Neptun Bajko shkarkohet nga Besėlidhja
Neptun Bajko nuk do ta drejtojė Besėlidhjen nė ndeshjen kundėr Besės, tė vlefshme pėr javėn e 21-tė tė Kategorisė Superiore. Nė vend tė ish-trajnerit tė Partizanit skuadrėn lezhjane do ta drejtojė Ilir Gjyla.
Lajmi konfirmohet nga ORA SPORT i televizionit tė njohur informativ ORA NEWS.
Bajko, trajneri i tretė sezonal i Besėlidhjes pas Stavri Nicės dhe Ridvan Kullit, koleksioni nė shtatė takime: 2 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.
Nė ndeshjen e fundit tė kampionatit Besėlidhja fitoi nė Korēė me Skėnderbeun 2-0.
Ilir Gjyla si Skenderbeu: Grinten e gjeta mes jush
4 Mars Beselidhja, nen drejtimin e lushnjarit Ilir Gjyla, qe eshte ne pankine per me shume se dhjete dite, ka arritur rezultate mjaft te mira, duke mos humbur asnje nga tre ndeshjet e zhvilluara. Sidoqofte, ai ndjehet i bezdisur nga ata qe ai ndonjwhere i quan elozhe dhe nuk ka deshire te konsiderohet protagonisti i ketyre arritjeve per nje kohe kaq te shkurter ne drejtimin e skuadres lezhjane. Ai ka pohuar se skuadres lezhjane nuk i ka munguar shpirti i gares dhe eshte teper i sinqerte kur pohon se ka vendosur ne rolet e tyre disa futbolliste te vecante, cka kane sjelle ndryshime ne lojen e skuadres por mendon se deri ne arritjen e suksesit duhet shume pune per te perballuar 11 ndeshjet e mbetura.
? Tre pike shprese ne Elbasan
? Normalisht qe jane, por shpresa e vetme nuk mjafton. Kjo, pasi do te jemi te kenaqur, vetem atehere kur te mund te themi se edhe sezonin e ardhshem do te luajme ne superiore. Madje ne ne Elbasan kemi lare njeren dore dhe diku tjeter presim te lajme tjetren qe ne fund te dyja se bashku te na ndihmojne per te zbardhur fytyren. Trepikeshi na ka ngrohur, por, sduhet te harrojme se kemi shume rruge per te bere.
? Megjithate rezultati ne Elbasan nga media dhe njerez te vecante eshte konsideruar si jo real?
? Besoj se nuk ju vjen keq te them se nuk kam deshire te besoj cfare thone te tjeret. Persa kohe fitorja jone ka qene plotesisht e merituar, une jam ne rregull.
? Vetem ju, sic thuhet, keni gjetur sekretin e lezhjaneve. Cili mendoni se eshte ai ?
? Per hir te se vertetes me duket se po teprohet pak me kontributin tim dhe ndryshimet qe kam bere une gjate kesaj periudhe te shkurter tek skuadra. Thuhet ta zeme se une kam sjelle ne skuader shpirtin e gares. Nuk jam dakord me kete. Lezhjanet e kane patur shpirtin e gares dhe nuk mund te imagjinohen pa kete shpirt. Ajo cka une kam ndryshuar ka te beje me levizjen e tre?kater futbollisteve ne role qe ata luajne e japin me shume dhe kjo ka rritur lojen e skuadres, pasi ata kane dhene maksimumin. Sa per pyetjen qe ju me drejtoni mendoj se ndoshta ka ardhur momenti dhe dua te nenvizoj edhe njehere se nuk jam as nuk do te jem une shpetimtari.
? Jeni renditur te parafundit. Cka do te thote nje klendar jo favorizues si me skuadrat rivale, ashtu dhe ne ndeshjet shtepiake?
? Kalendari eshte i barabarte, si per ne, ashtu dhe per rivalet, por ajo qe do te percaktoje fatin tone do te jene perballjet direkte me rivalet ku piket ndaj tyre kane vlere te dyfishte teksa pse jo mund tu vjedhim pike dhe skuadrave qe pretendojne.
? Ndeshja e radhes me Partizanin nje kundershtar qe duket i pandalshem. Besoj se nuk eshte shpejt te thoni dicka?
? Eshte nje pyetje qe ne trajnereve na behet shpesh para cdo ndeshje pavaresisht se sa dite para zhvillimit te saj. Pas nje pushimi nje ditor sot kemi filluar pergatitjet per kete ndeshje qe e vleresojme maksimalisht. Ne po punojme qe grupit te futbollisteve qe kemi ne dispozicion per kete ndeshje ti marim maksimumin dhe besoj se kete do ta arrijme. Natyrisht dhe kundershtari yne, nuk e teproj te them, skuadra aktuale me ne forme e superiores do te beje pergatitjet e veta.
Partizani_One
Toma: Kjo Besėlidhje tė bind mė shumė
Lekė Miraj
29-02-2008
Mail Print
Pėrveēse kapiten i ekipit, ai ėshtė njė lider. Kėshtu ėshtė kapiteni i Besėlidhjes, Sokol Toma, mungesa e tė cilit vihet re menjėherė nė ekip, sidomos nė ekipe jopretendente. Eksperienca e Tomės e ka ndihmuar shumė ekipin nė tė gjitha aspektet. Pas eliminimit nga kupa, qė pritej nė fakt, edhe pse Besėlidhja rezistoi goxha, nė kampin lezhjan po mendohet vetėm pėr kampionatin, ku synohet mbijetesa. Pėr mė shumė ja ēfarė thotė kapiteni Toma nė intervistėn e tij:
Si do ta vlerėsonte kapiteni Toma lojėn e Besėlidhjes nė Shkodėr pėr kupė?
Ishte njė barazim i merituar. Ka qenė njė lojė e mirė e bindėse nga ana jonė. Ekipi luajti vėrtet mirė dhe e vuri disa herė nė vėshtirėsi Vllazninė. Nė tė vėrtetė, nuk shkuam nė Shkodėr me ndonjė ambicie pėr kualifikim, por pėr tė luajtur dhe ndėrtuar diēka pėr ndeshjen e Elbasanit. Luajtėm lirshėm, terreni ishte shumė i mirė, Vllaznia tė lejon tė luash futboll dhe shkodranėt sikur e kishin fjetur mendjen, por u zgjuan kur u pėrballėn me lojėn tonė. Ne synuam tė harmonizojmė veprimet, sidomos nė mesfushė e mbrojtje, pasi mendoj se do tė kemi punė nė Elbasan.
Pra, mendoni se mbrojtja do tė kishte vėshtirėsi nė ndeshjen e Elbasanit?
Patjetėr qė do tė kemi trysni nga elbasanasit, prandaj dhe duhet shumė kujdes nė mbulimin e kundėrshtarit e harmonizim veprimesh. Megjithatė, kam besim tek aftėsitė e morali i futbollistėve qė luajnė nė mbrojtje. Pastaj po tė veprojė mesfusha, siē ka vepruar nė Shkodėr, detyra jonė lehtėsohet mjaft.
Ēfarė ju bėri pėrshtypje nga mesfusha nė Shkodėr?
Ata kanė luajtur shumė mirė, e kanė mbajtur kundėrshtarin larg nesh, duke punuar mirė me topin dhe duke qenė tė saktė nė organizimin e lojės e nė veprimet mbrojtėse. Punuam shumė e saktėsisht nga ana taktike.
Ē'ka ndryshuar te loja e Besėlidhjes?
Skuadra ka fituar besim, ėshtė shtuar lufta sportive, dėshira pėr fitore dhe ėshtė rritur pėrgjegjėsia pėr zbatimin e detyrave. Kėto kanė ardhur nga kėrkesa e vazhdueshme e trajnerit. Futbollistėt po luajnė nė rolet e tyre natyrale dhe nuk shoh eksperimente me lojtarė pėr tė luajtur nė role tė ndryshme. Them se jemi tė vendosur mė mirė nė fushė, jemi mė tė qartė taktikisht dhe mė tė pėrgjegjshėm pėr zbatimin e detyrave, pasi herė pas here dėgjojmė bilbilin e trajnerit kur gabojmė nė stėrvitje, apo zėrin e fortė tė tij kur gabojmė nė ndeshje, duke u ndier mė tė karikuar gjatė 90 minutave tė lojės. Futbollisti ka nevojė edhe pėr sinjalin e trajnerit nga stoli. Mendoj se qė nga ndeshja me Besėn, Besėlidhja ka rritje nė shumė drejtime.
Po pėr ndeshjen nė Elbasan ēfarė mendimi ka Toma?
Unė jam i bindur se nuk dalim duarbosh nga Elbasani. Por duhet tė jemi tė kujdesshėm dhe me kėmbė nė tokė, se luajmė kundėr njė ekipi tepėr cilėsor, qė pret tė korrigjohet me ne pėr kampionat, pasi pėr kupė e bėri autokritikėn me Shkumbinin. Duhet tė luajmė thjesht, nė bllok dhe tė zbatojmė detyrat.
Partizani_One
Gjyla ndjek demat: Janė tė rrezikshėm
6 Mars Trajneri Ilir Gjyla, dje e ka zhvilluar paradite seancėn stėrvitore tė radhės me skuadrėn, sepse pasdite ka ndjekur ndeshjen mes Dinamos e Partizanit, qė nė dy pėrballjet e para radhazi pėr kampionat do tė jenė kundėrshtarė tė Besėlidhjes. Nė fakt, dje paradite Gjyla ka zhvilluar ndeshjen e kontrollit, ku ka eksperimentuar dhe ka testuar tė gjithė futbollistėt nė dispozicion. Trajneri ėshtė pėrpjekur tė projektojė formacionin anti?Partizani, duke patur parasysh edhe mungesėn e kosovarit Baliē, i skualifikuar nga kartonat. Tashmė Gjyla ka njė ide tė qartė pėr vlerat e secilit futbollist, ēka do ta ndihmojė qė tė nxjerrė nė fushė, nė ndeshjen ndaj Partizanit, njė formacion bindės, sikurse ka bėrė nė ndeshjet e deritanishme, ku ka arritur rezultate pozitive. Opinioni i specialistėve lezhjanė ėshtė se Gjyla tregohet fanatik nė ruajtjen e atij formacioni, qė arrin rezultatin pozitiv, ndėrsa i ka gjetur vendin secilit futbollist. Kurse trajnerėt para tij rrallė ndodhte tė luanin dy ndeshje me tė njėjtėn pėrbėrje tė skuadrės. Kjo hallakatje e tyre mund tė ketė qenė dhe njė nga shkaqet kryesore tė mungesės sė rezultateve tė skuadrės lezhjane ka pohuar nė konfidencė njėri prej specialistėve.
Dy kundėrshtarė tė fortė ? Nė kontaktin me telefon pas ndeshjes sė djeshme Dinamo?Partizani, pėr turin e tretė tė kupės, tė cilėn tekniku lezhjan e ka ndjekur, ai ėshtė shprehur se, pavarėsisht si u paraqiten dy kryesueset e kampionatit nė pėrballjen mes tyre, syri i tij i ka vlerėsuar si barriera shumė tė forta. Gjyla nuk ka dhėnė detaje, tė cilat duket i mban pėr vete, por ka theksuar se Partizani, kundėrshtari i radhės i lezhjanėve, nuk ka treguar vlerat e plota tė tij. Sipas Gjylės, te skuadra e kuqe mund tė ketė ndikuar negativisht euforia e fitores nė derbin ndaj bardhebluve tiranas, por nuk pėrjashtohet dhe varianti i ruajtjes sė rezervave pėr ndeshjen kthimit tė kupės. Por, pėrtej asaj, ēka Gjyla ka vėzhguar dje nė pėrballjen e kryeqytetasve pėr kupė, ndonėse Partizani ka humbur, tė kuqtė ai i vlerėson maksimalisht. Ka futbollistė cilėsorė, tė pėrgatitur fizikisht, tė qartė taktikisht, pavarėsisht se kėto cilėsi Partizani i shfaqi disi tė zbehura pėrballė Dinamos. Shkurt, ata janė tė rrezikshėm, ka theksuar Gjyla. Ndėrkohė, nisur nga paraqitje e djeshme e demave pėrballė Dinamos dhe nga njohja qė ai ka pėr ta, Gjyla ka pohuar se dy ditėt e stėrvitjes nė dispozicon do tė na vlejnė pėr tu pėrgatitur e pėr tė riparuar disa elementė, pėr tiu kundėrvėnė skuadrės sė kuqe.
K.F. LAĒI
Ishalla po bjen play off Laēi-Beslidhja se ateher keni me pa tifozllik te papam
Partizani_One
K.F. LAĒI wrote:
Ishalla po bjen play off Laēi-Beslidhja se ateher keni me pa tifozllik te papam
derbi
Partizani_One
Gjyla: Ah ajo minuta e fillimit tė lojės!
10 Mars "Sikur ndeshjes me Partizanin t'i hiqnin 1 minutė e 30 sekonda Besėlidhja do tė kishte fituar njė pikė nė stadiumin "Qemal Stafa" ka thėnė Gjyla. "Jemi goditur nė mėnyrė tė rrufeshme, sa nuk na ėshtė besuar qė po e fillonim ndeshjen me gol tė pėsuar" ėshtė shprehur tekniku lushnjar. Lezhjanėt kanė udhėtuar nė Tiranė pėr njė rezultat pozitiv, edhe pse kanė patur mungesa serioze, por nėse nuk e kanė arritur atė, sipas Gjylės kjo nuk ka ndodhur pėr meritė tė Partizanit, por pėr njė gabim tė Smajlit nė vendosje. Por, pėrveēse kanė gabuar nė fillimlojė, kur kanė pėsuar golin e vetėm, lezhjanėt kanė qenė tė pafuqishėm nė mėsymje. Gjyla ishte i detyruar tė luante me Ngjelėn tė tėrhequr, teksa dhe Ivanaj nė shumicėn e kohės ka vepruar si i tillė. Tė vetmin sinjal, se Besėlidhja ėshtė gjallė, e ka dhėnė si pėrherė Pėrlleshi, nė minutat qė u aktivizua, kur ėshtė goditur porta e Shehit dhe janė organizuar disa aksione tė bukura, por qė nė mungesė tė fuqisė konkluduese mbetėn tė pakonkretizuara. Megjithatė, Gjyla ka ngelur i kėnaqur nga loja e tė tijve. "Siē kam pohuar dhe pas ndeshjes, nė kompleks skuadra ka zhvilluar njė lojė tė mirė dhe rezultati mė i drejtė do tė ishte barazimi. Jam i bindur se po tė shkonim me formacionin e plotė, mund tė kėrkonim maksimumin" theksoi trajneri i lezhjanėve. Pėr Gjylėn, Besėlidhja ka njė pėrbėrje tė tillė, qė i ndjen shumė mungesat, madje dhe njė tė vetme. "Kam mendimin se seancėn e parė tė stėrvitjes do ta filloj me njė kėshillė, qė lojtarėt tė tregohen mė tė kujdesshėm" ka vijuar Gjyla. Ndėrkaq, lidhur me ndeshjen ndaj Partizanit ai nuk ka ngurruar tė shprehet edhe pėr " mungesė impenjimi tė ndonjė futbollisti". Nuk ka pėrmendur emra konkretė dhe nuk ka saktėsuar asgjė, por nė mėnyrė tė pėrgjithshme e ka evidentuar kėtė fakt, mė shumė pėr tė treguar se te disa futbollistė janė vėrejtur probleme tė kondicionit fizik dhe rendiment i ulėt nė lojėn e tyre. Sidoqoftė, siē ka pohuar dhe mė parė, Gjyla i qėndron besnik atij grupi futbollistėsh, tė cilėt i kanė dhėnė rezultate pozitive nė ndeshjet e para dhe lė detyra pėr futbollistėt zėvendėsues, tė cilėt duhet tė punojnė mė fort.
"Nuk na besohet" - Kur teknikun Gjyla pas ndeshjes e kanė pyetur pėr tė thėnė diēka, rreth fitores sė Teutės nė Shkodėr, ai ėshtė pėrgjigjur: "Nuk habitem, sepse dhe ne kemi bėrė rezultate pozitive dhe do tė arrijmė sėrish, ky ėshtė futbolli". Po tė mos implikohej gjykimi i ndeshjes sė kėtij ēifti gjithēka do tė na duket normale" ka thėn asistenti i Gjylės, Valentin Gjetja. "Nuk mund ta besoj se trukimi ėshtė bėrė nė atė nė mėnyrė. Gjithsesi, mendoj se FSHF, gjykata sportive duhet tė ndalen nė kėtė dukuri tė shėmtuar, nėse ėshtė e vėrtetė", ka mbyllur Gjetja. Megjithatė, ka nėnvizuar qė "nėse kjo ėshtė e vėrtetė, viktimė e kėtij kompromisi jemi ne, prandaj dhe nxitoj tė flas".
Partizani_One
Besėlidhja: Nėndetsja do tė mbytet nė Lezhė!
19 Mars Kapiteni lezhjan, Sokol Toma, pasi ka mėsuar se ndeshja me Dinamon do tė luhet ditėn e shtunė ka thėnė se, pėr ta fituar kėtė ndeshje duhet tė hedhim shpirtin nė fushė. Lezhjanėt janė tejet tė vendosur qė nė kėtė pėrballje tė japin maksimumin e tyre. Sipas Tomės, lezhjanėve nuk u intereson aspak se ēdo tė bėjė Dinamo dhe me ēfarė qėllimi vjen ajo nė Lezhė. Skuadra ėshtė tejet e karikuar pėr ti marrė maksimumin Dinamos pasi pikėt e plota konsiderohen tė domosdoshme nė rezultatet qė duhen pėr tė realizuar objektivin. Duhet ta realizojmė kėtė ? tha kapiteni ? se hapat deri nė fund tė kampionatit janė tejet tė kufizuar dhe nėse ne gabojmė, sidomos nė kėtė ndeshje shtėpiake, ne do tė hymė nė njė rrugė qė nuk na ēon atje ku duhet. Prej kėtej, bindja: Skuadra ėshtė nė formė, teksa grupin e kemi tė plotė dhe stimuli material pėr fitoren na josh tė gjithėve. Nėndetsja do tė mbytet nė Lezhė!.
Tė ruhemi nė minutat e para
Mbrojtėsi i qendrės u ka bėrė thirrje shokėve tė tij pėr tiu raujtur befasisė sė kundėrshtarit. Ne ? ka thėnė ai ? duhet tė mbrohemi mirė, sidomos nė minutat e para, pėr tė mos u ndėshkuar. Pėrvoja jonė ka treguar se, sidomos nė ndeshjet shtėpiake, kemi vėshtirėsi nė rimarrjen e vetes kur pėsojmė. Kjo ndoshta dhe pėr faktin e presionit qė na bėhet nga prania e tifozerisė. Ndėrkaq Toma ka kėrkuar nga skuadra e veēanėrisht nga dy repartet e tjera tė skuadrės qė tė interpretojnė sa mė mirė. Na duhet tė shėnojmė ?ka vijuar mbrojtėsi ? Kemi goleadorėt Ngjela dhe Ivanaj, por dhe Petreskin, pa harruar qė pėr skuadrėn tonė kanė shėnuar mbrojtės dhe mesfushorė.
Bazuar nė pėrgatitjet qė Gjyla ka realizuar me skuadrėn ėshtė dukur qartė se loja e skuadrės lezhjane do tė jetė ofensive nė kėtė ndeshje. Ai ēdo ditė eksperimenton dhe siē thotė Toma, ka dhe tre ditė pėr tė bėrė atė qė duhet
Vjen Smajli, dėmtohet Baliē
Dje, pas njė shkėputje disaditore pėr arsye dėmtimi, mesfushori lezhjan Smajli ėshtė bashkuar me grupin nė stėrvitje. Eshtė rikuperuar plotėsisht dhe ka pėrballuar mjaft mirė ngarkesėn. Ka qenė ogur i mirė pėr Gjylėn, qė e ka qarė mungesėn e tij. Por, teknikut i ėshtė prishur qejfi kur, nė fund tė takimit, ka parė mbrojtėsin Baliē tė lėrė fushėn e stėrvitjes, pėr shkak tė njė tėrheqjeje. Gjyla e konsderon Baliēin si njė pikė tė fortė tė skuadrės ndaj dhe ka lėnė detyrė pėr stafin mjekėsor qė tė bėjnė ēmos pėr riaftėsimin e tij.
Partizani_One
Ivanaj, golin e parė ndaj bluve
20 Mars Njė ndėr lojtarėt e njohur tė skuadrės lezhjane, ish?goleadori i saj, Kreshnik Ivanaj, ka folur pėr gazetėn tonė lidhur me ndeshjen e fundjavės me Dinamon. Ivanaj ndihet keq qė ende nuk ka gjetur golin pas rikthimit nė skuadėr, por ndeshjen me blutė e konsideron moment tė mirė pėr tė gėzuar veten dhe tifozerinė lezhjane. Sipas tij, goli i parė do tė prodhohet nė kėtė ndeshje dhe kėtė ai e parandjen.
? Ndėrsa njiheni si golshėnues, nė tri ndeshjet qė kemi luajtur, pas rikthimit nė skuadėr, nuk keni dalė te goli...
? Nuk janė tri ndeshje tė plota, por kam luajtur pjesė tė tyre, pėrveē asaj me Partizanin, ku jam aktivizuar pėr 90 minuta. Sidoqoftė, unė kam bėrė pėrpjekje por duhet thėnė se jo gjithmonė kam luajtur i avancuar. Megjithatė, fakti qė unė ende nuk kam prodhuar gol mė mundon. E di se do tė ēlirohem dhe do tė dal nė zanatin tim fill pasi tė shėnoj golin e parė.
? Nė kėto ndeshje qė keni luajtur, jeni ndėshkuar dy herė...
? Pa dashur tė justifikohem, sqaroj se me Teutėn jam ndėshkuar pėr luftė tė fortė sportive, ndėrsa me Besėn kam gabuar instiktivisht teksa gjyqtarėt kanė zbatuar rreptėsisht rregulloren pa toleruar aspak. Sigurisht, skuadra ka vuajtur prej kėtyre ndėshkimeve tė mia dhe unė do tė pėrpiqem tė gaboj sa mė pak.
? Thuhet se Dinamos ia keni marrė dorėn, pasi kur keni luajtur ndaj saj keni shėnuar...
? E vėrteta ėshtė se ndaj Dinamos pėrgjithėsisht kam shėnuar. Vite mė parė, kur kam luajtur pėr Shkumbinin, kalendari na ka pėrballur me Dinamon, ndeshje tė cilėn e kemi zhvilluar nė Elbasan, unė kam shėnuar golin e vetėm e tė fitores, por bluve u kam bėrė gol edhe nė Tiranė.
? Kjo do tė thotė se golin e parė tuajin e keni rezervuar pėr Dinamon?
? Mbase po. Duke luajtur si sulmues tė mirėfilltė me Ngjelėn, them se ėshtė momenti pėr tu rikthyer te goli. E parandiej se dėshira ime dhe e tifozerisė do tė plotėsohet duke shėnuar nė portėn e Dinamos.
? Ndeshja e sė shtunės....
? Ndeshje e vėshtirė, kur mendon se kundėrshtari renditet nė vendin e parė. Detyra jonė ėshtė tė japim gjithēka tonėn pėr tė marrė maksimumin dhe besoj se i kemi mundėsitė reale pėr ta bėrė.
Partizani_One
Lezhjanėt, gėzimi pa eufori pėr fitoren
25 Mars Atmosfera nė mjediset sportive tė Lezhės, pas ndeshjes me Dinamon, qė pėrfundoi me fitoren e Besėlidhjes, ka qenė festive. Lezhjanėt e futbollit kanė gėzuar deri nė orė tė vona pėr atė trepikėsh, qė ia kanė rrėmbyer me meritė kryesueses, duke hedhur njė hap jo tė vogėl drejt objektivit final.
Profecia e futbollistėve ? Tė gjithė futbollistėt kanė besuar te njė fitore e mundshme ndaj Dinamos. Gjatė javės ata e kanė deklaruar kėtė dhe e realizuan atė ēka kishin premtuar. Mbrojtėsi kosovar, Erdin Hashani, kishte thėnė se nuk do tė gabojmė tri herė radhazi me dinamovitėt dhe ai ka qenė lojtari mė taktik i Gjylės, ndėrsa Dritan Smajli, tanku i Besėlidhjes, ka interepretuar nė mėnyrė tė shkėlqyer detyrat. Kurse Kreshnik Ivanaj premtoi se golin e tij tė parė nė kėtė kampionat do ta shėnonte ndaj dinamovitėve dhe kėshtu ndodhi me tė vėrtetė. Janė dalluar edhe tė tjerėt, qė nga kapiteni Toma, pėr tė vazhduar me Da Silvėn dhe Paulinjon, ndėrsa Ngjela, edhe pse deri tani ka shėnuar vetėm njė gol pėr Besėlidhjen, mbetet i pazėvendėsueshėm nė skuadrėn e Gjylės. Ka qenė model i shpirtit luftarak nė ndeshjen me Dinamon, kur nuk ka lėnė pėllėmbė tė fushės pa shkelur, madje duke zgjidhur situata tė vėshtira edhe para portės sė tij. Unė zbatoj deyrat qė mė jep trajneri, teksa golat do ti shėnoj natyrshėm thotė vetė Ngjela.
Mendojnė pėr ndeshjet e tjera ? Njė nga shtyllat e Besėlidhjes edhe nė kėtė ndeshje ka qenė kapiteni Sokol Toma. Sidomos pas ardhjes sė teknikut Gjyla, ai po kalon njė formė mjaft tė mirė. Jo mė kot tekniku Gjyla e ka veēuar Tomėn, duke thėnė se ai mund tė jetė i vlefshėm edhe pėr pėrfaqėsuesen tonė. Por pėr Tomėn shqetėsimi ėshtė qėndrimi i Besėlidhjes nė Superiore. Mjaft kemi festuar pėr kėtė fitore, tani tė pėrgatitemi sa mė mirė pėr ndeshjet e radhės. Ato janė tė gjitha tė rėndėsishme pėr ne, ndaj nė asnjė moment nuk duhet tė lėshojmė ka thėnė pėr gazetėn tonė kapiteni Toma.
Skuadra stėrvitet nė Shėngjin
Reshjet e shumta, qė ranė dje, kanė pėrmbytur thuajse tė gjitha mjediset e stėrvitjes. Aneksi i stadiumit i ka ngjarė njė pishine noti, ndėrsa fusha ka qėnė gjysmė e pėrmbytur. Nė kėto kushte, skuadra lezhjane, nė drejtimin Gjylės, ka udhėtuar drejt Shėngjinit, ku nė rėrėn e pambuluar me ujė ėshtė zhvilluar stėrvitja. Sidoqoftė, Gjyla ka pohuar se nė ato kushte ka qenė e pamundur tė realizohet programi i stėrvitjes, duke e reduktuar atė nė vrapime. M.C
Partizani_One
Lezhjanėt, frika nga arbitrimi
4 Prill Shorti i zgjedhur, siē e kanė quajtur ata caktimin e gjyqtarit tė ndeshjes sė tyre me durrsakėt, i ka ngacmuar lezhjanėt, qė kanė reaguar. Sipas tyre, ata janė tė interesuar tė dinė se cili e ka kėrkuar kėtė mėnyrė tė caktimit tė arbitrit dhe ēqėllim kishte. Burime nga klubi i futbollit Besėlidhja bėjnė tė ditur se nga pala lezhjane nuk ka pasur asnjė kėrkesė pėr njė short tė tillė. Ndaj dhe habia lezhjane ėshtė se, pėrse pikėrisht pėr kėto dy skuadra pėrzgjidhen tre gjyqtarė, prej tė cilėve njėri do tė gjykojė. Tekniku i Besėlidhjes, Ilir Gjyla, thotė se tė paktėn ai nuk ka pasur asnjė ankesė pėr gjyqtarėt. Pėr mua, tė gjithė janė kopetentė dhe me eksperiencė thotė Gjyla, prandaj ai nuk e ka quajtur tė arsyeshme veēimin pėr pėrzgjedhjen e gjyqtarėve nė ndeshjen me Teutėn. Nėse ne do ta kėrkonim kėtė mėnyrė pėrzgjedhjeje, atėherė sektori i garave mund ta bėnte. Por ne nuk kemi kėrkuar asgjė, pasi ndeshjen me Teutėn e konsiderojmė si tė radhės ka sqaruar tekniku. Nga ana e saj, tifozeria e Besėlidhjes ka frikė se mos kundėrshtarėt e kanė rekrutuar ndonjėrin prej kėtyre gjyqtarėve. Gjithsesi, e gjithė kjo histori mund tė jetė e lidhur edhe me faktin se ndeshja Teuta?Besėlidhja ėshtė mė e rėndėsishmja e kėsaj jave, sepse ka tė bėjė me fati e dy skuadrave qė kėrkojnė mbijetesėn. Tekniku Gjyla, edhe pse ka shprehur habi pėr kėtė short, ka folur vetėm pėr masat qė po merr me skuadrėn e tij pėr tė futur nė grackė Teutėn. Ne duhet tu marrim futbollistėve tanė maksimumin dhe, nėse arrihet kjo nė Durrės, jemi tė fituar ka thėnė ai.
Sulmuesit premtojnė gol ? Dy sulmuesit e Besėlidhjes, Kreshnik Ivanaj dhe Marjus Ngjela, premtojnė se do tė shėnojnė nė portėn e Teutės. Ivanaj, i cili ka rritje tė dukshme nė lojėn e tij, ka treguar dhe me vepra, nė ndeshjen e kontrollit tė sė mėrkurės, se ai vėrtet mund tė shėnojė nesėr nė Durrės. Nė ndeshjen brenda familjes ai ka qenė i papėrmbajtur. Sė bashku me Ngjelėn ata synojnė tė shėnojnė secili golin e tretė pėr Besėlidhjen. Veē detyrave si sulmues i tėrhequr ? ka thėnė ai, ? do tė pėrpiqem tė integrohem mė mirė nė veprimet sulmuese, pėr tė shėnuar ndaj durrsakėve.
Partizani_One
Lezhjanėt, besim por dhe ankth nga gjykimi
5 Prill Skuadra lezhjane do tė luajė nė Durrės me bindjen e plotė se ajo i ka tė gjitha mundėsitė pėr ta fituar ndeshjen me Teutėn, edhe pse mendojnė se jo gjithēka do tė varet prej tyre. Gjykimi i ndeshjes ėshtė paralajmėruar si thembra e Akilit, pasi frika ėshtė se mos vendosin ata, qė nuk janė pjesė e skuadrave. Skuadra e Gjylės ėshtė pėrgatitur seriozisht dhe seancėn e fundit e kanė kryer dje, ndėrsa mė pas ėshtė nisur drejt Durrėsit. Futbollisti i pėrfaqėsueses kuqezi U?17, Teodor Pėrlleshi, ka pohuar se skuadra e tij, mė sė paku nė aspektin psikollogjik, ka besim se ndaj Teutės do tė fitojė, pėr tė shkuar pastaj drejt realizimit tė saj madhor, qėndrimi nė Superiore. Pėrlleshi, pėrveēse mendon qė skuadra e tij do tė jetė fituese me durrsakėt, ka bindjen se do ta arrijė atė me njė lojė tė bukur. Tekniku Gjyla, nga ana e tij, nė ndeshjen e sotme mendon tė hedhė nė fushė njė skuadėr agresive, e cila do ta kėrkojė golin qė nė minutat e para. Futbollistėt lezhjanė e dinė mjaft mirė rėndėsinė e fitores nė kėtė ndeshje dhe ndihen komod nė planin psikollogjik, sepse kanė tri pikė mė shumė se durrsakėt. Ndėrsa nė lidhje me frikėn e gjykimit, edhe Pėrlleshi ėshtė bėrė i ndjeshėm dhe, ndonėse sipas tij si i ri ėshtė herėt qė tė merret me probleme tė tilla, fakti qė emrat e gjyqtarėve pėr kėtė ndeshje janė kufizuar nė short e ka bindur atė tė mendojė si tė gjithė tė tjerėt.
Reagon Jaku ? Lidhur me hedhjen e shortit tė gjyqtarėve nė Alsat, ka reaguar dhe drejtori ekzekutiv i klubit Besėlidhja, Gjokė Jaku. Duke nėnvizuar faktin qė klubi i tij nuk ka kėrkuar asgjė nga sektori i garave nė FSHF, ka pohuar se organizimi i shortit pėr Besėlidhjen mund tė ketė qenė dhe i qėllimshėm. Tė mė falin gjyqtarėt, pasi pėr tė gjithė kam respekt, por nė mėnyrė tė veēantė gjirokastritit Latifi do ti kėrkoja drejtėsi nė gjykimin e kėsaj ndeshjeje tė rėndėsishme pėr tė dy skuadrat. Unė do tė kėrkoja qė pėrfaqėsues tė FSHF nė ndeshjen nė Durrės tė jenė monitorues tė arbitrimit, pėr tė mos lejuar njėanshmėri, qoftė dhe nė favorin tonė. Le tė fitojė ajo skuadėr qė e meriton, pasi vendimi i Komisionit tė garave nė FSHF ėshtė i parevokueshėm. Vetėm kaq mund kėrkoj pėr kėtė ndeshje, por njėherazi duke nxjerrė mėsimin pėr tė reaguar shpejt nė tė ardhmen, nėse do tė na krijohen situata tė tilla ka pėrfunduar Jaku.
K.F. LAĒI
Besėlidhja ia faturon humbjen gjyqtarit
Sporti Shqiptar
08-04-2008
Mail Print
I ka kushtuar shumė Besėlidhjes humbja me Teutėn nė Durrės, pasi e ka rikthyer ekipin lezhjan nė vendin e parafundit. Nuk i kanė treguar fare lezhjanėt vlerat e tyre nė kėtė ndeshje. Madje nuk kanė korrigjuar asgjė nga ajo lojė e dobėt nė Korēė, ku megjithėse kanė luajtur keq, kanė marrė tri pikė. Sulmuesi kryesor, Ivanaj, me gjithė pėrpjekjet e tij, nuk ka arritur tė rrezikojė portėn durrsake, ashtu si dhe kolegu i tij Ngjela. Ata e kanė ndier veten tė izoluar dhe tė vetėm nė veprimet sulmuese. Pėrveē lojės sė dobėt, nė lojėn e lezhjanėve ka ndikuar edhe njėfarė vetėkėnaqėsie e papėrligjur, e cila i kishte lėshuar rrėnjėt pas atyre rezultateve pozitive tė arritura nė ndeshjet e para tė fazės sė tretė. Por lojės sė Besėlidhjes ia ka prerė krahėt dhe gjykimi i njėanshėm i gjyqtarit. Drejtuesit e klubit, futbollistėt dhe tifozėria lezhjane e patėn kontestuar ashpėr mėnyrėn e organizimit tė shortit pėr gjyqtarėt e ndeshjes sė tyre kundėr Teutės. Madje drejtori Jaku pėrzgjedhjen e tre gjyqtarėve pėr t'u futur nė njė vazo tė veēantė e pati cilėsuar njė farsė qė bėhet me kėrkesėn e drejtuesve durrsakė nė dėm tė Besėlidhjes. Ishte njė farsė e gatuar nė zyrėn e Kotherjes, pėr t'u pėrligjur gjoja me transparencėn televizive dhe pėr t'u zbatuar nė stadiumin e Durrėsit. Pas ndeshjes trajneri Gjyla ia ka faturuar tėrėsisht humbjen nė Durrės gjykimit tė njėanshėm. Largimin e kapitenit Toma ai e vlerėson tėrėsisht tė padrejtė, kur thotė: "Sulmuesi durrsak ishte nė pozicion tė dukshėm jashtė loje kur ka ndėrhyrė Toma kundėr tij. Megjithėse me njė futbollist mė pak, ne u pėrpoqėm ta balancojmė lojėn, por gjyqtari ka vazhduar tė na godasė me goditje dėnimi tė paqėna nė afėrsi tė zonės sonė. Kundėr nesh ėshtė luajtur tepėr rėndė dhe nė asnjė rast gjyqtari nuk ka ndėrhyrė, duke e mbyllur skenarin me golin e dytė, qė ishte nė pozicion jashtė loje."
Por Gjyla fajėson dhe futbollistėt e tij pėr shpirt gare e lojė me shumė gabime. Megjithėse ai ka ndėrhyrė nė formacion, duke kryer edhe zėvendėsimet e mundshme, pėr t'i dhėnė lojės ritėm, pėrsėri nė fushė nuk ka ndryshuar thuajse asgjė. Gjyla i kishte paralajmėruar gjatė gjithė javės futbollistėt pėr tė vėnė shpirtin lojės dhe pėr tė larguar ēdo ndjenjė vetėkėnaqėsie, pasi Besėlidhja nuk e ka luksin pėr t'u pėrfshirė nga njė sėmundje e tillė, por futbollistėt pak kanė reaguar ndaj kėrkesave tė trajnerit, duke rezultuar tė infektuar nga ky "virus", qė u ka kushtuar shumė nė lojėn e tyre. Tani humbja nė Durrės duhet lėnė pas, pėr tė menduar pėr ndeshjen e radhės me Kastriotin nė Lezhė. Besėlidhja i ka tė gjitha mundėsitė pėr ta kaluar me sukses kėtė ndeshje, pasi ka treguar vlera loje e rezultate pozitive me ēdo kundėrshtar, kur ka zbatuar detyrat e ka luajtur i mobilizuar e me shpirt gare. Dhe pėr kėtė, duke filluar qė dje, trajneri Gjyla i ėshtė pėrveshur punės pėr tė pėrgatitur ekipin pėr kėtė sfidė.
Lekė Miraj
Partizani_One
Gjyla: Tė dėnuar veē tė fitojmė
8 Prill
Dhembjen e humbjes ndaj durrsakėve, duket se lezhjanėt e kanė kaluar shumė shpejt. Dje, stafi teknik i Besėlidhjes, mbase dhe pėr arsye psikollogjike, nuk ka zhvilluar ndonjė analizė, siē ndodh rėndom nė ditėt pas ndeshjes. Para fillimit tė stėrvitjes sė djeshme, tekniku Gjyla pak kohė i ka kushtuar humbjes ndaj Teutės dhe menjėherė ka filluar pėrgatitjet pėr pėrballjen me rivalin tjetėr, Kastriotin, me tė cilin do tė ballafaqohen tė shtunėn. Duam tė harrojmė shijen e hidhur tė asaj humbjeje, kur, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet tė pohojmė se as ne nuk ia bėmė hyzmetin ashtu siē duhet ndeshjes, pavarėsisht gjykimit ka thėnė Gjyla. Duke vazhduar mė tej, tekniku lushnjar ka thėnė se ėshtė e kotė tė kontestosh, edhe pse kanė patur shumė tė drejtė: Kur mendon se ato bien nė vesh tė shurdhėt, ėshtė krejt e pavlerė tė merresh me to. Madje, sipas tij, njė ndėr arsyet qė ka ndikuar nė lojėn e dobėt tė skuadrės mund tė ketė qenė dhe ankimi ndaj gjykimit: Jam i bindur qė ky ka qenė presion psikollogjik ndaj futbollistėve tanė, pasi nuk ka arsye qė tė luanin nė atė mėnyrė. Ndėrkaq, lezhjanėt kanė nxjerrė mėsim, se energjitė e tyre duhet ti shfrytėzojnė pėr tu pėrgatitur dhe pėr tė dhėnė maksimumin nė ndeshjet e ardhshme. Ky ka qėnė dhe thelbi i fjalės sė teknikut Gjyla para futbollistėve, nė prag tė stėrvitjes sė djeshme. Jemi tė dėnuar pėr tė marrė maksimumin nė ēdo ndeshje, pasi tė jeni tė bindur se askush nuk na fal gjė, nėse duam tė qėndrojmė nė elitėn e futbollit shqiptar. Mundėsitė i kemi, por kėrkohet qė tė kreyejmė mė sė miri detyrat tona, pavarėsisht se ēbėjnė tė tjerėt u ka thėnė Gjyla lojtarėve.
Infermieria, plot ? Nė pėrballjn me Teutėn, lezhjanėt kanė pasur njė mori mungesash, disa prej tė cilave tashmė janė tė vjetėra. Armend Jusufi dhe Stojēevski kanė muaj qė i kanė munguar skuadrės, teksa kosovari Baliē ndiehet i pamundur pėr tė luajtur, pas tėrheqjes muskulare tė pėsuar para njė muaji. Por dhe Smajli nė ndeshjen me Teutėn ka qenė jo krejt i gatshėm, ndėrsa Gjyla, pėr nevoja dhe pėr situatėn e krijuar, e ka aktivizuar. Edhe ndeshja me Teutėn ka prodhuar firo te Besėlidhja: dje nuk kanė qenė nė stėrvitje me skuadrėn serbi Miēiē dhe kosovari Hashani, pėr arsye tė dėmtimeve qė kanė marrė tė shtunėn.
Partizani_One
Besėlidhja: Miēiē, urgjent nė spital
16 Prill Kriza nė veshka pėrpara stėrvitjes sė pasdites ka bėrė qė shokėt ė skuadrės tė ēojnė serbin Dragan urgjentisht nė spitalin rajonal tė Lezhės, ku ėshtė ekzaminuar. Sot diagnoza.
Njė ngjarje e pazakontė ka ndodhur dje, tek skuadra e Besėlidhjes. Kėshtu, serbi Dragan Miēiē dje paradreke ka pėrfunduar nė spitalin rajonal tė Lezhės. Njė krizė e menjėhershme, e cila ėshtė shoqėruar me dhimbje tė forta tė veshkave, ka bėrė qė lojtari tė mos ndihet mirė dhe menjėherė atij i ėshtė dhėnė ndihma e parė nga ana e shokėve tė skuadrės, tė cilėt, mė pas e kanė dėrguar atė urgjent nė spital. Menjėherė ai ka filluar mjekimin dhe gjendja e tij ėshtė pėrmirėsuar. Ndėrkohė qė ndaj tij po ekzaminohet pėr tė pėrcaktuar diagnozėn pėrfundimtare dhe tė saktė qė solli edhe atė krizė dhe frikė. Ka tė ngjarė qė tė shtunėn, ndaj vlonjatėve, pėrveē Smajlit, tė skualifikuar, formacionit tė Gjylės ti mungojė dhe serbi Miēiē.
Kruja: Fitorja smerret me zor
Sado qė lezhjanėt kanė rrezikuar me barazimin ndaj rivalėve krutanė, dita e djeshme pėr ta ka qenė krejt normale. Futbollistėve u ėshtė rikthyer qetėsia. Mesfushori Alket Kruja, ndėr futbollistėt mė me pėrvojė tė Besėlidhjes, mendon se vlerėsimi pėr ndeshjet e mbetura kėrkohet tė jetė nė shkallėn e duhur. Shpresat e lezhjanėve nuk janė shuar dhe jo vetėm matematikisht, por dhe realisht mundėsitė ekzistojnė. Nė lidhje me ndeshjen ndaj Teutės dhe ndaj Kastriotit, lezhjanėt nuk arritėn tė pėrfitojnė prej tyre, pėrkundrazi, kundėrshtarėt kanė dalė mė tė fituar. Nė kėtė konteks Kruja ka pohuar se asgjė nuk merret me zor. Nė dy ndeshjet me Teutėn dhe Kastriotin ekipi jonė nuk ka patur qetėsi nė lojė pasi sipas tij skuadra ėshtė e kompletuar. Megjithatė mendohet se vuajtjet psikologjike tė skuadrės lezhjane do tė jenė mė tė lehta. Jam i bindur, ? ka vazhduar Kruja ?, se nė ndeshjet e mbetura do tė luajmė lirshėm, pasi skemi ētė humbasim. Ndėrkohė ai ka besim se skuadra e ēliruar do tė dalė nė lojė ndaj dhe ai pret qė nė ndeshjet e mbetura tė arrihen rezultate surprizė. Pavarėsisht se Kruja nė parashikimet e tij duket jo fort i besueshėm, kėtė mendim e ka pjesa dėrrmuese e skuadrės, teksa dhe tekniku Gjyla nuk i ka humbur shpresat.
Nė Vlorė, mentalitet fituesi
Nė dy ndeshjet e para nė mes tyre, Flamurtari dhe Besėlidhja janė ndarė miqėsisht dhe kjo duhet tė jetė ndeshja e tretė e cila pėr lezhjanėt ėshtė e vėshtirė, jo vetėm pse luhet nė transfertė, por edhe sepse skuadra vlonjate ėshtė cilėsore. Por, sipas Krujės lezhjanėt po pėrgatiten pėr tė udhėtuar nė Vlorė pėr tė marrė njė rezultat pozitiv. Pėr hir tė miqėsisė mes dy qyteteve ku ambasadorė kanė qėnė njerėz tė kėtij sporti, Kruja mendon se skuadra e tij nuk do ta ndjejė shumė faktin se kjo ndeshje nuk do tė luhet nė transfertė. Madje ai kujton se sa herė ka luajtur nė stadiumin e Vlorės, skuadra lezhjane ėshtė respektuar prej tifozerisė sė mrekullueshme vlonjate. Ndėrkaq lezhjanėt e dinė se vlonjatėt vijnė pas njė humbje shkatėrruese me blutė e kryeqytetit dhe kjo mund tė jetė arsyeja qė ata do tė kėrkojnė me insistim tė rehabilitohen para tifozerisė sė tyre, duke luftuar fort pėr tė fituar ndeshjen. Mirėpo fakti qė skuadra lezhjane nė Vlorė do tė luajė si nė shtėpinė e saj ka tė ngjarė qė ajo tė dalė faqebardhė nė Vlorė, ka pėrfunduar Kruja.
Partizani_One
Lapsi shmang rėnien direkte
23 Prill Duke kaluar nėpėr mend ndeshjet qė kanė mbetur, lezhjanėt i kanė bėrė llogaritė qė kėtyre pesė ndeshjeve tu merren pikėt e mjaftueshme, sė pari, pėr tė mos rėnė direkt njė kategori mė poshtė.Duhet qė tė kryejnė detyrat e tyre pėr tė mos gabuar nė ndeshjet shtėpiake, duke filluar nga ajo e sė shtunės me Shkumbinin.
Tekniku Gjyla i ka vlerėsuar tė favorshme pėr skuadrėn e tij pėrplasjet e rivalėve direktė: Duhet thėnė se Teutės dhe Kastriotit i ėshtė shtuar dhe Flamurtari. Qė nga kjo javė kalendari ėshtė interesant. Kastrioti do tė luajė nė Korēė e Flamurtari nė Durrės dhe pas njė jave, rezultati i ndeshjes Flamurtari ? Kastrioti, nė pėrqindje tė lartė, do tė pėrcaktojė fatin e skuadrave konkurrente. Gjyla shpreson shumė se dhe rezultatet e kėtyre ndeshjeve do tė jenė nė favorin e lezhjanėve.
Por, duke mos shkuar aq larg, skuadra lezhjane ka dy ditė qė po pėrgatitet pėr tė pritur peqinasit qė kanė njė skuadėr shumė tė mirė. Ata, edhe nėse nuk do tė luajnė fort, do tė luajnė tė qetė, ēka pėrbėn vėshtirėsi pėr ne, ka thėnė Gjyla.
Largohet dhe Baliē
Kosovari Baliē ėshtė i dyti futbollist qė, brenda javės, largohet nga skuadra lezhjane. Stafi mjekėsor ka arritur nė konkluzionin qė nuk mund tė jetė i gatshėm pėr lojė pėr mė tepėr se njė muaj. Baliē pat ardhur te skuadra lezhjane nė fazėn e dytė, kur Besėlidhja zhvillonte pėrgatitjen dimėrore nė Maqedoni. Ka luajtur katėr ndeshje me Besėlidhjen, madje ka shėnuar dhe gol nė ndeshjen me Elbasanin ku Besėlidhja fitoi dhe ai u dėmtua rėndė. Pas Stojēeksit, Baliē ėshtė i dyti futbollist i huaj qė, pėr arsye dėmtimi, ēregjistrohet nga Besėlidhja.
Skuadra mer premio
Dje klubi lezhjan ka shpėrblyer futbollistėt e skuadrės me shumėn 100 mijė lekė tė vjetra pėr ēdonjėrin prej tyre, pėr barazimin e arritur Vlorė. Ndėrsa tė gjithė futbollistėt kanė ngelur tė kėnaqur klubi ka treguar dhe njėherė se skuadrėn do ta mbajė tė karikuar dhe nuk ka nd`rmend tė dorėzohet deri nė minutat e fundit tė kampionatit. Barazimi dhe shpėrblimi skuadrės kanė krijuar atmosferė tjetėr dhe tek tifozeria e cila kėtė javė i ėshtė rikthyer stadiumit pėr tė ndjekur skuadrėn nė stėrvitje.
Partizani_One
Gjyla, theksi nė lojėn sulmuese
24 Prill Pėrgatitjet pėr ndeshjen me Shkumbinin kanė marrė vlerėsimin maksimal prej tė gjithė protagonistėve tė skuadrės lezhjane. Pavarėsisht se nė kėtė kampionat mes kėtyre dy skuadrave gjithēka ėshtė nė barazpeshė, ku secila prej tyre ka njė fitore shtėpiake, tre gola tė shėnuar dhe po aq tė pėsuar, lezhjanėt kėrkojnė tė marrin epėrsi ndaj peqinasve, pasi e konsiderojnė si shumė tė rėndėsishėm faktorin fushė. Ndėrkaq, qetėsia qė mbizotėron nė skuadėr dhe mungesa e ngarkesės psikollogjike janė avantazhe, qė Besėlidhjes i kanė munguar nė pėrballjet direkte me rivalėt, tė cilėt luftojnė pėr mbijetesė. Kjo mund tė konsiderohet njė epėrsi apo armė e skuadrės lezhjane, e cila do ta pėrdorė me efektivitet nė ndeshjet qė kanė mbetur. Nė seancėn e djeshme stėrvitore, Gjyla ka bėrė kolaudimin e skuadrės, qė do tė nxjerrė nė fushė pėrballė peqinasve. Ndeshja e kontrollit, e kryer brenda familjes, ku janė aktivizuar dhe lojtarė nga skuadra e tė rinjve, si Thana, Shyti, Macolli e Boraku, qė kanė spikatur nė lojėn e tyre, ka qenė shumė e fortė dhe me rivalitet. Megjithatė, mungesat e Smajlit, Tomės dhe Da Silvės e kanė detyruar teknikun Gjyla tė eksperimentojė, me synimin qė tė shtunėn tė bėjė zgjedhjet e duhura. Mendohet qė prapavija ėshtė e stabilizuar edhe nėse kapiteni Toma nuk do tė luajė. Ndėrsa Kruja, me lojėn qė ka zhvilluar tė shtunėn e kaluar nė Vlorė, ka bindur se e meriton tė jetė titullar nė ndeshjen e radhės dhe mund tė jetė njė pikė e fortė nė mesfushė.
Stėrvitje me golshėnuesit ? Njė shqetėsim i teknikut Gjyla ėshtė shėnimi golit nga sulmuesit e skuadrės sė tij. Ndėrsa ata janė tė shquar si shėnues, shterpėsia e golave prej Ngjelės e Ivanajt e kanė detyruar Gjylėn tė merret nė mėnyrė tė diferencuar me ta. Pas stėrvitjes, ai ėshtė ndalur me sulmuesit, sidomos me Ngjelėn, Ivanajn, Petrevskin e Pėrlleshin, ku janė improvizuar situata loje dhe atyre u ėshtė kėrkuar tė gjuajnė me saktėsi nė portė. Ka punuar gjatė me ta dhe, si duket, nė ndeshjen me Shkumbinin pėrparėsi tekniku do ti japė lojės sulmuese tė skuadrės. Edhe dje Gjyla ka eksperimentuar tė luajė me tre sulmues, ndėrsa duket se nė kėtė ndeshje do tė ndėrrojė dhe modulin e lojės, nga 3?5?2 nė 3?4?3, duke shpresuar se ku rreshtim i skuadrės do tė prodhojė shpejt golin dhe do tė garantojė fitoren. Ka provuar tė luajė me katėr lojtarė nė mesfushė, ku ka zėvendėsuar Grudėn me Pėrlleshin, i cili mendohet tė pėrforcojė lojėn mėsymėse tė Besėlidhjes nė ndeshjen e sė shtunės, kur do tė presin Besėlidhjen.
Partizani_One
Gjyla: Gjithēka flet pėr ne!
26 Prill Ndryshe nga si ėshtė vepruar javėt e fundit, Besėlidhja nuk ėshtė grumbulluar nė pragndeshjen me Shkumbinin, edhe pse pėr lezhjanėt ėshtė ndeshje delikate. Tekniku Gjyla, dje pasdite ka pėrfunduar pėrgatitjet e skuadrės dhe i ka shpėrndarė futbollistėt, pėr tu takuar vetėm sot para ndeshjes, kur ai do tė bėjė tė ditur edhe emrat e 11 futbollistėve, me tė cilėt do tė fillojė lojėn. Sipas informacionit qė na jep Gjyla, grumbullimi i skuadrės nuk ėshtė bėrė me qėllim qė futbollistėt nė kėtė pragndeshje tė mos ndihen nėn tension, por tė jenė sa mė tė lirė dhe tė pangarkuar. Duke parė ambientin shumė elektrizues tė tifozerisė lezhjane, menduam qė futbollistėt ti lėmė nė shoqėrinė tyre, pėr ti motivuar mė shumė. Kam ndėrhyrė unė qė tė mos i ngarkoj kot futbollistėt duke i izoluar nė hotel, pėrkundėr idesė sė drejtuesve tė klubit, tė cilėt kanė qenė tė gatshėm tė paguajnė ēdo kosto tė grumbullimit ka rrėfyer tekniku lushnjar. Siē duket, Gjyla ka vlerėsuar mė shumė lėnien lirshėm tė futbollistėve, tė cilėt sot, sipas tij, do tė jenė tė ēliruar nga ēdo ngarkesė psikollogjike. Kėshtu e ka shpjeguar mungesėn e grumbullimit tė skuadrės tekniku Gjyla, i cili beson mė shumė tek liberalizmi, ndėrsa nuk ka asnjė dyshim se futbollistėt e tij mund tė abuzojnė me regjimin sportiv. Ndėrkohė, ai i ka kėrkuar kapitenit Toma qė nė kėtė ndeshje tė kontribuojė pėr skuadrėn dhe, ashtu siē ishte thėnė mė parė, ai ka gjetur gatishmėrinė e plotė tė futbollistit, i cili ndiehet shumė mirė pas stėrvitjes provė tė djeshme. Toma, nė stėrvitjen e fundit, ka provuar disa herė tė provokojė dėmtimin dhe mė pas ka pohuar se ėshtė shumė mirė dhe i gatshėm tė luajė. Ndėrkohė, ka tė ngjarė qė mbrojtėsi Ergys Malota tė kalojė zėvendėsues i parė, teksa Gjyla ėshtė i bindur tė hedhė nė fushė njė skuadėr sulmuese, ku do tė pėrfshihen edhe Ivanaj e Pėrlleshi. Sipas tij, ndeshjes i ėshtė bėrė hyzmeti pėr ta fituar. Ne ? ka thėnė Gjyla, ? duhet tė fitojmė dhe jam i bindur se do ta arrijmė, pasi gjithēka flet nė favorin tonė.
Partizani_One
Lezhjanėt besojnė mrekullinė
1 Maj Skuadra lezhjane, nėn drejtimin e teknikut Gjyla, ka vazhduar tė stėrvitet me seriozitet. Duket se analiza e njė dite mė parė ka vlejtur qė Besėlidhja tė shtrėngojė rripin e tė fokusohet nė ndeshjet e tjera. Disiplina nė stėrvitjen e djeshme cilitdo i ka bėrė pėrshtypje, ndėrsa kėtė heshtje tifozeria lezhjane nuk ka aspak dėshirė ta konsiderojė si dorėzim. Madje, pėr tė mbėshtetur skuadrėn dhe pėr tė krijuar njė situatė tė ngrohtė, numri i tifozėve qė e kanė ndjekur stėrvitjen ėshtė rritur. Nė njė terren mjaft tė mirė Gjyla dje ka zhvilluar provėn gjenerale para ndeshjes me verdheblutė. E veēanta e stėrvitjes sė djeshme ka qėnė pėrfshtirja nė formacionin bazė tė disa prej tė rinjve, qė Gjyla ka thirrur nė skuadėr kohėt e fundit. Mbrojtėsi Nikolli, qė debutoi nė superiore nė ndeshjen ndaj Shkumbinit, ka luajtur gjatė gjithė kohės nė testin e djeshėm, teksa Klaudio Burakut i ėshtė besuar tė luajė mesfushė. Ata kanė spostuar nė skuadrėn e dytė futbollistėt Malota, Kruja e ndonjė tjetėr. Lezhjanėt po i bėjnė hyzmetin vetėm alternativės mė tė vėshtirė, asaj tė qėndrimit nė superiore. Ne nuk do tė dorėzohemi deri nė fund dhe mbajmė shpresat se ēudia do tė ndodhė. Skuadra ka forca pėr tė bėrė mrekullira, pėrballė kundėrshtarėve qė tani janė pozicionuar dhe nuk kanė shumė motiv pėr tė luajtur ka thėnė ndihmėstrajneri Valentin Gjetja. Sipas tij, skuadra lezhjane udhėton drejt Elbasanit me kėrkesa maksimale, pėr tė pėrsėritur suksesin nė fazėn e dytė nė Ruzhdi Bizhuta, kur pati fituar me rezultatin 2?1.