Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Kombetarja U19 - Neser fillojne eleminatoret kunder Anglise

Pėrfaqėsuesja Under 19, e drejtuar nga Ramadan Shehu, ka mbėrritur nė kryeqytetin e Irlandės sė Veriut, Belfast. Kuqezinjtė e vegjėl do tė jenė tė impenjuar nė Grupin 9 eliminator tė Kampionatit Evropian U-19, ku i presin kundėrshtarė mjaft tė vėshtirė si Anglia, Serbia dhe organizatorėt e Irlandės sė Veriut.

Pas rreth dy javėsh pėrgatitjeje nė Mavrovė, dje nė orėt e para tė mėngjesit, kombėtarja e moshave filloi zyrtarisht aventurėn ndėrkombėtare. Ndeshja e tyre e parė do tė luhet tė mėrkurėn pasdite kundėr Anglisė, nė stadiumin "Kolerein". Fakti interesant ėshtė se ky takim ka bėrė qė tė shtyhet pėrballja e parashikuar pėr sot, ndėrmjet vendasve tė Kolereinit dhe Kliftonvil.

Takimi i dytė pėr Shqipėrinė ėshtė planifikuar tė luhet mė 10 tetor (tė premten) kundėr Serbisė nė stadiumin "Njuri Siti". Aventura nė grupin eliminator do tė mbyllet me ndeshjen e datės 13 tetor, kur kuqezinjtė do tė pėrballen me Irlandėn e Veriut. Grupi ėshtė tejet i vėshtirė dhe kjo duket qartė nga emrat e kundėrshtarėve, por objektivi i trajnerit Shehu dhe stafit tė tij ėshtė qė paraqitjet e skuadrės tė jenė sa mė tė mira.

Shkruaj Koment



Gazeta Shqip

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum