admin
|
Kombetarja - Haan: Kjo Shqipėri mund tė fitojė me kėdo!
Nė njė intervistė ekskluzive pėr revistėn e njohur hungareze Magyar Hirlap, trajneri i Shqipėrisė Ari Han ka folur gjatė pėr ndeshjen e sė shtunės, pėrballjen me bashkatdhetarin e tij, Ervin Kuman, si dhe kryesimin e kuqezinjve. Pas dy provave tė suksesshme, shqiptarėt janė nė krye, por fundi ėshtė ende larg,- fillon shkrimi. Po ti pyesėsh futbollistėt shqiptarėt, asnjėri nuk beson qė gjenden rastėsisht nė krye tė grupit. Po i kėtij mendimi ėshtė edhe trajneri Ari Han, i cili qė prej ditės sė hėnė po pėrgatit ekipin e tij nė Vecsez. Tė martėn paradite, pas stėrvitjes, holandezi ėshtė takuar me futbollistin e mirėnjohur Attila Ladinszki, nėpėrmjet tė cilit dha njė intervistė pėr revistėn nė fjalė:
‑ Rrallė ka qėlluar nė historinė e futbollit ndėrkombėtar, qė njė ekip jo fort me peshė, brenda dy javėsh tė gjendet nė krye tė njė grupi kualifikues. Zoti Han, e shikoni si njė moment vendimtar pėrballjen me hungarezėt?
‑ Sigurisht qė ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm. Duhet tė pranoj qė nuk kemi pasur shumė kohė pėr tu pėrgatitur para kėsaj ndeshjeje, por gjithsesi u gėzova qė arritėm tė fitojmė dy ditė mė shumė pėr tu stėrvitur. Terreni kėtu ėshtė shumė i favorshėm, nė tė gjithė pėrbėrėsit e tij. Me njė fjalė, gjithēka na premton njė stėrvitje mė se normale pėrpara ndeshjes tė sė shtunės.
‑ Si do tju vinte po tju pyesnim si trajner i kombėtares hungareze, meqenėse keni qenė kandidat i saj?
‑ Kjo nuk varet gjithmonė nga vullneti ynė. Nuk e fsheh qė kam qenė i lidhur dhe kam pasur biseda me Federatėn Hungareze tė Futbollit dhe, pas kėtyre kontakteve, ndodhi ajo, qė nuk arritėm tė biem nė njė mendje pėr ēėshtjen kryesore. Pikėrisht nė atė kohė, mė erdhi dhe kėrkesa shqiptare, tė cilėn nuk mund tė mos e pranoja, pasi ishte mė e pranueshmja pėr mua.
‑ Tė shtunėn nė dy stolat respektivė do tė ulen dy ish‑futbollistė holandezė. E gjykoni kėtė ndeshje nė kėndvėshtrimin e prestigjit?
‑ Kumanin e njoh prej shumė kohėsh, madje e konsideroj mik. Me tė jam takuar disa herė nė Vjenė, gjatė mbledhjeve tė organizuara nga UEFA, ku kemi biseduar gjatė. Mes tė tjerash, aty i kam thėnė: Shpresoj tė mos mė mbash mėri, nė rast se tė shtunėn e 11 tetorit fitoj kundėr hungarezėve.
‑ Po Kumani si u pėrgjigj?
‑ Vetėm sa tundi kokėn. Punė e tij. Unė pėr vete asnjėherė nuk jam lėkundur nė bindjen time se, qoftė si lojtar, qoftė si trajner, kudo qė tė mė hedhė fati, do tė korr suksese.
‑ Na e thoni sinqerisht, a mendoni se jeni rastėsisht nė krye tė grupit 1?
‑ E kam thėnė edhe njė herė tjetėr, qė me kėtė pėrbėrje lojtarėsh qė kam, mund tė fitoj kundėr ēdo ekipi. Kjo siguri mė ėshtė forcuar edhe mė shumė pas dy takimeve tė fundit. Mė gėzon shumė fakti qė suedezėt e njohėn mirė forcėn tonė, sikurse edhe maltezėt. Jam shumė i lumtur me kėto katėr pikė qė kemi arritur. Shpresoj shumė qė ky numėr pikėsh tė rritet progresivisht.
‑ Mos ndoshta nga kjo deklaratė juaja Shqipėria ėndėrron tė shkojė shumė larg?
‑ Jo. Natyrisht qė ne e njohim mirė realitetin e grupit tonė, i cili ėshtė nga mė tė vėshtirėt. Unė kam shumė besim qė sė paku vendin e katėrt mund ta arrijmė. Nė kėtė kuptim, mė duhet tė ripohoj, sikundėr dhe shumė tė tjerė, qė favorite mbeten Portugalia, Danimarka dhe Suedia.
‑ Tek cilėt lojtarėt tuaj shpresoni mė shumė?
‑ Nuk ėshtė nevoja tė pėrmend emra tė pėrveēėm. Por ju siguroj qė ata tė cilėt do tė shihni nė Ferenc Pushkash do tju entuziazmojnė edhe ju.
Shkruaj Koment
Sporti Shqiptar
|