admin
|
Kombetarja U17 - Turperohet skuadra e Memes
Nese rezultatet jane ato qe kane rendesi, atehere duket se trajneri i emeruar para pak kohesh ne krye te Kombetares U17, Ardian Mema, nuk do te jete per nje kohe te gjate ne kete post.
Debuti i tij para dy ditesh ishte nje disfate 4-0 kunder Finlandes, por ajo ndeshje mund te konsiderohet dinjitoze tani, kur Shqiperia u mund 7-0 ne Riihimäki te Finlandes, ne ndeshjen e dyte kunder Bjellorusise, duke shuar cdo fije shprese qe kishte mbetur per kualifikim.
Bjellorusia qe barazoi ne ndeshjen e pare me Maqedonine, e mbylli ndeshjen qe ne pjesen e pare duke shenuar tre here. Edhe ne pjesen e dyte, megjithese kane nje avantazh te thelle, ata e filloj furishem duke shenuar gola te shpejte njeri pas tjetrit dhe kur ora tregonte minuten e 50', rezultati ishte 6-0. Nuk mbaron me kaq. Bjelloruset shenojne edhe golin tjeter ne minuten e 64' dhe turperojne Shqiperine duke mposhtur 7 here portierin Deljan Bregasi.
SHqiperia duket se po shkon drejt vendit te fundit, ashtu si ne tre edicionet e fundit te Europianit U17. Vetem se kesaj rradhe golavarazhi mund te jete me i thelle se zakonisht duke marra parasysh se ne 2 ndeshje jane pesuar 11 gola. Shanse ka per tju larguar fundit, pasi ne ndeshjen e fundit Shqiperia do te luaj Maqedonine qe ka vetem nje pike pas humbjes sot 2-1 kunder Finlandes. Megjithate dy ndeshjet e para nuk lene aspak shpresa per fitore.
Grupi 10 - Renditja
Finlande 6 6-1 2
Bjellorusi 4 7-0 2
Maqedoni 1 1-2 2
Shqiperi 0 0-11 2
Ndeshjet
Finlande - Shqiperi 4-0
Shqiperi - Bjellorusi 0-7
Maqedoni - Shqiperi ( 28.09.08 )
Shkruaj Koment
FutbolliShqiptar.net
|