Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Kombetarja - Ari Han do vetėm fitore, Malta synon surprizėn


Oreksi vjen duke ngrėnė. Kjo shprehje merr vlera edhe nė futboll, edhe nė kombėtaren shqiptare. Kėshtu, barazimi 0-0 nė ndeshjen e parė eliminatore nė Grupin 1, me Suedinė, e ka rritur sė tepėrmi optimizmin nė kampin kuqezi. Njė gjė e tillė konstatohet edhe te trajneri Ari Han, i cili, njė ditė para ndeshjes me Maltėn nė “Qemal Stafa”, ka kėrkuar pėrqendrim nga tė tijtė nė fushėn e lojės, por edhe mendjen e mbledhur, pėr tė synuar vetėm 3 pikėt tashmė, pasi barazimi nuk i bėn punė. Nė konferencėn e fundit pėr shtyp, para ndeshjes, zhvilluar sot, trajneri Ari Han i ka bėrė tė qarta objektivat e tij pėr sfidėn e radhės me Maltėn, njė kundėrshtar i lehtė nė letėr, por qė mund tė bėjė edhe ndonjė surprizė tė pakėndėshme. “Zhvilluam njė ndeshje tė mirė me Suedinė, por duhet tė ruajmė vazhdimėsinė. Tani e ka radhėn Malta, njė kundėrshtar krej tjetėr, qė kėrkon njė mėnyrė lojė po ashtu krejt tjetėr. Vlerėsimi duhet tė jetė i njėjtė, nė shkallėn maksimale. Nė ndeshjen e parė luajtėm mė shumė me lojė mbrojtėse, ndėrsa ndaj Maltės duhet tė sulmojmė mė shumė, pothuajse gjatė gjithė kohės. Malta ka tė ngjarė tė luajė me 8-9 lojtarė nė mbrojtje, gjė qė do tė na e vėshtirėsojė shumė punėn drejt golit. Nuk do tė jetė e thjeshtė tė mundet Malta, pėr kėtė ju siguroj, por kėtė gjė duhet ta dijė mirė edhe skuadra. Ne vėrtet do tė sulmojmė shumė, por kurrsesi nuk do tė harrojmė mbrojtjen. I kam tėrhequr vėmendjen skuadrės pas ndeshjes me Suedinė, pasi mendohej se kundėr Maltės e kishim tė sigurtė fitoren. Pas ndeshjes sė parė eliminatore, kemi kaluar vetėm njė mbrėmje pushim dhe menjėherė kemi rifilluar stėrvitjen pėr Maltėn,” – nėnvizoi mes tė tjerash Hani.
Ndėrkohė, duke iu referuar njė shkrimi tė gjatė nė median holandeze, e cila vinte nė gojėn e Hanit njė objektiv surprizė, vendin e dytė nė grup, trajneri kuqezi sqaroi: “Unė s’e kam thėnė njė gjė tė tillė. Kam pėrshtypjen se tė tilla objektiva tė paarritshėm pėr mua, dalin nga federata. Tė gjithė e shikojnė si tė pestėn nė grup Shqipėrinė, por ne shpresojmė qė tė renditemi mė lart, sė paku tė synojmė vendin e katėrt”.

Nė stol Salihi, Bogdani titullar
Mė nė fund duket se Bogdani ia ka mbushur syrin trajnerit Han. Nėse nuk e aktivizoi asnjė minutė nė ndeshjen me Suedinė, tashmė holandezi duket se do t’i rezervojė pozicionin e titullarit “Er-Bomberit” ndaj Maltės. Edhe pse bėhet e ditur se Hani nuk ka ndėrmend tė bėjė shumė ndryshime nė formacion e skema loje, krahasuar me sfidėn ndaj Suedisė, ndaj Maltės duket se Bogdani do tė vendoset nė majėn e sulmit kuqezi. I bie qė nė stol tė ulet Salihi, sepse pjesa tjetėr e formacionit tė kombėtares shqiptare nuk do tė ndryshojė. Do tė luhet sėrish me skemėn 4-5-1, por tashmė lojtarė tė tillė si Skela, Hyka, Duro, kanė mė shumė detyra ofensive. Ata do tė suportojnė Bogdanin nė veprimet sulmuese.

Bastet favorizojnė Shqipėrinė ndaj Maltės
Nėse me Suedinė, kompanitė e basteve nuk na jepnin asnjė shans pėr fitore, tashmė realiteti duket i pėrmbysur. Sa i takon ndeshjes Shqipėri-Maltė, kompanitė kryesore tė basteve nė Europė dhe Botė
E shikojnė sit ė padiskutueshme fitoren e kuqezinjve. “Ulliam Hill” e konsideron tė dukshme diferencėn mes Shqipėrisė dhe Maltės, prandaj fitoren e kuqezinjve e kuoton me 1.3. Mjaft i lartė ėshtė kuotuar barazimi, 3.1. Fitorja e Maltės kuotohet me 7.1.

Malta: Kėrkojmė pikė nė Tiranė
Malta dėshiron ta lėrė pas krahėve humbjen e thellė me Portugalinė nė shtėpi, nė ndeshjen e parė eliminatore tė grupit pėr “Botėrori 2010”. Qė ta bėjė kėtė, kėrkon tė marrė patjetėr pikė nė Tiranė, ndaj kombėtares shqiptare. Njė ambicie tė tillė e ka bėrė tė ditur sot vetė trajneri Maltės, Dusan Fitzel. “Vijmė pėr pikė nė Tiranė, sepse vetėm kėshtu mund ta harrojmė humbjen e thellė me Portugalinė. E dimė qė do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė, ajo pėrballė Shqipėrisė, por ne nuk kemi asgjė pėr tė humbur. Do tė japim maksimumin tonė pėr tė marrė pikė nė Tiranė”.
“Shqipėria do tė jetė testi i radhės pėr ne. Ne duhet ta lėmė pas humbjen me Portugalinė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Sigurisht qė do ta analizojmė takimin me portugezėt dhe besoj se nga ajo humbje e thellė, ne mund tė nxjerrim diēka pozitive nga performanca jonė, veēanėrisht nė 45 minutat e dyta,” – ka pohuar portieri Xhastin Haber.
Sikurse duket, maltezėt i kanė varur shpresat e vetme tė tyre pėr pikė ndaj Shqipėrisė, si njė kundėrshtare e barabartė me ta, sipas llogaritjeve tė tyre.

Shkruaj Koment



Sporti Shqiptar

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum