Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Legjionaret
admin

Mergim Mavraj



Pozicioni: Mbrojtes
Datelindja: 09/06/1986
Vendlindja: Kosove
Gjatesia: 1.89 m
Vlera: 250.000 €
Skuadra: VfL Bochum

Karriera:
2007/08 - VfL Bochum (2 nd, 1 gol, 0 as)
2006/07 - SV Darmstadt 98 (25 nd, 0 gola, 0 as)
2005/06 - SV Darmstadt 98 (13 nd, 2 gola, 0 as)
admin

Ari Han do Mavrajn, lojtari nė mėdyshje

Federata Shqiptare e Futbollit po bėhet gati tė hyjė sėrish nė kontakte me mbrojtėsin e talentuar, Mėrgim Mavraj, i cili aktualisht luan te Bohumi nė Bundesligėn gjermane. Disa muaj mė parė futbollisti me origjinė shqiptare, megjithėse u pajis me pasaportė shqiptare, tha se dėshironte tė luante pėr Gjermaninė, madje u grumbullua nė dy ndeshje miqėsore jo zyrtare me kombėtaren U-21 tė Gjermanisė.

Megjithatė, burime pranė FSHF-sė pretendojnė se futbollisti 21-vjeēar ka ndryshuar mendje tani dhe ka gjasa qė tė luajė me Kombėtaren shqiptare. Tekniku Ari Han e ka evidentuar menjėherė futbollistin e ri, pasi firmosi kontratėn 2-vjeēare me FSHF-nė dhe ka kėrkuar informacion pėr lojtarin. Madje, trajneri holandez ėshtė shprehur se ai shumė shpejt do tė kontaktojė me Mavrajn dhe do t’i kėrkojė kėtij tė fundit tė veshė fanellėn kuqezi. Ari Han e ka pėlqyer shumė mbrojtėsin 21-vjeēar tė Bohumit, tek i cili sheh njė lider nė mbrojtjen e Shqipėrisė. Sipas tė njėjtave burime, tekniku do tė donte  qė Mavraj tė grumbullohej qė nė ndeshjen me Moldavinė mė 26 mars.

Reagimi i Mavrajt
Mirėpo, sipas lojtarit deri tani nuk ka pasur asnjė pėrēapje nga ana e FSHF-sė, pėr t’i kėrkuar atij qė tė veshė fanellėn kuqezi. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Mavraj ėshtė shprehur se ai nuk ka folur me asnjė nga drejtuesit e FSHF-sė apo tė Kombėtares, ndėrkohė qė ėshtė shfaqur i lėkundur nė lidhje me kėtė zgjedhje tė rėndėsishme nė karrierėn e tij.

“Unė nuk kam pasur asnjė kontakt nga ana e FSH-sė, prej shumė kohėsh tashmė. Madje, pėr Ari Hanin si trajner nuk kam informacion, - tha Mavraj. – A do tė pranoja tė vishesha kuqezi nėse mė vjen njė ftesė? (Heziton) Le tė mė thėrrasin njė herė. Nėse kjo ndodh, atėherė do tė mė duhej tė mendohesha para se tė ktheja njė pėrgjigje tė saktė”. Mėrgim Mavraj luajti pėr 17 minuta nė ndeshje miqėsore Gjermani-Itali vitin e kaluar, vetėm pak kohė pasi kishte marrė nėnshetėsinė shqiptare. Ky veprim i tiji shkaktoi reagimin e ashpėr tė presidentit tė FSHF-sė, Armand Duka, i cili i kėrkoi tė kthente mbrapsht pasaportėn. Kjo gjė nuk ndodhi edhe pse Mavraj do tė shprehej se ai do ta kthente pasaportėn menjėherė. Qė nga ajo kohė nuk ėshtė folur mė pėr mbrojtėsin. Gjithsesi, edhe pse ėshtė aktivizuar nė njė ndeshje me Gjermaninė, lojtari nuk do tė kishte asnjė problem qė tė luante pėr ngjyrat e pėrfaqėsueses sė Shqipėrisė. Nga fjalėt e tij mund tė dallohej qartė se ishte shumė i lėkundur nė kėtė zgjedhje.

Panorama Sport
Partizani_One

ce dum kete pleren........ Evil or Very Mad
admin

se paska len klubi pra  Very Happy
Partizani_One

po heret e tjera? Shocked
admin

Partizani_One wrote:
po heret e tjera? Shocked


s'kishte bileta  Very Happy
Partizani_One

epo s'qenka faji i tij ateher Very Happy

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Legjionaret
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum