admin
|
Legjionaret - Shenon Xhihani dhe kryeson golashenuesit
Parid Xhihani vazhdon paraqitjet e tij te mira ne Ukraine duke shenuar golin e peste personal ne tete ndeshje ne kete sezon ne fitoren 3-2 qe skuadra e tij arriti ne fushen e FC Kharkiv ne prani ne 2700 tifozeve.
Xhihani ishte autori i golit te pare te ndeshjes qe ne minuten e 7'. Ne minuten e 27' Godoy e con ne dy gola avantazhin per Zoria dhe pjesa e pare mbyllet me kete rezultat.
Ne minuten e 82' te ndeshjes vandasit shkurtojne distancen me Hunchak. Me pas ne minutat 88' dhe 90' te dyka skuadrat marrin nga nje penallti qe shenohen Tsimakuridze per Zoria dhe Hunchak per FC Kharkiv dhe ndeshja mbyllet me fitoren e Zoria 2-3.
Me tre piket e marra Zoria renditet tani ne vend te gjashte me 12 pike nga 8 ndeshje. Xhihani me golin e tij te peste eshte tani ne krye te renditjes se golashenuesve ne Premier Ligen e Ukraines se bashku me Jackson Coelho dhe Ricardo Fernandes (4 penallti).
Shkruaj Koment
FutbolliShqiptar.net
|