Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Kategoria e Pare
Partizani_One

KS Kastrioti Kruje

Bici: Kualifikimi na ngriti moralin



Sport Ekspres
admin

Canaj kandidat per Kastriotin
Ndėr emrat qė qarkullojnė afėr klubit krutan janė ato tė Agim Canajt, i cili deri njė javė mė parė ishte drejtues i skuadrės, qė kryeson aktualisht kampionatin. Megjithatė, kėto janė thjesht zėra, sepse deri nė kėtė moment nuk ka ndonjė konfirmim nė lidhje me atė se kush do tė jetė trajneri i ri, i cili do tė zėvendėsojė Bicin.
Partizani_One

Unė s’i zė besėkėsaj Tirane”
5 Mars   Turdiu kėrkon impenjim maksimal nga skuadra e tij. “Ne nuk duhet tė gėzohemi pėr momentin e bardhebluve, ata gjithnjė janė kampionėt”



Trajneri Ramadan Ndreu ka zhvilluar seancėn e parė stėrvitore nė ish-fushėn sportive tė Krujės. Interesimi nga tifozeria krutane ka qenė i madh: pėr rrjedhojė tė problematikės me kėtė terren, pėr jo pak kohė skuadra ėshtė stėrvitur nė fushėn e Olimpikut nė Tiranė, ēka ka bėrė qė tė jetė edhe mė larg tifozerisė, duke patur parasysh edhe faktin qė Kastrioti nuk luan nė fushėn e tij. Kėsaj i duhet shtuar dhe fakti qė lėvizja nė pankinė, sidomos pas humbjes sė papritur nė Korēė, ėshtė pritur mirė nga opinioni vendas.

Por, si pozicioni i lėkundur nė kampionat, ashtu dhe fakti qė shorti i Kupės e ka vėnė pėrballė Tiranės, nuk ėshtė se e kanė stepur teknikun krutan. "Unė besoj te kjo skuadėr", ka thėnė Ndreu, dhe jo thjesht se kėshtu duhet tė flasė njė trajner, por se tė gjithė janė tė bindur se Kastrioti ka potenciale pėr t'u shprehur shumė mė mirė nė fushėn e lojės.

Ndeshja me Tiranėn ėshtė nė qendėr tė vėmendjes. Krutanėt janė tė kėnaqur qė do tė luhet nė Laē: tė mėsuar me degdisjen e kėtij sezoni, ata llogarisin tashmė edhe kilometrat e lėvizjes dhe Laēi nuk ėshtė larg pėr ta. Edhe nė skuadėr ka dėshirė e besim. Bėhet kjo mė evidente kur e dėgjon nga goja e njė futbollisti si Turdiu qė ėshtė kontigjent i bardhebluve. "Nuk duhet ta shohim bardhė e zi", thotė mbrojtėsi tiranas i krutanėve, "Tirana vėrtet po kalon njė moment jo tė mirė dhe ky ėshtė njė shans pėr ne, por nga ana tjetėr, nuk duhet harruar se e tėrė forca e saj do tė shprehet nė Kupė, ngaqė titulli duket i paarritshėm pėr tė".

Kur flet pėr njė rezultat pozitiv sot, Turdiu e ka me "rreze tė gjatė": "Na duhet njė fitore, edhe pėr tė rritur moralin e skuadrės qė nė fundjavė do tė ndeshet me Besėn. Do tė shkonim shumė mė tė motivuar, nėse do tė bėnim diēka tė mirė ndaj Tiranės".
Partizani_One

Krutanėt, bisedime pėr presidentin
10 Mars   Sikur tė mos mjaftonte humbja e pestė radhazi pėr Kastriotin, skuadra krutane ka mbetur edhe pa presidencė, pasi Zhilli dhe Baholli, dy mbėshtetėsit krysorė financiarė, dhanė dorėheqje. Sipas informacioneve qė vijnė nga klubi, po zhvillohen bisedime me njė biznesmen tė fuqishėm dhe janė tė gjitha mundėsitė qė ai tė financojė pėr pjesėn e mbetur tė kampionatit, ndėrsa pėr sezonin e ardhshėm mendohet se do tė jetė president i Kastriotit. Pėr momentin, pėr zgjidhjen e problemeve financiare tė skuadrės janė tė interesuar deputeti i zonės, Shkėlqim Ziri, si dhe kryetari i Bashkisė, Lulzim Guni. Nė kampin krutan tani gjithēka bėhet qė tė arrihet synimi kryesor, qė ėshtė mbijetesa nė superiore. Edhe pse Kastrioti u arrit me pikė nga Teuta, gjendja, sipas krutanėve, nuk ėshtė aq alarmante, sepse, nė fund tė fundit, janė larg zonės, qė i rrėzon direkt njė kategori mė poshtė. Gjithsesi, opinioni futbolldashės krutan ėshtė i zhgėnjyer me skuadrėn, e cila nė 450 minuta lojė nuk ka shėnuar akoma asnjė gol, edhe pse nė sulm luajnė Abazaj e Rizvanolli. Por shqetėsimet shtohen, sepse mbrojtėsit Shameti dhe Hoxha janė tė dėmtuar, sikurse edhe Abazaj, tė cilit, sipas mjekut tė skuadrės, i duhen tė paktėn tri-katėr javė qė tė jetė nė gjendje pėr tė luajtur. Gjatė kėsaj jave, Kastrioti do tė luajė dy ndeshje: tė mėrkurėn pėr kupė me Tiranėn dhe tė shtunėn me Vllazninė pėr kampionat. Kjo ndeshje me kuqeblutė do tė luhet nė stadiumin "Besa" tė Kavajės, ēka e konfirmojnė drejtuesit e klubit Kastrioti. Sipas burimeve nga stafi teknik, vėmendja do tė pėrqendrohet te ndeshja e kampionatit me Vllazninė, pasi kualifikimi nė kupė praktikisht ėshtė i pamundur, pas humbjes 0-3 me bardheblutė. Tė gjitha bateritė janė drejtuar nė objektivin kryesor, qė ėshtė mbijetesa nė kategorinė superiore.
Partizani_One

Kastrioti: “Nuk e meritojmė tė biem mė poshtė”
27 Mars   Skuadra e Kastrioti ka besim se nė javėt e mbetura tė kampionatit do tė ketė mundėsinė qė tė marrė pikėt e duhura dhe nė fund tė shpėtojė nga rėnia direkte dhe tė paktėn tė arrijė zonėn play?out. Trajneri Ndreu ėshtė i bindur se nėse do t’i referohej lojės sė skuadrės, shpėtimi do tė jetė i sigurtė: “Nuk kam ndonjė gjė tė madhe t’iu them pėr lojėn”, u ėshtė drejtuar trajneri lojtarėve – sidomos nė ndeshjen e fundit ju keni treguar rritje dhe nuk e meritonit atė humbje. Nuk duhet tė alarmohemi pėr pikėt sepse nė valle janė edhe 27 tė tjera dhe i keni tė gjitha shanset tė mos jeni njė ndėr dy skuadrat qė do tė zbrisni mė poshtė”. Mė pas Ndreu ka theksuar pėr mediat se lojtarėt janė treguar shumė dinjitozė nė kėto javė, madje edhe me rikthimin e njė gjendje tė kėnaqshme financiare ekipi do tė ketė mundėsinė tė bėjė mė shumė pėrpara. “Skuadra qė unė drejtoj e ka potencialin pėr tė qėndruar, madje do tė ishte mėkat nėse do tė binim mė poshtė. Megjithatė ndonjėherė futbolli ėshtė kapricioz dhe jo mė tė mirėt pėrfitojnė”.
Partizani_One

Pėr Kastriotin “shpresa vdes e fundit”
31 Mars   Kastrioti arrin tė marrė pikėn e parė pas gjashtė humbjes radhazi, duke u barazuar me pikė me Teutėn dhe Besėlidhjen. Barazimi me Partizanin, i arritur tė shtunėn, ka rikthyer mjaft optimizėm nė radhėt e tifozerisė krutane, tė cilėt kanė qenė lojtari i 12?tė dhe e kanė ndihmuar mjaft skuadrėn e tyre nė kėtė “sipėrmarrje” qė nga pėrmasat, mund tė quhet pa frikė, e madhe. Skuadra, e drejtuar nga Ndreu, ėshtė futur nė fushė me synimin e vetėm pėr arritjen e njė rezultati pozitiv, gjė qė ia ka arritur. Pavarėsisht nga mungesat e tre futbollistėve tė formacionit bazė, si Hoxha, Shameti dhe Oriand Abazaj, duhet pranuar fakti se zėvendėsimi i tyre ka qenė i suksesshėm dhe kėtė e fakton vetė rezultati i ndeshjes. Barazimi i Kastriotit ėshtė komentuar nga specialistėt si shumė i rėndėsishėm pėr ecurinė e skuadrės krutane tani e tutje, parė edhe lojėn e mirė qė ka zhvilluar skuadra dhe futbollistėt e veēantė tė saj, si Kalari, Turdiu, Grami dhe i riu Lleshi, i futur nė pjesėn e dytė nga trajneri Ndreu. “Nuk kam pėrse ta fsheh entuziasmin”, ka thėnė tekniku krutan, nė fund tė takimit. “Vinim nga gjashtė rezultate negative radhazi dhe ky ishte momenti nė tė cilin skuadra duhet tė tregonte se nuk pėrputhej me njė tjetėr rezultat negativ. Mund edhe ta kishim fituar ndeshjen, me rastet qė na u paraqitėn, por edhe pika e marrė na ngre shumė moralin”, ka shtuar ai. Megjithatė, pavarėsisht rezultatit, duhet theksuar se reparti mė problematik ėshtė vija e sulmit, qė po “ēalon” nga java nė javė. Shtatė ndeshje, 0 gola, do tė thotė njė “shterpėsi” shumė e madhe. “Nuk ėshtė se nuk jemi munduar tė shėnojmė, ju e patė qė nuk na eci goli nė ndeshjen ndaj Partizanit”, ka thėnė sulmuesi tiranas, Erion Rizvanolli.
Partizani_One

Ndreu: tė ruhemi nga vetėkėnaqėsia
1 Prill   Barazimi i arritur nga Kastrioti nė fundjavėn e kaluar, ndaj Partizanit, i ka dhėnė skuadrės krutane pikėn e parė pas disa humbjeve radhazi. Pėr trajnerin Ndreu, mė e rėndėsishme se pika e fituar ishte paraqitja e skuadrės, e cila luajti pa asnjė kompleks inferioriteti ndaj njė kundėrshtari, qė pretendon pėr titullin kampion. Megjithatė, tekniku krutan kėrkon nga skuadra e tij tė mos kalojė nė eufori, sepse nė fundjavė e pret njė tjetėr ndeshje e vėshtirė, sikurse ėshtė ajo me Dinamon, qė kryeson e vetme nė tabelė. Sipas informacioneve qė kemi marrė nga zyrat e klubit, ndeshja me blutė do tė luhet nė stadiumin “Tofik Jashari” tė Shijakut. Nė ndeshjet e para tė fazės sė tretė, Kastrioti ėshtė ndeshur me skuadrat mė tė forta, dhe kjo i ngushėllon disi krutanėt, kur mendojnė se, pas ndeshjes sė kėsaj fundjave, do tė pėrballen me skuadra qė renditen nė katet mė tė poshtme. Tashmė, Kastrioti ndodhet nė pozicionin qė nuk e rrėzon direkt njė kategori mė poshtė, pasi poshtė tij janė Teuta e Skėnderbeu, ndėrsa njė pozicion mė lart renditet Besėlidhja. Pikėrisht ndeshjet me kėta kundėrshtarė mund tė jenė pėrcaktuese pėr vazhdimėsinė e kampionatit. Duke u prononcuar pėr gazetėn tonė, trajneri Ndreu ėshtė shprehur: “Barazimi ndaj Partizanit ka rritur moralin e skuadrės, por kjo nuk do tė thotė qė ajo tė kalojė nė eufori, pėrkundrazi, duhet tė jetė mė e motivuar. Nuk duhet tė harrojmė se, pas fitores ndaj Vllaznisė, nė ndeshjen e parė tė kėtij viti, kemi pėsuar gjashtė humbje radhazi. Me kėtė dua tė them qė pikėn e fituar duhet ta lėmė prapa (sigurisht, jo ta harrojmė) dhe tė nisim tė mendojmė pėr ndeshjet qė kemi pėrpara, duke filluar nga ajo e radhės, ndaj Dinamos. Barazimi me Partizanin duhet tė na vlejė si shembull pozitiv, pėr tė luajtur pa frikė edhe ndaj skuadrės qė kryeson kampionatin. Eshtė momenti tė themi se ēdo ndeshje pėr ne do tė jetė si finale, nė pėrpjekjet pėr mbijetesė”, ka pėrfunduar Ramadan Ndreu. Dhe ndeshja me Dinamon, do tė jetė me tė vėrtetė njė pėrballje, mė shumė sesa taktike, psikologjike. Kjo, pasi krutanėve, tani, mė shumė se kurrė, u duhen pikėt pėr tė qėndruar nė kategorinė superiore. Teuta dhe Besėlidhja do tė luajnė bashkė dhe barazimi ndėrmjet tyre do tė ishte rezultati mė i mirė pėr krutanėt, tė cilėt duhet tė mendojnė tė fitojnė ndeshjen e tyre direkte me Dinamon, kryesuesen e kampionatit.
Partizani_One

Lleshi guxon: “Dinamo? Ndoshta, si Partizani”
2 Prill  

Eshtė vetėm 19 vjeē, por ndaj Partizanit ishte njė ndėr lojtarėt mė tė mirė pėr skuadrėn krutane. Edhe pse u aktivizua pėr vetėm 25 minuta, diti tė vėrė nė vėshtirėsi mbrojtjen e tė kuqve. Bėhet fjalė pėr tė riun Erind Lleshi, mesfushorin e djathtė tė skuadrės krutane, i cili beson te qėndrimi i Kastriotit nė Superiore. “Sigurisht qė ėshtė shumė e vėshtirė, por barazimi ndaj Partizanit nė “Qemal Stafa” tregoi se skuadra i ka tė gjitha forcat pėr tė arritur objektivin qė ka. Pas pikės sė marrė, morali i lojtarėve ėshtė shumė i lartė dhe tė gjithė besojnė se Kastrioti do tė mbijetojė. Megjithatė, kampionati ėshtė ende i gjatė, ndeshjet bėhen edhe mė tė vėshtira, kėshtu qė duhet njė punė shumė e madhe”. Ka ardhur nga tė rinjtė e Dinamos dhe pėr tė ėshtė aventura e parė te elitarėt. Edhe pse gjatė kėtij sezoni nuk ėshtė aktivizuar shumė minuta, Lleshi beson se e rėndėsishme pėr tė ėshtė tė tregojė vlerat e tij tė vėrteta. “Eshtė e qartė qė kėtė sezon e kam patur tė vėshtirė tė luaj shumė minuta, por duhet tė dini se ky ėshtė vetėm sezoni im i parė. Pėr momentin jam i kėnaqur, edhe pse dėshira ime ėshtė tė luaj edhe mė shumė. Po jap mė tė mirėn time pėr Kastriotin dhe shpresoj qė skuadra tė vazhdojė me rezultatet pozitive”, tha Lleshi, i cili guxon tė thotė se Kastrioti mund tė ndalė edhe kryesuesit e Dinamos: “Do tė jetė shumė e vėshtirė, por ne besojmė te forca jonė. Ata janė kryesuesit e kampionatit, por nėse skuadra luan si me Partizanin, atėherė kemi shanse tė mėdha pėr tė marrė pikė”.

Njė pikė e marrė dhe gjithēka ka ndryshuar nė kampin krutan. Duket fare pak nė luftėn pėr mbijetesė qė pritet veē tė ashpėrsohet sa mė shumė i afrohemi fundit. Por, ishte njė pikė e “rrėmbyer” ndaj kryesuesve, ishte njė pikė e marrė nė transfertė dhe ishte njė pikė e marrė pas njė serie humbjesh. “Ishte me shumė vlerė•, mbyll Lleshi.
Partizani_One

Braho: Ndaj bluve, si me “demat e kuq”
4 Prill   Pasi ka lėnė prapa barazimin me Partizanin, duke qenė pika e parė e fituar pas gjashtė humbjeve radhazi, skuadra krutane ėshtė e pėrqendruar te sfida e fundjavės me Dinamon. Edhe pse do tė pėrballen dy skuadra me pozicione krejt tė kundėrta nė renditje, ku blutė kryesojnė tė vetėm, ndėrs Kastrioti ėshtė pėrfshirė nė “garėn” e mbijetesės, krutanėt nuk i tremb aspak ky fakt, kur kanė parasysh atė ēka arritėn ndaj Partizanit javėn e kaluar. Nė mesjavė trajneri Ndreu ka zhvilluar njė ndeshje kontrolli brenda grupit nė kompleksin e Kamzės, ku kanė qenė edhe tre lojtarėt e dėmtuar, Shameti, Hoxha dhe Orjand Abazaj. Sipas stafit mjekėsor, janė tė gjitha mundėsitė qė ata tė jenė tė gatshėm nė pėrballjen ndaj Dinamos. Pėr atmosferėn nė prag tė kėsaj ndeshjeje, pėr gazetėn tonė ėshtė prononcuar gjirokastriti i mesfushės, Dorian Braho, i cili luan sezonin e parė pėr Kastriotin. Mesfushori, i biri i tė mirėnjohurit Sefedin Braho, nuk ka luajtur ndaj Partizanit pėr shkak se ka qenė i skualifikuar prej kartonave, do tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen me Dinamon. “Ne duhet tė pėrfitojmė nga pėrballja direkte e dy rivalėve tanė pėr mbijetesė, Teuta e Besėlidhja. Njė fitore do tė na shkėpuste prej tyre, ndonėse edhe njė barazim nuk ėshtė se s’do tė na kėnaqte. Megjithatė, duke lėnė mėnjanė euforinė, pėr ta arritur kėtė duhet tė luftojmė jo pak, pasi dihen forca dhe ambiciet e Dinamos. Por kjo nuk do tė thotė qė ndaj kryesueses tė mos jemi befasues si ndaj “demaveve”. Objektivi ynė ėshtė qė tė paraqitemi sa mė denjėsisht, pavarėsisht nga emri i kundėrshtarit, pasi nuk kemi se ēfarė tė humbasim. Arritja e objektivit final po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė, prandaj ēdo ndeshje duhet ta luajmė si njė finale, pavarėsisht nga emri i kundėrshtarit dhe pozicioni qė mban nė renditje” ėshtė shprehur Braho.
Partizani_One

Hyka, premtimi pėr gol dhe pikė
5 Prill   Skuadra krutane sot do tė ndeshet nė stadiumin e Laēit me kryesuesen Dinamo, megjithatė lojtarėt e Ndreut janė optimistė se do tė arrijnė njė prej dy rezultateve pozitive. Barazimi, qė Kastrioti arriti njė javė mė parė nė transfertė ndaj Partizanit, ka krijuar njė klimė tė ngrohtė psikollogjike dhe ka rritur besimin nė skuadėr. Megjithatė, edhe pse ai rezultat ėshtė njė nxitje mė tepėr, tashmė tė gjitha “bateritė” janė karikuar te ndeshja e sotme ndaj bluve, ku krutanėt do tė kėrkojnė pėrsėri njė rezultat pozitiv. Kėtė ua detyron edhe pozicioni i vėshtirė qė kanė aktualisht nė renditje, teksa rrezikojnė t’i bashkohen Skėnderbeut nė dyshen qė zbret njė kategori mė poshtė. Nė kampin e Kastriotit, por edhe sportdashėsit krutanė e dinė se sfida e sotme ėshtė e vėshtirė, megjithatė ata thonė se tani ēdo ndeshje ėshtė si njė finale, ku do tė kėrkohet tė merret maksimumi. Situata rėndohet edhe nga fakti se Kastrioti i luan tė gjitha ndeshjet nė transfertė. Nė prag tė ndeshjes sė sotme, pėr gazetėn tonė ėshtė prononcuar sulmuesi Alban Hyka, i cili luan sezonin e parė me skuadrėn krutane. “Do tė luajmė njė ndeshje tė fortė, pasi pėrballė kemi skuadrėn e kreut, por ky fakt nuk na tremb. E vėrteta ėshtė qė sulmi i Kastriotit nuk ka funksionuar si duhet, kur nė shtatė ndeshje radhazi s’kemi shėnuar asnjė gol. Dihet qė detyra e sulmuesit ėshtė pikėrisht tė bėjė gola, ndaj unė premtoj se do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet tė shėnojmė qė nė kėtė ndeshje, pavarėsisht se do tė shėnoj unė apo ndonjė nga lojtarėt e tjerė ? ėshtė shprehur Hyka. ? Rėndėsi ka qė skuadra tė arrijė njė nga dy rezultatet pozitive, ndryshe pozitat tona do tė pėrkeqėsoheshin. Duke qenė se ndeshja do tė luhet nė Laē, u bėj thirrje sportdashėsve krutanė tė vijnė e tė na mbėshtesin dhe shpresojmė se nuk do t’i zhgėnjejmė” ka pėrfunduar sulmuesi shkodran i Kastriotit, 22?vjeēari Alban Hyka.
Partizani_One

Ramadan Ndreu: Tė ruajmė ritmin
8 Prill   Fitorja ndaj Dinamos ka rritur moralin e skuadrės sė Ndreut, por ka pėrmirėsuar edhe pozicionin e Kastriotit, qė tashmė ka kaluar nė renditje pėrpara Teutės e Besėlidhjes, me tė cilat do tė diskutojė pėr tė siguruar njė nga vendet, qė nuk e rrėzon automatikisht njė kategori mė poshtė. Megjithatė, trajneri Ndreu mendon se nuk ka vend pėr vetėkėnaqėsi, pasi deri nė fund tė kampionatit duhet tė luhen edhe shtatė ndeshje, gjatė tė cilave mund tė ndodhin edhe pėrmbysje. Pėr mė tepėr qė Kastrioti do tė ketė dy pėrballje direkte, duke filluar qė kėtė fundjavė, me Besėlidhjen e Teutėn. Duke u prononcuar pėr gazetėn tonė, trajneri Ndreu, ndėr tė tjera, ėshtė shprehur: “Nė dy ndeshjet e fundit skuadra ka marrė katėr pikė, madje i ka fituar ndaj dy kryesuesve tė kampionatit, Partizanit dhe Dinamos. Por kjo nuk do tė thotė se skuadra duhet tė kaojė nė eufori. Pėr fitoren ndaj Dinamos, dua tė pėrgėzoj tė gjithė futbollistėt pa pėrjashtim, pėr atė qė dhanė nė fushėn e lojės. Duke pėrfituar nga mundėsia qė m’u dha, dua tė falėnderoj pa masė tifozerinė krutane, e cila e ka mbėshtetur skuadrėn gjatė 90 minutave, duke u kthyer nė lojtarin e 12?tė tė saj. Dhe Kastrioti ia shpėrbleu me lojė e me rezultat. Por atė fitore e kemi lėnė pas, ndėrsa tani duhet tė mendojmė pėr dy ndeshje tė vėshtira, me Besėlidhjen dhe Teutėn, tė cilat janė rivalet tona tė drejtpėrdrejta nė pėrpjekjet pėr mbijetesė”. Ndreu ka nėnvizuar qė skuadra e tij duhet tė ecė me ritmin e dy ndeshjeve tė fundit, ku ka luajtur me shpirt tė lartė gare. “Nė fundjavė do tė kemi njė sfidė pėrcaktuese nė Lezhė. E rėndėsishme ėshtė qė skuadra u rikthye te fitorja, ēka ka rritur shumė moralin e saj dhe lojtarėt do tė jenė tepėr tė motivuar pėr njė rezultat pozitiv” pėrfundon trajneri Ndreu.
Partizani_One

Kastrioti: vetėm fitore
16 Prill   23 vjeēari, Renaldo Kalari i cili luan sezonin e tretė radhazi pėr ngjyrat e Kastriotit vazhdon tė jetė njė ndėr pikat kyēe nė repartin e mesfushės nė skuadrėn krutane. Duhet pranuar fakti se loja e tij ka patur rritje tė theksuar nga java nė javė por sipas tij mundėsitė ekzistojnė pėr tė dhėnė dhe mė shumė nė fushėn e blertė. Dhe kėto mundėsi kėrkon ti shfaqė nė javėt e mbetura tė kampionatit. Nė ndeshjen e fundit me Besėlidhjen ai ėshtė aktivizuar pothuajse nė tė tria repartet. Ndonėse roli i tij i preferuar ėshtė ai i mesfushorit atė shpesh e kemi parė tė dalė dhe nė radhėt e sulmit dhe gjithashtu dallohet dhe nė goditjet standarte ku dhe ka shėnuar dy gola mjaft tė rėndėsishėm nė fitoren ndaj Besėlidhjes 2?1 nė 29 Dhjetor 2007. Gjithsesi nė njė prononcim pėr gazetėn tonė ai do tė shprehej kėshtu “ Kampionati nga java nė javė po bėhet dhe mė interesant si pėr kreun ashtu dhe pėr fundin e klasifikimit. Por duke pėrjashtuar Skėnderbeun qė me keqardhja mund tė them se ka zbritur njė kategori mė poshtė. Nė valle janė tri skuadra qė kėrkojnė mbijetesėn Kastrioti, Besėlidhja dhe Teuta ku njėra prej tyre do tė shoqėrojė Skėnderbeun pėr njė kategori mė poshtė. Barazimi i arritur me rivalin tonė Besėlidhja ka treguar dhe njėherė forcėn e Kastriotit e cila e meriton plotėsisht pėr tė mbijetuar nė Superligė, por kjo nuk do tė thotė qė tė vetkėnaqemi pasi nga pėrfundimi i kampionatit janė dhe gjashtė ndeshje duke qėnė dhe 18 pikė nė lojė dhe gjithēka mund tė pėrmbyset. Gjithsesi pėr ne ēdo ndeshje duhet vlerėsuar si njė finale pavarėsisht nga emri i kundėrshtarit si dhe pozicioni qė mban nė klasifikimi sepse nė fund tė fundit Kastrioti ka arritur tė marrė rezultate pozitive ndaj skuadrave si Besa, Vllaznia, Elbasani, Dinamo, Partizani dhe Tirana . Por pasi kemi lėnė prapa atė barazim me Besėlidhjen tani po mendojmė pėr sfidėn e fundjavės me Teutėn dhe ky njė rival i drejpėrdrejtė pėr mbijetesė. Skuadra do tė ketė tė gjitha shanset pėr tu ngjitur mė lart nė klasifikim por qė tė arrihet ajo qė ne kėrkojmė duhet patjetėr tė fitojmė me Teutėn. Nga kjo pėrballje na ndajnė dhe disa ditė, duke shpresuar qė skuadra tė jetė mėse e kompletuar nė tė tria repartet me pėrjashtim tė mbrojtėsit Elton Grami qė ėshtė i skualifikuar me karton tė verdhė por i dyshimtė mund tė jetė dhe aktivizimi i sulmuesit tiranas Abazaj i dėmtuar nė ndeshjen e fundit me Besėlidhjen” ka pėrfunduar mesfushori i Kastriotit 23 vjeēari Renaldo Kalari.
Partizani_One

DERGO    KOMENTO    PRINT  


   Dergoja kete lajm nje shoku
Emaili shokut  
Emaili juaj  
Koment  
 

Dergo nje koment per kete lajm
KomentJo me shume
se 200 karaktere Koment
Emri  
Emaili  
 

Futboll

Ndreu: Tė ruhemi nga tė papriturat
22 Prill   Nė kampin krutan u ka “djegur” barazimi i fundit me Teutėn, kur tė gjithė ishin pompuar se do tė fitonin ndaj skuadrės durrsake dhe do ta kalonin atė nė renditje. Por nė stadiumin “Loro Boriēi• tė Shkodrės nuk ėshtė parė Kastrioti qė pritej, sidomos nisur dhe nga rezultatet e fundit. Pas ndeshjeve tė javės sė kaluar, pozitat e tri skuadrave, qė luftojnė t’i shmangen rėnies direkt nga kategoria, Besėlidhjes, Kastriotit e Teutės, nuk kanė ndryshuar, duke ruajtur diferencėn e njė pike nga njėra?tjetra. Deri nė fund tė kampionatit, skuadra krutane do tė ndeshet me Skėnderbeun, Flamurtarin, Shkumbinin, Elbasanin e Tiranėn, nga tė cilat do tė vendoset pėr tė ardhmen e saj nė superiore. Pas barazimit me Teutėn, trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, thekson se nuk ėshtė koha pėr t’u alarmuar, por skuadra duhet tė pėrgatitet pėr tė pėrballuar ndeshjet e radhės. Sipas tij, ndryshe nga ē’pritej, Kastrioti nė ndeshjen e fundit, sidomos nė pjesėn e parė ka luajtur si i pėrgjumur, ndėrsa ėshtė pėrmirėsuar loja e tij pas pushimit, por pa mundur tė shėnojė. “Gjithsesi, barazimi me Teutėn duhet harruar, pasi sfida mė tė vėshtira na presin, kur deri nė fund tė kampionatit duhet tė pėrballojmė edhe pesė ndeshje” ka nėnvizuar Ndreu, qė ka vijuar: “Kastrioti e meriton plotėsisht tė qėndrojė nė Superiore, kur mendojmė se i ka luajtur tė gjitha ndeshjet nė transfertė. Duke parė kalendarin e ndeshjeve, qė kemi pėrpara, them se ai na favorizon, por duhet tė jemi tė kujdesshėm e tė mos biem viktimė e tė papriturave”.
Partizani_One

Kastrioti: “Nė Korēė “djeg”, humbėm 0-2”
23 Prill  

Fatmir Caca, mbrojtėsi shtatlartė i krutanėve, shprehet optimist pėr javėt e mbetura tė kampionatit. Sipas tij, skuadra nuk do tė vėrė nė dyshim objektivin, qė ėshtė mbijetesa nė superiore. I aktivizuar pothuajse nė tė gjitha ndeshjet e kampionatit, 22?vjeēari ka qenė ndėr mė tė mirėt nė ndeshjen e sė shtunės me Teutėn. Ndonėse roli i tij i preferuar ėshtė ai i mbrojtėsit, Caca nuk ka munguar tė jetė edhe nė mesfushė e sulm ndaj durrsakėve. Por i duhet tė pranojė: “Nė kundėrshtim me ndeshjet e fundit, ku kemi patur ngritje nga java nė javė, si nė lojė, ashtu dhe nė rezultate, me rivalen tonė, Teuta, ka qenė njė Kastriot krejt ndryshe nė fushėn e lojės. Kjo ndoshta ka ardhur dhe ngaqė e morėm disi tė lehtė kėtė ndeshje; skuadra nuk doli nė lojėn e saj, ēka na ka kushtuar nė lėnien e dy pikėve, qė ishin tė domosdoshme pėr skuadrėn tonė”.

Mbrojtėsi gjen rastin tė kėrkojė dhe ndjesė: “Normalisht qė ky barazim me Teutėn nuk ėshtė pritur mirė nga tifozeria krutane, qė ka qenė e shumtė nė “Loro Boriēi”. Nė emėr tė gjithė shokėve tė skuadrės i falėnderojmė pėr mbėshtetjen qė na dhanė, si dhe u kėrkojmė falje qė nuk arritėm t’ua shpėrblejmė me fitore”. Dhe menjėherė e ndeshja e radhės: “Mbeten edhe pesė dhe ēdo takim vlerėsohet si finale. Vetėm kėshtu arrihet objektivi qė i kemi vėnė vetes. Kastrioti e ka treguar forcėn e tij ndaj ēdo kundėrshtari dhe do tė jetė i aftė tė pėrballojė dhe Skėndebeun po kėshtu. Vėrtet ata kanė rėnė matematikisht, por po luajnė ndershėm e fort kampionatin. Nga ana tjetėr, nuk harrojmė se nė fazėn e dytė ata na kanė mundur nė shtėpinė e tyre. Me kėtė dua tė them se kjo sfidė do tė jetė p-rcaktuese dhe ne do ta vlerėsojmė si tė tillė. Largqoftė, njė rezultat negativ nė pėrballjen me Skėnderbeun do tė na nxirrte pėrfundimisht nga objektivi ynė minimal”, ka mbyllur mbrojtėsi krutan.
Partizani_One

Kryebashkiaku Guni: Duhet tė mbijetojmė
24 Prill   Nė kampin krutan, sfida e fudjavės me Skėnderbeun vlerėsohet si mjaft e rėndėsishme, jo vetėm nga skuadra dhe stafi i saj, por edhe nga tifozeria. Nė seancat stėrvitore tė kėtyre ditėve ėshtė dėmtuar sulmuesi Orjand Abazaj, i cili do tė mungojė nė ndeshjen me Skėnderbeun. Kėtė mungesė e ka konfirmuar edhe mjeku i skuadrės, por nė Korēė nuk do tė jetė dhe mbrojtėsi Elton Grami, i skualifikuar prej plotėsimit tė numrit tė kartonave. Nė dispozicion tė trajnerit Ndreu do tė jetė mbrojtėsi gjirokastrit Shenaj, i cili ka munguar nė disa ndeshje pėr arsye shėndetėsore. Nisur nga rėndėsia e ndeshjes sė tė shtunės, kryebashkiaku Lulzim Guni ka zhvilluar njė takim me stafin nė mjediset e fushės sportive ku Kastrioti kryen seancat stėrvitore. Guni ka porositur qė tė mos nėnvlerėsohet Skėnderbeu, pasi ajo do tė luajė lirshėm, sepse, nė fund tė fundit, nuk ka se ēfarė tė humbasė mė tepėr. Kryebashkiaku nuk ka lėnė pa pėrmendur dhe barazimin e fundit me Teutėn, ku sipas tij skuadra nuk ishte ajo e ndeshjeve tė fundit. Ai ka kėrkuar qė ajo paraqitje tė mos tė mos pėrsėritet nė javėt e mbetura tė kampionatit, duke filluar qė me Skėnderbeun. Guna, duke pėrfituar nga rasti, ka falėnderuar tifozerinė e mrekullueshme krutane, e cila e ka mbėrshtetur Kastriotin nė ēdo ndeshje, tė cilat i ka luajtur tė gjitha nė transfertė. “U jemi borxhlinj, por shpresojmė t’ua shpėrblejmė me qėndrimin e Kastriotit nė kategorinė superiore. Eshtė njė rrugė qė nis nga Korēa dhe do tė pėrfundojė nė Tiranė, kuluajmė ndeshjen e fundit tė kampionatit, pėr tė zhvilluar mė pas ndeshjen e “plejautit” me njė skuadėr tė kategorisė sė parė. Bashkia e Krujės, nė bashkėpunim me biznesin vendas, do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė skuadrės tė mos i mungojė ana financiare, me synimin e vetėm mbijetesėn nė kategorinė Superiore. E rėndėsishme ėshtė qė skuadra tė fitojė nė Korēė”, ka pėrfunduar kryebashkiaku Guni.
Partizani_One

Hyka: Tė mos gabojmė
26 Prill   Kastrioti sot do tė luajė nė Pogradec, ku pėrballė nuk do tė ketė skuadrėn e atij qyteti, por Skėnderbeun. Skuadra krutane dhe ajo korēare kanė arritur ndaj njėra?tjetrės nga njė fitore nė dy ndeshjet e deritanishme tė kėtij kampionati. Gjatė javės, skuadra e Ndreut ėshtė stėrvitur me mjaft impenjim, me synimin e vetėm pėr t’u paraqitur sa mė denjėsisht e pėr tė marrė njė rezultat pozitiv, pasi nė tė kundėrt do tė rrezikonte mjaft pėr ecurinė e mėtejshme. Nė ndeshjen e kontrollit nė mesjavė, ku futbollistėt kanė luajtur mjaft tė mobilizuar, Ndreu ka bėrė dhe disa ndryshime pėrsa i pėrket formacionit bazė, duke filluar nga porta, pasi Mustafa vazhdon tė jetė i dėmtuar dhe nė vend tė tij do tė jetė Tafaj, qė do tė fillojė lojėn nga minuta e parė. Mbrojtja do t’u besohet atyre qė u aktivizuan dhe nė ndeshjen e fundit me Teutėn, si Gallo, Brahja, Hoxha, Caca, ndėrsa nė mesfushė Turdiu dhe Rustami do ta fillojnė ndeshjen nga stoli. Pas njė mungese shumė tė gjatė pėr arsye shėndetėsore, Sokol Bulku ėshtė rikthyer dhe pritet ta fillojė lojėn nga minuta e parė, sė bashku me Kalarin, Merxhėn dhe Osusin, qė nuk ka luajtur prej javėsh. Ndėrsa sulmi do t’u besohet Rizvanollit dhe tė riut Hyka, pasi Abazaj vazhdon tė jetė i dėmtuar. Sulmuesi 22?vjeēar i Kastriotit, Alban Hyka, i cili ėshtė aktivizuar rregullisht nė ndeshjet e fundit, nė pragtė ndeshjes sė sotme ėshtė shprehur pėr gazetėn tonė: “Jemi nė njė pozitė tė rrezikshme, nė grup me dy skuadrat qė kėrkojnė mbijetesėn nė superiore, Besėlidhjen e Teutėn. Deri nė fund tė kampionatit do tė jetė njė luftė e fortė sportive, pėr t’iu shmnagur vendit tė parafundit, qė tė zbret automatikisht nė kategori mė poshtė. Ndeshja me Skėnderbeun vlen pėr ne sa i gjithė sezoni, ndaj do tė bėjmė gjithēka pėr ta fituar atė, pasi vetėm kėshtu mund tė shpresojmė qė tė radhitemi nė zonėn e “plejautit”.
Partizani_One

DERGO    KOMENTO    PRINT  


   Dergoja kete lajm nje shoku
Emaili shokut  
Emaili juaj  
Koment  
 

Dergo nje koment per kete lajm
KomentJo me shume
se 200 karaktere Koment
Emri  
Emaili  
 

Futboll

Braho: Tė kėnaqur edhe me barazimin
1 Maj   Pasi ka lėnė prapa fitoren me Skėnderbeun, skuadra krutane, e drejtuar nga trajneri Ndreu, ėshtė pėrqendruar te ndeshja e radhės e kampionatit, kur nė fundjavė do tė pėrballet nė Vlorė me Flamurtarin. Edhe pse ndeshja ėshtė e rėndėsisė sė veēantė dhe do tė kėrkojė vlerėsimin e duhur, ajo nuk mund tė zgjidhė gjithēka, pasi prova tė tjera tė vėshtira e presin Kastriotin, qė nė vazhdim, deri nė fund tė kampionatit, do tė pėrballet me Shkumbinin, Elbasanin dhe Tiranėn. Kur kanė mbetur edhe katėr ndeshje deri nė ditėn e fundit tė kampionatit, gjithēka mbetet e hapur pėrsa i pėrket objektivit qė ka Kastrioti. I kėtij mendimi ėshtė dhe futbollisti gjirokastrit i Kastriotit, 23?vjeēari Florian Braho, i cili ėshtė prononcuar pėr gazetėn tonė. “Kemi arritur tė marrim njė trepikėsh tepėr tė rėndėsishėm, edhe pse tė pritshėm, nė ndeshjen me Skėnderbeun, ndėrsa jemi ngjitur njė shkallė mė lart duke pėrfituar nga hapi fals i rivalėve, ? tregon gjirokatriti. ? Megjithatė, asgjė nuk ka pėrfunduar, pasi na presin dhe katėr finale tė tjera, nė tė cilat do tė kėrkojmė tė marrim pikėt maksimale, duke filluar nga kjo fundjavė. Duke vazhduar serinė pozitive, ne jemi optimistė se do tė jemi tė suksesshėm edhe nė ndeshjen “plejaut” me njė nga skuadrat e kategorisė sė parė, pėr tė siguruar mbijetesėn nė Superiore”. Pėr pėrballjen e fundjavės, ndaj Flamurtarit, Braho thotė se nė skuadrėn krutane mbisundon optimizmi pėr njė nga rezultatet pozitive, ēka mbėshtetet edhe nga fakti se, nė pesė ndeshjet e fundit, Kastrioti nuk ka pėsuar humbje. Nga ana tjetėr, Braho lė tė kuptohet se e vlerėsojnė Flamurtarin dhe janė pėrgatitur qė skuadra vlonjate do tė kėrkojė medoemos fitoren, ndryshe rrezikon tė pėrfshihet edhe vetė nė zonėn e “plejautit”. “Gjithsesi, ? ka nėnvizuar Braho, ? pėr ne e rėndėsishme ėshtė tė mos humbim. Kjo do tė thotė se edhe me barazimin do tė ishim tė kėnaqur, duke llogaritur se luajmė nė transfertė”. “Pėrtej rezultatit, qė pėr ne ka shumė rėndėsi, duhet thėnė se nė Vlorė do tė luhet njė futboll i bukur dhe korrekt” ka pėrfunduar Braho.
Partizani_One

Krutanėt, llogaritė e “plejautit”
6 Maj   Skuadra krutane, qė ndodhet nė zonėn e “plejautit”, ka humbur nė ndeshjen e sė shtunės tė kaluar, nė Vlorė, duke mos pėrfituar nga hapi i gabuar qė hodhėn edhe dy rivalet e saj, qė ndodhen mė poshtė nė renditje, Besėlidhja e Teuta. Nga ana tjetėr, krutanėt edhe janė qetėsuar paksa, kur, edhe pse kanė humbur, nuk kanė zbritur nė renditje dhe kanė ruajtur diferencėn e pikėve me ndjekėset, sidomos me Besėlidhjen, qė ėshtė e parafundit. “Eshtė e vėrtetė qė loja e skuadrės ka pasur ngritje nė javėt e fundit, kur nė pesė ndeshje radhazi kemi grumbulluar 9 pikė dhe i kemi pėrforcuar pozitat nė klasifikim. Por serialin e rezultateve pozitive na e ka prishur humbja e fundit me Flamurtarin, ēka nuk e prisnim pas atij seriali pozitiv. Gjithsesi, skuadra mori atė qė dha nė fushėn e lojės, edhe pse nė disa raste kemi qenė shumė pranė barazimit” ėshtė shprehur trajneri Ndreu. Sipas teknikut tė Kastriotit, humbja me Flamurtarin duhe harruar dhe skuadra duhet tė pėrqendrohet nė tri ndeshjet e fundit, nga tė cilat varet arritja e objektivit pėr tė mbijetuar, duke mbetur tė paktėn nė zonėn e “plejautit”, pėr tė luajtur pastaj njė ndeshje me skuadrėn e kategorisė sė parė, pasi pėr mė lart praktikisht ėshtė e pamundur, kur nga skuadra vlonjate diferenca ėshtė 7 pikė. “Ka shumė faktorė, qė na bėjnė optimistė se do ta arrijmė kėtė objektiv, ? ka thėnė Ndreu. ? Humbjen me Flamurtarin e kemi lėnė prapa dhe qė nga e hėna kemi filluar pėrgatitjet anti? Shkumbini. Me peqinasit ambiciozė kemi njė ndeshje qė duhet vlerėsuar nė maksimum, pasi dihet forca e kundėrshtarit, kur nė tri javėt e fundit ka arritur tė grumbullojė shtatė pikė dhe synon tė ngjisė shkallėt. Megjithatė, kemi akoma ditė pėrpara deri nė atė ndeshje, pėr tė cilėn do tė pėrgatitemi seriozisht”.
Partizani_One

Aksidentohen 4 lojtarė tė Kastriotit
8 Maj   Edhe njė herė shpejtėsia e madhe, si edhe mosrespektimi i rregullave tė qarkullimit rrugor ka qenė pranė kthimit nė njė tragjedi, qė kėtė herė ka goditur edhe futbollin krutan. Kėshtu, dje, rreth orės 11:00 tė paradites, gjatė kohės qė katėr lojtarėt e Kastriotit, Elton Grami, Erion Rizvanolli, Erald Turdiu dhe Xhejms Osusi, po shkonin pėr nė stėrvitje nė Krujė, nė afėrsi tė fshatit Tapizė, kur automjeti, i drejtuar nga Grami, me nė bord katėr lojtarėt, ka dalė nga kontrolli dhe ka pėrfunduar jashtė rruge, duke aksidentuar rėndė futbollistėt. Shkak pėr kėtė aksident, tė paktėn nga burimet e para tė policisė, mėsohet se ka qenė shpejtėsia e madhe e makinės dhe njė parakalim i gabuar, ēka, pėr tė evituar impaktin me njė kamion qė po vinte pėrballė, kanė dalė nga rruga duke bėrė tre saltro nė ajėr dhe duke pėrfunduar nė njė kanal nė afėrsi tė rrugės, madje duke marrė pėrpara edhe njė grua, kalimtare tė rastit, rreth tė 60?tave. Pas pėrplasjes, tė aksidentuarve u ėshtė dhėnė ndihma e parė, teksa mėsohet se Rizvanolli ka qenė mė i dėmtuari, teksa ka marrė njė goditje nė kokė, edhe pse nuk ka qenė njė dėmtim serioz, pasi, pas mjekimit nė Spitalin Ushtarak, ai ka dalė dhe ndodhet nė shtėpi. “Nuk e di se si ndodhi. Rėndėsi ka qė shpėtuam gjallė. Eshtė njė moment ku e gjithė jeta tė kalon pėrpara syve. Ishte rrėnqethėse”, kanė qenė fjalėt e Rizvanollit, i cili ndodhet nė shtėpi, nė regjim shtrati, pas qepjeve nė kokė. Nga ajo qė mėsohet lojtarėt dhe e aksidentuara janė jashtė rrezikut pėr jetėn.

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Kategoria e Pare
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum