admin
|
Legjionarėt - Hacettepe e shkodranėve mund FenerbahēenHacettepe SK ka arritur sot nje fitore te rendesishme kunder nje prej skuadrave me te forta te kampionatit turk, Fenerbahce. Ne kete ndeshjen jane aktivizuar te tre lojtaret shqiptare, Admir Teli, Gilman Lika si dhe Xhevahir Sukaj qe beri debutimin e tij ne Turkcell Super Lig ne minuten e 83' te ndeshjes.
Admir Teli ishte titullar si gjithmone, por edhe Gilman Lika e filloi ndeshjen nga minuta e pare per here te pare. Miqte e Fenerbahēe kaluan te paret ne avantazh me brazilianin Alex ne minuten e 19'. Hacettepe barazon ne minuten e fundit te pjeses se pare me İbrahim Şahin.
Ne pjesen e dyte Hacettepe shenon golin e dyte me ane te Can Arat ne minuten e 60'. Ne minuten e 74' mesfushori shkodran Lika ndeshkohet me karton te verdhe. Nente minuta me vone vjen dhe debutimi i sulmuesit Xhevahir Sukaj qe ze vendin e autorit te golit te pare İbrahim Şahin. Ndeshja mbyllet me fitoren e hacettepe me rezultatin 2-1. Kjo ishte fitorja e pare e sezonit per Hacettepe SK, qe ne tre ndeshjet e para ka nje fitore, nje barazim dhe nje humbje.
Shkruaj Koment
FutbolliShqiptar.net
|