitjeje mbreslenese ndaj Suedise. Ne krahun e djathte te mbrojtjes pritet te jete Dallku, ne qender Beqiri ndersa nese Curri nuk do te jete ne gjendje qe te luaje, vendin e tij mund ta marre Admir Teli. Krahu i majte i mbrojtjes pritet te mbulohet nga Vangjeli. Mesfusha duket e paprekur me Duron, Lalen, Skelen, Canen dhe Hyken. Ne sulm traineri Han ka provuar Erjon Bogdanin.
Persa i perket Berishes ai nuk mbetet nje zgjedhje e pare nga ana e Haan. Gjithsesi ky ishte vetem nje rreshtim paraprak i praktikuar ne stervitjen e se henes, ndersa traineri ende nuk ka vendosur perfundimisht 11 lojtaret qe do te luajne ndaj Maltes.
Stervitja ishte me teper e bazuar tek ana taktike, ku pati nje rreshtim te mbrojtesave kundrejt pjeses tjeter te sulmit dhe mesfushes, ne fillim 4 me 7 e me pas 4 me 6. Ne fund te pregatitjeve nje loje e vogel midis grupitu konsiderua e mjaftueshme nga trajneri holandez.