Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Legjionaret - Vangjeli: Mosrinovimi po mė lė nė stol


Kristi Vangjeli, mbrojtėsi i kombėtares shqiptare dhe njėkohėsisht lojtar i Aris tė Selanikut, ka humbur vendin e titullarit tė padiskutueshėm. Nė ndeshjet e fundit nė kampionat dhe nė Kupėn UEFA e ka parė atė nė stolin e rezervave. Kjo nuk ka tė bėjė me formėn e tij, por me shtyrjen e rinovimit tė kontratės nga ana e shqiptarit dhe me ndėrhyrjen e drejtuesve menaxherėve tė skuadrės pėr aktivizimin e lojtarėve tė tjerė tė sjellė prej tyre.

Nė njė prononcim tė tij, mbrojtėsi shqiptar rrėfen situatėn aspak optimiste qė po kalon dhe zbulon se mund tė largohet nė merkaton e dimrit. "Po kaloj njė situatė tė papėlqyeshme. Ekipi po humbet ndeshje tė rėndėsishme: u mund nga Ergotelis 0-3 dhe nga Panathinaikos 1-2 nė Selanik, pa harruar edhe eliminimin nga Kupa UEFA dhe trajneri po aktivizon lojtarėt e duhur, po zbret nė fushė ata qė janė nė listėn paraprake, e cila i parashtrohet nga zyrtarėt e klubit", tha Vangjeli.

Ēudia ndodh kur Vangjeli pėrzgjidhet nė formacionin titullar gjatė stėrvitjeve, por nė ndeshje ai e sheh veten nė stol. Ai mendon se vendimi pėr tė mos rinovuar kontratėn me Arisin, ndikon nė vendimin e drejtuesve. "Unė kam dėshirė qė nė fund tė sezonit tė provoj merkaton evropiane dhe tė shikoj se cila ėshtė vlera ime konkrete si lojtar. Dua tė mėsoj me tė vėrtetė se sa vlej. Por ky vendim i imi nuk ėshtė pritur mirė nga drejtuesit. Po ashtu janė disa menaxherė qė i sugjerojnė trajnerit tė aktivizojnė lojtarėt qė i kanė sjellė ata. Edhe kjo ka ndikuar nė mosaktivizimin tim", shton Kristi, i cili nuk pėrjashton njė largim nga klubi grek nė merkaton e dimrit. "Nuk e kam menduar hollėsisht, pasi nuk besoj se drejtuesit e Aris do tė mė lėnė tė iki, por nėse vazhdojnė kėshtu, nuk kam rrugė tjetėr. Nėse nė dimėr do tė kem oferta, do tė preferoja tė largohesha, sigurisht me mirėkuptimin edhe tė klubit", pėrfundon mbrojtėsi i Shqipėrisė.

Shkruaj Koment





Gazeta Shqip

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum