Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Kombetarja - Sllovakia, kundėrshtari pėr miqėsoren e rradhes


Duket se do tė jetė Sllovakia kundėrshtari i Shqipėrisė pėr miqėsoren e 19 nėntorit, njė datė e lirė e FIFA-s. Lajmin e bėn tė ditur pėr “Sportin shqiptar” sekretari i pėrgjithshėm i FSHF-sė, Arben Bici. I pyetur se nė ēfarė faze janė kėto bisedime, numri 2 i institucionit tė futbollit tregoi: “Jemi duke biseduar me Sllovakinė. Nuk mund ta konfirmojmė si tė sigurt, por gjasat janė qė kjo marrėveshje me Federatėn e Sllovakisė tė arrihet. Tani nuk mund tė them, nėse ndeshja do tė luhet nė Shqipėri apo Sllovaki, por gjithēka do tė vendoset pas “ok”-it pėrfundimtar nga homologėt tanė, qė shpresojmė tė jetė i shpejtė.”

Kjo kombėtare ishte nė planin e FSHF-sė edhe pėr miqėsoren e 20 gushtit, por vendi se ku do tė luhej bėri qė bisedimet tė ngecnin. Sllovakia kėrkonte ta zhvillonte ndeshjen nė fushėn e saj, ndėrsa nga ana tjetėr, trajneri i kombėtares, Ari Han, donte qė miqėsorja tė luhej nė Shqipėri, duke pasur parasysh takimet eliminatore, qė ishin po brenda, me Suedinė dhe Maltėn. Njė kundėrshtar si Sllovakia u shkon pėr shtat edhe dėshirave tė trajnerit Han. “Pėr miqėsoren e 19 nėntorit, pavarėsisht se ndeshje mė tė afėrt do tė kemi Maltėn, nuk dua kundėrshtar tė njė niveli si Lihtenshteini. Kėrkoj qė tė bėhet maksimumi, pėr tė gjetur njė ekip tė fortė, me tė cilin kemi se ēfarė tė shikojmė nga skuadra,”- ka thėnė holandezi i kombėtares nė lidhje me miqėsoren e 19 nėntorit.

Duke pasur parasysh qė Shqipėria gjithnjė ka hasur vėshtirėsi nė gjetjen e kundėrshtarėve, kėtė herė FSHF ka menduar qė ta heqė qafe sa mė shpejt kėtė problem. Ka qenė vetė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, i cili pak ditė mė parė tentoi tė shfrytėzonte takimin nė selinė e FIFA-s, pėr tė arritur ndonjė marrėveshje me homologėt e tij. Por sipas burimeve pranė tij, pėr shkak tė kohės sė paktė qė kishte nė dispozicion, nuk u arrit ndonjė akord paraprak. Pas ndeshjeve eliminatore nė transfertė, fillimisht me Hungarinė mė 11 tetor e mė pas me Portugalinė mė 15 tetor, trajnerit Ari Han i duhet tė mendojė pėr ndeshjen mė tė afėrt, e cila ėshtė mė 11 shkurt me Maltėn. Dhe nė kuadėr tė kėsaj tė fundit, do tė luhet miqėsorja e 19 nėntorit, qė pėr holandezin ėshtė e vetmja mundėsi pėr tė parė ekipin deri nė muajin shkurt.

Shkruaj Koment



Sporti Shqiptar

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum