Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga
KS.PRISHTINA

LAJME NGA KF.PRISHINA

Ulpiana (lipjan) – Prishtina

--------------------------------------------------------------------------------

Kupa e Republikės
1/8 e finales
Ulpiana – Prishtina
Lipjan, ora: 14.00

Rivali i ardhshėm i Prishtinės nė kuadėr tė Kupės sė Republikės sė Kosovės ėshtė anėtari i Ligės sė parė, Ulpiana e Lipjanit. Skuadra e Ulpianės viteve ’90-ta ka qenė anėtare standarde e Ligės elite tė Kosovės, ndėrsa pas luftės nuk ia ka dalė tė ngjitet asnjėherė mė lart.
Ndėrsa edhe njė herė pas luftės, po nė Lipjan, janė takuar Ulpiana dhe Prishtina. Ishte stinori 2001/02, kur mė 20 mars tė vitit 2002, nė kuadėr tė 1/16-s, Prishtina e drejtuar nga strategu, Medin Zhega mezi kishte mposhtur vendasit me rezultat minimal, 0:1 me golin e shėnuar nė minutėn e 80-tė nga ish-sulmuesi rahovecian, Fadil Vuēitėrna.

Prishtina nė ndeshjen e 1/16-s ka eliminuar Lepencin e Kaēanikut me rezultat tė thellė 7:0.

Nė edicionin e kaluar Prishtina ishte eliminuar nė 1/8 duke u befasuar keqas nga Shqiponja nė Prishtinė me rezultat 0:2.

Kupėn e Republikės sė Kosovės, Prishtina ka fituar tre herė (1993/94, 1994/95 dhe 2005/06) dhe njė herė ėshtė mposhtur nė finale (2002/03 nga KEK-u).

per me shum informacione www.prishtinafc.com
saiti zyrtar i KF.Prishtina
KS.PRISHTINA

Prishtina - Shqiponja E diel, ora 14:00

KĖRKOHEN TRI PIKĖ

Ndeshjen e javės XVIII, Prishtina e zhvillon tė diel nga ora 14.00 dhe takohet me skuadrėn e Shqiponjės nga Peja. Pėr publikun prishtinas, kjo ėshtė paraqitja e parė e skuadrės nė fushėn e vet nė stinorin pranveror. Pas humbjes sė tre pikėve nė Mitrovicė, Prishtina nuk i ka tė sigurt as katėr lojtarė nga pėrbėrja e parė pėr shkak lėndimeve tė pėsuara nė pėrballjen me Trepēėn ’89. Tė lėnduar janė katėr mesfushorėt, Isull Llumnica, Azem Ahmeti, Bardhyl Kaēiu, ndėrsa nė bankinė do tė qėndroj Yll Hoxha. Megjithatė pėr kryetrajnerin Tovėrlani kėto mungesa nuk do tė paraqesin edhe aq shumė problem duke e ditur se Prishtina ka fondin e pasur me lojtarė dhe nga pėrbėrja e cila nesėr do tė dalė nė fushė pret ta japin maksimumin dhe ta arsyetojnė besimin e dhėnė nga shtabi teknik.
KS.PRISHTINA

Prishtina – Shqiponja 3:0 (2:0

FITORE RUTINORE

Golashėnues: S. Saliagiq 33’, M. Hoxha 44’, K. Munishi 74’

Shikues: 400

Gjyqtarė: Besnik Sejdiu e Mentor Baliu (Mitrovicė), Afrim Morina (Prizren)

Kartonė tė verdhė: E. Hasan – B. Dobraj, A. Ademaj, G. Ēekaj, Sh. Zeqiraj

Prishtina (3-5-2): K. Mushica /c/ – M Hoxha, V. Berisha (78’ K. Osmani), D. Vokshi – A. Skeraj, A. Kozhani (59’ Sh. Alili), T. Ademi, M. Idrizi, I. – E. Hasan, S. Saliagiq (63’ K. Munishi).
Trajner: Afrim Tovėrlani

Shqiponja: S. Gashi, B. Dobraj, F. Tishukaj, K. Pulaj, A. Ademaj, D. Demaj, G. Ēekaj, B. Domniku /c/ (55’ P. Hysenaj), A. Salihu, R. Daci (62’ P. Kabashi), Sh. Zeqiraj.
Trajner: Miftar Rama
Minutė pėr minutė:

2’ Domniku kroson nė zonė, Zeqiraj tenton nga disa metra, por topi largohet nga mbrojtja vendase nė korner.

11’ Kozhani gjuan nga goditja e dėnimit nga 30 metra, topi prek murin e gjallė, parabolėn portierin dhe topi kalon fare pranė trarit tė epėrm.

15’ Saliagiq nga mė se 25 metra gjuan me volle-goditje, portieri mysafirė me vėshtirėsi ndal topin.

17’ Nga njė top i kthyer pėrfiton Berisha i cili gjuan me volle nga 25 metra, grushton portieri Gashi.

20’ Zeqiraj befas gjuan nga 20 metra, topi fluturon jo edhe aq larg pingules sė djathtė.

24’ Demaj provon nga distanca, lart mbi portė.

25’ Aksion i bukur, bashkėveprim i Hasan dhe A. Skerajt i cili del pėrball portierit, nė vend qė tė gjuaj nė portė tenton ta gjej nė krahun tjetėr Adimin i cili dėshtoi tė gjuaj nė portė i cili edhe ashtu u gjend nė pozitė jashtė loje.

31’ A. Skeraj harkon nga korneri i djathtė, topin e devijuar nga 10 metra e shqelmon fuqishėm V. Berisha, por edhe njė herė ishte jo i saktė.

33’ Tahir Ademi ndėrron anėn dhe del nė krahun e djathtė, kroson brenda zonės, topin e largon paska mbrojtja vendase dhe shkon deri te Saligiq i cili gjendej brenda trekėndėshit tė zonės dhe me gjuajte pa pritur fare me tė djathtėn qėllon kėndin e majtė tė portės mysafire – 1:0.

44’ Rivėnien e topit nė fushė nga krahu i djathtė e bėn Sh. Skeraj, V. Berisha harkon brenda zonės, nė duel nė ajėr mė i gjatė ishte qendėrmbrojtėsi Mervan Hoxha i cili nga 10-12 metra parabolėn portierin dhe vendos topin nė kėndin e majtė tė portės – 2:0.

54’ Mushica me shpejtėsi ia pason topin Ademit i cili pa pritur fare ia vazhdon atė A. Skerajt i cili i ikėn edhe vijės mbrojtėse edhe kurthit tė ofsajdit, por i jep topit mė shumė dhe mė i shpejtė ishte portieri vendas.

62’ V. Berisha tenton edhe njė herė nga distancė e largėt dhe qėllon tėrthorėzen.

74’ Sh. Skeraj nė stilin e tij karakteristik kalon dy lojtarė nė krahun e djathtė dhe pasi qė lirohet ia vazhdon topin Munishit i cili nė duel njė me njė del mė i suksesshėm dhe nga afėrsia nė mes tė portės vendos topin nė rrjetė – 3:0.

81’ Salihu mysafir depėrton nėpėr gjysmėkrahun e majtė dhe gjuan nga 14-15 metra, kapiteni i sotėm i Prishtinės, portieri Mushica priti topin pa problem.

86’ Pas harkimit nga korneri dhe devijimit tė topit, me gėrshėre nga 10-12 metra gjuan K. Osmani, topi fluturon fare pranė pingules sė majtė.
KOMENTI

Prishtina nė kėtė duel u paraqit pa komplet vijėn e mesit tė fushės. Tė katėr lojtarėt standard tė kėtij reparti ishin tė lėnduar. Dhe me arsye shtabi teknik ia kishte drojėn kėtij takimi. Por, lojtarėt qė kishin fituar besimin e dhėnė pėr tė luajtur nė kėtė ndeshje e arsyetuan atė.
Sulmuesi, Saliagiq shėnoi golin e tij tė dytė nė petkun e Prishtinės. Ndėrsa qendėrmbrojtėsi, Mervan Hoxha shėnoi edhe golin e tretė edhe atė me specialitetin e tij - me kokė. Sulmuesi, Munishi u paraqit pas shumė kohėsh sėrish nė fushė dhe tregoi edhe njė herė qė nuk ka harruar tė shėnojė. Ndėrsa, pėr mbrojtėsin, Shiqiri Alili sot ishte ndeshja e tij debutuese dhe luajti nė krahun e majtė. Pak a shumė kėto ishin karakteristikat nė kėtė ndeshje qė me njė angazhim mė tė madh Prishtina sot do tė mund ta deklasonte skuadrėn modeste nga Peja. Por, Prishtina ka ndeshje menjėherė tė mėrkurėn me Ulpianėn pėr kupė dhe nuk kishte arsye qė tė forcohej ndonjė presion mė i madh nė takim.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajne i Prishtinės:

Edhe pse tė hendikepuar pa pesė futbollistė qė nė javėn e kaluar kanė qenė pjesė tė pėrbėrjes sė parė, mendoj se gjatė 90 minutave dominuam plotėsisht dhe arritėm njė fitore pa ndonjė mund tė madh. Mesiguri qė nė pjesėn e dytė nuk kemi dashur tė shtrojmė presion mė tė madh duke e ditur qė tani brenda njė jave do ti kemi dy ndeshje tjera. Ka mjaftuar ky rezultat, jam i kėnaqur me angazhimin, por ne sot kishim edhe njė pengesė tjetėr, fushėn qė nuk ėshtė aspak e mirė.

Driton Vokshi, mbrojtės i Prishtinės:

Ne sot dolėm nė fushė pas ngarkesės sė humbjes me fajin tonė nė Mitrovicė. Pastaj ngarkesė ishte ta shfrytėzojmė rastin pas humbjes sė Vėllaznimit. Mungesa e disa lojtarėve, me gjithė se Prishtina ka fond tė mirė tė lojtarėve, dhe fusha mjaft e vėshtirė bėn qė takimit ti hymė me kujdesin maksimal. Ishte pak vėshtirė deri te shėnimi i golit tė parė, por pastaj ndeshja deri nė fund u zhvillua nė frymėn e rutinės.

Miftar Rama, trajner i Shqiponjės:

Skuadra ime pėrballet me mungesėn e shumė lojtarėve tė cilėt dihet qė mė s’janė pjesė e jona. Lojtarėt i kemi po thuajse tė gjithė junior apo tė rinj dhe nuk pritet diēka mė shumė prej tyre.
KS.PRISHTINA

BESNIK KOLLARI DREJTOR I RI I SHKOLLĖS SĖ FUTBOLLIT

Qė nga dita e shtunė, 29 prill 2008, Drejtor i shkollės sė futbollit tė FC Prishtina, do tė jetė Besnik Kollari. Kėshtu ka vendosur Bordi i FC Prishtina pas shpalljes sė konkursit tė hapur pėr kėtė post e qė ishte i zbrazėt qė nga shkuarja e ish-drejtorit Ajet Shosholli nė Trepēa ’89 dhe i emėrimit tė tij si drejtor sportiv nė kėtė skuadėr mitrovicase.
Besnik Kollari ėshtė trajner i licencuar me licencėn “A” tė UEFA-s. Ka pėrvojė si trajner nė skuadrėn e Kosovės sė Vushtrrisė dhe sė fundi nė Trepēė. Besnik Kollari po ashtu i takon plejadės sė lojtarėve tė Prishtinės tė fund viteve 80-ta. Pėr Prishtina me ndėrprerje ka luajtur edhe gjatė viteve 90-ta, ndėrsa pėrfundimisht nė Prishtinė rikthehet nė sezonin 2001/02 pėr ta pėrfunduar karrierėn pas pėrfundimit tė stinorit vjeshtor tė sezonit 2003/04.
Ardhja e drejtorit tė ri nė shkollėn e futbollit nuk do tė jetė risia e vetme, skuadra shumė shpejt do tė hap njė nėnxhirollogari nė kuadėr tė xhirollogarisė sė klubit e cila do tė shėrbejė vetėm pėr kėrkesat e kėsaj shkolle. Kjo shkollė nė afat tė shkurtėr kohor pretendon tė ngritėt nė akademi tė futbollit. Ndėrsa ndihmesa mė e madhe do tė jetė pėrfundimi shumė i shpejtė i fushės sė vogėl ndihmėse me bari sintetik qė do tė ndėrtohet pranė stadiumit, mbrapa tribunės perėndimore.
Kategoritė e reja kanė marrė ftesė nga dy turne futbolli nė Gjermani dhe Barcelonė tė Spanjės dhe besohet se tė rinjtė prishtinas do tė na pėrfaqėsojnė nė kėto turne denjėsisht.
Superliga e Kosovės
KS.PRISHTINA

Drita – Prishtina 1:1 (0:0)

V. BERISHA SIGURON NJĖ PIKĖ

Golashėnues: Venhar Sėrmaxhaj 50’ – Visar Berisha 90+1’

Shikues: afėr 4.000

Gjyqtarė: Muhedin Ferati (Burim), Safet Berisha (Mitrovicė), Agim Rexhepi (Ferizaj)

Kartonė tė verdhė: A. Kastrati, Vis. Sėrmaxhaj, Ven. Sėrmaxhaj, E. Imami, M. Bajrami – D. Vokshi, M. Idrizi, Y. Hoxha

Kartonė tė kuq: A. Kastrati (’80 – 2KV), Vis. Sėrmaxhaj (90+3’ – 2KV) – D. Vokshi (72’ – 2KV)

Drita: A. Ajdini – A. Sylejmani, E. Murati, K. Hyseni, A. Latifi (58’ Y. Kastrati), A. Kastrati, Vis. Sėrmaxhaj, Ven. Sėrmaxhaj (c), E. Imami, A. Bekteshi (89’ M. Bajrami), A. Shaqiri (81’ B. Isufi)

Prishtina (3-4-3): K. Mushica – M Hoxha, V. Berisha, D. Vokshi – Sh. Skeraj (10’ A. Kozhani), M. Idrizi, F. Humolli (c), Y. Hoxha – S. Saliagiq, T. Ademi (66’ A. Skeraj), E. Hasan (52’ E. Fetahu)
Trajner: Afrim Tovėrlani
Minutė pėr minutė:

2’ Top i thellė i ardhur nga mbrojtja e Prishtinės nė zonėn e vendasve, sė pari kėrcen Saliagiq e mė pastaj tenton Hasan me kokė, por ishte gjuajtje e lehtė drejt nė portierin vendas.

8’ Pas njė dueli nė ajėr afėr vijės anėsore, nga njė lojtar vendas shtyhet Shqipron Skeraj i cili fluturon jashtė fushės dhe pėrplaset pėr toke. Shqipronit iu desh intervenimi i ndihmės sė shpejtė i cili me kėtė rast lėndoi rėndė kraharorin e djathtė.

21’ Depėrtim i Saliagiq para zonės qė pason me gjuajtjen e tij nga 18 metra, pak mbi portė.

31’ Visar Berisha nė mėnyrė mjeshtėrore fut njė top nė mesin e mbrojtjes vendase, porse sulmuesi Ertan Hasan ishte mė i ngadalshėm se portieri Ajdini.

35’ Nga goditja e dėnimit nga 35 metra, pak anash nga krahu i djathtė gjuan Kozhani, portieri vendas dėbon topin mbi portė.

36’ Tahir Ademi pėr mrekulli harkon nga vija e 16-m., Hasan u gjend mė sė miri pas shpinės sė mbrojtėsve vendas i cili jo mė larg se 8 metra gjuan me kokė, por topi fluturon fare pranė pingules sė djathtė.

43’ Pas njė kundėrzbritje tė shpejtė tė vendasve, nga krahu i djathtė me shpejtėsi depėrton dhe futet nė zonė A. Sylejmani i cili tenton ta gjejė dikė nga bashkėlojtarėt e tij nė krahun tjetėr. Topi e dėbuar e marrin sėrish vendasit, por tani ishte Venhar Sermaxhaj i cili nga pak metra gjuan, Mushica ia del ta prek pak topin dhe t’ia ndal hovin ndėrsa mbrojtja spastron situatėn.

50’ Topi ishte nė pronėsi tė sulmuesit prishtinas Hasan, i cili mban topin pa nevojė dhe e humb atė. Pason kundėrsulm i shpejtė i vendasve dhe topi kalon me lehtėsi nėpėr mesin e fushės sė Prishtinės tė shpartalluar nė ato momente dhe vije deri te kapiteni Ven. Sėrmaxhaj i cili mirė u gjend brenda zonės dhe nga 13-14 metra, nė gjysmėkrahun e djathtė dhe fėrfėllon topin nė rrjetėn e kėndit tė ulėt tė djathtė tė portės – 1:0.

52’ Y. Hoxha ia vazhdon topin nė krah tė majtė Saliagiqit i cili kroson nė zonė, Hasan gjuan me kokė nga pak metra, por topi i prekur nga vendasit del jashtė nė korner.

53’ Kozhani harkon nga korneri i majtė, nė shtyllėn tjetėr mė sė larti shkėputet Hoxha dhe gjuan me kokė shumė afėr trarit tė epėrm.

57’ Kapiteni Humolli nga krahu i majtė pėr mrekulli gjen Saliagiq para portės larg nja 15 metra i cili bukur i krijoi vetės hapėsirė i cili kishte vetėm portierin vendas pėrball, por topi edhe njė herė kaloi shumė afėr pingules (sė majtė).

68’ Fetahu harkon nga krahu i majtė, Agron Skeraj gjuan me volle, portieri Ajdini pret, krijohet rrėmujė para portierit, topi vije sėrish te A. Skeraj por gjuajtja e tij ndalet nė kėmbėt e lojtarėve vendas.

82’ A. Sylejmani shėrbehet nga auti nė krahun e djathtė dhe i ikėn Y. Hoxhės qė e ndiqte dhe po sa futet nė zonė pason parabola dhe qėllon pingulen e djathtė dhe topi kthehet nė fushė.

86’ A. Skeraj edhe njėherė tenton brenda zonės dhe edhe njė herė gjuajtja ndalet nė kėmbėt e lojtarėve vendas.

88’ Pas harkimit nga korneri, topi devijohet nė brendėsi tė fushės dhe nga 16 metra gjuan me kokė Y. Hoxha, topi qėlloi pjesėn e epėrme tė tėrthorėses.

90+1’ Qendėrmbrojtėsi, Visar Berisha merr topin para zonės sė tij dhe shpejtėsi kalon 2-3 lojtarė vendas dhe u ndal vetėm pas ndėrhyrjes sė palejueshme ndaj tij. Distanca ishte mė larg se 40 metra. Topin para portierit e dėrgon kapiteni Humolli, krijohet rrėmujė, topin Saligaiq ia kthen Kozhanit i cilki gjuan, por sėrish topi ndalet nga rrėmuja e krijuar para portierit, dhe nga karamboli i krijuar topi vije deri te Visar Berisha i cili nga afėrsia mposhti portierin Ajdini – 1:1.

45+4’ Yll Hoxha gjuan nga mė se 20 metra, jo shumė lartė portės.
KOMENTI:

Numri i dhėnė i kartonėve tregon pėr lojė shumė tė fortė, tė tensionuar dhe nė momente nervoze. Deri sa nė pjesėn e parė ndeshja ishte nė suaza tė normales, krejt ndryshe ndodhi pas pėrfundimit tė pjesėlojės sė parė. Megjithėse lėndimi i Shqipronit ndodhi pas shqyerjes sė lojtarit vendas, ai nuk u ndėshkua pėr kėtė faul, por megjithatė kjo pjesėlojė rrodhi nė suaza tė korrektėsisė.
Ndėrsa nė pushim tė dy pjesėve mėsohet se ka pas kėrcėnim dhe tentim sulmi nė gjyqtarėt e ndeshjes nga nikoqiri.
Vendasit shpejtė erdhėn nė epėrsi pas fillimit tė pjesės sė dytė dhe po thuajse pas kėtij momenti mė nuk kishte lojė. Nė fushė hidheshin nga dy e tre topa pėr njė herė. Kujdestarėt nga ana fushės asnjė top mė nuk e futnin nė fushė dhe kėtė detyrė tė tyre e bėnin vet lojtarėt e Prishtinės tė cilėt mė shumė vraponin pas topit jashtė vijave tė fushės se sa brenda fushės.
Pas pėrfundimit tė ndeshjes dhe pėrshėndetjes sė lojtarėve ndėrmjet veti nė qendėr tė fushės u duk se gjithēka do tė pėrfundojė pa ndonjė problem. Por, shkėndija e parė ndodhi atėherė kur kryetrajneri Tovėrlani bėhej gati tė jepte deklaratė pėr gazetarėt, afrohet njėri nga zyrtarėt e KF Drita dhe fillon ta shaj Tovėrlanin dhe u desh qė tė ndėrhyhej nga anash pėr ta ndarė fjalosjen. Pastaj nė tunel tė teshatoreve ndodh eksesi i dytė ndėrmjet disa lojtarėve vendas dhe dy-tre lojtarėve prishtinas. Pasoi intervenimi brutal i disa policėve tė njėsisė speciale e cila me kėtė rast nuk kurseu as kėrbaēėt nė drejtim tė lojtarėve tė Prishtinės (u godit Mervan Hoxha, Driton Vokshi,...) dhe sikur nuk u mjaftoi kjo ata edhe i shanė e i fyen rėndė nė baza personale dhe lokale. U thye edhe njė xham nga mbrapa teshatores sė Prishtinės, por pėr fat nga guri i hyrė nė teshatore nuk pėsoi askush nga lojtarėt prishtinas.
Mė vonė gjithēka u qetėsua dhe nė pėrcjellje tė policisė me vetura tė taksive ekspedita prishtinase u pėrcoll deri te autobusi nė dalje tė qytetit.
Duhet theksuar se gjatė tėrė ndeshjes, bankina e Prishtinės ėshtė “bombarduar” nga gjuajtjet e shumta nga ana e tifozerisė vendase tė cilėt po thuajse pėr 90 minuta pa ia ndarė fare nė korr ofendonte, shante nė mėnyrė mė bizare lojtarėt e Prishtinės. Njė kėso lloj organizimi kaq i dobėt i ndeshjes mesiguri nuk i bėn nder skuadrės sė Dritės e cila fatkeqėsisht s’ėshtė hera e parė qė Prishtinės nė kėtė stadium i ndodh nga kjo skuadėr.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner i Prishtinės:

Pas njė loje tė fortė, mė shumė angazhuese se sa tė bukur pėr sy dhe pas humbjes sė rasteve nė pjesėn e parė – jam i kėnaqur me barazimin e arritur. Dhe mė vije keq se pretendimet dhe dėshirat e disa medieve kinse pėr hakmarrje tė Dritės ndaj Prishtinės nuk u realizuan. Loja nė fushė ishte fer dhe korrekte, ndėrsa sulmi fizik i policit tė forcave speciale ndaj futbollistėve tė Prishtinės do tė paraqitet te vet Ministri i Punėve tė Brendshme, sepse kjo ėshtė njė shuplakė ndaj vet shtetit.

Visar Berisha, mbrojtės i Prishtinės:

Pėr mendimin tim loja ishte mjaft e mirė. Ne dominuam gjatė tėrė ndeshjes duke krijuar disa raste shumė tė mira, por si duket nuk ishte dita e sulmuesve tanė dhe ndodhi si ndodhi golin shėnova unė nė ēastet e fundit tė takimit dhe jam i lumtur qė goli im nuk lejoi tė na shkoj tėrėsisht mundi huq.
Ne nuk do tė ndalemi aq te kjo ndeshje, vėmendjen duhet pėrqendruar te derbi me Vėllaznimin, ndeshje e cila edhe do ta pėrcaktoj titullin e kampionit.
KS.PRISHTINA

Kupa e Kosovės : Ulpiana – Prishtina 1:4 (1:2)

LEHTĖ NĖ ĒEREKFINALE

Golashėnues: P. Preniqi 23’ – K. Munishi 21’, 39’, A. Ahmeti 63’, A. Kozhani 80’

Shikues: afėr 800

Gjyqtarė: Albert Kastrati, Musa Rahimi, Kemajl Bunjaku - Gjilan

Kartonė tė verdhė: A. Fazliu, A. Gashi

Ulpiana: A. Grajēevci, F. Hetemi, P. Osmani, A. Rrahmani, H. Sogojeva, B. Gėrxhaliu (c), A. Fazliu (V. Buja), P. Marniku, P. Preniqi, Me. Idrizi (A. Gashi), Sh. Topalli.
Trajner: Enver Duriqi

Prishtina (3-5-2): K. Mushica – M Hoxha, V. Berisha (81’ B. Shabani), D. Vokshi – M. Idrizi, A. Ahmeti (70’ A. Kozhani), B. Kaēiu, I. Llumnica (65’ T. Ademi) F. Humolli (c) – E. Hasan, K. Munishi
Trajner: Afrim Tovėrlani
Minutė pėr minutė:

3’ Kaēiu nga qendra prej goditjes sė dėnimit harkon nė zonė, M. Hoxha kthen me kokė, Hasan nga afėrsia me gėrshėrė nga mbrapa gjuan mbi portė.

5’ Kapiteni Humolli kroson nga krahu i majtė, nė qendėr tė zonės nga 10 metra me kokė gjuan Idrizi, ish-portieri junior i Prishtinės, Graiēevci pret, topin e kthyer tenton ta fus nė portė Hasan, por dėshton.

7’ Llumnica depėrton brenda zonės, pengohet nga njė mbrojtės, mysafirėt kėrkojnė penallti – gjyqtari hesht.

14’ Llumnica pėr mrekulli ia pason topin pėrpara Hasanit tė cilin e qet nė rast ideal, por nga 10 metra gjuan mbi portė.

17’ Mosmarrėveshje nė mbrojtjen vendase, pėrfiton Llumnica, por gjuajtja e tij nga 12 metra pėrfundon pranė pingules sė djathtė.

21’ P. Osmani pa nevojė largon njė top nga mbrapa dhe e hedh nė vijė tė 16-shit ku gjendej Munishi i cili njėherė ndal topin pastaj parabolėn portierin vendas – 0:1.

23’ Mensur Idrizi (vėllai i Mirsad Idrizit) ekzekuton nga krahu i majtė nė vijė tė 16-shit goditjen e lirė. Para portierit Mushica krijohet rrėmujė, goditet traversa, topin e kthyer e fut nė rrjetė Preniqi – 1:1. Ishte ky rasti i parė dhe i vetėm gjatė pjesės sė parė pėr vendasit.

39’ Kapiteni depėrton nėpėr krah tė majtė dhe pas manovrimit ia vazhdon topin Munishit i cili bukur lirohet nga mbrojtja vendase dhe posa futet nė zonė, nga gjysmėkrahu i majtė gjuan rrėmbyeshėm dhe topi pėrfundon nė kėndin e kundėrt tė portės – 1:2, ishte ky goli i dytė nė kėtė ndeshje pėr “ujkun e vjetėr” tė Prishtinės.

43’ Humolli edhe njėherė bukur pason, Llumnica mirė lirohet por nga 13-14 metra gjuan drejt nė portierin vendas.

48’ Llumnica gjuan nga 25 metra, jo shumė lart traversės.

51’ Munishi ia vazhdon topin Hasan i cili se kishte perceptuar aq mirė edhe pse ia del tė gjuaj, por jashtė porte.

54’ Ahmeti gjuan nga njė top i devijuar nga 16 metra, pranė pingules sė djathtė.

58’ Berisha gjuan nga 35 metra, portieri vendas grushton, Hasan shėnon me kokė, por goli anulohet pėr shkak pozitės sė dyshimtė ofsajdi.

63’ Pas njė topi tė devijuar brenda zonės, Azem Ahmeti nga 15-16 metra pėr mrekulli e shqelmoi topin aq fort sa mezi e ndali rrjeta e portės vendase – 1:3. Ky gol u duartrokit edhe nga shikuesit objektiv vendas qė nė kėtė ndeshje ishin tė shumtė si kurrė mė parė ndonjė herė nė kėtė qytezė.

69’ Berisha sėrish tenton nga distancė e largėt, topi pranė pingules.

73’ Topalli gjen A. Gashin i cili del pėrball Mushicės, por ky i fundit pėr mrekulli intervenoi dhe priti gjuajtjen e Gashit nga 13-14 metra.

80’ Kapiteni Humolli edhe njėherė depėrton dhe kalon ndjekėsin e tij nga krahu i majtė pastaj pason krosimi nga ana e tij brenda zonės, aty pėr mrekulli ndal topin Ardian Kozhani i cili lirohet nga njė lojtar vendas dhe gjuan rrėmbyeshėm nga 16 metra dhe vendos topin mbi duart e portierit Grajēevci – 1:4. Ky gol u pėrshėndet gjatė nga publiku vendas pėr bashkėqytetarin e tyre i cili luan nė petkun e Prishtinės.

83’ Preniqi gjuan nga 18 metra, top i lehtė pėr Mushicėn.

90’ Idrizi harkon nga krahu i djathtė, Hasan i vetmuar nga 2-3 metra sėrish nuk e perceptoi ashtu si do tė duhej dhe me gjithė pėrpjekjen e tij me kokė topi shkon mbi portė.

KOMENTI:

Prishtina sot nė Lypijan u prit jashtėzakonisht miqėsisht. Para ndeshjes, kryetari i Komunės sė Lypianit, z. Shukri Buja dhuroi njė dhuratė modeste pėr mysafirėt nga Prishtina, ndėrsa edhe pas ndeshjes shtroi koktell pėr ekspeditėn nga Prishtina.
Edhe ndeshja u zhvillua nė frymė jashtėzakonisht korrekte dhe numri i madh i shikuesve shijoi njė ndeshje tė bukur futbolli me pesė gola nė rrjetė.
Prishtina takimit i hyri pa tre lojtarė standard, tė lėnduarin, Sh. Skeraj dhe Fetahun e Y. Hoxhėn qė kryetrajneri Tovėrlani i ruan pėr sfidėn e ardhshme me Vėllaznimin.
Ē’ėshtė e rėndėsishmja, nė pėrbėrjen e parė u kthyen tre lojtarėt e mesit tė fushės qė nuk ishin paraqitur qė nga ndeshja nė Mitrovicė. Ndėrsa edhe sulmuesi Munishi tregoi se akoma nuk ka harruar tė luaj futboll dhe ėshtė po ai “ujku i vjetėr” qė shėnon sa herėt tė gjendet nė rast tė pastėr shėnimi.
Pas kėsaj fitore, Prishtina e qetė do ta pres ndeshjen e sezonit tė dielėn kundėr Vėllaznimit dhe nė takim do tė hyjė vetėm pa dy lojtarė nga pėrbėrja e parė, tė lėnduarin Sh. Skerajn dhe tė suspenduarin, Vokshin.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajne i Prishtinės:

Fillimisht kisha dashur ti falėnderojė edhe zyrtarėt e klubit edhe zyrtarėt e Komunės sė Lypianit pėr mikpritjen, lojėn fer dhe korrekte. Ndėrsa sa i pėrket vetė lojės, nga shumė rastet e treguara ne shėnuam vetėm katėr gola, por mund tė them lirisht se ne sot u pėrballėm me njė skuadėr shumė mė tė mirė se sa disa skuadra tė Superligės. Nė pėrgjithėsi jam i kėnaqur me paraqitjen e futbollistėve tė mi.

Kushtrim Munishi, sulmuess i Prishtinės:

Nuk ėshtė ndonjė befasi e madhe shėnimi i dy golave, unė normalisht deri sa tė luaj futboll do tė luftojė qė tė jem nė pėrbėrjen e parė. Me rėndėsi ėshtė se ekipi po arrin fitore, ndėrsa unė sa herė tė dal nė fushė gjithmonė do tė mundohem ta jap maksimumin.
Ndėrsa sa i pėrket lojės, nė pjesėn e parė patėm pak vėshtirėsi deri sa shėnuam dy golat e avantazhit, por pas shėnimit tė dytė mė gjithēka funksionoi ashtu si ne dėshironim.
Tani na pret ndeshja me Vėllaznimin. Ne jemi shumė tė qetė para kėtij takimi, jemi nė pėrparėsi, lojtarėt e Vėllaznimit gjenden mė nė presion. Pėrvoja mendoj se ėshtė nė anėn tonė, unė besoj dhe shpresoj qė nė fund tė takimit do tė jemi ne ata qė do ti arkėtojmė tri pikė.

Azem Ahmeti, mesfushor i Prishtinės:

Kjo ndeshje ishte njė parapėrgatitje e mirė para pėrballjes me Vėllaznimin. Loja ishte e mirė, ne dhamė atė ēka kėrkohej nga ne, kontrolluam mesin e fushės, shėnuam katėr gola dhe me meritė shkojmė tutje.
Personalisht jam i kėnaqur me kthimin tim pas lėndimit dhe ndihem tėrėsisht i aftė qė tė paraqitem denjėsisht tė dielėn.

Enver Duriqi, trajner i Ulpianės:

Ishte njė ndeshje e fort dhe e bukur pėr sy dhe pėr shikues. Prishtina fitoi me meritė. Ulpiana ka kapacitet pėr Superligė dhe pėr kėtė gjė jemi orientuar me tė gjitha forcat qė nė kėtė vit nė 80-vjetorin e klubit ta kurorėzojmė me hyrje nė rang mė tė lart.
SPORTI_DARDAN

Prishtina – Vėllaznimi

PRISHTINA – VĖLLAZNIMI
NDESHJA E SEZONIT

Ndeshja e vlerėsuar si e sezonit ndėrmjet Prishtinės dhe Vėllaznimit do tė zhvillohet tė dielėn nga ora 17:00 dhe tė gjithė adhuruesit e Prishtinės nė botėn e jashtme do ta kenė rastin qė ndeshjen ta ndjekin direkt nė televizionin publik tė Kosovės - RTK.
Takimi ka zgjuar kėrshėrinė e madhe tė futbolldashėsve jo vetėm nė kryeqendėr dhe Gjakovė, por nė mbarė Kosovėn dhe pritet tė mbushen tribunat e stadiumit tė qytetit.
“Plisat”, tifozėt e Prishtinė kanė paralajmėruar spektakėl, ashtu siē dinė vetėm ata tė krijojnė. Ndėrsa edhe tifozeria gjakovare, “Kuqezinjėt e Jakovės” kanė rezervuar 3.000 bileta pėr kėtė derbi.
Tė gjitha pėrgatitjet e zyrtarėve tė FC Prishtina pėr kėtė ndeshje po thuajse janė bėrė gati dhe vetėm pritet fillimi i takimit tė dielėn nė ora 17:00.
KS.PRISHTINA

Konferenc per shtyp e KF.Prishtina

Nė konferencėn e mbajtur enkas para ndeshjes derbi me Vėllaznimin, drejtori i FC Prishtina, Arbnor Morina dha disa informata kryesisht rreth organizimit teknik tė ndeshjes.
Me gjithė se para gazetarėve prezent ishin edhe kryetrajneri Tovėrlani dhe dy lojtarėt, Fetahu e Kaēiu, ēuditėrisht gazetarėt u interesuan vetėm pėr ēėshtjet teknike tė organizimit tė ndeshjes dhe po thuajse fare apo shumė sipėrfaqėsisht u interesuan tė dinė diēka mė shumė pėr vetė ndeshjet e futbollit.

Drejtori Morina, me kėtė rast theksoi se gjithēka sa i pėrket organizimit tė ndeshjes tani mė ėshtė e kryer dhe vetėm pritet fillimi i ndeshjes. Klubi ka lėshuar nė shitje 10.000 bileta, me dy lloj ēmime, 3 euro nė tribunėn perėndimore dhe 2 euro nė tribunėn lindore. Pse vetėm 10.000 bileta janė lėshuar nė shitje dhe jo sa ka kapacitetin stadiumi (16.400), drejtori Morina theksoi se kjo gjė ėshtė bėrė thjeshtė pėr shkak sigurisė mė tė mirė nė stadium dhe qė shikuesit tė ndjehen komod gjatė ndjekjes sė ndeshjes.
Biletat nė shitje do tė dalin qė nga ora 10 e mėngjesit tė ditės sė diel nė 15 vende tė caktuara nė qytet dhe pėrreth stadiumit. Dyert e stadiumit do tė hapen nė ora 15:00, ndėrsa do tė mbyllėn gjysmė ore para fillimit tė ndeshjes, nė ora 16:30. Pra, ata shikues qė duan ta ndjekin ndeshjen nga shkallėt e stadiumit duhet t’ia mėsyjnė stadiumit mė herėt, sepse pėr ndryshe do ta kenė tė pamundur tė futen brenda.

Z. Morina theksoi se klubi ka bėrė gjithēka, qė nga sigurimi i mjaftueshėm i policėve, sigurimit privat e gjėrave tjera qė mikpritja e tifozerisė gjakovare tė jetė e njėjtė sikurse qė ka ndodhur nė Gjakovė. Nuk u bė e ditur numri pėrfundimtar i biletave qė do tu takojnė mysafirėve, por u theksua se do tė ketė aq sa edhe do tė kėrkojnė. Tifozeria mysafire do tė vendoset nė skajin e majtė tė tribunės perėndimore tė ndarė me kordon police me pjesėn tjetėr tė shikuesve nė kėtė tribunė.

Prezent nė konferencė ishte edhe udhėheqėsi i “Plisave”, Sami Dili i cili me kėtė rast ftoi tė gjithė adhuruesit e klubit dhe tė gjithė Plisat qė nė numėr sa mė tė madh tė jenė prezent nė stadium dhe premtoi se “Lindja” edhe njėherė do tė gjendet nė “flakė” nga atmosfera qė pritet ta krijojnė adhuruesit mė tė flaktė tė klubit.

Pritet qė topin nga mesi i fushės ta nis Kryeministri i Republikės sė Kosovės, z. Hashim Thaēi. Kjo informatė tregon se sa me rėndėsi dhe me peshė do tė jetė kjo ndeshje tė dielėn pasdite.

Edhe gjyqtari i takimit do tė dihet vetėm njė orė para takimit kur nga 2-3 gjyqtarėt e mundshėm do tė hidhen nė shortė. dhe do tė caktohet se kush do ta ndajė drejtėsinė.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner:

Ndeshjes mesiguri do ti qasemi pėr ta fituar atė. Nuk do tė hyjmė nė fushė me rezervime dhe taktizime tė paarsyeshme, sepse e dimė edhe
fuqinė tonė edhe tė kundėrshtarit, i dimė edhe aftėsitė tona tekniko-taktike sikurse edhe ato fizike. Domethėnė do tė hymė ta fitojmė ndeshjen, por jo nė mėnyrė tė pa kontrolluar. Mesiguri se do tė jemi mė syēelė se herėve tjera, por gjithmonė, e pėrsėris, nė kėrkim tė fitores dhe dėshirojmė qė edhe publikun tonė ta kėnaqim me lojė.
Ndeshjet do ta fillojė me 4-4-2, por kjo nuk do tė thotė asgjė, sepse varėsisht prej rrjedhės sė ndeshjes, pozicionimin e kundėrshtarit, pas vetėm 3-4 minutash mund ta ndryshojė atė sistem. Pėr Prishtinėn mė nuk paraqet ndonjė problem qė gjatė 90 minutave dy e edhe tri herė ta ndėrrojmė pozicionimin apo skemėn e lojės.
Pėr njėmbėdhjetėshin e parė, jo 100 %, por pėrafėrsisht tani mė jam i pėrcaktuar. Nuk kam as ndonjė problem dhe as ndonjė mėdyshje rreth pėrcaktimit tė pėrbėrjes, por thjesht atė do ta bėjė tė ditur atėherė kur tė gjithė tė pranishmit nė stadium mund ta shohin.

Bardhyl Kaēiu, zėvendėskapiten-mesfushor i Prishtinės:

Edhe kjo ndeshje, edhe kampionati dallon prej derbit tė fund tė madh qė kemi pasur me Besėn vjet. Sivjet them se gjithēka ėshtė mė nė rregull si nga korrektėsia, te ndarja e drejtėsisė e unė them deri te niveli i lojės qė po tregohet.
Ndėrsa edhe kėtė ndeshje unė do ta ēmoja mė shumė, do tė jetė njė ndeshje e fortė, pėrballja me Vėllaznimin qė ka pėr mendimin tim ekip mjaft tė mirė, do tė jetė motiv i yni shtesė qė ne tė japim maksimumin dhe duelit ti hyjmė pėr ta mposhtur rivalin tonė. Pėrparėsinė e shoh tek skuadra jonė nė komponimin e ekipit qė tani mė e disa kohė jemi bashkė dhe njihemi shumė mirė, deri sa skuadra e Vėllaznimit ka pasur prurje nė skuadėr dhe komponimin e kanė shumė mė tė vėshtirė dhe mė tė pamundur. Unė besoj qė gjakovarėt ndeshjes do ti hyjnė me ambicie tė mėdha sepse tek e fundit s’kanė ēka tė humbin, do tė tentojnė tė na sulmojnė qė nga minuta e parė duke dashur edhe tė revanshohen pėr humbjen e pėsuar atje dhe po ashtu pėr ti treguar publikut prishtinas se nuk janė rastėsisht pretendent pėr titull. Por, se sa do t’ia dalin tė na shkaktojnė ndonjė problem mbetėt tė shihet, unė them se nuk do t’ia dalin dhe nė fund tė takimit ne do tė jemi ata qė do tė dalim triumfues.

Enis Fetahu, sulmues i Prishtinės:

Ndeshjes duhet ti hyjmė qė sė pari tė shėnojmė gola e pastaj me paraqitjen tonė ta gėzojmė publikun tonė. Derbive tė kaluar na ka munguar fati, kemi krijuar shumė raste e nuk kemi shėnuar gola. Ndėrsa tash, pėrveē komponimit shumė mė tė mirė tė skuadrės se nė tė kaluarėn, po ashtu jemi tė etur dhe na ka marrė malli tė paraqitemi para reflektorėve.
Nėse Vėllaznimi do tė vije thjesht tė luaj futboll dhe jo tė merren me ndonjė gjė tjetėr, jam mė se i bindur se ndeshjen do ta fitojmė pa ndonjė problem tė madh. Po ashtu jam i bindur se ndeshja do tė vendoset nė 25 minutat e para tė ndeshjes. Krejt kėtė optimizėm timin e bazoj nė fuqinė qė disponon skuadra jonė, por ashtu pres, shpresoj dhe besoj se ndeshjen do ta vendos dhe lojtari pėrcaktues qė do ta bėjė dallimin do tė jetė Isuf Llumnica.
Ndėrsa dallimi ndėrmjet ndeshjes sė fundit tė madhe tė zhvilluar me Besėn vjet dhe sivjet me Vėllaznimi them se Besa vjet nuk ka luajtur futboll aspak, gjatė tėrė ndeshjes ka krijuar njė rast dhe ėshtė marrė me gjėra tjera. Por, Besa pėr mendimin tim ka qenė mė e rrezikshme atėherė se sa Vėllaznimi tani dhe pėrveē ndihmės dhe pėrkrahjes qė do ta kenė nga publiku i tyre nuk shoh diēka tjetėr me rrezik nga ta.
admin

9000 shikues  Shocked

qenka si Tirana - Partizani kjo ndeshje me duket  Very Happy
KS.PRISHTINA

Gjithēka Madhėshtore Njė Hap Afėr Titullit

Prishtina – Vėllaznimi 4:3 (1:2)

Golashėnues: V. Berisha 15’, I. Llumnica 48’, 75, E. Fetahu 55’ - U. Emra 4’, I. Ramushi 38’, L. Efendija 82’

Shikues: Rreth 9.000

Gjyqtarė: Muhedin Ferati (Burim), Zymer Berisha (Ferizaj), Afrim Morina (Prizren)

Kartonė tė verdhė: Humolli, Kaēiu, Ahmeti – Papuqi, B. Krasniqi, Doēi, Ramushi

Kartonė tė kuq: Papuqi (69’ pas dy kartonit tė dytė)

Prishtina (4-4-2): K. Mushica – M. Idrizi, M. Hoxha, V. Berisha, F. Humolli (c) – I. Llumnica, A. Ahmeti (90’ A. Kozhani), B. Kaēiu, Y. Hoxha – S. Saliagiq (46’ A. Skeraj), E. Fetahu (80’ T. Ademi).
Trajner: Afrim Tovėrlani

Vėllaznimi: V. Bytyqi – L. Efendija (c), F. Papuqi, B. Krasniqi, P. Doēi, D. Gashi (59’ M. Duraku), R. Gjeraj, A. Dylazeka (12’ I. Ramushi), N. Komoni, L. Buēaj (71’ A. Pruthi), U. Emra.
Trajner: Genc Hoxha
Minutė pėr minutė:

4’ Ndalet sulmi i Prishtinės dhe deri sa komplet skuadra vendase gjendej nė mesfushėn e mysafirėve, D. Gashi shqelmon fuqishėm topin nė drejtim tė Emrės i cili nė duel me kapitenin Humolli ishte mė i shpejtė, del pėrball Mushicės dhe nga 12-13 metra plason topin nė kėndin e majtė – 0:1.

5’ Llumnica kroson nė zonė, Fetahu me kokė gjuan, portieri nuk befasohet.

7’ Idrizi gjuan furishėm nga 25 metra, Bytyqi nė vend.

10’ Y. Hoxha harkon nga korneri i djathtė, Berisha gjuan me kokė jashtė.

15’ Sėrish Yll Hoxha harkon nga korneri i djathtė, kėsaj here Visar Berisha i vetmuar bukur shkėputet dhe me kokė nga 5 metra vendos topin nė mes tė portės mysafire – 1:1.

31’ Gjeraj kroson nga goditja e dėnimit, B. Krasniqi nė kėrcim sė larti prek topin me kokė, nė shtyllėn e majtė vonohet Ramushi dhe topi fare pranė pingules del jashtė.

38’ Aksion i gjatė, i bukur i mysafirėve nėpėr krahun e djathtė, ndėrsa finalizimin e aksionit e nisi Komoni kur bukur ngatėrron mbrojtjen vendase, ia pason nė gjysmėkrah tė djathtė Emrės i cili edhe me bukur me top tė gjatė gjen Ramushin dhe nga 2-3 metra mposhtė Mushicėn i cili me gjithė tentimin ishte i shkurtėr ta prekte topin – 1:2.

48’ Prishtina filloi furishėm pjesėn e dytė. Nga njė top i devijuar nga zona mysafire, topi vije deri te Ahmeti i cili ia vazhdon topin mė nė krah Idrizit i cili bukur harkon dhe gjen Agron Skerajn i cili edhe me bukur me kokė parabolėn portierin dhe qėllon traversėn. Topi u duk se preku brenda vijės sė portės, Llumnica me shpejtė kėrcen dhe qėllon topin me kokė i cili edhe njė herė rrok traversėn dhe mė nė fund topi prek rrjetėn – 2:2.

53’ A. Skeraj depėrton para zonės dhe gjuan me tė majtėn nga 17 metra, topi ulėt pėrfundon jashtė fare pranė pingules sė djathtė.

54’ Y. Hoxha harkon nga korneri i djathtė. V. Berisha bukur pėrcjell topin nė shtyllėn tjetėr, por se qėlloi si duhet dhe nė vend tė portės sė zbrazėt topi del jashtė.

55’ Llumnica nga krahu i majtė pėr mrekulli gjen Enis Fetahun i cili i ikėn B. Krasniqit dhe pėrball me Bytyqin vetėm e vazhdon topin tutje i cili pėrfundon nė kėndin e ulėt tė djathtė tė portės – 3:2.

62’ Fetahu me njė diagonale gjen A. Skerajn i cili njė me njė me Papuqin bukur manovron dhe pasi qė krijon hapėsirė godet furishėm, por intervenon Bytyqi.

67’ Buqaj nga goditja e dėnimit nga 17-18 metra gjuan shumė lartė kuadratit.

69’ Mervan Hozha, mbrojtėsi i Prishtinės rrėmben njė top para mbrojtjes dhe niset pėrpara, intervenon Papuqi mjaft ashpėr i cili me kėtė rast ndėshkohet me kartuēin e dytė tė verdhė dhe automatikisht tė kuqin.

75’ Idrizi tenton ta gjej A. Skerajn pėrpara nė krah tė djathtė, Komoni e kishte topin nė kėmbėt e tij, por se kishte perceptuar mirė dhe me kėtė rast pėrfiton Skeraj i cili me furi niset pėrpara dhe pas mbajtjes sė mirė tė topit tamam nė stilin e tij, aty nga bri-16-shi, me njė top tė lartė gjen nė krahun tjetėr Isuf Llumnicėn i cili pasi qė bukur ndal topin, i pa penguar dhe i vetėm me portierin Bytyqi, aty nga 12-13 metra saktė plandos topin nė kėndin e djathtė tė ulėt – 4:2.

82’ Doqi kroson nė zonė, Humolli largon me kokė anash ku ishte Y. Hoxha i cili pa dashje, nė mėnyrė mjaft tė pa kontrolluar pa asnjė nevojė, sepse s’kishte ndonjė rrezik, prek topin me dorė dhe gjyqtari Ferati jep penallti. I saktė nga 11-metra ishte kapiteni Efendija – 4:3.

87’ Y. Hoxha harkon nga krahu i majtė, topin e merr A. Skeraj i cili edhe njė herė pas depėrtimit tė tij karakteristik gjuan nga 17 metra largėsi, topi prej njė lojtarė mysafir dhe pėr pak sa del jashtė pingules.

88’ Pas njė topi tė dėbuar nga portieri Bytyqi, Ahmeti gjuan rrėmbyeshėm nga 18 metra, topi pėrfundon jashtė pranė pingules sė majtė.

90’ Efendija godet nė vend tė ndjeshėm A. Skerajn i cili me gjithė dhimbjen merr topin me vrapim tė gjatė futet brenda zonės, por portieri Bytyqi bukur zvogėlon kėndin dhe tentimin e Skerajt e ndal suksesshėm.
KOMENTI:

Nė praninė e rreth 9.000 shikuesve, nė stadiumin e qytetit u zhvillua ndeshje pėr ēka edhe shikuesit paguajnė biletėn pėr ta parė atė ndeshje. Pėrveē qė u shėnuan 7 gola, u panė shumė rikthime nė rezultat dhe krejt kjo lojė bėri qė shikuesit deri nė momentet e fundit tė takimit ta presin me ethe.
Ndeshja e treguar e arsyetoi interesimin e madh qė kishte opinioni pėr kėtė ndeshje.
Edhe mė madhėshtore, kėtė pėrballje e bėnė “Plisat” nė tribunėn “Lindore” qė me animin dhe pėrkrahjen qė i bėn skuadrės treguan se janė numėr 1.
Spektaklit i dhanė hijeshi edhe rreth 3.000 tifozė gjakovarė tė ardhur tė organizuar nė ndeshje. E mbarė ndeshja, hiq disa rasteve tė vogla, kaloi pa mė tė voglin ekses.
Zyrtarėt e FC Prishtina dhanė edhe njė herė provimin dhe treguan, se dinė, duan dhe ia dalin tė organizojnė kaq ndeshje me rėndėsi nė nivelin mė tė lart lokal qė ekziston pėr momentin te ne.
Tė pranishėm ishin edhe shumė personalitete politike e shoqėrore qė besojmė u kėnaqėn me shfaqjen e dhėnė nga tė dy skuadrat nė fushėn e gjelbėr.
Deri sa nė aspektin teknik tė organizimit dhe mbarėvajtjes sė ndeshjes gjithēka shkoi si mė mirė, situata nė fushė ishte mė e ndėrlikuar dhe u desh paraqitja brilante e djelmoshave tė Tovėrlanit nė pjesėn e dytė qė tė japin lojėn tė cilėn dinė dhe me admirimin e thellė nga futbolldashėsit pėr lojėn e treguar ta mbyllin atė me fitoren e re tė arritur, hap qė afron akoma mė shumė titullin e kampionit.
DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajne i Prishtinės:

Ndeshje shumė e vėshtirė, shumė e rėnd. E kemi ditur qė Vėllaznimi s’ka ēka tė humb dhe do tė vijė gjithsesi pėr fitore. Edhe ne e kemi ditur qė nuk guxojmė tė dėshtojmė dhe kemi dashur t’ua bėjmė tė gjithėve me dije se cila ėshtė skuadra mė e mirė kosovare edhe pse kėtė e dinė shumica, por ka edhe shumė nė mesin e mediumeve i zvogėlojnė rezultatet dhe sukseset e Prishtinės.
Dy herė u ndodhėn nė disavantazh. Pas 1:2, u frikova pak se mos ndoshta lojtarėt e mi nuk do tė mund ta pėrballojnė presionin. Sidomos kapiteni Humolli nuk ishte nė element nė pjesėn e parė. Por, nė pjesėn e dytė mund tė them se ishte mė i sigurti nė mbrojtje. Aktivizimi i Agronit dhe caktimi i disa detyrave pėr Idrizin, Kaēiun dhe Ahmetin rezultoi qė ta kthejmė rezultatin. Pak skuadra e rikthejnė rezultatin, sidomos kur ėshtė pesha e lojės siē ishte kjo pėr titull. Nė pjesėn e dytė ishim shumė mė tė fortė dhe dėshmuan edhe njė herė se pėrveē pėrgatitjes fizike, edhe pėrgatitja psikike skuadra e Prishtinės ėshtė larg skuadrave tjera. Pastaj shtimi i angazhimit dhe shtimi i disiplinės pėrveē angazhimit tė Agronit ka bėrė qė tė vije deri te kthimi ynė nė lojė. Por, e theksoj se aspekti fizik ka qenė mė e rėndėsishmja sepse u pa se lojtarėt e Vėllaznimit nė pjesėn e dytė nuk kanė mundur ta mbajnė ritmin e pjesės sė parė.


Isuf Llumnica, mesfushor i Prishtinės:

Nė pjesėn e parė e respektuam shumė Vėllaznimin. Por, nė pushim, me kėshillat qė na dha trajneri ne nė pjesėn e dytė u angazhuam mė shumė deshėm fitoren mė shumė dhe fituam me meritė.
Ka edhe shumė lojė deri nė fund tė kampionait, ne do tė bėjmė pėrpjekje tė vazhdojmė me kėtė ritėm dhe nė fund besoj qė do tė bėhemi kampion.

Visar Berisha, qendėrmbrojtės i Prishtinės:

Ishte atmosferė mjaftė e nxehtė nė tė dy palėt. Ne ishim mė tė motivuar dhe nė fund ia arritėm qėllimit. Do tė doja ti falėnderoja shumė bashkėlojtarėt e mi pėr angazhimin e dhėnė nė fushė e falėnderim tė posaēėm kam pėr “Plisat” tė cilat me atmosferėn e zjarrtė tė krijuar na ndihmuan dhe na pėrkrahen drejt kėsaj fitoreje tė madhe.
Nė pjesėn e parė duhet pranuar se na kishte kapur njė panik e pa nevojė nė tė gjitha repartet, por nė pjesėn e dytė u kėndellėm, treguam lojė mjaftė tė mirė dhe me meritė shėnuam fitore.

Agron Skeraj, mesfushor ofanziv i Prishtinės:

Ishte dėshira ime qė aktivizimin, besimin e dhėnė nga trajneri, ta shpėrbleja me maksimumin tim me qėllim qė ta rikthenim lojė nė duart tona. Mė vije mirė qė aktivizimi im, loja ime, bėri qė ta ndihmojė skuadrėn qė ta rikthejmė rezultatin dhe nė fund tė shėnojmė fitore tė merituar.
Jam i vetėdijshėm se prej qė kam ardhur nė Prishtinė kjo ishte paraqitja ime mė e mirė ne petkun e Prishtinės, dhe kėtė lojė tė mirė ia dedikoj komplet skuadrės, ndjehem shumė i lumtur pėr kėtė ēka tregova sonte nė fushė.

Enis Fetahu, sulmues i Prishtinės:

Nė pjesėn e parė kemi luajtur pa mes tė fushės dhe mua nuk mė konvenon loja me topa tė lartė pasi qė unė nuk jam aq i gjatė sa ti ndal topat dhe tė jem aq i suksesshėm, por edhe gjyqtarėt tani kanė krijuar paragjykim duke menduar se po stimuloj dhe nuk po japin faulle.
Pas pėsimit tė golave, pėr mu shumė naiv, nė pjesėn e dytė luajtėm me top pėr toke, dhe me ndihmėn e dy ekstra-mesfushorėve, Llumnicės dhe lojtarit, pėr mua tė ndeshjes, Agron Skerajn, kthyem rezultatin, luajtėm lojėn qė ne dimė tė luajmė dhe thjesht e shkelėm kundėrshtarin.


Genc Hoxha, trajner i Vėllaznimit:

Edhe pse shėnuam tre gola, nuk ia dolėm tė fitojmė. Golat qė pėsuam ishin shumė tė lehtė. Prishtina ka krijuar epėrsi 10 pikėshe, por ne do tė luftojmė deri nė fund, nuk do tė dorėzohemi.

Uliks Emra, sulmues i Vėllaznimit:

Sinqerisht ishte vėshtirė tė kthehesha nė stadiumin e Prishtinės me skuadėr tjetėr kundėr ish-skuadrės sime. Ishte ndjenjė qė zor mund ti di dikush tjetėr, por gjithmonė ėshtė kėnaqėsi tė paraqitesh para “Plisave” e qė unė i kam dashur shumė e qė vazhdoj ti dua akoma, por ja qė fati kishte dashur qė unė tė ndahem nga Prishtina, dhe nė anėn tjetėr megjithatė unė sonte tentova ta jap maksimumin pėr skuadrėn qė tani luaj, tamam si njė profesionist qė jam.
Ne krijuam disa gabime nė momentet e para tė pjesės sė dytė qė edhe na kushtuan me humbje. Ato gabime ndikuan qė ndeshja tė marr kah tjetėr dhe nė vend qė ne tė sulmonim mė shumė ne pėrkundrazi pėsuam gola shumė tė shpejtė dhe humbėm ndeshjen qė pėr mendimin tim e kishim nė dorė.
KS.PRISHTINA

Trepēa - Prishtina E enjte, ora 15:00

RIVALĖT E VJETĖR
ME QĖLLIME TĖ NDRYSHME

Pas njė rivali tė madh, Prishtinėn tani e pret rival tjetėr, po aq i madh dhe i vjetėr, por me role dhe ambicie tė ndryshme. Dy skuadrat mė tė vjetra dhe mė tė suksesshme kosovare, tė enjten do tė takohen ndėrmjet vete pėr qėllime tė ndryshme. Deri sa Prishtina qėllim ka titullin e katėrt pas luftės, Trepēa me tė gjitha forcat lufton qė tė mbes nė elitė. Skuadra mitrovicase ka vetėm dy pikė mė shumė se sa vendi i 14-tė (14. Kosova dhe 15. Fushė-Kosova), vend qė shpije nė Ligėn e parė, rang mė i ulėt i garave.
Prishtina ka ambicie edhe tri pikė tė reja, qė nėse jo kyēe atėherė do tė ishin pikėt e sigurisė sė madhe qė nė vazhdim tė garave Prishtina tė paraqitej me shumė lehtėsi.
Ndoshta lehtėsi tjetėr pėr skuadrėn tonė do tė jetė edhe zhvillimi i ndeshjeve tjera njė ditė mė herėt, por varėsisht nga rezultatet do tė mund tė ishte edhe e kundėrta nėse veē kundėrshtarėt e Trepēės arrijnė suksese nė duelet e tyre.

MUNGESAT

Prishtina nė “Adem Jashari”, do tė paraqitet pa dy lojtarė tė pėrbėrjes e parė. Mungesave pas Shqipron Skerajt, i shtohet edhe sulmuesi, Suad Saliagiq i cili nė pėrballje me Vėllaznimin pėsoi lėndim dhe pritet tė pushojė nė tre-katėr ditėt e ardhshme. Por, nė pėrbėrjen e parė kthehet qendėrmbrojtėsi Driton Vokshi i cili ishte me njė ndeshje i suspenduar pas skuqjes me Driten nė Gjilan. Kthimi i Vokshit do tė shtojė vetėbesimin nė mbrojtje dhe edhe ndryshim nė skemėn mbrojtėse pasi qė sėrish nė vijėn e fundit do tė paraqitet tandemi, Hoxha – Berisha – Vokshi, trio i cili i ka zhvilluar tė gjitha ndeshjet pranverore, por edhe disa ndeshje tė fundit tė stinorit vjeshtor.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner:

Nė Mitrovicė shkojmė tė luajmė njė lojė tė mirė, e kondita kryesore pėr kėtė ekziston pasi qė fusha atje ėshtė ideale. E dimė qė Trepēa din tė jetė shumė e pa pėrshtatshme, sidomos kur ėshtė si vendas e cila nė radhėt e saj ka disa individ shumė tė mirė dhe dinė tė jenė tė rrezikshėm pėr skuadrat me tė cilat ndeshen. Ne si gjithmonė, si nė ēdo ndeshje, edhe nė Mitrovicė shkojmė tė luajmė futboll tė hapur, ofanziv dhe nė fund kush tė jetė mė i mirė le tė fitojė. Nuk do tė ketė absolutisht kurrfarė taktizimi nga ana jonė, pėrveē dy mungesave ne atje shkojmė tė kompletuar dhe them edhe njė herė kush tė jetė mė i mirė le ta fitoj ndeshjen.

Mirsad Idrizi, mbrojtės i djathtė:

Pas fitores kundėr Vėllaznimit mesiguri se ne tani jemi mė tė qetė pasi qė kemi kryer njė punė shumė tė madhe. Ndeshja nė Mitrovicė pres tė jetė e vėshtirė pasi qė ata luftojnė pėr ekzistencė, kurse ne me fitore eventuale do tė bėnim hapin kryesor drejt qėllimit tonė tė fitimit tė titullit. Besoj se do tė zhvillohet lojė e mirė pėr sy dhe tėrheqėse pėr shikues, sepse njė gjė tė tillė do tė na mundėsoj vetė fusha e mirė. Ne do tė insistojmė ta shtrojmė lojėn tonė qė na karakterizon, motivi do tė jetė shumė i madh nė anėn tonė qė tė tregojmė edhe nė kėtė pėrballje se Prishtina ėshtė mė e mira nė Kosovė.

DY SKUADRAT MĖ ME RENOME

Trepēa dhe Prishtina janė dy skuadrat e para kosovare qė gjithmonė kanė arritur tė parat sukseset e mėdha ose mė tė mėdha.
Prishtina ėshtė skuadra e parė qė pas Luftės sė dytė Botėrore (1945 dhe 1946) ėshtė shpallė kampione e asaj kohe e Kosovės, ndėrsa Trepēka skuadra e dytė qė e ka arritur kėtė sukses (1947).
Trepēa, nė fakt ish-Rudari, skuadra qė mė vonė kėto dy skuadra bashkohen nė njė emėr tė vetėm, Trepēa, ėshtė skuadra e parė kosovare qė ka fituar statusin e anėtarit federativ, tė ish-ligės sė dytė tė atėhershme (1960), ndėrsa Prishtina skuadra e dytė (1961).
Trepēa ėshtė skuadra e parė qė hynė nė Ligėn e parė federative (1977), ndėrsa Prishtina m 1983.
Prishtina ėshtė kampioni i parė zyrtar i Republikės sė Kosovės me 1992, ndėrsa Trepēa njė vit mė vonė.
Por, nė fund tė viteve tė 90-ta, kur s’kishe kushte as elementare pėr gara, Trepēa kishte mbetur nė rang mė tė ulėt qė nga viti 1996 pėr mos tu kthyer deri vitin e kaluar, mė 2006, pas plotė 10 vitesh.
Kėshtu kėto dy skuadra me renome, kanė vetėm tri pėrballje pas luftės. Tė tri ndeshjet kanė pėrfunduar me mė pak se dy gola tė shėnuar. Dy ndeshje janė mbyllur baras me rezultat identik 1:1, ndėrsa takimin e fundit nė Prishtinė ka fituar Prishtina me golin e shėnuar nga mbrojtėsi, Driton Vokshi, me kokė nė minutėn e 90-tė tė ndeshjes.

Ndeshjet e ndėrsjella pasluftės:

Vjeshtė, 2006 – Mitrovicė: Trepēa – Prishtina 1:1
Pranverė, 2007 – Prishtinė, Prishtina – Trepēa 1:1
Vjeshtė, 2007 – Prishtinė, Prishtina – Trepēa 1:0
KOSOVA2008

KS.PRISHTINA mos harro te na tregosh pasi qe te perfundoi ndeshja
edhe kush ka shenu.
je ka bon pune te mire qe po tregon lajme te Prishtines
Te kishte pas edhe tifoz tjer per skuadra tjera kishte qen
shum mire.
KS.PRISHTINA

Trepēa – Prishtina 0:0

BARAZIMI KĖNAQĖ DY PALĖT
     PRISHTINA TANI + 10 PIKĖ

Shikues: 500

Gjyqtarė: Hajriz Hajdari (Drenas), Ahmet Gashi (Baran), Muharrem Aliu (Besianė)

Kartonė tė verdhė: Cakaj, Llapashtica, Vojvoda - Llumnica

Trepēa: B. Ismajli – A. Haxhaj, I. Cakaj, F. Llapashtica, D. Dervishi, A. Tėrnava, F. Ademi, I. Munishi (c), Sh. Jusufi (70’ I. Sejdiu), E. Jashari (82’ L. Hyseni), B. Vojvoda (87’ F. Sejdiu).
Trajner: Nazmi Rama

Prishtina (3-5-2): K. Mushica – M. Hoxha, V. Berisha, D. Vokshi – M. Idrizi, I. Llumnica, A. Ahmeti, B. Kaēiu (c), Y. Hoxha – E. Fetahu (81’ K. Munishi), E. Hasan (46’ A. Skeraj).
Trajner: Afrim Tovėrlani
Minutė pėr minutė:

2’ Jashari bukur pėrvidhet nė krahun e majtė dhe nga 14-15 metra furishėm gjuan, topi kalon fare pranė pingules sė majtė.

15’ Vojdona nėpėr krah tė majtė i ikėn Idrizit topin ia pason Jasharit i cili bukur i shmanget vijės mbrojtėse, Mushica ishte mė i shpejtė dhe me intervenim tė guximshėm eviton rrezikun, por Jashari rrėzohet nė duel me Mushicėn dhe kėrkon penallti, por i kėtij mendimi s’ishte gjyqtari Hajrizi.

21’ Kornerin e majtė kapiteni Kaēiu shkurt e drejton deri te Llumnica i cili ia kthen sėrish kapitenit e ky kroson nė zonė ku mė sė miri dhe i vetmuar u gjend Fetahu, por nga 4-5 metra me kokė gjuajti plogėsht jashtė portės.

47’ Fetahu nga krahu i majtė e gjen pėrball golit Llumnicėn i cili nga 14 metra shqelmon fuqishėm topin i cili nė rrugėtim e sipėr prek njė lojtar vendas dhe fluturon pranė pingules sė djathtė.
49’ Kapiteni vendas, Ismet Munishi gjuan nga goditja e dėnimit, 16 metra, bri-zonės nė anėn e djathtė. Mushica intervenon dhe dėbon topin mbi tėrthore.

59’ Cakaj provon gjuajtjen nga 16-17 metra, ulėt, por Mushica mbron.

69’ Llumnica pėr mrekulli u pėrvodh nė gjysmėkrahun e majtė dhe jo mė shumė se nga 10 metra afėr vijės fundore gjuan drejt nė portė, portieri Ismajli u gjend nė vend.

76’ Ismet Munishi nė stilin e tij depėrton nėpėr gjysmėkrahun e djathtė dhe papritmas vendos tė gjuaj nga mė se 25 metra, topi pak metra para portierit Mushica aq keē ndėrroi kahun sa vetėm koncentrimi i Mushicės ishte vendimtar qė nė moment tė duhur ta prek pak topin dhe ta dėbon tutje mbi kokėn e tij.
76’ I. Munishi kroson nga korneri i majtė, nė shtyllėn e dytė i vetmuar u gjend I. Sejdiu i cili me kokė gjuajti nga afėrsia, por ishte pre e lehtė pėr Mushicėn.

90’ Top i kthyer nga mbrojtja pas ekzekutimit tė kornerit, nga 15-16 metra furishėm e shqelmon A. Skeraj, por lart mbi portė
KOMENTI:

Po thuajse e tėrė loja ishte nėn mbizotėrimin e lojtarėve me fanella bardh e kaltėr. Por me gjithė se angazhimi nuk mungoi pėr asnjė moment, munguat tentimet mė serioze pėr ta konkretizuar kėtė pėrparėsi. Kishte shumė tentime e gjuajte aty pėrreth vijės sė 16-shit, por po thuajse tė gjitha pėrfundonin ose jashtė portės ose lartė mbi portė, pra ndonjė saktėsi drejt nė portė.
Ndėrsa vendasit, duke i parė mundėsitė e tyre reale, atunė e vetme e kishin kundėrzbritjen, por qė as ajo nuk ishte aq e shpejtė sa ta shpėrthente mbrojtjen e fortė tė treshit mbrojtės tė mysafirėve.
Kėshtu, nė fund tė mė tė gėzuarit ishin lojtarėt vendas qė kjo pikė nė fund tė kampionatit mund edhe ta shpėtojė nga rėnia, kurse pėr Prishtinėn pika e fituar do tė thotė + 10 pikė nga dy skuadrat ndjekėse.
Prishtina takimin e radhės e zhvillon tė dielėn nga ora 15:00 dhe ndeshet me rivalin e kryeqendrės, 2 Korrikun tė cilėve po ashtu seriozisht iu kanoset rreziku nga rėnia nė kategori mė tė ulėt.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner i Prishtinės:

I falėnderoj vendasit pėr mikpritje tė mirė. Kishim pak mė shumė se sa nikoqiri nga loja, por ato pak raste qė i patėn nuk ia dolėm ti shfrytėzojmė. Trepēės i uroj sukses nė tė ardhmen.

Nazmi Rama, kryetrajner i Trepēės:

Pėr shkak rrethanave qė gjendemi po thuajse ēdo ndeshje jemi duke e luajtur sikur nė ethe dhe pėr shkak pozitės nė tė cilėn gjendemi mendoj se ky rezultat ėshtė real edhe pse mendoj se mė shumė e deshėm fitoren duke krijuar dy-tre raste, por prapė se prapė lojtarėve tė mi u uroj nga zemra pėr angazhimin tė cilėt sot e dhanė. Prishtinės i dėshiroj suksese nė tė ardhmen.
SPORTI_DARDAN

KS.PRISHTINA Ne shkallet e stadiumit Adem Jashari ne Mitrovic mire paska pas Shikushmeri 500 edhe i shikova disa disa pjes te lojes qe i
tregoi RTK mire shum ne diten e ejte 500 shikues shum mire
ati stadiumi i suhen edhe ulset me shegullu edhe pisten e vrapimit qe eshte demtu dhe behet nje stadium shum i mire.
SPORTI_DARDAN

Ndesha Prishtina dhe 2 Korriku a do te luhet ne te njejten ore me te gjith ndeshjet a do te luhet me reflektore.
KS.PRISHTINA

Prishtina – 2 Korriku

NĖ DERBIN LOKAL
ME AMBICIE TĖ NDRYSHME

Tė dielėn nė stadiumin e qytetit, nga ora 15.30 zhvillohet derbi i parė lokal nė stinorin pranveror. Skuadra mė e vjetėr kryeqytetase, ajo bardhekaltėr e Prishtinės do tė jetė nikoqire e verdhekaltėrve tė 2 Korrikut.
Dy rivalėt kėsaj here duelit do ti hyjnė me ambicie tė ndryshme takimit. Deri sa Prishtina pėr qėllim do ta ketė fitoren dhe mbajtjen sė paku tė +8 pikėve ndaj pretendentėve tjerė pėr titull, 2 Korriku mesiguri nė mendje ka pikėt shpėtimtare pasi qė papritur nė kėtė stinor u gjend nė pozitė tė palakmueshme nė tabelėn e klasifikimit.

MUNGESAT

Prishtinės edhe nė kėtė takim, sikurse nė ndeshjen e mesjavės nė Mitrovicė, do ti mungojnė dy lojtarė tė cilėt do tė mund ta shtonin konkurrencėn pėr pėrbėrjen shartuese. Shqipron Skeraj i cili pritet qė nga stėrvitja e parė tė hėnėn ti kthehet stėrvitjeve tė lehta dhe sulmuesi Suas Saliagiq i cili pritet qė nė ndeshjen pėr Kupė tė mėrkurėn ndoshta tė konkurroj pėr njė vend nė formacion.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner:

Skuadra nuk ėshtė e lodhur dhe kjo ėshtė mė se e sigurt. Por, kam thėnė edhe mė parė se ai futbollist i Prishtinės qė nuk e kupton se pėr Prishtinėn nuk ka lojė tė forta dhe tė lehta gabon shumė. Pėr Prishtinėn kurrė nuk ka lojė tė lehta. Problemi ndonjė herė ėshtė te motivimi mė vėshtirė tek lojtarėt. Shembull nė ndeshjen kundėr Vėllaznimit nuk ka qenė ndonjė nevojė e veēantė pėr motivim pėrveē pėrgatitjes taktike. Ndėrsa kundėr skuadrave qė luftojnė pėr ekzistencė ėshtė mė e vėshtirė ti gatitėsh. Them edhe njė herė, lojtarėt e mi nuk kanė asnjė lloj krize, sepse janė skuadra mė e pėrgatitur fizikisht, por veē nganjėherė ju mungon dėshira pėr luftė mė tė madhe dhe duhet ta kuptojnė se lojė tė lehtė pėr ta nuk ka. Ēdo skuadėr nė Kosovė, pa marrė parasysh e cilit rang qoftė, dėshiron ta mposhtė Prishtinėn, sepse me atė fitore bukfalisht pėr gjashtė muaj mund ta festojnė nėpėr ato provinca dhe tė lavdėrohen me tė.
Kurse sa i pėrket dy pėrballjeve me 2 Korrikun, sė pari do tė mendojmė pėr ndeshjen e parė kampionale e qė do ta kemi shumė vėshtirė pasi qė 2 Korriku tradicionalisht ėshtė ekip i papėrshtatshėm pėr ne.
Gjithsesi takimit do ti hyjmė me lojė sulmuese, e respektojmė skuadrėn rivale, por pikėt i kemi mė se tė nevojshme, sepse lufta pėr titull akoma s’ka pėrfunduar.
Ne jemi shumė tė motivuar pėr nesėr, sidomos mbas njė lėshimi qė kemi bėrė nė ndeshje me Trepēėn dhe nesėr nuk guxojmė asgjė t’ia lėmė rastit dhe tė na pėrsėritet angazhimi plogėsht. Nga dy pėrballjet kurrsesi asnjėrėn nė asnjėrin rast nuk do ta kisha veēuar, tė dyja ndeshjet nė tė dy frontet janė shumė tė rėndėsishme, jetike dhe edhe futbollistėt duhet ta kuptojnė dhe e kanė kuptuar kėtė rėndėsi shumė tė madhe nė kėto dy ndeshje.

Driton Vokshi, qendėrmbrojtės:

Ishte fati i tillė qė dy ndeshje tė njėpasnjėshme tė ndeshemi me 2 Korrikun. Pėr neve dy ndeshjet janė ekzistenciale dhe shumė tė rėndėsishme. Qėllimi ynė dihet dy trofetė dhe assesi nuk do t’ia lėmė rastit asnjėrėn ndeshje. Duke e ditur se ne lėshuam nga dora ndeshjen nė Mitrovicė, pastaj duke e njohur pak a shumė rivalin e nesėrm, unė jam mė se optimist se ndeshjet do ta fitojmė. E vėrtetė se nė vjeshtė kishim vėshtirėsi, por duhet theksuar se atė kohė, pas kthimit nė elitė, motivi dhe vullneti te 2 Korriku ka qenė shumė i madh dhe ka qenė jo e lehtė tė luash kundėr tyre, por tani ėshtė tjetėr situatė dhe qėllimi ynė ėshtė qė tė dy ndeshjeve ti qasemi me seriozitetin mė tė madh dhe me lojė tė sigurt ti fitojmė pikėt.
KS.PRISHTINA

Golashėnuesit e KF.Prishtines per stinorin 2007-2008

Golashėnuesit   gol
1. Ertan Hasan 12
2. Enis Fetahu 9
3. Isuf Llumnica 7
4. Visar Berisha 6
5. Kushtrim Munishi 5
6. Mervan Hoxha 3
7. Suad Saliagiq 2
8. Yll Hoxha 1
 Nikollė Dushi 1
 Agron Skeraj 1
 Bardhyl Kaēiu 1
 Driton Vokshi 1
KS.PRISHTINA

KF.Prishtina - KF.2 Korriku 2:0

EDHE ME 10 LOJTARĖ
SHUMĖ TĖ FORTĖ

Golashėnues: Driton Vokshi 3’, Kushtrim Munishi 24’

Shikues:300

Gjyqtarė: Idriz Kelmendi (Pejė), Ergyn Janjevaliu e Ismet Breznica (Prishtinė)

Kartonė tė verdhė: Kozhani – Kutllovci, Breznica, Rexha, Zhdrella, Arifi

Kartonė tė kuq: Visar Berisha (23’)

Prishtina (3-5-2): K. Mushica – M. Hoxha, V. Berisha, D. Vokshi – M. Idrizi, I. Llumnica (76’ T. Ademi), A. Kozhani, B. Kaēiu (c), Y. Hoxha (83’ F. Humolli) – E. Fetahu, K. Munishi (59’ A. Skeraj).
Trajner: Afrim Tovėrlani

2 Korriku: T. Myftari – K. Kutllovci, T. Duli, A. Breznica, A. Sylejmani, S. Ambe, M. Zhdrella, A. Syla (46’ B. Ademi), A. Mavriqi (79’ B. Mehmeti), L. Rrrmoku, K. Rexha (63’ E. Arifi).
Trajner: Arsim Thaqi
Minutė pėr minutė:

2’ Gjuajtje e lirė pėr Prishtinėn bri-16-sh*t nė krahun e djathtė. Harkimin nga 22-23 metra e bėnė Yll Hoxha ndėrsa mė sė larti me kokė nė qendėr tė zonė shkėputet mbrojtėsi Driton Vokshi dhe nė largėsi 5-6 metra, shėnon golin e parė pėr bardhekaltrit nė kėtė takim dhe tė dytin e tij nė kampionat – 1:0.

5’ Idrizi bukur shėrben M. Hoxhėn i cili i ikėn kurthit tė ofsajdit, por nė shtyllėn e djathtė kur tentoi ti gjej nė krahun tjetėr dy sulmuesit gaboj duke ua pasuar topin mbrapa tyre.
16’ Kapiteni Kaēiu gjuan nga 40 metra, portieri mysafir pret.

19’ Idrizi edhe njėherė bukur ngrit njė top nė zonė, Fetahu shkėputet lart dhe nga 12 metra gjuan me kokė dhe parabolėn edhe portierin e dalė, por edhe portėn.

20’ Ambe harkon nga korneri i djathtė, Zhdrella i vetmuar dhe i harruar gjuan me kokė nga 6-7 metra, por pėr fat tė vendasve nuk e qėlloi topin si duhet dhe pėrfundon jashtė pingules sė djathtė.

23’ Tani ishte gjykuar goditje dėnimi nė krahun e majtė, bri-16-sh*t. Derisa kapiteni Kaēiu bėhej gati ta harkonte topin, ndėrkohė brenda zonės sulmuesi Rexha duke e kapur mbrojtėsin V. Berisha e rrėzon atė. Berisha tenton tė ngrihet, por Rexha aty mban pėr kėmbė, ndėrsa Berisha ia del tė shkėputet nga ai kėmba i shkon nė trup tė Rexhės sė rrėzuar i cili bukuar inskenon me kėtė rast. Gjyqtari kryesor, Kelmendi me kėshillėn e anėsorit, Janjevaliu pėrjashton me kartuē tė kuq Berishėn ndėrsa ndėshkon vetėm me kartuē tė verdhė Rexhėn. Bankina prishtinase me kėtė rast reagoi, por ishte e kot.
Ndėrkohė vazhdon loja. Kapiteni Kaēiu kroson brenda zonės, sulmuesi Munishi nė duel nė ajėr mė i suksesshėm se sa portieri Myftari dhe nga 5-6 metra me kokė nė shtyllėn e parė, tė djathtė, plason topin nė rrjetė – 2:0. Ishte kjo njė hakmarrje e vogėl pėr pėrjashtimin e padrejtė tė Berishės.

34’ Munishi gjuan anash nga e majta nga 7-8 metra, portieri prek pak dhe dėbon nė korner.

39’ Ambe harkon nga goditja e dėnimit nga krahu i djathtė, bri-zonės, nė duel nė ajėr Syla faulon dikė nga lojtarėt vendas, topi nė karambol pėrfundon nė portė, por gjyqtari Kelmendi anulon golin.

50’ Ademi gjuan pėrtokė nga 30 metra fare pranė pingules sė majtė.

53’ Munishi – Kozhani bukur bashkėveprojnė dhe ky i pari i ikėn mbrojtjes, por edhe kėtij i ikėn topi dhe mė i shpejtė ishte portieri Myftari.
61’ Breznica harkon nga krahu i djathė brenda zonės, Rexha kėrcen lartė dhe gjuan me kokė nga 10-11 metra, Mushica ishte i vėmendshėm.

62’ Idrizi harkon nga krahu i djathtė, nė kėrcim nė ajėr njė me njė, Llumnica gjuan me kokė nga afėrsia, portieri mysafir mbron.

67’ Arifi me kthim gjuan pak anash nga krahu i djathtė prej 10 metrave, fare pranė tėrthorėses.

81’ Y. Hoxha me top tė lartė gjen Fetahun i cili i ikėn ndjekėsit tė tij, por ikėn pak mė shumė anash, gjuan por portieri mysafirė ia kishte ngushtuar kėndin.

89’ Arifi sėrish tenton nga 22-23 metra me tė majtėn e tij dhe fare pranė pingules sė majtė.

90’ Ademi nga krahu i djathtė pason te A. Skeraj nė krahun tjetėr, gjuan nga afėrsia, topi dėbohet, merr sėrish A. Skeraj dhe ia kthen mbrapa mė nė qendėr Kozhanit i cili gjuan pėrtokė nga 16 metra, portieri mysafirė bukur shtrihet dhe kap topin.

90+2’ Ambe tenton me volle-goditje nga 17 metra, topi fluturon pėrskaj pingules sė djathtė.

90+3’ Fetahu nė bashkėveprim me A. Skerajn depėrton brenda zonės, pak anash nga e djathta gjuan nga 10 metra ulėt, pret portieri Myftari.

KOMENTI:

Duke e marrė seriozisht takimin qė nga minuta e parė, lojtarėt bardhekaltėr shumė shpejt shėnuan golin e parė dhe kėshtu morėn lojėn nė kontrollin e tyre. Pas pėrjashtimit tė padrejtė tė Berishės, Prishtina shėnoi edhe golin e dytė dhe kėshtu pėr 70 minuta me shumė sukses pa njė lojtar nė fushė mbrojti rezultatin dhe shpesh herė me kundėrzbritje rrezikshėm paraqiteshin para portės mike.
Prishtina me kėtė fitore kaloi edhe njė pengesė, mbajti pėrparėsinė tetėpikshe ndaj rivalėve dhe me hapa tė sigurt ecėn drejt titullit.
Dueli i rivalėve lokal do tė ndodh sėrish kėsaj tė mėrkure, por kėsaj here nė kudėr tė Kupės sė shtetit.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner i Prishtinės:

Fitore e pritur e cila na u vėshtirėsua pas pėrjashtimit tė Berishės. Mendoj se nuk diskutohej nė asnjė moment fitorja jonė, u pa se nė gjitha aspektetet ishim mė tė mirė dhe mė tė fortė, ndėrsa 2 Korrikut i uroj sukses qė tė mbesin nė elitė.

Kushtrim Munishi, sulmues i Prishtinės:

Unė kam thėnė qė nė ēdo lojė qė do tė luaj do tė mundohem tė jap kontributin tim pėr Prishtinėn. Kontribut pėr tė arritur deri te synimet qė kemi para vetės pėr titull tė kampionit. Edhe si ekip luajtėm mirė dhe ne prapė se prapė edhe pa njė lojtar jemi shumė tė fortė pėr Superligėn e Kosovės.

Ardian Kozhani, mesfushor i Prishtinės:

U mundova qė me kėtė paraqitje pas besimit tė dhėnė pas disa ndeshjeve tė qėndruar nė bankė, qė sa mė denjėsisht tė paraqitem dhe ta jap maksimumin nė angazhimin tim. Fusha nuk ishte aq e pėrshtatshme pėr ta zhvilluar lojėn tonė tė cilėn ne dimė ta shfaqim. U munduam qė ne ti pėrshtatemi kėtyre kushteve dhe nė fund tė arrijmė sukses. Me gjithė pėrjashtimin e lojtarit tė shtyllės sė mbrojtjes, ne me angazhimin tonė dhe falė pėrgatitjes tonė fizike qė kemi kompensuam kėtė mungesė dhe nuk lejuam qė kjo tė vėrehet nė lojėn tonė aq mė pak tė na rrezikonte fitoren.

Arsim Thaēi, kryetrajner i 2 Korrikut:

Edhe sot u dėshmua se Prishtina ėshtė ekip shumė mė e fortė se sa 2 Korriku dhe ekipet tjera vendore. Treguan edhe 45-minutat e dytė se edhe me njė futbollist mė pak ta ruaj rezultatin. Unė Prishtinės i uroj fitoren e merituar.
Nuk mė pėlqeu ndarja e drejtėsisė nga gjyqtari, nuk ishte shumė korrekte, ku pėr mendimin tim nuk i lejoi futbollistėt tė luajnė lojė mė tė mirė. S’kemi ē’tė bėjmė, ky ėshtė cilėsia edhe e referimit, por edhe e lojės tonė. Sidoqoftė mendoj se loja ishte korrekte dhe nė nivel, ndėrsa edhe njėherė them se fitorja e Prishtinės ėshtė e merituar dhe e padiskutueshme dhe i uroj sukses nė tė ardhmen.
KS.PRISHTINA

Kupa e Republikės sė Kosovės KF.PRISHTINA - 2 Korriku

Prishtina – 2 Korriku
Stadiumi i qytetit, Prishtinė
E mėrkure, ora 15.30
Gjyqtarė: P. Hasani, I. Shuleta, G. Havolli

SYNOHET EDHE KUPA E KOSOVĖS

Pas ndeshjes sė tė dielės pėr pikė kampionale, rivalėt e kryeqendrės takohen sėrish tė mėrkurėn, por tani pėr qėllim tjetėr – pėr Kupėn e Republikės sė Kosovės. Takimi do tė jetė i vlefshėm pėr gjysmėfinalen e kėtij kompeticioni dhe zhvillohet vetėm njė ndeshje, e nė rast tė pėrfundimit tė ndeshjes me rezultat tė barabartė shkohet menjėherė nė ekzekutimin e penalltive.
Ndėrsa nė rast tė plasimit nė gjysmėfinale, atėherė do tė zhvillohen dy ndeshje, vajtje – ardhje.

MUNGESAT

Nė kėtė ndeshje do tė mungojė qendėrmbrojtėsi, Visar Berisha i cili skuq nė ndeshjet kampionale tė dielėn, ndėrsa tani e disa kohė mungon edhe mbrojtėsi i djathtė, Shqipron Skeraj.
Ndėrsa sulmuesi, Suad Saliagiq, pas lėndimit tė ligamenteve tė kėmbės sė djathtė, ai mė tani ėshtė kuruar dhe pėr tė mėrkurėn kryetrajneri, Tovėrlani mund tė llogaris nė tė.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner:

Nė kėtė ndeshja na mungon Berisha, por si me tė si pa tė, Prishtina nė ndeshje do tė hyjė qė ta fitoj ndeshjen, tė shkojmė nė gjysmėfinale dhe nė fund edhe ta synojmė trofeun. Prishtina nuk ėshtė e lidhur individualisht me emra, edhe pse Visari ėshtė nė formė shumė tė mirė, do tė na mungojė, por edhe nė tė kaluarėn kanė munguar emra tė tjerė, neve na duhet tė luajmė edhe pa tė dhe tė shkojmė tutje.

Nė ndeshjen e zhvilluar tė dielėn e kam pa lojėn e kundėrshtarit tonė. I kemi pa pikat e dobėta dhe tė forta tė tyre dhe nė stėrvitjen tonė tė fundit (tė martėn) do tė vendos se ēka do tė ndryshojė nga takimi i fundit i zhvilluar me ta. Me rėndėsi ėshtė se motivi do tė jetė akoma mė i madh se nė ndeshjen kampionale dhe nuk dyshoj nė rezultatin pozitiv pėr ne.

TRI KUPA TĖ FITUARA

Nga pas lufta, Prishtina ka fituar vetėm njė trofe tė Kupės sė Kosovės (2005/06), ndėrsa edhe njė herė tjetėr ėshtė mposhtur nė finale (2002/03). Nė gjashtė sezonet tjera, Prishtina vetėm edhe njė herė ia ka dalė tė kualifikohet pėr ēerekfinale (2003/04), njė herė ėshtė eliminuar qė 1/16-ėn e finales, ndėrsa plot katėr herė tjera ėshtė eliminuar nė 1/8-ėn e finales.
Por, Prishtina ka edhe dy trofe tjera tė Kupės sė Kosovės nga para lufta. Prishtina trofeun e ēmueshėm e ka fituar dy herė rresht (1993/94 dhe 1994/95). Kurse, nga pesė sezone tė paraluftės qė janė mbajtur gara pėr kupė, Prishtina nga njėherė ėshtė eliminuar nė 1/8-ėn (1996/97), rundin e parė (1992/93) dhe rundin e dytė (1995/96).
Garat e Kupės sė Kosovės janė mbajtur qė nga pas Lufta e dytė Botėrore. Fituesit e kėsaj kupe gjithmonė janė shpėrblyer dhe janė zhvilluar nė praninė e udhėheqėsve dhe zyrtarėve tė lart politik vendor tė asaj kohe. Ndėrsa fituesi gjithmonė ka vazhduar garat, pra ėshtė kualifikuar pėr ndeshjet tjera tė radhės nė kuadėr tė Kupės sė Marshallit, apo pėrndryshe Kupės sė shtetit qė nuk ekziston mė.
KS.PRISHTINA

KUPA E KOSOVES PRISHTINA -2 Korriku 6:0

FURIA BARDHEKALTĖR SHKEL
          HET-TRIK I FETAHUT

Golashėnues: Kaēiu (p) 2’, Fetahu 4’, 11’, 16’, Hasan 48’, Munishi 63’

Gjyqtarė: P. Hasani, I. Shuleta, G. Havolli (Prishtinė)

Kartonė tė verdhė: Kozhani – Neziri, Arifi, Ambe, Bunjaku, Mavriqi

Prishtina (4-4-2): K. Mushica – M. Idrizi, D. Vokshi, M. Hoxha, F. Humolli (c) – I. Llumnica (46’ T. Ademi), A. Ahmeti, B. Kaēiu (68’ Sh. Alili), A. Kozhani – E. Fetahu (46’ E. Hasan), K. Munishi.
Trajner: Afrim Tovėrlani

2 Korriku: F. Neziri – K. Kutllovci, F. Ademaj, A. Breznica, E. Arifi (53’ A. Mavriqi), S. Ambe, K. Rexha, L. Rrmoku (46’ A. Syla), M. Zhdrella, B. Ademi (c), E. Bunjaku (65’ B. Mehmeti).
Trajner: Arsim Thaēi
Minutė pėr minutė:

1’ Saktėsisht ndeshja zhvillohej nė sekondėn e saj tė 40-tė, kur pas depėrtimit tė Llumnicės nė krah tė majtė intervenon gabueshėm portieri, Neziri dhe shkakton penallti.

2’ Nga pika e 11-shit i saktė ishte zėvendėskapiteni, Bardhyl Kaēiu – 1:0.

4’ Fetahu para zonės mysafire nė duel njė me njė me mbrojtėsin vendas bukur i shmanget djathtas futet nė zonė dhe nga

5-6 metra gjuan saktė nė kėndin e ulėt tė djathtė tė pambuluar tė portierit Neziri – 2:0.

11’ Llumnica nga krahu i djathtė kroson brenda zonės, njė lojtar vendas duke dashur ta largojė topin gabon dhe topi vije deri te Munishi i cili s’ia doli ta kontrolloj si duhet dhe i ikėn nga kėmbėt, ndėrsa nė krahun e majtė nga 5-6 metra furishėm gjuan Fetahu i pambuluar dhe vendos topin nė kėndin e majtė tė ulėt tė portės – 3:0.

16’ Aksion perfekt i bardhekaltėrve. Para mesit tė fushės nga qendra e saj Kaēiu ia pason topin Idrizit nė krahun e djathtė, ky me top tė lartė e gjen Llumnicėn qė me shpejtėsi e zė kėtė top atje nė thellėsi tė krahut, pason krosimi i tij brenda zonės, kurse Fetahu me tė brendshmen e sė majtės sė tij nga 10-12 metra plason topin nė kėndin e majtė tė portės – 4:0.

21’ Zhdrella gjuan nga goditja e dėnimit nga 25 metra pėrskaj pingules sė djathtė.

24’ Munishi harkon nga krahu i majtė, Fetahu i harruar hyn me kokė, gjuan, por jashtė pingules sė majtė.

26’ Besim Ademi me goditje qendrore nga goditja e dėnimit prej 20 metrave gjuan drejt nė portė, Mushica intervenon, por u deshtė edhe ndihma e pingules ta shpėtoj portėn dhe topi tė dėbohet sėrish brenda fushės.

32’ Kapiteni Humolli pas depėrtimit nė krah tė majtė gjuan furishėm nga 22-23 m. mbi portė.

34’ Zhdrella kroson nga goditja e dėnimit nga anash, nė zonė i harruar Rrmoku gjuan me kokė plogėsht drejt nė duart e Mushicės.

36’ Munishi bukur u gjend nė zonė nė gjysmėkrahun e majtė, gjuan rrėmbyeshėm mbi portė.

38’ Arifi nga gjysmėkrahu i majtė gjuan jashtė pingules sė majtė.

48’ Ahmeti harkon nga largėsia prej krahut tė majtė, nė tollovinė e krijuar nga 2-3 metra mė sė miri u gjend Hasan i cili me shtrirjen e kėmbės shėnon golin e tij tė parė pranveror – 5:0.

56’ Kapiteni Humolli nga e majta e gjen Munishin nė vijė tė zonės qė gjuan volle precize dhe tė fortė, portieri Neziri pret.

63’ Kaēiu me shpejtėsi nis topin nga goditja e dėnimit dhe ia pason Munishit tinėzak i cili i ikėn mbrojtjes, e kalon edhe portierin, por shkon anash te vija e kornerit. Kur pritej qė rasti tė shkonte huq, kėshtu nuk mendoi edhe Munishi i cili po thuajse nga kėndi i vdekur gjeti vrimėn dhe sikurse nėpėr birė tė gjilpėrės fut topin nė rrjetė – 6:0.

67’ Top i kthyer i pa kontrolluar i mbrojtjes vendase, Ambe pėrfiton nga 16 metra duke gjuajtur me volle, por pak mbi portė.

71’ B. Ademi gjuan nga 25 metra, jashtė pingules sė djathtė.

79’ Mavriqi tenton me gjuajtje ballore nga 22 metra, pret Mushica.

KOMENTI:

Ishte pritur qė Prishtina ta fitonte takimin, por se kaq lehtė dhe se do ta dėrrmonte tėrėsisht rivalin e saj, zor kush ta kishte pritur.
Prishtina ishte nė epėrsi qė nga minuta e dytė, kurse pas vetėm 16 minutave Prishtina tani mė kishte kapital prej katėr golave epėrsi. Pėr 12 minuta, nga minuta 4-tė deri te ajo e 16-ta, sulmuesi Enis Fetahu, megjithėse ishte me grip, shėnoi njėrin ndėr het-trikat mė tė shpejtė, nėse veē jo mė tė shpejtin, nė historinė e KF Prishtina.
Pjesa e dytė ishte formalitet, megjithėse tė pėrzgjedhurit e Tovėrlanit shėnuan edhe dy herė tjera, ndėrsa njėrin prej kėtyre dy golave e shėnoi edhe sulmuesi, Ertan Hasan, i cili nė stinorin pranveror po thuajse kishte “agjėruar” duke mos shėnuar as edhe njė gol, pėrkundėr 12 golave tė shėnuar nė vjeshtė.
Prishtina me kėtė fitore arriti nė gjysmėfinale tė Kupės sė Republikės sė Kosovės dhe nga hedhja e shortit, nga dy pėrballjet qė do tė mund tė luante kundėr tre gjysmėfinalistėve tjerė, si Vėllaznimi, Besa dhe Trepēa ’89.
Pėr Prishtinėn nė kėtė takim nuk u paraqiten, i ndėshkuari me tre (!) ndeshje, Visar Berisha, dhe tė lėnduarit e mėhershėm, S. Saliagiq, Sh. Skeraj dhe Yll Hoxha i cili rėnkon nga njė lėndim jo aq i rėndė.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner i Prishtinės:

Po shihet cilėsia, kualiteti, pėrgatitja fizike teknike, po thuajse nė tė gjitha aspektet ishim mė tė mirė.
U kualifikuam nė gjysmėfinale me 30 % tė forcės. Nė pjesėn e parė kam insistuar nė presion, por nė atė tė dytėn s’kisha nevojė ta bėja njė gjė tė tillė, sepse nuk doja qė futbollistėt e mi tė harxhonin energji pasi qė tė dielėn na pret ndeshja e rėndėsishme e radhės

Kushtrim Mushica, portier i Prishtinės:

Fitoren e arritėm mė lehtė seē e kishim pritur. Tani do tė shohim kush do tė na bije nė dy duelet gjysmėfinale. Apetitet tona tani janė rritur akoma mė shumė dhe mesiguri synojmė edhe kupėn. Pra, pėrveē titullit synim kemi edhe kupėn, por jo me ēdo qėllim, por vetėm me lojėra tė mira dhe tė pėlqyeshme pėr shikues siē ishte edhe kjo ndeshje e zhvilluar sot.


Aesim Thaēi, kryetrajner i 2 Korrikut:

2 Korriku nuk ėshtė skuadėr dhe s’ka pasur ambicie tė lufton pėr Kupė sidomos duke pasur rival Prishtinėn. Ne kemi hyrė pa ndonjė motiv nė kėtė ndeshje, duke u pėrqendruar nė ligė dhe mbetjen tonė nė Superligė. Skuadra hyri e relaksuar nė ndeshje, sidomos nė fillim tė ndeshjes me ēka edhe u ndėshkuam.
[/img]
KS.PRISHTINA

JUNIORĖT NUK KANĖ TĖ NDALUR Prishtina – Gjilani 4:1 (1:1)

E shtunė, 19/04/08

Golashėnues: B. Krasniqi 12’, V. Krasniqi 61’, Sh. Syla 75’, M. Mazrekaj 86 – K. Rexhepi 34’

Shikues: 50

Gjyqtarė: A. Fazlija, F. Brahushi, S. Kukalla - Gjakovė

Kartonė tė verdhė: Syla, Ramadani, Osmani, Alshiqi, V. Krasniqi – Vokshi, Rexhepi, Hasani

Prishtina: L. Ferati – Sh. Syla, A. Islami (E. Rama), L. Beqiri, V. Sadiku, V. Kuka, B. Krasniqi (c), V. Krasniqi (A. Sahiti), D. Ramadani (E. Mehmeti), P. Osmani (E. Rama), M. Mazrekaj.
Trajner: Ali Osmani

Gjilani: F. Maloku - B. Vokshi, F. Zymberi, A. Bajraliu, A. Ajeti (V. Rushiti), F. Hasani (c), A. Dubova, R. Uka (B. Fetahu), M. Alimi (A. Selmani), K. Rexhepi, F. Ramadani.
Trajner: Skender Hajrullahu

Sot paradite u zhvillua dueli i javės sė XXIII-tė i Superligės sė Kosovės pėr junior. Prishtina arriti edhe njė fitore dhe kėshtu mban pėrparėsinė e theksuar ndaj skuadrave ndjekėsi dhe ėshtė nė hap tė duhur drejt fitimit tė titullit tė kampionit nė kėtė kategori garash pėr tė rinj.
KS.PRISHTINA

HYSI - PRISHTINA 2:1

E diel, 20/04/08

Golashėnues: Elhami Berisha 29’, Ardian Shehu 71’ – Enis Fetahu 90’

Shikues: afėr 500

Gjyqtarė: Hajriz Hajdari (Drenas), Ergyn Janjevaliu (Prishtinė), Faton Brahushi (Gjakovė)

Kartonė tė verdhė: Bajgora, Ademi, Sogojeva, A. Zabėrgja, Haliti – Llumnica, Humolli

Hysi: A. Latifi – B. Ahmeti, F. Ademi, R. Sogojeva (68’ V. Raqi), A. Bajgora, M. Mehmeti, A. Zabėrgja, A. Haliti, E. Berisha (c), E. Zabėrgja (89’ B. Murseli), M. Visoka (63’ A. Shehu).
Trajner: Hysni Maxhuni

Prishtina (4-4-2): K. Mushica – M. Idrizi, M. Hoxha, D. Vokshi, F. Humolli /c/ (83’ T. Ademi), A. Skeraj (61’ S. Saliagiq), A. Ahmeti (77’ A. Kozhani), B. Kaēiu, Y. Hoxha – I. Llumnica, E. Fetahu
Trajner: Afrim Tovėrlani
Minutė pėr minutė:

1’ Berisha vendas harkon nga korneri i djathtė, nė shtyllėn e dytė A. Bajgora nga 5 metra gjuan me kokė, portieri Mushica ia del ta prek topin i cili pėrfundon nė pjesėn ku bashkohen dy shtyllat nė kėndin e djathtė tė portės.

13’ Kaēiu harkon nga korneri i majtė, A. Skeraj nga 7-8 metra gjuan lehtė me kokė me gjithė se portieri vendas vetėm pas dy-tre tentimeve kap topin.

13’ A. Zabėrgja gjuan nga 30 metra, Mushica i sigurt.

29’ Top i gjatė i ardhur nga mesi i fushės, E. Berisha pėrfiton dhe del fitues nė duel me dy-tre lojtarė mysafirė del pėrball Mushicės dhe me kėmbėn e djathtė nga 10 metra shtyn topin nė kėndin e majtė tė Mushicės – 1:0.

33’ Mehmeti nga goditja e dėnimit, pozita ballore, gjuan nga 35 metra, jashtė pingules sė majtė.

36’ Kapiteni Humolli nga mesi i fushės ia del t’ia pasoj topin pėrpara Fetahutm i cili njėjtė ia vazhdon topin pėrpara Llumnicės i cili ishte pak anash nė krahun e majtė dhe posa futet brenda zonės shtyn topin pėrpara ndėrsa portieri Latifi me vrull pėrplaset me Llumnicėn. Kjo pėr gjyqtarin Hajdari s’ishte penallti edhe pse mysafirėt protestuan duke kėrkuar nė njėmbėdhjetėmetėrsh.

38’ E. Zabėrgja nė krahun e djathtė brenda zonės kalon kapitenin Humolli, ia vazhdon topin Visokės i cili nga 2-3 metra tenton me thembėr ta drejtoj topin nė portė, por ky tentim i shkon huq pas intervenimit tė Mushicės dhe njė mbrojtėsi tjetėr prishtinas.

39’ Sogojeva gjuan nga goditja e dėnimit, pozita ballore prej 25 metrave, jashtė pingules sė majtė.

40’ A. Ahmeti gjuan nga 30 metra, lart mbi portė.

41’ Fetahu nga krahu i majtė – anash, gjuan prej 15-16 metrave mbi portė.

43’ Llumnica prej bri-16-m. majtas gjuan lartė mbi portė.
48’ Y. Hoxha harkon nga krahu i djathtė, Kaēiu prek pak me kokė, ndėrsa Ahmeti largon topin nga vija e portės. Topi vije sėrish te Ylli i cili kėsaj here gjuan rrėmbyeshėm nga po kjo pozitė dhe qėllon shtyllėn pingules tė djathtė.

50’ Y. Hoxha harkon nga korneri djathtė, Fetahu i vetmuar dhe i pa penguar gjuan me kokė nga 2-3 metra mbi portė.

51’ Ahmeti vendas gjuan nga 15 metra furishėm pėrtokė, pret Mushica.

53’ Ahmeti kroson nga krahu i djathtė, A. Skeraj nga 14-15 metra me kokė gjuan pėrskaj pingules sė djathtė.

54’ Kaēiu harkon nga goditja e dėnimit nga 16 metra bri-zonės nė krahun e majtė, nė shtyllėn e dytė nė top vrapojnė Fetahu dhe M. Hoxha. Ky i fundit gjuan me kokė jashtė pingules tjetėr – asaj tė djathtė.

55’ Kaēiu harkon nga korneri i majtė, M. Hoxha nga 16 metra gjuan me kokė, dhe kur tė gjithė menduan se topi do tė pėrfundojė nė portė, ai doli jashtė fare pranė pingules sė djathtė.

58’ Tentimi i E. Berishės nga 20 metra preket nga njė lojtar mysafirė dhe afėr pingules pėrfundon nė korner.

60’ Topin e kthyer mbrapa Mushica e shqelmon fuqishėm dhe shkon te Llumnica i harruar nga mbrojtja i cili depėrton nga krahu i majtė, ia shtyn topin pėrpara nė shtyllėn e parė Fetahut i cili vonohet dhe intervenon portieri Latifi.

63’ Gjykohet nė tė ashtuquajturin indirekt brenda zonės vendase. Nga 14 metra gjuan Llumnica, topi ndalet nė murin e gjallė.

71’ Mehmeti nga gjysmėkrahu i majtė e drejton topin nė pozitėn ballore para zonės, Shehu i posahyrė nė lojė me kokė nga 15-16 metra drejton topin nė kėndin e ulėt tė djathtė tė Mushicės sė shkurtėr me kėtė rast – 2:0.

78’ Llumnica gjuan nga pozita ballore prej 16 metrave, pret portieri.

81’ Bajgora vendas fuqishėm gjuan me afe nga 25 metra, dhe nė moment tė fundit Mushica grushton topin.

83’ Llumnica pas depėrtimit ia kthen Kozhanit i cili gjuan rrėmbyeshėm nga 25 metra, portieri Latifi me majėn e gishtėrinjve dėbon mbi portė.

90’ Kaēiu harkon nga korneri i majtė, Fetahu nga 5 metra vendos topin me kokė nė mes tė portės – 2:1.

90+1’ Fetahu nga goditja e dėnimit prej krahut tė djathtė harkon nė zonė, Vokshi nga afėrsia tenton me kokė, portieri vendas me intervenimin e tij e dėbon topin mbi portė.

90+2’ Vokshi harkon nga krahu i djathtė, Y. Hoxha me kokė gjuan, fare pranė pingules sė djathtė.

KOMENTI:

Prishtina pėsoi humbjen e dytė tė saj pranverore pėrkatėsisht tė tretėn gjatė kėtij kampionati.
Derbi i skuadrave tė pjesės sė epėrme tė tabelės i takoi skuadrės llapjane e cila gaboi mė pak dhe ishte mė konkrete. Deri sa nė pjesėn e parė Prishtina nuk krijoi aq shumė raste, nė atė tė dytėn qė me fishkėllimėn e gjyqtarit u sulėn pareshtur drejt portės vendase. Futbollistėt nga kryeqendra krijuan njė mori rastesh, por assesi ta gjenin mėnyrėn pėr ta vendosur topin nė portė. Dhe pėrderisa kėtė gjė nuk e arritėn prishtinasit, atėherė shėnuan vendasit me tė sapo inkuadruarin nė lojė, Shehun dhe kėshtu dėnuan skuadrėn mike pėr krejt ato raste tė huqura.
Prishtina krejt ēka ia doli ishte tė shėnonte gol nė minutėn e 90-tė me golin e 10-tė tė Enis Fetahut dhe kėshtu ta zbuste rezultatin.
Duhet theksuar edhe gjykimin mjaft labil dhe aspak tė sigurt tė gjyqtarit Hajdari. Ishte ky takimi i tretė qė ky gjyqtarė ndėshkon Llumnicėn me kartuē tė verdhė (dhe tė kuq) dhe sikur ėshtė bėrė hije e futbollistit mė tė mirė tė Superligės dhe ndoshta mė korrektit dhe mė urtit nė ligė. Llumnica assesi nuk ia dilte tė koncentrohej dhe mė i merituari pėr kėtė gjė ishte gjyqtari kryesor i cili mė shumė nuk ndalte ndėrhyrjet e palejuara qė bėheshin ndaj kėtij futbollisti. Nė fund ky gjyqtar pėrfundoi takimin mė herėt se sa pesė minutat e dhėnė shtesė nga vetė ai.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner i Prishtinės:

Gabimet nė mbrojtje dhe moskoordinimi sidomos nga Mirsad Idrizi dhe Florim Humolli ndikuan shumė nė lojėn tonė negative. Mos shfrytėzimi i rasteve, sidomos i fillimit tė pjesės sė dytė shkaktoi sot humbjen tonė.
Nuk mund tė them se kjo ndeshje na e rrezikon titullin pasi qė Vėllaznimi ka mė shumė ndeshje jashtė. Por, edhe kur kemi qenė nė epėrsi prej 10 pikėve ndaj tyre unė kam theksuar se nuk ka marrė fund lufta pėr titull tė kampionit sidomos duke i ditur rrethanat se ndaj skuadrės sė Prishtinės ėshtė njė urrejtje e madhe. Derisa Prishtina luan vetėm futboll dhe nė asnjė mėnyrė nuk dėshiron ta blejė, por dėshiron ta fitoj atė. Ndėrsa kush dėshiron ta blejė le tė vazhdon. Ne dėshirojmė qė vetėm nėpėrmjet lojės dhe futbollit ta fitojmė titullin dhe mos ta blejmė nė asnjė mėnyrė.

Hysni Maxhuni, trajner i Hysit:

Ishte njė dėshirė e madhe e jona pėr ta fituar lojėn, kjo u shpreh edhe nė kėtė ndeshje nga ndeshjet tjera. Ėshtė ky pėrparim i madh pėr skuadrėn time. Nuk e respektuam fort skuadrėn e Prishtinės e cila ka ekip me kualitet shumė mė tė lartė dhe tė cilėt me meritė gjenden nė vendin e parė. Me njė lojė kolektive me realizimin e detyrave tė dhėna nė nivelin mė tė lartė arritėm qė me meritė ta fitojmė kėtė lojė.
SPORTI_DARDAN

DY TRAJNERĖ TĖ SHF-sė VIZITĖ NĖ FC KOLN

Nga data 23 prill deri mė 30 prill, mysafirė tė skuadrės sė mirėnjohur gjermane, FC Koln, do tė jenė drejtori i shkollės ė futbollit tė FC Prishtina, Besnik Kollari dhe trajneri i kategorive tė reja (U-13), Gazmend Haliti. Nė kėtė vizitė njėjavore, nė skuadrėn e Bundesligės sė dytė gjermane, dhe ish-kampionin e Gjermanisė, dy trajnerėt prishtinas janė tė ftuar nga udhėheqėsi zyrtar i akademisė sė futbollit tė FC Koln, Christof Henkel. Z. Henkel edhe mė herėt ka qenė nė kontakt me trajnerėt tanė sikurse nė seminarin e organizuar nė Barcelonė nė vitin e kaluar kur atje gjendeshin trajnerėt, Ramiz Krasniqi dhe Gazmend Haliti.

“Pėrfitimi jonė me kėtė rast do tė jetė se do tė njoftohemi deri nė detale se si ėshtė e organizuar njė akademi e mirėfilltė e futbollit. Skuadra e Kolnit hyn nė rangun e skuadrave tė mėdha dhe nė gjirin e saj ka akademi profesionale pėr shkollimin dhe krijimin e futbollistėve tė rinj” theksoi para nisjes, trajneri Gazmend Haliti.

Dy trajnerėt, Kollari dhe Haliti gjatė kėsaj vizite, nėn shoqėrimin e ekspertit, Henkel, nga afėr do tė pėrcjellin, ndėr tė tjera ndeshje, pesė prej tyre qė kategoritė e reja tė FC Koln nė fushėn e vet do ti presin skuadrat e njohura gjermane si, Bohum, Schallke ’04, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe Borussia Mönchengladbach.

Pėrveē ndjekjes, analizimit tė ndeshjeve tė kėtyre kategorive, dy trajnerėt tanė pėr sė afėrmi do tė shohin se si punohet qė nga mosha 7 vjeēare (U-7) deri te ajo 23 vjeēare (U-23).
Nga kjo vizitė dhe pas bisedave qė dy pėrfaqėsuesit tanė do tė kenė atje do tė shihet mundėsia e bashkėpunimit mė tė ngushtė ndėrmjet dy organizmave tė kategorive tė reja dhe pse jo dhe tė ndonjė ndihme konkrete nė rrafshin sportiv.

“Nga kjo vizitė do tė mėsojmė mė shumė rreth strukturės organizative tė njė akademie tė futbollit siē ėshtė ajo e FC Koln. Do tė shkėmbejmė pėrvojat nė punėt tona, do tė shohim se me ēfarė pėrvojash pėrballen, administrata se si funksionon, etj. Ne e dimė pėrafėrsisht se ēfarė kushtesh kanė ata, por ne do tė njoftohemi edhe pėr nga afėr me rrethanat e tyre. Do tė shohim se ēka kemi tė pėrbashkėt dhe nėse neve nė tė ardhmen na krijohen kushtet edhe ne tė tentojmė ta krijojmė akademinė tonė dhe tė shohim se ēka krejt kėrkohet pėr njė nivel tė tillė tė organizimit, sidomos atė tė infrastrukturės. Ne deri tani nuk kemi pasur rastin qė nga afėr tė shohim struktura tė tilla organizative dhe besoj shumė se nga kjo vizitė do tė pėrfitojmė maksimalisht dhe kėtė pėrvojė ta pėrcjellim mė saktėsisht nė terren – tek fėmijėt e shkollės tonė”- theksoi me rastin e kėtij udhėtimi, drejtori Besnik Kollari.
KS.PRISHTINA

Prishtina – Flamurtari E diel, ora 16.00

ALTERNATIVA E VETME - FITORJA

Dy skuadrat mė tė mėdha dhe kryesore tė kryeqendrės, tė dielėn do tė takohen pėr herė tė njėmbėdhjetė pas luftės nė stadiumin e qytetit me Prishtinėn nikoqire.
Rolet dhe ambiciet para takimit janė tė ndryshme, bardhekaltrit synojnė titullin dhe pas humbjes sė pėsuar kundėr Hysit domosdoshėm kėrkojnė tri pikė dhe tė paktėn tė mbajnė distancėn pesė pikėshe me ndjekėsen e parė nė tabelėn e klasifikimit. Ndėrsa, kuqezinjtė deri sa nė stinorin vjeshtor gjendeshin po thuajse nė fund tė tabelės, nė stinorin pranveror janė paraqitur me mjaftė sukses duke mos pėsuar asnjė humbje dhe nga tetė takimet e zhvilluara kanė arritur katėr fitore dhe katėr barazime duke tubuar 16 pikė dhe tani mbajnė pozitė solide duke u renditur nė vendin e shtatė tabelore. Por, Flamurtari ka mbrojtjen e tretė mė tė dobėt nė ligė duke pėsuar 40 gola ose 25 gola mė shumė se sa lideri, Prishtina. Kanė shėnuar vetėm 35 gola, 17 mė pak se sa Prishtina dhe dallimi mes pikėve tė tubuara ndėrmjet dy skuadrave ėshtė plot 22 pikė nė tė mirė skuadrės mė tė moēme kryeqytetase, Prishtinės.
Nė radhėt e Flamurtarit janė pesė ish-lojtarė tė saj, qė nė tė kaluarėn kanė veshur petkun e Prishtinės dhe tė dielėn mund ta kenė rastin tė paraqiten, Milaim Humolli, Artan Krasniqi, Valon Bajgora, Lekė Pula, Burim Hashani e ndoshta edhe vėllezėrit Keēi.

Nė skuadrėn e Prishtinės do tė mungojnė vetėm dy mbrojtėsit, ai qendror, Visar Berisha pėrshkak dėnimit prej tri ndeshjeve dhe me kėtė duel i skadon pezullimi, dhe anėsori i djathtė, Shqipron Skeraj. Do tė mungojė edhe sulmuesi, Kushtrim Munishi i cili ka rast vdekjeje nė familje.

Dy skuadrat rivale, nė stadiumin e Prishtinės deri sa kjo e fundit ishte nikoqire, janė takuar plot dhjetė herė qė nga vitit 1999. Prishtina ka fituar 9 takime ndėrsa Flamurtari takimin e vetėm si mysafire e ka fituar nė pranverė tė edicionit 2003/04, dhe kishte fituar me rezultat minimal 0:1, deri sa Prishtina atė vit ishte stolisur me titullin e saj tė gjashtė, kurse Flamurtari nė fund tė kampionatit kishte shpėtuar nga mė e keqja, rėnia nga elita.
Nė kėto dhjetė takime Prishtina ka shėnuar 19 gola dhe ka pėsuar vetėm katėr gola. Nga dhjetė takimet, skuadra mike ia ka dalė tė shėnojė gola nė vetėm katėr takime.

Ndeshjet e ndėrsjella kampionale pas lufte, Prishtina si vendase:

1999/00, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 5:0
2000/01, Vjeshtė: Prishtina – Flamurtari 1:0
2001/02, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 1:0
2002/03, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 3:1
2003/04, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 0:1
2004/05, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 3:2
2004/05, play off: Prishtina – Flamurtari 2:0
2005/06, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 1:0
2005/06, play off: Prishtina – Flamurtari 2:0
2006/07, Vjeshtė: Prishtina – Flamurtari 1:0
KS.PRISHTINA

Prishtina – Flamurtari 0:0

RIVALĖT NDAHEN BARAS

E diel, 27/04/08

Shikues: 300

Gjyqtarė: Muhedin Ferati (Burim), Besnik Sejdiu (Mitrovicė), Florim Jakupi (Prizren)

Kartonė tė verdhė: Berisha, Llumnica, Ahmeti – Pula, Isufi

Prishtina (3-5-2): K. Mushica – M. Hoxha, V. Berisha D. Vokshi – M. Idrizi, B. Kaēiu (c), A. Ahmeti, Y. Hoxha (78’ A. Skeraj), I. Llumnica – E. Fetahu, S. Saliagiq (46’ E. Hasan).
Trajner: Afrim Tovėrlani

Flamurtari: N. Prapashtica – N. Kodraliu, L. Pula, H. Veliu, M. Humolli /c/ (86’ M. Simnica), B. Isufi, V. Bajgora (90+2’ A. Krasniqi), G. Gashi, Q. Sejdiu, F. Zejnullahu, B. Hashani.
Trajner: Agim Hasani

Minutė pėr minutė:

1’ Topin e dėbuar nga mbrojtja vendase nga 25 metra e shqelmon fuqishėm Azem Ahmeti, por mbi portė.

3’ Llumnica depėrton nė krahun e majtė dhe po sa hynė nė zonė gjuan lehtė nga 10 metra, portieri mysafir kap topin.

6’ Aksion i shpejtė i vendasve, Fetahu i vazhdon topin nė krah tė djathtė Llumnicės i cili kroson brenda zonės, Fetahu ndal disi, gjuan por plogėsht dhe topin e ndal Prapashtica, tenton Saliagiq, por mė i shpejtė ishte portieri mysafirė dhe kap topin.

10’ Vokshi nė dyluftim rrėmben topin dhe me diagonale ia vazhdon Y. Hoxhės i cili me vrapim tė shpejtė afrohet zonės dhe gjuan furishėm me tė majtėn nga 20 metra bri-zonės, portieri Prapashtica dėbon, ndėrsa Saliagiq nuk ia doli ta fus kėmbėn nė top i cili largohet nga njė mbrojtės kuqezi.

14’ Nga tollovia e krijuar nė zonėn e Prishtinės pėrfiton B. Isufi i cili me gėrshėrė bukur gjuan nga 5-6 metra, por topi shumė pranė trarit tė epėrm fluturon mbi portė.

23’ V. Berisha gjuan nga goditja e dėnimit nga 22 metra nga kėndi i majtė i zonės, portieri mysafir dėbon nė korner.

63’ Berisha humb topin nė duel me Hashanin i cili furishėm niset nė drejtim tė topit, ndėrkohė Berisha e zė prapė dhe Hashani vendos tė gjuaj nga 15-16 metra, topi furishėm pėrfundon jashtė kėndit tė majtė portės.

77’ Hashani gjuan nga 30 metra, Mushica pret pa problem.

89’ Topi dėbohet nga mbrojtja vendase, kapiteni Kaēiu gjuan nga 20 metra, dukej se topi do tė pėrfundonte nė portė kur njėri nga lojtarėt mysafirė me kokė dėbon nė korner. Kaēiu harkon nga korneri i majtė, Hasan nė shtyllėn e parė gjuan me kokė nga 2-3 metra, topi prek dikė nga mysafirėt dhe sėrish del nė korne.

KOMENTI:

Katėr vite iu desh Flamurtarit qė sėrish kokė lart ta lėshojnė stadiumin e Prishtinės. Ishte ky njė sukses i madh i tyre nė kėtė pėrballje dhe kėshtu vazhduan serinė pa humbje nė stinorin pranveror.
Ndėrsa kjo ėshtė ndeshja e dytė radhazi qė Prishtina nuk shėnon fitore dhe ėshtė barazimi i dytė (pa gola) nė fushėn e saj nė kėtė kampionat.
Kjo pikė Prishtinėn mban nė + 5 pikė nga ndjekėsi, Vėllaznimi. Ndėrsa Prishtina nuk do tė ketė kohė pėr vajtim pasi qė menjėherė tė mėrkurėn e pret takimi shumė i rėndėsishėm i ndeshjes sė parė tė gjysmėfinales sė Kupės sė Kosovės kundėr Trepēės ’89.


DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner i Prishtinės:

Ky barazim na i vėshtirėson punėt dhe na detyron qė nė tė gjitha fushat, nė tė gjitha ndeshjet qė na kanė mbetur, tė shtrėngohemi shumė mė fortė, shumė mė seriozisht se sa nė kėtė ndeshje. Normalisht qė pesė plus aq sa janė tė vogla janė edhe tė mėdha, sepse po shihet qė nuk jemi tė pamposhtur, as ne e as Vėllaznimi. Lufta vazhdon tutje, edhe gjashtė javė janė shumė tė nxehta.

Agim Hasani, kryetrajner i Flamurtarit:

Kam thėnė edhe mė herėt se Flamurtari ėshtė ndėr tri skuadrat mė tė mira tė Kosovės, kjo edhe u vėrteta sot. Me gjithė se Prishtina, sidomos nė pjesėn e dytė, e kishte iniciativėn, por ne krijuam disa raste mė tė mira pėr shėnim. Pikėn qė e morėm shumė e merituam dhe i uroj lojtarėt e mi pėr angazhimin qė dhanė.
admin

Prishtina - Flamurtari 0-0


KS.PRISHTINA

Prishtina – Trepēa ‘89 E mėrkurė, ora 16.00

SYNOHET REZULTAT SA MĖ I FAVORSHĖM

E marte, 29/04/08

Tė mėrkurėn nga ora 16.00 do tė zhvillohet dueli i parė i gjysmėfinales sė Kupės sė Republikės sė Kosovės ndėrmjet Prishtinės dhe Trepēės ’89 nga Mitrovica.
Prishtina kėtij takimi shumė tė rėndėsishėm do ti hyjė, po thuajse pėr herė tė parė nė stinorin pranveror, me tė gjithė lojtarėt e saj nė dispozicion dhe do tė jenė vetėm vendimi i fundit i shefit tė shtabit teknik, ai qė do tė vendos pėr njėmbėdhjetėshin startues.

Nga pas lufta, Prishtina ka fituar vetėm njė trofe tė Kupės sė Kosovės (2005/06), ndėrsa edhe njė herė tjetėr ėshtė mposhtur nė finale (2002/03). Nė gjashtė sezonet tjera, Prishtina vetėm edhe njė herė ia ka dalė tė kualifikohet pėr ēerekfinale (2003/04), njė herė ėshtė eliminuar qė 1/16-ėn e finales, ndėrsa plot katėr herė tjera ėshtė eliminuar nė 1/8-ėn e finales.
Por, Prishtina ka edhe dy trofe tjera tė Kupės sė Kosovės nga para lufta. Prishtina trofeun e ēmueshėm e ka fituar dy herė rresht (1993/94 dhe 1994/95). Kurse, nga pesė sezone tė paraluftės qė janė mbajtur gara pėr kupė, Prishtina nga njėherė ėshtė eliminuar nė 1/8-ėn (1996/97), rundin e parė (1992/93) dhe rundin e dytė (1995/96).
Garat e Kupės sė Kosovės janė mbajtur qė nga pas Lufta e dytė Botėrore. Fituesit e kėsaj kupe gjithmonė janė shpėrblyer dhe janė zhvilluar nė praninė e udhėheqėsve dhe zyrtarėve tė lart politik vendor tė asaj kohe. Ndėrsa fituesi gjithmonė ka vazhduar garat, pra ėshtė kualifikuar pėr ndeshjet tjera tė radhės nė kuadėr tė Kupės sė Marshallit, apo pėrndryshe Kupės sė shtetit qė nuk ekziston mė.

Prishtina dhe Trepēa ’89 asnjėherė nuk janė takuar ndonjėherė mė parė nė ndeshje pėr kupė. Mitrovicasit po ashtu asnjėherė nuk kanė fituar trofe tė kupės dhe nuk kanė luajtur ndonjėherė nė finale.

Dy pėrballjet e fundit kampionale i ka fituar secila skuadėr nė fushėn e vet, Prishtina nė vjeshtė 4:1, pasi qė pjesa e parė ishte nė tė mirė tė mysafirėve 0:1, ndėrsa nė Mitrovicė, para jo shumė jave, fituan mitrovicasit me rezultat minimal 2:1, por edhe nė kėtė ndeshje pjesa e parė ishte mbyllur nė tė mirė tė mysafirėve, 0:1.

DEKLARUAN:

Afrin Tovėrlani, kryetrajner:

E dimė se kemi tė bėjmė me njė skuadėr tė mirė, por megjithatė nė lojė do tė hymė pėr ta krijuar njė rezultat tė favorshėm pėr ndeshjen e kthimit nė Mitrovicė dhe jam optimist se do tė kualifikohemi pėr nė finale.


Enis Fetahu, sulmues:

Na pret njė lojė e fort dhe neve na duhet pėrqendrim maksimal. Nė kėtė muaj kemi pasur dhe akoma kemi disa ndeshje tė forta dhe neve na duhet ta kthejmė vetėbesimin dhe pėrqendrimin, sepse pa kėto dy komponentė dhe pa angazhim maksimal nuk ka fitore.

Humbja nė Mitrovicė ka qenė rastėsi ku ne vetvetes ia kemi sjellė humbjen. Neve nuk na konvenojnė ndeshjet ku provokohemi, sepse gjysma e skuadrės tonė janė tė rinj dhe nuk po munden ti bėjnė ballė kėtyre provokimeve. Jemi tė edukuar tė shfaqim vetėm futboll dhe vetėm atėherė loja e Prishtinės vije nė shprehje.

Ėshtė e vėrtetė qė reparti i sulmit nuk ka qenė aq frytdhėnės pasi qė Suadi ka qenė i lėnduar dhe pastaj e humbi kontinuitetin. Edhe unė nė disa ndeshje fillova tė ndjej lodhje pėrshkak pėrballjeve nė duele tė shumta dhe pėrshkak ndoshta sepse shpesh pėrgjegjėsia binte mbi mua. Por, as reparti i sulmit nuk mund tė jetė aq efikas kur mesi i fushės nuk funksionon apo edhe kur tenton qė neve sulmuesve tė na gjen me topa tė lartė, pasi qė, e pėrsėris neve nuk na konvenon loja me topa tė lartė.
Ne presim qė tė kthjellemi sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur dhe me lojėra tė mira tė sjellim trofetė nė klub.


Bardhyl Kaēiu, zėvendėskapiten, mesfushor:

Pres njė ndeshje tė fortė dhe lojė burrash dhe rivali i jonė i nesėrm nuk do ta ketė aspak lehtė sepse qė nga fillimi i ndeshjes ne do tė vėrsulemi pėrpara me tė gjitha forcat qė kemi dhe kėso lojė tė forta tash e tutje do ti pretė tė gjitha skuadrat qė do tė na gostitin nė fushėn tonė.

Deri mė tani ne nė fushėn tonė jemi paraqitur shumė butė, derisa nga kemi udhėtuar me plot kuptimin e fjalės na kanė bėrė me gjak. Kėshtu qė tani e tutje mė asnjė skuadėr nuk do tė dalė aq lehtė pa u djersitur mirė nga fusha jonė.

Ne jo vetėm nė kėtė takim, por edhe atė kthyes nė Mitrovicė, nė fushė do tė hyjmė ta fitojmė ndeshjen. Humbja me ta ishte krejtėsisht e rastėsishme, sepse ne atė lojė po thuajse e kishim falur me gabimet tona qė i kishim bėrė nė atė ndeshje. Por, ato gabime mė nuk do ti pėrsėrisim dhe ka ardhur koha t’ju tregojmė tė gjithė njerėzve se kush ėshtė Prishtina. Lėshime mė nė asnjė mėnyrė nuk do tė tolerojmė.
SPORTI_DARDAN

Prishtina – Trepēa ’89 2:2 (0:2)

NĖ NDESHJĖN E DYTĖ
   VENDOSET PĖR FINALISTIN

E mėrkurė, 30/04/08

Golashėnues: E. Fetahu 48’, A. Ahmeti 75’ – E. Osmani 28’, V. Shkupolli 35’

Shikues: 400

Gjyqtarė: Perparim Hasani (Prishtinė), Zekė Miranaj (Burim), Kemajl Bunjaku (Gjilan)

Kartonė tė verdhė: Humolli, Ahmeti, Llumnica, E. Fetahu, A. Skeraj – Ibrahimi, Sh. Fetahu, S. Sahiti

Prishtina (4-4-2): K. Mushica – Sh. Skeraj (38’ M. Idrizi), M. Hoxha, V. Berisha, F. Humolli (c) – I. Llumnica, A. Ahmeti, B. Kaēiu, Y. Hoxha – E. Fetahu, S. Saliagiq (52’ A. Skeraj).
Trajner: Afrim Tovėrlani

Trepēa ’89: E. Manxholli – F. Ibrahimi, Sh. Idrizi, Sh. Fetahu (85’ F. Muharremi), L. Misini, Y. Duraku, I. Peci, S. Sahiti, V. Shkupolli (67’ K. Haxha), S. Onbashi (62’ V. Shabani), E. Osmani (c).
Trajner: Fahrudin Duraku

Minutė pėr minutė:

5’ Berisha nga thellėsia nėpėr krah tė majtė gjen Fetahun i cili depėrton dhe gjuan pak nga e majta nga 14 metra mbi portė.

15’ Sh. Skeraj rivėnė topin nga auti i djathtė te Llumnica i cili nga krahu i djathtė nga 14 metra gjuan lehtė, pret portieri.

26’ Kaēiu krosim nga krahu i majtė, me kokė tenton M. Hoxha, pret portieri mysafir.

28’ Portieri Manxholli degazhon larg topin, Shkupolli me kokė ia pason pėrpara E. Osmanit i cili i ikėn mbrojtjes vendase qė flinte dhe nė pėrballje me Mushicėn i vetmuar nga 15-16 metra, Osmani gjen kėndin e majtė tė portės vendase – 0:1.

30’ Ahmeti harkon nga goditja e dėnimit, nė anėn e majtė nga 7-8 metra tenton M. Hoxha me kokė, sėrish top i lehtė pėr Manxhollin.

34’ F. Ibrahimi furishėm gjuan ulėt nga 40 metra, Mushica pas intervenimit tė dytė kap topin.

36’ Pasim i thellė i topit nga mbrojtja mysafire, topi vije deri te Shkupolli qė i pason nė krah tė djathtė Osmanit i cili edhe njė herė i ikėn mbrojtjes prishtinase, nė pėrballje me Mushicėn Osmani bukur lėshon topin para portės ku mė i shpejtė ishte Shkupolli se sa kapiteni Humolli dhe nga afėrsia fut topin nė rrjetė – 0:2.

37’ Tentim i A. Ahmetit nga 30 metra, jashtė pingules.

40’ Humolli gjen mirė Saliagiqin i cili me kthim me gjuajtje tė ulėt tenton nga 15-16 metra, por plogėsht, portieri nė vend.

42’ Y. Hoxha kroson nga korneri i djathtė, dikush nga mysafirėt prek topin me dorė, vendasit kėrkojnė penallti, gjyqtari Hasani hesht.

45’ Idrizi nga auti i majtė deri te Llumnica i cili me kokė gjuan nga 7-8 metra, jo furishėm, nė vend portieri.

49’ Visar Berisha gjuan nga mė se 3 metra nga goditja e dėnimit, Manxholli ndal kėtė gjuajte, topin e kthyer tenton ta plasojė nė rrjetė Fetahu, sėrish Manxholli pret, tani gjuan pak ana e majtė Saliagiq dhe qėllon pingules e djathtė, topin e kthyer kėsaj here me saktėsi Enis Fetahu nga afėrsia vendos nė kėndin e majtė tė portės – 1:2.

51 Idrizi nė stilin e tij karakteristik tė rivėnies sė topit nga auti i djathtė gjen Kaēiun nė krah, ky kroson, topin e kthen mbrapa Feahu, por Llumnica vonohet tė gjuaj nė portė.

54’ Idrizi edhe njė herė nga auti te Llumnica, bukur manovron para zonės, gjuan, topin e prek dikush nga mysafirėt dhe parabolėn portėn dhe del nė korner.

59’ Berisha gjuan nga 25 metra, topi prek nė kokė njė mbrojtės dhe kalon fare pran mbi portė, korner.

63’ Idrizi nga auti, Fetahu brenda zonės nga 7-8 metra provon, topi prek kėmbėt e njėrit prej lojtarėve mysafirė, korner.

73’ E. Fetahu gjuan nga goditja e dėnimit, nga ana e djathtė, portieri mysafirė me grushtim dėbon nė korner.

75’ Kaēiu harkon nga korneri i majtė, topi dėbohet nga mbrojtja vendase, Azem Ahmeti nga 15 metra me menēuri gjuan dhe nė mesin e shumė futbollistėve vendos topin nė kėndin e majtė tė portės – 2:2.

78’ Visar Berisha gjuan furishėm nga goditja e dėnimit prej 25 metrave, topi fluturon fare pranė kėndit tė majtė tė kuadratit.

84’ Humolli gjen A. Skerajn i cili pasi qė ndal topin me gjoks, gjuan nė rrėzim e sipėr nga 15 metra, gjuajtjen jo aq tė fortė e ndal Manxholli.

88’ Kaēiu nga goditja e dėnimit prej krahut tė majtė harkon nė shtyllėn e dytė, M. Hoxha kthen me kokė topin para zonės, Fetahu para portierit shėnon gol, por gjyqtari Hasani anulon golin dhe ndėshkon Fetahun me kartuē tė verdhė pasi qė ky shėnoi gol me dorė.

45+3’ Gjuajtjen e Agron Skerajt nga largėsia e dėbon nė korner Manxholli.

KOMENTI:

Ndeshja e parė gjysmėfinale e Kupės sė Republikės sė Kosovės pati dy pasqyre, atė nė pjesėn e parė kur mysafirėt udhėhoqėn me dy gola epėrsi dhe pjesa e dytė e lojės kur prishtinasit jo vetėm qė barazuan rezultatin, por mysafirėt herė fati e herė portieri Manxholli i shpėtoi nga disfata.
Prishtinės assesi nuk i konvenon ky rezultat, por Prishtina ka kapacitet dhe ka aftėsi qė nga Mitrovica tė kthehet me fitore dhe tė plasohet nė finalen e shumė kėrkuar.

DEKLARUAN:

Azem Ahmeti, mesfushor i Prishtinės:

Ne i hymė ndeshjen me motiv tė madh dhe deshėm qė sa mė parė tė shėnonim golin e epėrsisė, por Trepēa ’89 me anė tė kundėrsulmit ia doli qė dy herė tė na befasojė.
Ndėrsa nė pjesėn e dytė, me sugjerimet e trajnerit dhe me njė angazhim maksimal tė tė gjithė lojtarėve, arritėm ta barazojmė rezultatin. Unė shpresojė shumė se me lojė tė ngjashme sikurse nė pjesėn e dytė, nga Mitrovica do tė arrijmė tė kthehemi me fitore dhe tė plasohemi nė finale.

Fahredin Duraku, trajner i Trepēa ’89:

Ne sot kemi ardhur pėr rezultat pozitiv, e arritėm qėllimin edhe pse ne kemi mundur tė dalim fitues nga kjo ndeshje, por unė prapė se prapė jam i kėnaqur edhe me kėtė barazim. Ju uroj djelmoshave tė mi pėr angazhimin maksimal gjatė 90 minutave ku nė fund edhe iu shpėrblye me rezultat pozitiv pėr ne. Unė besoj se ky rezultat ėshtė shumė i favorshėm pėr ne para ndeshjes kthyese nė Mitrovicė. Ndėrsa Prishtinėn e uroj pėr lojė korrekte dhe iu dėshiroj suksese nė tė ardhmen.
SPORTI_DARDAN

Prishtina zhgenjeu tifozet e vet
me lojra te dobeta por qe dyshohen
si me qen lojra tesuse eksperimentale
SPORTI_DARDAN

KS.PRISHTINA prita qe mos po e publikon kete lajm e pasi qe
e pash se nuk ishte publikua e publikova une.
admin

SPORTI_DARDAN wrote:
KS.PRISHTINA prita qe mos po e publikon kete lajm e pasi qe
e pash se nuk ishte publikua e publikova une.


Une e botova nje lajm te shkurter qe ne diten e ndeshjes  Very Happy
KS.PRISHTINA

Kosova (Vushtrri) - Prishtina e Dielle ora 16:00

PIKĖT E DOMOSDOSHME

E premte 02/05/08

Duke parė makinacionet e ndryshme qė po bėhen dhe po tentohen tė bėhen nė dėm tė Prishtinės, bardhekaltrit nuk do tė kenė luks tė madh pėrveē se nė ndeshjen e javės sė XXV-tė nė Vushtrri tė udhėtojnė pėr gjah tė plotė. Kjo s’do tė jetė aspak e lehtė pėr shkak gjendjes tabelore tė vendasve qė me ēdo kusht janė duke luftuar qė tė mbesin nė elitė, por edhe tu e marrė parasysh formėn jo tė mirė tė ekipit nė tri ndeshjet e fundit. Tė gjitha kėto, lojtarėt e Prishtinės duhet ti harrojnė, ti vejnė me njė anė dhe publikut fanatik vushtrrias ti tregojnė se Prishtina ėshtė skuadra mė cilėsore vendore dhe se di dhe mund tė nxjerr rezultat tė favorshėm edhe atė kur ėshtė mė sė vėshtiri.
Kryetrajneri Tovėrlani, pritet qė nė dispozicion ti ketė tė gjithė lojtarėt dhe do tė jetė ai i cili do tė vendos pėr njėmbėdhjetėshin e parė qė do tė nis ndeshjen.


TRADITA NĖ ANĖN E PRISHTINĖS

Nga gjashtė takimet e zhvilluara pas luftės nė Vushtrri, vendasit ia kanė dalė ta fitojnė vetėm njė takim, tė barazojnė dy herė dhe i kanė tė shėnuara tri humbje nė pėrballje me kryeqytetasit. Goldallimi ėshtė nė tė mirė tė Prishtinės 4:8. Nga gjashtė takimet, Kosova vetėm dy herė nuk ka shėnuar gol, ndėrsa nė katėr takimet tjera ka shėnuar vetėm nga njė gol. Ndėrsa Prishtina nga gjashtė takimet vetėm njė herė nuk ka shėnuar gol.
Nga kthimi i Kosovės nė Superligė nė vitin 2006-tė, janė zhvilluar tri takime, ku dy prej tyre tė fundit nė fushėn e saj Prishtina ka fituar me rezultat 2:0 (pranverė 2007) dhe 2:1 (vjeshtė 2007).

Ndeshjet e ndėrsjella kampionale pas lufte nė Vushtrri:

Pranverė, 2000: Kosova (V) – Prishtina 1:1
Vjeshtė, 2000: Kosova (V) – Prishtina 0:1
Vjeshtė, 2001: Kosova (V) – Prishtina 1:0
Vjeshtė, 2002: Kosova (V) – Prishtina 0:3
Pranverė, 2004: Kosova (V) – Prishtina 1:2
Vjeshtė, 2006: Kosova (V) – Prishtina 1:1
KS.PRISHTINA

Tė Gjithė Kundėr–prishtina 1:0

Golashėnues: M. Dragusha 82’ (penallti)

Shikues: mbi 3.000

Gjyqtarė: Albert Kastrati (Gjilan), Ali Peshteri e Ahmet Gashi (Pejė)

Kartonėt e verdhė: Vilanci, Mehmeti, Izmaku, Zeneli, Zabėrxha – Idrizi, Vokshi, Shabani, Fetahu

Kartonėt e kuq: Xh. Mehmeti (90+5’ pas dy tė verdhėve)

Kosova: B. Sadiku – Xh. Mehmeti, B. Vilanci, B. Berisha, I. Izmaku, M. Maxhuni (c), F. Zeneli, M. Dragusha, B. Zyēaku (68’ I. Hasani), A. Zabėrxha (90+4’ B. Kera), L. Osmani (90+6’ M. Gėrxhaliu)
Trajner: Isa Sadriu

Prishtina (4-4-3): K. Mushica – M. Idrizi, M. Hoxha, V. Berisha, D. Vokshi – B. Kaēiu (c), B. Shabani, Y. Hoxha – T. Ademi (46’ A. Ahmeti), A. Skeraj, S. Saliagiq (46’ E. Fetahu)
KOMENTI:

Skuadra e Prishtinės sot pėrjetoi edhe njė gjė qė nė traditėn e saj shumė vjeēare nė shumė nivele rangjesh nuk e kishte pėrjetuar mė parė. Nė hyrje tė Vushtrrisė, ishte mbledhur masė e madhe, me gjasė e huliganėve vendas, dhe ekspedita e Prishtinės tė pėrcjellė nga automjeti i policisė, iu desh tė kthehet mbrapa, tė dal nė magjistrale dhe tė vendoset nė katėr automjete tė policisė pėr tė shkuar deri nė stadiumin e qytetit. Kjo ndodhi klubit nė historinė e gjatė nuk i kishte ndodhur ndonjė herė mė parė.
Ndėrsa, ndeshja filloi si ishte mė sė miri dhe deri diku pjesa e parė e saj kaloi nė mėnyrė korrekte, pjesa e dytė ishte kapitull nė vete.
Qė nga fishkėllima e parė, gjyqtari kryesor i takimit, Albert Kastrati filloi tė gjykoj ndeshjen me tendencė tė qėllimtė qė nė ēdo moment dhe nė ēdo rast ti dėmtojė mysafirėt.
Kulmi ishte referimi i penalltisė sė paqenė dhe ishte ky rast mė se i pritur qė ky gjyqtar i paskrupullt tė dalė nė skenė.
Mė herėt, nė shumė raste, ky i ashtuquajtur gjyqtar futbolli, referon mbi 10 faulle nė dobi tė vendasve pėrreth zonės mysafire. Prishtinasit mė s’kishin gjasa ta kalon as gjysmėn. Sulmuesi i saj, Enis Fetahu grushtohet nė disa raste, ky bije pėr tokė, ndėrsa jo qė nuk mbrohet, nuk i referohen faullimet, nuk qortohen tė paktėn mbrojtėsit vendas pėr lojė brutale tė qėllimshme, por Fetahu edhe ndėshkohet me kartuē tė verdhė kinse pėr simulim. Rasti tjetėr bizar ishte, kur mesfushori Agron Skeraj, goditet me bėrryl para syve tė gjyqtarit anėsor, Peshteri, dhe ky i fundit jep faull pėr vendas!
Lojtarėt e Prishtinės grushtoheshin e qėlloheshin pa top, sikur tė ndodhte kjo larg syve tė gjyqtarėve, por s’kishte nevojė pėr njė gjė tė tillė pėrball tre kėmishėzinjve tė tillė.
Pas shėnimit tė golit, mė nuk kishte lojė as futboll, tani kishte (tragjedi)komedi. Lojtarėt vendas rrėzoheshin pėr tokė si pa kokė duke simuluar para gjyqtarėve, nė fushė futeshin nga tre topa, nxirreshin jashtė dhe sėrish kjo pėrsėritej posa “fillonte” ndeshja.
Nė fund, ekspedita prishtinase pyeste me vete (duke mos patė kė ta pyeste tjetėr !?), se ēka do tė ndodhte sikurse Prishtina tė fitonte njė pikė, apo mos e bjer Zot ta fitonte ndeshjen !?
Pas ndeshjes mė nuk kishte ndonjė incident, edhe pse nga masa e grumbulluar e tifozėve vendas qė kishin vėrshuar fushėn shanin dhe fyenin prishtinasit. Ndėrsa, sėrish nga stadiumi lojtarėt dhe zyrtarėt e Prishtinės dolėn nė automjetet e policisė pėr tu kthyer nė Prishtinė tė revoltuar dhe tė deprimuar nga krejt kjo ēka ėshtė ka ndodh ndaj djersės sė tyre, duke pyetur sėrish vetveten, se deri kur mė kėshtu, se a ja vlen e gjithė kjo !?...
Minutė pėr minutė:

9’ A. Zabėrxha gjuan nga goditja e dėnimit prej 25 metrave, jashtė pingules sė djathtė.

18’ Y. Hoxha depėrton nėpėr krah tė majtė, mbi shpinėn e Saliagiq njė lojtar vendas dėbon topin tutje i cili shkon deri te A. Skeraj dhe godet furishėm nga 18 metra, fare pranė pingules sė djathtė.

21’ Y. Hoxha gjuan nga pozita ballore prej 28 metrave, topin prek njė mbrojtės dhe pėrfundon nė korner pranė pingules sė djathtė.

38’ F. Zeneli provon nga 30 metra, shumė lartė portės.

42’ M. Dragusha, gjuan nga goditja e dėnimit nga anash, krahu i djathtė, Mushica grushton topin nė korner.

43’ Kaēiu nga mesi i fushės bukur gjen A. Skerajn e liruar nga krahu i majtė i cili me shpejtėsi depėrton brenda zonės dhe nga 10 metra as nuk gjuan saktė e as nuk tenton tė kthej topin mbrapa te Ademi apo Saliagiq, por pėrfundon jashtė pingules sė majtė.

45+2’ Dragusha para zonės mysafire ndal njė top tė devijuar me dorė, kėtė nuk e shohin gjyqtarėt, ia vazhdon topin nė tė djathtė Zenelit i cili afėr vijės fundore tenton tė krosoj apo tė gjuaj nė portė, por Mushica i vėmendshėm.

50’ Nga njė top i gjatė i dėrguar nė zonė, Mushica nuk merret vesh me mbrojtėsit, e kalon topi, por Idrizi i vėmendshėm para Osmanit largon topin nė korner.

54’ Idrizi kroson nga krahu, brenda zonės me dy duart shtyhet A. Skeraj nga pėrcjellėsi i tij, por i ashtuquajturi ndarėsi i drejtėsisė nuk e sheh as kėtė moment.

62’ Dragusha edhe njė herė nga goditja e dėnimit prej 25 metrave gjuan mbi kėndin e majtė tė portės.

69’ Idrizi gjuan topin nga auti i djathtė brenda zonės te Fetahu tė cilin gjithmonė e ka njė lojtar mbi shpinė dhe si gjithnjė kėtė gjyqtarėt nuk e shohin, topi disi devijohet deri te Y. Hoxha i cili nga 5-6 metra gjuan lehtė me kokė nė kėndin e djathtė, por portieri vendas syēelė.

70’ Dragusha, nga goditja e dėnimit anash nga ana e majtė jashtė zone, gjuan, Mushica nuk e kishte perceptuar topin si duhet dhe qėllohet pjesa e epėrme e pingules sė majtė.

73’ Y. Hoxha me shpejtėsi depėrton nga krahu i majtė dhe gjuan ulėt nga 20 metra, topi shkon pėrskaj pingules sė majtė.

79’ Dragusha harkon nga goditja e dėnimit, tani nga krahu i djathtė, nė shtyllėn e djathtė nga afėrsia gjuan Vilanci jashtė portės.

82’ Zeneli gjendet brenda zonės, i ikėn topi, pranė tij gjendej Y. Hoxha i cili as qė e prek e Zeneli rrėzohet dhe tani gjyqtari Kastrati merr frymė lehtė, mezi s’kishte pritur kėtė moment, akordon penallti pėr vendas. Pasojnė reagimet e kota tė prishtinasve.

82’ Dragusha nga pika e 11-metrave gjuan ulėt nė kėndin e majtė me gjithė tentimin e Mushicės topi pėrplaset nė rrjetė – 1:0.

82’ Nga kjo minutė e deri te pėrfundimi i ndeshjes nė minutėn e gjashtė shtesė, me gjithė se gjyqtari Kastrati kishte vazhduar vetėm 4 minuta, por s’kishte kohė ta pėrfundonte nga hedhja e topave nga tribunat, nga kujdestarėt pėrreth fushės, bankina vendase, pastaj zhagitjet disa minutėshe tė lojtarėve vendas deri sa ky gjyqtar u detyrua nė sekondat e fundit ta s’kuq Mehmetin pėr simulim duke tentuar ta lajė fytyrėn e tij nė fund tė ndeshjes.

45+2’ Tentimi i fundit i mysafirėve. Fetahu nga goditja e dėnimit prej krahut tė djathtė, qė mezi e kishte referuar mė nė fund njė tė tillė gjyqtari, harkon brenda zonės, topi devijohet, Vokshi gjuan nga 10 metra me tė majtėn mbi portė. Lexoni tani se ēka ndodh nė kėtė ēast: Njė lojtar vendas rrėzohet nė zonė tė tij, ndėrsa nga tribunat jo njė top, por dy topa tjerė pėrfundojnė nė fushė duke harruar se s’kishe nevojė pėr kėtė bizaritet kur topi i parė vetėm gjendej jashtė fushės.

90+6’ Pėrfundon takimi, lojtarėt e Prishtinės, disa tė pėrlotur, kėrkojnė sqarim nga treshja e kėmishėzinjve, por e tėra ēka mund tė bėnin ishte qė kokė ulur tė drejtuar nga shefi i shtabit Tovėrlani ti drejtoheshin teshatoreve.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, trajner i Prishtinės:

Marre, marre, marre! Nuk ka futboll nė Kosovė dhe tė gjithė ata ēka mendojnė kėshtu vetėm e rrejnė veten.

Isa Sadriu, trajner i Kosovės:

Sa i pėrket penalltisė, unė isha shumė larg me pamje, gjyqtari ishte mė sė afėrmi, dhe ėshtė ai i cili e vlerėson dhe e gjykon se ēka duhet tė bėjė. Pėr tė tjerat nuk dua tė komentojė, nuk jam kompetent, por nuk ma merr menja qė ka ndikuar diēka tjetėr, sepse e kemi dashur mė shumė fitoren dhe ia arritėm ti shkėpusim tri pikė tė rėndėsishme nga njė ekip qė ėshtė lider gjatė tėrė kampionatit. Kjo u pa edhe me angazhimin e lojtarėve tė mi, edhe me dominimin gjatė gjithė ndeshjes, kėshtu qė ai mund dhe ai angazhim i lojtarėve tė mi ia arriti qė ti fitoj tri pikė shumė tė vlefshme pėr mbijetesė nė Superligė. I falėnderoj tė gjithė pjesėmarrėsit dhe akterėt e kėtij takimi tė cilėt ia dhanė ngjyrėn fitores sonė.
KS.PRISHTINA

Me 17 Maj FC Schaffhausen – FC Prishtina

Me 17 Maj
FC Schaffhausen – FC Prishtina

Skuadra bardhekaltėr e Prishtinės do tė rifillojė aventurėn tjetėr tė rradhės pėr tu ndeshur nė takime miqėsore me skuadra evropiane.
Pas takimit nė Gjermani dhe Zvicėr dhe fitoreve tė arritura kundėr FC Offenbach Kickers dhe Winterthur, Prishtina takimin e tretė miqėsor ndėrkombėtar do ta ketė kundėr skuadrės tjetėr zvicerane, FC Schaffhausen.
FC Schaffhausen – FC Prishtina, do tė zhvillohet me 17 maj dhe do tė fillojė nga ora 20:00. Kėshtu edhe njė herė adhuruesit e shumtė tė klubit mė tė madh kosovar do tė kenė rastin ta shohin skuadrėn e tyre tė zemrės dhe tė jenė afėr saj nė njė takim me njė skuadre tė njohur zvicerane.
Skuadra e Schaffhausen luan nė Swiss Challenge League, pėrndryshe kategoria e dytė e futbollit zviceran. Skuadra momentalisht gjendet nė vendin e 7-tė tabelės ku dy javė para pėrfundimit tė kampionatit ka tubuar 44 pikė, 23 pikė mė pak se sa vendi i parė dhe 28 mė shumė se sa vendi i fundit nė tabelė. Kjo skuadėr edhe nė vitin e ardhshėm do tė garoj nė ligėn e dytė tė futbollit zviceran.
Nikoqirja e Prishtinės, skuadra e FC Schaffhausen, para tri viteve nė fund tė sezonit 2003/04 ishte ngjitur nė rang mė tė lart garash, nė kategorinė e parė apo Superligėn zvicerane. Nė fund tė kampionatit tė tyre nė elitė, kishin pėrfunduar tė parafundit nė tabelė dhe vetėm pas ndeshjes barazh kishin mbetur sėrish nė ligė. Nė sezonin tjetėr, 2005/06 kishin qenė mė tė suksesshėm dhe kishin qėndruar sėrish nė kėtė rang garash pėr tė rėnė pėrfundimisht nė fund tė sezonit 2006/07.
Skuadra ka katėr shqiptar nė radhėt e saj, njėri prej tyre ka edhe shtetėsi shqiptare, mesfushori Shkelzen Gashi (13 ndeshje), ndėrsa tre lojtarėt tjerė shqiptarė janė edhe dy mesfushorėt tjerė, Allmir Ademi (29 ndeshje, 3 gola) e Genc Mehmeti (9 ndeshje 1 gol) dhe lojtari i katėrt, sulmuesi Gezim Sadiku (10 ndeshje).
Klubi FC Schaffhausen ėshtė formuar nė vitin e largėt, 1896. Stadiumi i saj “Breite” ka kapacitet prej 7.300 vendeve, ndėrsa ngjyrat e klubin janė verdhė e zi.
KS.PRISHTINA

PRISHTINA IU KTHEHET FITOREVE

Golashėnues: Isuf Llumnica 19', Kushtrim Munishi 25
Shikues: 1.000
Gjyqtarė: Pėrparim Hasani e Bejtė Fejzullahu (Prishtinė), Zekė Miranaj (Pejė)
Kartona tė verdhė: Llumnica, Hasan – Shabanaj, Bajraktari

Prishtina (4-4-2): F. Statovci – M. Idrizi, V. Berisha, M. Hoxha (58' B. Shabani), D. Vokshi – I. Llumnica (73' A. Kozhani), A. Ahmeti, B. Kaēiu (c), Y. Hoxha – K. Munishi (61' A. Skeraj), E. Hasan.
Trajner: Afrim Tovėrlani

Besa: S. Bandiq – G. Shabanaj, A. Cacaj, B. Morina (66' D. Molliqaj) , R. Duraku, B. Bajraktari, F. Krusha, R. Mullallari, B. Hysenlekaj, H. Zeka /c/ (46' A. Ahmeti), F. Haliti.
Trajner: Valdet Shoshi
Minutė pėr minutė:


7' Haxhi Zeka pas tentimit tė dytė nga goditja e dėnimit nga 20 metra gjuan mbi portė.

9' Llumnica nga goditja e dėnimit

16' A. Ahmeti harkon nga gjysmėkrahu i djathtė, Hasan me kokė nga 5-6 metra qėllon kėndin e djathtė tė kuadratit tė portės mysafire.

18' Llumnica suksesshėm depėrton nėpėr krahun e majtė dhe afėr vija fundore kroson nė qendėr, Ertan Hasan me gjoks nga 2-3 metra ia ndėrron kahun topit i cili qėllon pingules e djathtė, ishte kjo shtylla e dytė e qėlluar e Hasan pėr pak minuta.

19' Idrizi bukur me njė top tė lart nga jashtė zona fut nė zjarr Llumnicėn i cili nė mesin e disa futbollistėve mysafirė depėrton dhe nga ana e djathtė prej 4-5 metrave parabolėn portierin Bandiq dhe vendos topin nė pjesėn e ulėt tė kėndit tė djathtė tė portės – 1:0.

25' Visar Berisha po thuajse nga mesi i fushės, ndoshta edhe mė larg, me top tė gjatė pėrtokė gjen Kushtrim Munishin i cili i ikėn kurthit tė ofsajdit dhe vijės mbrojtėse dhe nga ana e majtė nga 14-15 metra gjuan saktė, ulėt dhe vendos topin nė kėndin e majtė tė portės – 2:0.

35' Topi kthehet nga mbrojtja vendase, Kaēiu e godet furishėm nga 20 metra i cili sė pari prek njė mbrojtės, merr kahun e harkut dhe pėr pak sa shkon lart mbi trarin e epėrm.

35' Nga korneri i djathtė shkurt Y. Hoxha topin ia pason Llumnicės i cili pak anash nga ana e djathtė nga 13-14 metra gjuan pėrskaj pingules sė majtė.

45+2' A. Ahmeti nga goditja e dėnimit nga krahu i majtė harkon nė shtyllėn e dytė, M. Hoxha me kokė dėrgon topin tek shtylla e djathtė tė cilin me kokė Berisha e fut nė rrjetė, por gjyqtari Hasani anulon golin, M. Hoxha kishte shkaktuar faull.

54' R. Mullalari gjuan nga 16 metra drejt nė duart e portierit Statovci i cili grushton. Ishte gjuajtja e parė dhe e fundit e skuadrės pejane nė drejtim tė portierit, sot tė papunė, Feim Statovci.

75' Tek vija anėsore nė krahun e djathtė mirė bashkėveprojnė A. Skeraj dhe Kozhani, ky i fundit edhe mė bukur fort kroson nė zonė, E. Hasan nga 5-6 metra gjuan me kokė, ndal portieri Bandiq.

84' Bajraktari gabon nė pranimin e topit para zonės sė tij, aty pranė ishte A. Ahmeti i cili pėrfiton, niset nė drejtim tė portės dhe pak anash nga e djathta nga 14-15 metra gjuan furishėm ulėt shumė pranė pingules sė djathtė.

85' A. Ahmeti nė dyluftim ia merr topin Bajraktarit tek vija anėsore e majtė dhe harkon tek sulmuesi Hasan i cili nė duel me mbrojtėsin mysafirė bukur ndal topin, dhe nė kthim e sipėr me volle goditje edhe mė bukur gjuan nga 15 metra dhe qėllon edhe mė bukur tėrthorėsen. Ishte shtylla e tretė e Hasan nė kėtė takim.

87' A. Ahmeti harkon nga goditja e dėnimit prej krahut tė majtė, tek shtylla e majtė Burim Hashani shėnon gol me kokė nga afėrsia, por anulohet me sinjalizimin anėsorit Bejta, pėr shkak pozitės ēuditėrisht  tė ofsajdit.

45+3' Azem Ahmeti pėr mrekulli ia pason topin pėrpara Y. Hoxhės i cili depėrton me shpejtėsi, del pėrball i vetmuar me portierin Bandiq, dhe nga 7-8 metra gjuan gabimisht pranė pingules sė djathtė.
KOMENTI:

Pas pesė ndeshjeve, tri ndeshjeve kampionale dhe dy pėr kupė, Prishtina sėrish iu kthye fitoreve duke fituar ndaj kampionit aktual Besės sė Pejės. Prishtina me shėnimin e dy golave, riktheu besimin nė vete dhe vazhdon luftėn prej plus 2 pikėve mė shumė se sa ndjekėsi mė i afėrm Vėllaznimit.

Ndėrsa skuadra pejane, tėrėsisht e dorėzuar, nuk kishte fuqi mė shumė se sa tė kėnaqej me pranimin e vetėm dy golave dhe njėkohėsisht vazhdoi agjėrimi i sulmuesve tė saj nė fushėn e Prishtinės. Nga 11 takimet e zhvilluara pas luftės nė ndeshjet kampionale nė Prishtinėn, Besa ka shėnuar vetėm tre gola, ndėrsa ka pranuar 24 gola.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner:

Mė nė fund u erdhi fundi i serisė sė dobėt tė Prishtinės. Mendoj se fituam me meritė, shfrytėzuam disa nga rastet e shumta, sidomos nė pjesėn e parė kemi qenė shumė mė agresiv drejt fitores, sepse nė pjesėn e dytė nuk kemi dashur ta rrisim mė tej ritmin duke e ditur qė tė mėrkurėn na pret takimi tjetėr i vlefshėm e Fushė-Kosovėn. E falėnderoj Besėn pėr lojėn korrekte.

Visar Berisha, qendėrmbrojtės i Prishtinės:

Ne gjatė gjithė ndeshjes dominuam, ndėrsa nė pjesėn e dytė ishim shumė mė tė mirė dhe kėmbėngulės ku edhe shėnuam dy golat qė pėrcaktuan fituesin. Nė pjesėn e dytė luajtėm menēur duke menduar edhe pėr ndeshjen me Fushė-Kosovėn. Mė duket se me kėtė ndeshje na ėshtė kthyer forma e dikurshme vjeshtore dhe Prishtina kėshtu do tė shkoj deri nė fund me fitore.

Ertan Hasan, sulmues i Prishtinės:

Besoj ndeshja ishte shumė e mirė, ashtu siē ėshtė njė derbi i vėrtetė. Me angazhimin dhe lojėn e treguar, ne mė shumė e deshėm dhe nė fund me plotė meritė e fituam ndeshjen.

Po, kjo ishte paraqitja mė e mirė e imja nė stinorin pranveror, nuk pata fat, qėllova tre shtylla, por besoj qė nė ndeshjen e radhės do tė jenė tre gola nga ana ime.

Valdet Shoshi, kryetrajner i Besės:

Nė pjesėn e parė, pas minutės sė 15-tė dėshtuam pak pasi qė morėm gol shumė naiv me fajin tonė dhe siē duket nė vazhdimėsi tė takimit kjo ndikoi negativisht tek lojtarėt e mi.

Edhe dalja e Haxhi Zekės nė pjesėn e dytė pėr shkak gripit i cili kishte dėshirė tė luante nga fillimi i ndeshjes, dhe duke e ditur fondin tonė tė lojtarėve, me gjithė se deri diku u konsoliduam, prapė se prapė nuk ia arritėm qė ta zbusim rezultatin. Prishtinės i uroj fitoren e merituar.
KS.PRISHTINA

FFK nukder Prishtines

E KOTĖ, NUK MUNDĖSH KUNDĖR TĖ GJITHĖVE !!!

Superliga e Kosovės
Java XXVII
Fushė–Kosova – Prishtina 2:1 (1:0)

Golashėnues: Q. Kida 41’, M. Hoxha (aut) 89’ – S. Saliagiq 82’
Shikues: rreth 1.500

Gjyqtarė: Zymer Berisha (Ferizaj), Ali Peshteri (Pejė), Nexhmedin Krasniqi (Prizren) Kartona tė verdhė: S. Salihu, Shala, Gjurevci, Krasniqi, Jakupi, Zogiani – Idrizi, Ahmeti, Hasan
Fushė-Kosova: I. Uka – S. Salihu, Q. Kida (c), B. Shala, B. Gjurevci, B. Salihu, I. Krasniqi, N. Dushi, F. Krasniqi (90+1’ Y. Prekopuca), A. Jakupi (52’ V. Bajrami), L. Haliti (85’ V. Zogiani)

Lojtar, trajner: Besim Gjurevci
Prishtina (4-4-2): F. Statovci – M. Idrizi, V. Berisha, M. Hoxha – A. Skeraj, A. Ahmeti (61’ A. Kozhani), B. Kaēiu (c), I. Llumnica, Y. Hoxha – K. Munishi E. Hasan (57’ S. Saliagiq).

Trajner: Afrim Tovėrlan

Minutė pėr minutė:
3’ Dushi vendas nga goditja e dėnimit, prej 16 metrave gjuan mbi portė.

10’ Volle gjuajtje e A. Skerajt nga 20 metra, lehtė pėr portierin vendas.
21’ I. Krasniqi harkon nga goditja e dėnimit nga 16 metra djathtė, Dushi nga 5-6 metra gjuan me kokė jashtė portės.

32’ A. Skeraj harkon nga goditja e kėndit tė djathtė, nė rrėmujėn e krijuar, V. Berisha nga 5-6 metra gjuan me gėrshėrė, portieri vendas mirė intervenon dhe dėbon mbi portė. Tani nga kėndi tjetėr harkon Ahmeti, ndėrsa nė shtyllėn e dytė nga 7-8 metra me kokė ulėt gjuan M. Hoxha, sėrish portieri Uka intervenon dhe dėbon nė korner.
41’ Goditjen e dėnimit nga 25 metra, pozita ballore, suksesshėm e gjuan Q. Kida i cili vendos topin nė kėndin e djathtė tė portierit Statovci – 1:0.

54’ F. Krasniqi bukur fut topin pėrpara pėr L. Halitin, por portieri Statovci ishte mė i shpejtė dhe dėbon tutje.
64’ Visar Berisha gjuan nga goditja e dėnimit prej 25 metrave dhe qėllon kėndin e kuadratit tė portės, topin e dėbuar nga 10-12 metra e fut nė rrjetė sulmuesi Saliagiq dhe po sa pėrplaset topi nė rrjetė tek atėherė i ashtuquajturi ndarės i drejtėsisė, Ali Peshteri qon flamurin lartė nė shenjė ofsajdi. Protesta tė kota tė lojtarėve tė Prishtinės.

72’ Goditjen e dėnimit nga 20 metra e gjuan V. Berisha, topi devijohet dhe tek vija fundore nė krah tė djathtė nė drejtim tė portės nė shtyllėn e parė e kthen Saliagiq, por para sulmuesit Munishi intervenon portieri vendas i cili pas kėtij rasti pėr disa ēaste qėndron i shtrirė kinse ėshtė lėnduar.
78’ Munishi me gėrshėrė brenda zonės nga krahu i majtė dėrgon topin nė qendėr, aty kthen M. Hoxha me kokė dhe sėrish tenton me kokė sulmuesi, Saliagiq nga 4-5 metra, por i lehtė pėr portierin vendas i cili sėrish pas kėtij intervenimi simulon kinse pėsoi lėndim.

82’ Visar Berisha dėrgon top tė gjatė nga fusha e tij, topi vije deri te M. Idrizi nė gjysmėkrahun e djathtė i cili menjėherė e drejton te sulmuesi Saliagiq i cili nuk pret dhe gjuan me tė parėn nga nja 10 metra dhe vendos topin nė kėndin e epėrm tė portės – 1:1.
84’ Y. Hoxha provon gjuajtjen nga 30 metra, afėr pingules sė djathtė.

89’ Gjyqtari Berisha akordon gjuajte dėnimi nė krah tė djathtė. Topin e harkon nė zonė V. Bajrami, nė kėrcim sė larti mbrojtėsi M. Hoxha prek topin i cili shkon drejt e nė kėndin e djathtė tė ulėt tė portierit Statovci qė gabimisht kishte lėshuar dhe perceptuar topin – 2:1.
90+4’ Njė top i gjatė i ardhur nga mbrojtja mysafire vije deri te sulmuesi Munishici i cili depėrton brenda zonės, por qė edhe ishte e mbajtur pėr krahu nga mbrojtėsi vendas, megjithatė ia del tė gjuaj nga nja 11 metra, por portieri Uka prek aq topin sa dėbon mbi portė.
admin

admin

Schaffhausen - Prishtina 2-2







KS.PRISHTINA

PRISHTINA RIKTHEHET ATY KU EDHE E KA VENDIN – NĖ FRON!

PRISHTINA RIKTHEHET ATY KU EDHE E KA VENDIN – NĖ FRON!

Prishtina nga Drenica kthehet me tri pikė tė mėdha dhe tė barabarta me titullin e kampionit tė cilin Prishtinės i mungon qe tre vite. Skuadra arriti deri te fitorja e artė pas shėnimit tė golit nga sulmuesi Kushtrim Munishi nė minutėn e 16-tė.
Duhet theksuar dhe pėrshėndetur tėrė skuadrėn e Drenicės pėr mikpritjen siē vetėm ata dinė tė bėjnė dhe nė veēanti tė ngrohta ishin thirrjet e publikut drenicas para dhe pas pėrfundimit tė ndeshjes, Prishtina-Prishtina; Kampion-Kampion.
Pas pėrfundimit tė ndeshjes, tė pėrlotur, lojtarėt dhe e tėrė udhėheqėsit e FC Prishtina u gjenden tė pėrqafuar dhe tė gėzuar deri nė dilerium pėr suksesin qė e pret tani e tri vite i tėrė kryeqyteti .
Skuadrėn nė hyrje tė qytetit e pritėn qindra “Plisa” e adhurues tė skuadrės duke ndarė gėzimin sė bashku me lojtarė dhe zyrtarė tė skuadrės.
Megjithatė, festa e madhe do tė jetė pas njė jave, tė dielėn me 1 qershor, pas ndeshjes sė javės sė fundit me KEK-un.

Mė gjerėsisht mė vonė...




Superliga e Kosovės
Java XXVIX
Drenica – Prishtina 0:1 (0:1)

Golashėnues: Kushtrim Munishi 16’

Shikues: rreth 500

Gjyqtarė: Isa Mustafa (Mitrovicė), Zekė Miranaj (Burim), Nexhmedin Mehana (Vushtrri)

Kartonė tė verdhė: F. Lushtaku – I. Llumnica

Drenica: E. Shosholli – A. Lushtaku (46’ L. Dajaku), F. Lushtaku, B. Krasniqi, N. Jashari, F. Koci, S. Geci (c), L. Syla (46’ S. Jashari), B. Bajraktari (73’ A. Syla), P. Demiraj, V. Tahiri.
Trajner: Tahir Lushtaku

Prishtina (4-4-2): K. Mushica – Sh. Skeraj M. Hoxha, V. Berisha, D. Vokshi – M. Idrizi (64’ A, Skeraj), I. Llumnica, A. Kozhani, Y. Hoxha – K. Munishi (90+2’ K. Osmani), S. Saliagiq (90+3’ B. Shabani).
Trajner: Afrim Tovėrlani


Minutė pėr minutė:

6’ F. Koci kroson nga krahu i majtė, P. Demiraj nga shtylla e parė gjuan me kokė shumė afėr pingules sė majtė.

6’ Tentim i Llumnicės nga 16 metra, parabolėn e tij e dėbon portieri vendas mbi portė.

11’ Llumnica nga 12-13 metra gjuan furishėm, por nga porta e zbrazėt largon njėri nga mbrojtėsit me kokė.

16’ Aksion i gjatė dhe i bukur i Prishtinės. Llumnica para zonės gjen Idrizin nė gjysmėkrahun e djathtė i cili bukur gjen Munishin dhe ky nga 3-4 metra plason topin nė rrjetė – 0:1.

22’ Llumnica nga krahu i majtė fut nė zonė Y. Hoxhėn i cili e drejton topin furishėm para portės, por qė Saliagiq me gjithė tentimin e tij nuk ia doli t’ia ndėrrojė kahun topit.

24’ Kozhani gjuan plogėsht nga 20 metra, kap portieri Shosholli.



26’ V. Berisha nga goditja e dėnimit prej 20 metra gjuan mbi portė.

32’ Munishi harkon nga i ashtuquajturi korner i shkurt nga ana e majtė, Saliagiq nė shtyllėn e parė prek pak topin me kokė, Shosholli i vėmendshėm.

39’ Y. Hoxha pas soloaksionit, nga bri-zona e majtė gjuan furishėm mbi kėndin e epėrm tė majtė tė portės vendase.

44’ V. Tahiri harkon nga krahu i majtė, Bajraktari nga afėrsia gjuan me kokė krejt afėr tėrthorėses.

65’ Y. Hoxha nga krahu i majtė gjen nė zonė Saliagiqin i cili me kokė ulė topin te Munishi qė i pėrballur me vetėm portierin Shosholli qėllon pjesėn e jashtme tė portės.

68’ Visar Berisha nga goditja e dėnimit prej 40 metrave furishėm qėllon dhe shkund tėrthorėsen e Shoshollit.

70’ Sh. Skeraj gjuan nga bri-zona e djathtė, e lehtė pėr Shoshollin.

75’ L. Dajaku me tė jashtmen e tė djathtės sė tij provon nga bri-zona e majtė, e lehtė pėr Mushicėn.

85’ Tentim i Jasharit, topi prek njė lojtar tė Prishtinės dhe del jashtė pranė pingules sė djathtė, korner.

86’ F. Lushtaku harkon nga korneri i majtė, L. Dajaku nga afėrsia me kokė gjuan mbi portė.

87’ A. Skeraj harkim i lartė nga krahu i majtė, M. Hoxha nga 11 metra me kokė pėr pak sa nuk fėrfėllon topin nė rrjetė.

90’ Minuta e fundit e takimit. Publiku korrekt vendas fillon tė brohoras, Prishtina-Prishtina. Nuk vonoi shumė, kėsaj brohoritje iu bashkua edhe jehona tjetėr, Prishtina – Kampion!



DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner i Prishtinės:

Falėnderoj Drenicėn, qė nė stadiumin e saj qė mban emrin e ish-futbollistit tė Prishtinės, Bajram Aliu, lejoi edhe zhvilloi lojė mė se korrekte. Pas gjithė kėtij rrugėtimi, mendoj se megjithatė, nėse e analizojmė rrjedhėn e gjithė kampionatit, Prishtina me meritė rikthen pozitėn e parė. Ne para ndeshjes kemi pasur disa probleme me lėndime dhe kartonė, por megjithatė, ata lojtarė qė sot gėzuan besimin e dhėnė kanė qenė tė vetėdijshėm se ėshtė njė ndeshje vendimtare. Kemi luajtur aq sa na ėshtė dashur ti fitojmė tri pikė, nuk kemi dashur tė rrezikojmė shumė apo ti hymė ndonjė aventure. Kryesorja kanė qenė tri pikėt dhe asgjė tjetėr. Pėr humbjen e Vėllaznimit nė Vushtrri, mund tė them vetėm se edhe Prishtina ka pėsuar atje, nuk mund ta komentojė ndeshjen e zhvilluar atje, sepse se kam parė ndeshjen, megjithatė Vushtrria ka skuadėr tė mirė, ndėrsa i mbetėt Vėllaznimit ta analizojnė humbjen e tyre, unė analizojė vetėm humbjet e mija.




Tahir Lushtaku, kryetrajner i Drenicės:

Prishtina ėshtė skuadra qė gjatė dy pjesėve tė kampionatit ka luajtur dhe e ka merituar titullin e kampionit. Ėshtė thjesht skuadra mė e mirė vendore, unė ju uroj titullin e kampionit dhe ju dėshiroj sukses edhe nė tė ardhmen.
Ndėrsa sa i pėrket skuadrės time, unė them se Drenica nė sezonin e ardhshėm do tė reflektojė krejt ndryshe dhe lirisht mund t’ju them se do tė jemi skuadėr qė do tė mėtojmė aty diku vendin e tretė apo tė katėrt.
admin

Drenica – Prishtina 0:1






admin

Prishtina - KEKu 2-0

Prishtina shpallet kampione e Kosoves per sezonin 2007/08


Click to see full size image

Click to see full size image

Click to see full size image

Click to see full size image

Click to see full size image

Click to see full size image
KS.PRISHTINA

PRISHTINA NDERON ISTOGUN

Tė dielėn, me 8 qershor, nga ora 16:00, nė stadiumin e qytetit nė Istog, do tė takohen Istogu – Prishtina. Kjo ndeshje do tė zhvillohet pėr nder tė skuadėr vendase tė Istogut e cila sivjet ka arritur suksesin mė tė madh nė historinė e saj me inkuadrimin e skuadrės nė Superligėn e Kosovės. Me kėtė rast do tė takohen dy kampionėt e dy Ligave tė para, dhe kampioni Superligės, Prishtina, me kėtė ndeshje do ta nderojė tėrė rajonin e Istogut pėr kėtė triumf historik tė tyre.
Nė skuadrėn e Prishtinės, qė nga afati kalimtar i dimrit, luan edhe ish-lojtari, atėherė golgeteri i skuadėr sė Istogut, Suad Saliagiq.
ALBSPORTNEWS

120.000 EURO PESHON TRANSFERI I SHQIPRON SKERAJT

120.000 EURO PESHON TRANSFERI I SHQIPRON SKERAJT

U bė edhe zyrtare kalimi i Shqipron Skerajt nė skuadrėn gjermane tė Bundesliga 2, SpVgg Greuther Fürth. Nėnshkrimin e kontratės transferuese, i rėndė 120.000 euro nė dobi tė FC Prishtinės, e bėnė Kryetari i Bordit tė FC Prishtina, Remzi Ejupi, lojtari, Shqipron Skeraj dhe menaxheri i skuadrės gjermane, njėherit edhe menaxher i vetė Skerajt, Diter Marquadtt.
Kontrata do ti mundėsojė skuadrės sė Prishtinės, pėrveē 120.000 eurove edhe 20 % tė shumės sė pėrgjithshme tė kalimit tė Skerajt nė ndonjė skuadėr tjetėr nga Greuther Fürth.
Ndėrsa vetė Shqipron Skeraj bėri tė ditur se ka nėnshkruar kontratė tre vjeēare me skuadrėn e tij tė re, Greuther Fürth. Por, nuk deshi tė shpalos se sa do tė pėrfitoj apo sa do tė jetė paga e tij mujore, duke bėrė tė ditur vetėm se me kėtė kontratė ėshtė jashtėzakonisht i kėnaqur.
KS.PRISHTINA

KOSOVA (V) – PRISHTINA 2:1

FC Prishtina sot ka zhvilluar takimin e katėrt pėrgatitor miqėsor para sezonit tė ri futbollistik, 2008/09. Prishtina ishte mysafire e skuadrės sė Kosovės nga Vushtrria, Vushtrriasit mbyllėn takimin nė tė mirė tė tyre, 2:1. Golin e vetėm pėr Prishtinėn shėnoi sulmuesi, Suad Saliagiq. Ndėrsa, mesfushori, Isuf Llumnica nuk u paraqit nė kėtė ndeshje pasi qė nė dy ditėt e fundit ka qenė i sėmurė.


Pas ndeshjes sė zhvilluar nė Vushtrri, Afrim Tovėrlani, shef i shtabit tė Prishtinės, theksoi:

“Ne edhe pse humbėm takimin, megjithatė kishim disa raste shumė tė mira shėnimi. Me formacionin e parė i cili luajti vetėm nė pjesėn e parė tė ndeshjes jam i kėnaqur vetėm pjesėrisht. Ka ende punė pėr tu bėrė edhe pse kėto ditė lojtarėt janė tė lodhur, por gjithsesi na duhen akoma pėrmirėsime.
Ndėrsa, nė pjesėn e dytė zėvendėsova shumicėn e lojtarėve, por disa prej lojtarėve qė kanė hyrė nė pjesėn e dytė, me qasjen dhe angazhimin e tyre, zor se do tė mund ta largojnė dikė nga pėrbėrja e parė e ekipit”.

Prishtina nė pjesėn e parė u paraqit me kėtė pėrbėrje:

F. Statovci - M. Idrizi, V. Berisha, D. Vokshi, Sh. Alili – A. Kozhani, A. Azemi, B. Maliqi, Y. Hoxha – E. Fetahu, S. Saliagiq

Nė pjesėn e dytė u aktivizuan edhe tjerė lojtarė
KS.PRISHTINA

Orari i ndeshjeve te KF.Prishtina

Orari i ndeshjeve te KF.Prishtina per stinorin Vjeshtore te
superliges 2008 - 2009

Java e 1-te: Drita - Prishtina
Java e 2-te: Prishtina – Trepca ‘89
Java e 3-te: Kosova – Prishtina
Java e 4-te: Prishtina – Flamurtari
Java e 5-te: Besiana – Prishtina
Java e 6-te: Prishtina – Besa
Java e 7-te: Hysi – Prishtina
Java e 8-te: Prishtina – Ulpiana
Java e 9-te: Gjilani – Prishtina
Java e 10-te: Prishtina – Trepca
Java e 11-te: 2 Korriku – Prishtina
Java e 12-te: Ferizaj – Prishtina
Java e 13-te: Prishtina – Istogu
Java e 14-te: Vellaznimi – Prishtina
Java e 15-te: Prishtina – Drenica
KS.PRISHTINA

SYNOHET SUPERKUPA E GJASHTĖ

Nesėr, tė mėrkurėn me 27 gusht, zhvillohet ndeshja e vlefshme pėr Superkupnė e Kosovės ndėrmjet Prishtinės – kampione e Kosovės dhe Vėllaznimit – fituese e Kupės sė Kosovės. Takimi do tė zhvillohet nė stadiumin e qytetit nė Prishtinė dhe do tė luhet nėn ndriēimin e reflektorėve nga ora 20:00. Kjo ndeshje pėrndryshe do tė jetė hapėse e edicionit tė ri, 2008/09 i cili do tė nisė nė kėtė fundjavė.  

SHANSET E BARABARTA

Para takimit tė nesėrm, shefi i shtabit teknik, Afrim Tovėrlani, theksoi:
Pėr kėtė takim tė vlefshėm jemi tė pėrgatitur aq sa duhet tė jemi pėr kėtė ndeshje dhe pėr kėtė moment. E njohim mirė Vėllaznimin sikurse qė edhe ata na njohin mirė neve. Nuk kemi fshehtėsi asnjėra skuadėr edhe pse tė dy skuadrat kanė pėsuar ndryshime nė formacionet e tyre gjatė kėsaj vere. Pres njė lojė tė vėshtirė, sepse e respektoj dhe Vėllaznimi pa dyshim ėshtė njė skuadėr shumė e mirė. Megjithatė do tė hymė pėr fitore me njė lojė tė hapur dhe shpresoj qė do ti pėrsėrisim ndeshjet, si ne si Vėllaznimi tė edicionit tė kaluar, sikurse nė Gjakovė dhe Prishtinė. As mangėsi, as dobėsi e as pėrparėsi nuk kemi para kėsaj ndeshje. Jemi  tė barabartė dhe 50 me 50, gjasat e barabarta i kemi pėr fitore.

DO TĖ TREGOJMĖ EDHE NJĖ HERĖ SE JEMI MĖ TĖ MIRĖ

Ndėrsa, kapiteni i skuadrės, sulmuesi, Enis Fetahu tha:
Kjo ndeshje tani mė dihet qė ėshtė ndeshje-derbi. Vėllaznimit do ti tregojmė edhe njė herė se ne jemi Prishtina dhe sa herė na ėshtė dashur i kemi mposhtur, si nė Gjakovė po ashtu edhe nė Prishtinė dhe edhe kėsaj here, shpresoj dhe besoj se do tė ndodh e njėjta gjė. Besoj se tė gjithė bashkėlojtarėt e mi do ta kenė ditėn e tyre dhe nuk besoj se do tė kemi ndonjė problem aq tė madh drejt fitimit edhe tė njė trofeu.
Pres nga publiku ynė qė tė na pėrkrah 95 minuta, sepse futbollit nuk i dihet dhe si mund tė ndodh qė ndeshjen ta fitojmė nė minutat e parė tė ndeshjes, po ashtu mund tė ndodh qė ta zgjidhim edhe nė minutat shtesė tė takimit.
Mendoj qė pėrparėsitė nė ēdo aspekt janė nė anėn tonė, ndėrsa mangėsi e rivalit tonė do tė jetė shkuarja e shumė e lojtarėve gjatė verės, kurse edhe kur kanė pretenduar tė jenė shumė tė fortė ne iu kemi treguar qė jemi mė tė mirė se ata, e ashtu do t’ju tregojmė edhe kėsaj radhe.

PESĖ SUPERKUPA TĖ FITUARA

Prishtina para kėsaj pėrballje ka edhe pesė trofe tjerė tė Superkupės sė Kosovės, rekordere absolute e kėtij trofeu tė ēmuar. Para luftės ka fituar dy herė radhazi, 1994/95 (fituese e Kupės sė Kosovės) dhe 1995/96 (Kampione e Kosovės). Ndėrsa ndeshja e edicionit 1996/97 nuk ishte zhvilluar me skuadrėn e 2 Korrikut tė Prishtinės e cila atėherė kishte fituar Kupėn e Kosovės. Pas luftės Prishtina ka fituar edhe tri herė tjera kėtė trofe. Fituese ishte nė vitet, 2000/01 (Kampione e Kosovės), 2003/04 (Kampione e Kosovės) dhe 2005/06 (fituese e Kupės sė Kosovės). Edhe dy herė tjera skuadra nuk ia kishte dalė ta fitoj kėtė trofe, njė herė para luftės, 1993/94 (fituese e Kupės sė Kosovės) dhe nė edicionin e parė pas luftės, 1999/00 (Kampion i Kosovės).
admin

Java 8: Prishtina - Ulpiana 4-1


Link
admin

Java 10: Prishtina - Trepca 2-1


Link

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum