Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Kombetarja - Pritet zyrtarizimi i miqesores me Turqine


FSHF-ja pritet te zyrtarizoje shume shpejt emrin qe do te vihet perballe kuqezinjve me date 19 Nentor. Burime te sigurta prane institucionit te futbollit, bene te ditur se eshte arritur nje akord me federaten turke te futbollit per te zhvilluar miqesoren e parashikuar me date 19 Nentor, date qe eshte lene e lire nga UEFA. Ka dite qe lakohen dy kundershtare te mundshem.

Pervec Turqise ne planet e FSHF-se ishte edhe Sllovakia. Homologet turq thuajse e kane pranuar ftesen per te luajtur ndaj Shqiperise. Miqesorja do te zhvillohet ne Turqi. Pas ndeshjeve zyrtare te tetorit, kundershtari i miqesores eshte nje tjeter ekip i forte. Perballe Turqise Ari Han do te drejtoje per here te trete Shqiperine ne nje ndeshje miqesore. Ne dy sfidat e meparshme te Ari Hanit kombetarja shqiptare ka humbur me Polonine 1-0 dhe fitoi me Lihtenshtejnin, 2-0. Holandezi i stolit kuqezi ka arritur te shenoje edhe nje rekord ne 4 ndeshjet qe ka drejtuar kombetaren, e cila ka pesuar nen drejtimin e tij vetem nje gol.

Shkruaj Koment



Koha Jone

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum