admin
|
Kombetarja - Haan: Mė 19 nėntor dua kundėrshtar tė fortė
Kundėrshtari i fundit i kuqezinjve (Lihtenshteini) nė miqėsoren e 20 gushtit, nuk i pėlqeu trajnerit Ari Han, i cili e shprehu disa herė kėtė fakt, gjatė konferencave pėr shtyp nė prag tė ndeshjeve eliminatore. Dy pėrballjet e radhės tė kombėtares sonė janė me Hungarinė mė 11 tetor dhe me Portugalinė katėr ditė mė vonė, ndėrsa mė pas Shqipėria pritet tė zhvillojė njė ndeshje miqėsore nė datėn e lirė tė FIFA-s, mė 19 nėntor. Ky test do tė jetė i fundit pėr trajnerin kuqezi Ari Han, nė kuadėr tė ndeshjes sė radhės eliminatore, qė ėshtė pėrsėri nė transfertė, kėtė herė me Maltėn, mė 11 shkurt tė vitit 2009.
Holandezi i pankinės kuqezi, pėrsėri nuk ka ndryshuar mendim pėr sa i pėrket kundėrshtarėve qė parapėlqen pėr kėtė miqėsore. Edhe pse kėtė herė nuk ka pėrmendur ndonjė emėr konkret, gjithsesi porosinė e tij e ka lėnė pėr FSHF-nė. Pėr miqėsoren e 19 nėntorit, pavarėsisht se ndeshje mė tė afėrt do tė kemi Maltėn, nuk dua kundėrshtar tė njė niveli, siē ishte Lihtenshteini. Kėrkoj qė tė bėhet maksimumi, pėr tė gjetur njė kundėrshtar tė fortė, me tė cilin tė kemi se ēfarė tė shikojmė nga skuadra,- ka thėnė trajneri i kombėtares, Ari Han. Dhe pėr ta realizuar kėtė, do tė pėrpiqet pikėrisht kreu i institucionit tė futbollit shqiptar, Armand Duka. Ky i fundit, tė hėnėn do tė udhėtojė drejt Zyrihut, ku ndodhet selia e FIFA-s. Nė mbledhjen qė do tė zhvillohet me presidentėt e federatave, Duka do tė shfrytėzojė rastin pėr tė kontaktuar me homologėt. Burime pranė tij bėjnė tė ditur se me 100%, kundėrshtari i miqėsores sė 19 nėntorit do tė mėsohet direkt pas bisedimeve qė Duka do tė bėjė nė Zyrih. Presidenti do tė bėjė tė pamundurėn pėr tė gjetur njė kundėrshtar tė pranueshėm, qė u shkon pėr shtat ideve tė trajnerit Ari Han. Natyrisht, do tė tentohen ekipe mesatare, jo ato tė nivelit tė ulėt. Shanset janė mė tė mėdha pėr luajtur me njė kundėrshtar tė fortė, pasi duke qenė se ndeshja e radhės eliminatore luhet jashtė, pritet qė edhe miqėsorja tė luhet nė transfertė. Natyrisht, emrat e mėdhenj e kanė tė zėnė kėtė datė, por pothuajse gjysma e skuadrave ende nuk e kanė gjetur kundėrshtarin,- tregojnė pėr Sportin shqiptar burime zyrtare nė FSHF. Emrat konkretė, se me kė do tė tentojė tė hyjė nė bisedime presidenti i FSHF-sė, nuk bėhen e ditura, por njė gjė ėshtė e sigurt: Trajnerit Ari Han pėr kėtė miqėsore do ti plotėsohet dėshira pėr njė kundėrshtar tė fortė, natyrisht kombėtare tė pranueshme, pasi njė ndeshje me emra tė mėdhenj tė futbollit europian ėshtė gati e pamundur,- shtojnė burime nė federatė. Njė pjesė e mirė e skuadrave, pėrjashto ato me emėr, e kanė lėnė pėr ta zgjidhur miqėsoren gjatė kėtij muaji, kjo nė kuadėr tė ndeshjeve eliminatore pėr botėrorin 2010. Mė 19 nėntor, me shumė mundėsi, Shqipėria do ta luajė ndeshjen miqėsore jashtė fushe.
Shkruaj Koment
Sporti Shqiptar
|