Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Legjionaret - Shqiptaret behen gati per Champions League


Lorik Cana dhe Olimpiku i Marsejės do ta fillojnė aventurėn nė Ligėn e Kampioneve pėrballė Liverpulit. Ashtu si njė sezon mė parė, edhe nė kėtė edicion, shorti e vendosi skuadrėn e drejtuar nga Erik Gerets nė tė njėjtin grup me gjigandėt anglezė. Skuadra franceze fitoi takimin e parė nė "Anfilld", por u mposht 4-0 nė sfidėn e kthimit nė "Velodrom", rezultat qė i mohoi kalimin pėr nė fazėn e dytė, atė me eliminim tė drejtpėrdrejtė. Ky eliminim nga kompeticion mė prestigjioz pėr klube nė Evropė ka bėrė qė kapiteni Lorik Cana tė kėrkojė hakmarrjen ndaj "Reds"-ave tė drejtuar nga Rafa Benitez. "Nė ndeshjen e parė kundėr Liverpulit synojmė vetėm fitore, sepse nė fushėn tonė duhet me patjetėr tė marrim maksimumin e pikėve pėr tė shpresuar qė tė kalojmė fazėn e grupeve", ka thėnė Cana pėr kosovaren "Express". Mesfushori kuqezi pohon se gjatė sezonit tė kaluar Marseja ėshtė penalizuar nga mungesa e eksperiencės nė ndeshjet ndėrkombėtare. Sipas tij, ky ishte handikapi mė i madh: "Kėtė vit skuadra ka mė shumė pėrvojė dhe nėse krahasojmė kontingjentin e tanishėm me atė tė mėparshmin, mendoj se jemi mė tė fortė. Edhe vitin e kaluar kishim ekip tė mirė, por gjysma e lojtarėve asnjėherė nuk ishin aktivizuar nė Ligėn e Kampionėve pėrveē meje, Zenden e Cise". 25-vjeēari e vlerėson si shumė tė vėshtirė Grupi D, ku si kundėrshtarė tė tjerė tė Olimpikut janė edhe holandezėt e PSV-sė dhe spanjollėt e Atletikos sė Madridit. Ai shtoi: "Synimi ynė ėshtė qė tė kualifikohemi nė fazėn tjetėr. Por, grupi ku luajmė ėshtė shumė i vėshtirė dhe realisht do tė jetė luftė deri nė fund pėr dy vendet e para".

Beqaj - Ndeshjet e sotme nė Champions do tė shėnojnė edhe debutimin e portierit tė Kombėtares shqiptare, qė me Anorthosis Famagustan e tij do tė luajė kundėr gjermanėve tė Verder Bremenit. Pasi ka eliminuar ekipe si Pjunik, Rapid i Vjenės dhe Olympiacos, kampionėt e Qipros siguruan pėr herė tė parė nė historinė e futbollit tė kėtij vendi njė vend nė Ligėn mė prestigjioze nė "kontinentin e vjetėr". Trajneri i Verderit, Tomas Shaf, beson se kundėrshtari ku aktivizohet edhe "gardiani" kosovar ėshtė njė kundėrshtar qė duhet tė respektohet, pėr shkak tė "pėrpjekjeve tė pabesueshme" pėr t‘u kualifikuar nė Ligėn e Kampionėve. Megjithatė, tekniku konfirmoi se objektivi i skuadrės sė tij ėshtė tė marrė tri pikėt me Anorthosis.

Bazel - Pėrveē dy futbollistėve kuqezi, tė impenjuar nė ndeshjet e para tė Ligės sė Kampioneve do tė jenė edhe tre futbollistė shqiptarė, qė militojnė me kampionėt e Zvicrės. Bėhet fjalė pėr mesfushorin tiranas, Jurgen Gjasula, i cili pritet tė luajė titullar kundėr Shaktjorit tė Donjetskut, pas dėmtimit tė Ivan Ergiē. Titullar mendohet tė jetė edhe sulmuesi shqiptaro-maqedonas, Orhan Mustafi, ndėrsa mbrojtėsi kosovar, Beg Ferati, do ta fillojė takimin nga stoli.

Shkruaj Koment



Gazeta Shqip

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum