Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Kombetarja - Vleresimet e lojtareve

Arjan Beqaj - 7 - Eshte treguar shume i sigurte ndaj Maltes. Ka zgjidhur mire pproblemet e krijuara nnga maltezet dhe eshte tashme zgjedhja e padiskutueshme per porten.

Ansi Agolli - 5 - Pika me e dobet e mbrojtjes shqiptare. Shpesh here kishte probleme me kontrollin e topit dhe tregonte shpesh pasiguri. Pozitive ishin krosimet e tij nga krahu i majte.

Armend Dallku - 6.5 - Luajti mire ne mbrojtje por nuk ishte ne forme kur dilte perpara ne ndihme te sulmit. Munguan krosimet e tij te sakta te cilat jemi mesuar ti shikojme me shpesh. Megjithate ishte autori i njerit prej golave.

Debatik Curri - 6 - Vazhdon te luaj jashte pozicioni ne qender te mbrojtjes dhe u vu shpesh here ne veshtiresi nga sulmet e maltezeve, sidomos nga Mifsud.

Lorik Cana - 6.5 - Luajti mire ne qender te mbrojtjes por shpesh here linte pozicionin e tij duke avancuar shume. Kunder Maltes nuk ishte ndonje problem i madh por me skuadra te tjera mund te jete e rrezikshme. Megjithate ai  ijep siguri prapavijes si ne mbrojtje ashtu edhe ne mesfushe.

Elvin Beqiri - 6 - U fut ne loje ne pjesen e dyte dhe zhvilloi nje ndeshje mesatare. Nuk pati shum kontakt me topin.

Altin Lala - 5.5 - Ndeshje jo e mire per kapitenin e Shqiperise. I pafusqishem te shkaterroje sulmet e kundershtareve dhe pa aftesite e duhura per te nisur sulmet e skuadres.

Ervin Bulku - 5 - Ndeshje jo shume pozitive per Ervin Bulkun qe kishte veshtiresi te ndalonte sulmet e maltezeve dhe shpesh here gjendje jashte pozicioni. Disa here humbi dhe topin ne mesfushe duke rrezikuar shume.

Besart Berisha - 6.5 - Luajti pak minuta por tregoi se e ka lene pas demtimin e gajte dhe ka ardhur ne form e tij te dikurshme. I rrezikshem me shpejtesine dhe gjaujtjet e tij. Sigursiht qe duhet te merret ne konsiderate per nej vend titullari.

Klodian Duro - 7 - Ndeshje shume e mire per mesfushorin e Omonias. Tha nje asist te bukur ne golin e pare dhe u tregua i vemendshem ne golin e dyte qe realizoi vete. Ishte nje rrezik konstant per mbrojtjen Malteze me tekniken dhe vizionin e tij.

Jahmir Hyka - 7.5 - Gjithmon i rrezikshem ne krahun e majte sa here qe kishte topin ne kembe. Ashtu si dhe kunder Suedise ishte gjithmone i afte ti ikte kundershtarit te tij dhe te depertonte. Ishte dhe fillestari i golit te dyte te shenuar nga Duro fale krosimit te tij ne zone. Ishte prezent dhe ne fazen mbrojtese duke bere shpesh here presion.

Ervin Skela - 7.5 - Si gjithmone shume i rendesishem ne organizimin e lojes. Pike referimi per skuadren. Ishte i levizshem dhe nismetari i shumices se sulmeve. Gjithmone i sakate me pasimet e tij.

Hamdi Salihi - 6 - I futur ne pjesen e dyte ne vend te Bogdanit, nuk luajti shume minuta. E ka te veshtire te luaje si sulmues i vetem por eshte i levizshem dhe e kerkon gjithmone golin.

Erjon Bogdani - 8 - Padyshim me i miri per Shqiperine ne kete ndeshje. Luajti shume mire i vetem ne sulm edhe pse nuk u furnizua sic duhej nga skuadra. Krijoi disa raste per lojtaret e tjere dhe shenoi nje gol te bukur  me koke. Eshte zgjedhja me e mire per sulmues te vetem fale fizikut, zgjuarsise dhe eksperiences se tij.

Shkruaj Koment



FutbolliShqiptar.net

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum