Legjionaret - Bushi shenon golin e pare te sezonit
|Video|Alban Bushi ka shenuar golin e tij te pare te sezonit 2008/09 ne ndeshjen e dyte qe aktivizohet si zevendesues. Bushi luajti per here te pare pas demtimit ne ndeshjen e javes se kaluar, dhe dje beri ndeshjen e tij te dyte duke shenuar golin e vetem te ndeshjes per Levadhiakos qe luante kunder Asteras Tripolis FC.
Alban Bushi e filloi ndeshjen nga stoli por u fut ne fushe qe ne minuten e 24' duke zevendesuar Montova. Ne minuten e 50' sulmuesi tiranas u ndeshkua me karton te verdhe dhe gjashte minuta me vone shenoi golin e vetem te ndeshjes pas nje asisti nga Leonardo Pereira.
Me tre piket e marra, Levadhiakos ka tani 7 pike dhe renditet ne vend te 7 pas kater ndeshjeve.