admin
|
Kombetarja U17 - Fillojne keq eleminatoret
Shqiperia U17 e drejtuar nga trajneri i ri Ardian Mema ka zhgenjyer ne ndeshjen e pare te eleminatoreve per Europianin e ketyre moshave. Shqiperia merr pjese ne Grupin 10 qe pervec kuqezinjve ka edhe Maqedonine, Bjellorusine dhe Finlanden qe eshte dhe vendi prites per ndeshjet e grupit.
Shqiperia i filloi eleminatoret sot, pikerisht kunder vendasve te Finlandes ne oren 15:00 ne stadiumin "Hyvinkää Sportspark" ne Hyvinkaa. Finlanda ka mbyllur pjesen e pare ne avantazh 2-0 dhe me pas ka shtuar edhe dy gola te tjere ne pjesen e dyte te ndeshjes ne minutat 47' dhe 57' duke fituar keshtu me rezultatin e thelle 4-0.
Finalndezet kryesojne keshtu Grupin 10 me tre pike, ndersa Shqiperia mban vendin e fundit pasi Maqedonia dhe Bjellorusia kane nga nje pike pas barazimit pa gola midis tyre.
Shqiperia do te luaj edhe dy ndeshje ne kete grup. Ne 25 shtator do te ndeshet me Bjellorusine dhe ne 28 shtator me Maqedonine. Vetem vendi i pare ne grup kualifikohet per me tej, keshtu qe shpresat tashme per kuqezinjte 17 vjecare jane shume te vogla.
Per Finlanden luante edhe nje shqiptar, Lum Rexhepi, por ai nuk u aktivizua ne kete ndeshje.
Shqiperia
* 1 Deljan Bregasi
* 18 Ariel Shitini (73' Glaus Bucpapaj)
* 3 Eugen Shima
* 2 Fracesjo Tirana (58' Gers Delia)
* 5 Bruno Dita
* 7 Salvadore Sulce
* 4 Amdi Ceka
* 6 Jurgem Mumajesi
* 16 Abaz Karakasi
* 9 Alfred Guza (36' Eni Imami)
* 10 Edon Hasani
Grupi 10 - Renditja
Finlande 3 4-0 1
Bjellorusi 1 0-0 1
Maqedoni 1 0-0 1
Shqiperi 0 0-4 1
Ndeshjet
Finlande - Shqiperi 4-0
Shqiperi - Bjellorusi ( 25.09.08 )
Maqedoni - Shqiperi ( 28.09.08 )
Shkruaj Koment
FutbolliShqiptar.net
|