Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Kategoria e Pare
admin

KS Dajti Kamez

Drejtuesit e Dajtit kundėr beratasve
Drejtuesit dhe lojtarėt e Dajtit kanė hedhur poshtė tė gjitha aludimet qė janė bėrė nga kryebashkiaku i Beratit, i cili pak ditė mė parė akuzoi policinė pėr dhunėn nė stadiumin e kėtij qyteti. Kamzalinjtė kanė bėrė tė qartė se dhuna nė stadiumin e qytetit tė Beratit ka filluar nga lojtarėt e Tomorit, pėr tė cilėn kanė edhe pamje filmike qė vėrtetojnė se policia ka ndėrhyrė vetėm pėr tė ndalur pėrplasjet nė fushėn e lojės. "Lojtarėt e Tomorit kanė nisur dhunėn nė fushėn e lojės dhe ne do tė kėrkojmė tri pikėt nė tavolinė pas kėtyre ngjarjeve. Kemi pamje filmike qė vėrtetojnė se futbollistėt e Tomorit kanė goditur lojtarėt tanė. Policia nė stadium ka bėrė mė sė miri detyrėn pėr tė mbrojtur futbollistėt dhe nuk ka pėrdorur dhunė ndaj tyre", u shprehėn drejtuesit e Dajtit, duke dashur tė sqarojnė situatėn e pakėndshme qė u zhvillua gjatė ndeshjes sė fundjavės. Pėr mė tepėr, drejtuesit e skuadrės kanė bėrė tė qartė se beratasit kanė harruar tė zbatojnė detyrėn e tyre si skuadėr mikpritėse, ndėrsa autobusi i Dajtit ėshtė sulmuar nė dalje tė qytetit ku i janė thyer xhamat, ashtu si edhe makinės sė shefit tė komisariatit qė po i shoqėronte. Dje ėshtė bėrė edhe "bilanci" i plotė i tė dėmtuarve nga ngjarja e fundjavės, ku pėrveē Julian Malos qė ka marrė goditje tė rėnda, dėmtime kanė marrė edhe Sula, Rėnxa, Guri, Koēi dhe Bendo.



Gazeta Shqip
admin

Fusha nė Kamzė, drejt pėrfundimit
Fusha e Dajtit qė ka nisur tė rikonstruktohet po shkon drejt pėrfundimit. Punimet nė tė janė bėrė me mjaft cilėsi, ndėrsa ėshtė drejt pėrfundimit edhe shtrimi i saj me shtresėn e ēakullit tė imėt. Tashmė ka mbetur edhe hedhja e dheut si edhe shtrimi i tapetit qė pritet tė vijė nga jashtė. Ndaj edhe pėr kėto, drejtuesit e skuadrės po pėrshpejtojnė, pasi duan qė edicionin e ri ta nisin nė fushėn e tyre tė rikonstruktuar tėrėsisht, kjo edhe pėr t’i sjellė sadopak fat nė objektivin qė ka skuadra, daljen nė Superiores.

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Kategoria e Pare
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum